Termi “VEHABIZËM”

“Vehabi-junë dhe Nexhdi-junë” është emri më i përhapur i lëvizjes të cilën e themeloi Muhamed ibën Abdylvehabi në krahinën Nexhd, në Arabinë Saudite. Kjo lëvizje u shqua me këta dy emra,nga vehabitë dhe nga kundërshtarët e tyre.Pra lëvizja e Muhamed ibën Abdylvehabit është quajtur me emrin LËVIZJA VEHABISTE apo LËVIZJA NEXHDIAN nga pasuesit e saj, e po ashtu edhe nga kundërshtarët, dhe vehabitë nuk e kanë parë një emërtim të tillë sharje e as fyerje,përveç disa vehabij të mëvonshëm, të cilët kur vërejtën fitnet që ata i kishin bërë nën petkun e këtij emërtimi,preferuan që vetën e tyre ta quanin me termin “selefij”,dhe konsideruan se emërtimi “vehabij” është etiketim i huaj!

Ky pretendim pa dyshim se është i kotë dhe s’di pse ka nevojë të distancohen nga një emërtim ku vet ata e kanë pranuar dhe pëlqyer për vetën e tyre?!


Vlen të përmendim këtu se vehabistëve të parë nuk u ka shkuar fare ndërmend termi “selefij”. Kam gjurmuar personalisht një kohë të gjatë në librin kryesor të thirrjes vehabiste me titull “Durrer Sunije fi Exhvibeti Nexhdije”;që përmban shkresat dhe letrat e themeluesit të sektit,dhe nuk kam gjetur asnjërin prej tyre që e quan lëvizjen në fjalë “lëvizje selefiste” apo “thirrje selefiste”,dhe asnjëri prej tyre nuk e kam gjetur ti emërtojë pasuesit e kësaj thirrje si “selefijunë”.


Termi “vehabij” është termi më i popullarizuar i kësaj lëvizje, për shkak të themeluesit të parë të saj, gjegjësisht Muhamed ibën Abdylvehabit. Vehabitë e parë krenoheshin me këtë emërtim,bile edhe shteti i tyre në fillim është njohur si “Shteti Vehabist”, për nder  të themeluesit të tij,e pastaj u quajt “Shteti Saudijan” për shkak të emrit të familjes Saude,të cilët tashmë kishin përkrahur thirrjen e  Ibën Abdulvehabit dhe ishin ndihmësit kryesor të thirrjes së tij.

Është e njohur tek historianët dhe bibliografët se shumica e fraksioneve nuk janë emëruar me emrin e parë të themeluesit.Këtë fakt e hasim edhe tek medh’hebet kryesore islame.Ato janë emërtuar ose me emrin e babait të themeluesit,ose me mbiemrin e familjes së tij.

Shembull:Medh’hebi hanefij i atribuohet imam Numanit ibën Thabit që është njohur si Ebu Hanife. Medh’hebi hambelij i atribuohet Ahmed Ibën Hanbelit.Hambel ishte emri i gjyshit të imam Ahmedit.Medh’hebi shafij është emëruar për shkak të Muhamed ibën Idris Shafiut.Shafiu ishte babai i gjyshit të Muhamed Ibën Idrizit,e kështu me radhë.

Prandaj, kundërshtimi i këtij emërtimi për shkak se AbdylVehabi ka qenë gjyshi i themeluesit të lëvizjes është i rënë dhe jo i drejtë[1].

Pretendimi i vehabistëve sot se këtë term e paskan shpikur kundërshtarët e tyre,është çudi e pakuptueshme.


-Përmendet në librin kryesor të tyre “Durrer Sunije fi Exhvibeti Nexhdije” (vëll.1 fq.566),tek shkresa e Muhamed ibën Abdulatifit drejtuar banorëve të Jemenit,në të cilën ka sqaruar besimin vehabist,fjala e tij ku thotë tekstualisht:

((وصار بعض الناس : يسمع بنا معاشر الوهابية، ولا يعرف حقيقة ما نحن عليه، وينسب الينا، ويضيف إلى ديننا ما لا ندعوا اليه))

((Disa njerëz kur dëgjojnë PËR NEVE XHEMATIN VEHABIJ,nuk e njohin doktrinën e vërtetë që pasojmë,dhe pastaj shpifin për neve dhe i shtojnë fesë sonë gjëra që s’kemi thirrur në to…”)).

Meditoje formulimin e qartë në fjalët e tij kur thotë: (kur dëgjojnë për neve xhematin vehabij).E shikon;nuk hezitojnë fare dhe nuk shohin kurrfarë të mete që vetveten ta emërtojnë me këtë llagap.Pse atëherë vehabistët bashkëkohorë ndryshuan mendjen ndaj këtij emërtim?!


-Muhamed ibën Abdulatifi i ka dërguar një shkresë Abdullah ibën Alij Zuhejfit,i cili ishte pajtuar me idetë vehabiste,mirëpo nuk ishte shpërngulur në shtetin e sapoformuar të tyre.Kjo letër përmban një replikë kërcënuese ndaj qëndrimit të Zuhejfit,që kishte pretenduar se shpërngulja tek “dovleti i teuhidit” është vetëm e preferuar (mustehab), jo obligim (vaxhib).Ibën Abdulatifi e kundërshton këtë bindje të tij, dhe ndër tjera i thotë:

((وكذلك تزعم أيضاً أنك تظهر دينك وتسب المشركين، فهذه طامة كبرى ومصيبة عظمى، قد دهى بها الشيطان كثيراً من الناس، من أشباهك وأمثالك؛ فغلطتم في إظهار الدين، وظننتم أنه مجرد الصلوات الخمس، والأذان والصوم وغير ذلك، وأنكم إذا جلستم في بعض المجالس الخاصة، قلتم: هؤلاء كفار، هؤلاء مشركون، وليس معهم من الدين شيء، وأنهم يعلمون أنا نبغضهم، وأنا على طريقة الوهابية، وتظنون أن هذا هو إظهار الدين، فأبطلتم به وجوب الهجرة.))

((Gjithashtu ju keni pretenduar se po e praktikoni fenë hapur dhe po shani mushrikët,mirëpo kjo është katastrofë e madhe dhe fatkeqësi e rëndë,përmes së cilës shejtani i ka humbur shumë njerëz si ti.Keni gabuar kur menduat se manifestim i fesë është vetëm falja e pesë namazeve,agjërimi,ezani dhe të ngjashmet me to, dhe të uleni në disa ndeja të veçanta e të thoni se ata janë mushrikë,ata janë qafirë,ata s’kanë kurrfarë feje, ata e dinë se ne i urrejmë dhe NE JEMI NË RRUGËN VEHABISTE,dhe të mendoni se kjo është një manifestim i fesë,e në anën tjetër të anashkaloni obligushmërinë e imigrimit (hixhretit në shtetin tonë të teuhidit)).

Me fjalët (ata janë mushrik dhe kafirë) siç dihet ai synon fisin e Zuhejfit,i cili ishte një fis i njohur mysliman në gadishulli arabik.Pasi ky fis kundërshtoi vehabistët,atëherë ata e konsideruan prej radhëve të qafirëve dhe mushrikëve!!!

Është me rëndësi të theksojmë se,ky vehabist në këtë shkresë drejtuar mikut të vet Zuhejfit, nuk mjaftohet vetëm me faljen e namazit,distancimin nga kundërshtarët “mushrikë” dhe as me pohimin se Zuhejfi është vehabi,por kërkon prej tij që të emigroi dhe ta konsiderojë hixhretin  në tokën ku udhëheqin vehabistët si obligim fetar!!!

Kjo që sqaruam tregon se emërtimi me termin “vehabij” mes vehabive në atë kohë ka qenë diçka shumë normale.


-Në librin Durrerr Sunije (vëll.10,fq.511) gjejmë një shkresë që titullohet:

(([الرد على من أنكر على أهل الدعوة الوهابية إنكارهم الشرك]))

((Përgjigja ndaj atyre që kundërshtuan thirrjen VEHABISTE dhe mohimin e tyre ndaj shirkut))

Autori i kësaj shkresë është Sulejman ibën Suhmani,njëri prej shtyllave kryesore (prej Aktabëve) të vehabizmit.


-Njëri prej thirrësve vehabij,në kundërshtimin e tij që i ka bërë hoxhës Abdulatif Sahafit, në “Durrer Sunije fi Exhvibeti Nexhdije” (vëll.12 fq.267) hapur deklaron:

((فأبيتم هذا كله، وقلتم هذا دين الوهابية، ونعم هو ديننا بحمد الله))

((Ju kundërshtuat gjithë këtë,dhe thatë se kjo është feja vehabise.Po, kjo është feja jonë, lavdi i qoftë Allahut…))

Shikoni se as ky nuk iritohet me këtë term,siç po iritohen sot bashkëkohorët vehabistë.


-Imami i vehabive Sulejman ibën Sohmani,në një poezi të tij deklaron:

((… سنصقعه صقعا ونكسره كسرا))

((نعم نحن وهابية حنيفية … ومن هاضنا أو غاظنا بمغيظة))

((Kush na idhnon dhe zemëron me ndonjë mllef,

Do ta shkatërrojmë dhe do t’ia thyejmë kurrizin,

Po,neve jemi vehabitë e dinit të vërtetë…))


-Ky ka edhe një shkresë me titullin:

((الهدية السنية و التحفة الوهابية النجدية))

((Dhurata sublime dhe buqeta VEHABISTE Nexhdiane)).


Këtë term,përpos themeluesve vehabij, e kanë pranuar edhe pasuesit dhe përkrahësit e vehabizmit.

-Pasuesi i vehabizmit dhe agjenti i njohur i tyre në Egjipt ,Abdullah Kasimiu, ka përpiluar një libër në të cilën kundërshton dijetarët e Ez’heri Sherifit dhe mbron dokrtinën vehabiste.

Libri i tij titullohet:

((الفصل الحاسم بين الوهابيين و مخالفيهم))

((Sqarimi vendimtar për mospajtimet mes vehabive dhe kundërshtarëve të tyre))


-Një gjë të tillë e ka bërë edhe Rashid Ridaja-autori i reviztës Menar.Ai ka një shkresë të njohur në të cilën ka mbrojtur vehabitë,që titullohet:

((الوهابيون و الحجاز))

((Vehabitë dhe Gadishulli Arabik))


-Sulejman ibën Salih Dehili në mbrojtje te vehabive shkroi libërthin e tij:

((حقثقة المذهب الحنفي))

((E vërteta mbi medh’hebin vehabij)).


-Muhamed Hamid Fekihu-kryesuesi i xhematit “Ensaru Sunet” në Exhipt,edhe ai ka një libër me titull:

((أثر الدعوة الوهابية))

((Ndikimi i thirrjes vehabiste))


– Në një fetva të Bin Bazit-ish mufti i Saudisë- thuhet tekstualisht:

((يقول السائل: فضيلة الشيخ، يسمي بعض الناس عندنا العلماء في المملكة العربية السعودية بالوهابية فهل ترضون بهذه التسمية؟ وما هو الرد على من يسميكم بهذا الاسم؟

هذا لقب مشهور لعلماء التوحيد علماء نجد ينسبونهم إلى الشيخ الإمام محمد بن عبد الوهاب رحمة الله عليه… وصار أتباعه ومن دعا بدعوته ونشأ على هذه الدعوة في نجد يسمى بـ (الوهابي)، وكان هذا اللقب علماً لكل من دعا إلى توحيد الله، ونهى عن الشرك وعن التعلق بأهل القبور، أو التعلق بالأشجار والأحجار، وأمر بالإخلاص لله وحده وسمي وهابياً، فهو لقب شريف عظيم يدل على أن من لقب به فهو من أهل التوحيد، ومن أهل الإخلاص لله، وممن ينهى عن الشرك بالله، وعن عبادة القبور والأشجار والأحجار والأصنام والأوثان…

… فصار أتباع هذه الدعوة ومن يدعون إلى توحيد الله من علماء التوحيد من علماء نجد وغيرهم يُلقبون بـ(الوهابية)، فهو لقب معروف شريف وليس بمستنكر، فهو لقب أهل التوحيد والإيمان، من أهل الدعوة إلى الله عز وجل))

((Pyetësi  i thotë:I nderuar shejh,disa njerëz në Saudi po i quajnë disa dijetarë me termin vehabistë, a mburren ju me këtë nocion “vehabist” dhe cila është replika juaj ndaj atyre që etiketojnë kështu?

Ai përgjigjet duke thënë: Ky “vehabizmi” është një lakab- emër i njohur për Ulematë e teuvhidit, dijetarët e Nexhdit, që ndërlidhen me shejh Muhamed b. Abdulvehabin.Pasuesit e tij (Abdulvehabit) dhe ata që thirrën me thirrjen e tij në Nexhd QUHEN VEHABIJ. Ky emër përfshinë në vete të gjithë ata që thirrin në Teuhid-njësinë e Allahut xh.sh. dhe ata që ndalojnë nga shirku-idhujtaria dhe ndalojnë lidhshmërinë e tyre me varret dhe varrezat, ata që besojnë në drunjtë dhe gurët dhe urdhërojnë që adhurimi i sinqertë të jetë vetëm për Allahun… Ky emër është lagab (emër) i ndershëm, i madh, që jep të kuptojë se çdo kush që emërtohet me këtë emër është nga ithtarët e Teuhidit, nga të sinqertët,dhe s’ka pse të turpërohet nga ky emërtim;ky emërtim nuk është i urryer))

Meditoi fjalët e tij kur thotë ((Ky emër është ofiq i ndershëm dhe i madh))…((Është emërtim i njohur,i çmuar dhe s’ka pse të turpërohet nga ky emër)).

Kjo fetva ende gjendet në vebfaqen zyrtare të Bin Bazit, në këtë adresë:

http://www.binbaz.org.sa/node/4726

Të njëjtën fetva mund ta gjeni edhe në versionin e incizuar, me zërin e tij, në You Tube,këtu:

https://www.youtube.com/watch?v=3jwRS3ew2Ec


Sa u përket kundërshtarëve të vehabive,edhe ata e kanë pranuar një term të tillë. Janë shkruar shumë librave kundër këtij fraksioni nga dijetarët e njohur islam, nga të katër anët e globit,qe nga koha e themelimit e gjer me sot. Shumica e replikave të tyre e emërtojnë lëvizjen e Ibën Abdylvehapit me termin “Lëvizja Vehabiste”.

-Prej kundërshtarëve të kësaj lëvizje kemi kadinë hambelij -Sulejman Bin Abdul Vahab –i cili ishte edhe vëllai i Muhamed ibën Abdulvehabit.Ai që prej të parëve që përpiloi librin me titull:

((الصواعق الإلهية في الرد على الوهابية))

((Rrufetë e Perëndisë në përgjigje të vehabinjve)).


-Shejhu Muhamed Salih ibën Ibrahim Zemzemij Mekij ka një risale me titull:

((الرد على الوهابية))

((Kundërshtimi i vehabive))


-Shejhu i njohur Jusuf Emir Sanani ka një risale me titull:

((القول المبين في إدحاض حجج الوهابيين))

((Fjala e çartë në shpartallimin e argumenteve të vehabistëve)).


-Edhe imami i madh malikij Savi,komentuesi i tefsirit të Xhelalejnit i quan me të njëjtin emër.


-Është e njohur edhe fetvaja e kolosit hanefij,Ibën Abidinit në librin Redul Muhtar.


-Të njëjtën e potencon edhe dijetari hambelij,Mustafa Shatij në replikën e tij me titull:

((النقول الشرعية في الرد على الوهابية))

((Transmetime sheriatike kundërlëvizjes vehabiste)).


Një emërtimi tillë është bërë i njohur edhe tek historianët,qofshin ata arab apo joarab.


-Gjejmë se Xhuberti kur flet për ta,i përmend ata me emrin “VEHABITË”.


-Kështu janë quajtur edhe nga historiani i njohur Ibën Ebi Dajaf.


-Ejub Sabriu ( Eyüp Sabri Paşa); historian i njohur turk,ka një libër me titull:

((Tarih-i Vehhabiyan : Vehhabiler Tarihi))

((Historia e vahabistëve)).


Sa i përket emërtimit të tyre me “NEXHDIJUN” dhe “LËVIZJA APO THIRRJA NEXHDIANE”,edhe këtë emër,sikurse paraardhësin e tij,nuk e kanë kundërshtuar asnjë nga vehabistët e parë,bile ka qenë shumë i përhapur dhe i pranuar nder ta.

Ja disa shembuj:

-Në librin Durrer Sunije (Vëll.8,fq.78) shkruan:

((وقد حدثني من لا أتهم، عن شيخ الإسلام، إمام الدعوة النجدية، أنه قال مرة))

((Më ka treguar një njeri që nuk dyshoj në sinqeritetin e tij,se Shejhul Islami dhe Imami i Thirrjes Nexhdiane,njëherë ka thënë… )).


-Në Durrerr Sunije (Vëll.9,fq.80) thuhet:

((وكذلك ما قاله إمام هذه الدعوة النجدية، الشيخ محمد رحمه الله تعالى))

((Gjithashtu,ajo që ka thënë imami i kësaj thirrjeje nexhdiane,shejhu Muhamed-Allahu e mëshiroftë…))


-Në Durrerr Sunije (Vëll.13,fq.409) thuhet gjithashtu:

((وأكبر نعمة نذكّركم بها، هي: ما منّ به مولاكم، وما خصكم به من المنحة وأولاكم، من هذه الدعوة النجدية))

((U përkujtojmë se mirësia më e madhe që u ka dhuruar Allahu,është Thirrja Nexhdiane…))


–Në një vend tjetër të Durrerr Sunije (Vëll.15,fq.58) thuhet:

((وكافة المحققين من أئمة الدعوة النجدية))

((gjithë kritikët prej imamve të Thirrjes Nexhdiane…))


-Njëri prej tyre kur flet për shkresat e Ibën Suhmanit (Vëll.16,fq.449;po aty)shprehet:

((فهي من أكبر النعم على الطلاب النجديين الموحدين))

((Ato janë mirësia më e madhe për studentët Besimtarë Nexhdianë)).


Sa i përket etiketimit të tyre si “HAVARIXH”,këtë e kanë theksuar kundërshtarët e vehabive,pasi kanë vërejtur tek ta cilësi dhe tipare të përbashkëta mes vehabive dhe havarixhëve të parë.

Për këtë, janë bazuar në disa hadithe profetike që transmetohen në Buhari dhe Muslim, të cilat flasin se në fund të kohës,para kiametit, do të dalin një grup i njerëzve,nga ana lindore e Medinës,që sot njihet si krahina e Nexhdit,veçori e të cilëve është rruarja e kokave…

Në Buhari dhe Muslim është përmendur gjithashtu, se ata i vrasin myslimanët,i anashkalojnë politeistët….tipare këto që sot përputhen plotësisht me cilësitë e vehabive të vet-ashtuquajtur “xhihadistë”.

Këtë do ta sqarojmë në të ardhmen e afërt,nëse do Allahu i madhëruar.

Gjitha falënderimet janë për Allahun,ndërsa salatet dhe selamet qofshin mbi profetin dhe familjen e tij.



———————————

[1] Vërejtje tjetër:Të qujturit Vehabij nuk është luajtje dhe keqtrajtim as me emrin e All-llahut Fuqiplotë El Vehab, sepse kur thuhet termi Vehabij është për qëllim rryma që pason ideologjinë e Abdulvehabit. Pasuesit e medh’hebit të IMAM Malikut përshembull quhen malikij,edhepse emri El Malik (me El Shques) eshte emer i Allahut.

Disa injorant me këto dyshime dëshirojnë të bëjnë manipulim fjalësh dhe të luajnë me standarde të dyfishta; atje ku ju duhet komentohet ndryshe e atje ku nuk ju konvenon ndryshe??!! Një gjë e tillë nuk është metodologji shkencore islame,por është manipulim dhe mungesë sinqeriteti.


 

Jordani, Prill,2015

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme