Shqip kah flitet

Shqip kah flitet

O bir!
Nëpër shekuj
Kam pritur e përcjellur
Shumë pranvera të plagosura:
Me kulla të djegura,
Me livadhe të shkrumuara,
Me ara të shkretëruara
Me eshtra të shpërndarë
Nëpër shekuj
Shqip kah flitet …
O bir! Mos harro!
Kemi lindur nga gjaku
Jemi rritur të përgjakur
Nëpër djepa të shpuar
Pranë sofrave të shkelmuara
Me etje të pashuara
Shqip kah flitet …
O bir!
Sa herë
Vevetën e kemi harruar
Aq herë kemi pësuar
Gjurmët dëshmojnë!
Për të kaluarën
Tepër të trishtuar
Për të tashmën
E përgjumur
Shqip kah flitet …
Biro! Zgjohu!
Kujtimet e hidhura,
Dhembjet e mëdha:
Varrime, rivarrime,
E vetmnja e vërtetë …
Kujtimet mos të kurthojnë
Mos të KFOR-izojnë
Shqip kah flitet …
Biro!
Krijuesin mos e harro!
Shqip kah flitet,
Do të flitet shqip …

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme