Kush është sot në Bedër ???

Është gjashtëmbëdhjetë ramazani. Në ditën e sotme, viti i dytë hixhrij, Pejgamberi savs me shokët e tij i mori burimet e Bedrit.I la pas vetes, në mënyrë që politeistët mos të kishin qasje në ta dhe kështu arriti një avantazh strategjik. Në natën që pasoi Pejgamberi savs bëri lutje pa pushim, Zotit të tij, iu drejtua me këto fjalë: “O Zoti im, nëse nesër ky grup i besimtarëve pëson disfatë, kush do të bëjë Ty sexhde në Tokë?”

Allahu i Madhërishëm, besimtarëve ua qetësoi zemrat dhe me një shi të bekuar ua forcoi hapat. Ndërsa jobesimtarëve, edhe pse ishin më shumë, Allahu i Madhërishëm, në zemrat e tyre ua futi frikën, kurse besimtarëve u dha qetësi, siguri dhe besueshmëri.

Pejgamberi savs dhe sahabët nuk e deshën luftën, por para sfidës nuk u tërhoqën. Gjithmonë kanë bërë çdo gjë që kanë pasur mundësi, e pastaj i janë mbështetur Allahut. Këtu në Bedër, Allahu i Plotfuqishëm ju dërgoi pesë mijë engjëj për t'i ndihmuar ata. Me qasjen e tyre ndaj obligimeve dhe me këmbënguljen e tyre në të mirë, ata merituan që Allahu i Plotfuqishëm mos t’i lë në dorën e armikut gjakatar. Triumfi i besimtarëve ishte i pashmangshëm. Kush tjetër ka mundur të fitojë pos muslimanëve? Ata bënë çdo gjë që patën mundësi dhe në betejë u nisën të përgatitur për sakrificën më të madhe. Vdekja ishte më e dashur për ta se sa jeta, por nuk u vërsulen në të. Ata jetuan për Islamin, por edhe e mbrojtën atë, kur pati nevojë, me jetën e tyre.

Sot, nëvitin 1436 hixhrij, kur po e kujtojmë Bedrin dhe mesazhet e tij, dhe kur po i evokojmë kujtimet për betejën e madhe, në të gjitha anët në mbarë botënislame pondodhin mbytje, vrasje, persekutime, tortura, shkatërrime, djegie, përdhunime... Vetëm Zoti e di, se sa vdesin për çdo ditë nga ata që jetojnë me shehadet në zemër. Ështëdemoralizues fakti, kur dihet se ata vëllezërit tanë vriten poashtu nga vëllezërit tanë. Ajo që po ndodh në Siri, Irak, Libi, Jemen, Somali, Nigeri ... është larg nga mesazhet e Bedrit. Asnjëri prej tyre nuk është në Bedër. Në Bedër janë përplasur dy koncepte, besimidhe mosbesimi, tevhidi dhe politeizmi. Është përleshur rendi dhe çrregullimi, drita dhe terri. Në Bedër fjala e Allahut i është kundërvu thirrjes së djallit.

Të gjithë muslimanët që sot mbajnë armë dhe gjuajnë në palën tjetër, gjuajnë në muslimanë, dhe këtë e bëjnë me kushtrimine Bedrit. E përmendin emrin e Allahut. Brohorisnin Allahu ekber (Allahu është më i madhi), por nuk janë në Bedër. Asnjë prej tyre nuk është në Bedër. Nuk janë as afër mesazheve të Bedrit. Ata në fakt, këto mesazhe fare nuk i kuptojnë. Në Badër nuk janë përballur muhaxhirët dhe ensarët, por së bashku ata luftuan kundër armikut të përbashkët. Sot po përleshën muslimanët me muslimanët, ky fis kundër atij fisi, nga kjo xhami shkohet për t’i vrarë vëllezërit në atë xhami, ndërsa armiku i përbashkët qetësisht i fërkon duart dhe kënaqet me papjekurinë tonë dhe me largimin tonë nga rruga e Pejgamberit savs.

Sot, kur nga beteja e Bedrit po i evokojmë kujtimet dhe duam që të mos i harrojmë mesazhet e saj, pyesim: KUSH ËSHTË SOT NË BEDËR???

Vëllezër, sotnë Irak dhe Siri në Bedër do të ishte ai i cili do tabënte paqen dhe do ta vendoste rendin. Në Bedër do të ishte ai i cili refugjatët do t’i kthente në shtëpitë e tyre, ai i cili të dëmtuarit do t’i shpëtonte nga vuajtjet. Mesazh i Bedrit është arsimimi. Ne të gjithë e dimë se robërit e Bedrit ua mësuan shkrim leximin fëmijëve tanë në Medine. Bedër sot është që të arsimohen ata fëmijët tanë. Në atë Siri dhe Irak sot, kur po e kujtojmë Bedrin, 12 milionë fëmijë nuk shkojnë në shkollë. Çfarë do të na thoshte Pejgamberi savs? O ti që po gjuan në vëllain tënd dhe po brohorisësh Allahu ekber, a po pyesësh se çfarë do të thoshte i Dërguari? Ti po e brohorisësh emrin e Zotit,i Cili njerëzve u tha "IKRE", ndërsa ti po vrasësh nxënës, po mbyll shkolla, po eshkatërron të ardhmen e umetit.

Të fitosh dituri dhe t’i bëhesh konkurrues armikut në çdo fushë, kjo sot është Bedër. Të shkohet në fakultet, e jo në Siri, kjo do ta gëzonte Pejgamberin tonë, ndërsa ty do të regjistronte në radhën e njerëzve, pjesëmarrës të Bedrit.

Vetëm në një krahinë në Afganistan katërqind mijë vajza nuk i vijojnë shkollat në të cilat  mësohet matematika, sociologjia, biologjia ... Ato shkojnë në shkolla në të cilat mësohet vetëm Kur'ani. Pejgamberi savs dhe sahabët e tij e dinin Kur'anin dhe këtë mund t’ua mësonin fëmijëve të Medinës, dhe ua mësuan. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Pejgamberi savs i solli robërit, armiqtë e tij, që atyre fëmijëve tanë t’ua mësojnë edhe matematikënedhe biologjinëedhe gjeografinë, sepse si do të luftosh kundër armikut më të arsimuar, përveç nëse je i barabartë në çdo gjë, madje edhe më i mirë se ai. Shkolla dhe libri sot është Bedër.

Në Bedër sot në mbarë botën, edhe në vendin tonë, është ai që e hap një vend pune dhe epunëson një djalë të ri. Në Bedër sot,është ai i cili djemve dhe vajzave të reja në vendin tonë por edhe atyre në mbarë botën islame ju mundëson të martohen dhe të krijojnë familje. Në Bedër sot, është ai që bën gjithçka që veten ta sigurojë me punën e vet.

Nuk është Bedër i askujt sot,të bartësh armë mbi tokën e Sirisë, Irakut, apo Jemenit. Bedër sot, është të shkosh me plug dhe shat në dorë në arën tënde. Nga gjithë ajo tokë pjellore në luginat e Nilit, Eufratit, Tigrit, Bosnjës, Savës, Drinës, për shkak të moskuptimit të mesazheve të fesë sonë, ne jetojmë nga ndihmat e huaja.

O pasueskrenar i Pejgamberit, anëtar i umetit islam, shikohu në pasqyrë dhe shiko a po e sheh Ebu Bekrin, Omerin, Osmanin, Aliun, a po i sheh muhaxhirët dhe ensarët e bashkuar nga Bedri, të cilët i shërbyen Islamit e jo armikut të tij.

Sot, kur po e kujtojmë betejën e Bedrit dhe po i evokojmë kujtimet e saj, deklarojmë: Në Bedër sot, është ai i cili këtyre njerëzve të rinj në mbarë botën ju shpjegon se çka është jeta me të vërtetë? Ai i cili ua prezanton vlerat universaledhe ua mbjell në zemrat e tyre dëshirën për të pasur sukses në të dy botët, ai është në Bedër. Ai i cili i nxjerr nga kriza e identitetit kah njohuria dhe rruga e drejtë. Ai i cili ua shpjegon atyre se nuk ke nevojë të bësh tatuazh,t’i shposh veshët, hundën dhe vetullatpër të qenë i përparuar dhe i kulturuar, ai është në Bedër. Ai i cili ua shpjegon atyre se nuk është e nevojshme talëshosh mjekrën e t’i shkurtosh pantallonat dhe të jesh kundër traditave të popullit tënd,që të jesh në rrugën e drejtë, edhe ai është në Bedër.

Bedër sot, është ai i cili punon pa pushim për afrimin e njerëzve, për njohjen e tyre me njëri-tjetrin dhe për heqjen e frikës nga njëri-tjetri. Nuk është mision as detyrë e asnjë feje që të fut grindje mes pjesëtarëve tësaj dhe të tjerëve.

Të gjithë janë aty, ashtu i mësojnë shpalljet,  për të jetuar të lumtur në bindje ndaj Zotit dhe me jetën e tyre për ta merituar shpëtimin e përjetshëm.

Oj Bota islame, o umeti i Pejgamberit, shikohu në pasqyrë, shikohu thellë në vetvete. Mos i mbyll sytë! Shikoje kolonën e atyre njerëzve të viktimizuar të cilët me muaj udhëtojnë, ecin, dhe e ëndërrojnë lumturinë në rrugët e Munihut, Londrës, Parisit, Vjenës ... Në atë rrugë për të shpëtuar shumë vdesin. Janë të poshtëruar,sepse askush nuk i dëshiron dhe të gjithë kufijtë para tyre mbyllën. Imagjino o vëlla musliman, ti që sot po i kujton mesazhet e Bedrit, që këta vëllezërit tanë të viktimizuar nuk po gjejnë lumturi në rrugët e Bagdadit, kryeqytet i dikurshëm i diturisë, kulturës dhe përparimit. Që këta njerëz po ikin nga rrugët e Damaskut dhe Alepit,margaritarë të qytetërimit dhe të kaluarës sonë të lavdishme. Paramendoni që ata nuk po kërkojnë lumturi në rrugët e Kajros, Amanit, Bengazit, Tripolit, ata nuk po duan të mbërrijë në Mekë dhe Medinë, por në Budapest dhe Berlin.

O umet i Pejgamberit, dil në Bedër! Kthehu tek burimet e fesë tënde dhe nga ato burime të pastra, pi dhe ushqehu me shpallje të Zotit dhe me sunet të Pejgamberit savs, pastaj arsimohu, puno, ndërto, rregullo, merr pjesë në edukimin e fëmijëve dhe të rinjve. Në mënyrë të vendosur qëndro në mbrojtje të vlerave islame të cilat reflektohen në familje, në xhemat, në bashkësi, në harmoni, në pastërti, në drejtësi, në baraspeshën sociale ... Gjithçka tjetër, sot nuk është Bedër.

O Zoti ynë, në natën para Bedrit, ashtu siç u lut Pejgamberi savs në çadrën e tij: “Na ndihmoqë të ketë kush do të bëjë Ty sexhde në Tokë!, ne të lutemi, na ndihmo neve dhe na bashko që të jemi në gjendje të bëjmë sexhde në paqe. Amin!

 

Përkthim dhe përshtatje: Miftar Ajdini

 

Burimi: Izet ef. Čamdžić; http://www.rijaset.ba.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme