Muslimanėt e zbuluan Amerikėn para Kolumbit

Hyrje

 

Është mendim i përgjithshëm dhe i gjithëpranuar gati në tërë botën se prania e muslimanëve në Ame­ri­kë është e vonshme. Kjo prani, sipas mendimit do­mi­n­u­es, arrihet në shekullin XIX dhe sidomos në she­ku­llin XX.[1]

Një numër hulumtuesish dhe studiiuesish më se­ri­o­zë çështjen e pranisë së Islamit dhe të muslimanëve në kontinentin e Amerikës e trajtojnë më liberalisht. Ata pohojnë se muslimanët në Amerikë kanë arritur nj­ëkohësisht me zbulimin e kontinentit të ri të Am­e­ri­kës dhe atë duke i sjellë muslimanët pjesërisht si ro­bër e pjesërisht si detarë, si kartografë, gjeografë dhe të profesioneve të tjera, kryesisht si banorë të qe­ve­risë spanjolle dhe portugeze.[2]

Në këtë kuptim, është mendim dominues në botën shkencore se meritat për zbulimin e kontinentit të ri, të tokës së shpresave dhe të pasurimit përrallor, i ta­kojnë Kristofer Kolumbit (1451-1506), detarit të njohur gjenovian italian në shërbim të shtetit spanjoll.[3]

Mirëpo, ky konstatim fitohet nga leximi i literaturës eu­rocentriste dhe kristocentriste, sepse shumë tregues shkencorë nga shkencat e ndryshme historike, lin­gui­st­ike, arkeologjike dhe shkenca të ngjashme udhë­zojnë se muslimanët nga Spanja dhe nga Afrika pe­rë­nd­i­more kanë arritur në kontinentin e Amerikës disa she­kuj para Kristofer Kolumbit.[4]

Si arritën muslimanët në Amerikë para Kristofer Kol­umbit? Përse u hesht me shekuj ky fakt para le­xu­e­sit? Pastaj, ku janë këta muslimanë sot? Në këto dhe në shumë pyetje të tjera ndoshta në tërësi kurrë nuk do të marrim përgjigje të plotë. Ka shumë faktorë për këtë gjendje: Stagnimi i përgjithshëm i musli­manëve, fa­natizmi kristian dhe nacional evropian, aktiviteti gje­nocidal dhe etnocidal i kolonizatorëve ndaj pop­uj­ve vendorë etj. janë disa nga faktorët rele­vantë. Ndo­sh­ta më afër të vërtetës është të thuhet se këta mu­sl­i­m­anë janë tretur, janë asimiluar dhe mby­tur dhe nuk ka të dhëna se ka shpëtuar ndonjë koloni e tyre, pos ndoshta individëve apo grupeve të vogla, të cilët nuk i ka braktisur në tërësi vetëdija se dikur kanë qenë mu­slimanë.[5] Ndoshta kësaj gjendjeje do të mund t’i ndih­mojë hulumtimi historik-linguistik i emrave, i mbiemrave, i emërtimit të vendeve dhe hulumtimi ar­k­e­ologjik i vendeve, për të cilat ka indi­kacione se më he­rët ka pasur muslimanë në to.

 

 

Hulumtuesit perëndimorë provojnë praninë muslimane në Amerikë para Kolumbit

 

Shumë dijetarë perëndimorë, pas hulumtimeve shu­më­vjeçare, kanë pohuar se prania e muslimanëve në Amerikë para dhe pas Kolumbit është një realitet të cilit perëndimorët janë orvatur t’i ikin, madje edhe sot e gjithë ditën përpiqen t’i shmangen.

Duke e marrë parasysh se shkrimi ynë nuk është stu­dim në terren, do t’u referohemi shkrimeve deri tash të njohura, sikurse janë ato të autorit Bery Fell, ark­eolog dhe gjuhëtar i njohur nga Zelanda e Re, pro­fesor në Universitetin e Harvardit, i cili në veprën e tij Saga America pohon se ka prova të shumta për pra­ni­në e muslimanëve në pjesë të ndryshme të Ame­r­i­k­ës para dhe pas K. Kolumbit. Ai thekson një she­m­b­ull, se si populli Pima, në jugperëndim, kishte një gjuhë me shumë fjalë arabe. Madje, në zonën Inio, Ka­li­forni, ka një gdhendje në gur, ku arabisht shkruan: Jezus ben Maria = Jezusi, Biri i Maries, frazë që gjen­det edhe në tekstet islame.

B. Fell zbulon se edhe gjuha algonkuiane ka shumë fjalë arabe, sidomos fjalët nga fusha e detarisë, astro­no­­misë, meteorologjisë, mjekësisë, anatomisë.[6]

Ivan van Sertima në veprën e tij They came Before Co­lumbus, të botuar në vitin 1976, gjithashtu ndi­h­m­on në konsolidimin e të dhënave dhe thekson do­ku­me­ntet kineze që flasin për praninë muslimane në Ame­rikë. Ky përmend se emrat Ges, Zamoras, Mar­ab­itine dhe Marabios janë emra që shpjegohen përj­a­sh­ti­misht me gjuhën arabe.[7]

Historiani i artit gjerman, Alexander von Wuthe­nau në veprën e tij Unexpected Faces in Ancient Am­e­ri­ca (1975) provon se bashkësia muslimane në Ame­ri­kë ishte e konsiderueshme dhe këtë e bazon në kokat e gdhendura, të gjetura në Meksikë, “shumë të ngja­sh­me me ato të maurëve”, që datojnë nga vitet 300-900 e.r. dhe grupi tjetër nga vitet 900-1500 e.r.[8]

Ka indikacione se muslimanët ishin në Amerikë qysh herët. Kështu, është shënuar se gjatë gjysmës së she­­kullit X, gjatë sundimit të halifit Abdurrahmanit III (sundoi 929-961) muslimanët vendorë afrikanë me anije, nga limani Delba (Palos), u nisën në drejtim të Pe­­rëndimit, drejt “Oqeanit të mjegullës dhe të territ”. Pas një mungese të gjatë, këta muslimanë afrikanë u kthyen në Afrikë të ngarkuar me pasuri “nga vendi i çu­­ditshëm dhe i jashtëzakonshëm”.[9]

Përmenden dy dokumente që paralajmërojnë pran­inë e muslimanëve në Amerikën spanjolle para vitit 1500. Këto dokumente do t’i klasifikojmë, sipas shem­bu­llit të Jusuf Mrueh-së, në tri grupe:

1) Dokumente historike;

2) Hulumtime gjeografike dhe;

3) Mbishkrime arabe (islame).[10]

 

1. Dokumentet historike

 

1) Historiani dhe gjeografi musliman, Ebu Hasan Ali Ibn El-Husein El-Mes’udi (871-957), në veprën e tij udh­ëpërshkruese Muruxh’udh-dheheb we mea­di­n’ul-xhe­wher (Ultësirat e arit dhe xehet e mar­garitarëve) ka shk­ruar se gjatë kohës së sundimit të halifit spanjoll Ab­dullah ibn Muhammed (888-912) detari musliman Ha­shhash Ibn Seid Ibn Eswed nga Kordoba (Spanjë) lun­droi nga Delba (Palosi) në vitin 889, e kaloi Oqeanin Atlantik, arriti në tokën e panjo­hur (erd’ul-mexhhul) dhe u kthye me pasuri të mëdha. Në kartën e botës nga El-Mes’udi ka një terr­itor të madh në ”Oqeanin e mjegullës dhe të territ”, të cilin ai e quajti territor të pa­nj­­ohur (Amerika).[11]

2) Gjeografët muslimanë pohojnë se muslimanët ka­në lundruar nga Spanja dhe Portugalia në Amerikë para shekullit X, kurse në bregun e Brazilit nga viti 1150.[12]

3) Sipas një dokumenti kinez, të njohur me emrin Sung, detarët muslimanë lundruan dhe zbarkuan në tokën e njohur me emrin Mu-Lan-Pi (Amerikë) në vitin 1178, që do të thotë 300 vjet para “zbulimit” të Bo­tës së re.[13]

4) Ka të dhëna se në shekullin XV dhe XVI shumë Moriskë (muslimanë spanjollë, të cilët pas vitit 1492 e fsh­­i­hnin besimin e tyre për shkak të frikës nga vrasja dhe zhdukja) shkuan në Amerikë së bashku me kon­ku­is­­ta­dorët. Por, sunduesit spanjollë dhe por­tugezë në­për­mjet inkuizicionit i zhdukën muslimanët dhe he­br­a­i­kët, të frikësuar nga numri i tyre i madh në Ame­rikë.[14]

5) Historiani musliman Ebu Bekr Ibn Umer El-Guti­jjeh transmeton se gjatë kohës së sundimit të halifit Hishami II (967-1009) edhe një detar musliman, me emrin Ibn Faruk lundroi nga Kadeshi (në shkurt të vitit 999) në Atlantik, pushoi në Gando (Ujëdhesat e Mëdha Kanare), duke e vizituar mbretin Guanarig dhe duke vazhduar drejt perëndimit, ku i vërejti dhe i emëroi dy ujdhesa, Caprairën dhe Pluitanën. Në Spanjë u kthye në maj të vitit 999.[15]

6) Çështja vijuese, për të cilën dëshirojmë të japim shenjë, është populli i Melungjonëve. Fjala melun­gjon lidhet me fjalen Maduxhan. Kështu quheshin edhe muslimanët në Spanjë. Fjala melungjon shpjego­het vetëm me fjalën arabo-turke melun = i mallkuar dhe xhan = me fjalën persiane-turke = jetë, shpirt.

Edhe shprehjet e tjera, madje edhe tash të pran­ishme në Amerikë, janë të shpjegueshme vetëm nëpërmjet gjuhëve arabe-persiane-turke, që edhe më shumë e forcon tezën tonë për praninë parakolumbi­ane të muslimanëve në Amerikë. P.sh.:

Fjala Allegheny = Allah genis;

Allabama = Allah bamia;

Arkansas = Ar Kan Sah;

Appalachian = Apa-la-che,

Lenni-Lanape = La ani la nebi;

Micanopy = Mekka-nebi;

Meherrin = Muharrem;

Marrapough = Mar-apooch;

Kentucky – Kan Tok etj.

Edhe ngjyra e tyre e tenit u përngjan muslimanëve të Magrebit, sepse nuk janë as të bardhë, as zezakë, as indianë. Brwent Kennedi pasardhësit e melungjonëve i sheh sidomos në Amerikën juglindore, që sot mund t’i identifikojmë në mbiemrat: Adams, Adkins, Alley, Bell, Bennett, Berry, Bowling, Carter, Chavis, Cole­m­an, Collier, Cillins, Cloud, Gallagher, Gibson, Goi­ns, Hall, Jackson, Kiser, Kennedy, Lopes, Moore, Morley, Mu­llins, Nash, Norris, Perry, Reeves, Richardson, Ro­bi­n­son, Sexton, Swindall, Vanover, Williams etj.

Ata, melungjonët, duke ikur në vise më malore, du­ke bërë martesa të përziera me vendës, iu sh­m­an­gën shfarosjes. Por, përse themi se këta janë mus­li­ma­në? Themi, sepse këtë e provon udhëtimi i katërt i Kol­um­bit më 1502 dhe prova të tjera:

Më 31 gusht 1502 në ishullin Xhamajka Kolumbi pa anije karakteristike me ato të Mesdheut, të maurëve mu­slimanë dhe pa njerëz të çuditshëm, sepse vish­eshin me këmisha me mëngë dhe ngjyra të theksuara, meshkujt kishin mjekra, që ishte karakteristikë e atyre që Kolumbi kishte parë në Granadë.[16]

7) Kolumbi lundroi nga Delba (Palosi) në Spanjë. Arriti në Gomere (Ujdhesat Kanare – Gomera është fjalë arabishte, që do me thënë urë (e zjarrit, copë dru­ri që është pjesërisht e ndezur), atje u dashurua në Be­a­tr­iz Bobadilla, vajzën e komandantit të parë të këtyre uj­dhesave (emri familjar Bobadilla derivohet nga fjala Ebu Abdullah).

Bobadilla (Fransisco) më vonë, si guvernator i mbr­e­tit, e burgosi Kolumbin dhe e ktheu nga Santa Do­m­u­nga në Spanjë (në nëntor 1500). Familja Bo­badilla ish­te në lidhje me dinastinë Abbadid në Sevilje (1031-1091).

Në tetor të vitit 1492 Kolumbi arriti në ujdhesën e vogël në Bahame, të cilën vendorët e quajtën Gua­na­ha­na, kurse Kolumbi e riquajti San Salvador.

Ky emër, Guanahana, është derivuar nga Mand­in­g­ët (popull në Afrikën Perëndimore, i cili më së shu­mti kontribuoi në përhapjen e Islamit) dhe të fjalëve të mod­ifikuara arabe: Guana (Ihwana) d.m.th. “vëlle­z­ër”, kurse Han është emër arab. Sipas kësaj është emri burimor “Vëllezërit Han”.

Ferdinand Kolumbi, i biri i Kristoferit, iu ka shkruar zezakëve të cilët babai i tij i ka parë në Honduras:

“Njerëzit që jetojnë në lindje të Point Cavinasit, deri në vendin e Kepit të Shpresës së Mirë (Cape Gracios a Dios), gati të gjithë janë lëkurëzinj”.

Njëkohësisht, në këtë rajon ka jetuar fisi musliman i vendorëve, të njohur si Almamy. Në gjuhën e Mand­ingëve dhe në gjuhën arabe Almamy do me thënë El-Imam, personi i cili e udhëheq namazin, prijësi i ba­shk­ës­isë etj.[17]

Historiani dhe linguisti i njohur amerikan, Leo Wei­ne­r, nga Universiteti Harvard, në librin e tij “Af­rica and the Discovery of America” (Afrika dhe zbu­limi i Amerikës) (1920) ka shkruar se Kolumbi ka qenë krejt i vetëdijshëm për praninë e popullit Manding në Botën e Re dhe se muslimanët e Afrikës perëndimore janë përhapur nëpërmjet Karaibeve, Amerikës qen­d­ore, jugore dhe veriore (duke lloga­ritur edhe Ka­na­da­në), ku kanë tregtuar dhe familjar­isht janë lidhur me indianët vendorë. [18]

8) Në veri të Amerikës, në vitin 1539 Marcos de Niza, rregulltar françeskan, i dërguar të hulumtonte Arizonën, për udhëheqës rruge e kishte maurin Isht­van arapin.[19]

9) Në shekullin XVI, në Catskill, zona malore e Nju-Jo­rkut të sotëm, ka jetuar egjiptiani Nasrudini. Po ash­tu ka të dhëna se ka pasur muslimanë, popull me “pr­e­ja­­rdhje maure” edhe në zonën e Appalaçës, për t’u tre­t­ur në popuj të tjerë, që më vonë njihen si Me­lungeon.[20]

10) Të dhënat historike flasin se Karaibet, Panamaja dhe Kolumbia ishin me muslimanë dhe se këtë e ka vër­ejtur edhe K. Kolumbi. Këtë ata e vërejnë jo vetëm në emrat e njerëzve dhe të vendeve, por edhe për shkak të ushqimit që përdornin.[21]

11) Mbetje të muslimanëve të hershëm kemi edhe në she­kujt e mëvonshëm. Për shembull, nga shënimet e Kongresit amerikan, në shtetin Karolina e Jugut në vitin 1790 kemi muslimanë.[22]

 

2. Hulumtimet gjeografike

 

1) Historiani, gjeografi dhe kartografi musliman, El-Sherif El-Idrisi (1099-1166), ka shkruar në librin e tij të lavdishëm Nuz`hat’ul-mushtaq fi ihtirak‘il-afak (Shë­­titja e dëshiruar në kalimin e sferave) se grupi i de­tarëve (nga Afrika veriore) lundroi në Oqeanin e mje­gullës dhe të territ (Oqeani Atlantik) nga Lisbona (Portugali), me dëshirë që të zbulojnë fshehtësitë e tij dhe të caktojnë deri ku shtrihet. Përfundimisht, arri­tën deri te ujdhesa në të cilën kishte njerëz dhe një lloj qytetërimi...; ditën e katërt përkthyesi u është dre­jtuar atyre në gjuhën arabe.[23]

2) Enciklopeditë e dijetarëve muslimanë përmendin ho­llësisht përshkrimet e shënuara të rrugëtimit nëpër Oq­eanin e mjegullës dhe të territ në të cilin ka udhë­tuar Shejh Zejnuddin Ali ben Fadl El-Mazandarani. Rru­­gëtimi i tij nisi nga Tarfej (Maroku jugor), gjatë su­n­­di­mit të Ebu Jakub Sidi Jusufit (1286-1307), të gja­sh­tit nga dinastia marinide, deri te ujdhesat e gjel­bra në De­t­in e Karaibeve në vitin 1291 (690 h.). Hollësitë e kë­t­ij u­dhëtimi përtejoqeanik janë përmen­dur në en­ci­kl­o­pe­ditë e dijetarëve muslimanë, ashtu që shumë dij­e­tarë ka­­në qenë të vetëdijshëm për këtë ndodhi të shënuar. [24]

3) Historiani musliman Shihabuddin Ebu’l- Abbas Ahmed ben Fadl El-Umari (1300-1384) ka përshkruar në hollësi hulumtimet gjeografike nëpër Detin e mje­gu­llës dhe të territ, të ndërmarra nga ana e sull­tanit të perandorisë së Malit, në librin e tij të njohur Ma­sa­lik’ul-absar fi mamalik’il-amsar (Shtigjet e njohjes në provincat e mbretërisë).[25]

4) Sulltani Mansa Kankan Musa (1312-1337) ishte sun­dues i njohur botëror Manding, sundues i peran­dorisë islame perëndimore afrikane të Malit. Derisa udhëtonte për në Mekë, gjatë kohës së haxhit të tij të njo­hur në vitin 1324, i njoftoi dijetarët e pallatit sull­tanor memeluk (sundonte Nasiruddin Muhamed III 1309-1340) në Kajro se vëllai i tij, Sulltan Ebu Bakr I (1285-1312) ka ndërmarrë dy ekspedita në Oqeanin Atlantik. Meqë sulltani nuk u kthye në Timbuktu nga udhëtimi i dytë në vitin 1311, Mansa Musa kështu u bë sulltan.[26]

Kolumbi dhe hulumtuesit e hershëm spanjollë e portugezë ishin në gjendje të udhëtonin përtej Oqea­nit Atlantik (rreth 24 kilometra????) duke iu fa­lë­nd­er­uar të dhënave gjeografike dhe instruksion­eve për na­vi­ga­cionin që i lexuan në veprat e autorëve mus­lim­a­në­, veçanërisht kartat që kishin në dorë tregtarët mu­sl­i­m­anë. E gjithë kjo, duke pasur para­sysh El-Me­s’u­d­in dhe veprën e tij Ahbar’uz-Zeman (Lajmet e kohës), e cila është e bazuar në materialin e tubuar në Afrikë dhe Azi. Edhe një gjë interesante është se dy kapitenët e Kolumbit në rrugën e tij të parë (Martin Alonso Pinzon - kapiten i anijes ”Pinta” dhe vëllai i tij, Vi­ce­nte Yanex Pinzon – kapiten i anijes ”Nina”) ishin me lidhje familjare me sulltanin maro­ken të dinastisë ma­ri­nide (Ebu Zajjan Muhamed III, 1362-1366).[27]

 

 

3. Mbishkrimet arabe (islame) dhe gjurmë të tjera

 

Mbishkrimet, epitafet, kultura materiale islame dhe gjurmë të tjera janë burim i dorës së parë:

1) Antropologët kanë dëshmuar se Mandingët nën sundimin e sulltan Mansa Musës kanë hulumtuar shu­më pjesë të Amerikës Veriore, përgjatë Misisipit dhe sistemeve të tjera lumore. Në vendin Four Cor­ne­rs (Ka­tër këndet), në Arizonë, shkrimet tregojnë se ma­dje kanë sjellë edhe elefantë nga Afrika në këtë ra­jon.

2) Kolumbi ka pranuar në shkrimet e tij se të hënën, më 21 tetor 1492, derisa anija e tij ka lundruar afër Gi­bares, në bregun veri-lindor të bregut të Kubës, ka parë xhaminë në majë të një mali shumë të bukur. Rrënoja xhamish dhe minaresh me mbishkrime të ajeteve kur’anore janë zbuluar në Kubë, Meksikë, Tek­sas dhe Nevadë. [28]

3) Në shekullin XVIII në Amerikë hasim në popullin Ceroke dhe në alfabetin e tyre të formuar nga Sekuo­jah, intelektual nga ky popull. Vetë emri i popullit Cer­oke, veshja e tyre, pastaj sistemi i alfabetit, fon­e­ti­ka, huazimet dhe vetë toponimia, antroponimia e të tjera, janë të shpjegueshme vetëm me gjuhën arabe dhe turke. P.sh. Ceroke shpjegohet me sharkij, Wa­ll­ah olum me Wall-llahu a’lem, Tenese me Tenasuh, Ark­an­zas me Ar Kan Sah etj. [29]

4) Gjatë kohës së ekspeditës së tij të dytë, Kolumbi ka dëgjuar prej indianëve haitianë se zezakët kanë qenë në ujdhesë para ardhjes së tij. Si dëshmi ata i tre­gu­an Kolumbit shtizat që i kishin punuar musli­manët afr­ikanë. Këto armë ishin punuar nga metali i verdhë, të cilin indianët e quanin Guanine (që në gju­hën e Afri­kës perëndimore d.m.th. “legurë e artë”. Kolumbi mori me vete në Spanjë diçka nga këto armë dhe i dha në ekzaminim. Metali nga të cilat janë bërë shtizat për­mbante përqindjet e njëjta të arit - (56.25 %), argje­n­dit (18.75%) dhe bakrit (25 %) si dhe metali që ishte pro­dhuar në Guinenë afrikane. [30]

5) Në udhëtimin e tretë në Botën e Re, Kolumbi ka parë kontinentin e Amerikës jugore, ku disa anëtarë të ekuipazhit të tij dolën në tokë dhe në kontakt me ven­dorët erdhën deri te faculetat e bujshme me endje pam­buku, stili, ngjyra dhe disenji i të cilave të përku­jto­nin ato të Afrikës perëndimore. Ai i quajti Almay­zars, që është fjalë arabe për teshat me të cilat njeriu mbështillet. Po ashtu, qe befasuar me faktin se femrat e martuara bartnin pantallona pambuku (bragas), që e shtyri të pyetet se ku janë mësuar këto vendase me këtë mirësjellje. Hernando Cortez, pushtuesi spanjoll, gjithashtu i ka përshkruar fustanet e indianeve si vello të gjata, kurse teshat e meshkujve si tesha të dis­enjuara në stilin e maurëve spanjollë.[31]

6) Dr. Berri Fell (nga Universiteti Harvard) në librin e tij Saga America, në vitin 1980 prezanton tregues solid shkencorë që e përkrahin tezën mbi ardhjen e mu­slimanëve në kontinentin e Amerikës para Kol­um­bit. Dr. Fell ka zbuluar ekzistimin e shkollave mu­sli­ma­ne në vendin Valley of Fire, Allan Springs, Log­om­ar­sino, Keyhole Canyone, Washoe and Hicki­son Sum­mit Pass (Nevada), Mesa Verde (Colorado), Mimbres Valley (New Mexico) dhe Tipper Canoe (Indiana), të cilat datojnë ndërmjet viteve 700-800.

Ai ka gjetur tekstin, diagramet dhe tabelat, të latu­ara në gurë, si fragmente të relikteve të fundit nga ajo që sikur ishte sistem shkollor (edhe niveli fillor, edhe i me­sëm). Instrukcionet ishin të shkruara me shkrim kufik, kurse merreshin me fusha të ndryshme të di­turisë (religjioni, historia, aritmetika, astronomia etj.).[32]

7) Ka 565 emra vendesh (fshatra, vendbanime, qy­te­te, male, liqene, lumenj etj.) të ndryshme në SHBA (484) dhe në Kanada (81), të cilat mund të zbërthehen nga rrënja e gjuhës arabe apo të termi­nologjisë islame. Këto vende në të shumtën e rasteve janë emërtuar nga ana e vendorëve në periudhën para-kolumbiane. Disa nga ato vende si: Mecca (Indi­ana) me 720 banorë, fisi Indian Mekkah (Washing­ton), Medina (Idaho) me 2.100 banorë, Medina (NY), Medina (Ohio) 8.500 ba­n­o­rë, Hazenë Dakota Veriore me 5.000 banorë, Medina Eme 17.000 banorë, Medina 120.000 banorë, Mahomet (Illinois) 3.200 banorë, Mona në Utah me 1.000 ba­no­rë, Arva në Ontario me 700 banorë etj. Studimi i kuj­de­s­shëm i emrave të fis­eve indiane po ashtu do të tre­gojë se shumë prej tyre rrjedhin nga rrënja arabo-islame, si p.sh. Anasazi, Apache, Arauak, Arikana, Ch­­avin, Cheroke, Cree, Hohokam, Hupa, Hopi, Me­ka, Mahigan, Nazca, Zulu, Zuni etj. [33]

8) Është indikativ edhe prania e transmetimeve go­jore për praninë e muslimanëve në Amerikë në kohët e hershme, por sidomos është interesant ekzemplari i Kur’anit nga ajo kohë e lashtë, të cilin e ka shkruar nga koka e tij në letër hafiz Ejjub ibn Sulejman Ibra­him Diallo (i njohur si Jab ibn Soliman), musliman nga Se­ne­gali, i cili si rob u soll në Amerikë në vitin 1730.[34]

Si përfundim të shkrimit të tij, dr. Bari Fell bën apel që të festohet mileniumi i ardhjes së muslimanëve në tokën amerikane (996-1996), pesë shekuj para Kolum­bos dhe shpreson që kjo ide do të ketë përkrahje dhe mirëkuptim të gjerë.

Meqë në këtë periudhë, nga Kosova e Evropa, nuk jemi në gjendje të ofrojmë studim më serioz e më hu­lum­tues, ky shkrim le të jetë një apel dhe nismë për stu­di­me më të hollësishme.[35] Studentët muslimanë apo hulumtuesit muslimanë në Amerikë do të duhej t’i për­ve­sheshin kësaj pune me seriozitetin më të madh.

 

 

Shtojcë:
Emrat me origjinë arabe në Spanjë

 

Emri në përdorim

Emri origjinal në arabisht

Kuptimi në shqip

Alamein

El-Emin

Besnik, i besueshëm

Alarifes

El-Arif

Gnostik, njohës, dijetar, mjeshtër

Alborg

El-Burxh

Kullë

Albufera

El-Buhaira

Liqen, det i vogël

Alcaids

El-Ka'ids

Parim, model, bazë...

Alcantara

El-Kantarah

Urë, hark, pendë;, vend­banim në Spanjë, Egjipt etj.

Alcove

El-Kubbah

Kupolë , kube

Alfarjes

El-Furxhah

Hapësirë, vrimë, kalim

Algeciras

El-Xhezireh

el-hudra

Ishull i gjelbër

Alhambra

El-Hamra

Kuqalosh-e; , pallat në An­daluzinë muslimane

Almaden

El-Mejdan

Fushë, arenë, shesh

Almansil

El-Menzil

Ndalesë, , stacion, shtëpi; surja 5 e Kur’anit

Almeida

El-Ma’idah

Tavolinë, sofër

Almenara

El-Manarah

Minare

Almeria

El-Mir’at

Pasqyrë

Almohads

El-Muwahhidun

Muvahid, që shpall unitetin e Zotit

Almoravid

El-Murabit

Ribatian-ë, njerëzit nga Ribati i Marokut; dinasti

Alpujarras

El-Buxhara

Kullë, kështjellë, bastion, qytet, pallat, fortifikatë

Alqazar

El-Kasr

Pallat

Alqueria

El-Karijah

Fshat

Andalusia

El-Endelus

Andaluzi, Spanjë

Arrecife

Er-Rasif

Rrugë, trotuar, kej

Azulejeria

El-Zulaixh

Tjegull me ornamente, qeramikë e rafinuar

Azulejo

Ez-zulejxh

Zhavor, farfuri

Cadiz

Kadis

Inxhi, diamant

Calahora

Kalat el-haxher

Kështjellë, kala guri

Calatayud

Kalat el-ejjub

Fortesa e Ejubit

Gibralter

Xhebel et-tarik

Mali i Tarikut

Granada

Garnatah

Qyteti i Granadës

Guadalajara

Wadi el-hixhrah

Lumi i Gurtë

Guadalaviar

Wadi el-ebjed

Lumi i Bardhë

Guadalbanar

Wadi el-fanar

Lumi i Fanarit

Guadalhorra

Wadi el-gar

Lumi i Shpellës

Guadalimar

Wadi el-ahmer

Lumi i Kuq

Guadalquivir

Wadi el-Kabir

Lumi i Madh

Guarismo

El-Hwarizmi,

El-Guritm

Numër, figurë

Malaga

Malakah

Melaqe

Medinaceli

Medinat’us-salim

Qyteti i Selimit

Mozarebs

Musta`rab

Arabët …

Sherbet

Sharbah

Pije

Sofa

Suffah

Kolltuk, divan

Taifa

Ta'ifah

Pjesë, ndarje, grup

Trafalgar

Taraf el-gar

Kep i shpellës



[1] Për këtë periudhë, të shekullit XIX dhe XX, ka të dhëna më të plota, kurse ne po i referohemi: Catherine L. Albansese, Amerika, religije i religija, Sarajevë, 2004, fq. 332 e tutje.

[2] Chaterine L. Albansese, op. cit., fq. 332. Po ashtu: Atlas islamskog svijeta, Sarajevë, 2004, fq. 645.

[3] Enciklopedia Jugosllave pohon se Kolombi e zbuloi Amerikën 1.000 vjet pas vikingëve. Mala Enciklopedija – Prosveta, botimi IV, vëll. 2, Beograd, 1986, fq. 324.

[4] Alex Haley, Korijeni, I, botimi II, Zagreb, 1978, fq. 9 e tutje. Gj­th­a­s­h­tu shih: Alex Hejl, Autobiografija Malkolma Iksa, Beograd, 1980.

[5] Shih romanin shumë të rëndësishëm që flet për prejardhjen e afr­o-amerikanëve. Ky roman ka qenë bestseler i vitit në shumë ve­n­de. Ai madje është ekranizuar në film artistik dhe ka pasur ndi­k­i­m të madh në zgjimin e vetëdijes së afro-amerikanëve se e ka­lu­a­r­a e tyre ka qenë islame: Alex Haley, Korijeni (Rrënjët), I-II, op. cit..

[6] Jose V. Pimienta-Bey, Muslim Legacy in Early Americas, në: http://www.cyberistan.org/islamic/africanm.htm.

[7] Jose V. Pimienta-Bey, Muslim Legacy in Early Americas, në: http://www.cyberistan.org/islamic/africanm.htm.

[8] Gjerësisht: Alexander von Wuthenau, Unexpected Faces in Anc­ient America, 1975, në: http://hispanicmus­li­ms.com/­artic­le­s/­ot­her/.

Krhs.: Hisham Zubeir, Islam in America before Columbus, në: www.themodernreligion.com/ht/before-solumbus.html.

[9] Omer Bajramovic, sipas: http://www.znaci.com/art282_2.html.

[10] Sipas: Dr. Youssef Mroueh, Precolumbian Muslims in the Americas, në: http://www.sunnah.org/history/precolmb.htm.

[11] Sipas: Dr. Youssef Mroueh, Precolumbian Muslims in the Am­er­icas, në: http://www.sunnah.org/history/precolmb.htm. Po ashtu: http://www.geocities.com/alcislam/civilizim/m_amerik_kolomb.html.

[12] Catherine L. Albansese, Amerika, religije i religija, Sarajevë, 2004, fq. 331.

[13] Atlas islamskog svijeta, op. cit., fq. 645.

[14] Sipas: Atlas islamskog svijeta, op. cit., fq. 645.

[15] Sipas: Dr. Youssef Mroueh, Precolumbian Muslims in the Am­er­ic­a­s, në: http://www.sunnah.org/history/precolmb.htm. Poa­shtu: h­ttp­:/­/­ww­w­­.g­eocities.com/alcislam/civilizim/m_amerik_kolomb.html.

[16] Gjerësisht për këtë temë në: N. Brent Kennedy, The Me­lu­ng­eo­n­s – An Antold Story of Ethnic cleansing in America, në: www.c­yb­er­is­ta­n.­or­g/islamic/untold1.htm. Krhs.:A. Zahoor, Melung­j­o­n­ët, në: http://­ww­w.geocities.co­m/a­lcislam/civilizim/m_am­er­ik­_k­o­lomb.html.

[17] Sipas: Dr. Youssef Mroueh, Precolumbian Muslims in the Am­e­ri­c­as, në: http://www.sunnah.org/history/precolmb.htm. Po a­shtu:http://w­ww.geocities­.com/alcislam/civilizim/m_amerik_kolomb.html.

[18] Të dhënat e sipërme sipas,: Dr. Youssef Mroueh, Precolumbian Muslims in the Americas, në: http://www.sunn­ah.org/history/pr­ecol­mb.htm. ashtu:http://www.geocities.com/alcislam/civilizim/m_amerik_kolomb.­html; http://www.znaci.com/art282_2.html.

[19] Sipas: Chaterine L. Albansese, op. cit., fq. 331.

[20] Sipas: Chaterine L. Albansese, op. cit., fq. 332.

[22] Chaterine L. Albanese, op. cit., fq. 332.

[23] Sipas: Dr. Youssef Mroueh, Precolumbian Muslims in the Ame­r­i­cas, në: http://www.sunnah.org/history/precolmb.htm. Po ashtu:http:­//www.geocities.com/alcislam/civilizim/m_amerik_kolomb.html.

[24] Sipas: Dr. Youssef Mroueh, Precolumbian Muslims in the Am­ric­as, në: http://www.sunnah.org/history/precolmb.htm. Po ashtu: http://www.geocities.com/alcislam/civilizim/m_amerik_kolomb.html

[25] Sipas: Dr. Youssef Mroueh, Precolumbian Muslims in the Am­er­ic­as, në: http://www.sunnah.org/history/precolmb.htm. Po ashtu: http://www.geocities.com/alcislam/civilizim/m_amerik_kolomb.html.

[26] Sipas: Dr. Youssef Mroueh, Precolumbian Muslims in the Am­er­icas, në: http://www.sunnah.org/history/precolmb.htm. Po ashtu: http://www.geocities.com/alcislam/civilizim/m_amerik_kolomb.html.

[27] Sipas: Dr. Youssef Mroueh, Precolumbian Muslims in the Am­er­i­­cas, në: http://www.sunnah.org/history/precolmb.htm. Po ash­tu:http://www.geocities.com/alcislam/civilizim/m_amerik_kolomb.html. Krhs.: http://www.znaci.com/art282_2.html.

Men­dohet se edhe kapitenët në anijet Nina dhe Pinta të Kolumbit në vitin 1429 ishin muslimanë. Atlas islamskog svijeta, op. cit., fq. 645.

[28] Sipas: Dr. Youssef Mroueh, Precolumbian Muslims in the Ame­ric­as, në: http://www.sunnah.org/history/precolmb.htm. Po ashtu: http://www.geocities.com/alcislam/civilizim/m_amerik_kolomb.html

[29] A. Zahoor, Sekuoja dhe alfabeti i rrokjeve Ceroke, në: www.­g­eo­c­­ities.com/Athens/Oracle/4321/namuslimas.html.

[30] Sipas: Dr. Youssef Mroueh, Precolumbian Muslims in the Ame­ri­cas, në: http://www.sunnah.org/history/precolmb.htm.

[31] Sipas: Dr. Youssef Mroueh, Precolumbian Muslims in the Am­er­icas, në: http://www.sunnah.org/history/precolmb.htm. Po ash­t­u http://www.geocities.com/alcislam/civilizim/m_amerik_kolomb.html.

[32] Sipas: Dr. Youssef Mroueh, Precolumbian Muslims in the Americas, në: http://www.sunnah.org/history/precolmb.htm. Po ashtu:http://www.geocities.com/alcislam/civilizim/m_amerik_kolomb.html.

[33] Sipas: Dr. Youssef Mroueh, Precolumbian Muslims in the Am­er­ic­as, në: http://www.sunnah.org/history/precolmb.htm. Po ashtu:

http://www.geocities.com/alcislam/civilizim/m_amerik_kolomb.html

[34] Atlas islamskog svijeta, op. cit. fq. 646.

[35] Pas hulumtimeve në internet, vërejta që shkrimi në http://www.znaci.com/art282_2.html, është tërësisht sipas: Dr. Youssef Mroueh, Precolumbian Muslims in the Americas, në: http://www.sunnah.org/history/precolmb.htm. Po ashtu, duke hulumtuar, arrita të konstatoj se ky shkrim është përkthyer edhe në gjuhën shqipe.:

http://www.geocities.com/alcislam/civilizim/m_amerik_kolomb.html

 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme