Ikameti thuhet nga dy herë (Argumentet e hanefijve nga hadithi)

1. Nga Abdurahman ibn Ebi Lejla përcillet të ketë thënë: “Na kanë treguar as’habët e Muhamedit s.a.s. se Abdullah ibn Zejd Ensariu r.a. ka shkuar te Pejgamberi a.s. dhe i ka thënë: “Ja Resulallah! Kam parë në ëndërr një njeri që u çua në këmbë, veshur me dy tesha të gjelbra, pastaj hipi mbi një mur dhe e thirri ezanin nga dy herë dhe thirri ikametin nga dy herë.”

 E transmeton Ibn Ebi Shejbeh[1], me sened sahih.[2]

 

            2. Po prej atij, (ibn Ebi Lejlasë) transmetohet se ka thënë: “Më kanë njoftuar as’habët e Muhamedit a.s. se Abdullah ibn Zejd Ensariu e ka parë në ëndërr ezanin dhe shkoi të Pejgamberi a.s. dhe e njoftoi për këtë ëndërr, e ai s.a.s., e urdhëroi: “Mësoja atë Bilalit!”. Atëherë Bilali e thirri ezanin duke përsëritur fjalët nga dy herë dhe e bëri ikametin po ashtu nga dy herë dhe u ul një kohë të shkurtë.”

E shënon Tahaviu dhe senedi i tij është sahih. [3]

 

            3. Transmetohet nga Ibn Mahdhureh r.a. se “Pejgamberi a.s. ia mësoi ezanin 19 fjalë [4]dhe ikametin 17 fjalë.”

E transmetojnë Tirmidhiu dhe Nesaiu[5] me zinxhir të saktë.[6]

4. Shënohet nga el-Esued ibn Jezid të ketë thënë se “Bilali e thoshte nga dy herë ezanin, e nga dy herë ikametin, fillonte me tekbir dhe mbaronte me tekbir.”

E shënonAbdurrezaku, Tahaviu dhe Darekutnij dhe zinxhiri i tij është i saktë[7].

Në Hashijen e Atharu’s Sunen qëndron se Esuedi e ka mbërri Bilalin.[8]

5. Jezid ibn Ebi Ubejd përcjell nga Seleme ibn el-Ekue’ r.a. “se kur nuk e arrinte namazin me xhemat e thërriste ezanin dhe bënte ikamet, e ikametin e bënte nga dy herë.”

E shënon Darekutnij me sened sahih.[9]

 

Muhammed Abdullah ibn Muslim Behleviu, Argumentet e hanefijve prej haditheve profetike në meselet e fikhut"

Recensent: Muhamed Rahmetull-llah Nedviu. fq. 132-134.

Shqipëroi: Evzal Sinani,

 

 



[1]  Musannefi i Ibn Ebi Shejbes: 1/185, 2118 dhe gjithashtu Bejhekiu në Sunen el Kubra; 1/420, 1829.

[2] Al-lame shejh Ibn Dekik el-Idi në veprën el-Imam thotë: Transmetuesit e këtij hadithi janë transmetues të Sahihut (ka për qëllim kushtet e larta si të Sahihut të Buhariut), është muttesil (i lidhur, i bashkëngjitur prej transmetuesit te transmetuesi) sipas mendimit të shumicës së dijetarëve rreth vlerësimit të sahabëve dhe fakti që nuk janë të përmendur emrat e tyre nuk është mangësi. Ndërsa Al-lame Turkmanij në el-Xheuher en-Nekij përcjell Ibn Hazmin të ketë thënë: Ky është një sened në kulmin e saktësisë. (el Muhal-la e Ibn Hazmit 3/157-158).

[3] Sherh Meani’l Athar: 1/134, el-Muhal-la e Ibn Hazmit 3/157, 3/158, et-Temhid e Ibn Abdi’l Berrit 24/27. Edhe Hafidhi (Ibn Haxheri) në ed-Dirajeh thotë “zinxhiri i tij është sahih”. 1/115. Shiko gjithashtu: Telhisu’l Habir 1/210.

[4]Nga Ebu Mehdhureh transmetohet ezani në këtë rast 19 fjalë, pra me terxhii (t’i thotë muezini dy shehadetet me zë të ulët në vete, pastaj t’i thotë me zë të lartë). Mendimin për terxhii e përmbajnë Maliku, Shafiu dhe Ahmedi në një rivalet. E vërteta në këtë çështje është se që të dyja çështjet, përsëritja (terxhiu) dhe mospërsëritja janë transmetime të sakta nga Pejgamberi a.s. me veprimin e selefit të dyja veprimet dhe këtë e mohojnë vetëm pasuesit e verbër, e kjo ka ndodhur shumë herë, kur e dimë se Ebu Mehdhureja ka thirrur ezanin në prani të shumë dëshmitarëve vite të tëra gjatë jetës së Pejgamberit a.s.. dhe pas tij, por askush nuk e ka kundërshtuar, njëjtë edhe Bilali, ka thirrur ezan në Medine gjatë jetës së Pejgamberit a.s. dhe pas tij edhe atë nuk e ka kundërshtuar kush. Mes’eleja e diskutimit është në atë që është më prioritare dhe më e vlefshme. Tek hanefijtë më e vlefshme është mospërsëritja e dy shehadeteve nga muezini gjatë ezanit dhe gjatë  =          = ikametit të thuhen nga dy herë, ashtu siç qëndron në el-Behru’r Raik: Terxhiu është i lejuar te ne dhe ajo që është thënë në veprat si Nehri, Sherhu’l Kenzi dhe Multeka’l Ebhur se është mekruh tenzihen, ka për qëllim se është mefdul (kundër prioritares, më pak e vlefshme, ka diç më të vlefshme), ashtu siç ka thënë Neveviu rreth Ifradit, Temettuit dhe Kiranit, se të gjitha janë të lejuara me ixhma’, e pastaj në një vend tjetër thotë: Kirani dhe Temettui janë mekruh. Këtu ka qëllim se janë mefdul. Këtë e përforcon edhe ajo që shënohet te el-Kebirij se të thuash me zë të lartë amin është mekruh, pra mefdul (më pak e vlefshme, kundërshton diç më të vlefshme) sepse kjo është vërtetuar në shumë hadithe. Del ky të jetë qëllimi i Neveviut kur e dimë se Ifradi të shafijtë është më i vlefshëm.

[5] Suneni i Tirmidhiut, kapitulli i “terxhiit (t’i thotë muezini dy shehadetet me zë të ulët, pastaj t’i thotë me zë të lartë) të ezanit” (192), Suneni i Nesaiut, kapitulli “sa fjalë ka ezani” (630), shih po ashtu Sherh Meani’l Athar: 1/135. Këtë hadith e transmeton edhe Ibn Xharudi në el-Munteka: 1/50 (162), Ibn Hibbani në Sahihun e tij: 4,577 (1681), Ebu Davudi në Sunen, kapitulli “si thirret ezani” (502) dhe Ibn Maxheh në Sunen, kapitulli i terxhiit në ezan (709).

[6] Them: Tirmidhiu thotë për këtë hadith: Hadith hasen sahih. Shejh ibn Dekik el-Idi thotë në Imam: Ky sened është në kushtin e Sahihut, ndërsa Hafidhi në Dirajeh thotë: E kanë vlerësuar si të saktë Ibn Huzejme dhe Ibn Hibbani. Nga Hashija (glosa, shënimet) në Atharu’s Sunen nga Nejmeviu.

Ajo që përcillet nga Ebu Mahdhureja se ikameti bëhet nga një herë, për të themi se hadithi që thotë se ikameti bëhet nga dy herë, transmetuar nga Ebu Mehdhureja siç e cekëm, ka disa arsye që e bëjnë raxhih (të zgjedhur). Ndër to: Transmetuesit e hadithit të tethnijetit (që thotë se ikameti bëhet nga dy herë) janë në kushtin e transmetuesve të Sahihut, e dyta; djemve të Ebi Mahdhures nuk ua kanë përcjellë hadithet në Sahihet e tyre Buhariu dhe Muslimi, e treta, ky hadith ka mutabeate (transmetime me zinxhirë tjerë që e përforcojnë) ndërsa hadithi i ifradit (se ikameti bëhet nga një herë) nuk ka mutabeah dhe e katërta, përcaktimi i ikametit 17 fjalë nuk jep hapësirë për gabime. Prandaj e ka vlerësuar sahih Tirmidhiu, Ibn Huzejme dhe ibn Hibbani. Pra, paqartësia dhe konfuzioni në hadithin e Ebi Mahdhures flaket me disa lloje të terxhihateve dhe zgjidhet mendimi më i saktë, e në këtë rast është hadithi i tethnijetit. All-llahu e’alem. Kështu qëndron në Hashijen e Atharu’s Sunen.

[7] Musannefi i Abdurrezakut 1/462 (1790), Sherh Meani’l Athar e Tahaviut 1/134, Suneni i Darekutniut 1/242.

[8] Hashija e Atharu’s Sunen 113-114.

[9] Darekutnij në Sunen 1/241, meukuf (fjalë apo veprim i sahabiut). 

 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme