Përhapja e jashtëzakonshme e islamit dhe forcat kryesore të saj

Kjo është një nga faktet më të habitshme të historisë njerëzore që përhapja e islamit mbi një zonë kaq të gjërë ndodhi brenda tre shekujsh. Më e habitshmja e të gjithave, brenda gjysëm shekulli pas hixhretit, islami kishte tashmë fituar tërë Afrikën veriore nga Egjypti në Marok, të gjitha vendet e lindjes së mesme nga Jemeni deri tek malet kaukaze dhe nga Egjypti tek vendet përtej Transoksianës. Gjatë sundimit të halifit të tretë, Uthmanit, ambasadorët arritën Pallatet kineze, ku ata u pritën me përzemërsi, një ngjarje që ja vlen të regjistrohet, sipas historianëve, fillimi i hyrjes së islamit në këtë vend. Gjenden shumë arsye pse njerëzit , që nga e kaluara deri tek e tashmja, janë kaq të gatshëm ta pranojnë islamin. Muhammed Asad, një çifut i konvertuar në islam e ka treguar duke thënë:



Islami duket si një vepër perfekte arkitekture

"Islami më dukej si vepër e përkryer arkitekturore. Të gjitha pjesët e tij janë të sajuara hormonikisht që ta plotësojnë dhe ndihmojnë njera-tjetrën, asgjë nuk është e tepërt dhe asgjë nuk mungon, ndërsa rezultat është struktura e ekuilibrit absolut". (Islami në udhëkryq, faqe 9)


Ku mbështetet paragjykimi që islami është përhapur me forcën e shpatës?

Pjesa më e madhe e shkrimtarëve perëndimorë, veçanarisht nën influencën e Kishës nuk kanë pushuar së akuzuari islami se është përhapur me forcën e shpatës. Shkaqet e këtij paragjykimi mbështeten kryesisht nga fakti që përhapja e islamit shpesh ka ndodhur në kurriz të krishtërimit. Ndërsa islami për shekuj me rrallë ka arritur konvertime nga krishtërimi pa shumë përpjekje ose aktivitete të organizuara misionare, krishtërimi gati kurrë nuk ishte i aftë të arrinte konvertime nga islami për kundër mjeteve të sofistikuara dhe aktiviteteve të mirë-organizuara misionare dhe gjithmonë ka qenë shumë mbapa në garën me islamin për katërmbëdhjetë shekuj. Kjo ka shkaktuar që misionarët e tyre dhe pjesën më të madhe të orientalistëve të krijojnë një kompleks brenda tyre duke e përshkruar islamin si regresive, fe vullgare e njerëzve të egjër. (John Cogley, Religion os secular Age; Muhammad Asad, Road to Mecca). I njëjti zakon fatkeqësisht është përdorur edhe kundra Profetit të islamit. Kjo është e qartë në rrëfimet e disa shkrimtarëve pa paragjykime të Perëndimit. Sipas P. Bayle, "Muslimanët, sipas principeve të fesë së tyre, janë nën një urdhër për ta përdorur forcën me qëllim të shkatërrojnë fetë e tjera, ende përkundër kësaj, ata i kanë toleruar fetë e tjera për disa shekuj në të kaluarën. Të krishterëve nuk i është dhënë asnjë urdhër vetëm të propogandojnë dhe të mësojnë, ende, për kundër kësaj, që nga koha e memorialit ata kanë asgjësuar me zjarr dhe shpatë të gjithë ata që nuk ishin prej fesë së tyre.....Ne duhet të jemi të sigurtë që nëse të krishterët perëndimorë, për kundër saraçenëve (ky ka qenë i emri me të cilin janë njohur muslimanët në Europë) dhe turqve, do ta kishin patur dominimin mbi Azinë, nuk do të kishte asnjë gjurmë të kishës Greke dhe ata kurrë nuk do t'i kishin toleruar muhammedanët ashtu si "jobesimtarët" e kanë toleruar krishtërimin atje. Ne të krishterët gëzojmë avantazhet e elokuecës më tepër sesa të tjerët në artin e vrasjeve, bombardimeve dhe asgjësimit të racës njerëzore". (Bayle P., Dictionary, "the article Mahomed, 1850)


Kujt i është borxh islami për përhapjen e tij që nuk ngjan me as fe tjetër?

Islami nuk i është borxh askujt përveç përmbajtjes dhe vlerave të fetare të tij, e cila është dëshmuar nga të gjithë intelektualët objektiv perëndimorë:
Shumë janë munduar t'i përgjigjen pyetjeve të triumfit të islamit që ishte aq i shpejt dhe i plotë? Pse me miliona vetë e kanë përqafuar islamin dhe vetëm shumë pak janë larguar (numri është aq i vogël sa nuk i kalon qindrat"? Pse një mijë të krishterë që bëhen musliman për një musliman që bëhet i krishterë? Shumë janë përpjekur të shpjegojnë suksesin e papërmbajttshëm të islamit me argumentin e shpatës. Ata kanë harruar përgjigjen e prerë të Carlyle-it. Së pari merrni shpatën. Ju duhet të fitoni zemrat e njerëzve përpara se ata të rrezikojnë jetën për ty dhe triumfuesit e parë muslimanë të islamit duhet së pari të ishin musliman përpara se të bëheshin luftëtarë në rrugën e Zotit. Të tjerët sugjerojnë që morali i ulët i fesë dhe premtimet sensuale të parajsës ishin shkaku i mjaftueshëm për zellin e ndjekësve të tij, por madje edhe nëse këto të ishin të vërteta dhe nëse duhet të pranohen fuqimisht, asnjë fe nuk ka arritur atë përkrahje nga njerëzit nga fuqia e premtimeve sensuale apo pretimet joshëse......
Në të gjitha këto shpjegime feja është e nxjerrë jashtë pyetjes. Vetë islami ishte shkaku kryesorë i triumfit të tij. Islami jo vetëm që u pranua menjëherë (nga shumë popuj dhe raca) nga Arabia, Siria, Persia, Egjypti, Afrika veriore dhe Spanja por me përjashtim të Spanjës kurrë nuk ka humbur asnjë prej tyre dhe ka vazhduar të përhapet që nga fillimi i saj. Duke pranuar shkaqet e ndryshme që kantribuan në shpejtësinë e patë të përhapjes së islamit, ata nuk llogariten për jetëgjatësinë e islamit. Duhet të ketë diçka tek vetë feja që të shpejgojë vazhdimësinë dhe përhapjen dhe për të llogaritur prezencën e tij mbi një pjesë të madhe të banorëve të tokës...Islami ka futur një entuziazëm që kurrë nuk u tejkalua. Islami ka patur dëshmorë, torturuesit dhe mbylljet e saja, të cilët e mohuan të gjithë jetën që u ofrohej dhe të gjithë pranuan vdekjen me një buzëqeshje për hir të besimit që ishte tek ata. (Stanley Lane-Poole, study in a Mosque, pp. 86-89)
A. J. Arberry gjithashtu ka treguar që arsyeja për përhapjen e islamit është vetë islami dhe vlerat fetare të tij. (Aspects of islamic Civilization, p12) Ai thotë:
Shpejtësia e përhapjes së islamit, dukshëm përmes provincave të mëdha të kanë qenë të krishtera, është një fakt thelbësorë i historisë. Oratoria sublime e Kur'anit, simfonia e tij e paimitueshme, zërat të cilët i bëjnë burrat të qajnë ...". (M. Pichtal, The Meaning of the Gloriours Quran, p. Vii)
Arberry vazhdon:
Kjo dhe thjeshtësia e mesazhit që përmban, mban çelësin e misterit të kataklizmave më të mëdha në historinë e fesë. Kur të gjithë faktorët ushtarak, politik dhe ekonomik kanë mbaruar, impulsi fetarë duhet akoma të njihet si më i gjalli dhe jetëgjati.
Brockelman, i cili nuk është aspak simpatik dhe i njëanshëm, gjithashtu i sheh vlerat fetare të islamit si faktori kryesorë për përhapjen e islamit. (History of the Islamic peoples, p. 37) Rosenthal e tregon në këtë mënyrë:
"Faktori kryesor për përhapjen e islamit është ligji fetar i islamit (Sheriati i cili është gjithëpërfshirës, shumë përqafues dhe mënyra e gjithëkuptueshme të menduarit dhe të jetuarit) e cila ishte ndërtuar për të mbuluar të gjitha aspektet e jetës. (Political Thought in Medieval Islam, p. 21)

Jeta shembullore e muslimanëve

Përkrah shumë arsyeve të tjera të cilat ishin përgjegjëse për përhapjen e islamit, është jeta shembullore dhe përpjekjet e vazhdueshme të muslimanëve për të transmetuar mesazhin e islamit përmes botës e cila mbëtetet në rrënjët e pushtimit të zemrave nga islami. Universaliteti islam është i shoqëruar nga afër me principin e Amr bil maruf (urdhërimi në të mirë) sepse islami duhet të përhapet nga muslimanët me mënyrën e amr bil maruf. Ky princip kërkon të dërgojë mesazhin e islamit tek të gjithë qënjet njerëzore në botë dhe të vendosë një komunitet islam model në botën globale. Komuniteti musliman është treguar nga kur'ani si një komunitet model:
"Ne u bëmë juve një pupull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush". [2:143]
Një musliman ose komunitet musliman si i tërë ka një qëllim për të arritur. Ky është përhapja e islamit, përcjellja e të vërtetës tek vendet më të largëta të botës, shkatërrimi i shtypjes dhe tiranisë dhe vendosjes së drejtësisë në të gjithë botën. Kjo kërkon që muslimanët të jetojnë një jetë shembullore dhe kështu vlerat morale dhe etike të islamit zakonisht kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e islamit. Këtu kjo ndiqet nga përshtypjet e influencës së etikave islame të zezakëve afrikan nga një shkrimtarë perëndimorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë:

Si i ndryshon islami njerëzit që e kanë pranuar atë?

Përsa i përket efekteve islame kur u përqafuan së pari nga fiset zezake, kur shikohen si e tërë, çfarë përshtypje të japin? Politeizmi zhduket gati menjëherë, magjia, me të gjitha të këqijat e saja, gradualisht vdes, sakrifica njerëzore bëhet një çështje e së kaluarës. Ngritja e moralit të përgjithshëm bie menjëherë në sy, afrikanët së pari fillojnë për herë të parë në histori të vishen dhe të rregullohen. Ndyrësia zëvendësohet higjena personale, bujaria bëhet një detyrë fetare, pijet (alkoolike), për kundër zakonit, pihen tepër rrallë.....ndershmëria (përkundër kurvërisë) është e shikuar si nga më të lartat dhe bëhet, në fakt, nga virtytet e të zakonshmëve. Pastaj është papunësia që zhduekt dhe industria që ngrihet, përkundër asaj të anasjelltës. Ndëshkimet janë të matura me një kod të shkruar në vend të arbitrimit capriçoz të shefave të fiseve, një hap, ashtu si çdo kush duhet të pranojë, është më i rëndësihmi në progresin e një fisi. Xhamia të jep idenë e arkitekturës të të gjitha ngjarjeve më të larta sesa asnjë zezak të ketë pasur ndonjëherë. Një etje për të lexuar krijohet dhe për veprat e shkencës dhe filozofisë gjithashtu për komentimet mbi Kur'anin. (E cituar nga Waitz nga B. Smith, Muhammad and Muhammadanism, pp. 42-43)



Toleranca e islamit
Toleranca e islamit është një faktor tjetër në përhapjen e islamit. Toynbee lavdëron tolerancën drejt njerëzve të librit pasi e krahason atë me zakonin e të krishterëve drejt muslimanëve dhe çifutëve në vendet e tyre. (A Historian'a Aproach to religion, p.246)
T. Link ja atribuon përhapjen e islamit besueshmërisë së principeve së bashku me tolerancën e saj, vazhdimësinë dhe të tjera lloje tërheqjesh. (A History of religion) Makarios, Patriarku ortodoks i Antigonës në shekullin shtatëmbëdhjetë, e ka krahasuar trajtimin e keq të Kishës ortodokse ruse në duart e Kishës Katolike Romake me tolerancën drejt ortodoksëve të krishterë të treguar nga sundimi osman dhe është lutur për sulltanët. (T. Link, A History of religion)
Ky nuk është i vetmi shembull për preferimin nga ndjekësit e feve të tjera të qeverisjes muslimane mbi atë të vetë bashkë-fetarëve të tyre. Të krishterët ortodoks të Bizantinit hapur e kanë shprehur preferencën e tyre për çallmën osmane mbi kapelet e kardinalëve katolik. Elisee reclus, udhëtari francez i shekullit të nëntëmbëdhjetë, shkruan që muslimanët turk i lejonin të gjithë ndjekësit e feve të ndryshme për të kryer detyrat dhe ritualet e tyre fetare dhe që subjektet e krishtera të Sulltanit Osman ishinmë të lirë të jetonin jetët e tyre sesa të krishterët të cilët kanë jetuar në vende nën sundimin e ndonjë sekti rival të krishterë. (Nouvelle Geographie Universelle, Vol. IX) Popescu Cionel shpreh tributin ndaj muslimanëve turq duke thënë që ishte fat për popullin rumun që ata jetuan nën sundimin turk dhe jo nën dominim e rusëve dhe austriakëve. Ndërsa ai thotë: "Asnjë gjurmë e kombit rumun nuk do të kishte mbetur". (La crise de L'Orient)


Si u sollën muslimanët drejt popujve të vendeve të pushtuara?

Sjellja muslimane drejt popujve të vendeve të pushtuara ishte krejt i qartë në mësimet e dhëna nga halifët e drejtë:
Gjithmonë mbani frikën e zotit në mendjet tuaja, përkujtoni që ju nuk mund të bëni asgjë pa ndihmën e Tij. Mos harroni që islami është një mesazh i paqes dhe i dashurisë. Mbani Profetin e shenjtë salallahu alejhis ua selam përpara jush si një model për zotësinë dhe devotshmërinë. Mos shkatërroni pemët frutore as fushat e mbjella në rrugën tuaj. Bëhuni të drejtë dhe kurseni ndjenjat e urrejtjes. Respektoni të gjithë njerëzit fetarë të cilët jetojnë në manastire dhe kisha dhe kurseni ndërtesat e tyre. Mos vrtini civilët. Mos ngacmoni ndershmërinë e femrave dhe nderin e të pushtuarve. Mos i dëmtoni pleqtë dhe fëmijët. Mos pranoni asnjë dhuratë nga asnjë popullatë civile të asnjë vendi. Mos i lejoni ushtarët të hynë në shtëpiat e civilëve. Mos harroni të kryeni faljet tuaja. Frikësohuni Allahut. Përkujtoni që vdekja do të vijë në mënyrë të pashmangshme tek secili nga ju një ditë apo një tjetër, edhe nëse ju do të jeni një mijë milje nga fushëbeteja, si rezultat gjithmonë bëhu i gatshëm për të përballuar vdekjen. (Andreë Miller, Church History; Ali Ibn Ebu Talib, nahj el-Balagha)
Një episod historik të cilin Balazuri, një historian i famshëm musliman, e tregon sesi indigjenët ishin të kënaqur me pushtuesit e tyre musliman:
"Kur Herakliu marshoi me trupat e tij kundër muslimanëve dhe muslimanët e dëgjuan se ata po vinin, ata ja kthyen xhizan banorëve të Hims-it të cilëve ja kishin marrë, duke i thënë: "ne jemi shumë të zënë t'ju ndihmojmë dhe t'ju mbrojmë ju. Kujdesuni për veten". Por banorët e Hims-it ju përgjigjën: "Ne e pëlqejmë qeverijen dhë drejtësinë tuaj më mirë sesa gjendjen e shtypjes dhe tiranisë në të cilën ata ishin. Ushtrinë e Herakliut ne me siguri me ndihmën tuaj do ta zbrapsim nga qyteti". Çifutët u ngritën dhe thanë: "Ne betohemi mbi Teurat, se asnjë guvernator i Herakliut nuk do të hyjë në qytetin e Hims-it përderisa ne të shkatërrohemi dhe të zhdukemi së pari". Pasi e thanë këtë, ata mbyllën dyert e qytetit dhe i mbrojtën ato. Banorët e qyteteve të tjera, të krishtera dhe çifute që u pushtuan bënë të njëjtën gjë. Kur me ndihmën e Allahut jobesimtarët u mundën dhe muslimanët fituan, ata (të krishterët dhe çifutët) i hapën dyert e qyteteve te tyre, dolën jashtë me këngëtarë dhe muzikantë dhe paguan xhizan". (Futuh el-Buldan)

Përktheu Ardit Kraja

Bibliografi

1. Ebul Fazl Izzeti, An introduction to history of the spread of islam, London, 1976
2. Abdurrahmen Ahmad, Garbin Islamdan Ogrendikleri (përkthim në turqisht) Stamboll
3. Davud Dursun, Osmanli Devletinde Siyiset ve Din, Stamboll, 1989
4. Balazuri, Futuh el-Buldan, Stamboll, 1965
5. Edward Said, Oryantalizm (përkthim në turqisht) Stamboll, 1983
6. Mustafa Fayda, Hz. Omer Zamaninda Gayr i Muslimler, 1989
7. Imam Abu Yusuf, Kitab el-Haraxh, Stamboll, 1973
8. Sejid Kutub, islam da Sosyal Adalet (përkthim në turqisht) 1980
9. A. Hasan el-Masudi, Butun Yonleriyle, Hz. Omer ve Devlet Idaresi (përkthim në turqisht), 1975
10. I. Xherir el-tabari, Milletler ve Hukumandarlar Tarihi (përkthim në turqisht) 1955
11. Osman Turan, Selcuklular Tarihi ve Turk-Islam Medeniyeti, 1969

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme