Filozofia e festave fetare nė Islam

Festat në Islam janë paraparë për urtësi sublime dhe qëllime të larta. Kështu ne shohim se festat janë paraparë për falënderimin e Allahut të Madhërishëm, për begatitë e Tij të shumta, të cilat Ai ia dhuroi njerëzimit. Ky është një shans i gëzimit dhe i forcimit të lidhjeve shoqërore. Për këtë ekzistojnë rregulla të mirësjelljes, për të cilat ka porositur edhe Pejgamberi a.s., e që duhen zbatuar, pra me rastin e manifestimit të festave fetare islame.

Festat islame janë paraparë për urtësi sublime dhe qëllime të larta, e ndër qëllimet kryesore është edhe që shpirti i njeriut të mund të relaksohet nga shqetësimet e kësaj jete. 
Festat, gjithashtu janë paraparë që ato të jenë mundësi për forcimin e marrëdhënieve shoqërore, dhe përhapjes së dashurisë dhe mëshirës në mes të myslimanëve. 
Festat, po ashtu, janë paraparë që ta falënderojmë Allahun e Madhërishëm për begatitë e Tij të shumta, bujaritë e Tij, dhe që na e mundësoi t' i kryejmë ibadetet tona. 
Festat në islam dallojnë nga ato të jomyslimanëve, sepse në Islam festat janë të lidhura me kryerjen e farzeve, dhe gëzimi i festave është i lidhur me kryerjen me sukses të farzeve. Sepse, ata që agjëruan kanë të drejtë të gëzohen për festë, sepse ata e kryen farzin e agjërimit, si dhe ata që e kryen haxhin kanë të drejtë të gëzohen, sepse ata e kryen farzin e haxhit. 


Lidhja e festës me kryerjen e obligimit ka kuptim sublim 

Lidhja e festës me kryerjen e obligimit ka kuptim sublim, e që dallon nga ngjarjet e kësaj bote. Kështu Islami e lidh gëzimin e festës me kryerjen e farzeve; për këtë festa konsiderohet ritual ibadeti në Islam. Prandaj mbështetja në fenë e vërtetë, interesimi për domethënien e esencës së Islamit, largimi nga aspektet sipërfaqësore, forcimi i lidhjeve të bashkëpunimit dhe të solidaritetit në mes të bijve të një shoqërie, derisa të mundemi të dalim nga rruga pa krye në të cilën gjendemi, mund të arrihet me kthimin tek Islami i vërtetë, si dhe me pajtimin me Allahun e Madhërishëm. 
Festat në Islam nuk janë inicuar për shkak të gëzimit të thjeshtë, mirëpo ato janë inicuar për ta plotësuar hallkën e bamirësisë në shoqërinë islame. Nëse bamirësia në ditët e rëndomta është traditë individuale, ajo ditëve të festave bëhet çështje sociale, ashtu siç thotë Pejgamberi a.s. duke kërkuar prej të pasurve që të mos i lënë të varfrit me fukarallëkun e tyre: "Bëni që ata të mos lypin në këto ditë feste!" (Shih. Ervahul GaW 3/334!). 
Kjo është sa i përket sadakatulfitrit, mirëpo Islami nuk e miratoi prerjen e kurbanit që me mishin e tij të ngopen pronarët e kurbaneve, por që me mishin e tyre të ngopen të varfrit, që mund të kalojë i tërë viti e ata asnjëherë të mos shijojnë mishin. 
Allahu i Madhërishëm në Kuranin famëlartë thotë: "Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga Lindja dhe Perëndimi, por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt, librat dhe profetët; e atij që me vullnet jep nga pasuria e vet për të afërmit, jetimët, të varfrit, udhëtarët e mbetur rrugës, lypësit, dhe për lirimim e të robëruarve; e atij që fal namazin dhe jep zekatin; dhe e atyre që i plotësojnë premtimet kur marrin përsipër diçka; e atyre që durojnë në kohë skamjeje, sëmundjeje dhe lufte. Këta janë besimtarët e vërtetë, dhe këta janë ata që e kanë frikë Allahun." (El Bekare, 177). 
Ky ajet përfshin gjithë llojet e nevojtarëve, duke mos e lënë pa përfshirë asnjë klasë. 
Kjo është ajo në të cilën thërret Islami, dhe që ka për synim. Festat në Islam nuk kanë kuptim të ndodhive të pamatura, ringjalljes së traditave të trashëguara apo përhapjes së bidateve. 
Islami nuk e mohon ekzistimin e klasave, do të thotë dallimet në mes njerëzve. Kjo dukuri ekziston te çdo popull ku ekzistojnë njerëz që dallohen nga njëri-tjetri. Mirëpo Islami nuk dëshiron që ata të jenë mendjemëdhenj ose arrogantë, sipas fjalës së Allahut të Madhërishëm: 
" ... duke i ngritur në shkallë disa më lart mbi të tjerët, me qëllim që disa t'u shërbejnë të tjerëve. Mëshira e Zotit tënd është më e mirë nga ajo që grumbullojnë ata." (Ez Zuhruf, 32). 
Islami nuk pranon ndarjen klasore, por ai pranon dallimin individual. Në festat islame zbehet shpirti klasor, barazohen të gjithë: të varfër dhe të pasur, baza e të cilëve është solidariteti social në të cilin thirr Islami. 
Nga rregullat e Islamit në manifestime për kremta fetare është se nuk duhet të mos bëhet ndonjë e keqe apo ndonjë bid at. Sepse festa në programin islam është gëzim dhe hare. Falënderim për Allahun, për mundësinë e kryerjes së farzit të agjërimit apo haxhit. Kurse ditën e festës është obligim të këmbehen vizita ndërmjet besimtarëve. Duke i marrë parasysh rregullat që i vendosi sheriati islam për të festuar për këto raste solemne, vlen të theksohet se nuk lejohet që dita e festës të jetë ditë pikëllimi, ditë trishtimi, ditë vajtimi për ata që nuk janë më në mesin tonë, mirëpo ajo duhet të jetë ditë gëzimi e hareje. Gjithashtu, festat fetare nuk janë paraparë që të jenë ndodhi me përmbajtje boshe nga argumentet morale dhe njerëzore, apo të jetë sezonë i garave në pamjen e shpenzimit, luksit apo shpenzimit të pasurisë vend e pavend. Daljen nga çdo gjë që është e arsyeshme dhe e pranueshme nga sjelljet e paqes, moralit, estetikës mendore dhe trupore, pra Islami e ndalon. Ai nxit në ndihmë nevojtarit, bamirësi ndaj prindërve, dhe lidhje farefisnore. 
Nga manifestimet që shfaqen në jetën e përditshme, është ajo që Allahu ua ka dhuruar njerëzve festat për sjellje të mira e moral të lartë, për çka njerëzit nxitojnë të këmbejnë urime për ardhjen e festave, për pajtimin e njerëzve që deri dje ishin të hidhëruar. E, për të arritur deri te pajtimi, organizohen kuvendet e dashurisë, dhembshurisë e të mëshirës, ndërkohë që eliminohen urrejtjet dhe mëritë. Po në të njëjtën kohë ripërtërihen marrëdhëniet ndërnjerëzore, forcohen marrëdhëniet sociale dhe vlerat morale, lartësohen vlerat e vëllazërimit, bashkëpunimit, bujarisë e dashurisë. 

Kuptimet e festave në Islam 

Festat në Islam kanë dy kuptime të mëdha: kuptimin hyjnor dhe atë njerëzor. Festat islame janë të lidhura me këto dy kuptime. Kuptimi hyjnor do të thotë aspekti i adhurimit, sepse myslimani edhe gjatë festës nuk e harron Krijuesin e vet. Festimi në Islam nuk do të thotë se njeriu duhet rënë nën ndikimin e epsheve dhe tekeve të tij. Festa në Islam fillon me madhërimin e Krijuesit dhe falënderimin drejtuar Atij. Falja do të thotë afrimi me Krijuesin. Festa në Islam nuk do të thotë lirimi i njeriut që të bëjë çka të dojë, siç ndodh te disa popuj të tjerë. 
Festa në Islam fillon me falje (lutje), që ka domethënie të lartë hyjnore. Në festa ka edhe kuptim njerëzor për ta përkujtuar tjetrin. Kuptimi njerëzor: të gëzohesh, të dëfrehesh, të luash, të këndosh, të argëtohesh dhe të vishesh me rroba të reja. Festa është gëzim dhe argëtim. 
Dy festat islame janë të lidhura ngushtë me dy obligime (farze): obligimin e agjërimit dhe obligimin e haxhit. Festa e Bajramit të Fitrit vjen pas muajit Ramazan, kurse festa e Kurban bajramit vjen pas përfundimit të Haxhit. Të dyja këto festa janë të lidhura me faktorin kohë. Agjërimi e ka kohën e caktuar te të gjithë myslimanët, e ai është muaji Ramazan, për çdo vit. Haxhi po ashtu ka kohën e caktuar, e cila nuk mund të shkojë para apo pas. Në këtë mënyrë pra formohet lidhja në mes filozofisë së festës dhe filozofisë së agjërimit gjatë muajit Ramazan, si dhe lidhja me filozofinë e haxhit në kohën e haxhit. 
Shtrohet pyetja se cila është pamja e këtyre marrëdhënieve? 
Me filozofinë e agjërimit përcaktohen këto lidhje, duke e konsideruar festën si kurorëzim përpjekjesh të njeriut për ta edukuar dhe pastruar shpirtin. Sepse qëllimi final i agjërimit është unifikimi i mendjes dhe shpirtit të njeriut, që e simbolizon devocioni. Këtë Kurani e bëri edhe qëllim të agjërimit, kur thotë: "O besimtarë, ju është urdhëruar agjërimi, ashtu siç u ishte urdhëruar atyre para jush, me qëllim që të ruheni (nga gjynahet)!" (El Bekare, 183). 
Devocioni paraqet kornizën e vlerave të moralit Devocioni paraqet kornizën e vlerave të moralit, sepse ai e vë në gradën më të lartë. Pas këtij mundi me agjërim dhe shumë vepra të tjera, të cilat janë të obligueshme dhe të lejueshme, njeriu ka të drejtë të jetë i gëzuar dhe i disponuar për atë që realizohet në festë. Çdo ditë që kalon myslimani në festë nuk bën ndonjë mëkat, ajo ditë për të është ditë feste. 
Qëllimi i agjërimit është që myslimani të arrijë shkallën më të lartë të devotshmërisë, që është objektivi kryesor i Islamit. Edhe pse në shikimin e parë agjërimi duket se është çështje individuale, në mes njeriut si individ dhe Zotit si Krijues, në realitet ai ka një ndikim shumë të madh edhe në aspektin kolektiv. Kjo për arsye se myslimani nuk ia ndalon vetes ngrënien, pijen si dhe kënaqësitë tjera fizike, të cilat i ndihmojnë që fizikisht të jetë më i qëndrueshëm dhe më i fortë, pra për krejt kot, por e bën për rilindjen shpirtërore, që ofron dhe prodhon përjetimin për afrimin, pra e bën të jetë i përgjegjshëm për familjen, shoqërinë ku jeton, e pastaj edhe për tërë njerëzimin, si pjesë e të cilit është edhe ai. 
Agjërimi i Ramazanit motivon fuqishëm që të ndarët të bashkohen, të armiqësuarit të pajtohen dhe t'ia bëjnë hallall njëri-tjetrit. Nëpërmjet iftarëve të përbashkët dhe namaze ve me xhemat ripërtërihen miqësitë e mëhershme dhe krijohen miqësitë e reja, e duke dhënë sadakatulfitrin për vete dhe për anëtarët tjerë të familjes agjëruesi jo vetëm se dëshiron që agjërimi i tij të jetë i pranuar tek Allahu i Madhërishëm; sepse, ashtu siç thotë Pejgamberi a.s.: "Agjërimi qëndron midis qiellit dhe tokës derisa të jepet sadakatulfitri", por ai me aktin e dhënies tregon vetëdijen dhe përgjegjësinë e tij të lartë fetare për rrethin ku jeton, për shoqërinë e tij të ngushtë dhe të gjerë, të cilës i takon, për kërkesat dhe nevojat e saj. 
Kështu pra, vijimi deri te qëllimi i Islamit dëshiron të krijojë baraspeshë në mes anës shpirtërore dhe asaj trupore, që besimtari të mos jepet vetëm pas bukurive të kësaj bote, të cilat Zoti i fal për robërit e Vet: "Thuaj: kush është ai që jua ndaloi bukuritë e Allahut, të cilat Ai i krijoi për robërit e Vet?" 
Kështu që, njeriu të mos mendojë se feja është vetëm misticizëm dhe kalluxherizëm, për çka ai mund ta braktisë punën dhe ta fitojë rrezikun: "Nuk ka kalluxherizëm në Islam."



Dituria Islame 302

 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme