SOT KALAJA KLITH…

Qytetarë, djepi i Kulturës ju fton,

në fronin e diturisë shekullor….

 

Mirëpritur jam nga shekulli i shtatë
pa trokitur hyra ne portën e kalasë
pashë, ri-ndërtuar ishin rrënimet,
ndoshta kthyer pakëz namin e kështjellës.

 

Vend një i zbrazët ende qëndron,
hutuar është, lodhur nga anashkalimet,
gurëzit janë që shplojnë historinë,
ishte një faltore aty, thojnë atëbotë!

 

Ngritur janë burrat, heshtjen kërkojnë,
qetësinë e dikurshëm, të shekullit pesëmdhjetë,
ndërtuar ishte xhamia në kala- kështjellën,
atëbotë rrënuar nga ardhacakët e shumtë.

 

Dora e Mahmud Pashë Rrotllës zbukuroi qytetin,
shikjim mahnitës shpërthen drejt Lumbardhit,
por dora mëkatare kurrë qetë nuk qëndron,
sërish ushtroi dhunë në Kalanë e Prizrenit.
 

 

SOT,
drejta e drejtësisë hasi në dyert e mbyllura,
mbuluar janë koridoret që shpiejnë në jetëgjatësi,
të thirrurit enden nëpër zyre të zbrazura,
rindërtimin e kultit do kërkojmë deri në pafundësi...

 

 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme