E drejta e kosovareve..!?

Kjo histori jo edhe aq e jashtzakonshme, por mbi te gjitha e drejte u glorifikua dhe u mitizua fale shkrimtareve gjermane(te cilet edhe ishin te lindur ne gjermani), Friderih Shileri dhe Gete te cilet ngriten larte stergjysherit e zviceraneve, per kerkimin e te drejtave te tyre elementare.

Kjo histori, e shprehur ne vepren me te njohur te Shilerit "Vilhelm Teli", e shkruajtur me inkurajimin e Getes, u vleresua tej-mase qofte per artin e saj, qofte per idene e saj, qe kishte per qellim demokracine, nese shprehemi me gjuhen e te sotshmes. Per te argumentuar me mire kete, ne nje interviste te shkrimtarit rus Aleksander Solzhenitsyn, laureatin e cmimit Nobel per letersi, shprehet se gjermanet me Shilerin dhe Geten, qe njekohesisht jane shkrimtaret qe kane ndikuar me shume te ai(se si nuk dihet?), duhet te jene ure-lidhese mes Evropes dhe Rusise. Por valle, cka na ndan dhe cka na bashkon ne(kosovareve) me zviceranet ne kete histori?

Ndarjet jane se ne jemi ne tokat tona plot 2000 vjet me pare, ata jane ne tokat e tyre me vone se sa shkatrimi i Perandorise Romake Perendimore ne vitin 476, e cila u shkatrua fale dyndjeve te popujve mes tyre edhe gjermane. Ata u larguan me deshire nga Gjermania per tu vendosur ne Zvicren e sotshme, kosovaret u larguan me dhune nga tokat e tyre. Ata vete u ndane nga fisi i tyre gjerman, ne pa-deshire na ndane nga fiset tona shqiptare.

Ata ishin fis gjerman dhe sundoheshin nga gjermanet, kosovaret jane shqiptare dhe sundohen nga sllavet-serbe. Ata kishin fene e njejte katolike (ne ate kohe), ne kemi fe te ndryshme. Ndersa gjeja qe na bashkon ne kete histori eshte nje: se edhe kosovaret edhe zviceranet jane keqtrajtuar dhe dhunuar padrejtesisht nga sundimtarete tyre, por ne fund Zviceranet u vleresuan per pavarsine e tyre nga nderkombetaret, aq sa sot jane krenare per historine e tyre dhe me stergjysherit e tyre, ndersa Kosova akoma nuk mundet te fitoje pavarsine dhe aq me pak te mburret me historine e saj. Per zviceranet te gjithe lexojne poezi humanitare dhe te qendreses ndaj tyre si:

"Te bejme c'eshte e udhes, jo me teper. Deshirojme te perzeme sundimtaret. Dhe robt e tyre t'ua rezojme kalarat; Porse ne qoft'e mundur, pa gjakderdhje" ("Vilhelm Teli, fq 101), ndersa per ne shqiptaret shume vende theksojne, dhe te tjeret lexojne se nuk kemi te drejte te cenojme kufijte e vendeve tjera! Valle, pse kjo bote ndryshon mendimet? Mos valle vdiqen njerezit qe shkruanin si Shileri, apo mos valle vdiqen ata qe benin kritiken sic e bene per vepren e tij...?

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme