Menu:
 
Navigatori i Kur'anit:
 
 
Kontakti
Name:

Email Adresa:

Mesazhi juaj:


Captcha
Shkruaj kodin:
Index -> Shkrime Aktuale ->

Ndikimi i reklamės nė zhvillimin e biznesit


Fatmire HASANI

Reklamat dhe biznesi

Nëse mesazhi i reklamës suaj është"Na përdorni ne, ne jemi të mençur" - mund t'ju bëjë të dukeni budalla. Gjithmonë do të ndjeheni ashtu kur nuk keni asgjë të rëndësishme për të thënë. Nëse mendoni se ideja juaj reklamuese mund të duket e kotë apo joprofesionale, dijeni që është e atillë

Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati


Arsyeja që i bën botuesit e gazetave dhe revistave të përpiqen për botime sa më interesante, është që t'i shtyjnë lexuesit të thonë: "Ky artikull më pëlqeu". Kështu, nëse përpiqeni të reklamoni produktin tuaj, mos pyetni kurrë: "Çfarë e bën produktin tonë kaq të mirë?" Përkundrazi, shtroni pyetjen: "Çfarë e bën produktin tonë interesant për lexuesit e asaj gazete apo reviste. Nëse doni që botuesit t'ju ndihmojnë, ndihmojini ju ata. Jepni atyre diçka interesante. Jepuni atyre një shërbim interesant. Mos lejoni që reklama juaj të flasë gjëra koti, shaka pa kripë. Nëse mesazhi i reklamës suaj është "Na përdorni ne,ne jemi të mençur",mund t'ju bëjë të dukeni budalla. Gjithmonë do të ndjeheni të atillë, kur nuk keni asgjë të rëndësishme për të thënë. Nëse mendoni se ideja juaj reklamuese mund të duket e kotë apo joprofesionale, dijeni që është e atillë. Thelbi i reklamës suaj është të thoni vërtet diçka që ia vlen, pa u bërë monoton në nxitje të klientëve. Sepse mesazhi i reklamës suaj duhet të jetë sa më imponues që të mund të përhapeni në çdo nivel, nuk është fakti që ju shisni diçka të mrekullueshme. Mos shisni produktin tuaj, por shisni nevojat e klientëve. Njoftohuni me nevojat e tyre. Zbuloni për çfarë kanë nevojë ata. Shmangeni monotoninë kur reklamoni diçka. Si do të ishit ndier sikur në një kompani biznesi, kur një agjent shitjesh ka diçka për të ju shitur,"Bla bla bla"Ai vazhdon,ju dëgjoni pa ua vënë veshin fjalëve të tij. Përfundimisht, ju e falënderoni atë,duke i premtuar që doktheni përsëri tek ai dhe nuk ktheni kurrë me. Duke u nisur nga ky shembull, paramendoni sikur një reklamë televizive apo edhe ndonjë reklamë shtypi të flet më shumë për veten e jo për nevojat e klientëve. Reklama juaj nuk duhet të fokusohet në atë që ju keni bërë apo që keni dëshirë të bëni, por pikërisht në nevojën e klientëve. Pra, flisni për të, jo për veten.

Për të ardhur deri te reklama duhet të bëni një njoftim paraprak. Njoftimi është përmendja në takime publike, prej të cilave njerëzit mësojnë diçka rreth tyre dhe e kanë më lehtë kompanitë që përdoren në reklamë. Nëse doni të reklamoni biznesin tuaj, bëni sa më shumë njoftime në lidhje me të, sepse njoftimi sjell një reklamë të suksesshme.




MEDIA DHE RAKLAMA


Reklamat e bizneseve të ndryshme në media kanë për qëllim të vënë në dijeni për daljen e mallit të ri; për të njohur klientët me cilësinë e mallrave; për të prezantuar çmimin e mallit; për të zbukuruar qytetin me pllakat (billboard); për të ndihmuar në ngritjen e standardit të jetesës përmes shtimit të prodhimit dhe, së fundi, për të edukuar shijen dhe për kulturë të re në qëndrimin ndaj mallit të ri.

Kuptohet që reklama ka për qëllim nxitjen për konsumim, por ajo ka edhe anët negative të saj, duke krijuar stres për personat që nuk mund të arrijnë të blejnë produktin e caktuar. Reklamat e shfaqura nëpër gazeta apo emisione radio-televizive thyejnë monotoninë e përmbajtjes dhe të dizajnit të zakonshëm. Ajo informon, edukon, argëton, apo thjesht nxit një konsum gjithnjë në rritje. Prej këtu kuptohet që do të rritet parreshtur konsumi nga muaji në muaj dhe sikurse shtohet prodhimi, bie kostoja e produktit në një njësi kohe dhe ulet çmimi i tij në treg. Nga kjo mund të themi se ka bërë një vërshim në familjet tona, duke konsumuar një produkt të caktuar. Pra, reklama ndikon jo vetëm për të thyer monotoninë nëpër shtyp dhe në televizione, por edhe për të përmirësuar standardet e jetës. Media në një farë mënyre "ushqehet" prej saj, por në anën tjetër i hap rrugë biznesit për sukses dhe shitje të produkteve. Ja, kjo është një linjë e fuqishme midis medias dhe biznesit!




REKLAMA NË TELEVIZION



Në krahasim me bartësit e tjerë të reklames, televizioni na ofron nje komunikim direkt më me shume kanale. Reklamat ne televizion kanë një potencial pjesëmarrës shumë të madh ngaqë si nje medium multisenzorial i bashkon të gjitha elementet efektive: fotografinë, gjuhën, muzikën, ngjyrën, lëvizjen dhe emocionin. Çdo element ndihmon që të ruajmë në kokë me mirë gjërat që ne i shikojmë. Fuqia e kujtesës dhe ndikimi janë në nivel shumë të lartë. Televizioni na lehtëson marrjen e informacionit ngaqë na dhuron informacione që i kuptojmë më lehtë dhe na jep mesazhe audiovizuale të cilat nuk kanëmë nevojë për deshifrim. Televizioni si një platformë reklamuese na jep një spekter të gjerëinformacionesh mu për shkak të vetive të tij unikate. Krah anëve shumë të gjera kualitative televizionin e bëjnë edhe shumë faktorë kuantitativ si bartës ideal të reklamave.

Veçantia e reklamave televizive qëndron në atë që reklamat televizive në krahasim me shpalljet nëpër gazeta dhe reklamave në radio perdorin 2 kanal bartes: Lajmi ose informacioni bartet edhe me fotografi edhe me zë. Në qoftëse e marrim parasysh mundësinë për bartjen dhe vendosjen e njëkohshme të fotografise, zërat dhe tekstit vijmë në konkluzion që spotet televizive janë shume efektiv dhekarakteristikat e nje produkti mund të barten deri te recipienti më mirë nëpermjet të reklamave televizive. Në këtë lloj reklame gjinden edhe mediat më ndikuese që janë fotografija dhe gjuha. Gjuha në radhë të parë nxit mendimet logjike-analitike dhe shërbenpër drejtimin racional të sjelljes. Fotografia transporton impulse jo-gjuhësore dhe qëndron për mendime dhe ndjenja intuitive dhe e drejton sjelljen emocionale të marrësit. Edhe pse një fotografi çliron edhe domethënie gjuhësore dhe një fjali konkrete nxjerr edhe imagjinata fotografike vlen në përgjithësi: Gjuha qëndron për argumentimin racional dhe fotografia per ndikim emocional.



FORMAT E REKLAMAVE DHE TRANSMETIMI I TYRE NË TELEVIZION


Televizionet publike ofrojnë çdo ditë reklama përveç fundjavave dhe
festave. Reklamat duhet të ndahen dukshëm nga programi. Reklamat mund të transmetohen në blloqe, por koha e tyre është e kufizuar, çdo ditë nga 20 minuta. Në televizionet private guxohet të bëhet reklamë edhe të shtunave dhe të dielave, si dhe gjatë festive, por edhe pas ores 20. Reklamat nuk mund të tejkalojnë 20 % nga e gjithë koha e transmetimit. Programet televizive që zgjasin më tepër se 60 minuta mund të ndërpriten vetem një herë nga reklamat. Kjo periudhë është shumë e saktë te filmat. Filma të ndryshëm, me gjatësi mbi 45 min, mund të ndërpriten vetëm një herë, ndërsa ato që zgjasin më tepër se 90 minuta mund të ndërpriten dy herë. Tri herë mund të ndërpriten vetëm filmat që zgjasin më tepër se 110 min. Ka edhe forma të tjera të reklamave, të cilat në televizion nuk llogariten si reklama: këtu mundesitë janë të mëdha: prej te sponzorizimi, emisione patronatesh e deri te Product – Placement und TV- Bartering. Ka edhe forma të ndryshme të reklamave, të cilat janë standardizuar nga televizione të ndryshme, p.sh.: sponzor për filma dhe seriale, sponzor për emisione speciale, reklamë për produkte brenda një emisioni informative, një emision kuizi, ku kandidatët mund të fitojnë një produkt të firmës X, si dhe sponzorimi i videotekstit, sponzorimi i kohës. Pikërisht në shumëllojshmërinë e transmetimit të formave të reklamave qëndron përparësia e televizioneve private ndaj atyre shtetërore. Në përgjithesi çmimi i një reklame varet nga numri i shikuesve të një grupi qellimor, që do të thotë se çmimet për emisionet që transmetohen pasdite ose në kohën kryesore, të ashtuquajtur Prime Time, janë më të larta se çmimet e emisioneve që jepen në mëngjes apo natën vonë. Nga ana tjetër, çmimet definohen edhe nga ana sezonale, ngaqë shikueshmëria, në stinen e dimrit mesatarisht është më e lartë, sesa në stinën e verës.




VENDOSJA E REKLAMAVE DHE DEDIKIMI I TYRE


Agjencitë e reklamave tentojnë që reklamën ta vendosin gjithnjë në një vend shumë të mirë të programit. Në përgjithësi mund të themi që në kohën e Prime Time-it (prej orës 20 e deri në 23) blloqet reklamuese janë më të dëshiruara, ngaqë në këto orë shikueshmëria është më e madhe. Kritere të tjera më me rëndësi janë edhe largësia e arritjes së formatit të programit dhe struktura e shikuesve, si p.sh. mosha, gjinia, rrogat etj.

Grupet më të privilegjuara të moshave nga ana e industrisë së reklamave janë grupet prej 14 deri ne 49 vjeç, të cilëve iu drejtohen mbi 80 % e kampanjave reklamuese televizive. Për këtë ka disa arsye: nga njëra anë, në këtë grup nuk është krijuar akoma besnikëria ndaj markave (firmave) të ndryshme, që do të thotë se klientët janë shumë fleksibilë në zgjedhjet e tyre gjatë blerjes dhe e ndërrojnë shpesh firmën apo markën. Kësaj i bashkangjitet edhe ajo që shikuesit më të moshuar e preferojnë reklamën që është më dinamike, që do të thotë se edhe këta ngacmohen pikërisht nga këto reklama që janë të përgatitura për grupmoshat prej 14 e deri në 49 vjeç.




ÇFARË GJUHE PËRDORIN REKLAMAT?



Nuk është aspak e rastësishme nëse në një reklamë televizive dëgjojmë gjuhën që përdorin të rinjtë apo edhe njerëzit në moshë të shtyrë. Është plotësisht e lejueshme sipas ekspertëve të reklamave, sepse është mënyra më e mirë për të tërhequr një grup të caktuar konsumatorësh ose për të tërhequr pikërisht ata për të cilët është bërë produkti. Në mes gjuhës së përditshme dhe gjuhës se reklamave ekziston një bashkëveprim, i cili nuk duhet nënvlerësuar dhe që nga njëra anë mund të shprehet që gjuha e reklamave përdor tendenca të gjuhës së përditshme ose nga ana tjetër e zgjeron gjuhën e përditshme me përdorimin dhe marrjen e teksteve të reklamave në përdorimin e gjuhës së përditshme.

Një shembull konkret për egzistimin edhe të të dyve mundësive është fjala „ist cool man"! prejardhja e së cilës pa dyshim që ka qenë nga gjuha e përditshme (gjuha e të rinjve) por pas përdorimt të kësaj fjalie në një kampanje reklamuese nxiti një valë të re kulturore dhe me këtë në gjuhën e përditshme mori një drejtim të veçante. Me gjithë përpjekjet që t'i qëndroje sa me afër gjithë reklames asaj të përditshmes përsëri gjuha e reklamave është artificiale dhe nuk posedon një realitet të të folurit, por është formuar për të krijuar efekt. Nga ana tjetër ajo i qëndron afër gjuhës folur.

Por,qëllimi kryesor që një person bënë tekstin e një rekalame është koncepti i mesazhit. Mesazhi duhet patjetër të ketë një efekt bindës me qellim që mos e humb qëllimin e tij. Është detyra e konceptimit që të gjithë argumentet, informacionet, apelet e ndryshme dhe fjalimet t'i ngushtoj në atë mënyrë që qellimi kryesor i informacionit të dërgohet deri te grupa qellimore (target group). Mbi grupën qëllimore duhet të kemi të gjitha informacionet e mundshme para se të fillojmë ta punojmë konceptin.

Një reklam duhet të përmbajë këto pika kresore për të dalur profesionalisht e suksesshme: Headline (titulli kryesor), Teksti, Slogani .

Pra, reklama duhet të ngreje vemendje. Kusht për këtë është një përmbledhje e ngjeshur e përmbajtjes.

Vemendja duhet psh, nëpermjet të suprizave ose tërheqjeve (ndjelljeve) të kthehet në një interesim të vertetë, nëpërmjet të sinjalizimit të preferencave të produktit duhet të krijohet një dëshirë (kërkesë),personi i qellimit duhet të kalojë në veprimin që pritet.



E Hėnė, 17 Gusht 2009; 17:12


Kerko:

 
Ju rekomandojmë :
 
Akaid dhe Fikh Islam:
 
Të përhershme:
 
Prezantime (Powerpoint)
 
Ilahi:
» Zeriislam.com nuk qëndron domosdoshmërisht pas çdo teksti të autorëve «
Copyright © ZeriIslam 2005-2009
Free counter and web stats