Fuqia e makthit - 1

Me këtë studim të tij Curtis shpjegon se si dhe pse ka ardhur deri tek fillesa e këtij iluzioni dhe në interes të kujt shkon ajo.

Në qendër të këtij rrëfimi janë dy grupe: neokonservatorët amerikanë dhe radikalistët islamikë. Ata së bashku kanë sjellë në fillimin e makthit të sotëm të paraqitur në aspekt të forcave të këqija sekrete dhe të organizuara të cilat e kërcënojnë botën, kurse ai makth politikanëve ua ka kthyer fuqinë dhe autoritetin.



Hyrje



Në të kaluarën politikanët kanë premtuar jëtë më të mirë. Metodat e tyre dallonin. Megjithatë, autoriteti i tyre dhe fuqia buronte nga vizionet optimiste që ia ofronin popullit të vet. Deri te realizimi i asaj jete më të mirë nuk ishte arritur prandaj njerëzit sot e kanë humbur shpresën tek ideologjia. Gjithnjë shumë e më shumë, politikanët shihen si menaxher i aspektit publik të jetës sonë.

Politikanët , ndërkaq, e kanë zbuluar një mënyrë të re që përsëri e vendos autoritetin dhe fuqinë e tyre. Në vend të premtimit se do të realizojnë ëndrrat tona, ata tani na premtojnë mbrojtjen prej maktheve të fuqishme. Pohojnë se si do të na shpëtojnë prej rreziqeve të tmerrshme që ne nuk i shohim dhe nuk i kuptojmë, ndërkaq më i madhi i atyre rreziqeve është terrorizmi ndërkombëtar, i paraqitur si rrjeti i fuqishëm dhe i keq me degë sekrete në vendet e gjithë botës dhe si kërcënim të cilit duhet kundërvënë.

Një pjesë e madhe e këtij frikësimi është i trilluar, që është ekzagjeruar dhe shtrembëruar prej politikanëve. Domethënë, bëhet fjalë për një iluzion të errtë që pa pyetur përhapet përmes propagandës së qeverive botërore, shërbimeve informative dhe mediave ndërkombëtare. BBC ju prezenton serialin dokumentar që shpjegon si dhe pse është arritur deri tek fillimi i këtij iluzioni dhe në favor të kujt shkon ai.



Në qendër të këtij rrëfimi janë dy grupe: neokonservatorët amerikanë dhe radikalistët islamikë. Edhe të parët edhe të dytët janë idealistë dhe deri te fillimi i të cilët (iluzion) ka ardhur për shkak të mossuksesit në tentim të sendërtimit të një jete më të mirë. Gjithashtu, ata kanë përgjigje të ngjashme në pyetjen: “Çka e ka shkaktuar atë mossukses?”. Këto dy grupe e kanë ndryshuar botën, por jo në atë kuptim se si e kishin menduar ta bënin. Ata së bashku kanë sjellë deri tek fillimi i makthit të sotëm të prezentuar në aspekt të forcave të këqija sekrete dhe të organizuara të cilat e kërcënojnë botën, (tek) po ato fantazi të njëjta që politikanëve ua kanë kthyer fuqinë dhe autoritetin e tyre. Kurse ata politikanë që kanë paraqitur makthin më të errët janë bërë më të fuqishmit.



Adam Curtis

Për autorin

Adam Curtis është njëri prej producentëve më eminent britanik për programe dokumentare televizive. Tashmë për shumë vjet punon për shtëpinë televizive britanike BBC. Para së të fillonte të merrej me punë prej producenti, Curtis ka ligjëruar shkencat politike në Oxford.

Në mesin e realizimeve të tij është një numër i njohur serish dokumentare që i karakterizon pasuria intelektuale. Mes tyre është: “The Century of The Self”, “The Westminister Set”, “Pandora’s Box”, “The Mayfair Set” dhe “An Ocean Apart”. Të gjitha këto seri merren me realitetin politik të kohës moderne, kështu për shembull, në “Pandora’s Box” Curtis trajton lidhjen e ngushtë mes shkencës dhe politikës në 50-të vitet e fundit, kurse në “The Century of The Self” Curtis nën thjerrëz i vendos kompanitë që merren eksluzivisht me “raportet me publikun” (public relations) dhe prezenton rezultatet e kërkimit të tij në fushën e manipulimit psikologjik të masave.

Dokumentarët e Curtis janë shfaqur në festivale të ndryshme ndërkombëtare të filmit duke përfshirë edhe festivalin në Kan. Puna e tij gjithashtu nuk ka mbetur pa u shpërblyer nga industritë filmike që kanë njohur imagjinatën e tij, origjinalitetin dhe kualitetin në punë. Për shembull, “Persistance of Vision Award” para ca kohe i është ndarë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Francisko.



Pjesa e parë:

Baby it’s cold outside

Bebi jashtë është ftohët

Colorado, viti 1949.



Rrëfimi fillon në verë të vitit 1949 kur inspektori shkollor me moshë mesatare nga Egjipti arrin në qytetin me emër Greely në Kolorado. Emri i tij ishte Sejid Kutb.

Kutbi ishte dërguar në ShBA për të studiuar sistemin e tyre mësimor. Atje ishte regjistruar në fakultetin lokal shtetëror. Fotografia e tij gjendet në panoramën e gjeneratës së studentëve me të cilët kishte studiuar. Mirëpo, fati i Kutbit ishte që të bëhej shumë më shumë se sa një inspektor shkollor. Në bazë të përvojës që kishte patur në Amerikë asaj vere, Kutbi më vonë ka zhvilluar një grumbull të fortë idesh, që i kanë inspiruar direkt ata që kanë pilotuar avionët me rastin e sulmit të 11 shtatorit.

(FUSNOTA 1: Edhe pse autori e vë në lidhje të drejtpërdrejt Kutbin me el Kaiden, librat e shkruara që Kutbi ka lënë pas vete flasin qartë se ai nuk ishte rekomandues i metodave që sot i shfrytëzon el Kaida. Edhe vetë autori e pranon këtë kur thotë më vonë se liderët e El Kaides kanë shfrytëzuar të pathënat e mëdha të teorive të Kutbit dhe idetë e tij janë interpretuar në mënyrë shumë më radikale se sa që kanë qenë në të vërtetë, shih f.29 & 30).)

Derisa udhëtonte nëpër ShBA, Kutbi behej gjithnjë e më shumë i zhgënjyer në Amerikë. Të gjitha ato gjëra që, shikuar sipërfaqësisht, vendin e përfaqësonin si të prosperuar dhe të lumtur, Kutbi i shihte si shenja të defektit dhe shkatërrimit të brendshëm.

“Ajo ishte Amerika e Trumanit. Dhe sot shumë amerikan atë periudhë e konsiderojnë si periudhë të artë të civilizimit të tyre”, thotë John Calvert, historian i Islamit. “Por Kutbi në gjithë atë shihte diç të keqe. Në të gjitha anët rreth vetes ishte i ballafaquar me mungesë njerëzie, vese të këqija, vullgaritet, biseda në të cilat në fokus ishin yjet e filmave, çmimet e makinave…Kutbi gjithashtu, ishte shumë i shqetësuar me faktin se banorët e qytezës në të cilin banonte shumë kohë kalonin duke i kushtuar kujdes kopshteve rreth shtëpive të tyre. Kjo për Kutbin ishte një pasqyrë e aspektit egoist dhe materialist të jetës amerikane. Amerikanët jetonin jetë të izoluar të rrethuar me kopshtet e tyre. Lakmonin të mirat materiale. Mu kjo është, sikurse thotë Kutb, shija e vërtetë e Amerikës.

Kutbi ishte i bindur se atë që e shihte para vetes, në të vërtetë, ishte realitet i shtrembëruar dhe i rrezikshëm që gjendej nën sipërfaqen e jetës së zakonshme amerikane. Kështu një natë kishte shkuar në një vallëzim që ishte organizuar në hollin (sallën) e kishës lokale. Dikur më vonë ka shkruar se ajo që kishte parë atë natë ia kishte kristalizuar vizionin e vet.”



“Kutbi thotë”, vazhdon Calvert, “se si prifti kishte lëshuar në gramafon njërin prej hiteve të mëdha të asaj kohe ‘Baby it’s cold outside’ dhe se si kishte pakësuar intensitetin e dritës që të formonte një atmosferë të bukur romantike, e pastaj, sikurse thotë Kutbi, gjokset ishin ngjitur për gjokse, kurse duart ishin pështjellur rreth belit. Hapësira e tëra ishte mbushur me pasion dhe dashuri.”

Për shumicën e njerëzve, të vërejturit e kësaj ngjarjeje do të paraqiste një pamje të pafaj të lumturisë rinore, por Kutbi kishte parë diç tjetër. Vallëzuesit që silleshin para tij për të ishin shpirtra tragjik, të humbur. Besonin se ishin të lirë, por në të vërtetë, ishin në grackë të dëshirave të tyre egoiste dhe të zjarrta. Shoqëria amerikane nuk kishte shkuar përpara. Ajo popullin e shpinte prapa. Njerëzit ishin bërë qenie të izoluara, të prirur nga qejfet primitive shtazarake. Krijesa të tilla, besonte Kutb, kishin mundësi që të shkatërronin ato forca që e ruanin shoqërinë nga shkatërrimi. Ata natë Kutbi ishte bërë i vendosur që të pengonte këtë dukuri të individualizmit egoist që të marrë vrull në atdheun e tij.



Çikago

Kutbi nuk ishte i vetmuar në kësi lloj mendimesh. Në Çikago në të njëjtën kohë ekzistonte njeriu që, gjithashtu, i frikësohej fuqisë desktruktive të individualizmit në Amerikë. Ai ishte filozofi politik në Universitetin e Çikagos, të cilin pak kush e kuptonte. Mirëpo, idetë e tija më vonë kanë patur pasoja largpamëse, sepse janë bërë forca kryesore që kanë formësuar lëvizjen e neokonservatorëve, që sot dominojnë qeverinë amerikane. Emri i tij ishte Leo Strauss.

Straussi është person misterioz. Ka refuzuar që të qëndroj para kamerës dhe asnjëherë nuk ka pranuar që ta intervistojnë. Veten ia ka dedikuar organizimit të grupeve me ithtarë lojal që i ka mësuar se shoqëria prosperuese dhe liberale në të cilën jetonin në vete përmbante farën e destrukcionit personal.

“Ai nuk ka dhënë intervista as që ka shkruar ese, as që është paraqitur në radio (atëherë akoma nuk kishte TV) etj.”, thotë profesor Harvey Mansfield, filozof nga universiteti i Harvardit. “Por ai ka dëshiruar të ketë grupin e ithtarëve në mënyrë që edhe të tjerët të shihnin atë që shihte ai, e ajo është se liberalizmi perëndimor shpie kah nihilizmi

(FUSNOTA 2: Fjala nihilizëm ka shumë kuptime, por njëri prej tyre është edhe mospranimi i çfarëdo vlere morale dhe fetare)

dhe se ai liberalizëm ka kaluar përmes fazës së transformimit, pas së cilës nuk ka mundur më as të jetë i definuar as të mbrohet. Ai transformim ka marrë çdo gjë të lëvdueshme dhe të vlefshme, nga qeniet njerëzore dhe na ka shndërruar neve në kafshë rrapashyte dhe të shëmtuara, në shtazë që jetojnë në grigjë (kope), në kafshë harbute dhe të sëmura të kënaqura me mënyrën e rrezikshme të jetesës, ku asgjë nuk është me siguri e vërtetë dhe ku çdo gjë është e lejuar.”

Strauss ka besuar se ideja e lirisë së individit ka çuar deri aty sa njerëzit me skepticizëm të shohin në të gjitha vlerat dhe të gjitha të vërtetat morale. Në vend të atyre vlerave dhe moralitetit, njerëzit janë bërë të udhëhequr nga ëndjet e tyre egoiste, kurse një sjellje e tillë ka kërcënuar që të zhduk vlerat që kanë qenë të përbashkëta për të gjithë njerëzit dhe që kanë mundësuar funksionimin e shoqërisë.

Straussi ka qenë i bindur se ekziston mënyra që kjo të ndalet. Politikanët do të duhej të vendosnin mite të fuqishme dhe inspiruese në të cilat do të mund të besonte gjithsecili. Është e mundshme që ato mite të mos jenë të vërteta, por ishin iluzione të domosdoshme.

P.sh. njëra prej atyre iluzioneve është religjioni, i dyti është kombi etj. Në Amerikë, ishte ideja se shteti i tyre ka fatin unikal të luftës kundër forcave të së keqes në gjithë botën. Ky mit është personifikuar në serialin televiziv Gunsmoke (Tym nga pistoleta), të preferuar prej Straussit

“Straussi ka qenë ithtar i madh i programit televiziv amerikan dhe Gunsmoke, ai për të ishte më joshësi, tregon professor Stanley Rosen, nxënës i Straussit prej vitit 1949.

“Strauss kthehej me nxitim nga ligjërata që përfundonte rreth 17:30 në mënyrë që me shpejtësi të mund të hante darkën dhe të merrte vendin e vet përpara televizionit para se të fillonte shfaqja e serialit Gunsmoke. Konsideronte se ai serial ishte i mirë dhe se kishte efekt pozitiv në publikun amerikan ngase paraqiste konfliktin ndërmjet të mirës dhe të keqes në një mënyrë që gjithsecili mund ta kuptonte. Heroi i serialit bart kapelë të bardh. Është më i shpejt në pistoletë se personazhi negativ. Personazhi pozitiv në fund gjithnjë ngadhënjen, dhe jo vetëm që fiton personazhi pozitiv por edhe vlerat janë të qarta: ‘Kjo është Amerika. Ne do të fitojmë ndaj së keqes që përpiqet të na zhduk neve dhe vlerat tona perëndimore.’ Bëhej fjalë për të mirën e qartë dhe të keqen e qartë.”

Perry Mason, gjithashtu ishte serial televiziv që ishte i pëlqyeshëm për Leo Straussin. “Ky serial”, i thoshte ai nxënësve të tij, “paraqet shembull që ata (elita) duhet ta ndjekin. Në publik ata duhet të promovojnë mite që janë të domosdoshme që të shpëtohet Amerika nga shkatërrimi, kurse në jetën e tyre private ata nuk detyrohen që të besojnë në to.”

“Perry Mason ishte ndryshe nga Gunsmoke”, vazhdon Roseni. “Njeri shumë dhelparak, avokat, që është, me sa mund të shohim ne nga sjellja e tij, shumë i moralshëm dhe është i aftë të shfrytëzoj inteligjencën e vet dhe shpejtësinë e mendjes së tij që klientët e tij ti nxjerrë nga rreziku. Ndërkaq, ai, ka mundësi, të na mashtroj sepse është më i mençur se ne. A e flet vërtet ai të vërtetën? A është klienti i tij vërtet fajtor?”

Viti 1950

Sejid Kutbi kthehet nga Amerika në Egjipt. Dhe ai ishte shumë i vendosur që të gjente mënyra në mënyrë që të pengonte forcat e individualizmit egoist. Derisa akoma udhëtonte, fillon të formoj vizionin e një lloji të ri të shoqërisë që do të kishte të gjitha përparësitë e shkencës dhe teknologjisë perëndimore, por që në të islami politik do të kishte rolin qendror. Në atë mënyrë do të kontrollonte individualizimn dhe do të ofronte kornizë morale që do ti pamundësonte dëshirave egoiste që të ngadhënjenin njerëzit. Mirëpo, Kutbi shpejt vëren se mënyra amerikane e jetesës po përhapej në Egjipt me çka njerëzit binin në grackë të ëndrrës së ashpër amerikane. Prandaj, ajo që tani ishte e nevojshme, besonte Kutbi, ishte elita që do të qëndronte në krye dhe që do të ishte e aftë të shoh atë që, në të vërtetë, fshihet pas këtyre të drejtave iluzore, mu ashtu sikurse ai i kishte parë kur ishte në Amerikë. Ai grup elitë më pas do ti shpinte masat në rrugën e të kuptuarit të vërtetës.

Dr. Azzam Tamimi nga Instituti për mendimin politik islam thotë: “Masave u nevojitet dikush që ti udhëheq dhe një grup i këtillë do të ishte i obligueshëm që ti nxjerr ato nga errësira në dritën e islamit. Masat i janë dhënë dëshirave egoiste, kurse Kutbi ka dëshiruar që elita të jetë ndryshe, të jetë e pastër, jashtë kornizave të këtij realiteti të prishur në mënyrë që njerëzit ti çonin kah e vërteta.”

Gjatë kthimit, Kutbi në Egjipt u bë politikisht aktiv dhe i është bashkangjitur organizatës me emrin Vëllezërit muslimanë. Kjo organizatë ka dëshiruar që islami të jetë faktor udhëheqës në qeverinë e shoqërisë egjiptiane. Ajo prandaj ka ndihmuar revolucionin që ka udhëhequr gjeneral Naseri dhe që ka përmbysur nga funksionet udhëheqëse mbetjen e fundit të sundimit britanik. Naseri shumë shpejt ka bërë me dije se Egjipti i ri do të jetë një shoqëri sekulariste që do të pasoj vlerat e moralit perëndimor.

Në një afat shumë të shkurtër kohor ka lidhur aleancë me Amerikën, kurse CIA më pas ka arritur në Egjipt në mënyrë që të organizonte shërbimin e sigurimit shtetëror për regjimin e sapovendosur. Të ballafaquar me këto rrethana, Vëllazëria muslimane fillon të organizohet kundër Naserit, dhe qysh në vitin 1954 Kutbi, së bashku edhe me disa njerëz udhëheqës të Vëllezërve musliman, do të burgosej nga ana e shërbimit sekret. Ajo që i ka ndodhur Kutbit më pas ka lënë pasoja në gjithë botën.

Gjatë viteve të 70-ta të shekullit të kaluar, në bazë të dëshmisë së të mbijetuarve është regjistruar filmi që ka paraqitur se çfarë ka ndodhur në burgun kryesor të Naserit gjatë kohës së viteve 50-të dhe 60-të. Ekzekutuesit e torturave, që ishin trajnuar nga ana e CIA-s, kanë ushtruar violencë të pakontrolluar ndaj antarëve të Vëllazërisë muslimane, nën akuzën se kishin planifikuar rrëzimin e Naserit nga pushteti. Në njërin prej incidenteve, trupi i Kutbit është lyer me dhjamë kafshe dhe në qeli, ku ishte i burgosur, janë lëshuar qentë që ishin të dresuar të sulmonin njerëzit. Në atë qeli burgu Kutbi kishte mbijetuar infraktin.

Gjenerali Fouad Allam, revizor i të burgosurve pranë Ministrisë së punëve të brendshme në periudhën ndërmjet 1958 deri më 1987 thotë: “Sejid Kutbi konsiderohej individ superior. Veten e shihte si mendimtar i rëndësishëm islam, si personalitet i fuqishëm, por megjithatë kur ishte në burgun ushtarak në fund na ka dhënë të dhëna të sakta për grupin e tij sekret dhe për urdhrat që ua kishte dhënë. Urdhri më i rrezikshëm prej tyre ishte që të shkaktohej derdhja e ujit nga lumi Nil dhe kështu të përmbytet ky vend i korruptuar pabesimtar.”

Kutbi ka mbijetuar, por të gjitha torturat nëpër të cilat kishte kaluar kanë patur efekt të fuqishëm radikalizues në idetë e tij. Deri në ato momente besonte se idetë sekulariste perëndimore kanë shkaktuar vetëm egoizëm dhe izolim që kishte parë në ShBA. Ndërkaq, torturat të cilave u ishte nënshtruar dhe i kishte dëshmuar, e kishin bindur, sikurse kishte besuar, se ato ide perëndimore, gjithashtu, janë aspekte brutale dhe barbare në qeniet njerëzore. Prandaj Kutbi në mënyrën e jetës perëndimore fillon të shoh si në një sëmundje me pasoja plotësisht destruktive përhapej në gjithë botën. Atë sëmundje e ka quajtur xhahilijet, dtth gjendje e prapambeturisë dhe injorancës barbare. Kurse ajo që ishte e tmerrshme dhe e frikshme është fakti se njerëzit as që ishin të vetëdijshëm se ishin të infektuar. Përkundrazi, ata jetonin me bindjen se ishin të lirë dhe se politikanët e tyre i çonin përpara në një botë të re, përderisa ata në të vërtetë, shkonin prapa kah epoka e barbarizmit.

“Në një gjendje të këtillë xhahilijeti është veçanërisht i rrezikshëm ngase nuk përhapej vetëm përmes rrugës së forcave të perëndimit, por edhe vetë muslimanët ishin infektuar me xhahilijet, kështu që rreziku për islamin vinte edhe nga brenda. Pra, sulmi nga jashtë dhe sulmi nga brenda”, shpjegon Roxanne Euben, shkencëtar politik. “Kjo përfaqëson një gjendje të jashtëzakonshme sepse xhahilijeti përfshin çdo gjë dhe gjithkënd. Është infektuar edhe aftësia jonë e të vrojtuarit (kuptuarit) ngase nuk jemi të aftë që të kuptojmë se jemi të sëmurë, se tani adhurojmë materializmin, dëshirat tona, atë që ne e konsiderojmë të vërtetë, e jo atë që përnjëmend është e vërtetë. Pra, bëhet fjalë në mënyrë të pabesueshme për një ndjenjë të konfrontimit të madh ku islami është i sulmuar nga të gjitha anët: nga brenda, nga jashtë, në aspektin kulturor, ushtarak, ekonomik, politik. Në rrethana të këtilla çdo formë e luftës bëhet e arsyeshme dhe legjitime, dhe ajo luftë bëhet esenciale edhe për vetë ekzistencën e islamit. Si e tillë ajo, në njëfarë mënyre, përfaqëson realizim të vullnetit të Zotit.”

Sipas Kutbit, xhahilijeti aq thellë ka depërtuar në mendjet e muslimanëve sa që ka qenë e nevojshme të gjendet ndonjë formë efikase në mënyrë që të liroheshin (prej tij). Në serinë e librave, që i kishte shkruar fshehtas në burg, e që më pas janë kontabanduar në liri, Kutbi ka ftuar në udhëheqës revolucionar që do të rebelonin dhe do ti rrëzonin nga pushteti liderët që kishin lejuar që xhahilijeti të infektonte shtetin e tyre. Implikimi ka qenë në atë se ishte e justifikueshme që ata liderë të likuidoheshin ngase ishin bërë të korruptuar deri në atë masë sa që më nuk ishin muslimanë, edhe pse pohonin se janë muslimanë. I ballafaquar me këtë, Naseri kishte vendosur ta shkatërronte Kutbin dhe idetë e tij.

Kështu në vitin 1966, Kutbi dërgohet në gjykim me akuzën për tradhti. Pamja e tij, në të cilën ai priste ti shqiptohej dënimi, është i vetmi shënim (regjistrim) i tij i njohur me video. Vendimi për fajësinë e Kutbit ishte marrë qysh para vetë gjykimit, kurse më 26 gusht 1966 mbi të është ekzekutuar dënimi me vdekje. Mirëpo, idetë e tij kanë vazhduar të jetojnë. Vetëm një ditë pas ekzekutimit të tij një shkollar i ri ka themeluar grupin e fshehtë, duke shpresuar se ai grup një ditë do të bëhet prijatar gjë të cilën e kishte shpresuar Kutbi. Emri i tij ishte Ejmen Dhavahiri, kurse Dhavahiri është personi që më vonë do të bëhet mentor i Usame bin Ladenit.

Amerika, viti 1967

Në po të njëjtën kohë kur idetë e Sejid Kutbit dukeshin (si) të vdekura dhe të varrosura, idetë e Straussit mbi atë se si të transformohej Amerika ishin bërë pikërisht të fuqishme dhe influencuese, sepse rregullimi politiko-liberal, që kishte dominuar në Amerikë qysh nga Lufta e Dytë Botërore, kishte filluar të dështoj.

Ora 23:00, 25 korrik, viti 1967.

“Ligji dhe rendi publik dhe paqja kanë pushuar të veprojnë në Detroid, në shtetin Miçingen”, ishin këto fjalët me të cilat presidenti Lyndon B. Johnson që i ishte drejtuar publikut amerikan me rastin e trazirave që kishin shpërthyer atje. “Plaçkitje, grabitje, vrasje…”

Vetëm disa vjet para kësaj presidenti Johnson kishte premtuar dispozita ligjore që do të kishin pasur për pasojë një jetë të re dhe më të mirë në Amerikë. Atë e kishte quajtur atë shoqëri Madhështore. “Shoqëria Madhështore është vendi ku çdo fëmijë mund të vij deri tek njohja që e pasuron mendjen e tij” ka porositur presidenti Jonson në vitin 1964. Mirëpo, me dhunë çfarë nuk ishte parë asnjëherë deri atëherë në Amerikë, ajo ëndërr e Jonsonit, tani dukej, sikur ishte shkatërruar. Në rrethana të këtilla, një gazetar eminent liberal kishte filluar të dyshonte në pohimin se si dispozitat ligjore ishin ato që vërtet ishin përgjegjëse për destruktivitetin e shoqërisë.

“Sikur të kishit pyetur cilindo liberalist të vitit 1960 për një grup ligjesh, duke cituar të gjitha ligjet që vërtet ishin nxjerrë gjatë vitit 1960 dhe 1970: ‘A mendoni se si rezultat i atyre ligjeve do të vij deri te rritja e kriminalitetit, varësia prej drogës, dhe të gjitha llojet ilegale, apo se do të vij deri tek pakësimi i tyre?’ Është e qartë se të gjithë do të thonin se do të vinte deri tek pakësimi i gjithë kësaj. Dhe të gjithë do të gabonin. Mirëpo, liberalët akoma gjithnjë nuk ia kanë dalë që të ballafaqohen më këtë. Ata kanë patur rastin, kanë vendosur reformat e tyre, por ato kanë sjell deri te pasojat që nuk kishin shpresuar, dhe nuk do të dinin se si të përgjigjeshin në këtë”, deklaron Irving Kristol.

Në vitet e hershme të 70-tave të shekullit të shkuar, Irving Kristol ishte vënë në fokus të një grupi të intelektualëve të pakënaqur në Vashington që ishin të vendosur në qëllimin e tyre që të kuptojnë se pse politika optimiste liberale ishte e pasukseshme. Përgjigjen e kishin gjetur në teoritë e Leo Straussit. Straussi kishte pohuar se vetë baza e liberalizmit, dmth të besuarit në lirinë e individit, ishte ajo që kishte shkaktuar kaos, sepse kishte shkatërruar kornizën e përbashkët morale që e kishte mbajtur shoqërinë së bashku. Individët anonin kah interesat e tyre personale dhe egoiste dhe kjo pashmangshëm shpiente në konflikt. Meqenëse kjo lëvizje rritej gjithnjë e më shumë, ithtarët e Straussit kishin arritur në Vashington, në mënyrë që ti bashkoheshin këtij grupi. Disa prej tyre, sikurse ishin Paul Wolfowitz dhe Francis Fukuyama, kishin mësuar idetë e Straussit në Universitetin e Çikagos.

(FUSNOTA 3: Wolfowitz tani është një person me përvojë politike gati tridhjetëvjeçare në Vashington. Momentalisht është zv.minister i mbrojtjes dhe mes të gjithë nëpunësit të qeverisë së tanishme amerikane konsiderohet rekomanduesi më i zjarrtë i përdorimit të fuqisë ushtarake në botë. Para ca kohe është emëruar kryesues i bankës Botërore).

Krahas këtyre, ka patur edhe të tillë, sikurse William Kristol, biri i Irving Kristolit, që kanë mësuar për teoritë e Straussit në universitetin e Harvardit. Ky grup i njerëzve është bërë i njohur me emrin neokonservatorët.

“Shumë prej tyre” thotë William Kristol, “nuk kanë mund të fitojnë vende pune në universitete sepse fakultetet e shkencave politike dhe të filozofisë nuk kanë pasur mendim pozitiv për ata që ishin konservator, mandej edhe sikur të ishin konservator të matur. Është e vërtetë edhe ajo se shumë njerëz që kanë kryer (studimet) në Vashington karrierën e tyre e kanë filluar në universitete, por e kanë kuptuar se atje nuk kanë ndonjë të ardhme prosperuese. Rasti i tillë ka qenë me mua dhe me Paulom Walfowitzin. Atë që e kemi patur të gjithë të përbashkët, sipas mendimit tim, ishte dyshimi i caktuar për atë që dikur dukej si përparim i sigurtë i liberalizmit. Dy themelet filozofike të demokracisë liberale janë dobësuar. Mendoj se ithtarët e Straussit që kanë ardhur në Vashington nuk kanë parë si Cherchili ose Linkolni, por, ju siguroj në këtë, kanë konsideruar se ekziston diçka fisnike që është në shërbim të shoqërisë, prandaj janë munduar të japin kontributin e tyre në shumë sfera të jetës politike.”

Neokonservatorët ishin idealistë. Qëllimi i tyre ishte të përpiqeshin të ndalnin rënien e shoqërisë, që e kishin nxitur, sikurse besonin liritë liberale. Kanë dëshiruar ti bashkojnë njerëzit duke u dhënë një qëllim të përbashkët. Njëri prej ndikimeve të tyre të mëdha ka buruar nga teoria e Straussit. Me fjalë të tjera, kanë ndërtuar një mit ku Amerika paraqitet si komb i vetëm (unikal) fati i së cilës është që të luftoj kundër fuqive të së keqës në botë. Në projektimin e tyre burim i së keqes ishte kundërshtari amerikan në kohën e luftës së ftohtë - Bashkimi Sovjetik. Në këtë mënyrë kanë konsideruar se jo vetëm që do ti japin qëllim dhe kuptim të ri jetës së njerëzve, por se do t’ia dalin që në botë të përhapin mirësitë e demokracisë.

Profesori Stephen Holmes, filozof politik thotë: “Sipas këtyre ithtarëve të Straussit, ShBA-të jo vetëm që do të kishin mundësi të përhapnin mirëqenien e demokracisë nëpër botë, por gjithashtu do të mund të kapërcenin dobësitë bazë të shoqërisë amerikane, shoqërisë që po vuan një kohë, gati deri në kalbje, sikurse e kanë patur zakon të thonë, kurse e gjithë kjo për shkak të relativzmit, mungesës së vetëbesimit, mungesës së besimit në vetvete… Njëri prej projekteve kryesore të ithtarëve të Straussit në kohën e luftës së ftohtë ishte forcimi i vetëbesimit tek Amerikanët dhe forcimi i bindjes se Amerika padyshim është i vetmi burim i së mirës në botë, dhe si e tillë është e nevojshme që ti ndihmohet asaj (botës), në të kundërtën botën do ta mbizotëronte e keqja.“

Mirëpo, për ta arritur këtë, neokonservatorët është dashur të ngadhënjenin njërin prej njerëzve më të fuqishëm në botë, Henry Kissingerin,, që ishte ministër amerikan i punëve të jashtme gjatë kohës së sundimit të Nixonit dhe që nuk ka besuar në një botë thjesht bardh-e zi në të cilën ka ekzistuar vetëm e mira dhe e keqja. Ideja e Kisinxherit ishte vizioni i tij i rreptë pragmatik i fuqisë së botës. Domethënë, në situatën në të cilën ishte Amerika në kaosin gjithnjë e më shumë serioz politik dhe shoqëror, Kisinxheri dëshironte që shteti i tij të hiqte dorë nga betejat ideologjike. Në vend të tyre, konsideronte ai ishte e nevojshme të pajtoheshin me shtete sikurse Bashkimi Sovjetik, duke krijuar në atë mënyrë një lloj të varësisë globale reciproke. Kisinxheri ka paraparë se një rend i tillë do ta bënte Amerikën më të sigurt.

Në intervistën dhënë më 1975, Henry Kisinxher, thotë: “Besoj se përkundër gjithë shqetësimeve më të cilat ballafaqohemi momentalisht, në këtë çast, gjithashtu ekziston një rast jo i përditshëm që për herë të parë në histori të formohet vërtet një shoqëri globale, që mbartet nga parimi i varësisë reciproke. Dhe nëse ndërmarrim veprime të mençura, që me vete bartin vizione të sakta, mendoj se në të ardhmen do të mund ti përmendim të gjitha këto probleme si një e keqe e domosdoshme nga e cila ka dal një rend kreativ dhe më i mirë botëror.

Kisinxheri ka filluar këtë proces në vitin 1972, kur Bashkimit Sovjetik ia kishte dalë që të nënshkruaj marrëveshjen me ShBA-në, me çka kufizoheshin aftësitë nukleare edhe të njërit edhe të tjetrit. Ishte ky fillim i asaj që është quajtur Detanta.

(FUSNOTA 4: Detanta- politika e shtimit të lidhjeve diplomatike, komerciale dhe kulturore ndërmjet shteteve rivale me qëllim të pakësimit të tensioneve.)

Presidenti Nekson me atë rast është kthyer në Amerikë si ngadhënjimtar duke deklaruar se koha e frikës ka mbaruar.

Ai në qershor të vitit 1972 ka deklaruar: “Të premten e shkuar në Moskë dëshmuam fillimin e përfundimit të periudhës që ka filluar në vitin 1945. Me këtë hap kemi shtuar sigurinë e dy kombeve. Jemi nisur me pakësimin e nivelit të frikës me atë që kemi pakësuar shkaqet që çojnë deri tek ajo frikë, si për dy popujt tanë ashtu edhe për gjithë botën.”

Mirëpo, bota pa frikë nuk është ajo që i ishte e nevojshme neokonservatorëve për realizimin e projektit të tyre. Prandaj ishin hedhur në punë për të zhdukur vizionin e Henry Kisinxherit. Ajo që ia kishte ofruar rastin për një gjë të tillë ishte erozioni gjithnjë e më i madh i fuqisë politike amerikane, si jashtë ashtu edhe në shtëpi. Disfata në Vijetnam, pastaj dorëheqja e presidentit Nikson për shkak të aferës Watergate, kishte sjell në krizë besimin ndaj udhëheqjes politike amerikane. Neokonservatorët e kishin shfrytëzuar këtë moment dhe kishin hyrë në koalicion me dy të djathtë në qeverinë e sapoformuar të Gerard Fordit. Njëri prej tyre ishte Donald Rumsfeld, atëherë ministër i sapoemëruar i mbrojtjes

(FUSNOTA 5: Rumsfeld e ushtron të njëjtin funksion edhe në qeverinë e George W. Bushit që nga viti 2001 e deri më sot),

kurse i dyti ishte Dick Cheney, shef i kabinetit të Presidentit.

(FUSNOTA 6: Cheney ka ushtruar funksionin e ministrit të mbrojtjes gjatë kohës së qeverisë së Bushit plakë, kurse sot është nënpresident amerikan).

Rumsfeld shumë shpejt kishte filluar të mbante fjalime, duke pohuar se si Sovjetikët kishin injoruar marrëveshjen e Kisinxherit dhe se në fshehtësi prodhonin armë të reja duke patur për qëllim që të sulmojnë Amerikën.

Ministri amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld në vitin 1976 deklaron: “Bashkimi Sovjetik nuk po rri qetë. Nuk po hesht në aspekt të shkallës së përpjekjeve të investuara, nuk po hesht në çështjen e prodhimit të armëve, nuk po hesht në aspekt të përhapjes së aftësive të tij institucionale për prodhimin e armëve shtesë me nivel gjithnjë e më të madh të prodhimit, madje nuk po hesht as në çështjen e përhapjes të aftësive të veta që gjithnjë e më shumë të përmirësoj sofistikimin e atyre armëve. Vit pas viti ata tregojnë vendosmëri në qëllimet e veta. Tani çështja ç’është ajo që ne do të duhej të bënim për shkak të gjithë kësaj.”

CIA ka konsideruar se e gjithë kjo është sajim i plotë. Të të njëjtit mendim ishin edhe agjencionet e tjera që pandërprerë punonin në përgjimin e Bashkimit Sovjetik duke kërkuar ndonjë indikator që do të tregonte për rrezikim, ndërkaq, në pohimet e Rumsfeldit nuk kishte të vërtetë. Edhe përkundër kësaj, Rumsfeld kishte shfrytëzuar pozicionin e tij në qeveri që të bind presidentin Ford që të riaktivizonte komisionin që do të hulumtonte këtë. Në krye të këtij komisioni ishte vendosur një grup i neokonservatorëve, mes të cilëve ishte edhe Paul Wolfowitz. Qëllimi i tyre ishte që të ndryshonin vështrimin amerikan karshi Bashkimit Sovjetik.

“Rumsfeldi ka dal triumfues nga ajo betejë tejet intensive politike që është zhvilluar në Vashington në vitet 1975 dhe 1976”, thotë Melvin Goodman, shef i seksionit të CIA-s për çështjet sovjetike në periudhën prej vitit 1976 deri në vitin 1987. “Si pjesë e asaj lufte, Rumsfeldi dhe të tjerë, njerëz sikurse Paul Wolfowitzi, tashmë dëshironin të infiltroheshin në CIA. Misioni i tyre ishte krijimi i një vizioni shumë më të rreptë për Bashkimin Sovjetik, për qëllimet sovjetike, pastaj për vështrimin sovjetik në çështjen e hyrjes dhe fitores në luftën nukleare.”

Neokonservatorët si kryesues të këtij komisioni kanë zgjedhur kritikuesin dhe historianin e njohur të Bashkimit Sovjetik me emrin Richard Pipes. Pipes ishte i bindur që Sovjetët, pavarësisht nga ajo që kishin deklaruar publikisht, fshehtas edhe më tutje kishin për qëllim që ta sulmonin dhe ta mundnin Amerikën. Ai ishte qëndrimi i tyre i fshehtë.

Komisioni i riaktivizuar ishte i njohur me emrin Ekipi B, kurse përsoni i tij i dytë udhëheqës ishte Paul Wolfowitz.

Profesor Richard Pipes thotë: “Plani ishte të emërohej grupi i ekspertëve të jashtëm që do të vinin në dorë të gjitha provat që posedonte CIA dhe në bazë të cilave kishte arritur deri tek këto konkluzione në mënyrë që të shihej se ai grup a do të mund të vinte deri tek ndonjë konkluzion tjetër. Mua më kanë lutur që të jam udhëheqës i atij grupi sepse unë nuk isha ekspert për armatimin nuklear. Unë, nëse asgjë tjetër, isha ekspert për mënyrën e të menduarit sovjetik, por jo ekspert për armatim. Mirëpo, në atë edhe ishte çelësi i të gjithave. Shtrohej pyetja e mentalitetit të strukturës sovjetike. CIA

(FUSNOTA 7: Atëherë ishin të njohur me ofiqin “njehsor të kokrrave të groshit- bizeles)

shihte vetëm tek armët, kurse armët mund të shfrytëzohen në shumë mënyra. Mund të shfrytëzohen për qëllime mbrojtëse dhe ofansive. Dhe kështu unë kam mbledhur grupin e ekspertëve dhe kemi filluar ti shikojmë dëshmitë.”

Ekipi B ka filluar me hulumtimin e të dhënave për Bashkimin Sovjetik. Mirëpo, pa marrë parasysh se sa me kujdes i kanë verifikuar, kanë hasur në një numër shumë të vogël të argumenteve për armatimin e rrezikshëm ose për sistemin mbrojtës që kishin pohuar se Bashkimi Sovjetik po e zhvillonte. Në vend të përfundimit që do të tregonte se sistemet nuk ekzistojnë Ekipi B kishte supozuar se si Sovjetët kishin zhvilluar sisteme që ishin aq të sofistikuar sa që ishte e pamundur për tu zbuluar. Për shembull, nuk kishin mundur të gjejnë kurrfarë dëshmi që do të tregonte se Flota Nëndetare Sovjetike ishte e pajisur me sistemin mbrojtës akustik. “Kjo do të thotë”, pohonte Ekipi B, se “Sovjetikët, në të vërtetë, kishin shpikur një sistem të ri joakustik që ishte e pamundur të zbulohej.” Nga kjo dilte se e tërë flota Nëndetare Amerikane ishte në rrezik nga kërcënimet e padukshme që ishin të vërteta, edhe pse për ekzistencën e tyre nuk kishte kurrfarë provash.

Dr. Anne Cahn, që ka punuar prej vitit 1977 deri në vitin 1980 pranë Agjensionit për kontrollim të armatimit çarmatim, për këtë thotë: “Ata nuk mund të vërtetonin se Sovjetikët posedonin mjete akustike për zbulimin e nëndetëseve amerikane sepse ato mjete nuk i kishin gjetur. Prandaj kanë thënë se ata, ndoshta, posedojnë mjete joakustike që e bëjnë flotën tonë të plagosur lehtë. Mirëpo, nuk kishte argumente për atë. Pra, pohimi i tyre ishte: ‘Ne nuk mund të gjejmë prova që vërtetojnë se ata e bëjnë atë në një mënyrë që mendojnë të gjithë se e bëjnë (FUSNOTA 8: Domethënë akustik).

Prandaj, ata patjetër se e bëjnë atë në ndonjë mënyrë tjetër. Ne nuk e dimë se çfarë është ajo mënyra tjetër, por ata me siguri e bëjnë.’ E gjithë kjo edhe përkundër faktit se për pohime të tilla nuk kishte kurrfarë provash. Mosprezenca e provave për ta nuk nënkuptonte se amatimi nuk ekziston por vetëm se ata atë armatim akoma nuk e kishin gjetur.”

“Po, e shihni, kjo është e saktë”, përgjigjet Pipes, duke shpjeguar këtë teori të vet. “Nëse diçka nuk është atëherë mungesa e tij është shumë qenësore. Në qoftëse jeni të bindur se ata ndajnë vizionin tuaj strategjik të armatimit, kurse ata nuk flasin për të, atëherë aty mungon diçka. Diçka nuk shkon, por CIA nuk ishte e vetëdijshme për atë.”

Ekipi B e kishte akuzuar CIA-në se kishte lënë pas dore që të shoh të vërtetën e fshehtë dhe kërcënuese të Bashkimit Sovjetik. Jo vetëm që kanë ekzistuar shumë armë të fshehta që nuk i kishte zbuluar CIA, por ata ishin gabim edhe në çështjen e shumë armatimeve që ata ia kishin dal ti mësonin, sikurse mbrojta Kundërajrore e Bashkimit Sovjetik. CIA ishte e bindur se ky sistem i mbrojtjes kundërajrore ishte në rënje, duke reflektuar kaosin gjithnjë e më të madh që mbizotëronte në Bashkimin Sovjetik. Në anën tjetër, Ekipi B pohonte se kjo ishte një mjeshtri dhelparake e regjimit Sovjetik sepse mbrojtja e tyre Kundërajrore funksiononte në mënyrë të përkryer. Ndërkaq, të vetmen provë që kishin si mbështetje të këtij pohimi ishte Manuali për stërvitje në të cilin me mburrje qëndronte deklarata se si sistemi i tyre i mbrojtës Kundërajrore ishte i integruar në tërësi dhe se funksiononte paqortueshëm. Pas kësaj, CIA Ekipin B e kishte akuzuar për kapërcim në botën e fantazisë.

Pipes vazhdon: “CIA ishte shumë e shkretë që të punonte në gjëra që nuk mund të vërtetoheshin me ndonjë formë matematikore. Unë kam pohuar se duhet të merren parasysh edhe provat e buta. Ata, përndryshe, punonin në gjëra të prekshme prandaj ajo për ta ishte fantazi. Kështu e shihnin atë, përderisa unë e konsideroja të vërtetë absolute. Prandaj rreth kësaj çështjeje vazhdimisht janë zhvilluar luftëra.”

Cahn Përgjigjet: “Unë do të thoja se e gjithë ajo ishte fantazi. Shikoni, ata shihnin radaret e instaluar Krasnojark dhe thonin: ‘Kjo është armë lanserike.’ Ajo nuk ishte as afër së vërtetës. Madje kishin marrë manualin ushtarak Rus, titulli i saktë i të cilit ishte Shkathtësia e ngadhënjimit, por kur e kishin përkthyer e kanë përkthyer Mjeshtëria e nënshtrimit. Në qoftëse do të kalonit nëpër shumicën e pohimeve konkrete të Ekipit B rreth çështjes së sistemit të armatimit dhe do ti hulumtonit secilën veç e veç, secila prej tyre do të ishte e pasaktë, që të gjitha. Dhe unë konsideroj se asgjë në raportin e Ekipit B nuk ishte e saktë.”

Në mënyrë që të publikonin konkluzionet e Ekipit B neokonservatorët kishin vendosur një lob të veçantë të quajtur grupi Punues për çështjen e rreziqeve momentale. Këtij grupi filluan ti bashkëngjitën një numër gjithnjë e më i madh politikanësh, duke përfshirë edhe Ronald Reganin, që në atë kohë shpresonte mandatin e presidentit.

Përmes filmave dhe televizionit ky grup paraqiste një gjendje të tillë në

(FUSNOTA 9: Emri i njërit prej atyre filmave propagandistik nga viti 1978 ishte Çmimi i paqes dhe lirisë)

botë në të cilën Amerika ishte nën kërcënimin e fuqive të fshehta që kishin mundësi ta sulmonin në çdo çast, fuqi të cilat Amerika duhet ti nënshtronte për shkak të vet ekzistencës së saj.

Në ata filma propagandues, veç të tjerash, paraqiteshin edhe deklarata e disidentit sovjetik Aleksandër Solzhenistit: “Momentalisht jemi dëshmitar të përqendrimit të forcave të së keqes, gjegjësisht urrejtjes ndaj njerëzimit. Ajo e keqe plotësisht është e vendosur ta shkatërroj shoqërinë tuaj. A thua duhet të prisni që të rinjtë amerikanë të fillojnë të vriten duke mbrojtur kufijtë e kontinentit të vet?!”

Kjo luftë dramatike mes të mirës dhe të keqes ishte pikërisht mit i atij lloji çfarë ia paraqiste Leo Strauss nxënësve të vet si një gjë të domosdoshme e nevojshme në mënyrë që shteti të shpëtonte nga zhdukja morale. Miti mbase edhe nuk është i vërtetë, por është i domosdoshëm në mënyrë që publiku ti bashkohej përsëri vizionit të madh të fatit amerikan që do ti jepte kuptim dhe qëllim jetës së tyre. Neokonservatorët, pra, ia kanë arritur që të konstituojnë sajimin e thjeshtë- vizionin e Bashkimit Sovjetik si qendër të së keqes në botë dhe të Amerikës si shteti i vetëm që është në gjendje ta shpëtoj botën. Ky vizion, që ka veçori (veti) të makthit, neokonservatorëve filloi ti jap forcë të madhe dhe ndikim.

Profesori Holmes i cituar më herët këtë e komenton me fjalët: “Ithtarët e Straussit kishin vështrim ndaj botës që ishte trillim. Sepse bota nuk është e ndarë mes të mirës dhe të keqes. Përplasja me të cilën ne ballafaqohemi nuk është përplasje e së mirës dhe së keqes. Dhe sikurse mund ta vërej secili që vëzhgon dhe që është i aftë të kuptoj, ShBA ka bërë disa të mira por edhe disa të këqija. Rasti i tillë është me çdo fuqi të madhe. Këtë e dëshmon historia. Mirëpo, neokonservatorët dëshironin botën bardh e zi prandaj kanë sajuar mitologji, gjepura, duke e përshkruar çdo fuqi që qëndron në rrugën e ShBA-së si fuqi satanike ose si fuqi e cila në një farë mënyre është e lidhur me të keqën.”

Deri në fund të viteve të 70-ta Egjipti tashmë ishte transformuar. Shikuar sipërfaqësisht, ishte bërë modern, një shtet i orientuar perëndimor me një klasë të mesme të prosperuar që kishte shfrytëzuar vërshimin e kapitalit perëndimor që ishte investuar në shtet. Njëri nga antarët e elitës prosperuese egjiptiane ishte edhe Ejmen Dhavahiri, që tashmë ishte një mjek i ri në fillim të karrierës së tij.

Omer Azzam, kushëri i Ejmen Dhavahirit, thotë: “Ejmeni ishte person ideal, mjek, nga një familje shumë e mirë. I ati i tij ishte profesor universiteti, gjyshi ambasador, gjyshi tjetër rektor i universitetit të Az’harit. Pra, një familje mjaft e dalluar. Ishte njëri prej atyre njerëzve që punojnë çdo gjë konform rregullave. Nuk aspironte status të lartë, para, propagandë... Për shkak të qëndrimeve të tij ishte bërë lider.”

Dhavahiri, në të vërtetë, ishte udhëheqës i një grupi ilegal islamik, i të njëjtit grup që e kishte formuar qysh si djalë (i ri), i grupit që ishte formuar në bazë të ideve të Sejid Kutbit dhe grupit që ishte përhapur. Idetë e Sejid Kutbit në atë kohë përhapeshin shumë shpejt në Egjipt, në radhë të parë mes studentëve, për arsye ngase dukej se ishin realizuar pandehjet e tij rreth çështjes së përhapjes së korrupsionit nga Perëndimi. Qeveria e kryetarit Sadat kontrollohej nga një grup i vogël milionerësh që kishin përkrahjen e bankave perëndimore. Ato banka, përndryshe, ishin lejuar me politikën që Sadati e kishte quajtur me dyer të hapura. Mediave perëndimore Sadati ia mohonte të gjitha akuzat për korrupsion, por të gjithë Egjiptianët e dinin se ajo ishte gënjeshtër e qartë.

Në deklaratën e vitit 1977 Sadati thotë: “Kush ka pasur tani dobi nga politika e dyerve të hapura: vozitësit e taksive, punëtorët e thjeshtë? Të gjithë ata e kanë shfrytëzuar atë rast. Nuk është i saktë pohimi se këtu ekzistojnë disa milionerë. Kjo gjithsesi nuk është e saktë. Ajo është propagandë e plotë negative që e përhap Bashkimi Sovjetik dhe agjentët e tij këtu në shtet.”

Dhavahiri ishte i bindur se ishte afruar koha e realizimit të vizioneve të Kutbit. Avangarda (pararoja) do të duhet të ngrihej në kryengritje dhe ta dëbonte regjimin e korruptuar. Njeriu që ia kishte dhënë islamistëve atë rast ishte Henry Kissingeri. Kisixheri kishte arritur që ta binte Sadatin që të fillonte bisedimet paqësore me Izraelin. Për Kisinxherin, pragmatist i pamëshirshëm, dallimet fetare dhe urrejtjet nuk ishin relevante. Gjëja më esenciale ishte të bëhej një botë (më) e sigurt. Kështu në vitin 1977 Sadati kishte shkuar në Jerusalem që të fillonte procesin paqësor. Për Perëndimin ky ishte një veprim heroik. Mirëpo, për islamistët, ajo ishte një tradhti e plotë që tregonte se Perëndimi e kishte korruptuar mendjen e Sadatit deri në atë masë sa ai tani ishte plotësisht nën kontrollin e tyre. Kurse sipas teorive të Sejid Kutbit, kjo do të thoshte se ai më nuk ishte muslimanë prandaj ishte e arsyeshme që të likuidohej. Dhe në vitin 1979 Ajatollah Homeini me vepër i kishte treguar Dhavahirit se ishte e mundshme të realizohej ëndrra e tij, dmth. fillimi i shtetit islamik.

Homeini ishte njeriu që kishte inspiruar kryengritjen kundër shahit iranian, kurse shahi ishte njëri në vargun e liderëve që kishin lejuar që bankat perëndimore të korruptojnë shtetet e tyre. Kështu Homeini në plan të parë kishte vendosur idenë e shtetit islamik, që të lente gojë hapët ngjashëm me idetë e Kutbit. Homeini e kishte vërtetuar këtë me atë që kishte vendosur në njerën prej pullave postare të shtetit të ri islamik fotografinë e Kutbit. Në hutben e tij të parë, Homeini i ishte drejtuar Perëndimit me fjalët: “Po ne jemi reaksionarë, kurse ju jeni intelektualë progresiv: ju që dëshironi lirinë për të gjithë, lirinë që do të korruptojë vendin tonë dhe rininë tonë, lirinë që do të shkel rrugën e agresorit, lirinë që shtetin tonë do ta zvarris në fund të faqes.”

Në komentimin e gazetarit se duket tepër i pakënaqur me ngjarjet në Iran, kryetari Sadat në vitin 1979 përgjigjet: “Jo, unë jam më shumë se i pakënaqur. Kjo, vërtet, është e turpshme. Edhe vetë personalisht kam qenë sekretar gjeneral i kongresit Musliman një kohë, por ky shfrytëzim i termit revolucioni islamik është krim. Kjo në radhë të parë është krim kundër islamit.” Në pyetjen, gjatë të njëjtës paraqitje para gazetarëve, se a pret që shahu ti përgjigjet thirrjes së tij, Sadati përgjigjet: “Lirisht më citoni: ‘Avioni im është i gatshëm që në çdo çast ta sjell (shahun) këtu.’”

Në fund të vitit 1980 Ejmen Dhevahiri është shoqëruar me grupe të tjera të ithtarëve të Kutbit dhe ato grumbullime kishin formuar organizatën që e kishin emëruar xhihadi Islamik. Për lider ishte zgjedhur njeriu me emër Abduselam Ferexh. Ferexhi kishte konsideruar se Sadati duhej të vritej në një mënyrë spektakulare që do ti shokonte masat. Ai veprim do të duhej të tregonte korrupsionin që sundonte në mënyrë që pastaj të ngriheshin në kundërngritje dhe të ndërronin regjimin.

Kemal Habib, njëri nga themeluesit e xhihadit Islamik, thotë: “Lëvizja Xhihadiste, liderët e së cilës disa janë akoma gjallë (unë jam njëri prej tyre sikurse edhe Ejmen Dhevahiri) kanë përhapur mentalitetin xhihadik në vend të ideve të mëparshme të përmbajtura gjatë kohës liberale të cilat thjesht ishin pajtuar me situatën ekzistuese. Psikologjikisht ne kemi konsideruar se jemi më superior ndaj asaj situate. Atëbotë përbuznim vizionin e përhapur të botës dhe donim që ta transformonim apo të ndryshonim gjendjen. Prandaj ëndrra jonë ishte të largonim Sadatin.”

Ekzekutues i atentatit ndaj Sadatit ishte një grup i oficierëv ushtarakë që ishin pjesë e xhihadit Islamik. Ata janë burgosur menjëherë, pastaj regjimi ka filluar përndjekjen masive ndaj atyre që qëndronin pas këtij aksioni. Mirëpo, efekti që kishte patur atentati tek populli egjiptian nuk ishte ai që kishte shpresuar Dhavahiri. Ato net Kajro kishte qëndruar e qetë. Masat nuk ishin ngritur në këmbë. Në javët që kanë pasuar Dhavahiri dhe shumë pjesëmarrës të tjerë në atë tentim grushteti ishin burgosur. Vetë ekzekutuesve të atentatit menjëherë u është gjykuar dhe më pas janë mbytur. Pas kësaj, në pavilionin e parkut Industrial të ekspozitës në Kajro ka nisur procedura gjyqësore kundër gati 300 islamistëve, duke përfshirë edhe Dhavahirin që ishte zgjedhur për zëdhënës të tyre.

Nga kafazi në të cilin gjendeshin, Ejmeni Dhavahiri kishte bërtitur: “Ne duam që ti drejtohemi gjithë botës. Kush jemi ne? Pse na kanë sjellë këtu? Ç’është ajo që ne duam ta themi? Sa i përket pyetjes së parë, ne jemi muslimanë. Ne jemi musliman që besojnë në fenë e vet dhe në sentimentet e saja të gjëra, si në mënyrë ideologjike ashtu edhe në praktikë. Pra, ne besojmë në fenë tonë, në ideologjinë e saj dhe në praktikën e saj prandaj prandaj kemi tentuar, ashtu sikurse kemi ditur dhe menduar më së miri, që të vendosim shtetin islamik dhe shoqërinë islamike…” Në këto fjalë të tij të burgosurit e tjerë, gati 300 vetë, pas grilave me një zë kanë filluar të thërrasin: “La ilahe il Allah- nuk ekziston asgjë tjetër që është i denjë për tu adhuruar veç Allahut.”

Gilles Kepel, historian i lëvizjes islame, thotë: “Dhavahiri është njeri aristokrat. Rrjedh nga njëra prej familjeve kryesore egjiptiano-saudite. Ai është vizionar dhe konsideron se metodat nuk janë esenciale, njëjtë sikurse Stalini-ose revolucioni në një vend apo revolucioni në gjithë botën. Ka konsideruar se ajo është mënyrë për mobilizimin e masave. Ata janë përpjekur të bëjnë diçka dhe nuk ka dalë e suksesshme. Është ndier se masat akoma ishin të magjepsura me ideologjinë, ideologjinë amerikane. Prandaj ai tani ka kërkuar strategji të re.”

Gjykata e ka dënuar me tri vjet burg, së bashku edhe me shumë ithtarë të tjerë të xhihadit Islamik. Ai pas asaj është transferuar në qelinë e veçuar pas muzeut ushtarak Shtetëror ku ishte torturuar, tamam si Sejid Kutbi. Nën këtë torturim Dhavahiri fillon të interpretoj teoritë e Kutbit në mënyrë shumë më radikale. E intrigonte pyetja përse populli egjiptian nuk e kishte vërejtur të vërtetën dhe nuk ishte ngritur në këmbë.

Përgjigjen e kishte gjetur në bindjen se si infektimi i individualizmit egoist kishte depërtuar aq thellë në mendjen e njerëzve sa që ishin bërë të korruptuar aq sa edhe vetë liderët e tyre. Këtu Dhavahiri e kishte shfrytëzuar pashprehurinë e madhe të teorive të Kutbit. Me fjalë të tjera, ka argumentuar se në të njëjtën kategori me liderët ngjashëm me Sadamin është edhe populli i thjeshtë, ata që më nuk ishin muslimanë. Për Dhavahirin kjo nënkuptonte se tani ishte e leju

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme