Çka është lajm?

Është e njohur se një nder funksionet kryesore te medieve në një shoqëri demokratike, është informimi i qytetareve, ndërsa lajmet sidomos ato televizive përbejnë bërthamën e çdo sistemi demokratik modern.Dhe kualiteti i vendimeve të cilat i marrim brenda sistemit demokratik,në një shkallë të madhe varet nga kualiteti i informatave të cilat i marrim, me një tendencë nga njerëzit që lajmeve televizive të ju besojnë më shumë për shkak te vertetesise së fotografive që sjellin ato, të cilat emisione zënë kohën qendrore në skemat programore gati të të gjitha medieve botërore.

Me një gjë te cilën pajtohen te gjithë ekspertet rreth lajmeve është se, definimi i tyre është nje gjë e vështire,por kjo nuk nënkupton se kanë munguar përpjekjet e studiuesve të kësaj fushe të japin definicione rreth tyre.Ti kthehemi pyetjes së gazetarit se, çka është "lajm"?Cilët janë elementet te cilat duhet ti posedoj një storje për tu konsideruar lajm?Pse kjo ndodhi është lajm? Nëse e shikojmë literaturën dramën ,dhe format tjera kryesisht zbavitëse e "fiktive " ,ato kane kritere relevante ,gjë që lehtëson përkufizimin e tyre, që ndoshta nuk do të vlente edhe në rastin e lajmeve.

Definicioni i lajmeve ndryshon nga koha në kohe" vërtet para tridhjete vitesh çka do të konsiderohej një lajm i mirë, sot ndoshta nuk do të ishte fare lajm dhe anasjelltas" kjo sipas McQuinit. Këtu shihet qartë në definicionin e tij se koha në të cilën kanë ndodhur ngjarjet merret për standard apo kriter bazë për të konsideruar diçka lajm apo jo.Gjithashtu nje definicion për lajmet e jep edhe John Fisk i cili thotë:"Lajmet janë informata faktografike që janë te nevojshme për shikuesit,që të mund të integrohen në shoqëri".Nje model bazik të lajmeve mjaft interesant e jep Ken Sanes ku sipas tij lajmet përbëhen nga dy elemente fondamentale i pari:"se lajmet janë objekte fizike dhe objekte te perceptimit sensorik,te bazuara në fjale dhe imazhe vizuale .E dyta lajmet i përkasin natyrës narrative,ngase ngërthejnë në vete komplotin ,konfliktin ,aksionin karakterizimin, si dhe tematika dhe skema gjate prezantimit te ndodhive. "

Nga kjo nënkuptojmë se lajmet janë nje diskurs i cili pjesërisht është i konstruktuar nga mediet, dhe pjesërisht nga konvencionet zhurnalistike, gjithashtu ato prodhohen dhe konsumohen në kontekstin social apo kulturor. Kjo kërkon një prezencë fizike në fjalët e shkruara,zërat, fotografitë e kështu me radhe, si dhe një audience që është e afte fizikisht të kuptoj dhe ndjej objektet fiziko/sensorike dhe t'u kushtoj atyre pak vëmendje.

Nje tjetër definicion të lajmeve i cili në mënyre pak më precize i definon lajmet është ai i Walter Lipmanit i cili thotë ,"në instancë të parë, sidoqoftë, lajmi nuk është pasqyrë e rrethanave sociale,por raport i një aspekti i cili e ka imponuar vetën. Lajmet nuk të tregojnë si rritet fara në toke,por mund të tregojnë atëherë kur filizi i parë depërton sipërfaqen e dheut.Gjithashtu mund të tregojnë se çka thotë ndonjëri për farën nën tokë. Gjithashtu mund te tregojnë se filizi (lastari, fara) nuk ka mbi në kohen e pritur".

Xhon Hartli dhe Xhon Fiske,emisionet e lajmeve i krahasojnë me serialet policore që sipas tyre kanë një ngjashmëri shumë të madhe. Nëse serialet policore janë ndërrim(këmbim) metaforik për ngjarjet ne jetën reale ,lajmet televizive janë metonimi i të njëjtave ngjarje..Ata i bashkëngjiten mendimit se trivialiteti ,"senzacionalizmi" dhe shprehia e prezantimit të ngjarjes për shkak te realizmit vizual,e jo për shkak te rëndësisë se lajmeve,tregon në "rënien e standardeve" .

Mendohet se "lajmet"janë reproduksion i realitetit social-politik, por kjo është vetëm një mit i cili qarkullon sidomos në qarqet e gazetarëve , lajmet janë strukturë e mesazheve me kodim të lart,kode të cilat variojnë nga premisat ideologjike dhe ekonomike, të prodhuara nga gazetarë të kujdesshëm dhe të zellshëm me një aftësi instiktive për principet amorfe të "vlerave te lajmeve". Por, përherë e me tepër kemi të atille të cilët i shohin lajmet "me tepër si strukture e nje mesazhi shume të koduar të formuara nga nje sere kodesh komplekse të cilat derivojnë (rrjedhin )nga kondicionet ekonomike dhe ideologjike gjatë prodhimit të tyre.

Disa lajmet sidomos ato televizive i krahasojnë me "soap operat"(sapun operat),njerë zit të cilët i bëjnë lajmet janë një grup i vogël,elita,e cila i mban shikuesit dhe i argëton. Sikurse në "soap opera" ,tregimet zgjasin me ditë,muaj,ndonjë herë edhe vite të tëra .Për ta kuptuar shikuesit tregimin, duhet ti shikojnë lajmet pandërprerë. Prezantimi i lajmeve televizive nuk është më shumë çështje e formimit te tyre me ndihmën e analizës ,se sa të seleksionimit .Rolend Lorimer në këtë mënyrë e përshkruan procesin e seleksionimit të lajmeve ,i cili argumenton se nëse diçka do të meritonte të ishte lajm ndryshon fokusin nga temat e rëndësishme sipas logjikës në ato tema interesante për nga vizualiteti. Ndërsa me hyrjen në tregun global të medieve të magnatit australian Rupert Murdock ,fillon një epokë e re për emisionet "News",ngase ai për herë të parë futi 3 S – in (sex ,skandal,sport) si pjesë të lajmeve.Nga këtu edhe lindi një ndarje pezhorative në lajme "soft" dhe "hard". Një element shumë me rëndësi i cili ka të bëj me lajmet është edhe njohja e ideologjisë dhe vlerave të lajmeve ,një fushë ende e paprekur nga "studiuesit 'tanë të kësaj fushe,ku njohja e tyre do te ndihmonte shumë në dekodimin dhe kuptimin e tyre. Nëse nuk do të mund të njohim ideologjinë e lajmeve , atëherë nuk do të jemi në gjendje ti dekodojmë ato ,por vetëm do të jemi recipient pasiv të tyre.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme