KUR TË HUAJT ADMINISTROJNË FENË TONË

Kur hapim internetin apo programet televizive, do të shohim se aty nuk flitet tjetër vetëm se, keqinterpretime të shumta ndaj islamit, poshtërime ndaj Pejgamberit të fundit Muhammedit – alejhisselam- , nëncmimi i veshjës islame, mbulesës si dhe mohimi i prestigjit qe dikur myslimanët zotëronin. Kjo semundje edhe pse e kahmotshme dhe me nje ndikim te gjerë në Evropë dhe Lindje te mesme, lirisht mund të themi se ajo ka kapluar edhe shume vende te Azise Juglindore, si Indonezinë, Tajlandën (fjala është për provincën e banuar me mysliman, e qujatur Fatani), Kambogjën, nje pjesë te Malajzisë jugore, Singaporin si dhe Filipinët.

Dihet fare mirë se, bota islame vuan nga shume probleme, sic janë;

1) Keqinterpretimi i Fesë Islame nga te krishterët.

2) Mosnjohja e Islamit nga vet myslimanët dhe mosinteresimi i tyre për një njohje të mirëfilltë.

3) Mosinteresimi i myslimanëve për të punuar dhe për t’i aplikuar mësimet islame ne jetën e tyre.

I. Keqinterpretimi i Fesë Islame nga të krishteret.

Kur të flasim rreth kësaj pike, dëshiroj qe të jem i qartë se, keqinterpretimi i fesë islame qe moti ka zen vend ne kishat dhe mesojtorët e të krishterëve, si dhe nepër shkollat e tyre, dhe ate nga inati dhe mllefi qe kane ndaj ketij dini (fese). Ata janë të informuar bukur mirë nga të parët e tyre se, feja islame eshte vazhdim i asaj qe kishin thirrur edhe Pejgamberet e mëparshem, mirëpo qe një gjë e tillë nuk pranohet hapurazi dhe me këtë, ata vazhdojnë t’i humbasin njerëzit në rrugë të shtrembër. Shumë pabesimtarë kanë kaluar ne Islam vetëm duke degjuar Kur’anin dhe mësimet e tij, e ky gjest i ka bërë të krishterët dhe pasuesit e fenave tjera qe të mbjellin urrejtje ndaj islamit, prandaj sot numri i web-faqeve rreth fenave eshte duke u rritur hovshëm.

Është folur shumë, si ne radio ashtu edhe ne televizione dhe konferenca të ndryshme, qe besa edhe në Shtepinë e Bardh është diskutuar mbi ndryshimin e planprogrameve islame. Behet pyetja se përse e gjithe kjo? Kjo ishte si rezultat i 11 shtatorit te vitit 2001, se kinse mësimi i “Xhihadit” nëpër shkollat islame, do ta rrezikoj të ardhmën e njerëzimit. Sa cudi! E terë ajo qe ka ndodhur ne Oklahama e në kullat binjake, nuk ishte fare atentat i organizuar nga myslimanët, mirëpo siq thonë te vjetërit tanë shqiptarë “ e gjuan gurin dhe mshef dorën”, andaj myslimanët po perdorën si mjet per mbulimin e gabimeve dhe akteve terroriste krishtere.... mirëpo deri me tani kurrë nuk kemi degjuar që të flitet për planprogramet krishtere, e vecmas mbi atë që kanë shkruar rreth islamit. Për ta argumentuar këtë, po ceku këtu edhe disa fjale rreth bisedës sime me një te krishter apo thënë më mirë, me një misionar , i cili nder te tjera shtoi; Ne në shkollat e misionarizmit kemi mesuar se Kur’ani ka shumë ajete kontradiktore, eshte liber i Muhamedit, nuk zgjedh problemet e jetes sone, diskriminon femren... pra, pasuesit e fenave tjera islamin e mesojne ne kete menyre, e perse ne si myslimane kurre nuk kemi mbajtur nje seminar, apo te marrim ndonje hapa per ndryshimin e ketyre planprogrameve te brishta??

Neve lëre qe nuk posedojmë mundësi t’i ndryshojmë planprogramet e tyre te shtrembëruara ndaj fese sonë te pastër, por nuk po jemi ne gjendje qe edhe te flasim mbi këtë qështje. Ka te ngjarë kur myslimanët edhe turperohën për bartjen e emrave mysliman, pra, nuk vie në shprehje sherimi i këtyre semundjeve shekullore, por as edhe biseda rreth tyre. Nëse bëjmë një dallim në mes asaj qe mesohet në shkollat islame dhe ato jo islame, do të shohim se, në shkollat joislame vërtetë janë duke mbjellur urrejtje te paparë tek te rinjët. Këtë e bëjnë kur femijët e tyre nuk kanë arritur moshën 8 vjeqe? Perse kjo strategji? A duan qe këto urrejtje t’i mbjellin në sherbim të njerëzimit apo në shkatërrimin e tij? Kur të flasim për këtë tematikë , vërejmë se shumica e atyre liderve apo drejtuesve te botës, nuk posedojnë fare njohuri rreth feve, mirëpo ata në mendjet e tyre kanë disa mësime të shtrembëruara rreth islamit dhe me këtë synojnë kinse lidhjën e marredhënieve të mira me vendet islame. Është cudi kur cdo krim apo atentat saqë edhe ndonjë rrezim aeroplani, do t’i mveshët se ka qenë plan i përgatitur nga myslimanët. Vërtetë se myslimanët pasiqë të dëgjojnë ndonjë gjë jo të lakmueshme, nuk ndalën në zbardhjën e fatit, por edhe ata i bashkangjitën botës krishtere duke akuzuar vëllezerit e tyre, megjithëse pabesimtaret poqëse u akuzuan nga ndonjë mysliman apo shoqatë islame, menjëherë do të futen nëper burgje dhe ate, vetëm se ka nencmuar një pabesimtar.

A thua sa është perqindja e atyre familjeve qe në shtëpitë e tyre janë të lirë të flasin për islamin dhe problemet e shumta te botës islame? Dikur fajsoheshin mosbesimtarët, pa marr parasysh, anglez, gjerman, sllav qenë ata, sot ne vendin tonë të gjithe ata qe po e sulmojnë islamin nuk vien nga vende te ndryshme, ata jane vëllezerit tanë, motrat tona, e nga kjo mund te nxjerrim se ka ardh koha qe edhe në shtepitë tona të ruhemi se cfarë po flasim, pra, kjo kohë i gjason periudhës Mekkase, periudha në të cilën Pejgamberi –alejhisselam- perpiqej që vetëm besimi në Allahun të depërtoj në zemrat e tyre.

Dhasht Zoti e na bënë prej besimtarëve të drejt.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme