Republika e Mirdites- perpjekje serbe per kantonizimin e Shqiprise

Çdo krahine ne perpjestim me popullsine nxorri nje numer deputetesh. Ne planin e jashtem shqipria kishte evituar disi rreziqet dhe tashme karakterizohej nga nje ballafaqim i brendshem i klases politike. Ne lidhje me rrugen qe ajo duhet te ndiqte, reformat dhe qendrimin kembengules te deputeteve Kosovar ndaj popullsise shqiptare qe gjindej nen sundimin sllav. Pikerisht dy muaj mbas zgjedhjeve ngriti krye kapidani i Mirdites Marka Gjoni, i cili pasi nuk kishte mare ndonje post ne qeverine e re apo ndonje titull honorifik, i shtyre dhe nga jugosllavia per te destabilizuar shtetin shqiptare apo per te prishur imazhin e tije ne arenen nderkombetare,shpalli Republiken e Mirdites me 17 korrik 1921. Nderkoh qe kjo levizje kishte vene ne alarm shtetin shqiptare ne kufijt jugor "vorio-epirotet" si reksion ndaj bandave serbe ne veri,shkaktonin trazira dhe vrasje ndaj popullsis shqiptare. Pasi Konferenca e Ambasadoreve me 9 nentor 1921 njohu qeverine shqiptare dhe shqiperine si shtet i pavarur dhe sovran,jugosllavia u keshillua te largonte forcat e saja nga kufiri shqiptare,kjo nga ana e saje e mohonte nje gje te tille duke pretenduar se ne shqiperi ska vetem nje qeveri,por perveç asaj te Tiranes eshte dhe qeveria e Mirdites,dhe me ane te perfaqesuesit te saje Javonoviç kerkonte qe Lidhja e Kombeve te dergonte nje komisjon per ta vertetuar kete.Mbasi qeveria shqiptare arriti te shtype Mirditoret,nga nje ekspedite me ne krye Ahmet Zogun, i cili arriti ti binde ata se Gjon Markagjoni i kish mashtruar duke i bere vegel te jugosllavise, Anglia nga ana tjeter ushtroi presionin e nevojshem ndaj jugosllavise per ti terhequr forcat nga kufiri verior i shqiprise.Edhe komisioni hetimor i Lidhjes se Kombeve arriti ne te njejtin perfundim se levizja e Markagjonit dhe Republika e Mirdites ishin nje krijese e politikes se jugosllaveve.

Megjithate per ta ilustruar disi kete ngjarje,e cila tashme perben nje çeshtje te shtjelluar historikisht,po vendosim nje shkrim nga revista katolike "Hylli i drites" ku edhe ketu ndonese me tona te zbutura per shkak te perkatesis fetare dhe kohes ne te cilen eshte botuar,del qarte fakti se "dora e huaj" ka qene vendimtare ne te ashtu quajturen "Republik te Mirdites".]

"Hylli i Drites"-korrik 1921 viti II,nr.III,f.137-(shikoni ky shkrim eshte i muajt korrik,me 17 korrik 1921 u shpall "Republika e Mirdites")

Lajme-Rrokull Shqipnise

Mirdite, kapidan Markagjoni, tuj qite per shkak se populli i Mirdites ishte tuj hjeke teper keq prej vjet,e mandej tuj pa edhe se prej kujdesit te Qeveris ishte lamun krejt pas dore jo veç populli i Mirdites po te gjitha malet e Gegnise,pushtuell disa shoke e bashke me Zef Ndocin e Spaçit e Tuc Doden e Fandit,shkoi ne Prizrend. Sa kthej prej asi vendi çoi e grishi me emen gadi te gjith krenet e dymbedhjete Bajrakve,ashtu edhe gjith ata qe per influence te veten mujshin me i vlejtun. Gjithsej nja 120 vete.Gati te gjithe i pergjigjen ketij te grishun pas Bajrahut te Veles e te Ranxes,e pase Bardhok Prenget bajraktarit te Thellkes i cili duket se nuk qe thirre aspak ne ate kuvend.Si u mblodhen krenet e ketyne bajrakvet,çili Markagjoni kuvendin tuj u ankue se si qeveria i kishte lene krejt mas dore,si shpin e tij ashtu edhe dymbedhjet bajraket te permendura e se me i dhane fund çdo ngaterreses tha se kishte gjete nje mike te forte qe skishte per ta leshue kurre,e se ky mik ishte Franca.Deftoi se populli i dymbedhjete bajrakeve do te qeverise mes kanunit si e kishin pase tash sa vjet nen kryesi te deres se Markagjonit,tha se do formohej nje komisjon i perbere prej dymbedhjete vetesh qi ka me ndeje gjith her n'Orosh e se do te shkruete zaptitet ne secilin bajrak e se kishte per ti pague ai vete.Qeveria e Tiranes sdo kishte shka me ba ne Mirdite as kta ne qeveri te Tiranes,e i lete rrugen çile gjithkuj qe dote me kalue neper Mirdite.Malsoret e Bregut te Mates,tha Markagjoni skan me mujte me u ule prej bjeshke pa pase lejen e tije.Prej ktyne fjaleve disa te mençem e kuptuen se programi i sundimit te tij perfshinte ma teper dymbedhjete bajraket do te kapej qysh prej Lume deri ne uej te Drinit e m'uej te Mates e deri ne breg te detit,porositi qetsin dhe ndalunin e punes se keqe jo vetem brenda kufinit te Mirdites por dhe nder vise te permenduna,masi u njomi doren me 10 deri ne 30 napolona i la disa me shkue,tuj nale disa me te cilet do fliste ma çiltas,ktyne thone se,masi i vuni perpara me be,u deftoi çiltas se si ishte lidhe me Serbi.Mas nje jave çoi letrat pergjith ane tuj i porosit me shkrue zaptiet,tuj caktue seicilit bajrak edhe numrin e tyne.Do ishin gjithsej 1000 vete me ka tre napolona ne muej.Vetem masi mrrini puna deri ketu i doli gjumi qeveris sa do qe ka qene e informueme edhe ma pare,e dau patjeter me çue nje ekspedite ushtarake ne ato zona per me nalue vazhdimin e programit te Markagjonit (...)

Mirdita qe ne kohen e P-Os ka qene nje zone e cila ka pasur nje rendesi te veçante per Rusine dhe Austro-H, keto shtete kan investuar shuma te medha qysh prej disa qindra vjetesh duke i manipuluar shpesh here per interesat e tyre politike ne kete rajon te ballkanit.Rasti i mesiperm nuk eshte i veçante,perdorimi i fese si mjet perçarjeje ka çuar shpesh here qe ne popullsine katolike te dalin dhe teza per krijimin e nje kantoni te veçante.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme