
ambasadorin e pare në Kosovën e Pavarur. Kryeministri turk deklaroi para gazetarve se njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Turqia ishte një nevojë e lidhjeve historike, dhe kulturore me Kosovën që është një arsye për shumë të mira në të ardhmen.
Por, pjesa më e rendësishme e vizitës së kryemintrit turk dhe e delegacionit që e shoqëronte kishte të bënte me rritjen e pranisë së biznesit turk në Shqipëri dhe arritjen e parametrave që t’i japin atij sa më shumë hapësirë në ekonomonë shqiptare, për ta çuar ekonomonë shqiptare në standarta bashkohore Z. Erdogan tha se, kur ai erdhi në
pushtet me qeverini e tij, investimet turke ishin 38 milon dollarë, kurse sot ata arrijnë në 620 milion dollarë .Unë sapo erdha në pushtet i kam vënë rendësi të vaçantë rritjes së investimeve në Shqipëri duke e bërë më pas Kryeministrin Berisha të deklarojë se Z, Erdogan është një mik i madh i Shqipërisë dhe i popullit shqiptar. Ne ,vazhdoi kryeministri turk, do ta bëjmë Shqipërinë një vend të rendësishëm ekonomik në Ballkan dhe do të vazhdojmë të forcojmë miqësinë e hershme në mes të dy vendeve.Në të njëjtën linjë ishte edhe kryeministri shqiptar që deklaroi se vitet e fundit qeveria shqiptare ka krijuar një klimë miqësore për biznesin turk dhe lavdëroi kompanitë turke Kurum dhe Calik për investimet e fuqishme të tyre në Shqipëri dhe se .z Erdogan ,që me ardhjen e tij në pushtet, i dha një impuls të ri investimeve turke në Shqipëri. Sidomos, premtimi i kryeministrit turk për të kaluar një degëzim në Shqipëri të gazsjellësit që kalon perms Turqisë, Greqisë dhe Italisë ishte një lajm shumë i rendësishëm për ekonominë shqiptare dhe një gatishmëri konkrete për ta çuar ekonominë shqiptare më përpara Sot ,Turqia, tha z. Erdogan ,zë vendin e pare në shkëmbimet trgtare me Shqipërinë dhe se në maj do të nënshkruhet traktati i tregtisë së lire në mes të dy vendeve që do t’i vendosë dy vendet në kushte të barabarta.
Kryeministri turk i kërkoi pales shqiptare që të rishikojë tekstet e historiesë, sepse ka gabime, sidomos ato të shekullit të 15, që nënkupton periudhën e Skenderbeut.
Mediat shqiptare edhe kësaj rralle treguan një turkofoni të theksuar e cila u duk tek hapësira e pakët që ata i kanë lënë vizitës së kryeministri turk duke pasë edhe media që
nuk e paraqitën aspak këtë vizitë. Por, ky qëndrim mediave nuk e ulën vlerën e vizitës së z. Erdogan në Shqipëri e cila mbetet një vizitë historike e një miku të madh që përfaqëson një popull mik dhe vëlla i ndodhur gjithmonë pranë shqiptarve në ditët më të mira të tij dhe në ditët më të vështira të tij.