Paqja Islame dhe negativiteti i ortodoksëve

Beogradi po manipulon me serbet, po financon ata, kurse qellimi eshte krijimi i entitetit serb ne Kosove. Nje gje duhet te dihet: nuk ka kthim prapa nga pavaresia e Kosoves. Une shpreh keqardhje dhe per faktin qe per shkak te bllokades politike te Rusise qe plani i Ahtisarit nuk eshte miratuar ne KS te OKB-se per shkak te bllokades politike te Rusise. Por serbet vazhdojne te kene edhe me tej qendrim kundershtues, pjesa me e madhe e planti te Ahtisarit nuk ka se si, dhe nuk mund te realizohet. Beogradi po manipulon me serbet e Kosoves. Ai qendron prapa te gjitha zhvillimeve problematike ne Kosove dhe po financon serbet e Kosoves me qellim te krijimit te nje entiteti serb. Nga ana tjeter, regjimi i Beogradit po akuzon me vulen e tradhtarit te gjithe ata serbe qe nuk jane kunder pavaresise.

Nderkaq, nje ndarje e veriut nga radikalet serbe do te shkaktonte ne Kosove nje shperngulje masive te serbeve nga pjesa tjeter e saj. Po ashtu dhe Kisha Ortodokse serbe eshte e percare ne Kosove. Disa udheheqes fetare, sic eshte peshkopi Artemije, mund te cilesohen as me shume dhe as me pak por militante te nacionalizmit serb. Ndersa Islami ne Kosove nuk paraqet kurrfare rreziku, Kisha Ortodokse perkundrazi eshte duke luajtur nje rol shume negativ. Ne te kundert, qendrimi i shqiptareve, ka qene shume i arsyeshem qe nga shpallja e pavaresise.

Sa iu perket zgjedhjeve parlamentare te 11 majit ne Serbi, ato do te jene vendimtare. Serbia duhet te zgjedhe nese deshiron te anetaresohet ne BE, apo te orientohet drejt lindjes. Kundershtimi i Rusise nuk eshte gjest i miqesise historike per Serbine, perkundrazi. Nje gje duhet te dihet: e tera cfare serbet dhe ruset mund te bejne eshte provokimi i konflikteve sic jane ndarja dhe shperngulja e serbeve nga jugu i Kosoves.

(*) Ish-zevendes i te derguarit te posacem per statusin e Kosoves. Nga ligjerata e mbajtur mbreme ne "Klubin Evropian"

E Merkure, 09 Prill 2008

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme