Ben Kiço Blushi dhe ideologjia urrejtjenxitëse e Ortodoksisë

Kur fjalë të këtilla dalin nga një person si Fatmir Toçi dhe Piro Misha që mori pjesë në promovimin e këtij libri, të cilët në një seri rastesh kanë sulmuar muslimanët shqiptarë për librat që ata botojnë dhe kanë kërkuar censurimin e tyre si në kohë të Partisë së Punës, toleranca e librit të bënte të dyshosh. I nxitur nga dëshira e mirë për të kuptuar sesi është e mundur, që djali i Kiço Blushit, i Islamofobit më të egër në Shqipëri i cili hoxhallarët e Shqipërisë i ka quajtur xhambazë kuajsh disa muaj më parë, mund të shkruaj një roman që flet për bashkëjetesën fetare në Shqipëri, porosita nga Italia që të më blejnë këtë roman. Ishte një habi për mua që një njeri racist dhe islamofob si Beni i Kiços së Blushëve i cili në Tetor të vitit 2006 fyeu muslimanët e Shqipërisë nga podiumi i parlamentit shqiptar, të mund të ndërroj pllakë brenda natës dhe në vënd të urrejtjes dhe racizmit islamofobik të prodhojë një roman që flet për tolerancë. Librin të cilin porosita nga Tirana, e mora para dy ditësh dhe e lexova me një frymë. Libri i Benit që ka 408 faqe i dedikohet në faqen e 5të të tij Eva Bratit – Blushi, gruas së Benit e cila u akuzua disa vite më parë si përfituese e pandershme e 250 milion lekëve të taksapaguesëve shqiptarë me 12 tendera të Albtransportit në kompaninë familjare të familjes Blushi. Duke parë që ky libër i dedikohej një personi të përfolur për korrupsion që në faqen e parë të librit, nënqesha me vete dhe thashë hajde tolerancë fetare që duhet të ketë këtu brenda.

Romani i Ben Blushit nis në një fshat diku në jug të Shqipërisë. Beni ndoshta e ka imagjinuar romanin në fshatin e tij në Kolonjë. Në roman tregohet sesi një i krishterë vendos që një ditë prej ditësh të shekullit të 18-të të bëhet musliman. Arsyeja pse personi do të bëhët musliman, sipas Ben Blushit, është teoria e vjetër greko – sërbe kundër shqiptarëve, e cila islamizimin e tyre nuk ia dedikon triumfit teologjik të Islamit ndaj Krishtërimit, as shtypjes greko – sërbe kundër shqiptarëve, por dhunës turke, taksave turke dhe muslimanët e islamizuar tregohen si servilë dhe njerëz frikacakë ndaj turqve. Ben Blushi fut në gojën e të krishterit që bëhet musliman debate të ndryshme që ky bën për islamin. Ndër të tjera Ben Blushi, Islamin e quan fe të dhunës. Kuranin libër të ndalimit dhe jo lejimit. Muhamedin e akuzon sikur ai ka shkruar Kuranin edhe pse ai nuk dinte shkrim e këndim (fq. 9).

Lëmoshën që muslimanët japin ky e quan varfërim të njeriut (fq. 12), Islamin e tregon si një stuhi rëre që ofron dhe mbyt liritë e njerëzimit etj.

Kur Ibrahimi bëhet musliman, Ben Blushi mbledh të krishterët e katundit të Kolonjës të cilët Islamin e quajnë kolerë që ka një mijë vjet që përhapet me majën e shpatës, ndërsa njerëzit që pranojnë mesazhin e Zotit, i quan Judë (fq. 23). Por ndërsa shqiptarët muslimanë janë judë dhe tradhëtarë, turqit Ben Blushi i tregon si ujqër, të cilët pasi shumohen shumë vrasin njëri tjetrin (fq. 25). Turqit janë aq mizorë saqë ata bëjnë edhe grekët e ishullit të Mitelenit mizorë pasi këta rrojnë nën robërinë turke (fq. 84). Turqit në romanin e Benit sjellin edhe kolerë me vete kur ata pinë ujë në çesmën e fshatit (fq. 118). Një krahasim të këtillë, të turqve me ujqërit unë e kam gjetur në Mein Kampfin e Hitlerit ku ai i krahason çifutët me ujqërit të cilët kur shumohen shumë hanë njëri tjetrin. Unë nuk e di se ku e mësoi Ben Blushi këtë krahasim të turqve me ujqërit. Por di që si Beni ashtu si edhe i ati, Kiçua, janë dele të urta të herezisë së tij peshkopit grek, Janullatos. Kur grekët vranë çifutët, turqit dhe çamët në Janinë dhe Selanik në vitet 1913, 1925 dhe 1945 qarqet fondamentaliste helene si shqiptarët, si turqit ashtu edhe çifutët i krahasonin me këto epitete. Ka mundësi që qirje Janullatosi ta ketë mësuar Ben Blushin me këto krahasime luftënxitëse dhe anti-semite. Në roman, personazhet e Ben Blushit tregojnë sesi dervishët që predikonin Islamin në Shqipëri ishin përdhunues grashë muslimane (fq. 26), Ibrahimin i cili bëhet musliman, të krishterët e thërrasin ‘Ibrahim o derr, Muhamedi të pret në ferr’ dhe ofendime të tjera kundër profetit të Islamit (fq. 33 - 35). Por ndërsa Ibrahimi personazhi kryesor i romanit të Benit është bërë musliman syni, Ben Blushi tregon që Ali Pashai është prototipi më i qartë i muslimanit shqiptar, i cili sipas Benit është Bektashi, dhe si pasojë është hajdut, rrufian, njeri që ja ka me hile Zotit, kriminel, pedofil, kusar, përdhunues grashë dhe njeri i pabesë (fq. 44 – 52). Ali Pashai i cili qeveriste grekët në Janinë, Ben Blushi e tregon si një mostër seksuale i cili kishte jo vetëm femra në Harem të cilin e përdorte si bordell, por edhe një bordell special me djem të rinjë. (fq. 325).

Ndërsa operacionet anti-terroriste që Ali Pasha bëri kundër banditëve grekë dhe suliotë, Ben Blushi i tregon si aksione kriminale dhe të pabesa nga shqiptarët muslimanë, kundër suliotëve ortodoksë, që ky nga hajdutë dhe vrasës i bën heronjë të krishtërimit.

Proçesin e islamizimit të shqiptarëve Ben Blushi e quan tradhëti ndaj krishtërimit, pasojë e taksës së gjakut, xhizjes antikristjane, pengmarrjes nga turqit, dhunës që muslimanët shqiptarë ju bëjnë të krishterëve në Shkodër, Vlorë, Berat, Korçë, Janinë dhe Elbasan. Në Shqipërinë muslimane të Ben Blushit të krishterët terrorizohen nga muslimanët shqiptarë, të cilët grabisin toka, gratë e të krishterëve, siç kanë mësuar nga Kalifi Umar (fq. 102 – 103).

Muslimanë, në romanin e Benit bëhen edhe të krishterët e pabesë që duan ti vjedhin babait tokën e tyre me ndihmën turke (fq. 111).

Herojtë e Ben Blushit në roman janë vllehët e Voskopojës. Personazhi kryesor i romanit është një grek bizanit me emrin Arianit Komneni të cilin Beni e bën heroin e romanit. Ky Komneni të cilët të gjithë i njohin që historikisht janë grekë dhe shqiptarëvrasës, në roman shitet për shqiptar, por një shqiptar me qendër jo në Tiranë, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe në qytetet ku u zhvillua shqiptaria por në Voskopojë. Në bisedat që Komneni greko – vllah i Ben Blushit bën me hajdutin Ali Pashë Tepelena, heroi ortodoks i romanit sulmon islamin, shqiptarët muslimanë dhe mbron ortodoksinë dhe i tregon ortodoksët si herojtë e shqiptarisë. Duke ditur mllefin që greko – ortodoksët kanë me Skënderbeun si hero katolik, Ben Blushi sulmon me gojën e Arianitit edhe Skënderbeun të cilin e quan turk, musliman, të pabesë, hileqar, njeri që i bën pabesira Arianitit, dhe një njeri pa ndërgjegje, pasi ishte edukuar si musliman, njeri djallëzor për shkak të edukatës turke që kishte marrë etj. Ky Skënderbeu ishte i pabesë dhe sëbashku me turqit i bënin hilera Arianitit. (fq. 55 - 63). Por njeri i keq në romanin e Benit nuk është vetëm djallëzori Skënderbe i cili është aleat i Papës dhe jo i Janullatosit, por edhe një Thoma Komneni i cili cilësohet si tradhëtar meqë ai u bë musliman (fq. 64).

Për Ben Blushin, heroi i tij, Arianiti është hero i krishtërimit i cili thotë se nuk ka dallim nëse jemi shqiptarë, serbë apo grekë. Rëndësia ka që të luftojmë me flamurin e krishtërimit, kundër Islamit të cilin ai e quan një përbindësh më trup në Azi dhe i cili

vendin e ka në Azi. Ndërsa Islami i përket Azisë, për Ben Blushin, Krishtërimi është një farë që nuk mund të mbijë në Azi (fq. 82). Herojtë e Ben Blushit në roman thonë që Shqipëria është vend i vogël për shumë fe, gjë që nënkupton se në këtë vend nuk ka vend për muslimanët (fq. 93).

Heroi i Benit lufton për të mbrojtur Kretën greke, Greqinë, Voskopojën dhe do të ndërtojë Perandorinë Bizantine me themel pan – orthodhoksinë greke dhe çati Evropën (fq. 66 – 68). Arianit Komneni është në dashuri të madhe edhe me serbët të cilët me Gjergj Brankoviçin bëjnë komplote për të marrë pushtetin në Kosovë kundër shqiptarëve. Për këtë arsye të dy herojtë ortodoksë të Ben Blushit shkojnë në Stamboll që të ndërtojnë një komplot. Muslimani shqiptar që Arianiti takon në Stamboll është barbari Patrona Halili të cilin autori e tregon që është Lab. Dhe lebërit tregohen si hajdutë, vrasës, barbarë dhe tmerri i Stambollit (fq. 72 – 76).

Por qendra e qytetërimit që Ben Blushi quan ‘shqiptar’ është Voskopoja e vlleho – grekëve. Në këto vitet e fundit si pasojë e indoktrinimit vllaho – grek dhe Janullatist në Shqipëri, një numër i madh ortodoksësh, që nga Aurel Plasari, te Alfred Moisiu, Piro Misha, Kiço Blushi, Nasho Jorgaqi etj kanë zhvilluar kultin e Voskopojarizmit. Vllehët besojnë ashtu si edhe serbët që duan Kosovën – se Voskopoja është tokë e shenjtë e tyre, të cilën e shkatërruan shqiptarët muslimanë. Ndërsa serbët, Kosovën shqiptare e masakruan dhe e dogjën për 100 vite me radhë, falë besimit të tyre të marrë se Kosova është një Jeruzalem serb, voskopojarizmi vllah është edhe me i rrezikshëm pse ai cënon sigurinë kombëtare në Shqipëri pasi vllehët duan të bëjnë një shtet brenda shtetit dhe Voskopojën e shohin si Jeruzalemin e vllahërisë. Kush ka lexuar gazetën FRATIA që botojnë vllehët e Tiranës me Nasho

Jorgaqin dhe Vangjel Shundin, do të shohin sesi vllehët e Tiranës botojnë aty poezi dhe shkrime ku vllehët pretendojnë që shqiptarët kanë qenë barbarë dhe vetëm vllehët e Voskopojës kanë patur qytetërim në Shqipëri (shiko Gazeta Fratia, Nëntor 1997, fq. 6, poezia Voshopolea). Këtë gjë synon të tregojë edhe Ben Blushi në roman e tij. I yshtur siç duket nga peshkopi Janullatos, Beni e tregon katundin vllaho – grek të Voskopojës, sikur të mos ketë qënë një vendstrehim çobenësh aromunë që jetonin me kuaj dhe me gomerë duke transportuar mallrat e muslimanëve shqiptarë, por sikur të ishte një El Dorado i krishtërimit. Vllehët që edhe sot në Rumani mezi kanë bërë një palo-shtet, Ben Blushi na i tregon sikur të ishin më të qytetëruar sesa shqiptarët muslimanë. Në roman Ben Blushi tregon që Voskopoja kërcënohej nga bandat muslimane të Korçës dhe Beratit. Muslimanët e Shqipërisë së Jugut, që nga Skrapari, Vlora, Korça dhe Berati, Beni i tregon si barbarë. Ndërsa vllehët të cilët në Shqipërinë Osmane kanë patur statusin e evgjitit dhe rronin në gjendje gjysëm të egër, Beni i tregon sikur të ishin britanikë. Kapitulli 23 i romanit të Ben Blushit e tregon Voskopojën sikur të ishte një parajsë e cila ishte kështu vetëm nga që nuk kishte muslimanë:



‘Voskopoja ishte një qytet i bukur jo shumë larg fshatit tuaj. Voskopoja ishte një botë e vogël e mbledhur në një dorë malesh. Aty kishte çdo gjë. Kishte ditë, kishte natë, kishte diell, kishte hënë, kishte qetësi, kishte fllad, kishte lule, kishte livadhe, kishte ketra, kishte lepuj, kishte zjarr, kishte vjeshtë, kishte pranverë, kishte pyll, kishte yll, kishte eklips,… por nuk kishte myslimanë.’



Por për Benin, Voskopoja nisi të shkatërrohet rreth vitit 1712 kur në qytet erdhën muslimanët. Kur erdhën muslimanët, Beni rrëfen që ata bënë hatanë, duke vrarë, kërcënuar, bërë banda të armatosura etj. Muslimanët që vinë në Voskopojë nga Korça, Skrapari, Berati, Elbasani dhe zonat përreth ishin jetimë, çobenë, të papunë, dembelë që rrëmbejnë dhe vrasin (fq. 211 - 214). Në Voskopojë sipas Blushit kishte një udhëheqës që quhej Marin Kurila i cili kërkonte që të hapi një luftë shqiptaro – vllahe duke sulmuar Korçën, Janinën, Beratin dhe Elbasanin dhe vendosur hegjemoninë vllahe në Shqipëri. Por si pasojë e mos-mobilizimit greko – vllah (beni i quan shqiptarë voskopojarët), hajdutët shqiptarë muslimanë triumfojnë. Marini i fut këta në burg, por më pas vritet prej tyre. Dhe kështu muslimanët e varfër dhe të paditur që janë kthyer në Islam, dhe kanë ardhur nga malet dhe fushat, dhe vinë në Voskopojë për tu civilizuar arrijnë të triumfojnë (fq. 216 – 228). Por pasi vritet Marin Kurilla pushtetin në Voskopojë e merr një tjetër vllah me emrin Isak. Ky i bind të krishterët e Voskopojës së Voskopoja është një ishull i krishterë, dhe këta nuk e mbrojnë dot me luftë pse Korça dhe qytetet përreth ishin plot me muslimanë dhe me turq. Isaku i këshillon të krishterët e Voskopojës që tua marrin fëmitë muslimanëve, ti shkollojnë dhe tua hanë kokën me të butë duke i bërë ushtarë të tyre që do mbrojnë kishat. Muslimanët janë të egër, të hutuar dhe të uritur – thotë Isaku. Shqiptarët bëhen muslimanë pse ata shpresojnë që Islami do ju japi çka ata nuk kanë. Megjithatë intriga vllahe nuk punon me muslimanët, pasi këta të udhëhequr nga Sali Binishi dhe të ndihmuar nga muslimanët e Korçës dhe të nxitur nga një hoxhë, triumfojnë mbi vllehët dhe e djegin Voskopojën që Ben Blushi thotë – duan ta bëjnë si Medina (fq. 230 – 273).

Në këtë kapitull Ben Blushi sulmon edhe profetin Muhamed të cili e portretizon në mënyrë perverse me disa vizatime që janë bërë në muret e një Kishe, ku ai tregohet në pozicione perverse me gra të ndryshme. Me profetin Muhamed tallen edhe gratë vllahe të Voskopojës të cilat bëjnë ironi dhe pyesin sesi i mban ai gjithë ato gra (fq. 238 – 240). Gratë vllahe të cilat historikisht dhe fatkeqësisht u kanë trajtuar me keq se evgjit në Shqipëri, Beni i tregon sikur të ishin zonja, ndërsa muslimanet shqiptare i tregon sikur të ishin femra të paditura dhe të egra. Ben Blushi sulmon në këtë roman edhe profetin Muhamed të cilin ai e urren si pasojë e instruksioneve që merr familjarisht nga peshkopi Janullatos. Në një vend të librit Beni e bën profetin Muhamed evgjit, dhe muslimanët i barazon me jevgjit kur thotë që një fshat pa muslimanë dhe pa jevgj do të ishte monoton (fq. 357 - 358).

Ben Blushi hoxhën që ju vjen në Voskopojë muslimanëve dhe i mobilizon kundër tiranisë vllahe, e tregon si një injorant dhe prapanik, tamam siç trajtonte i ati i tij, Kiç Blushi në Gazetën Shqiptare në shkrimin ‘Na lipsen vullnetarë e misionarë të përnjimendtë!’, të datës 19/10/2007 hoxhallarët e Shqipërisë që sulmuan Edi Ramën në Kavajë. Djegjen e Voskopojës, Ben Blushi e krahason me një histori të profetit Muhamed që hoxha ju tregon muslimanëve shqiptarë, ku Beni profetin Muhamed e tregon si vrasës dhe kokëprerës (fq. 273 – 275).

Edhe pse Voskopoja, siç të gjithë shqiptarët e dinë, u sulmua në vitin 1773 si pasojë e terrorizmit greko – vllah në rajonet e Korçës i cili u nxit nga Caresha Katerina II dhe dashnori i saj Orlovi që deshën të bëjnë Greqinë e Madhe mbi trojet e Shqipërisë, dhe vllehët bënë masakra kundër shqiptarëve, Ben Blushi kërkon që aksionin anti-terrorist të shqiptarëve t’ia faturojë Islamit dhe muslimanëve shqiptarë. Ç’është më qesharake është se Beni, mbrojtësit e Voskopojës i bën shqiptarë, kur vetë në gazetën Fratia lufta e Voskopojës tregohet si lufta vllaho – shqiptare. Ja disa vargje që provojnë këtë:



Me katër gegë një arumun, po ndeshet /

E tillë lufta nuk është e lehtë /

Por koka shumë në tokë, shihen te hedhur /

Paria e bejlerëve kudo vrapojnë /

Dhe shqiptarët i dërgojnë të vdesin, /

Për plaçka dhe asnjë të mos tërhiqet.

( VOSHOPOLEA nga Nida Boga, Gazeta Fratia, Nëntor 1997, fq. 6 )



Në kapitullin 24, Beni që është i pikëlluar për djegjen e Voskopojës, e tregon këtë si dobësi të vlleho – krishterëve që nuk dinë sesi të vrasin muslimanët. Me këtë konkluzion Ben Blushi siç duket i bën apel vllehëve të Shqipërisë që të mësohen të vrasin muslimanët shqiptarë dhe të mos përsërisin gabimet e vllehëve të Voskopojës. Priftërijtë pan – ortodoksë të Ben Blushit, Metodi dhe Mihali të cilët tregojnë historitë e Voskopojës dhe barbarizmin e muslimanëve shqiptarë, Beni i pikturon tamam si Shën Methodhiusin dhe Shën Cirilin bizantinë të cilët përhapën krishtërimin në mesin e sllavëve. Këta priftërinjë bizantinë inspirojnë personazhet e librit të Benit me tregimet e tyre për Voskopojën dhe nxisin fëmitë e vegjël që të vënë shalle të kuq në qafë, tamam siç bënte Ben Blushi kur ishte debatik në kohën e PPSH-së dhe me këto shalle sllavo – ortodoksë, priftërijtë grekë duan që historia e Voskopojës dhe urrejtja kundër shqiptarëve muslimanë të trashëgohet nga brezi në brez. Me këta mësues orthodhoksë të cilët mësojnë personazhet e romanit që të duan Kretën, Greqinë dhe pan-ortodoksinë, Ben Blushi ndoshta imagjinon mentorin shpirtëror të tij dhe babës së tij, Peshkopin Janullatos, i cili edhe pse familja e tij i grabiti me dhunë çamëve muslimanë tokat e tyre në Prevezë të Çamërisë 128 vite më parë, tani me Ben Blushin dhe romanin e tij në ishull kërkon që të inspirojë brezat e rinjë të grekofilëve në Shqipëri që të jetojnë, punojnë dhe luftojnë për mëmën Greqi.

Ben Blushi romanin e tij e mbyll në Kretë, ku vajza e heroit të tij, Arianit Komnenit, Sara, shkon në ishullin grek, dhe aty takohet me heroin e Voskopojës, Isakun, dhe viziton varrin e të atit të saj, Arianitit, i cili ka shkuar që të vdes në ishull ku disa vite më pare kishin vdekur 11 ortodoksë të tjerë në mbrojte të Greqisë dhe Krishtërimit kundër Islamit. Romani i Ben Blushit mbyllet me disa fjali melankolike nga personazhet e tij ortodoksë ku ata thonë që në Voskopojë ne mendonim se si do t’i mësonim myslimanët të jetonin si ne (fq. 403). Ama personazhet grekofilë të Ben Blushit dështojnë që ti mësojnë muslimanët shqiptarë që të jetojnë si grekë. Pse në historinë e Shqipërisë, muslimanët shqiptarë ju kanë dhënë vendin e merituar shovinistëve grekofilë në një seri rastesh rebelimesh në jug të Shqipëriës. Djegja më e fundme që muslimanët shqiptarë me në krye çetat patriotike të Sali Butkës i bën Voskopojës ishte viti 1916, kur voskopojarët dhe andartët grekë të Korçës pasi kishin therrur dhe përdhunuar me mijëra shqiptarë muslimanë dhe e shpallën Voskopojën Greqi, në fund morrën drejtësinë e merituar nga trupat e Malkë Zvarishtin dhe Sali Butkës. Voskopojën e rrethuan 1500 shqiptarë të cilët morrën hak ndaj krimeve që andarët ortodoksë dhe jerohollitë helenë kishin bërë në Shqipëri nga viti 1913 e deri ne 1916 nën slloganin Enosis i Thanatos (Bashkim apo Vdekje). Përkrah çetave shqiptare muslimane në çlirimin e Korçës luftuan edhe shumë patriotë ortodoksë shqiptarë.

Edhe pse Ben Blushi dhe i ati i tij, Kiço Blushi dhe mentori i tyre peshkopi Janullatos do të donin që Shqipërinë ta bëjnë Voskopojë dhe ta Enosojnë (Bashkojnë) me Kretën, Qipron dhe Greqinë si në 1914, ëndërrat e tyre janë të destinuara të dështojnë. Pse qyteti ku Ben Blushi dhe i ati dhe mentori i tyre grek jetojnë sot, është Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë i ndërtuar nga Pashallarët muslimanë të Gegërisë të cilët që nga Ibrahim Pashë Mulleti e deri te Gani Beg Toptani ju kanë treguar vendin shovinistëve grekë përgjatë të gjithë historisë sonë. Edhe pse Beni me gjithë të atin e tij shajnë Islamin pa mbarim, dhe në kohë të PPSH-së Kiço Blushi prodhoi një seri filmash propagandistikë kundër Islamit, faktet tregojnë që muslimanët shqiptarë vetëm se rriten edhe pse Blushët dhe qirje Janullatos kanë mllef për këtë punë.

Me romanin ‘Të Jetosh në Ishull’ Ben Kiço Blushi i tregon edhe njëherë shqiptarëve rrezikun që voskopojarizmi dhe shovinizmi pan – ortodoks përbën për paqen në Shqipëri, Ballkan dhe rajon. Ky roman diskrediton botuesin e tij, Fatmir Toçi i cili bëhet pjesë e këtyre botimesh propagandistike anti-shqiptare të cilat synojnë nënshtrimin e Shqipërisë nga shteti fondamentalist ortodoks, Greqia. Ky roman tregon edhe rrezikun që i kanoset sot Shqipërisë nga politikanë si Ben Blushi apo Ledia Shamku Shkreli të cilët me gjithë fondamentalizmin e tyre të krishter kundër muslimanëve të Shqipërisë vazhdojnë të parazitojnë në kurriz të taksapaguesëve shqiptarë dhe kanë uzurpuar kryesinë e Partisë Socialiste. Romani ‘Të Jetosh në Ishull’ i Ben Kiço Blushit duhet të lexohet nga të gjithë shqiptarët muslimanë, ateistë dhe patriotë, për të kuptuar kërcënimin që sot i vjen Shqipërisë nga fondamentalizmi greko – ortodoks dhe ideologjia e urrejtjes që gjenerali helen, Anastas Janullatos po përhap në Shqipëri me agjentët e tij ne status politik.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme