Big Brother Lojë me Rininë Shqiptare

Njerëzit kanë lindur dhe kane vdekur si anëtarë të një grupi të caktuar. Ne shoqëritë premoderne, identiteti nuk përbën ndonjë problem dhe nuk ishte temë diskutimi apo shqyrtimi.
Në kohën e modernizmit, ai bëhet, fleksibil, shumëdimensional, individual dhë i nënshtrohet ndryshimeve dhe inovacioneve. Gjithashtu në këtë periudhë ai lidhet me individualitetin dhe zhvillimin e personalitetit unik. Kur më heret ishte në funksion te fisit, grupit ose kolektivit në modernizëm ai është në shërbim të krijimit të personalitetit specifik. Në shoqëritë e konzumerizmit mediatik, i cili qartë paraqitet pas luftës së dytë botërore, identiteti më shumë lidhet me stilin, krijimin e imixhit dhe pamjen apo dukjen "llukin". Në shoqëritë moderne identiteti mvaret nga ajo se në çfarë mënyre krijojmë, interpretojmë apo prezantojmë vetën vetes dhe të tjereve. Roli i medias në krijimin e identitetit në kohën tonë është i pamohueshem dhe evident. Andaj kërkohet nga të gjithë ne një njohje elementare me rregullat e funksionimit dhe të kodimit të porosive mediatike për të qenë në gjendje dekodimin e tyre të filtëruara sidomos porosiëtë që na vijnë nga mediet elektronike. Dihet se njëri ndër funksionet më kryesore të medieve në shoqëri është dhënia status gjërave dhe individëve. Ndër format programore i cili në mënyrën më skrupuloze keqpërdorë këtë funksion është zhanri i "reality show", i cili duke shfrytëzuar përparësitë komerciale që ofron për shtëpitë mediatike, është gati i pandarë nga ekranet televizive kësaj radhe edhe në hapsirën mediatike shqiptare, me këtë aludoj pikërisht në emisionin Big Brother Albania. Çka në të vërtet është Big Brother? Ai është një personazh fiktiv në novelën e George Orwellit e cila titullohet "1984"e shkruar në vitin 1949, ai është një objekt adhurimi i një mase shumë të gjërë, edhe pse askush nuk di se kush është dhe çka në të vërtetë është. Gjithçka i është paracaktuar dhe gjithçka mirret në lidhje me të. Nga ky libër është huazuar edhe fraza e mirënjohur "vëllau i madh po të vështron (big brother is watching you)". Në shoqërinë të cilën Orwelli e përshkruan, çdonjëri është nën mbikqyrje nga autoriteti, kryesisht nëpërmjet teleekranit. Njerëzit në mënyrë konstante informohen për këtë me anë të frazës "Big Brother is Watching You", i cili është thelbi i së vërtetës të sistemit të propagandës në këtë shtet. Pra përshkrimi fizik i Big Brother është përkujtimi. Shohim se nuk kemi asnjë rastësi me rastin e zgjedhjes së titullit të këtij shou. Por në vend se ky emisin të jetë në funksion të kritikës së aparatit të propagandës që i bëhet nga Orwelli aparatit autoritar, ai bëhët pjesë e tij. Ky program është argument mjaft bindës për të treguar se deri n´çmasë është degraduar misioni i medias elektronike. . Ai ju mundëson disa individëve të caktuar me shkallë intelektuale mesatare apo edhe të ulët, me histori të dyshimta, prej narkomanëve apo prostituteve, mbrenda 24 orëve shëndrrohen në "yje"që"shklqejnë", krahasimi i tyre me yjet është një krahasim banal dhe fare i paqëndrueshëm në rastin e këtyre vajzave dhe djemëve ngase ata në të vërtet nuk kanë çka ti japin vetës e lere më të tjerve. Por jo rastësisht në mesin e tyre ndodhej edhe një vajzë nga Kosova, me të dëshirohej të tregohej se kemi pjesmarrë edhe nga Kosova, por niveli i saj intelektual tejet i ulët ishte turpërues, sikur donin të tregonin me nivelin e saj se ajo përfaqëson Kosovën.
Mua i tërë ai cirkus i quajtur Big Brother më rikujton si të ishte ndonjë sekt fetar. Tërë ato detyra që ju ngarkohen banorëve të shtëpisë, paramendoje si mund ti pranojnë tërë ato detyra nga dikush i cli nuk egziston, ju jep urdhëra ndërsa sa hap sytë ju jep udhëra të zhvishen apo të bëjnë këtë apo atë punë, shkakton përçarje në mes tyre që në fund ti bashkojë por më e keqja është se ai kodon teleshikuesit. Paramendojeni se si i tërë kombi me padurim pret se cili prej dy debilave do të lëshojë shtëpinë. Po fëmijët? Ata janë të priviligjuar të shohin se si në "prime time"shfaqen vajzat e rritura me mentalitetin e nivelit të tyre kanë tatuazhe në gjoksat e tyre apo edhe prapanicat e tyre, se si shahen e zihen e "rrihen"pastaj pajtohen si Mardiola nga Vlora me Ildën nga Tropoja. Ndërsa më e keqja vjen më pas, kur nesër në mëngjes zgjohemi dhe në ballinat e disa gazetave "serioze"shkruhet për aferat e dashurisë, tradhëtisë dhe zënkave të cilat na paskan ndodhur një natë më parë. Ky emision ju ofron të rinjëve një model tipik se si duhet ndërtuar identitetin e tyre, pa u munduar fare duke bërë shaka pa ndonjë mund të madh ata mund të bëhen yje. Televizioni është faktor mjaft me rëndësi në formimin e botës njerëzore dhe shumë më ndikues se sa mediet tjera. Televizioni është bërë bazë e konstruksionit social të realitetit, i cili jo vetëm që prezenton realitetin por që në themel të formimit të tij, merr pjesë aktive.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme