Eutanazia – Vdekja e mëshirshme

Nexhat Ibrahimi

Hyrje


Eutanazia është temë e cila në vazhdimësi gjatë historisë ka nxitur diskutime kontraverze. Çështjet mbi vdekjen ecin paralelisht me çështjet mbi jetën. Vdekja është fakt jetësor, dhe nuk paraqet asgjë më shumë se sa fundi i jetës. Medicina bashkëkohore dhe potencialet e saj (madje edhe) të manipulimit me jetën rezultojnë me pyetjet dhe problemet e reja të eutanazisë. Sociologjia dhe shkencat e afërme me sociologjinë vetëm para pak kohe kanë filluar të preokupohen me përcjelljen e veprimtarisë medicinale, e me këtë edhe me problemin e eutanazisë. Eutanazia dhe problemet që vijnë me te ishin në vetë periferinë e ndodhive dhe të intereseve shoqërore.[1]



Në vendet evroperëndimore rreth eutanazisë me dekada zhvillohen diskutime të ashpra, deri sa te ne në trojet shqiptare e veçantë në Kosovë, kjo temë nuk ka tërhequr vëmendjen dhe interesimin si të ekspertëve të fushave drejtpërdrejt të interesuara ashtu edhe të intelektualëve dhe të opinionit të përgjithshëm. Mbi eutanazinë dhe problemet tjeraa bashkëkohore të civilizimit bashkëkohor duhet diskutuar shkencërisht e intelektualisht dhe nuk duhet heshtur para problemeve të këtilla. Polemikat dhe diskutimet e deritashme zhvillohen rreth tendencave dhe kërkesave konkrete për ligjësimin e eutanazisë dhe të atyre që janë rigorozisht kundër saj dhe atë e konsiderojnë si akt kundërnjerëzor dhe kundërfetar, dhe paraqet pikëpamjen “që e dëmton konceptimin për ruajtjen e shëndetit”.[2]

 

‘Eutanazia’  gjatë historisë

Shprehja ‘eutanazia’ [3] në përkthimin e fjalëpërfjalshëm do të thotë ‘vdekje e lehtë, e mirë’. Nocioni i eutanazisë nga paraqitja e saj në histori, e deri më sot është konceptuar dhe trajtuar llojllojshëm, varësisht nga këndvështrimi dhe bindjet e individit, grupit apo të shoqërisë në përgjithësi.
Enciklopedia prestigjioze amerikane për mjekësi dhe shëndet eutanazinë e përkufizon si “metodë apo akt me të cilën te individi që pëson vuajtje të vazhdueshme dhe dhëmbje që pëson nga sëmundja terminale, realizohet vdekja pa dhembje.”[4]
Në kuptimin burimor eutanazia përcakton dëshirën dhe lutjen e njeriut për vdekje të mirë, d.m.th. të lehtë, të shpejtë dhe pa dhembje.  Kuptimi vijues i eutanazisë është kujdesi pozitiv, angazhimi si dhe kurrimi që vdekja, sa është e mundur, të je-tohet pa dhembje trupore dhe ngushtësi shpirtërore – duke e respektuar edhe jetën edhe ardhjen natyrore të vdekjes. Kuptimi i tretë i eutanazisë është bashkëkohor dhe krahas dy kuptimeve të para përfshinë edhe kuptimin agresiv, ‘marrjen e qëllimtë dhe të dhunshme të jetës së njeriut.[5]

      Sipas kuptimit të fundit, të tretë, që e përvetëson edhe Kisha katolike në dokumentet e veta, mund të lexohet se “me shprehjen eutanazi mendohet në aktin apo në lëshimin, i cili sipas natyrës së vet apo me qëllimin e vet, shkakton vdekjen në mënyrë që kësisoji të mënjanohet çdo dhembje … .”[6]

Në kulturën heleniste eutanazia kishte kup-timin e vdekjes së bukur e të lumtur, kurse në atë greko-romake eutanazia kishte kuptimin e vdekjes fisnike e të guximshme. Në Romën e vjetër nocioni i eutanazisë kishte domethënie praktike duke përcaktuar qëndrimin e njeriut kundrejt vdekjes.[7]

Eutanazia, përkatësisht diç e ngjashme me eutanazinë, është e njofshme edhe në kohën e Muhammedit a. s., të as’habëve (p.sh. Ibn Ka’bi dhe Ebu Dherri), të Imam el-Gazaliut, të Ibn Tejmijes, të Ibn Kajjim el-Xhevziut e të tjerë.[8]

Në kuptimin modern, emërtimin ‘eutanazi’ i pari e përdori Frensis Bekoni (1561-1626) në veprën e tij ‘Organoni i ri’, në vitin 1620. Mirëpo, eutanazinë në njëfarë mënyre e trajtuan dhe kishin mendim të tyre edhe filozofi Monteskie (1689-1755), i cili më 1721 botërisht u angazhua për të drejtën e vetëvrasjes së njerëzve, të cilët i kanë kapluar dhembjet, pastaj Tomas Mor (1480-1535), në veprën e tij Utopia, i cili propozoi që të sëmurëve të pashërim t’u këshillohet që sa më shpejtë ta lënë këtë botë, d.m.th. të vdesin, dhe de Montenje e Shekspiri të cilët mbështetën eutanazinë [9]. Sipas mendimit të autorëve tjerë ‘termin eutanazi për herë të parë e futën në përdorim në SHBA në vitin 1872’.[10]

      Në shekullin XIX nocioni ‘eutanazi’ radika-lisht pëson ndryshim, duke nënkuptuar ‘ndihmën atij që është duke vdekur dhe lehtësimi atij që është duke vdekur me ndihmën e personelit mjekësor’.

      Disa qarqe, duke u gjetur para kërkesave gjithnjë e më të mëdha të eutanazistëve, pohojnë se “eutanazia, për t’iu shmangur cilësimit si vepër penale e mbytjes / vrasjes, duhet t’i plotësojë së paku dy kushte:

1) që të privohet nga jeta personi që gjendet në shkallën e vdekjes pa gjasa për shërim dhe që ky person të ketë vuajtje të tilla të cilat i kapërcejnë vuajtjet që e përcjellin vdekjen e njeriut. Mirëpo, këtë vendim e merrë Komisioni i ekspertëve – mjekë, të mbështetur në rregullat dhe në të arriturat e shkencës së medicinës;

2) për aprovimin e eutanazisë nevojitet edhe kërkesa e qartë e të sëmurit të pashërueshëm që të privohet nga jeta.[11]

      Disa kundërshtarë të eutanazisë thonë se për t’u aprovuar eutanazia duhet të plotësohen tri kushte:

      1) Kurrë me siguri nuk mund të mohohet mundësia e shërimit të të sëmurit, sidomos në kushtet gjithnjë e më të mëdha të njohurive medicinale dhe të aparaturës së medicinës moderne;

      2) Përkundër masave preventive, nuk mund të evitohen abuzimet në praktikë;

      3) E drejta për të jetuar është e drejtë e pacenueshme e njeriut, e cila nuk mund të shkelet në kurrfarë kushte, dhe së cilës nuk mund t’i ikë as bartësi i kësaj të drejteje, sidomos në kushtet kur vendimi i tij është marrë nën ndikimin e dhembjeve të mëdha që i pëson.[12]

      Gjatë historisë hasim edhe në rezistencën kundrejt eutanazisë. Betimi i Hipokratit është kundër eutanazisë. Aty pohohet: “… Nuk do t’i jap askujt medikament vdekjeprurës nëse e kërkon as do t’i jap këshillë në këtë veprim. …” [13]

 

Përkufizimi kuptimor i ‘eutanazisë’

Ndonëse në literaturën e përgjithshme jo shpesh e hasim vetëm në kuptimin kryesor, ekspertët dallojnë disa lloje‘eutanazishë’ [14] :

1. Eutanazia aktive – shkurtimi (privimi) i drejtpërdrejtë i jetës së individit me ndihmë aktive të tjetërkujt gjatë vdekjes. Thuajse pa përjashtim, kjo lloj eutanazie është e ndaluar dhe e dënueshme në të gjitha vendet. Kjo lloj eutanazie më së shpeshti ekzekutohet me përdorimin e injeksionit vdekjeprurës. [15]

2. Eutanazia pasive (ortonatazia) – ndihmesa  dhënë atij që është duke vdekur, duke ia ndërprerë aplikimin e terapiumit dhe të mjeteve me të cilat i mbahet jeta, d.m.th. ndërprerja e trajtimit medicinal për dikend që nuk ka gjasa ta përmirësojë gjendjen e pacientit. Ortotanazia është veprim krejtësisht i kundërt nga distanazia, ku pacientit të pashërueshëm, me aplikimin e veprimeve të jashtëzakonshme mjekësore (me aparaturë apo me medikamente), maksimalisht përpiqen t’ia zgjasin jetën, e pa të cilat ai përndryshe do të vdiste.[16]

Eutanazia sociale – formë e eutanazisë pasive, ku pacientët e moshuar të pashëruar lëshohen në shtëpi para kohe. Kështu, kujdesi i tyre sillet në minimum, që në këtë mënyrë përshpejtohet vdekja.[17]

 

Legalizimi e eutanazisë  në botë

      Me kalimin e kohës kemi kërkesa të vazhdueshme që në kuadër të parlamenteve të shteteve të tyre ta legalizojnë eutanazinë.[18] Mirëpo, ne do t’i cekim vetëm disa raste, për arsye se nuk kemi të dhëna të plota për të gjitha vendet por edhe pretendimet e punimit do të kapërceheshin. Për shembull, nga parlamenti i shtetit federal të Ohios në SHBA, në vitin 1906, doli nisma e parë për ligjësimin e eutanazisë për të sëmurit e pashë-rueshëm. Kongresi e refuzoi këtë propozim–ligj. Në kohën që vijoi një varg aksionesh dhe nismash janë ndërmarrë për legalizmin e eutanazisë. Kështu, në vitin 1938 në SHBA u formua shoqata për lega-lizimin e eutanazisë. Në vitin 1946 një grup kle-rikësh hebrenjë dhe protestantë i drejtoi parlamentit të Nju Jorkut kërkesën për legalizmin e eutanazisë vullnetare për ata që vuajnë nga sëmundjet e pamjekueshme. Teologu bashkëkohor protestant amerikan Joseph Fletcher është për aplikimin e eutanazisë, sepse të sëmurit e pashpresë për mjekim i quan si ata “të cilët vetëm konsumojnë të mirat private dhe publike.”[19] Në vitin 1976 në shtetin Kaliforni të SHBA-ve u soll Ligji mbi të drejtën për vdekje; pacienti në formë të shkruar mund të deklarohet mbi ndërprerjen e terapiumit. Njëkohësisht abrogohet përgjegjësia penale e mjekut, dhe se ai është i detyrueshëm ta zbatojë vendimin e pacientit, pa marrë parasysh në bindjet dhe mendimet e tij vetjake.[20] Po ashtu, në Oregon të SHBA-ve, viteve të fundit u aprovua ligji që legalizon eutanazinë. Me Aktin “vdekje me dinjitet” (Death of Dignity) është votuar legalizimi i ndihmës mjekësore në vetëmbytje dhe ndalesa e veçantë ku mjeku ose personi tjetër drejtpërdrejt aplikon ilaçin për vdekje. Ky Akt kërkon që pacienti të jetë më i vjetër se 18 vjeç, shtetas i Oregonit, të jetë në gjendje të marrë vendim dhe të ketë të diagnostifikuar gjendjen e terminuar të sëmundjes së pashërueshme që e shpie në vdekje brenda gjashtë muajsh. Akti i parë ka ndodhur më 1998.[21]

      Në Evropë qysh nga viti 1935[22] zhvillohet diskutim i gjallë dhe i ashpër rreth problemit të eutanazisë. Ndonëse propozimet e tyre janë refuzuar shumë herë, opinioni publik në 72% të rasteve të anketuara mbështetë eutenazinë. Në Angli eutanazia dhe ndihma mjekësore në vetëmbytje është vepër penale.[23]

      Në Francë nuk ekziston ligj që ndalon eutanazinë. Por, kemi kërkesa për legalizmin e saj.[24]

      Në Zvicërr eutanazia aktive, sipas nenit 114 të Ligjit Penal zvicërran është joligjor, kurse neni 115 përkufizon: “Ndihmesa dhe nxitja në vetëmbytje” është kundërvajtje kur buron nga motivi vetjak. Mirëpo, vdekja e motivuar nga altruizmi te ndihmesa mjekësore në vetëmbytje nuk është kundërligjore. Në Zvicërr gjatë vitit, nga dozat letale të ilaçeve sipas të drejtës për vdekje – EXIT, vdesin rreth 120 persona.[25]

      Në Gjermani kemi nisma të ngjashme, sikur formimi i Shoqërisë për vdekjen humane (Deutsche Gesellschaft fur humanes Sterben, DGHS) në vitin 1980, e cila angazhohet për sigurinë më të madhe juridike të atyre që do të ndihmonin në sendërtimin e të drejtës në vdekje. Kurse mjeku gjerman Julius Hacketal para opinionit u drejtua me ndihmën e tij të qartë në aplikimin e autoeutanazisë.[26]  Po ashtu, kemi edhe rezistencën shumë aktive kundëreutanaziste.[27]

      Në favor të eutanazisë është edhe pohimi i kryetarit të parë të Bankës evropiane për ndërtim dhe zhvillim, Jacques Attali, i cili tha: “Pas vitit 60-65 njeriu humb aftësinë e prodhimit dhe është në barrë të shoqërisë, ndaj këtë makinë duhet ndalur fuqishëm; logjika socialiste është liria, e liria bazore është vetëvrasja.”[28]

      Në Holandi eutanazia dhe ndihmesa në vetëvrasje teoretikisht ishin joligjore, mirëpo nga viti 1973 në Holandi, sipas ligjit, shqiptohen aktgjykime liruese në rastet e eutanazisë me kërkesë, me kusht që pacienti të bëjë kërkesë për eutanazi dhe që eutanazinë ta bëjë mjeku. Në vitet e tetë-dhjeta filluan ndryshimet. Shoqata Mjekësore Mbretërore Holandeze i përcaktoi ‘rregullat e ndihmës meritore’ (Rules of due care), që është e ngjashme me ligjet mbi legalizmin e eutanazisë dhe ndihmesës në vetëmbytje.[29] E dhëna fletë se mjekët në Holandi gjashtë herë në ditë aplikojnë eutanazinë aktive – dhënien me qëllim të ilaçit vdekjeprurës pacientit me kërkesën e tij me qëllim të lirimit nga vuajtjet. Njëzet herë në ditë pacienti heqet nga aparati për zgjatjen artificiale të jetës. Në vitin 1984 67% të opinionit publik holandez qenë deklaruar në llogari të eutanazisë aktive.[30] Në vitin 1987 është arritur marrëveshja mbi përkufizimin e eutanazisë – përfundimin e qëllimtë të jetës së personit me kërkesë të tij me ndihmesë të personit tjetër.[31] Mirëpo, në vitin 1993, në Holandi miratohet ligji mbi eutanazinë.[32] Sipas të dhënave të tjera, eutanazia në Holandi u miratua tërësisht në vjeshtë të vitit 2000, ku si pasojë e aplikimit të eutanazisë në vit vdesin rreth 3600 individë.[33] Një kardinal holandez, F. Angelini, për eutanazinë thotë se është “kapitullim i shkencës së medicinës poltrone dhe ofendim i rëndë i dinjitetit njerëzor.”[34] Vatikani e gjykon ligjin mbi eutanazinë të miratuar në Holandi.[35]

      Edhe në Australinë Veriore eutanazia me Aktin mbi të drejtën në fazën terminale të sëmundjes u legalizua nga korriku 1996 deri në mars 1997 kur u abrogua nga Ligji federal i Australisë.[36]

      Në Kroaci deri vonë eutanazia nuk njihej me emrin e saj. Kështu, në nenin 94, me emrin ‘Vrasja sipas kërkesës’ pohohet: “Kush e vretë dikë me kërkesë të tij shprehimore dhe serioze , do të dënohet me dënim me burg prej një deri në tetë vjet.” Pra, në legjislacionin kroat eutanazia (vrasja apo ndihmesa në vrasje) konsiderohet vrasje e njeriut. Mirëpo, edhe në Kroaci ka lëvizje drejt legalizimit të eutanazisë. Kështu, në Ligjin Penal më të ri në Kroaci më 1997, përgatitet lejimi i eutanazisë, abortusit etj.[37]

      Diskutime të gjalla rreth legalizimit të eutanazisë janë zhvilluar edhe në parlamentin slloven, e të motivuara nga legalizimi i eutanazisë në Holandi[38] dhe në vendet përreth.

      Në Bosnje dhe Hercegovinë ndihma në vetë-vrasje është e ndaluar, kurse eutanazia si kualifikim nuk trajtohet veçantë, por me të madhe ka filluar të diskutohet viteve të fundit.[39]

Është indikativ rasti në Rumani, ku kryetari i Bashkisë së Bukureshtit, Trajan Basesku, i shtrënguar nga prania e rreth 300 mijë qenëve rrugaçë në qytet, pohoi “se eutanazia e rrugaçëve është gjëja e fundit që ne e dëshirojmë. Qentë do të asgjësohen kur këtë ta vendfosin veterinarët.”[40]

      Diskutimet lidhur me eutanazinë kanë filluar edhe në shtete të largëta nga ne, sikur në Kinë, Kolumbi, Argjentinë e vdende të tjera.

      Në Ligjin Penal të Kosovës problemi i eutanazisë nuk theksohet veçant dhe deri më tash nuk kam vërejtur ndonjë shkrim apo studim lidhur me këtë çështje. Eutanazia në Kosovë, pa cilësim të veçantë, trajtohet në kuadër të Ligjit Penal të Kosovës mbi vrasjet.  

      Nga një shikim kalimthi i të drejtës penale në vendet muslimane nuk vërejmë trajtimin e veçantë të eutanazisë, por ne konsiderojmë se kjo temë trajtohet në kuadër të vrasjeve ordinere, kurse kualifikimi i eutanazisë dallon nga vendi në vet.[41]

 

Qasjet e zgjidhjes së problemit të eutanazisë

Qasja problemit të eutanazisë është shumë-dimensionale. Dallojmë: qasjen medicinale, juridike, etike dhe qasjen e përgjithshme shoqërore.[42]

1. Qasja medicinale – Përfshinë veprimin mjekësor, shëndetësor që shërben për mënjanimin e dhembjes kundër të cilës nuk ka argument moral, etik as teologjik, dhe kështu ky veprim nuk ka lidhje me eutanazinë edhe pse nga ky veprim mund të pasojë vdekja e pacientit. Është detyrë e mjekut që gjithësesi ta shpëtojë jetën e pacientit, e jo shkatërrimin e saj. Qysh në Betimin e Hipokratit mjekët e ardhshëm betohen se askujt, qoft edhe atij që kërkon, nuk do t’i japë medikament që sjellë vdekjen, as këshillë lidhur me këtë. Në rrafshin e veprimit medicinal është rëndë të dallohet pasoja skajore e veprimeve medicinale, respektivisht a do të jetë rezultati zbutja e dhembjeve apo eutanazia.

2. Qasja juridike – Përpiqet nga pikëpamja juridike ta shqyrtojë problematikën që paraqitet gjatë eutanazisë. E drejta e ka rolin instrumental në shoqëri përgjithësisht e kështu edhe në medicinë. Me angazhimet e veta që situatat t’i lirojë nga ekuivokësia dhe nga paqartësitë me qëllim të pengimit të manipulimit të medicinës moderne me jetën e dikujt, e drejta vetëm deri diku ka arritur sukses. Fjala është, në të vërtetë, për kategoritë shoqërore, etike dhe deontologjike, të cilat në format e veta skajore kanë edhe legjitimimin juridik. Pikëpamja juridike redukohet në problemin e përgjegjësisë për vendimet që janë në fushën skajore të jetës dhe vdekjes së pacientit.

3. Qasja morale – Morali te çështja e eutanazisë gjithnjë është diskutabil. Në të vërtetë, nga qëndrimi moral në medicinë edhe nuk është e lejuar çdo gjë e domosdoshme. Nga ky shkak, parimi moral është një prej shpjegimeve vendimtare të sëmundjeve në disa kultura.

Religjioni nuk e pranon jetën e panatyrshme dhe vdekjen artificiale (me dhunë), sepse jeta dhe vdekja nuk është në kompetencë të njeriut, por në kompetencë të Zotit. Etika e konsideron eutanazinë cenim të humanizmit, sepse degradon njeriun në objekt dhe kjo shpie drejt manipulimit dhe shpërdorimit. Një autor këtë çështje e përshkruan se “plani që me njerëzit të veprohet si me shtazët, njëkohësisht na duket edhe i neveritshëm edhe qesharak; ai godet rëndë ndjenjën e dinjitetit tonë personal.”[43]                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                       

Sot hasim në pajtimin mjaft të përhapur se lirimi prej vuajtjeve të pashpresë dhe të padobishme megjithatë është moralisht i arsyeshëm dhe së paku eutanazia pasive në situata të këtilla mund të lejohet. Madje edhe disa teologë thonë se moralisht është e paarsyeshme të pengohet eutanazia në situata të caktuara.[44]

4. Qasja e përgjithshme shoqërore – Opinioni publik bëhet gjithnjë e më i pranishëm dhe me këtë edhe më ndikues në aspekt të institucioneve medicinale. Opinioni publik tërheq gjithnjë e më shumë njerëz në të a. q. arenë, në të cilën diskutohet për çështjet e moralit. Është praktikë e shpeshtë që mediumet tentojnë t’i bindin autoritetet në shëndetësi dhe qeverinë që t’i shpërfillin shpenzimet ekonomike gjatë mjekimeve të shtrenjta në dobi të mbajtjes në jetë të pacientit një kohë të gjatë.[45] Për fat të keq, fotografia që del në opinion është jo e plotë apo edhe e shtrembëruar dhe së këndejmi nuk ofron shikim relevant në problemin e eutanazisë.

 

Eutanazia dhe ligji

Shikuar nga pikëpamja juridike, ligjore, ‘eutanazia’ konsiderohet privim nga jeta i personit tjetër; d.m.th. juridikisht eutanazia është vepër penale dhe si e tillë ajo i nënshtrohet përgjegjësisë penale dhe ndëshkimit.[46] Ligji ka apo duhet ta ketë për synim sigurimin e jetës dhe vlerave të përbashkëta. Ai vetëvetiu duhet të jetë i moralshëm përndryshe nuk do të ishte ligj. Nëse ligji nuk siguron jetën e individit sikur edhe të grupit ai ka thyer barabarësinë, njëjtësinë dhe dinjitetin e të gjithë njerëzve.[47]

Për dallim të shumicës së mbytjeve / vrasjeve, ku motivi kryesisht është hakmarrja, urrejtja apo interesi material, në rastin e eutanazisë motivi është i natyrës altruiste. Eutanazia kuptohet si formë e ndihmës, si shkurtim i mundimeve dhe vuajtjeve, dhe se pikërisht nga ky dallim ndërmjet mbytjeve klasike dhe eutanazisë paraqiten problemet në trajtimin e eutanazisë.

Në Francë, Belgjikë dhe Britani të Madhe eutanazia nuk klasifikohet si vepër penale, por e dënon me dispozitat mbi privimin nga jeta.

Në vitin 1939 Hitleri nënshkroi urdhëresën sipas së cilës lejohej mbytja / vrasja e personit i cili është shpallur i pashërueshëm. Mjeku Karl Fridrih Brandt personalisht është përgjegjës për shpalljen e 275 mijë njerëzve për të pashërueshëm dhe të gjithë ata u mbytën. Gjyqi i Nynbergut këtë mjek e gjykoi me vdekje.[48]

Në Gjermani, Itali dhe Holandë eutanazia klasifikohet si vepër penale, por ndëshkohet me forma dënimi më të lehta në krahasim me mbytjet me motive klasike.

Në SHBA në shumicën e vendeve federale është sjellë ligji mbi të drejtën në vdekje e cila personave me sëmundje terminale u jepë të drejtë të vendosin mbi jetën dhe me këtë refuzimin e ndihmës mjekësore me qëllim të vdekjes.

Sipas ligjit të vjetër të ex-Jugosllavisë euta-nazia trajtohej si vepër e veçantë penale të privimit të jetës nëse ajo është bërë me kërkesë ose lutje (dënimi me burg deri në pesë vjet), e nëse bërësi i përgjigjet lutjes apo kërkesës nga dhembja ndaj gjendjes së mjeruar të ndonjë personi, vepra konsiderohej kundravajtje dhe dënohej me burg deri në tri vjet. Sipas ligjit të vitit 1951 eutanazia kon-siderohet vepër penale të privimit të qëllimtë të jetës – me mbytje / vrasje dhe dënohej me dënim të përcaktuar për këtë vepër.[49]

 

Pikëpamjet teologjike mbi eutanazinë

      Nuk kemi mundësi që problemin e eutana-zisë ta përcjellin nga aspektet e feve të ndryshme, sepse trajtimi i këtillë do të na çonte larg dhe do të kërkonte hulumtime më të thella, por vetëm shkurtimisht do t’i cekim disa mendime më karakteristike. Mirëpo, është e përbashkët për “liderët reli-gjiozë dhe humanistët të cilët pajtohen se askush nuk ka të drejtë ta përfundojë jetën e ndonjë personi tjetër, në çfarëdo rrethana qofshin. …”,[50] dhe se eutanazia është ofenduese dhe e ndëshkueshme jo vetëm për personin që e kërkon por edhe për atë që e ndihmon, me arsyetim se është në kundërvënie me Drejtësinë e Zotit dhe mbi ndodhitë e tëra në jetën e njeriut.[51] Jo vetëm intelektualët fetarë, por edhe mjekët, filozofët, letrarët, juristët dhe qarqet shoqërore-shkencore nuk kanë qëndrim unik as thjeshtë pozitiv apo negativ ndaj eutanazisë.

 

a. Kristianizmi

Sipas kristianizmit dhe kërkesave të tij hyjnore qëndron se askush nuk ka të drejtë ta autorizojë ndonjë person në vdekjen e një personi tjetër. Asnjë pushtet nuk mund ta ligjësojë eutanazinë sepse ka të bëjë mbi shkeljen e ligjit hyjnor, mbi krimin kundër jetës dhe mbi lëndimin e dinjitetit njerëzor. Për pjesëtarët e kristianizmit vdekja është ndodhi me rëndësi të madhe sepse paraqet kalimin nga jeta botërore e përkohshme në përbashkësinë e amshueshme me Zotin. Kristianizmi shprehimisht kundërshton eutanazinë dhe nga vetë fillimi i ka dhënë rëndësi kurrimit të të sëmurit dhe kujdesit ndaj të vjetërve, të pafuqishmëve dhe të uriturve.

Sipas autorëve kristianë, eutanazia e drejtpërdrejtë (d.m.th. t’u përfundohet jeta personave të gjymtuar, të sëmurë apo para vdekjes), ndalohet, çfarëdo qofshin motivet dhe mjetet. Kjo ndalesë është edhe nga pikëpamja morale, sepse eutanazia “paraqet akt të rëndë kundër dinjitetit të personalitetit të njeriut dhe respektimit të Zotit, krijuesit të tij. Gabimi në vlerësim, edhe nga bindja më e mirë, nuk e arsyeton këtë akt: mbytje / vrasje.[52]

Kisha zyrtare nismat për legalizimin e eutanazisë i gjykoi rreptë, duke cekur se eutanazia është humanitet johuman, e cila vrasjen e cilëson si mëshirë.[53]

Edhe kohëve të fundit kemi reagime të rrepta të kreut katolik kundër eutanazisë, si për shembull ajo e papa Gjon Palit II, i cili në korrik të vitit 2002, me rastin e një feste katolike “eutanazinë e quajti ‘absurde’”.[54]

Mirëpo, qarqet e Kishës katolike, protestante (madje edhe judaizmi si fe qiellore) miratojnë eutanazinë pasive, bile edhe e rekomandojnë.[55]

 

b. Budizmi

Në besimin budist nuk kemi qëndrim shpre-himor mbi eutanazinë, por çdo besimtar ndërton pi-këpamjen e tij në suaza të doktrinës religjioze. Mendohet se budizmi nuk dallon shumë nga kristi-anzimi në aspekt të eutanazisë.[56]

 

c. Islami

Islami e afirmon jetën dhe plotësimin e nevojave jetësore, kurse vetëvrasjen, si edhe shumica e religjioneve, e konsideron vepër blasfemuese dhe të gjykuar, sepse pos tjerash, eutanazia dhe ndihmesa në kryerjen e eutanazisë është në kundërshti me Drejtësinë absolute të Zotit.

All-llahu i madhërishëm është ai që përcakton ç’do t’i ndodh njeriut gjatë jetës së tij, sa do të jetojë dhe kur do të vdesë, dhe ajo që e ka goditur nuk ka mundur ta anashkalojë dhe ajo që e ka anashkaluar nuk ka mundur ta godasë, në kuptim të fjalëve të Muhammedit a. s. në hadithin: “… ajo që nuk të ka goditur, as që ka mundur të të godasë, kurse ajo që të ka goditur, nuk ka mundur të mos të godasë …” [57], duke përfshirë këtu edhe shëndetin dhe sëmundjen.

Shëndeti dhe sëmundja janë mënyra me të cilat All-llahu xh. sh. i sprovon njerëzit që në këtë mënyrë t’i shpërblejë apo ndëshkojë ata, por shumë njerëz nuk kuptojnë dhe mendojnë se jeta është deri sa njeriu është i shëndoshë dhe i fuqishëm, sepse kur të sëmuren, plaken apo pafuqizohen ata dëshpërohen, humbin shpresën dhe angazhohen për çdo lloj shërimi dhe kur nuk shohin rrugëdalje, i drej-tohen Zotit për mëshirë, falje dhe i lutem t’ua shkurtojë jetën.[58]

Sipas Islamit ‘eutanazia’ paraqet një lloj vrasjeje / mbytjeje andaj ai haptazi dhe qartazi kundërshton eutanazinë. Sipas tij, eutanazia ia merrë jetën njeriut tjetër. Islami ndalon rreptësisht të gjitha llojet e vrasjeve përveç sipas ndëshkimit (kisas). Ai jetën e konsideron si vlerën më të madhe që e ka njeriu, si dhuratë të Zotit. Askush nuk ka të drejtë që ta privojë nga kjo e drejtë. Zoti ia ka dhuruar jetën si të mirën më të mirë, prandaj Ai i vetmi mund t’ia marrë. Në të vërtetë, Zoti ka lejuar, që njeriu të privohet nga kjo dhuratë nëse ai ka privuar tjetërkend.[59] Kjo masë është përcaktuar për arsye që të ruhet kjo begati.[60]

Eutanazia nga pikëpamja fetare islame është e papranueshme edhe për arsye që në vete ky veprim fsheh humbjen e shpresës në mëshirën e Zotit dhe provokimin e besimit në Zotin. Sipas mësimeve islame kurrë nuk bën të humbet shpresa në shërim. Kësisoji humbjen e shpresës e trajtuan edhe klasikët muslimanë, sikur En-Nesefiu, i cili ndër të tjera pohoi se edhe “… humbja e shpresës në mëshirën e All-llahut është kufr.” [61] Mund të dështojë medicina, por gjithnjë, në të gjitha situatat mbetet Zoti si shpresa e fundit. Ai është i gjithdijshëm, i gjithpushtetshëm dhe i gjithmëshirshëm, Absolut në çdo gjë. Besimtari, asnjë çast, nuk dyshon në mëshirën e Tij, duke e pasur parasysh ajetin kur’anor vijues:

“,,, Kurse mëshira ime ngërthen çdo send.” (El-A’raf, 156).

Në çastet më të vështira njeriu besimtar shpreson dhe mbështetet te Zoti. Shembujt e të dërguarëve të Zotit, si për shembull të Nuhit, Ibra-himit, Muhammedit a. s. janë shembulli më i mirë si duhet vepruar.[62]

Nuk duhet anashkaluar as përkujdesjen psikologjike dhe emocionale të kujdesdhënësit (personeli mjekësorë apo pjesëtarët e familjes) tek pacienti i pashpresë për kurrim, e me këtë rast duhet pasur parasysh besimin, bindjet, etnikumin e të tjera të pacientit, sepse të gjitha këto mund të ndikojnë në përmirësimin e vuajtjes apo në zbutjen e vuajtjeve.[63]

Sipas mendimit islam, eutanazia aktive, ajo kur pacienti kërkon nga mjeku që ta vdesë atë, është rreptësisht e ndaluar.[64] Askush s’ka të drejtë të për-zihet në caktimin e Zotit dhe të gjithë janë të obligueshëm të mjekohen. Muhammedi a. s. thotë: “Për çdo sëmundje që e ka dhënë All-llahu, Ai e ka caktuar edhe ilaçin.” [65]. Ky hadith argumenton se kurrfarë vdekjeje, pra as nga mëshira nuk lejohet, sepse disa sëmundje vetëm momentalisht nuk kanë shërim. Andaj, mbytja nga mëshira dhe për ta lehtësuar vuajtjen nuk e eliminon karakterin e mbytjes, sepse mjeku nuk është më mëshirues ndaj të sëmurit se sa vetë Krijuesi.[66]

Edhe Shoqata Internacionale Muslimane në SHBA nuk e aprovon eutanazinë dhe këtë nuk e përfshinë në organizmin mjekësor, me çfarëdo forme apo emri theksohet ajo (vrasje për mëshirë, vetëvrasje, vdekje me ndihmë, e drejta  për të vdekur nevoja për të vdekur etj.), sepse pos tjerash legalizimi dhe legjitimizimi i eutanazisë është një presion i mjaftueshëm për pacientin që në mënyrë të drejtë apo të gabuar të lexojë të sytë e pjesëtarëve të familjes lutjen e heshtur për të ikur.[67]

Mirëpo, disa dijetarë islamë eutanazinë pasive e lejojnë, e ajo është, për shembull, në rastin kur pacienti refuzon mjekimin dhe duron në sëmundje, dhe pas keqësimit të gjendjes së tij shëndetësore ai vdesë apo ndërpreja e mjekimit dhe mosdhënia e ilaçeve pacientit me qëllim të lehtësimit të gjendjes së të sëmurit dhe familjes së tij është e lejuar dhe legale. Thënë ndryshe, nëse nuk ka shpresa për mjekim në pajtim me ligjet e kauzalitetit të Zotit që e njohin ekspertët nga domeni i medicinës shërimi nuk është i detyrueshëm. Mirëpo, në rastet kur mjeku bën ndaljen e aparatit, instrumentit medici-nal, sepse pacienti tashmë biologjikisht ka vdekur, atëherë kjo quhet eutanazi pasive. Këtë ky grup dijetarësh e mbështesin në hadithin e Muhammedit a. s. kur një grua iu drejtua atij që për te të lutet te Zoti për shërim, kurse Muhammedi a. s. i tha asaj se do të lutet, por më mirë do të ishte që ajo të durojë në sëmundje, sepse All-llahu do ta falë ate, kurse kjo grua pranoi sugjerimin e Pejgamberit a. s.. Kjo nuk do të thotë se i sëmuri nuk duhet mjekuar, se është më mirë të durohet në sëmundje e vuajtje, por do të thotë se është e lejuar. [68] Jusuf el-Karadavi pohon se “njohësve të Sheriatit u është e njohur se mjekimi nga sëmundja nuk është vaxhib (detyrim) sipas shumicës së juristëve dhe liderëve të shkollave juridike (medhhebeve). Për ta ky veprim kualifikohet në mubah (e lejuar). Disa madje e konsiderojnë për mustehab (të dëshirueshme). El-Karadavi pohon se u bashkangjitet atyre dijetarëve që shërimin e konsiderojnë vaxhib (të detyrueshëm), nëse dhembja është e vështirë kurse ilaçi i dobishëm, edhe pse ka shpresë në mjekim në pajtim me ligjin e Zotit.[69] Mirëpo, nëse nuk ka shpresë në mjekim, në pajtim me ligjin e All-llahut të kauzalitetit, që e njohin specialistët nga domeni i medicinës, askush nuk thotë se mjekimi është mustehab apo vaxhib. Nëse trajtimi medicinal i të sëmurit, qoftë ka të bëjë me përdorimin e tabletës, dhënies së injekcionit apo infuzionit, me kyqjen në mushkëri artificiale e të tjera, do ta vazhdonte periudhën e sëmundjes, kurse dhembjet do të mbeteshin një kohë të gjatë, aq më tepër nuk është vaxhib apo mustehab, por e kundërta. Ky lloj i eutanazisë nuk bën të hyjë në konceptimin e ‘vrasjes nga mëshira” për shkak të mungesës së veprimit praktik nga ana e mjekut. Ky është mosveprim i diçkahit që nuk është vaxhib as mendub, andaj nuk mund të trajtohet si veprim kriminal. Pra, ky është veprim i lejuar dhe legal, nëse jo edhe i dëshirueshëm dhe mjeku mund ta praktikojë me qëllim të lehtësimit të gjendjes së pacientit dhe të familjes së tij.[70]

Disa mendimtarë bashkëkohorë islamë konsiderojnë që nëse zgjatet koha e përdorimit të aparatit që e mbajnë njeriun në jetë, kurse nuk ka kurrfarë ecje para në përmirësimin e gjendjes shëndetësore, apo vetë mjekët këshillojnë ndërprerjen e këtyre aparateve, atëherë është e lejueshme të ndërprehen pa marrë parasysh që i sëmuri menjëherë pas kësaj do të vdesë. Këtë qëndrim e ka edhe Jusuf el-Kardavi. Mendimin e tij e mbështesin edhe mjekët muslimanë.[71]

Në fund të kësaj nënteme do t’i ofrojmë sugjerimet vijuese nga Shoqata Internacionale Muslimane në Amerikë lidhur me eutanazinë, me shpresë se do të ndihmojnë në konceptimin më të drejtë të kësaj çështjeje:

1. Zhvillimi i mjeteve vlerësuese dhe direktivave të çështjeve të fundit, të jetës, nga specialistë përkatës.

2. Teste specifike dhe të përshtatshme të arrihen në diagnozat dhe prognozat e pranuara.

3. Të përcaktohen zonat në të cilat do të ndihmohet për përmirësimin e shëndetit dhe të mbahet kualiteti i jetës jo në koston e përfundimit të jetës (që do të thotë, përmirësimin e kujdesit shëndetësor në kushte shtëpiake).

4. Të jap rëndësi edukimit të të gjithë mjekëve dhe të shmangë zhvillimin e atyre veçorive të cilat mund të mbipërdoren ose keqpërdoren lehtë.

5. Vënia e udhëzuesve të parakohshëm, si pjesë e të gjitha spitaleve dhe regjistrimeve të zyrës shëndetësore të pacientit.[72]

 

ç. Sekularizmi

Në vendet perëndimore ku po merrë hov sekularizimi i traditës religjioze, zhvillohet një betejë e rreptë për ruajtjen e autoritetit në këto çështje dikur e kanë pasur. Ndikimi i tyre në përfundimin e debatës mbi vdekjen dhe eutanazinë është shumë më i vogël por aspak s’është për shpërfillje. Nën ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë apo të tërthortë rezultojnë edhe shumë vendime anekënd Evropës dhe botës.

 

Zhvillimi i medicinës dhe ndikimi i saj

      Zhvillimi i medicinës bashkëkohore mundëson ruajtjen dhe mbrojtjen e jetës në situatat e pashpresë. Medicina intenzive kujdeset mbi të sëmurin tek i cili kanë munguar funksionet vitale, tek i cili ka ardhur deri te situata civile ndërmjet jetës dhe vdekjes. Me medicinën intenzive lidhen problemet e eutanazisë pasive dhe problemet e miratimit dhe mosmiratimit të pacientit në vdekje. Shumica e mjekëve sot do ta refuzojë eutanazinë si veprim që i kundërvihet parimeve themelore dhe kërkesave të profesionit të tij, por duke i marrë parasysh të drejtat bazore njerëzore – ndër të tjera edhe e drejta në vdekje, gjerat edhe më tepër ndërlikohen. Eutanazia këtu ka dy domethënie: marrja aktive e a. q. të jetës së pavlefshme të të sëmurëve të pashërueshëm, kurse domethënia tjetër përfshinë eutanazinë si ndihmë në vdekje në vdekjen e të sëmurëve të cilët e përjetojnë në vuajtjet e mëdha. Ka disa indikacione dhe para-lajmërime apokaliptike se së shpejti do të paraqiten mjekët të cilët do ta zbatojnë eutanazinë sipas kërkesës. Po ashtu, ekzistojnë vërejtjet se normat etike dhe juridike nuk janë në pajtim me përparimin shkencor dhe me potencialin eksperimental të medicinës bashkëkohore. Mbase kjo është edhe e vërtetë, ndërkaq, thelbi i çdo gjëje megjithatë është në kufijt dhe detyrat e mbajtjes së jetës në medicinën bashkëkohore. Po ashtu paraqitet edhe problemi i përcaktimit të situatës si e pashpresë.[73] Sepse në medicinë sikur edhe çdokund të paraqiten fenomenet të cilat janë përjashtime dhe askush edhe nuk supozon mënyrën e reaksionit të tyre. Në medicinë paraqitet mund të themi terrori i njerëzishmërisë, sepse sepse medicina është në gjendje të manipulojë me jetën e njeriut. Nga e ekspozuara rezulton që në medicinë ekziston grumbull problemesh të lidhura me eutanazinë.[74]

 

Pikëpamja sociologjike mbi eutanazinë

      Eutanazia është temë që drejtpërdrejt ndikon në shoqëri dhe standardet e tij normative, në Perëndim më intenzivisht, kurse te ne në Kosovë ende në fazën e përfoljeve, fillimisht në opinionin publik e mëpastaj në praktikën private. Në botë janë bërë hulumtime sociologjike, kulturologjike, politike, juridike dhe ekonomike. Ndër të tjera është hulumtuar se çfarë lloj vdekjeje konsiderohet më i pranueshëm dhe moralisht më i arsyeshëm, e çfarë jo. Në Kroaci janë bërë hulumtime të tilla gjatë viteve 1988, 1989 dhe 1990. Rezultat i anketës është: i gjithë personeli mjekësor i qendrave që kanë veprimtari hospitalizuese janë kundër eutanazisë. Madje edhe vetë pyetja zgjoi revoltë. Megjithatë, një pjesë e personelit ishte për eutanazi nëse ajo nuk çonte në abuzim, por duke e pasur parasysh humanitetin dhe profesionalitetin e madh për ta marrë një vendim të tillë.[75]

      Në këtë çështje me rëndësi është edhe mendimi i të sëmurëve, sepse ka të bëjë me jetën apo fatin e tyre. Është detyrë e sociologëve që të gjejnë shpjegim për dallimet në qasjen ndaj eutanazisë të cilat janë të lidhura me normat, vlerat dhe besimet në shoqëritë e caktuara. Etj.

 

Argumentet për dhe kundër eutanazisë

Për arsye ilustrative do të cekim disa nga argumentet dhe kundërargumentet më të shpeshta të lidhura me problemin e eutanazisë.

Argumenti 1: Sipas kristianizmit shkelet urdhëri i gjashtë i Zotit: Mos mbyt! Edhe pse respektohen bindjet fetare, megjithatë ka bindje se në shoqëritë moderne duhet krijuar mundësinë që njeriu të zgjedhë sipas bindjeve personale. Kisha kristiane, katolike dhe protestante dhe hebraizmi miratojnë eutanazinë pasive, por jo edhe aktive. Mirëpo, nuk mund të vendoset kufi relevant ndër-mjet dhënies së injekcionit vdekjeprurës apo mos-mjekimit të ndonjë sëmundjeje.

Islami e konsideron jetën, punën, ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të shenjtë, andaj cenimi i tyre, pjesërisht apo tërësisht është shkelje e rëndë e parimeve islame.

Argumenti 2: E drejta për të jetuar është e drejtë themelore njerëzore – absolute, natyrore dhe e patjetërsueshme. Qëndrimi se jeta njerëzore është vlera më e madhe që duhet të respektohet dhe të ruhet me çdo kusht bazohet në koncepcionin e vjetër mbi shenjtërinë e jetës, kundërshtohet me pikëpamjen mbi koncepcionin mbi cilësinë e jetës, nga e cila rrjedh  edhe e drejta në vdekje – ndërprerja e jetës në situatat kur vazhdimi i saj bëhet i pakuptimshëm. Nëse do të pranohej kjo e dyta, dinjiteti njerëzor do të rrënohej.

Argumenti 3: Eutanazia nuk bën të lejohet, sepse gjithnjë ekziston mundësia e diagnostifikimit dhe prognozimit të gabueshëm. Kundërargumenti është se kjo është e saktë, por ndërprerja e mundimeve dhe vuajtjeve të panevojshme mbikalojnë mundësinë që një numër i vogël do të shpëtonte.[76]

Argumenti 4: Eutanazia nuk bën të legalizohet sepse me këtë do të hapej rruga për abuzime dhe krime dhe aplikimin e planifikuar të eutanazisë sipas shembullit në Gjermaninë e viteve të Luftës së II botërore. Kundërargumenti është gjë mund të abuzohet dhe të përdoret për krime, sikur edhe për eutanazinë.

Argumenti 5: Mjetet kundër dhembjeve e bëjnë eutanazinë të tepërt, kurse mjeku i mirë nuk e lejon pacientin e tij të vdesë në dhembje. Kundërargumenti është se eutanazia ku nuk ka dhembje apo ku dhembja është mënjanuar me sukses as nuk do të lejohet. Por nuk ka arsye të pengohet eutanazia në rastet kur dhembja nuk mund të lehtësohet. Vuajtja për shkak të mosefikasitetit të ilaçeve dhe jetesa e pandihmë me ndihmën e personelit medicinal nuk bën të vuhen.

Argumenti 6: Legalizimi i eutanazisë do ta zvogëlonte bindjen e opinionit publik dhe të të sëmurit në kurrimin mjekësor dhe në moralin e mjekut. Besimi i pacientit në mjekun dhe spitalin detyrë e të cilit është mjekimi, nuk do të zvogëlohet nëse theksohet se eutanazia do të aplikohet vetëm me kërkesë këmbëngulëse të pacientit.

Argumenti 7: I sëmuri mund ta shprehë dëshirën për eutanazi nën ndikimin e ilaçeve apo dhembjeve momentale dhe se dëshira apo kërkesa e tij mund të jetë i pamatur. Edhe në këtë rast mund të shtrohet kundëragumenti dhe çështja e eutanazisë të vazhdojë .

 

Përfundim

Kundërthëniet e rrepta dhe të papajtueshme ndërmjet kundërshtarëve dhe përkrahësve të eutanazisë bëjnë që diskutimi mbi eutanazinë nuk mund të përfundohet. Kompleksiviteti dhe multidimensionaliteti i temës (aspekti moral, juridik, medicinal etj.) inkuadroi në diskutim shumë njerëz të domeneve të ndryshme. Teknologjizimi i medicinës në një anë dhe mundësitë e saj të mëdha në një anë dhe resurset e kufizuara ekonomike në anën tjetër, dhe evoluimi i bindjeve morale dhe shumë faktorë të tjerë flasin në favor të diskutimit permanent mbi eutanazinë. Ende ekziston dilema mbi kufirin ndërmjet jetës dhe vdekjes dhe kush e kur do të mundej, pa abuzim, me ndërgjegje të pastër e të qetë, dhe moralo-juridikisht dhe profesionalisht me arsye ta përcaktojë këtë kufi. Ndonëse dijetarët isla-më janë deklaruar lidhur me eutanazinë, megjithatë mendojmë se kjo çështje duhet analizuar më hollësisht dhe më shkencërisht, pa i lënë anash pikëpamjet morale, sociale, mjekësore, ekonomike, juridike por edhe tradicionale.



[1]  Shfletimi i librave sociologjike apo i revistave që trajtojnë  punime sociologjike te ne dëfton se eutanazia nuk trajtohet thuajse fare. Kohëve të fundit kemi një interesim sipërfaqësor edhe në Kosovë. Shih: Naser Ramadani, Bioetika – Qasjet etike në mjekësinë moderne, Prishtinë, 2002, fq. 134 – 138 dhe një përkthim: Shahid Athar, Euthanazia – Vdekja e Ndihmuar nga Mjeku, në revistën elektronike “Horizonti”. Shih: www.horizonti.com/artikulli_2002_10_3_0053.php 02-12-25, fq. 3-8.
[2] Shih gjerësisht: Esmina Avdibegovic – Osman Sinanovic, Religijsko-eticko-pravni pogled na ljekarsku pomoc u samoubistvu i eutanaziji, në: Grup autorësh, Duhovnost i mentalno zdravlje (më tej: E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ), Sarajevë, 2002, fq. 1.Është indikative se tendencat eutanaziste i mbështesin më së shumti njerëzit jofetarë, sekularistë. Shih: E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 97- 98.
[3]  Greqisht: ‘eu’ = e lehtë, e mirë dhe ‘thantos’ = vdekja).Letica S. (1985), Medicinska sociologija, Zagreb, sipas: Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr /WPozaic , fq. 1.Milan Vujaklija pohon se fjala “eutanazi” (nga greq, euthanasia) d.m.th. vdekje e lehtë dhe e butë; fikje e jetës pa dhembje të vdekjes; zbutje e vdekjes duke i dhënë të sëmurit narkotikë (që ia jep mjeku vetëm për t’ia lehtësuar, e asesi për t’ia përshpejtuar.” (M. Vujaklija, Leksikon stranih reci i izraza, Beograd, 1980, fq. 305.Muslimanët eutanazinë e përkufizojnë si: “Lehtësimi i vdekjes për personin pa shkaktim të dhembjes e për arsye të zvogëlimit të vuajtjeve të pacientit, në mënyrë aktive apo pasive.” Jusuf el-Karadavi, Suvremene fetve (Izbor), Tuzla, 1`997, fq. 77.                                M. Klaic, Rjecnik stranih rjeci i izraza, Zagreb, dallon tri kuptime thelbësore: 1. vdekja e lehtë, 2. lehtësimi i mundimit dhe dhembjes së vdekjes me anë të narkotikëve e të ngjashme dhe 3. mbytja e të sëmurëve të pashërueshëm. Sipas: Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 2.                                   Sintagmat më të shpeshta lidhur me eutanazinë në literaturën e huaj dhe tonën, sidomos në anglishte, janë si vijon:- Mercy killing (mbytja nga mëshira) – rëndom ka të bëjë me eutanazinë e bërë nga ana e kushërirëve apo miqëve që t’i lehtësohen dhembjet e të sëmurit;- Helping someone to die (ndihmesa dikujt që të vdesë);- Assisted suicide (ndihmë gjatë suicidit) – sigurimi i dozës vdekjeprurëse të ilaçeve dikujt kush dëshiron ta përfundojë jetën e tij;-  D. N. R. – Do not rescuscitate (të mos shpëtohet);- Palliative care apo hospice approach (kurimi zbutës) – lidhet me lëvizjen Hospice përndryshe të përhapur në Evropën Perëndimore. Mjekët dhe motrat orientohen në zbutjen e vuajtjes së pacientit duke kërkuar rrugë të qetë dhe të thjeshtë deri në vdekjen natyrore.     
[4] Medical and Health Encyclopaedia, New York, (1972 ?), fq. 359.
[5] Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr/WPozaic, fq.1.
[6] Shih: Sveti zbor za nauk vjere, Deklaracija o eutanaziji, br. II, në: Pozaic, V., Zivot dostojan zivota. Eutanazija u prosudbi medicinske etike, FTI, Zagreb, fq. 102-103, sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 2.
[7] Eutanazinë e hasim edhe në shoqëritë primitive, kurse Eskimët edhe sot pleqtë e pafuqishëm i lënë të vdesin në borë. Është interesant se filozofi i njohur grek para e. r., Platoni, mendon se të sëmurët nuk bënë t’i bëhen barrë shoqërisë, ndaj ata nuk duhet shëruar, por duhet lënë të vdesin, që do të thotë se është angazhuar për një lloj eutanazie pasive për shkaqe pragmatike. Shih: Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 2.   
[8] Buhariu dhe Muslimi (Muttefekun alejh); Ibn Tejmijje, El-Fetava el-kubra li Ibn Tejmijje; Imam el-Gazaliu, Ihjau ulumi’d-din; Ibn Kajjim el-Xhevzij, Zad’ul-mead, pjesa e tretë, sipas: Jusuf el-Karadavi, Suvremene fetve, op. cit., fq. 79 – 80.
[9] Sipas: Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 2.
[10] E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ,   Sarajevë,  2002, fq. 96.
[11] Sipas: Pravna enciklopedija, 1, beograd, 1989, fq. 355 – 356.
[12] Pravna enciklopedija, op. cit., fq. 356. Shih: E.  Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 96.
[13] Përkthimi sipas: Abdul Fadl Muhsin Ibrahim, Biomedicina – islamski pogledi, Sarajevë, 2001/1422, fq. 159. Tërësinë e Betimit të Hipokratit lexoje edhe në: Naser Ramadani, op. cit., fq. 3.
[14] Këtë ndarje kuptimesh e huazuam nga: Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 3. Krhs.: MUDr. Stefan Grenda, Eutanazia je utok na zivot cloveka, në: www.prolife.sk, fq. 1  - 2.
[15] Eutanazia aktive është ajo kur pacienti lëngon nga kanceri, vuan nga dhembje dhe me agoni. Mjeku beson se pacienti gjithësesi do të vdesë dhe i jep dozë të madhe të narkoanalgetikëve, të cilët ia ndalin frymëmarrjen, d.m.th. mjeku bën veprim praktik me qëllim të vdekjes së të sëmurit dhe e shpejton vdekjen e tij. Kjo pa dyshim është vrasje. Shih: Jusuf el-Karadavi, Suvremene fetve op. cit., fq. 77 – 78.
[16] Eutanazia pasive është ajo kur nuk ndërmerren të gjitha aktivitetet për përfundimin e jetës, por i lehet sëmundjes që të kalojë nëpër fazat e veta, pa i ofruar pacientit kurrfarë ilaçi për vazhdimin e jetës së tij. Për shembull, kur pacienti është pa vetëdije një kohë të gjatë dhe ka mundësi të mbetet gjallë nëse kyqet në aparaturë artificiale. Nëse aparatura artificiale pushon së punuari pacienti nuk do të vazhdojë të jetojë. Të gjithë ekspertët e lamive të afërta me medicinën mendojnë se ky pacient është i vdekur dhe nuk kontrollon me funksionet vetjake, ndaj vazhdimi i jetës së tij i zgjatë vuajtjet dhe mundimet e pacientit dhe vuajtjet dhe investimet e mëdha të familjes. Në rast se veprimi i mjekut redukohet në ndërprerjen e aparaturës mjekësore, të cilët e kanë mabjtur vetëpm dimensioninb e jashtëm të jetës, kjo është një lloj i eutanazisë pasive të cilën nuk e ndalon islami. (Jusuf el-Karadavi, Suvremene fetve op. cit., fq. 77- 81). Krhs.: E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 96.
[17] N. Ramadani, op. cit., fq. 135.Përveç eutanazisë aktive dhe pasive ekspertët dallojnë edhe disa lloje eutanazishë:1. Eutanazia vullnetare – ndihmesa në vdekje me kërkesë të të sëmurit të pashërueshëm, është në kundërshtim me vdekjen jovullnetare, te e cila pacienti nuk është në gjendje ta shprehi këtë kërkesë – ngecja shpirtërore, pavetëdija.2. Eutanazia e porositur (e a. q. Living Will) – në rastin kur kemi paraprakisht deklaratën e të sëmurit me të cilën ai heq dorë nga teknika dhe veprimi nëse arrinë në situatën e cila është përplot vuajtje dhe pa shpresë në shërim.3. Eutanazia e detyrueshme – mbytja, vrasja apo përshpejtimi i mbytjes kundër vullnetit të pacientit.4. E drejta në vdekje – domethënë e drejta e njeriut që vetë të vendosë mbi vdekjen dhe që eventualisht ta zgjedhë. Njeriu nuk ka detyrim as që nga ai mund të kërkohet durimi i vuajtjeve dhe përçmimeve të panevojshme për shkak të pamundësisë së vazhdueshme dhe nënçmuese dhe deteriorizimit të mendjes dhe trupit, kur më nuk ka mundësi të përmirësimit.5. Vdekja trunore – gjendja pas pushimit të funksionit të sistemit qendror nervor. Funksionet trupore vitale mbahen me aparate të ndryshme, dhe nuk është fjala për eutanazinë, por me veprimin teknik në lidhje me personin i cili tashmë është i vdekur.6. Teratotanazia – vetëmbytja eugjenike e frytit … . Nuk dallon shumë nga eutanazia, sepse në të dy rastet ka të bëjë me ndërprerjen e jetës. Nuk është e ligjësuar por përkundër kësaj shpesh aplikohet me indikacionin medicinal të a. q. abortus. Kah fundi i shekullit XIX teratotanazia manifestohet si problem i darvinizmit social, respektivisht higjienës racore. Eksperimentet me njerëzit i dr. Mengeles dhe ‘Aksioni 4’ i njohur janë shembuj të eutanazimit të dhjeta mijëra fëmijë me qëllim të krijimit të racës së re, të pastër[17] apo në rastet kur prindërit kërkojnë eutanazinë për fëmijët e tyre me anomali të rënda mentale etj.[17]
[18] Më së tepërmi në legalizmin dhe aplikimin e eutanazisë insistojnë grupet e rrezikuara suicidale si të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike. Këto kategori përndryshe edhe më së tepërmi kryejnë vetëvrasje, qoftë ajo edhe me ndihmën e mjekëve. Shih: E. Avdibegovic – O. Sinanovic, Religijsko-eticko-pravni pogled na ljekarsku pomoc u samoubistvu i eutanaziji, në: www.healthbosnia.com, fq. 1.
[19] Shih gjerësisht për këtë rast dhe raste të tjera. Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 3. E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 96.
[20] Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 4.                                 Kohëve të fundit shtrohen kërkesat që në kushte të caktuara të hiqet përgjegjësia për privimin nga jeta të kryer nga arsyet humane. Disa legjislacione eutanazinë e konsiderojnë rast të privilegjuar të mbytjes për të cilin është caktuar dënim më i lehtë se sa për mbytje / vrasje të zakonshme. Shih: Pravna enciklopedija, 1, Beograd, 1989, fq. 356.
[21] E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, fq. 96.
[22] Në Angli është formuar ‘Shoqëria britanike për eutanazinë vullnetare dhe për legalizimin e saj’ (The Voluntary Euthanazia Legislation Society), sipas: Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 4.   
[23] Sipas: E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, fq. 97.
[24] Sipas: E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, fq. 97.
[25] Sipas: E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, fq. 97.
[26] Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 3. Të nxitur nga ky kurajim, në Austri motrat medicinale dërguan në atë botë shumë pacientë të bezdisshëm e të rëndë, pa dëshirën dhe dijen e tyre. Sipas: B. Souçek, Dozivotni zatvor za dvije bolnicarke, Vecernji list, 30. dhe 31. ozuljak, 1991, fq. 8, sipas: sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 3.Shpërthimi i diskutimeve rreth eutanazisë, pas një heshtjeje e qetësie në këtë pikëpamje, ndodhi në vitin 1990 e pas, kur dolën në sipërfaqe disa ndodhi skandaloze në disa vende me disa mjekë, sikur mjeku amerikan Jack Kevorkain dhe Timothy Quill, të cilët privuan nga jeta shumë njerëz me doza të mëdha të barbiturave. Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 8. Po ashtu lexo: E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 96.
[27] Sipas: Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 4.   
[28] Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 3.                                Sipas Islamit, shpenzimet finansiare për të përmirësuar sëmundjet e pashërueshme janë një faktor ndikues, por kur këtë nuk mund ta mbulojnë burimet individuale, kujdesi bie mbi shoqërinë dhe përgjegjësia është kolektive. Shoqëria duhet t’i riprogramojë fondet që harxhohen për alkoholizmin, narkomanizmin, shtatzëninë e adoleshentëve dhe “kënaqësitë”tjera dhe të ofrojnë kujdes shëndetësor për ata që janë të sëmurë të pashpresë dhe t’i lejojnë atyre të jetojnë në mënyrë kualitative dhe të vdesin me dinjitet. Sipas: Shahid, Athar, op. cit., fq. 5.
[29] E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, fq. 97.
[30] Rreth modelit holandez të eutanazisë shih: Veronika Lagova, Spolocenstvo zivota, Dobra smrt, në:www.prolife.sk , fq. 1 - 2.
[31] Sipas: Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 4. Krahs.: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 6. Sipas shënimeve, në Holandë kemi eutanazinë sipas numrave vijues: viti 1990 = 454 raste; viti 1994 = 1424; kurse në vitin 1995 në Holandë kemi disa kufizime. Shih: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 6.
[32] Sipas: Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 4.
[33] E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, fq. 97.
[34] Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom,  në: www.ftidi, hr, fq. 6.
[35]  Glas koncila, nr. 8/ 1993, fq. 3.
[36] Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 6, dhe: E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, fq. 97.
[37] Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 3 dhe 7.
[38] Poslanici o legalizacii eutanazie na Slovensku / SME 1. 12. 2000 në:www.rcc.sk, fq. 1.
[39] E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, fq. 97.
[40] E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, Sarajevë, 2002, fq. 96; Për eutanazinë e kafshëve shiih: www.balkantimes. com, fq. 1.
[41] Tahir Mahmood, Reforma krivicnog prava u muslimanskim zemljama: odrazi tradicionalnog i modernog zakonodavstva, në: Fikret Karcic – Enes Karic (ed.), Serijatsko pravo u savremenim drustvima, Sarajevë, 1998, fq. 117 – 140. Po ashtu: Sayed Hassan Amin, Pravni sistemi srednjeg vijeka, Sarajevë, 1998, fq. 470.
[42] Nga:  Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 4 – 5.    
[43] Jean Rostand, La biologie et l’avenir humanin, sipas: Alija Izetbegoviq, op. cit.,  fq. 150.
[44] Mirëpo, eksperti kroat për gjinekologji-akusheri Dr. Antun Lisec, në një shkrim të tij rreth çështjes se a ka eutanazi në trojet ish-jugosllave pohon se “për fat të keq, më duhet të them patjetër ka, madje më shumë sesa ndoshta mendoni. Ja vetëm një shembull: Nëse individi i moshuar gjendet në spital për çfarëdo arsye, nëse familja nuk kujdeset për të ose nëse personeli i spitalit e vëren sado pak se familja edhe nuk dëshiron që ky person të jetojë, ka raste që atij personi të mos i ofrohet as diagnostikë adekuate, as përkujdesje dhe as kurim. Nëse ky apo kjo e moshuar përpiqet të ngrihet nga shtrati – e lidhin që të mos kujdesen për të. E nëse edhe kundërshtojnë ose dëshirojnë të lirohen, atyre u jepet injeksion gjumi. Dhe kështu ata vetëm flenë, hanë shumë pak ose nuk hanë fare, nga qëndrimi shtrirë shumë shpejtë marrin plagë, infeksion të kataterit urinor, ndezje të mushkërive, dhe kështu babai ose nëna jonë për disa ditë vdes i uritur dhe i etshëm në këtë mënyrë të turpshme. Shikoni gabimin: punënjësit e shëndetësisë e edhe familjarët më të afërt, kumtojnë se ai plak e ka kohën që të vdesë. Prej nga kjo e drejtë që dikë ta dënojmë me vdekje! Vetëm Zoti është Zot mbi fillimin dhe mbi fundin e jetës dhe Ai do të caktojë se kur duhet të shkojmë nga kjo botë. Detyrë jona është që të mos lëmë pas dore kurimin dhe shërimin!” Cituar sipas: Antun Lisec, Mjetet kontraceptive – në mes të vërtetës dhe mashtrimit, në: Takvim 1423/24 – Kalendar 2003, Prishtinë, 2002, fq. 224-225.
[45] Në kohën kur shtëpitë nuk kanë askënd për përkujdesje  nuk janë vendet më të përshtatshme për të lindur as për të vdekur, mbështetja në institucionet shëndetësore shtetërore apo shoqërore është domosdoshmëri, ndonëse shoqëria e industrializuar, gjithnjë e më pak e ofron këtë ndihmë. Andaj nevojitet një rishikim radikal shoqëror drejt humanizimit të shëndetësisë dhe jetës në tërësi. Shih: Shahid Athar, op. cit., fq. 7.
[46] Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 5.                                Enciklopedia juridike ‘eutanazinë’ e trajton si fikje të jetës së dikujt pa dhembje që d.m.th. vdekje, e cila te disa kuptohet si e drejtë që të sëmurit të pashërueshëm t’i privohet jeta. Kjo, tek ata, arsyetohet me shkaqe humane e fisnike dhe në këtë rast ata thonë se eutanazia nuk është shoqërisht e rrezikshme dhe e dënueshme. Pravna enciklopedija, 1, Beograd, 1989, fq. 355.
[47] Sipas: Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 5. Krhs.:  Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred za-konom, në: www.ftidi, hr, fq. 5                Shkencëtarët kur diskutojnë rreth problemit të legalizimit të eutanazisë tërheqin vërejtjen edhe në disa çështje të pakapërcyeshme, që do të vlenin per-manentësisht: 1) jodiagnistifikimi dhe jomjekimi i çrregullimeve te sëmundjet kronike dhe të pashërue-shme; 2) menaxhimi jopërkatës i simptomeve fizike; 3) kujdesi i pamjaftueshëm i vuajtjeve dhe frika e pacientëve në vdekje; 4) grupet sociale të margji-nalizuara; 5) devalvimi i jetës së të paaftëve, të invalidëve; 6) rekomandimet e mjekut te pacienti etj. Shih gjerësisht: E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 98.
[48] Sipas: Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 4; Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 6.
[49] Shih: Pravna enciklopedija, 1, Beograd, 1989, fq. 356.
[50] Medical and Health Encyclopaedia, New York, (1978 ?), fq. 359.
[51] E. Avdibegovic – O. Sinanovic, Religijsko-eticko-pravni pogled u samoubistvu i eutanaziji, në: www.healthbosnia.com, fq. 1.
[52] www.hbk.hr /katekizam/ Ljubi bliznjega svoga kao samoga sebe, fq. 10. 11.
[53] E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 96.
[54] www.vaticanradio.org. , Radio Vatikan, Vijesti, fq. 2.
[55] E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 96.
[56] www.ffzg.hr, në: Donat Math, Eutanazija,:fq. 4
[57] Sipas: Imam en-Neveviu, Dyzet hadithe dhe shtojca e Ibni Rexhebit, Shkup, `413/1992, fq. 46/47.
[58] All-llahu i madhëruar thotë:“Thuaj: ’O njerëzit e mi që keni bërë gabim ndaj vetes, mos e këputni shpresën te mëshira e All-llahut! All-llahu, me siguri  do t’ua falë të gjitha mëkatet; Ai, njëmend, fal shumë dhe është i mëshirshëm.” (Ez-Zumer, 53);                                “,,, Kurse mëshira ime ngërthen çdo send.” (El-A’raf, 156).
[59] “… Nëse dikush vret, që s’ka vrarë askë ose nuk ka bërë në tokë trazira – sikur ka vrarë tërë njerëzinë; por kush bëhet shkaktar për të jetuar dikush – sikur tërë njerëzisë ia ka ruajtur jetën.” (el-Maideh, 32).                Shih hadithet e Muhammedit a. s. mbi shpresën në All-llahun e madhëruar: Imam en-Nevevi, Rijadus-salihin, Shkup, 1418/1998, fq. 170 – 187.
[60] “We lekum fi’l-kisasi hajatun ja uli’l-elbabi le’al-lekum tettekun.” “Në hakmarrje keni ekzistencën, o të mençur, ndoshta do të ruheni!” (El-Bekaretu, 179, sipas përkthimit të Feti Mehdiut) , kurse: “O ju të zotët e mendjes, kjo masë e dënimit është jetë për ju, ashtu që të ruheni (nga mbytja e njëri-tjetrit.” (El-Bekaretu, 179, sipas përkthimit të Sherif Ahmetit).
[61] “We’l-je’su min’all-llahi teala kufrun”, në: Ebu Hafs Umer en-Nesefij, Besimi islam sipas Imam en-Nesefiut (El-Akaid’un-Nesefijjeh), Prizren, 2003, fq. 48.
[62] Shih përgjigjen e dijetarit të madh boshnjak Husein Gjozo: Husein Djozo, Fetve – Pitanja i odgovori, Novi Pazar, 1996, fq. 130.
[63] Shahid Athar, op. cit., fq. 7.
[64] Muhammedi a. s. pohon: “Askush nga ju mos ta kërkojë vdekjen. Sepse, nëse është i mirë, ka shpresë që do të bëjë edhe më vepra të mira; e nëse është mëkatarë, ka shpresë se do të pendohet dhe të përmirësohet.” (Buhariu), sipas: Jakup Memic, Izbor poslanikovih hadisa, nr. i hadithit 1921, Sarajevë, 1985, fq. 410.                Ebu Hurejreh transmeton se Muhammedi a. s. pohon: “Askush nga ju nuk bën ta dëshirojë vdekjen për shkak të fatkeqësisë ose dëmit që e ka goditur. E nëse e dëshiron, le të thotë: “O All-llahu im, ma zgjatë jetën nëse kjo është më mirë për mua, kurse ma merrë, nëse vdekja është më we mirë për mua.” Sipas: Jakup Memic, nr. i hadithit 1922, op. cit., fq. 410.
[65] Hadithin e transmeton El-Buharij, në: Ibn-Kajjim El-Dzevzi, Poslanikova medicina,  Sarajevë, 2001/1422, fq. 23.Sh. Athar cek hadithin e ngjashëm me të parin: “O muslimanë, kërkoni shërim, përderisa Zoti nuk ka krijuar asnjë sëmundje pa krijuar një kurrim për te.” (Shahid Athar,  Euthanazia, op. cit., fq. 5.
[66] Sipas ajeteve kur’anore, Allahu është më Mëshirues se çdo krijesë (erham’ur-rrahimin).                                Edhe Jusuf el-Karadavi konsideron se eutanazia aktive është e ndaluar dhe mëkat i rëndë, pa marrë parasysh metodën (goditje elektrike, mjet të mprehtë apo me mjete narkotike dhe pa marrë parasysh se a bëhet nga mëshira ndaj pacientit apo për t’ia lehtësuar vuajtjet dhe dhembjet atij. Shih: Jusuf el-Karadavi, Suvremene fetve (Izbor), Tuzla, 1997, fq. 78 – 79.
[67] Shih: Shahid Athar, op. cit., fq. 5.
[68] Resad ef. Plojevic, Pitanja i odgovori, në: Glas islama, nr. 70, Shtator 2002, Novi Pazar, fq. 49. Krhs.: E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 99.
[69] Jusuf el-Karadavi, Suvremene fetve, op. cit., fq. 80.
[70] Jusuf el-Karadavi, Suvremene fetve, op. cit., fq. 80.
[71] Resad ef. Plojevic, Pitanja i odgovori, në: Glas islama, nr. 71, Tetor, 2002, Novi Pazar, fq. 44.
[72] Shahid Athar, op. cit., fq. 8.
[73] Gjendemi në udhëkryq të zgjidhjes së kulturës së vdekjes apo kulturës së jetës. Kur pacienti ndihet i shpërfillur, i tepërt, i pakujdesë, ai në gjendje të këtillë do të bëjë çmos të lirohet nga kjo barrë, por nëse ai ndihet si i dashur, ai s’do të kërkojë zbatimin e eutanazisë ndaj tij. Kërkesa për eutanazi është humbje e pësim i humbjes para së gjithash për medicinën. Shih gjerësisht: V. Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 10 –11. Shih gjerësisht për aspekte të ndryshme të medicinës dhe njeriut dhe veçant Kodeksin e etikës mjekësore: N. Ramadani, op. cit., fq. 188 – 199.
[74] Sipas: Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 6.Anketat tregojnë se mbështetja e eutanazisë nga ana e mjekëve rritë skepsën dhe mosbesimin e pacientëve kundrejt mjekëve.
[75] Sipas: Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 7; Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 11.
[76] E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 98.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme