Ekonomia e fuqishme shton shpresat turke

Si lira dhe tregu i aksioneve u ç’rregulluan kur investitorët filluan të vënë në dyshim angazhimin e qeverisë ndaj sekularizmit dhe reformave financiare.

Sipas një raporti të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar “Ekonomia turke ka treguar aftësi të konsiderueshme ripërtëritëse në valën e turbullirës së tregjeve financiare gjatë këtij viti”. “Kërkesa e brendshme është ngadalësuar, por më ngadalë se pritej, dhe ka shenja të një ngritjeje në eksporte që po ndihmojnë për të mbështetur prodhimin”.

Inflacion në rënie

Rritja ekonomike shihet si jetësore me qëllim që Turqia të mund të kalojë në një nivel më të lartë ku mund t’i bashkohet Bashkimit Europian në barazi (on a par) me anëtarët ekzistues. E vërtetë, rritja ekonomike ka rënë këtë vit në 6% nga 7% që ishte vitin e kaluar dhe prodhimi për frymë ka mbetur më pak se 1/3 e mesatares së BE-së. Por Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë në Turqi nuk është shumë më i ulët se sa në Rumani, e cila është kandidate për t’u bërë anëtare e BE-së. Përveç kësaj, si norma e papunësisë dhe ajo e inflacionit në Turqi kanë rënë nga nivele të larta por të paktën me një shifër, gjë që përbën një arritje të dukshme duke ditur që pesë vjet më parë Turqia kishte një normë inflacioni 70%. Dhe nuk ka mungesë optimizmi për të ardhmen. Në filim të javës presidenti i bankës qendrore Durmus Jilmaz tha se norma e inflacionit në Turqi duhet të bjerë poshtë 5.2%, dhe ndoshta 1.7% në vitin 2008.



Shpenzime të tepërta?

FMN thekson se akoma mbeten shqetësime për inflacionin në periudhë afatshkurtër. Gjatë këtij viti banka qendrore parashikoi rënie të inflacionit në 5% në fund të vitit. Tani paralajmëron se norma mund të ngjitet përsëri në një nivel dyshifror.

Si i tillë, “inflacioni mbetet mbi objektivin”, paralajmëron FMN dhe e nxit qeverinë të mbajë nën fre shpenzimet dhe bankan qendrore që t’i rezistojë çdo shtyse për të reduktuar normat e interesit. Dhe ndërsa banka duket se është bërë gjithë veshë, me z. Jilmaz që tashmë i ka rritur ndjeshëm normat e interesit për të stabilizuar lirën dhe është betuar të shtrëngojë politikën monetare akoma më tej nëse inflacioni del jashtë kontrollit, qeveria duket më pak e disiplinuar.

Dy javë më parë qeveria shpalli planet e saj për një rritje 17% në buxhetin e saj të vitit 2007, duke shërbyer si shkëndijë për akuza për shpenzime populiste të papërgjegjshme në vitin tjetër kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme dhe ato presidenciale.

Xhon Lipski, zëvendës drejtori i parë i FMN vëren: “Tregjet financiare po tregojnë një ndjeshmëri më të madhe ndaj vendeve si Turqia që kanë nivele të larta borxhi, një deficit korent në rritje dhe ndodhen nën presione inflacioniste” . “Në këtë kontekst, jo vetëm që është e natyrshme që tregjet financiare t’i kushtojnë vëmendje të veçantë nëse do të mbahet disiplina fiskale në vitin e ardhshëm me zgjedhje”. FMN që aktualisht po shqyrton lëvrimin e pjesës tjetër të huasë prej 10 miliard dollarësh amerikanë, thekson se Turqia duhet të luftojë për të mbajtur inflacion të ulët. Turqia duhet të “forcojë administrimin e taksave, reformën e regjimit taksor, të përgatitet për të prezantuar sisteme të reja të pensionit dhe sigurimit shëndetësor, dhe reforma në sektorin financiar”. Por Turqia gjithashtu ka bërë shumë rrugë në shumë fusha. Borxhi qeveritar në raport me PBB ka rënë ndjeshëm prej vitit 2001 dhe është parashikuar të bjerë më tej, sepse po ecën mirë një program i gjerë privatizimi. Investitorët e huaj po hyjnë në një sërë sektorësh, nga telekomet tek çeliku apo bankat, pasi reforma e tokës pritet të zhvillohet shumë shpejt.

E gjitha kjo përfundon në një pikë të vetme: po bëhet gjithnjë e më e vështirë për ata që i kundërvihen ammbicjeve të Turqisë për anëtarësim në BE që të mbështeten në argumentet ekonomike në përpjekje për të bllokuar hyrjen.


RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme