Mrekullia e Kur’anit

Shpeshherë me dashakeqësi nga Perëndimi trajtohet gruaja islame gjoja si e poshtëruar në shoqëri. Kjo është një shpifje për të ngritur një imazh të keq për Islamin. Në Kur’an koncepti “burri” përmendet 24 herë ashtu si dhe koncepti “grua” përmendet 24 herë.. Pra Zoti, në Kur’an, i ka trajtuar burrin dhe gruan si të barabartë, duke mos i ulur vlerat e gruas në shoqërinë njerëzore.
Është shumë interesant përcaktimi i detit dhe i tokës në Kur’an. Koncepti “deti” në Kur’an përmendet 32 herë, ndërsa koncepti “toka” përmendet 13 herë, që të dyja së bashku bëjnë 45, ose tërësinë e globit tokësor. Po të bëhet përllogaritja 32 pjestuar me 45 dhe shumëzuar me 100% ,. rezulton baras me 71,1 % të sipërfaqes së globit që e zënë ujërat dhe 13 pjestuar me 45 dhe shumëzuar me 100% , rezulton 28,9 % të sipërfaqes së globit që e zë toka.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme