Kosova hyri në Vitin e Ri - me urime për pavarësi…

Në shoqëritë me organizim të papërgjegjshëm, shkruan Rajt Mills, mundësitë e veprimit të intelektualit të pavarur ngushtohen shumë. Vetë kjo gjendje ndikon, jo vetëm që intelektuali t’u shërbejë grupeve dhe institucioneve për manipulimin e njerëzve, por edhe vetë ai do të jetë i manipuluar.

Kur sundon forca mbi mendjen, atëherë, thotë Mills, autoriteti i së vërtetës zëvendsohet nga e vërteta e

autorizuar.



E vërteta e autorizuar për Kosovën



Viti 2006 shkoi. Kosova gjatë vitit 2006, që posa shkoi, rëndë e pësoi. Kosova rëndë e pësoi në ekonomi, arsim shëndetësi, sidomos në energjetikë, gati për çdo ditë pa dritë e xhepat t’u na fikë, duke na lënë në terr e xhepat t’u na shtjerrë…

Viti që shkoi, rëndë na dërmoi, shumë na mashtroi, sepse premtimet për Kosovën e pavarur nuk u realizuan, kurse “Kosovës së lirë”, nën UNMIK, telashet, hallet, ju shtuan… Të gjitha premtimet, nga vendorët dhe ndërkombtarët, për shqiptarët, u avulluan me shpejtësi, sepse Kosovës as viti 2006 nuk i solli pavarësi…

Statusi u shtye, me këtë, Kosova u fye. Kjo shtyrje, për Kosovën, vërtetë ishte fyerje.

Këtë shtyrje të pavarasisë e kemi peshkesh për shkak të zgjedhjeve të Sërbisë…Që të mos radikalizohet Sërbia - Kosovës ju shtye pavarësia…! Kjo, thënë shkurt, ishte e vërteta e autorizuar, që e pengoi Kosovën për t’u pavarësuar…

Kështu, pra, as në fund të vitit 2006, pavarësi për Kosovën s’ka! Kështu, përsëri, Kosova hyri në Vitin e Ri – duke pritur pavarësi, apo një tjetër vartësi…?!



Viti i Ri – me urime për pavarësi…



Viti 2007 filloj me urime . Filloj me urime, me përqafime, por edhe me shkrepje enorme fishekzjarrësh dhe të shtëna të shumta armësh. Pati edhe vrasje e dhjetëra të plagosur, prej fishekzjarrësh dhe prej të shtëna armësh. Natën e Vitit të Ri u plagosën edhe disa fëmijë…

Me gjithë këto pasoja tragjike, kremtimi i Vitit të Ri në Kosovë vazhdoj në mënyrën më kaotike; me pije të ndryshme, në veçanti me e raki, me këngë, valle, vallëzim, e kallën krejt e bënë flakë e tym…! Me hajgare, pa lidhje, me mahi, me gjurulldi, zi e ma zi…!Pse? Sepse ky Vit’i Ri, më në fund, Kosovës do t’i sjellë pavarësi…!

Pavarësia - Kjo fjalë e bukur, fjala më e lumtur…

Por, s’duhet harruar vargjet që Gëte i ka shkruar:



Fjala më e lumtur

Kthehet në një moçal,

Nëse ai që e dëgjon,

E ka veshin e shpuar.

Është e kotë të veprosh,

Gjithçka mbetet e palëvizur!

Mos u dëshpro.

Guri në ujin e kënetës

Nuk bën rrathë.



Kosova hyri në Vitin e Ri 2007- me urime siç e kemi zanat. Se viti 2007 është vit i statusit, tashmë kjo është gjë e ditur, por ne, disa u rritem, disa, u plakëm, statusin duke e pritur…!



Duke pritur “pavarësinë,” mos t’harrojmë përgjegjësinë…



Kosova, po na thonë, si gjithmonë, sivjet, kismet, po bëhet shtet!

Kosova shtet me sovranitet. Po, edhe me pavarësi. Për bukuri! S’ka urim më të mirë për Vitin e Ri!

Demek, Kosova, sivjet po bëhet shtet, me sovranitet, me pavarësi. Me të gjitha t’mirat varg e vi…! Por, kur vijnë t’mirat varg e vi, ruena Zot, s’ka gjë ma zi…!

S’ka gjë ma zi sepse Kosova me këtë “pavarësi” ka m’u bë edhe ma lomsh se tani, e lomshi edhe më shumë ka m’u përzi…!

Kosova shtet, me kismet, do të bëhet sivjet! Kështu na është premtuar, shtet jo më nën UNMIK, jo shtet i shqiptarëve, por shtet i qytetarëve, shtet modern, europian, laik, multietnik…!

Do të bëhet Kosova shtet i zhvilluar, por pa të drejtë m’u nda apo me shtet tjetër, si me Nënën Shqipëri, m’u bashkuar…!

Pavarësia e Kosovës na është premtuar, por pavarësia a është e kufizuar, e cunguar e kushtëzuar, s’ka rëndësi, veç le të ketë pavarësi, na thonë, tjerat bëhën më vonë…?!

Kosova do të bëhet shtet sovran, kështu na është premtuar, por ky sovranitet mund të jetë jo i vërtetë. Kosova shtet me sovranitet, por ky sovranitet mund t’na jep siklet, sepse s’është sovranitet taman, sepse Kosova do të mbikqyret rreptë nga Bashkimi Europian…

Mbi shtatë vite kaluan që “Kosova e lirë” nën UNMIK po vuan. Po vuan nën sundimin e vazhdueshëm neokolonialist të UNMIK-ut, kinse për t’na mësuar, përgatitur, siguruar prej rrezikut t’armikut…

Një administratë e thatë, por e mbushur me njerëz të “specializuar”, që kanë ardhë të paftuar, disa për t’u pasuruar, disa të tjerë për t’u stërvitur, që të jenë edhe më të përgatitur, popuj tjerë për t’i goditur…” Specialistë” të ardhur nga mbarë bota, që tani do të zëvendsohen me

“specialistë” të tjerë nga Europa…





A mund të jetë Kosova shtet sovran nën Misionin e ri europian?







Europa, ku njëzetshtatë shtete janë bashkuar, janë integruar, po vjen në Kosovë tonë UNMIK-un për ta zëvendsuar…! Po vjen Europa në Kosovën e mbushur me gropa…Po vjen Europa në Kosovën e varfëruar, në Kosovën e coptuar, në Kosovën e masakruar …

Në Kosovën e varfëruar, në Kosovën e coptuar, në Kosovën e masakruar, po vjen një Mision i ri neokolonialist- me shumë “ekpertë”, me shumë “specialistë” …Po vjen për t’na ndihmuar, penguar apo për t’na tjetërsuar…!?

Nuk kemi të drejtë të parashikojmë, por kemi të drejtë propozimin e Martti Ahtisaarit, kur të hapet pakoja, rreptë ta kundërshtojmë…Rreptë ta kundërshtojmë sepse vetveten do ta

shkatërrojmë…

Propozimi i tij nuk është zgjidhje, por është një tjetër lidhje. Lidhje me një tjetër ny për të mbyllur këtë çështje me dry…! Zgjidhja do të imponohet, që kjo çështje pastaj të arsyetohet…! Të arsyetohet prej atyre që vetë janë fajtorë, prej atyre që moti janë bërë horë…

Mision i ri i Bashkimit Europian nuk ka për detyrë që ta bëj Kosovën shtet sovran, por ka për detyrë Kosovën ta mbikëqyrë…

Ky Misioni i ri ka për detyrë mbi detyrë që Kosovën jo ta pavarësojë, por rreptë ta kontrolojë…

Ky Misioni i ri neokolonialist me “ekpertë”, me “specialistë”, ka për detyrë mbi detyrë që Kosovën rreptë ta mbikqyrë…! Kjo mbikëqyrje do të jetë një tjetër shtyerje, një tjetër fyerje…

Ky Mision i ri do të përpiqet nga Kosova të mos tërhiqet, derisa Kosova të paqësohet, të qetësohet, të rehatohet, të tjetërsohet…

Kur Kosova të tjetërsohet, duke u decentralizuar, duke u coptuar, duke u rikolonizuar, atëherë Misioni i ri europian do të thotë: Statusi…? Gëzuar…! Puna jonë, e juaj, me sukses ka mbaruar…!!!

Pra, ky Mision i ri është si UNMIK-u i vjetër, por me një emër tjetër…

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme