Evidenca sekrete dhe hipokrizia e demokracisë së SHBA-ve

Evidenca sekrete (secret evidence) është më shumë se kundërthënie çfarë s’ka ndodhur në historinë e SHBA-ve. Telashet që i sjellë përdorimi i saj janë të shumta. Shkurt, ajo përbuzë rregullat ligjore, deprimon lirinë e të folurit, e ngecë demokracinë dhe i dëmton bazat racionale të shoqërisë. Përkundër të gjithave, qeveria amerikane nuk nxiton në abrogimin e dispozitës së dekretit emigrues nga viti 1996 dhe të ligjeve tjera të cilat lejojnë përdorimin e evidencës sekrete.

Parim themelor në çdo process gjyqësor është e drejta e personit të akuzuar që të mohojë akuzat drejtuar kundër tij. Naser Ahmed, ingjinier nga Egjipti, i cili në të 80-tat emigroi në SHBA, gjatë tre vjetve e gjysmë është privuar nga kjo e drejtë. Tërë këtë kohë ai është mbajtur në burg. Përfundimisht, kur i është mundësuar kjo, e refuzoi përmbajtjen e evidencës si të rrejshme, dhe se pas dy gjykimeve të njëpasnjëshme është liruar.

Megjithatë, prokurori publik i SHBA-ve, Janet Reno, befasisht përdori mjetin juridik të jashtëzakonshëm që ta urdhërojë mbylljen e tij të sërishme, deri sa ajo nuk e shqyrton rastin e tij. Ky vendim, që bllokoi lirimin e Ahmedit, tregoi se Reno jo vetëm që nuk është prokurori përfundimtar, por gjithashtu se edhe nuk është shumë me rëndësi se çfarë vendimi do të sjellë porota ose gjykatësi. Roli i saj i dyfishtë (prokuror dhe gjykatës) në sundimin e ligjit është absurd.

Naser Ahmed nuk është as rast i vetmuar as rast i veçantë. Më shumë se 20 njerëz pësojnë mbyllje të vazhdueshme që është rezultat i pambrojtshmërisë nga evidenca sekrete. Shumica prej tyre (mbi 90%) janë emigrantë arabë, respektivisht islamë….

Frikën nga kjo evidencë sekrete e ka shprehur edhe udhëheqja e qendrës islame në Kaliforninë Jugore, e cila me javë të tëra ka ngurruar të japë komunikatë mbi lutjen dhe donacionet për viktimat e shfarosjes ruse në Çeçeni. Drejtoria tha: “FBI na kundron”, duke u frikësuar se në bazë të evidencës sekrete do të mund të akuzoheshin për përkrahje çeçenëve të cilët qeveria ruse i ka karakterizuar si “terroristë”.

… Pas të gjitha këtyre, mbrojtja irracionale e evidencës sekrete, nga ana e qeverisë kërcënon të rrënojë bazat racionale të shoqërisë. Të gjitha qytetërimet e mëdha. Kanë pasur bazë racionale. Kjo është baza e bashkëkohësisë. E tash kur qeveria amerikane - sikur dikush që konsiderohet paraprijëse më përparimtare e bashkëkohësisë – vepron irracionalisht, çka mund të përfundojë njeriu? Sidoqoftë, deri sa qeveria nuk i abrogon ligjet të cilat e përkrahin evidencën sekrete, më së miri do të jetë që të keni kujdes që ndonjë mëngjes mos të arrestoheni …

Përgatiti: N. Ibrahimi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme