Peshkopi austriak islamin e quajti religjion fanatik

Në bazë të të dhënave të qeverisë, përqindja e katolikëve në Austri po bjen, kurse përqindja e muslimanëve po rritet. Peshkopi 66 vjeçar tha se “Islami nuk është më i fortë, por më fanatik. Po ashtu, ai nuk është religjion i mirëfilltë”. “Ne e dimë se ne jemi religjion i mirëfilltë dhe me këtë bindje i qasemi islamit” pohoi peshkopi, e të cilin lajm e përcolli Rojtersi.

Krenn në muajin gusht u kritikua sepse tha se përhapja e islamit në Austri është përsëritje e rrethimeve historike turke të Vjenës nga shekulli XVI dhe XVII:

“Tashmë kemi pasur dy rrethime turke, kurse e treti tashmë po vazhdon”, tha peshkopi në gusht.

Të dhënat e qeverisë këtë muaj treguan se në vitin 2001 përqindja e katolikëve prej 78 %, sa ka qenë në Austri një dekadë më herët, ka rënë në 73.6 %.

Edhe pse përqindja e muslimanëve ka mbetur e ulët, 4.2 %, megjithatë është dyfishë më e lartë se sa në vitin 1991 dhe për pak mbetet pas përqindjes së protestantëve të cilët në vitin 2001 ishin 4.7 %. (Sipas agjensisë HINA në: http://www.islam.co.ba/kultura/index.php?subaction=ostalo&id=1070746018).

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme