Kurban Bajram: American Style

Presidenti Xhorxh Bush është një njeri i keq. Ai është një vrasës. Një fëlliqësirë nga i cili dhe administrata e urryer e të cilit pritet çdo gjë. Por dhurata që ai i bëri muslimanëve në këtë Bajram 1427 ishte e paimagjinueshme. Në analet e historisë së krishterizmit ekziston vetëm një preçedent kaq brutal dhe rrënqethës. Është preçedenti i Herod Antipës. Në Bibël rrëfehet sesi në kohën e profetit Krisht, Herod Antipa, pasi rrëmbeu ilegalisht gruan e vëllait të tij, Herodiadën, në ditën e ditëlindjes së tij, i tunduar nga vajza e Herodiadës dhe inati që kishte me Gjon Pagëzorin (i cili denonconte martesën ilegale të Herodit me gruan e vëllait të tij), shkoi dhe preu kokën e Gjonit Pagëzor, të cilën e prezantoi më pas në një pjatë përpara dashnores së tij.

Ashtu si në rrëfimin Biblik, në ditën e madhe të sacrifices që muslimanët prisnin t’i bënin Zotit të tyre në këtë 30 dhjetor 2006, Xhorxh W Bushi, i cili po vuan pambarimisht për të gjetur derman në maskaradën që krijoi me pushtimin e Irakut, vendosi që të presë një kokë më shumë për të mbuluar krimin e tij. Kokën e Sadamit. Por koka e Sadamit nuk është e vetmja kokë që presidenti Bush ka prerë këtë vit 2006. Që prej pushtimit të Irakut ai ka arritur të vrasë 655.000 irakenë dhe sakrifikojë 3000 ushtarëve amerikanë. Ndërsa përpara disa javësh udhëheqësi i ‘botës së lirë’, sakrifikoi mikun e tij të ngushtë, sekretarin e mbrojtjes Donald Rumsfeld, vrasja e Sadamit është një nga kurbanet më monstruoze të tij. Akti më i fundit kanibalesk i presidentit Bush duket që ka shkaktuar një tronditje të madhe në botën e Islamit e cila nuk arrin të kuptojë sesi udhëheqësi i ‘botës së lirë’, mund të vrasë një njeri, një udhëheqës shteti, një rais arab, në ditën e Kurban Bajramit. Në teologjinë islame, kurbanizimi i njeriut nga njeriu shihet si një akt djallëzor. Për këtë arsye muslimanët festojnë në këtë ditë kujtimin e profetit Ibrahim të cilit Zoti i mësoi që ndaj Tij të ofrojë për kurban jo kokë njerëzish siç bëjnë pasuesit e Shejtanit, por kafshë. Edhe pse në historinë e Lindjes së Mesme popujt e rajonit, Sadam Huseinin e mbanin mend si një lider brutal i cili në shumë raste kishte qenë bashkëpunëtor në krime me amerikanët, vrasja epike dhe rezistenca e tij e ka kthyer Sadamin nga një horr në një hero të botës së islamit. Qëndrimi i tij si burrë deri në momentet e fundit dhe vdekja e tij me shehadet në gojë e ka rehabilituar Sadamin tashmë, për në radhën e heronjve të mëdhenjë të Islamit.

Ekzekutimi i presidentit Husein që u transmetua nëpër faqe të shumta të internetit dhe më pas në Al-Xhazirah i tregoi 1 miliard e gjysëm muslimanëve të globit tonë fytyrën e vërtetë kriminale të presidentit Bush. Ndaj aktit makabër të vrasjes së një udhëheqësi arab në ditën e Bajramit, bota muslimane po i përgjigjet me inat dhe tërbim. Që nga Italia e deri në Indonezi krimi i radhës që amerikanët bënë në Irak për muslimanët duket i pabesueshëm dhe ka rritur në kulm urrejtjen ndaj tyre. Haxhijtë që në datën 30 ishin në Tokën e Shenjtë të Mekës nuk mundën të besojnë që akti i tyre sublim ndaj Zotit do të ç’shenjtërohej në këtë ditë nga Kurbani kanibal i presidentit të botës së lirë.

Për shumë muslimanë, kurbani kanibalesk i presidentit Bush i kalon caqet e sadizmit dhe fsheh prapaskena edhe më kriminale për të ardhmen e Irakut dhe muslimanëve. Në vrasjen e Sadamit amerikanët përfshinë edhe kukullat Shiite që ata kanë instaluar në Bagdad. Filmimi dhe bërja publike e fyerjeve që shiitët lëshonin kundër Sadamit burrëror në çastet e varjes së tij dhe përmendja e emrit të Ajatollahut Moktada Bakir al-Sadrit të cilin Sadami vrau në vitin 1980, synon të arrijë atë që administrata Bush kërkon të krijojë në Irak dhe të gjithë Lindjen e Mesme në këto 2 vitet e fundit; luftën civile ndërmjet shiitëve dhe sunitëve. Lufta civile që shtyhet haptazi nga anglo – amerikanët dhe Izraeli, po shihet qartë sot anembanë Lindjes së Mesme, që nga Libani, Palestina, Iraku dhe Siria. Në Liban dhe Palestinë kjo tendencë po shihet me ndërhyrjet që amerikanët po bëjnë kundër Hizbollahit dhe Hamasit për të diskredituar rezistencën e tyre kundër Izraelit. Ndërsa në Irak tendenca që u vërtetua që në 19 shtator 2005 kur në qytetin e Basrës irakenët kapën dy ushtarë britanikë që vendosnin bomba nëpër rrugë ndërsa hiqeshin si sunitë arabë, tashmë me vrasjen e orkestruar shiite të Sadamit duket se ka arritur kulmin.

Siç Ali Haideri tregonte në shkrimin “Saddam’s Execution and the Iraqi Political Scenario” me vrasjen e Sadamit përpara kamerave në ditën e Kurban Bajramit, amerikanët synojnë të:

1. terrorizojnë të gjithë liderët arabë dhe tregojnë se edhe ata do të ndjekin fatin e tij… dhe për më tepër ata liderë arabë që kundërshtojnë Izraelin do të përfundojnë si Sadami

2. rrisin në maksimum luftën shiito–sunite dhe bëjnë shiitët e Irakut fraxhilë dhe klientë të bindur dhe kolaboracionit me amerikanët për mbijetesën e tyre në rajon

3. rrisi në maksimum urrejtjen dhe luftën sektare shiito–sunite në Lindjen e Mesme dhe zhysi të gjithë rajonin në luftë civile

4. prodhojë shiitë anti-sunitë dhe anti–revolucionarë në Irak, të cilët ndërsa do të jenë kundër Iranit pro-palestinez dhe kundër sunitëve, do të bëhen shembulli i shiitëve të moderuar të Amerikës

5. përmendja e Moktada al Sadrit në videon e vrasjes së Sadamit synon që të cysë rezistencën sunite irakene, përkundër këshillave të Sadamit i cili kërkonte luftë kundër amerikanëve, në luftë me milicinë e vetme shiite në Irak që lufton amerikanët gjithashtu.

Me bërjen kurban të Sadamit Bushi ka arritur që:

1. të damkosë pambarimisht luftën civile në Irak

2. diskreditojë shiitët si vrases te suniteve

3. përplasë kokë më kokë irakenët

4. marri hak për babën dhe klanin e tij naftëvjedhës, kundër Sadamit

5. kënaqë regjimin e Tel Avivit duke varur udhëheqësin e vetëm arab që lëshoi raketa kundër Izraelit në vitin 1991 dhe sponsorizoi hapur rezistencën palestineze.







RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme