Shkruan: Nga Xhon Demopulos për Southeast European Times në Athinë - 03/01/07
Në Athinë jetojnë rreth 200,000 muslimanë. [Getty Images]
Planet për të ndërtuar një xhami në Athinë, miratuar në 2004 kur qeveria e tanishme e Demokracisë së Re mori qeverisjen, kanë ndeshur disa pengesa. "Ne kemi dëgjuar fjalë, shumë fjalë për një kohë të gjatë, por ende nuk kemi parë ndonjë veprim," thotë Mazen Rasas, kreu i Bashkimit Musliman të Greqisë.
Ideja u ngatërrua pasi komunitetet lokale ju kundërvunë ndërtimit dhe vijuan mosmarrëveshjet rreth vendosjes së saj. Për më tepër, projekti u vonua nga "mungesa e një zëri të vetëm nga komuniteti musliman dhe nga dështimi i komunitetit për të vënë një kërkesë zyrtare përpara ministrisë," sipas zëdhënësit të Demokracisë së Re, George Vasileiou.
"Ne nuk e ndoqëm atë siç duhet," pranon Rasas. "Duhet të kishim qenë të bashkuar se sa të flisnim me tre, katër apo pesë zëra."
Megjithatë ka një shkak për optimizëm. Parlamenti ka dhënë miratimin e përkohshëm për ndërtimin e një xhamie të fianncuar nga shteti në qendër të Athinës. Ministrja e arsimit dhe çështjeve fetare Marieta Janakou po përpiqet të shpjerë deri në fund legjislacionin e mbetur mbi menazhimin e projektit.
Politikisht plani ka hasur pakë rezistencë dhe parimi i lirisë fetare është provuar i ngritur mbi konsensusin në parlament. Vasileiou tha se deputetet që votuan mbi projekt-ligjin e Janakout hasën "një moment historik të përgjegjshmërisë parlamentare," dhe se kundërshtimi i projekt-ligjit do të përbënte "regres kulturor dhe një fitore për ksenofobinë".
Partitë e opozitës së krahut të majtë pasuan në njoftimin miratimit të tyre për xhaminë dhe parimet mbështetëse.
Sipas Rasas, i cili ka qenë në konsultime me qeverinë, perspektivat e xhamisë po duken në rritje pozitive. "Ne falemi pesë herë në ditë, kështu që ajo duhet të jetë pranë qendrës, por vendi i ri është më i mirë. Këtë herë, unë mendoj se ata do ta bëjnë atë. Mund të vonohet, por këtë herë do të bëhet."
Megjithatë, vendi i ri i propozuar, një ish bazë detare, mbetet i diskutueshëm. Zona ka qenë caktuar gjithashtu për një stadium të ri futbolli dhe disa argumentojnë se vënia e xhamisë kaq pranë me dhunën e organizuar të futbollit grek është e pamençur.
Politikanët kanë kritikuar gjithashtu përbërjen e bordit administrativ shtetë-anëtarësh që do të përfshinte vetëm dy përfaqësues nga komuniteti musliman. "Kjo shkon kundër parimeve të lirisë fetare dhe barazisë për një njësi ligjore, të ngarkuar me drejtimin e xhamisë, që të drejtohet nga një shumicë e krishterë apo së paku jo-muslimanë, nëpunës civilë," tha deputeti i PASOK Evangelos Venizelos.
Ekziston gjithashtu frika se përfaqësimi i keq në bord do të lërë mënjanë mbizotërime më të vogla islamike duke ushqyer kundërshtinë ndërmbizotëruese. Megjithatë, Janakou beson se koha është thelbësore. "Në qoftë se duam të presim 20 vjet të tjera për të krijuar diçka për muslimanët grekë, atëhere ne natyrisht mund të analizojmë të gjitha këta faktorët e tjerë," tha ministrja. "Qeveria do që gjërat të bëhen sa më parë të jetë e mundur."
Athina ka një popullsi muslimane prej rreth 200,000, sipas BBC. Vendi është 96% grek ortodoks.
Vlerësim i artikullit:
http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/features/2007/01/03/feature-02
Patriarku ekumenik ortodoks mbështet ndërtimin e xhamisë në Athinë
02/05/2006
KAPADOKIA, Turqi
Patriarku ekumenik kristian ortodoks Bartolemeu I foli pozitivisht të hënën (1 maj) rreth idesë së ndërtimit të një xhamie në Athinë gjatë vizitës së tij në Kapadokia. Bartolemeu, selia e të cilit është në Stamboll, sugjeroi se një zonë besimi muslimane mund të fillonte të vepronte së shpejti në Athinë, duke ju kundërvënë reputacionit të qytetit si një nga pak kryeqytetet që nuk i ka ofruar komunitetit të vet musliman një vend të përshtatshëm faljesh. (Kathimerini, Focus - 02/05/06)
http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/newsbriefs/2006/05/02/nb-12Vlerësim i artikullit: