Rritje e popullatës myslimane në rusi

Me kthimin e kufizimit të gjatë të lirive fetare në Rusi, islami përjetoi një lulëzim të paparë. Për këtë arsye shumë Rusë etnik frikohen se vendi i tyre është duke humbur identitetin e tij nacional. Sot, në Rusi jetojnë afro 25 milion mysliman, çka do të thotë një rritje prej 4% në krahasim me vitin 1989.

Deri në vitin 2020, siç shihet, myslimanët do të arrijnë një të pestën e popullatës në përgjithësi. Numri i myslimanëve vazhdon të shtohet duke falënderuar emigrimin nga ish republikat sovjetike, nga zonat e Kavkazit verior dhe Azisë qendrore. Liderët myslimanë pohojnë se Rusia është parajsë për emigrantët mysliman të cilët punojnë dhe mbështeten në rritjen e bashkësisë së tyre, duke mos shikuar rritjen e nacionalizmit kundërshtar.

Damir Gizatullin nga Këshilli i myftive thotë: “Disa politikan të papërgjegjshëm tentojnë të fitojnë vota duke krijuar disponimin nacional. Thëniet e tyre se Rusia është e rusëve është rrugë e gabuar dhe mund të shpijnë deri te shkatërrimi i federatës ruse.”

Shumica e rusëve etnik tmerrohen nga mundësia që të bëhen pakicë në shtetin e tyre. Alexander Belov nga Lëvizja kundër emigrimit ilegal thotë: “Historia është luftë mes racave dhe religjioneve. Ky është ligj i natyrshëm. Njerëzit janë mësuar të jetojnë me njerëz të ngjashëm, të flasin gjuhën e njëjtë të cilën e mësuan nga nënat e tyre.”

Kisha ortodokse e riformuar pas rrënjës së Bashkimit Sovjetik edhe më tej dominon në Rusi. Por me rritjen e islamit, me përcjelljen e shkallës negative të shtimit të popullatës sllave në Rusi parashihen ndryshime dramatike. Nëse ky trend vazhdon, në tridhjetë vitet e ardhshme myslimanët do jen më dominant se rusët etnik.

16.01.2007. IslamGjakova.net

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme