Katedralja e “Nënë Terezës”- shenjë shtetësie apo shenjë hipokrizie?

Në fillim të muajit nëntor 2006, tridhjetë e dy (32) intelektualë nga të gjitha trojet shqiptare i dërguan një letër të hapur krerëve të institucioneve të Kosovës:

Presidentit të Kosovës: Prof. dr. Fatmir Sejdiu

Kryetarit të Parlamentit të Kosovës: Kolë M. Berisha

Kryeministrit të Kosovës: Agim Çeku

Letra e tyre fillon me këto fjalë: “Bëhen dy vjet kur u vu gurthemeli i katedrales “Nëna Tereze” në Prishtinë…”

Kur bëhen dy vjet? Kjo në letër nuk është shënuar, ndoshta e kanë harruar!? Prandaj, këtu është e nevojshme për t’iu rikujtuar se:

Gurthemeli i katedrales katolike u vu ditën e premte, në mesditë, me 26 gusht 2005, në zemër të Prishtinës, në hapësirën e gjimnazit ”Xhevdet Doda”. Pra, dy vjet bëhen në mesditën e datës 26 gusht 2007…A keni kalendar ore intelektualë “trushpërlarë”…?!

Kur u vu gurthemeli i katedrales katolike në Prishtinë, gurthemelit të katedrales katolike i mungonte leja e ndërtimit…

Përmes një komunikate për shtyp, lëshuar me 26 gusht 2005, zyrtarët komunal të Prishtinës vënien e gurthemelit të katedralës e kanë cilësuar: “Të nxituar, sepse nuk janë plotësuar procedurat administrative dhe nuk janë plotësuar obligimet…”

Me gjithë këtë, vënien e gurthemelit të Katedrales katolike e ka bërë ish-kryetari i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova (1944-2006), i cili, ndër të tjera, pat thënë:

“Ne jemi të bindur se ndërtimi i Katedrales “Nëna Terezë” do të jetë simbol i bashkimit, i tolerancës dhe i mirëkuptimit…”.

A ishte e rregullt vënia e gurthemelit të Katedrales nga ana e ish-kryetarit Rugova, pa leje ndërtimi? A mund të jetë Katedralja katolike simbol i bashkimit, kur nuk mori pjesë asnjëri prej përfaqësuesve të bashkësive të tjera fetare, madje as përfaqësues të Kishës Ortodokse, të cilën Don Lush Gjergji shpesh e quan kishë motër?! Nuk morën pjesë asnjëri prej përfaqësuesve të partive të opozitës…! Pra, aty ku nuk marrin pjesë as vëllezërit, as motrat, a mund të quhet, a mund të jetë katedralja simbol i bashkimit? Kjo ndodhi vitin e kaluar, 26 gusht 2005, ngjarja është e filmuar e shënuar, kurrë s’ka për t’u harruar…!

Sot, nëntor 2006, a është e drejt të quhet prej këtyre intelektualëve Katedralja e “Nënë Terezës”- shenjë shtetësie? A qëndron kjo?

Jo! Po, çka tregon kjo? Kjo tregon papjekurinë fetare, kjo dëshmon hipokrizinë e tyre ashiqare…Papjekuria fetare, siç shoshte Kant-i (1724-1824), është jo vetëm më e dëmshmja, por edhe më e pandershmja nga të gjitha…

Ç’është Katedralja ?

Në një fjalor amerikan të gjuhës angleze për katedralen shkruan:

“Kishë zyrtare e një peshkopi, çdo kishë e madhe.” (New Webster’s Dictionery of the English Language, faqe: 81. Botuar në New York-Chicago, 1975)

Kurse në Fjalorin e Shqipes së Sotme shkruan:

“Kisha kryesore në një qytet, ku ushtron veprimtarinë e vet një peshkop”. (Fjalor i Shqipes së Sotme, faqe: 556. Botuar në Tiranë, 2002.)

Pra, sipas këtyre fjalorëve, katedrale do të thotë: “Kishë kryesore, zyrtare, në një qytet, ku e ushtron veprimtarin e vet një peshkop.”

Këto shpjegime për katedralen janë fjalë të nxjerra nga fjalorët që janë libra njerëzorë, të cilat mund të kuptohen dhe të peshohen. Por, siç thoshte dijetarja besimtare Madleine Debrel, fjalët e librave njerëzorë mund të kuptohen e të peshohen; por është Fjala e Zotit që na peshon ne. Në mes të Fjalës së Zotit, Fjalës Hyjnore, dhe vullnetit tonë duhet të ndërtohet një ujdi jetësore.

Vënia e gurthemelit të Katedrales pa leje, pa ujdi njerëzore e jetësore, pa vullnetin e shumicës së popullsisë, mendoj se kjo tregon e dëshmon se ”kadedralistët” nuk nisen nga motivet e pastra fetare, por për qëllime të tjera, vetëm për t’iu përshtatur botës perëndimore, kurrsesi nga besimi i brendshëm fetar. Si dëshmohet kjo?

Në letrën e hapur të intelektualëve dërguar krerëve të institucioneve të Kosovës, ndër të tjera, shkruan:

“Ditë më parë kardinali i shquar amerikan, Shkëlqesia Mecarrick, pjesmarrës edhe me rastin e gurthemelit, ktheu të shohë se deri ku kishin arritur punët. Zhgënjimi i tij ishte i madh…

Në letrën dërguar romakëve, Shën Pali shkruan:

“Po ju përbej me mëshirën e Zotit, o vëllezër. Mos iu pështatuni parimeve të botës, shndërrojeni e ripërtërini mendjen tuaj, në mënyrë që të dalloni vullnetin e Zotit: ç’është e mirë, çfarë i pëlqen Atij…! (Bibla, Romakëve, 12:1-2)

Në letrën e e hapur të intelektualëve, ndër të tjera, shkruan:

“Fatkeqësisht, koha ikën e premtimi ynë has në resistenca të ndryshme, që dëmtojnë imazhin para botës…”

Kush janë këta intelektualë që s’e kanë hallin e katedrales, as të shtetësisë, të Kosovës, por e kanë hallin e botës?

Nënshkruesit e letrës së hapur janë:



1. Haxhi Bede Reshat Bardhi, (të cilit ja kanë shkruar titullin gabimisht Bede, në vend se Dede, Kryegjyshi botëror i bektashinjve), që dëshmon sa të papjekur janë, sa e dije e besim kanë, sa hipokritë janë…!)

2. Dritëro Agolli

3. Fatos Arapi

4. Ali Aliu

5. Alfred Uçi

6. Ismail Kadare

7. Enver Gjerqeku

8. Nexhmije Pagarusha

9. Pandeli Çino

10. Fatos Kongoli

11. Ali Podrimja

12. Avni Spahiu

13. Tonin Çobani

14. Rexheb Ferri

15. Don Nikë Ukgjini

16. Bashkim Kyçyku

17. Mimoza Ahmeti

18. Sadik Bejko

19. Moikom Zeqo

20. Lazër Stani

21. Arian Leka

22. Luan Mulliqi

23. Gjelosh Gjokaj

24. Din Mehmeti

25. Xhevahir Spahiu

25. Visar Zhiti

26. Kimi Mehmeti

27. Bardhyl Londo

28. Kiço Londo

29. Gëzim Hajdin Aga,

30. Beqë Cufaj

31. Ali Salaj

32. Pano Taçi



Letra e hapur e këtyre 32 intelektualëve dërguar krerëve të institucioneve të Kosovës me titull “Katedralja e “Nënë Terezës”- shenjë shtetësie”, në të vërtetë, mendoj, se, është shenjë hipokrizie.

Pse? Sepse intelektualët e lartëshënuar disa janë të manupuluar, disa janë nxituar, disa janë të nxitur jo nga ndjenjat e pastra të Dashurisë ndaj Zotit, me mendje, me zemër, me shpirt, por vetëm për t’iu përshtatur botës, kinse për t’u miqësuar me të, kundër vetvetes…!

Feja është faktor përcaktues për jetë a vdekje, si individ apo si shoqëri, ajo përfshin gjërat më themelore: rregullin, kuptimin dhe domethënien e jetës.

Intelektualët e lartëshënuar dhe bashkmendimtarët duhet të ripërtërijnë mendjen, duhet të kenë parasysh Shkrimin e Shenjtë, Biblën, e cila urdhëron e thotë:

“Njerëz të pabesë! A nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Hyun? Kushdo, prandaj, që do të jetë mik me botën, shndërrohet në armik me Zotin.” (Bibla, Letra e Jakobit, 4.)

Kosova jonë e dashur, Kosova jonë e shkretë, në duar të kujt ka mbetë, ka nevojë për Zotin, jo të armiqësohet me Të…

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme