Mevludi ne gjuhn shqipe

Mevludi ne gjuhën shqipe



بسم الله الرحمن الرحيم

Bismi'l-lahi'rr-rrahmani'rr-rrahim

Me emër të Zotit bëmirës e mëshirues


Allah emnin ta përmendim pa ia nda
Me nisë punën me të gjithkush borxh e ka


Gjithsa punë që niset vetëm për hajrat
Emni Zotit ka me i dhënë shumë bereqat


Emnin Allah ntë gjitha punët duhet përmend
Se pa të ska hajr i mbrami kurrnjë send


Gjithsa punë me kanë me nisë me emën tTij
Asnjëhere qeder si bëhet puns së tij


Allah thuaj në gjithësa frymë që je tue marrë
Ska dyshim se puna e jote prihet mbarë


Njëherë me zemër Allah kush mundet me thanë
Rrëxon gjynah sa dushku i malit shumë me kanë


Emnin e Zotit, paqt bëhet kush e përmend
Dhe muradi i kryhet Zotin me përmend


-«hajrat» - punë e mirë, humanitare; - «bereqat» - shumë frytëse, bereqet; - «hajr» - dobi, fitim, mbarvajtje; - «qeder» - dëm; - «gjynah» - mëkat, gabime në puuë, sjellje a fjalë; - «paqt» - pastër; - «murad» - dëshlrë.



Eni me ashk dhe me gjuhë ne Allah tthojmë
Dhe me zemër e me sy ne shumë tlotojmë


Falë rahmet nne Ai që gjithku bënë sundim
Se është Kerim Ai dhe Rrahman edhe Rrahim


Bënë rahmet këtu në besimtarë dhe nbatili
Nahiret ka për me ba veç nmyslimani


Dine hak dhe pa dyshim se Ai është një
Ngase gabim batilitë kanë folë për Të


Gjithë alemi hiç pa kanë Ai ke mevxhud
Spat nevojë për asnjë send që është mevxhud


Gjithë ke Zoti spat melek e spat insan
Arsh e Kyrs, tokë e qiell as diell e hënë


Këtu po dihet që ska nevojë Ai për vend
Smund përzihet punës se Tij kurrnjë send


Hiç pa kanë kush Zoti i bëni iz'har
Gjithë çka ka madhëninë e Tij e bënë ikrar


Pra rreth Zotit për shuinë fjalë nevojë nuk ka
Zoti është një përveç Tij tjetër nuk ka


Prej Resulit ndashi ju ne pasë shefat
Shpirtit të tij tij thueni me ashk essalat


-«ashk»-dashuri, afsh; -«rahmet»-mëshirë; -«Kerim, Rrahman, Rrahim»-emra të Zotit; -«batilit»-të humburit, të gabuarit; «ahiret» -bota tjetër ku do të jetojnë pas ringjalljes; -«Arsh Kyrs», vende të pakufizuara për të cilat di vetë Zoti; -«iz'har»- nxjerrje në shesh; -«ikrar»-pranim, vërtetim; -«shefat»- ndërmjetësim, ndihmë; - «Resul» - i dërguar i Zotit, pajgamber; -»salat» - lutje, dua e posaçme;



Ej xhemaat kam vasijjet dhe rexha
Këtij fakiri ju ti bëni hajr dua


Këtë vasijjet kush e merrë dhe kush e ka
Shpirti i tij past erën misk dhe ai e ka


Ndash me pasë shoq për xhenet ti nahiret
Për vëlla tëndin lute Zotin magfiret


Dhe një rob që ai për mue bënë dua
Zoti rahmet mbi atë pastë pa ia nda


Kush të do ai në këtë dua gati me kanë
Due prej tij një «Fatiha» të ma këndon


Li'l-lahi'l-Fatiha mea's-salavat


Për ata që gjuhën shqipe e dinë
Është marue ky mevlud gjithë le ta dinë


Mevlud i thuhet lindjes pejgamberit tanë
Që prej tij u mbush dynjaja plot iman


Për atë natë që lindi shejti shumë qe gëzim
Tgjithë muslimanët këndojnë mevlud dhe bëjnë ta'dhim


Për një rob që i këndohet ky mevlud atij
Nuk i bëhet hiç qeder at vjet atij


Dhe si bëhet kurrnjë derti mybtela
Dhe si bjen mbi krye atij kurrnjë bela


Kush e këndon dhe kush e dëgjon ka shumë sevab
Por atij që i bëhet nijjet pa hesab


- «vasijjet» - porosi, testament; - «rexha» - shpresë, ymyd, (lutje); - «fakir» - i vorfur, i ngrat; - «rob» - njeri, person. «dua» - lutje, uratë; - «magfiret» - falje e mëkateve; - «Fatiha» - emër i një kaptine të Kuranit, elhami; - «tadhim» - madhrim, respekt; - «mybtela» - sprovim; - «bela» - telashe, pakënaqësi; - «thevab» - shpërblim nga Zoti.



Ndashi me kanë me resulin të pa ndam
Thueni për te es-salatu ve's-selam


Pasi Zotin hak e dite dyshim ska
Dhe kudretin merrja vesh Ai qysh e ka


Kush është ai që është te Zoti më i parë
Nga krijesat gjithçka i fali më i mbarë


Muhamedit nuri ju falë më i parë
Dhe e dashti Zoti këtë hiq ska inqar


Gjithsa send që është i mirë dhe është makbul
Ska dyshim hiç gjendet ai te ky Resul


Ja dha Haku shejtit ja bëni temam
Prej meleqve veç e ndau tue kanë insan


Prej nurit ttij fali Zoti gjithçka ka
Tokë e qiell dhe ndërmjet tyre gjithçka ka


Pejgamberi mos ti vinte alemit
Taxhi izzet nuk pat me i zbritë Ademit


Për atë që ke vesile ai Resul
Ademit Zoti tevben ja bëni kabulë


Për nderim të Muhamedit për dashni
Zoti tmira shumë i bëni gjyshit ttij


Gjithë pejgambert është nqitabe që kanë thanë
Prej ymmetit të Muhamedit tishim kanë


-«kudret» - fuqi; - «nur» - dritë (fjala është për dritën shpirtërore të Muhamedit); - «inkar» - mohim, refuzim; - «makbul» - i pranueshëm, i këndshëm; - «Haku» - me këtë fjalë është për qëllim Allahu; - «melek» - engjuj; - «alem» - bota, gjithësia, ekzistenca; - «Taxhi izzet» - kurora e nderit; - «vesile» - sebep, mjet, shkak; - «Ademi» - njeriu dhe pejgamberi i parë në tokë; - «tevbe» - pendim; - «qitab» - libër fetar; «ymmet» - ithtarë, besimtarë, popull.


Prej Resulit ndashi ju me pasë shefat
Shpirtit ttij thueni me ashk es-salat


Hak teala kur e krijoi Ademin
E hjeshoi Ai me te gjithë alemin


Gjithë melaqet Ademit sexhde i banë
NLevhi mahfudh emri Hakut kështu u kanë


Me nur tshejtit Ademin Haku e gëzoi
Prej xhenneti nkëtë dynja me te e çoi


I tha dije që ky nur i Mustafas
Pas shumë kohe do ti epet ky Havas


Dhe tha ta dijsh që ky nur i dostit tim
I Resulit, Muhamedit tdashnit tim


E për këtë nur Ademit Haku i ka thënë
Marrin tgjithë prej tina dritë dhe diell e hënë


Mbet me muaj nuri me të dhe me vjet
Deri nisi Shiti që me le në këtë jetë


Atëherë Havës ju dha dhe ju ba bejan
Mbet me Havën nuri edhe shumë zeman


Për silsile tshejtit gjithë vinte ky nur
Deri bëni Muhamedi njetë zuhur


Pasiqë e gjet ky nur vendin e vetë
Pas Resulit askujt më miras si mbet



- «sexhde» - pjesë e namazit, përulje me fytyrë në tokë; - «Levhi Mahfudh» - Libri i amshuem; - «Mustafa» - emër i Muhamedit (i zgjedhur); - «Hava» - bashkëshortja e Ademit, nëna e njerëzimit; - «Shiti» - djali i Ademit, emër njeriu; «zuhur» - doli në shesh, u lajmërua; - «miras» - trashëgim (origj. mirath); - «bejan» - shpjegim, dëftim; - «zeman» - kohë; - «silsile - verig (paraardhësit).


Prej denimit ndashi ju për me shpëtu
Shpirtit të shejtit salavat me i këndu


Emine emnin e ka nëna e Mustafas
Abdullahun shejti babë e ka pasë


Kur Muhamedi u afrua për me ardhë
Shumë alamete u bëjshin pak pa ardhë


Atij muej që leu shejti i thonë Rebi
Dymbëdhjetën natë prej atij muaj narebi


Ajo natë që leu shejti isht e hënë
Dëgjo për at natë çudë alamete u bënë


Tha Eminja pashë atnatë çudi një dritë
Sikur dielli për dritare kur rrezitë


Si vetim shpejt duel prej shpije çud u bë
Gjithë dynjaja me këtë nur që dritë u bë


Prej Medine nShami sherif gjithçka ka
Pasi tanë shehrët dhe katundet gjithë sa ka


Dhe tha nhava ishte shtrue një dyshek
Emnin sundus shtrues i tij ishte melek


Dhe i pash tha tri bajraqe ishin zbritë
Një mbi Qabe një nmashrik dhe një nmagrib


Mirë e dita se po vjen hajri njerëzisë
Merr prej dore sundin e gjithë batilisë


- «alamete» - shenja; - «Rebi» - emni i një muaji arabisht (rebi'ul-evvel); - «çudi» - habi; - «Sham» - Damasku; - «sun­dus» - mëndafsh; - «barjak» - flamur; - «mashrik» - lindja; - «magrib» - perëndimi.


Shumë meleq prej qielli zbritshin tue u bë saf
Sikur Qaben më bëjshin shpijën tavaf


Si kesh brenda këqyra u qelë mur i ri
Duelën nmejdan mu afruen tri hyri


Rend me rend këto vishin gjithë tue dhënë selam
Dhe me mue folshin këto hyri kelam


Pejgamberin vishin hyrit myzhdegji
Mthojshin mue Zoti këtë po e falë nebi


Oj Emine ne një send ty me ta thanë
Kurrnjë nëne Zoti si ty si ka dhanë


Askujt Zoti në këtë dynja si kur ky djal
Nuk i dha kujt as pas sodit nuk e falë


Dije se ky është i dashur i Perëndisë
Me këte mbyllën dyrt e gjithë pejgamberisë


Shumë mertebe gjete ti dhe shumë sefa
Qe të dha madhnia ty këtë mustafa


Smund e lavdon këtë Resul kush veç e nisë
Pos një Allah që gjithë na ka jeratisë


Në këtë mënyrë për shejtin bënë hyrit lavdim
Zemra ime plotë u mbush atë natë me gëzim


Tha Eminja pasi koha u bë temam
Për të lind hajrija i gjithë sa insan


U thava eti sa qe une kesh zatetë
Shpejt më mbushen një gastare me sherbetë


- «mejdan» - shesh; - «saf» - resht; - «tavaf» - vizitë; - «myzhdegji» - sihariq, lajmgëzues; - «nebi» - pejgamber, - «mertebe» - gradë; -«jeratise» - krijua; - «temam» - plotësim; - «hajrlija» - rnë i dobishëm; - «gastare» - enë prej qelqi e ngjashme me gotën;


Bardh si bora ky sherbet më i ftohtë isht kanë
Dhe më i ëmbël se sheqeri shumë isht kanë


Kur e piva trupi im u mblu me nur
Sa që vehten se dallova nga ky nur


Zbriti një shpend sa i mirë ke smund kallxoj
Brinjët e mia ky shpend me krih mi shtërngojë


Leu sulltani dinit islam natë zeman
Tokë e qiell u mbushën me nur gjithë sa janë1)


Prej xhehnemi ndashi ju me kanë azat
Për Resulin thueni me ashk es-salat


U gëzun hallku për Muhamed mustafan
Shkoi idhnimi gjithë alemi gjet sefan


Gjithësa zerre që është nxhihan thirrte me za
Tue i thënë tgjithë pejgamberit merhaba


Merhaba më i madhi sulltan merhaba
Merhaba gjithë dertit derman merhaba


Merhaba më i madhi gjithë pejgamberisë
Merhaba më i madhi dost i Perëndisë


Merhaba ej dritë e syve gjithë muslimanisë
Gjithë alemi veç për tye është jeratis


Mirë se erdhe o Muhamed mustafa
Nsaje tënde gjithë ymeti bënë sefa


- «zeman» - në atë kohë; - «xhehnem» - ferr, skëterrë; - «azat» - të shpetuar; - «hallku» - krijesat; - «zerre» -grimcë, atom; - «mer­haba» - mirë se vjen, mirëpritje; - «sulltan» - mbret në pikë­pamje shpirtërore.

P. S. Për nderim të Pejgamberit xhemati çohet në këmbë.


Merhaba o mbrojtje ymmetit asij
Merbaha natë ditt mahsherit shefatgjij


Merhaba o shpirti baki merhaba
Merhaba gjithë teçtit i ngin merhaba


Merhaba o padishahi ndy xhihan
Zoti hak ty tka lavdue me Kuran


Ti je më i madhi gjithsa enbija
Dritë e syve gjithë ymmetit evlija


Nqofsh ashik i Muhamedit ore vëlla
Çoi salat tue qajt hiq pa ja nda


Prej mashriku deri nmagrib gjithë dynjas
I dha hjeshi lindja e këtij mustafas


Dhejshin myzhde gjithë melaqet dhe hyri
Dhe prej qielli vinte madhe murmuri


Sa alamete pa Eminja natë zeman
Tha sdita unë hiç se ku jam kanë


Këqyra hyritë tgjitha janë shkue një ska mbetë
Veç e pashë Resulin kah bënë ibadet


Vet prej kible ishte kthye bënë dua
Me fytyrë në tokë i lumi nsexhde ishte ra


Nsexhde kryet dhe me gjuhë ziker bënë
Një Allahun me një gisht isharet bënë


Buzët lëkundte mubareki folte fjalë
Smund e disha unë hiç çka thotë ky djalë


- «asij» - mekatar; - «baki» - i gjithmonshëm; - «padishah» -mbret shpirtëror; - «xhihan» - botë; - «evlija» - të afërt, dashur; - «ibadet» - lutje, adhurim; - «kibla» - ana, drejtimi kah kthehet njeriu kur falët.


Ju afrova une ngat dhe i vuna vesh
Fjalën që folë menjëherë e morra vesh


Thoshte o Zot që je hak dhe na ke falë
Du prej Teje gjithë ymmetin me ma fale


Sa i vogël lypi ky Resul ymmet
Ne u plakëm i lamë farzet lamë synnet


Prej adhabi ndashi ju me kanë azat
Për Resulin thueni me ashk es-salat


NMeke hallku krent e tyne pa hilaf
Qaben atë natë ishin kanë tue e bë tavaf


Sexhde bëni Qabja e panë gjithë ai komb
Pa u rrëxue kurnjë guri u çue nkëmbë


Ant e Qabes shoqja shoqës dhanë haber
Leu sonte më i miri Pejgamber


Dhe një zë prej Qabe dilte ashiqar
Kush e ndiu smujti atë me bë inqar


Thoshte lumi unë sonte shejti u jeratis
Prej gjithë putit mue do tmë kurtalis


Dhe qyfarët mi hjek qafe ai Resul
Paq më bënë dhe gjithë duatë bëhen kabul


Pa kapuç dhe dathun vijnë gjithë saf saf
Gjithë ymmeti do të më bëjnë mue tavaf


- «mubarek» - i bekuar; - «farze» - obligime të fesë; - «synet» - tradita të pejgamberit; - «adhab» - dënim, ndëshkim;- «ashiqar» - haptazi; - «put» - gurë ose druj të gëdhenur të cilëve u luteshin; - «kurtalis» - shpëtim; - «qyfarët» - mosbesimtarët.


Shejtit atë natë pejgamberllëkun ja vunë
Dhe prej qielli dreqin atë natë e përzun


Në gjithë xhihanin u bë atë natë zelzele
Të gjithë qyfarët patën tmadhe velvele


Kishë e havra shumë u rrëxuen pa hesab
Batilisë u hyni brenda shumë azab


Thojshin njerëzit leu hazreti mustafa
U hoq terri bota mbeti nshumë sefa


Dhe një zë prej Haku vinte: Ja emin
Ty rahmet tkam falun për gjithë alemin


Vjet e shejtit pasi ju bënë katërdhjetë
Prej xheneti zbriti taxhi nubuvvet


Vahj i zbritke xhebraili dhe kelam
Tue i thënë gjithë Zoti ty tka bë selam


Zbriti Kuran Muhamedit dit e natë
Qiti në mejdan fort shumë Iloje muxhizat


Me Resulin ndashi me kanë të pa ndam
Thueni për të es-selatu ves-selam


Dij muxhizet e Resulit qysh janë kanë
Pasi pa to asnjë pejgamber sështë kanë


Pak muxhize tMuhamedit këtu janë thanë
Për me ditë ai që muxhizet sdi si janë


- «ze1ze1e» - termet; - «velvele» - tmer, frikë; - «havra» - faltore ebreje; - «hazreti» - i nderuari, autoriteti; - «nubuvvet» - pejgamberllëk; - «Vahj» - shpallje, frymëzim; - «kelam» - fjalë, tekst; - «muxhize» - mrekulli.


Më e para ai mubarek trupit tij
Nuk i binte hiq në tokë hija e tij


Trupi shejtit tanë qe nur dyshim nuk ka
Tgjithë e dine se nuri hiç hije nuk ka


Edhe një re daima ecte me të
Sikur çader daima shkonte mbi te


Sikur çeshme qitën ujë gishtat e tij
Shumë gjallesa pinë atë ujë dhe mbet pa u pi


E mbull hurmen pejgamberi nnjë mejdan
Posa e mbuall hurmes menjëherë pemt ju bënë


Një ditë shejti me xhibril kah bënë kelam
Vinte një pemë tue i dhënë atij selam


Ja poq qingjin një jehude shejtit ja pru
I tha qingji mos më ha, se mka zehru


Pash muxhizët e shejtit tonë ja rabbena
Natë zeman që tutem fort rahmet ana


Prej muxhizëve tshejtit ne i tham do fjalë
Dëgjoni për të përmbi qiella qysh u dalë


Xhenetlij kush të donë për me kanë
Mustafas i çon salat dhe shumë selam


Eni vëllazën merrni vesh për Mustafan
Nnatë miraxhit punët e tija qysh janë kanë


Të gjithë e dinë miraxh i thuhet plak e djalë
Asaj natë që Resuli nqiell ka dalë


- «mejdan» - shesh; - «ja rabbena» - O Zoti ynë.


Natë e hëne ajo natë sahi haber
Natë e madhe ajo natë isht kanë megjer


Me hadithe për atë natë është tregu
Mustafaja nshpi tYmmihanës është qëllu


Emër i bëni xhebrailit Zoti hak
Shko nxhenet tha ta marrësh një burak


Dhe tha merre prej xhevahiri një taxh
Dosti gati le tmë bëhët për miraxh


Çoja le ti hypë atij ai dosti Im
Dhe le të vjen ai për me pa dizarin Tim


Xhebraili nxhenet shkoi taxhin e merr
Dhe e zgjodhi një burak shumë myteber


Shumë buraka pa aty tgjithë pinë e hanë
Dhe e pa një veç isht nda dhe gjithë po qanë


Lot për fëtyre shumë i shkojshin pa ia nda
Sa shumë dert qe mushkënit ju kishin tha


Xhebraili tha burakut pse po qane
Gjithë ky dert që vajit hiq nuk po ja ndan


Tha buraku xhebrailit natë zeman
Ashiqare ndjeva një zë një zeman


«O Muhamed» ashiqare kush e dëgjon
Ajo thirrje gjithë kujt zeinrën ja biron


Prej asaj kohe nuk di unë ku jam
Zotit, emnit tMuhamedit ashik jam



- «sahi haber» - lajm i vërtetë; - «megjer» - siduket; , e shpejtë si vetima, e bartë Muhamedin në fillim të miraxhit; - «dizarin» - madhërinë e Zotit; -«myteber» - të zgjedhur; - «dert» - brengosje, vuajtje



Po mos mujsha une me të me u përpjekë
Qare veti nuk i gjëj unë veç me vdekë


Xhebraili tha burakut o burak
Myzhde se ta dha muradin Zoti hak


Kushdo që ka ashk nishanin pa ju hjekë
Akibet ai me të dashunin e përpjekë


Hajde tçoj ty me Resulin me u përpjekë
Varra e zemrës si me ilaç ty me tu hjekë


Xhebraili si vetim me gjithë burak
Zbriti nMeke te resuli natë konak


Tha selam ty të çojë Zoti o Mustafa
Ej mubarek hatri yt le të gjejë sefa


Tha le tvjen ai sepse për të kam davet
Ashiqare le të më sheh ai mua vet


Gjithë melaqet shumë hasret presin ate
Arsh e Kyrs dhe tana qiellat presin ate


O Xhibril tha dije për këtë pejgamber
Shumë hiqmete sonte do të jap haber


Xhennetlij për me kanë kush të donë
Mustafas pa ia nda selam i çonë


Të madhënia eja shkojmë o Mustafa
Ty po tpresin tanta qiellat gjithë sa ka


Prej xheneti ty ta pruna një burak
Bënu gati emër bëni Zoti hak


- «murad» - dëshirë; - «ashk nishani» - shenjë, simbol i dashurisë; - «akibet» - sigurisht, patjetër; - «hatër» - hirë; - «davet» - ftesë, gosti; - «hiqmete» - çudira; - «haber - laj­mërim.


Dhe një taxh me gjithë një hyle një qemer
Vishi këto dhe hyp burakut për njëherë


Mustafaja taxhin në krye e vendoi
Muerr rrugën xhebraili me të shkoi


Sa i mbyll syt xhebraili me Mustafan
NKudsi sherif zbriti nmesxhidi Aksan


Para dulen shpirtat e gjithë enbijas
Shumë nderim i bënë hazreti Mustafas


Prej madhnie shpirtave ju erdh selam
Mustafaja le tu bëhet ju imam


Pejgamberi u bë imam i gjithë shejtnisë
Dy reqate i fali me emër të Perëndisë


Mbas namazi duel prej mesxhidi Aksas
Para xhamisë me burak hypi mbi rrasë


Muerr burakun me gjithë te shkoi përpjetë
Ntë parën qiell si vetim shpejtë është zatetë


Gjithë çka ka mbi qiell atnatë dolën nselam
Mustafas për itibar dhe për ikram


Merhaba ty o Resulullah i thanë
Ej shefat sahibi kevther i thanë


Pejgamberi kërkoi pa ja nda njëherë
Mbi gjithë qiellat se çka ka i bëni sejrë


- «hyle, qemer» - petka të posaçme nga xheneti; - «Kuds» - Jerusalemi; - «Aksa» - emër i xhamisë në Jerusalem, faltorja e skajt; - «enbija» - pejgamberët;. «imam - prijsë në lutje; - «dy reqate» - trajtë e faljes, lutjes së shkurtër. «namaz» - lutje e posaçme e muslimanëve; - «rrasë» - gur i madh në formë rrase; - «itibar» - respekt; - «ikram» - nderiin; - «sahib» - i zoti; - «sejrë» - vizitë.


Tgjithë me hajr ja bënë miraxhin Mustafas
Dhe i thanë se shumë nasib ti paske pasë


Gjithse sa murade kie ja Resul
Ska dyshim se te Allahu janë kabul


Kërko se mejdani yt është o Resul
Kësaj derexhe nuk ju ka bë kush vusul


Në çdo qiell ai që hypi dhe që dulë
Shumë alamete pashë atnatë tha ai Resul


Pa melaqet gjithë ibadet kah po bëjnë
Në shumë tyrli itaat Zotit kah i bëjnë


Xhebraili shkoi me shejtin gjithë po i prinë
Dhe mbi qiella gjithë çka ka nselam i rrinë


Prej një qielli ntjetrin qiell shkoi përpjetë
Deri nSidre udha që ju ka zatetë


I Xhebrailit vendi ishte ai mekam
Prej se fali Haku gjithë çka është i bamë


Xhebraili te mekami i vet u ndalë
Mustafaja: O Xhebrail tha mos u ndalë


Dhe i tha qysh po mle vetëm ore vlla
Dosti dostin me lënë vetëm ku ke pa


A se dinë se në këtë vend unë jam garib
Nymer tim kurr përmbi qiella nuk jam hypë


Xhebraili tha Resuli ej habib
Mos mendo se në kët mekam ti je garib



- «derexhe» - gradë; - «vusu1» - arritje; - «itaat» - rres­pekt, bindje; - «tyrli» - mënyrë. - «Sidre» - vend në hapësiren e pakufishme; - «mekam» - vend; - «ymer» - jetë; - «temam» - plotësue; - «dost» - shok; - «garib» - i vetmuar, i panjohur; - «habib» - i dashur;


Udha ime te ky vend u bë temam
Prej këtij vendi më tutje kurr nuk jam kanë


Dhyl-xhelali pasi mu mka porositë
Prej këtij vendi një krah mandej mos me qitë


Veç një ferkëm prej këtij vendi unë me dalë
Nuri i Zotit krejt më djegë mua tue kanë gjallë


Natë zeman resuli tha o xhebrail
Npaq murad po tbëhem une ty delil


Xhebraili tha o dost i Perëndisë
Për ymet tëndë kam murad me i kurtalisë


Nditë tmahsherit krahin mbi xhehnem me shtru
Gjithë ymmetin nxhenet për njëherë me i pru


Mustafaja tha rri këtu o dosti jem
N'u djegt kush le të digjet veç ky trup i jem


Xhenetlij për me kanë kush dëshiron
Mustafas i çon salat dhe shumë selam


Mustafaja ke me te kah banë kelam
Zbriti refrefi përpara i dha selam


Për njëherë e muer shejtin nat zeman
Shkoi me te ai përmbi Sidre-muntehan


Gjithsa send pa Mustafaja tue dalë
Dhe u poq me hak Allahun dhyl xhelal


Pa hurufë dhe hiq pa zë ai Padishah
Mustafas i foli hiq pa ishtibah


- «Dhyl-Xhelali» -madhëria e Zotit; - «delil» - prijsë, udhëheqës; - «mahsher» - tubim në ditën e gjykimit. «Refref» - mjet me të cilin fluturoi Muhammedi a. s.; - «huruf» - germa; - «ishtibah» - krahasim, përngjasë.


Muhamed tha Allahu dhyl xhelal
Gjithë alemin veç për ty që e kam falë


Herse sa murade sonte ti ni paq
Tjapi një derti njëmijë tyrli ilaç


Ja ilahi kam te Ti tlia këtë rexhan

Me ju falë ymmetit sa kusure kanë


Robë zaif janë nahiret zo çka do tbëjnë
Të madhënia e Jote ata çka do të gjëjnë


Ditë e natë më shumë gjynah bëjnë se sevab
Fort keq tutëm që me zjarr i bënë azab


Dhe miraxhi për mejdani due me mdalë
Po ymmetit çka kam o Zot me u falë


Zoti tha qe o Muhammed mustafa
Mos ki gajle hatri yt le tjenë nsefa


Prej ezeli për ty kam thanë dost i Jem
Dhe e shkrova emnin tëndë me emën Tem


Gjithë ymmetin ty ta fala ej habib
Dhe xhennetin Unë ju bëna nasib


Pasi e bëne këtë miraxh lype ymmet
Vend miraxhit qoftë namazi për ymmet


Dhe namazin kush e falë pa ia nda
Sa sevabë kanë gjithë melaqet ai i ka


Udhë e mbarë tha: ej habib ti shko apet
Thirr ymetin le tbëhën gati për xhenet


- «ja ilabi» - o Zoti im; - «kusure» - të metat; - «zaif» - të dobët; - «xhynah» - mëkate; - «azab» - denim; -«ezel» - amshim prej parafillimi; - «nasib» - percaktim.


Sa kush bëhet gati tha ai për xhenet
Mue më sheh dhe nuk ka send më lezet


Urdhëni Zotit Refrefi erdh natë zeman
Apet shejtin e çoi natë vend ku është kanë


Gjithsa send shejti që i bëni sejr
Githë sahabve me njëherë ju dha haber


Urdhëni i Zotit tha është pesë vakte me i falë
Pasi tgjithë prej kësaj dynjaje kem me dalë


Të gjithë me hajr ja bënë miraxhin dhe u gëzun
Sa haber që dha Resuli besë i zunë


Thanë mjaft kemi ne që jem ymmet i ytë
Dhe qe gjindem ndonjë herë te hizmeti vtë


Ja Rabi për hyrmet të pejgamberit Tëndë
Mos na ndaj ne kurrë Ti prej rahmetit Tëndë


Ja Rrahim për hyrmet të esmai husnasë
Për dashni tgjithë enbijasë dhe evlijasë


Sa dua që bëjmë te Ti na i bënë kabul
Dhe muradet neve gjithë na i bënë vusul


Tahiri fakirit dhe fali rahmet
Shokun iman vendin falja në xhenet


Prej të dashunve Tu kurrë ja Rabb mos e ndajë
Prej hizmetit dinit ne kurrë mos na ndajë


Ja Allah pashë hak Muhammed mustafan
Kur të vdesim merrna shpirtin me iman


- «lezet» - kënaqësi; - «hyrmet» -.hirë; - «esmai husna» - ernërat e bukur të Allahut; - «evlija» - njerëz të vlefshëm te Zoti; - «Vusul» - të arritura; - «iman» - besim të drejtë; 29


Natën e varrit tgjitha sualeve, xhevab
Ja Rabbi na i bën kollaj hiq pa azab


Ja ilahi mos na bënë ne dal-lin
Kësaj duaje thuni të gjithë ju: Amin


Prej ymmetit razi qoftë hak Zoti ynë
Dhe rahmet pastë mbi ata gjithë Zot i ynë


Shumë shyqyr Zotit dhe Resulit selam
Ky mevlud me izë tTij u bë temam


- «suaI» - pyetje; - «xhevab» - përgjigjje; - «ko11aj» - leht; - «dal-lin» - të humbur nga rruga e drejtë; - «razi» - i kënaqur; - «shyqyr» - falënderiin, lavdi; - «izë» - leje.



DUAJA E MEVLUDIT
Eudhu bi'l-lahi mine'sh-shejtani'rr-rraxhim
Bismi'l-lahi'rr-rrahmani'rr-rrahim

El-hamdu li'l-lahi'l-ledhi lem jet-tehidh sahibeten ve la veleda. Ve's-salatu ve's-selamu 'ala sejjidina Muhammedin huve efdalu'n-nasi mevlida. Ve 'ala alihi ve as'habihi'l--ledhine lem juthiru alejhi malen ve la validen ve la mevluda.

Zoti hak xhel-le xhelaluhu për hyrmet të hazreti Muhamed Mustafas, këtë Kur'ani kerim dhe këtë Mevludi sherif që u kërduen, kabul i bëftë.

Sa sevabe që u bënë prej këtij këndimi, më të dobi-shmit të gjithë njerëzve dhe më të mirit të gjithë pejgam-berëve, shefaatbësit në ditë tmahsherit, Muhamed Mus-tafas, mubarek shpirtit ttij hedije ja bëm.

Xhenabu rabbu'l-alemin te ai mubarek në bashçe të xhennetit të vorri i tij e çoftë. Shpirti i atij mubareki prej nesh gjithmonë razi dhe hushnut qoftë. Te resulu'll-llahi makbul, të mirë e të dashur bëna ja Rabbi.

Edhe tjerëve Pejgamberani idham ve rusuli kiram alej­himu's-salatu ves-selam, mubarek shpirtave të tyre ikram ja u bëftë. Edhe familjes së Pejgamberit dhe sahabëve që janë kanë, ensar e muhaxhirin, tabiin e myxhtehidin, ridvanu'll-llahi teala alejhim exhmein, mubarek shpirtave të tyre ikram ja u bëftë. Dhe evlija e suleha, mubarek shpi­rtave të tyre ikram ja u bëftë.

Edhe mahsus këtij që u bë sebeb me bë këtë mexhlis, amelet makbul, xhynahet magfur dhe gjithsa nijjete për hajr që i ka, Allahu xhel-le shanuhu me kollajllëk nasib ja bëftë. Evladët e tij prej ylemave që bëjnë amel dhe zingjinave që bëjnë shyqër, ja bëftë.

Prej Myslimanëve në Ahiret që janë shkue, Allahu xhel-le shanuhu të gjitha xhynahet afv dhe magfiret ja u bëfte. Edhe çka janë gjallë ine ymer të gjatë e me shumë mexhlise e gëzime nasib ja u bëftë.

Dinit Islam jepi ndihem e fuqi, kurse mbi batilinë gjithmonë galib dhe fitues, bëna ja Rabbi.

Në tokë e në deti, mysafir e asker që janë, shumë selamet epu ja Allah. Haxhive që e kanë bë zijaret, tekrar dhe tjerëve me mall të hallallit me bë zijaret Qaben, Zoti nasib na e bëftë

Xhennetin dhe dizarin e Zotit me pa, Zoti nasib na e bëftë. Edhe më të mbramën frymë me dal prej kësaj dynjaje tue thanë: Eshhedu en la ilahe il-lall-llah ve eshhedu en-ne Muhammeden abduhu ve resuluhu, bëna nasib ja Erhame'rr-rrahimin.

Subhane Rabbike Rabbi'l-izzeti amma jesifun. Ve selamun 'ale'l-murselin. Ve'l-hamdu li'l-lahi Rabbi'l-alemin.

E mestiti këtë mevlud një fakir
Për hyrmet të Zotit: kul-lu shej'in kadir
Emnin Muhamed Tahir bin HaIil
Bani afv dhe ebu xhenet ja Xhelil
Memleqe i i tij dahili Kosovë
Vuçitërnë kasaba katundi Popovë


- «e mestiti» - e rradhiti, përgatiti; - «fakir» - i ngrati;
- «kul-lu shej'in kadir» - mbi çdo gjë i piotëfuqishëm;
- «afv» - atdheu; - «dahili» - brenda; - «kasaba» - qytezë.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme