DISA ASPEKTE TË LUFTËS PËR ALFABETIN SHQIP NË STAMBOLL

Çështjen e alfabetit e shtron në një mënyrë edhe më të ashpër Sami Frashëri, sipas të cilit problemi i shkrimit dhe i këndimit, pra, problemi i alfabetit është i lidhur me fatin e ekzistimit të popullit shqiptar si komb. Në vitin 1879 në librin “Alfabetarja e gjuhësisë shqip”, Samiu shkruan: “Është për t’u çuditur qysh ka rrojtur gjer më sot komb’ i shqiptarëvet, duk mos me shkruar’ e duk mos me kënduarë gjuhën’ e re, kur janë humburë kaqë kombe, që shkruanin’ e këndonin’ gjuhën’ e tyre si syrjanëtë, kaldenjasitë, llatinët e të tjerë”[2][2].

S’ka dyshim se shumica e kongresistëve të Manastirit kanë qenë thuajse të të njëjtit qëndrim me këta dy paraardhës të tyre të mëdhenj, kanë qenë të vetëdijshëm se në ato ditë po ia vënin gurin e themelit jo vetëm alfabetit të përbashkët shqip, por edhe kulturës së përbashkët shqipe, zhvillimit të të gjuhës dhe të shkrimeve shqipe, aq divergjente e aq të përçara gjer në atë kohë.

Mirëpo, zhvillimi i ngjarjeve të mëvonshme argumenton se nuk ishin vetëm kongresistët të vetëdijshëm për rëndësinë e vendimeve që ishin marrë për historinë e mëtejshme kulturore dhe politike të popullit shqiptar, por gjithashtu të vetëdijshëm ishin edhe të gjithë ata të cilëve u pengonte emancipimi i popullit tonë – qarqet sunduese të shteteve fqinj, qeveria xhonturke, e sidomos qarqet klerikale të larta katolike, ortodokse e muslimane. Kjo është drejt e kuptueshme sepse bashkë me luftën për alfabet, bëhet edhe lufta për pavarësi. Lufta për alfabet ishte për shkollat laike, e si pasojë logjike e kësaj do të ishte të shkuputurit shpirtëror e mendor nga zinxhirët e ideologjisë kishtare. Pikërishte një muaj para kongresit, organi i jezuitëve të Shkodrës “Elçija e zemrës së Jezu Krishtit” i sulmoi librat dhe gazetat e reja shqipe, duke i quajtur “nji mjet fort i keq në duert e të pazotëve, të atyne që kanë ngritur luftën kundër kishës, që prishin zemrën dhe mendjen e njeriut”[3][3], “Shkollat janë laicizue fare dhe prej tyne janë largue priftërit”[4][4], se shkolla asht si nji pyell me bisha t’egra, se “shkollat, në mos qofshin të shejta, janë shpellat e djallit”[5][5] etj.

Një luftë shumë më të ashpër, më të organizuar, më të tmerrshme sepse kërcënohej edhe rreziku i shkombëtarizimit, që në të vërtetë ishte ushtruar shekuj me radhë – vinte nga kleri ortodoks, i cili e kishte përkrahjen e dy qendrave të forta: të Athinës, të cilën e udhëhiqte “megalli ideja” – ideja e Greqisë së madhe dhe Patrikana e Stambollit, e cila shekuj me radhë e ka ndjekur një fushatë helenizimi ndaj të gjithë popujve ortodoksë të Ballkanit. Me plot rë drejtë një gazetë shqipe në vitin 1911 pat shkruar se “Krahas me agjentët e fshehtë, kleri i kishës greke, haptazi me anë të fjalës së ungjillit dhe të kryqit të shenjtë pregatit në Shqipëri idejën e mallkuar të panhelenizmës”[6][6]. Për ta kompletuar idenë se kleri ortodoks nuk i zgjidhte mjetet për ta luftuar çdo ide e çdo veprimtari kulturore të shqiptarëve, mjafton ta përmendim vrasjen dhe helmimin e patriotëve më të shquar shqiptarë: Helmimin e Naum Veqilharxhit më 1866, vrasjen e Pandeli Sotirit më 1891, vrasjen e Papa Kristo Negovanit më 1906, të Petro Nino Luarasit më 1911. Një varg të dhënash provojnë se kisha greke me të gjitha mjetet ngrihet kundër ithtarëve të alfabetit duke i ekskomunikuar nga kisha.

Një politikë e këtillë e Patrikanës i ka rënë në sy edhe korrespondentit të Tajms – it të Londrës në Stamboll, i cili i kushton asaj një artikull, të cilin e riboton gazeta e Stambollit “Tasvir – i Efkar” më 3 dhjetor 1909, ku thuhet se prej tre muajsh në Shqipërinë e Jugut janë acaruar marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe grekëve. Përgjegjës kryesor për këtë është rruga që ndjek Patrikana greke. Kur u shpall kushtetuta, shqiptarët u bashkuan me xhonturqit për shkak se morën premtime se do t’u jepet ndihmë nga ana e pushtetit që në shkollat private të përdoret gjuha shqipe. Mirëpo, të gjitha përpjekjet e patriotëve shqiptarë, të cilët u takojnë familjeve intelektuale dhe toskëve muslimanë, përpjekje të drejtuara kah zgjimi i patriotëve të vet kah përhapja e arsimit dhe letërsisë, janë penguar në mënyrë më të ashpër nga ana e patrikut të Stambollit. Çdo lëvizje që ka pasur për qëllim civilizimin e shqiptarëve, organizimin e një jete qytetare, çdo kërkesë për përmirësimin e administratës shtetërore apo të zgjimit të ndjenjave kombëtare, Patrikana e ka shikuar si një rrezik të madh. Edhe në shkollat e pakta shqipe, shumica e nxënësve dhe e mësuesve kanë qenë ortodoksë. Ata që nuk janë grekë prej tri brezash, për t’i greqizuar ka bërë një shtypje si nje makinë shtrydhëse. Me anë të intrigave, me ndihmën e organeve qëndrore turke, deportohen dhe burgosen shqiptarët muslimanë dhe krishterë. Kështu, në mbarim të vitit 1908, dy dhespotët (sulltani dhe patriku) ia arrijnë t’i mbyllin shkollat shqipe. Mbeti vetëm shkolla shqipe e Shkodrës, edhe kjo në sajë të vendosmërisë dhe kurajos së një mësueseje dhe të intervenimeve të të shoqatës misionare amerikane. Në vazhdim flitet edhe mbi përpjeket e shqiptarëve ortodoksë e muslimanë për ta themeluar kishën autoqefale shqiptare, mirëpo Patrikana e kundërshton këtë për shkak se është duke bërë një propagandë të madhe edhe me anë të kishës.[7][7]

Po kështu, në “Tasvir-i Efkar” më 28.08.1909 ribotohet një artikull i gazetës “Freie Presse” ku thuhet se pas shpalljes së konstitucionit janë hapur shumë shkolla nga ana e qeverisë, ku shqiptarët e mësojnë lirisht gjuhën e tyre. Kështu, tash, përveç një shumice shkollash greke, shtohen edhe shkollat shqipe. Së shpejti do të mbahet një kongres në Elbasan në të cilin shqiptarët ortodoksë do të shpallin se nuk do t’i përulen më Patrikanës. Sado përpjekje që janë bërë, Patrikana nuk ka bërë gjë që shqiptarët ta përdorin gjuhën e tyre në kishë. Në Elbasan ndodhet një mitropolit grek, dy kisha greke , kurse në rrethinat afër njëmijë manastira.

Një qëndrim të tillë ndaj shkollave shqipe e rrjedhimisht edhe ndaj alfabetit, e ndjejmë edhe te kisha serbe, madje edhe ndër disa qarqe zyrtare, gjë që meriton kërkime të posaçme.

Mirëpo, rreziku më i madh për fatin e alfabetit vinte nga ana e klerit të lartë musliman. Po e theksojmë fjalën rreziku më i madh për shkak se kleri i lartë musliman shqiptar kishte si përkrahës shumicën e qarqeve feudale muslimane, qeverinë xhonturke, e cila në fillim fshehurazi e më vonë haptazi, e sidomos duke i mbyllur sytë ose duke i inkurajuar organet më të ulëta nëpër vilajete, u vu në anën e kundërshtarëve të alfabetit latin, sadoqë, siç do të shihet më vonë edhe ndër intelektualët turqë kemi disa persona të shquar, që janë përkrahës të alfabetit shqip. Kjo luftë, sipas mendimit tim, ka filluar në Stamboll, nga Stambolli është dirigjuar dhe ndoshta aty është reflektuar më së miri, sadoqë në aspekte të ndryshme. Vetë fakti që Stambolli është kryeqytet, që këtu është koncentruar kleri më i lartë shqiptar, se ai është në kontakte direkte me qarqet qeveritare dhe fetare turke, se këtu ndodhet elita politike shqiptare duke bëtë luftë edhe në parlament. Këtë luftë duhet ta shikojmë me një sy tjetër. Dua të them se një ithtar i alfabetit shqip në Stamboll nuk ka mundur të shkruajë e të veprojë si bashkëmendimtarët e tij në Bukuresht, Bruksel apo Kairo. Këtu gjejmë një taktikë tjetër, argumente tjera nga ata që i ndeshim gjetiu. Pra, në këtë kumtesë, ne do të përpiqemi ta përcjellim këtë luftë në Stamboll, aq më parë se na duket se ky aspekt i luftës për alfabetin shqip ka ngelur i errët në shkrimet tona të botuara qoftë ndër ne, qoftë në Shqipëri, qoftë jashtë.[8][8] Duke ndjekur gazetat e Stambollit, sidomos gazetën “Tanin”, organin e organizatës “Bashkim e përparim”, që është njëkohësisht edhe organi gjysmëzyrtar i qeverisë xhonturke, si dhe gazetën “Tasvir-i Efkar”, gazetë me traditë më të madhe drejtuar nga Ebuzzije. Teufiku – shkrimtar i shquar, nga themeluesit e lëvizjes xhonturke dhe bashkëpunëtor i Naim Kemalit, ideologut të konstitucionit dhe disa gazetave tjera, mund të konstatohet se lufta e hapur dhe e organizuar e alfabetit filloi kah gjysma e vitit 1909 dhe në fillim të vitit 1910, ajo e arrin kulmin. A thua vallë, pse? Sipas mendimit tim, arsyet duhet kërkuar në shkaqet që vijojnë:

1. Në gjysmën e dytë të vitit 1908 dhe gjysmën e parë të vitit 1909, Turqia dhe opinioni turk janë akoma të okupuar me aneksimin e Bosnjës dhe Hercegovinës nga Austrohungaria, me shpalljen e pavarësisë bullgare dhe me çështjen greke. Xhonturqit, duke e pasur përkrahjen më të madhe në shqiptarët, akoma të pastabilizuar në pushtet, duke jetuar nga frika e ndonjë grushteti nga Sulltan Hamidi, nuk kanë interes të hyjnë në luftë të hapur me shqiptarët.

2. Në komitetin xhonturk “Bashkim e përparim” kishte një numër të konsideruar shqiptarësh. Themeluesi i këtij komiteti ishte shqiptari Dr. Ibrahim Temo[9][9], nja nga zbatuesit më të shquar të ideve të komitetit dhe ekzekutuesi ushtarak ishte major Ahmed beg Nijaziu nga Resna[10][10], shumica e oficerëve të armatës III të stacionuar në Maqedoni e në Kosovë, ishin anëtarë të komitetit; mbledhja e Ferizajt sadoqë u organizua për qëllime tjera, u shfrytëzua nga ana e xhonturqëve dhe qe faktor me rëndësi që e detyroi sulltanin për ta shpallur konstitucionin. Përveç kësaj, shqiptarët intelektualë, e marrin me plot seriozitet dhe sinqeritet revolucionin, duke kujtuar se me zhdukjen e dhespotizmit hamidian, do të zhduken të gjitha të këqijat dhe se xhonturqit do t’i mbajnë premtimet e tyre që arrin deri në dhënien e autonomisë.[11][11] Kështu, botuar më “5 vjesht’ e tretë 1908”, në artikullin “Dhe dy fjalë në vend të programit”, thuhet se gazeta do të ketë për qëllim “të përhapurit dhe të mësuarit e gjuhës shqip, për t’i përpjekur që sa më shumë të fortësohet konstitucioni dhe të mbahet kjo udhë që ka zënë tani qeveria që të muntninë dhe shqiptarët duke përhapur mësimin e gjuhësisë të mbanjën anën e tyre në udhë të qytetërisë dhe të përparimit... Bujarë, bejler’ e parësija duhet gjithnjë ndër mend të ketë e të përkujdeset duke këshilluar vogëlinë dhe kështu udhëtojmë në këtë udhë të re që na çel dhe e cila quhet e lirisë e e konstitucionit”.[12][12]

3. Qëndrimi i klubit të Stambollit, i cili në fillim e përkrah alfabetin latin, e më vonë, nën presionin e qeverisë, sidomos të një pjese të madhe shqiptarësh që zënë pozita jashtëzakonisht të larta hierarkinë fetare, e ndryshoi. Pikërisht, në lidhje me këtë pikë, kisha vënë në pah se ndër disa shkrime gjejmë se klubi i Stambillit ka pasur qysh në fillim qëndrim negativ ndaj alfabetit shqip. Në saje të numrit të parë të “Besës” së Stambollit, e dimë se “të hënën mbrama, u nisën me tren për në Arnautllëk Ismail Hakki[13][13] hoxha Vildan efendiu, Shaqir efendiu, Fazil pashë Toptani, deputet i Prishtinës Faut pashë Prishtina, Riza beg DIbra, Maliq beg Luma, të gjithë anëtarë të shoqnisë shqiptare “Bashkimi”.[14][14] Në stacion u përcollën nga një shumicë e anëtarëve të klubit. Me këtë rast para nisjes së trenit, haxhi Vildani e mbajti një fjalim të bukur dhe u prit me duartrokitje të madhe. Në kongres ekzistonte njëfarë frike nga qëndrimi i delegatëve të klubit të Stambollit, sepse në klubin e Manastirit mbretëronte një bindje e thellë se ata janë në realitet delegatë të xhonturqëve dhe se do ta kërkojnë përvetësimin e alfabetit arab. Mirëpo, këtë mendim e zhduli haxhi Vildan efendiu. Pasi e demaskoi sundimin dhespotik të Abdulhamitit dhe e lëvdoi kushtetutën, ai e thkesoi nevojën e bashkimit të shqiptarëve, të cilat tani do të bashkohen edhe me një alfabet, e alfabeti – tha haxhi Vildani – është një vegël e fuqishme që i përshtatet më së miri gjuhës së tij, prandaj shqiptarët e zgjedhin alfabetin shqiptar. Turqit gjithashtu nuk kishin shkronja për ta shkruar gjuhën e tyre – ata i kanë adaptuar shkronjat arabe. Sa për drejtimin se si jypsej të shkruhej – nga e majta në të djathtë, apo nga e djathta në të majtë – kjo nuk është punë me rëndësi. Sa i përket fesë, ajo i takon zemrës së njeriut, kështuqë secili ështëi lirë t’i ketë pikëpamjet e veta.[15][15]

Kjo la një mbresë të thellë dhe thuajse ua mori nga dora çdo iniciativë edhe atyre të paktëve që mendonin të shtrojnë diskutim edhe çështjen e alfabetit arab.

4. Duhet të bëjmë një dallim të dukshëm midis periodës së parë të qeverimit të komiteti xhonturk “Bashkikm e përparim” prej 24 korrikut 1908 e deri prill 1909, kur u bë përpjekja e kundër-revolucionit nga ana e suultan Hamidit, e cila dështoi dhe sulltani u internua në Selanik. Thënë shkurt, këtë e argumentojnë të gjitha burimet se bashkëpunimi i shqiptarëve me xhonturqit ishte i madh; komitetet shqiptare bashkëpunonin me komitetet xhonturqe dhe shqiptarët intelektualë me entiziazëm e pritën konstitucionin. Gjatë kësaj periode, sidomos gjatë 1908, kemi themelimin e aktivitetin e madh të klubeve shqiptare, nxjerrjen e gazetave të shumta, hapjen e shkollave – pra, një aktivitet të gjerë kulturalo – arsimor.[16][16] Përkundrazi, në periodën e dytë, xonturqit e marrin tërë pushtetin në duart e veta, vendosin diktaturën ushtarake civile, fillojnë luftën kudër çdo lëvizjeje politike dhe kulturale që ishte në kundërshtim me politikën e tyre unioniste panturkiste. E padyshim, elementi më i rrezikshëm e më i madh për ta ishin shqiptarët.[17][17] Prandaj, ata, prej gjysmës së dytë të vitit 1909 e tutje e ndërmarrin një varg masash politike e ushtarake kundër shqiptarëve. Në këtë periodë bie lufta kundër alfabetit, mbyllja e shkollave shqipe, ndalimi i gazetave, burgosja e patriotëve, ekspeditat ndëshkimore, presioni për mbledhjen e tatimeve, mbledhja e armëve, e lidhur me këtë kemi kryengritjet më të mëdha të Kosovës.

Por, me gjithë këto arsye, me vendimet e Kongresit e Manastirit, padyshim nuk ishin të kënaqur as xhonturqit, as qarqet feudale dhe klerikale shqiptare, sidomos ato të veriut dhe të Kosovës. Për turqit e rinj, sidomos për qarqet ekstremiste që kapën pushtetin në dorë, shqiptarët dhe turqit bënë një komb të përbashkët, alfabeti latin ishte grusht kundër njësimit, ai do t’i bashkonte gjithë shqiptarët, do t’i kontribonte zgjimit te idesë së tyre kombëtare, e si pasojë do t’i ndante nga Turqia. Ata në fillim nuk kishin as forcë as guxim të hyjnë në një luftë të hapur, por nxisnin një fushatë kundër alfabetit latin qysh në muajin shkurt të vitit 1909, duke përdorur si vegël pikë së pari hoxhallarët. Po në atë kohë, në Stamboll formohet një shoqëri nga ulemaja shqiptare, e cila kishte për qëllim përhapjen e shqipes me shkronja arabe.[18][18] Kongresi i Dibrës që filloi më 23 korrik 1909 i organizuar nga xhonturqit nën parullën “Komisioni konstitucional osmanli – shqiptar” që kishte për qëllim manifestimin e vëllazërisë turko – shqiptare, sadoqë qëllimet e tij kryesore dështuan, në lidhje me alfabetin pat pasoja negative, sepse dha shkas që nëpër shkolla të mësohet shqipja me të dy alfabetet, me atë latin dhe arab.[19][19]



Në ditët kur Xhavit pasha kishte e ndërmarrë aksionin e ndëshkimit dhe të qetësimit të shqiptarëve të veriut, në shtator të viti 1909, mbi të cilin gjejmë shumë lajme në shtypin e Stambollit, fillojnë edhe sulmet e para kundër alfabetit latin. Kështu në “Tasvir – i Efkar” më 04.09.1909 botohet artikulli i gjatë i Sulejman Nazifit – shkrimtar me zë dhe një nga redaktorët e gazetës me titull: “Osmanizmi – shqiptarët” ku vihet në pah se sado që mendojmë se me zhdukjen e absolutizmit dhe vendosjen e konstitucionalizmit, do të zhduken kundërshtimet e brendshme, nëpër vende të ndryshme filluan të dalin në dritë edhe kundërshtime më të ashpra dhe kërkesa më të mëdha. Ndër bashkëatdhetarët shqiptarë ka filluar të shfaqet një nacionalizëm, i cili më tepër mund t’i dëmtojë ata vetë dhe ta sjellë në pyetje ekzistimin e tyre. Derisa në veri në çdo mënyrë përpiqen të mbeten osmanli, në jug, nën ndikimin e ideve greke, ka tendenca separatiste. Por edhe bë veri Austria duke përdorur çdo mjet dhe me metoda të ndryshme, me anën e një grupi priftërish katolikë, bënë sulm kundër karakterit të pastër të shqiptarëve dhe me anë të katolicizmit përpiqeshin ta përhapin ndikimin e vet. Mjerisht, në disa vende ka edhe sukses. Ata që preferojnë që gjuha shqipe të skruhet me germa latine, janë ose shërbëtorë të Austrisë ose shërbëtorë të kësaj ideje. Pasi të pranohet alfabeti latin, leximi i Kur’anit bëhet absurd dhe në bazë të kësaj, duke hyrë shqiptarët në ndikimin e zonës krishtere do t’u ndihmojnë atyre që synojnë t’i shtijnë shqiptarët nën influencën e vet... Duke i përforcuar me tepër ndjenjat kombëtare sesa ato fetar, dalëngadalë ata do ta lënë pas dore edhe fenë. Ne këtu duam t’i sqarojmë dhe t’i numërojmë mjetet dhe intrigat që i përdor Austria me anë të jezuitëve dhe françeskanëve – thotë Sulejman Nazifi, por duam vetëm ta theksojmë pasojën që rrjedh nga çështja e alfabetit. Shqiptarët le ta mësojnë dhe ta përdorin gjuhën e tyre si të duan, mirëpo, duhet që të mos heqin dorë nga kujtesa se sot në Perandorinë osmane ka një varg gjuhësh të përsosura dhe të zhvilluara së cilave shqipja kurrsesi nuk mund t’u bëjë konkurrencë... Ajo kurrë nuk do të bëhet gjuhë zyrtare, e një gjuhë e tillë është e dënuar të stagnojë e të degjenerohet.

Këto mendime të Sulejman Nazifit u pritën me entuziazëm nga një anë, por edhe shkaktuan polemika të mëdha, në anën tjetër. Ato do të merren më vonë shpesh nëpër gojë si argumente kundër alfabetit latin. Kështu, më 9 shtator në një artikull të botuar në “Tasvir-i Efkar” me titull: “Falënderime me rastin e botimit të artikullit mbi shqiptarët”, thuhet se redaksia ka marrë dhe është duke marrë shumë letra ku kritikohet artikulli në fjalë, por është më i madh numri i letrave, të cilat e përshëndesin artikullin dhe në të cilat përforcohen idetë e artikullshkruesit mbi bashkimin kombëtar osmanli dhe bashkimin gjuhësor. Në artikull botohet letra e njërit nga parësia e Gjakovës, Emin Beut, të birit të Numan Pashës, meqënëse kjo letër përmban thelbin e një vargu letrash të tjera. Në letër thuhet “Shqiptarët jetojnë për osmanizmin madhështor dhe për bashkimin me tëgjithë osmanlinjtë. Për këto qëllime janë gati ta sakrifikojnë jetën. Ata e dinë mirë se shpëtimi dhe lumturia e atdheut ndodhen në bashkimin dhe në përparimin e pëhershëm. Përsa i përket çështjes së gjuhës, gjuha jonë është shqipja dhe turqishtja. Është e mundur të mësohet çdo gjë, pra, edhe feja jonë me përdorimin e shkronjave arabe”.

Mirëpo, më 10 shtator botohet një letër e gjatë e njëfarë A. Gj. nga Kruja, i cili me një ton bindës e me një stil polemizues e hedh poshtë një nga një të gjitha argumentet e artikullshkruesit.

Sadoqë fryma, fjalët, mënyra e atë argumentuarit të Sulejman Nazifit do të mbizotërojnë në shtypin turk të Stambollit, sidomos në artikujt e autorëve turq, kemi edhe raste ku bëhen përpjekje për t’i kuptuar edhe përkrahur tendencat shqiptare drejt qytetërimit dhe arsimimit.

Si shembull të një qëndrimi të tillë pozitiv ndaj synimeve kulturore shqiptare do të përmendim një artikull të gjatë të korrespondentit të gazetës “Tasvir-i Efkar” (17 shtator 1909) kushtuar kongresit të Elbasanit. Artikullshkruesi në pjesën e parë kushtuar shqiptarëve dhe pozitës së tyre në regjimin e ri thotë se në lidhje me ngjarjet e fundit në Arnautllëk, mund të fitohet përshtypja se shqiptarët janë kundër regjimit konstitucional. Në këtë shkohet aq larg saqë shqiptarët akuzohen se janë reaksionarë, separatistë etj. Mirëpo, nëse nuk shikohen çështjet në mënyrë të përpiktë, do të konstatohet se thelbi i çështjes është se shqiptarët nuk mund të jenë të kënaqur me qeverinë konstitucionale. Që të përmirësohen marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe turqve, duhet të zgjidhen disa çështje. Duhet ditur se shqiptarët u kanë bërë rezistencë më të madhe në Ballkan pushtimeve osmane. Sadoqë ne fund janë mundur, osmanlinjtë kurrë nuk e kanë vendosur pushtetin e tyre të plotë në Arnautllëk. Me të vërtetë ata e kanë pranuar shumica fenë islame, por kanë ruajtur shumë veti të vetat, e kanë përzier fenë e re me elementet e fesë së vjetër, e kanë ruajtur gjuhën dhe zakonet. Pastaj, sulltanët e fundit osmanlinj për t’i qetësuar shqiptarët që të mos bëjnë kryengritje, u kanë bërë shumë lëshime joligjore, gjë që sot ka pasoja negative. Duke qenë se qeveria absolute, për shkak të administratës së keqe dhe anarkisë shkonte kah zhdukja, intelektualët shqiptarë të vetëdijshëm se me zhdukjen e shtetit osman, do të mund të shpëtojnë nga apetitet e fqinjve të tyre, bënë ç’mos që të hiqet regjimi i vjetër dhe të shpallet konstitucionalizmi. Mirëpo, të gjithë nuk mund ta kuptojne dallimin mes regjimit të vjetër dhe të riut, shumë masa administrative hasin në kundërshtime të hapta të shqiptarëve.[20][20] Për t’i bërë shqiptarët për vete, nuk ka mjet tjetër përpos të drejtohen kah rruga e qytetërimit. Përdorimi i dhunës nuk sjell kurrfarë rezultati, zbatimi i kompromisit është gjë e papërshtatshme. Ja kjo është një çështje delikate që qeveria duhet ta zgjidhë. Përndryshe, idetë e ngjarjes nga osmanizmi dhe të krijuarit e një administrate të pavarur në një anë apo përpjekjet që të kthehet regjimi absolutist, në anën tjetër, - do të gjejnë fushë të hapur në veri, ashtu edhe në jug. Prandaj duke mos e humbur asnjë çast, duhet të bëhet përpjekja për ta qytetëruar këtë popull, duke i ndihmuar që të shpëtojnë nga varfëria. Një popull i prpambetur mund të ndëshkohet dhe të qetësohet sot, mirëpo nesër shfaëen po ato kërkesa dhe i nxjerrin përsëri kokëçarje qeverisë.

Në vazhdim flitet mbi vendimet e kongresit gjuhësor (Lisan Kongresi) të mbajtur në Elbasan, të cilat, sipas mendimit të autorit, do të kenë pasoja pozitive në rrugën e përparimit dhe arsimimit të shqiptarëve. Midis vendimeve të tjera në kongres është vendosur edhe hapja e shkollës normale, në shumë vende do të hapen shkolla private, shkolla bujqësore – me një fjalë është menduar që të ngritet niveli i diturisë.

“Nga gjendja e mjerushme në të cilën ndodhen shqiptarët, vetëm arsimi mund t’i shpëtojë. Por, me keqardhje shihet se qeveria edhe disa vjet nuk mund të japë në lëmin e arsimit aq ndihmë sa i nevojitet popullsisë. Prandaj, duke e ditur se kongresi i Elbasanit është një iniciativë e dobishme edhe për gjithë shtetin, është detyrë që edhe ai me tërë sinqeritetin ta përkrahë. Duhet të jemi të bindur se lidhjet e shqiptarëve me atdheun osman nuk janë aq të kalbura sa mendohet. Deri në ç’shkallë ne do të kemi besim tek ata, deri në atë shkallë ata do t’i përforcojnë lidhjet me ne?”.

Në fund të artikullit jepet përkthimi integral i vendimeve të kongresit, të cilat nuk po i botojmë këtu, sepse dihen.

Ka gjasa se luftën e hapur mes dy palëve e shkaktoi deputeti i Pejës, Mahmud Bedriu. Më 11 janar 1910, thuajse në tërë faqen e dytë të gazetës “Tanin” e botoi letrën e hapur shqiptarëve.” Në të ai çohet kundër përdorimit të alfabetit latin, duke theksuar se e gjithë bota muslimane arabë, persianë, hindasit muslimanë, afganas, popullsia në Indonezi e përdorin alfabetin arab, e shqiptarët janë të vetmët që tani po ndahen. 150 vjet pas ardhjes së turqve, thotë Mahmud Bedriu, shqiptarët kanë filluar të shkruajnë shqip me shkronja arabe. Unë jam bindur, thekson ai, se shqiptarët muslimanë janë për këtë alfabete një referendum do ta kishte argumentuar këtë më së miri. Ai u bën apel shqiptarëve që t’i çojnë fëmijët e tyre në shkollat turke që qysh në fëmijëri ta mësojnë turqishten si gjuhë zyrtare, e në këtë mënyrë të mbeten të lidhur jo vetëm me Turqinë, por edhe me gjithë botën islame. Duke e mësuar vetëm gjuhën shqipe nëpër shkollat shqipe, ata e sjellin në rrezik vetveten, sepse qysh në nuk e mësojnë gjuhën zyrtare. E kjo në mënyrë direkte të çon kah ndarja nga perandoria osmane dhe kah shkëputja e vëllazërimit me osmanlinjtë. Një nga argumentet kundër alfbetit latin është edhe Austrohungarisë dhe e Italisë, të cilat me anë të alfabetit latin, librave të botuara në Vjenë, e përhapin influencën e tyre në Arnautllëk me qëllim që një ditë ta gëlltisin.[21][21] Në fund, meqënëse kjo çëshjte ka të bëjë me problemin e shkollave, pra, me Ministrinë e arsimit dhe të financave, kërkon prej tyre që të marrin qëndrim dhe ta shfaqin mendimin e vet.

Do të ndalemi pak në çështjen se si shikohet nga Stambolli politika e Austrohungarisë, e cila mbas aneksimit të Bosnjës dhe Hercegovinës, shfaq aspirata të hapura ndaj Sanxhakut të Novi Pazarit dhe Shqipërisë. Duhet theksuar se opinioni publik i Stambollit ndien një averzion ndaj Austrohungarisë, gjë që shtypi përpiqet ta shfrytëzojë edhe në lidhje me alfabetin e shqipes. Mbi këtë gjejmë materiale të shumta, por ne do të ndalemi vetëm në disa reagime.

Nga një polemikë midis Hasan Prishtinës dhe njëfarë B. M. Elbasanit, e kemi përshtypjen se Hasan Prishtina akuzohet në mënyrë direkte se me dashje e ignoron depërtimin kulturor të Austrohungarisë në Arnautllëk. Në përgjigjen e vet (Tanin, 28 shtator 1909) Hasan Prishtina thotë se Austrohungaria ka protektoratin fetar përmbi katolikët e Ballkanit qe disa shekuj, e kjo është një çështje e qeverisë. Sa u përket shkollave misionare dhe aktivitetit misionar, ata ndodhen jo vetëm në Arnautllëk, por edhe në një varg vendesh islame, të cilat ndodhen nën Turqi, e lënë më ndër vendet ku ka katolikë. Ai nuk është i mendimit që ndikimi i këtyre shkollave të jetë aq i madh.

Më 3 janar 1909 në “Tanin” botohet përsëri letra e B. M. Elbasanit me titull “Arnautllëku – deputetit të Prishtinës Hasan beut”. Hasan Prishtina shkruan se ndër katolikët e Kosovës nuk ekziston ndikimi i milionave që i derdh Austria në Shqipëri. Mirëpo, thotë B. M. Elbasanasi, duke filluar nga Rugova, Malësia e Gjakovës e Luma dhe deri në Podgoricë e Tuz, në vende ku banojnë ku banojnë pjesëtarë të njëzet bajraktarëve në vobektësinë më të madhe, mund të shohim kisha të forta e të mrekullueshme dhe brenda tyre edhe shkolla. Duke kaluar nëpër shkrepa të tmerrshme dhe bjeshkë që e fusin frikën, do të shohësh meshkuj e femra se si i mbajnë abetaret në dorë, shkojnë në shkollat kishtare. Këto abetare janë shkruar shqip, por me alfabetin austriak. Përveç kësaj në Shkup, Prizren, Pejë, Shkodër, brenda avlive të kishave janë ndërtuar shkolla nga materiali i fortë. Librat dhe të gjithë mjetet tjera shkollore janë dërguar nga Austria. Por, jo vetëm kaq. Austria bën propagandë dhe ndër muslimanë... Unë kam frikë që nëse puna vazhdon kështu, do të gjendemi në një situatë shumë të keqe.

“Përsa i përket çështjes së alfabetit, ju thoni se këtë do ta zgjedhë koha. Mirëpo, koha është e lidhur me përpjekje, d.m.th. aveniri varet nga mundi i derdhur. Ju thoni se shkollat në Elbasan janë shqip. Mirëpo, pse nuk u erdhën ndër mend ato rrafshina të gjëra ku kini lindur ju. A mund të hapni atje shkolla të tilla dhe nëse do t’i hapnit çdo të ngjante”.

Më 18 janar në gazetën Ikdam është botuar përgjigja e Hasan Prishtinës drejtuar gazetës austriake “Fremdenblat” ku është analizuar politiks e Austrohungarisë dhe e Italisë. Por, mjerisht këtë artikull nuk e kam. Më 27 korrik 1909 Tasvir-i Efkar boton një kryeartikull me titull: “Shqipëria veriore dhe jugore dhe Austria dhe Italia.” Në artikull theksohet se sadoqë Austria e humbi luftën me Italinë më 1866 dhe bashkë me të edhe Venedikun, ajo akoma mendon se vendet që kanë qenë nën influencën e Venedikut duhet të mbeten e Austrisë e jo të Italisë. Ajo ia mohon haptazi Italisë interesat në bregdetin jugor shqiptar, duke qenë se edhe Italia ka aspirata ndaj këtyre vendeve. Në fillim të tetorit boton një kryeartikull gazeta “La tur quie nouvelle” e më 8 tetor dhe Tasvir-i Efkar me titull: “Shqipëria veriore dhe politika e Austrisë”. Thelbi i të dy artikujve është se Austria duke përfituar nga udhëheqësia e Turqisë, aneksoi Bosnën e tash duke u paraqitur si mbrojtës zyrtar i katolikëve shqiptarë, e duke nxitur fshehurazi fiset shqiptare në kryengritje, përpiqet që jo vetëm ta fusë, por edhe ta përgjithësojë influencën e saj në Shqipëri. Njëri nga njerëzit që ka bërë shërbime më të mëdha në vendosjen e influencës austriake në Ballkan është Leduhaski (?), një nga kryetarët e shoqatës propagandistike austriake. Jezuitët dhe françeskanët, bashkë me prfitërinjtë e Zagrebit, me ndihmën e qeverisë austriake, kanë hapur në Shkodër tri shkolla, një spital, një manastir, kurse në Durrës, Tiranë, Pejë dhe Gjakovë gjithashtu shumë shkolla. Mitropoliti katolik i Shkupit, i cili qëndron në Prizren, është nënshtetas gjerman. Në të vërtetë – vazhdon kryeredaktori i Tasviri Efkar-it Ebuzzia Teufik, Austria është pronare e bregdetit shqiptar, sepse posttelegrafat, transporti, komunikacioni ndodhen nën monopolin e saj. Vaporet e lojdit austriak arrijnë deri në skelen më të vogël shqiptare. Ta merr mendja se këto nuk janë vetëm punë tregtare, por edhe punë politike. Ata shqiptarë të rinj që kanë dëshirë të mësojnë në shkollat austriake, marrin ndihmë në të holla, kurse bejlerët shqiptarë, çifliqet e të cilëve kanë ngelur të shkretë, me të hollat që i kanë marrë hua nga Austria, i ringjallin. Në këtë mënyrë bien nën influencën austriake. Artikullshkruesi në vazhdim përmend një vepër të Leopold Franges botuar në kohët e fundit në Lajpcig, sipas së cilës më 1908 është nënshkruar një marrëveshje sekrete midis Austrisë dhe Greqisë. Kjo marrëveshje parasheh që tokat shqiptare në jug të Shkumbinit t’i takojnë Greqisë, kurse tokat në veri të Shkumbinit e deri në Selanik, Austrisë. Austrohungaria akuzohet njëkohësisht se edhe kryengritjen më të vogël të ndonjë fisi shqiptare zmadhon dhe e përhap nëpër Evropë me anë të propagandës së vet. Sa i përket alfabetit, ai nxit dhe materialisht i përkrah jo vetëm shkollat katolike, por i shtyn edhe muslimanët që ta pranojnë këtë alfabet me qëllim që sa më lehtë t’i ndajë nga Turqia dhe t’i nxjerrë vështirësi Turqisë.

Deputeti i Shkupit, Seid Idrizi, emri i të cilit do të përmendet disa herë në këtë punim, si armik i alfabetit shqip, në letrën e botuar në Tasviri Efkar më 19 shkurt 1910 thotë: “Duke qenë në Anadolli me vëmendje i kam ndjekur përpjekjet e një grupi shqiptar që ta pranojnë mënyrën perëndimore të të shkruarit. Së pari, këtë e merrja si një sëmundje që të imitohet mënyra evropiane “alla franga”. Por, së fundi konstatova se me nxitjen e Austrisë dhe Italisë ka marrë dimensione të mëdha. Për t’u ndaluar kjo bashkë me 4 deputetë tjerë i dërguam një memorandum kryeministrit Haki Pashës. Grupi tjetër paraqiti memorandumin e kundërt, madje një deputet shkoi aq larg saqë kërkoi të japim dorëheqje (këtu mendon për Hasan Prishtinën). Mirëpo, në të vërtetë, ai duhet të japë dorëheqje, e jo ne. Mitingu që u mbajt në Shkup, e pas atij edhe ai i Manastirit, nuk ishin gjëra të rastit.

Apeli i Mahmud Bedri Pejanit i ka shqetësuar të dy palët. Vetëm katër ditë më vonë, më 15 janar 1910, botohet një përgjigje edhe më e gjatë e Gani Frashërit, deputetit të bregdetit. Meqënëse mbrojtja e alfabetit në Stamboll do të bëhet pak a shumë me argument të ngjajshëm, do të ndalemi pak më gjaë në të.

Sipas Gani Frashërit, i cili pas shpalljes së pavarësisë shqiptare ka kaluar në Shqipëri dhe ka botuar një libër mbi luftën e tij, alfabeti të cilin Mahmud Bedriu e quan alfabet latin, në realitet nuk është alfabet latin, por alfabet shqip. “Këtë alfabet nuk e kanë shpikur ata që nuk e njohin fenë islame, por dijetarët e lartë, si muderisi i nderuar Dregovanli Omer efendi (duhet të jetë anëtar i shoqërisë së Stambollit, por për të s’kam mundur të gjej gjë) i përmunduri për kah asketizmi Hoxha Tahsini dhe i ndjeri Shemsedin Sami Frashëri, të cilët e kanë nderuar fenë islame me veprat shkencore. Ata nderohen si personalitete të shquara islame”.

Së dyti, sikurse kam sqaruar në artikullin e tashëm të botuar në “Yeni Tanin”, jo vetëm muslimanët, por edhe krishterët, për të mirën e tyre, duhet të mësojnë në mënyrë të përsosur gjuhën zyrtare shtetërore – turqishten. Mirëpo, sadoqë bashkëatdhetarët shqiptarë jetojnë në të njëjtin vend dhe në të njëjtat kushte, sikurse grekët dhe bullgarët, prapë janë shumë më poshtë se këta në shkallën e diturisë.[22][22] Nuk mjafton nëse nga tre milionë shqiptarë, çdo njëqind vjet dalin nga 5-6 vezirë, shkencëtarë dhe dijetarë, përparimi varet nga të përhapurit e dritës së diturisë ndër të gjithë pjesëtarët e popullit. Prandaj, nuk ka tjetër rrugëdalje, përveç arsimit fillestar të jetë në gjuhën e vendit. E sa i përket alfabetit, jam i mendimit që t’i lihet popullit që të zgjedhë vetë.

Bedri efendiu, vazhdon Gani Frashëri, përmend se me alfabetin arab shkruhet në Afganistan, Sumatra etj. Mirëpo, a e di Bedri efendiu se në çfarë shkalle kulturore ndodhet popullsia e këtyre vendeve? A do që edhe neve të na shohë në këtë shkallë?

Tashmë, përmendëm se jo vetëm Mahmud Bedriu, po edhe kundërshtarët tjerë, si argument e marrin propagandën e Austrohungarisë. Ai hudh poshtë se Arnautllëkut i kanoset rreziku nga Austrohungaria, ide që e gjejmë edhe në një artikull botuar përpara nga Hasan Prishtina. Rreziku për shqiptarët, thotë Gani Frashëri, vjen nga dy anët: së pari në veri të vilajetit të Kosovës vjen nga sërbët, të cilët me termin “Sërbia e vjetër” e kuptojnë Shkupin, Pejën, Gjakovën dhe krahinat tjera. Për këto pretendime të tyre ekziston një raport i hollësishëm i konzullit rus të Shkupit, përmbledhja e të cilit është botuar në gazetën “Figaro” të Parisit. Ata, duke u mbështetur në disa të drejta historike, nuk heqin dorë nga kërkesat për këto vende. Me propagandën e tyre, ata e kanë bërë për vete opinionin evropian. Sërbët, të cilët ia kanë hudhur syrin këtyre krahinave, që të mund të përfitojnë nga teoria se “një komb pa gjuhë, s’mund të jetë as komb, kurse një gjuhë që nuk ka as alfabet as letërsi të veten, nuk mund të jetë gjuhë”, nuk duan që ndër ato vende të përhapet alfabeti i posaçëm i shqipes.

Rreziku i dytë vjen nga grekët, në lidhje me Epirin, d.m.th. vilajetin e Janinës, të cilët me anë të kishës dhe duke mos pasur shqiptarët alfabetin e tyre, të gjithë ortodoksët shqiptarë i marrin si grekë dhe kanë pretendime për këto vende. Propaganda e tyre e fortë në Evropë dhe simpatia ndaj grekëve të vjetër, kanë bërë që opinioni evropian të jetë me ta.[23][23]

Duke folur për arsyet e përvetësimit të alfabetit të shqipes, Gani Frashëri thotë: “Është e natyrshme që së pari u mendua të merret alfabeti arab. Mirëpo, duke marrë parasyh se këtij alfabeti i mungojnë zanoret dhe është vështirë për t’u mësuar, u hoë dorë nga ky mendim. Së dyit, duke marrë parasysh se një pjesë e shqiptarëve janë krishterëm të cilët kanë përdorur alfabete tjera dhe nuk janë mësuar me alfabetin arab, u sajuat alfabeti shqip. Duke e bërë këtë, sajuesit e tij nuk janë tërhequr nga kurrfarë ideje e ndarjes nga perandoria osmane ose nga ideja e pavarësisë. Ky alfabet është i lehtë, saqë çobani për një muaj mëson të lexojë gazeta, e kjo gjë, shikuar edhe nga pikëpamja e dobishmërisë pëër perandorinë osmane, është pozitve. Nëse kërkohet civilizimi i shqiptarëve – e për këtë askush nuk dyshon – një rezultat i tillë mund të arrihet vetëm nëse mësimet bëhen në gjuhën e tyre. Shqiptarët edhe për nga jeta 500 vjeçare edhe për nga interesat e përbashkëta, janë të lidhur me osmanizmin dhe me turqit. Të supozosh se shqiptarët do ta braktisin turqishten do të thotë t’ua mohosh atyre të drejtën e jetesës. Shqiptarët nuk do ta mësojnë turqishten si përpara – sepse regjimi i sulltan Hamidit nuk ka bërë asgjë për ta përhapur arsimin ndër shqiptarët, por e ka ndjekur rrugën e përhapjes së paditurisë – por do të mësojnë shumë më tepër se përpara.[24][24] Mirëpo, të mësuarit e turqishtes në mënyrë të përsosur është çështje e arsimit të lartë, këtë mund ta ndjekë vetëm një shqiptar në një mijë. Fëmijët e fshatarëve dhe të esnafëve, të shtrënguar të punojnë për të jetuar, s’mund të ndjekin shkollën vite me radhë. Ja për ç’arsye mësimi fillestar duhet të jetë në gjuhën shqipe. E kjo mund të arrihet vetëm me alfabetin shqip, i cili është i lehtë dhe praktik. Nëse nuk mendohet vetëm kështu në lidhje me shqiptarët, do të jetë një rrezik i madh si për ekzistimin e tyre, ashtu edhe për perandorinë osmane.

Artikullin e vet, Gani Frashëri e përfundon me këto fjalë: “Thuhet se me të hollat e Austrisë po ndërtohen shkolla dhe kisha. Kjo mund të jetë e vërtetë. Për ta joshur një njeri dhe për ta bërë atë për vete, duhet të bësh punë që i pëlqejnë atij. Duke dashur t’i tërheqin shqiptarët e duke e ditur se sa ka rëndësi për to të mësuarit e gjuhës së tyre, Austria bën shërbime, pikërisht në lëmin e gjuhës. Unë kisha pasur dëshirë sikur opinioni publik osman, bashkë me qarqet qeveritare, ta kuptonin se sa ka rëndësi për shqiptarët t’i bëhen shërbime gjuhës së tyre.[25][25] Për ta qetësuar dhe rregulluar popullin shqiptar, masa më e çmueshme do të ishte që qeveria ta ndihmojë të mësuarit e gjuhës së tyre.

Duke e përfunduar artikullin, po nxjerr në dritë se shpresa e sotme e shqiptarëve është gjuha. Ta kundërshtosh këtë dëshirë të shqiptarëve është një gabim i madh politik”.

Nga artikujt e të dyve, ku më së miri reflektohen pikëpamjet kundërshtare, del qartë se nuk bëhet lufta vetëm për alfabet, por edhe për shkollat fillore – a do të jenë turqisht a po shqip, vazhdimisht trajtohet politika e Austrohungarisë, çështja e autonomisë apo pavarësisë, me një fjalë aveniri i popullit shqiptar. Prandaj, e gjej të nevojshme t’i them disa fjalë në lidhje me kërkesat për autonomi, problem ky që më duket shumë i komplikuar dhe kërkon studime të posaçme duke filluar prej Lidhjes së Prizrenit e këndej.

Në artikullin e përmendur, Gabi Frashëri i kushton një vëmendje të posaçme kësaj çështjeje. E ajo përshkohet edhe në shumë artikuj tjerë të shqiptarëve të shquar, të botuara në gazetat e Stambollit. Sipas Gani Frashërit Arnautllëku është i rrethuar nga të katër anët me popuj të huaj, e nëse e fiton pavarësinë, duhet të luftojë me këta popuj që nga jugu e gjer në veri, duhet t’i mundë që të gjithë menjëherë, e njëkohësisht ta ketë për vete edhe dashurinë e simpatinë e opinionit publik evropian. “Me keqardhje jemi të shtrënguar të pranojmë se fuqia, pasuria, shkalla e diturisë së shqiptarëve nuk janë në gjendjen e duhur. Pavarësia e popullit shqiptar ka qenë e mundur para 100 vitesh...”

Deputeti i Shkupit Seit Idrizi në një letër dërguar Ebuzia Teufikut, kryeredaktorit të Tasvir-i Efkar (16 tetor 1909) në mënyrë kategorike i hedh poshtë thëniet nëpër shtypin e huaj dhe atë të Stambollit lidhur me atë se shqiptarët kërkojnë autonomi dhe pavarësi”. Krutani A. Gj. në një letër të botuar në “Tasvir-i Efkar” më 11 shtator 1909 i hedh poshtë fjalët e redaktorit Sulejman Nazifit, i cili pat shkruar se ndër toskë toskët ekzistojnë tendenca për autonomi pavarësi, e ndër gegët ekziston dëshira që të mbeten gjithmonë vëllezër me turqit, gjë që u vërtetua edhe në kongresin e Dibrës. Krutani ia bën këtë pyetje: “Vallë, a nuk ishin edhe toskët në kongresin e Dibrës, apo ata në kongres proklamuan se nuk janë osmanlinj dhe nuk duan të mbeten të tillë?”. Ndoshta më karakteristike është deklarata e deputetëve të shquar shqiptarë në parlamentin turk, botuar më 7 korrik 1909, ku midis tjerash thuhet se disa gazeta të Stambollit – qoftë në trajtë përkthimi – botojnë kohë pas kohe lajme të marra nga shtypi evropian që kanë për qëllim t’i paraqesin shqiptarët se luftojnë për pavarësinë dhe ta nxisin kryengritjen aty-këtu. Arsyeja se shqiptarët të përmendur përkah mendjemadhësia, gjallëria, vendosmëria, deri më tash nuk kanë mundur t’i japin hov prirjes së tyre natyrore, nuk mund të jetë tjetër pasojë tjetër, përveç asaj të dhespotizmit. Secili e ka të qartë se ekzistenca e Arnautllëkut vetëm në një bashkim osman të mbështetur në konstitucionalizëm. Shpresa e vetme e shqiptarëve ka qenë liria dhe themelimi i konstitucionalizmit në atdheun tonë të përbashkët – perandorinë osmane. E deri në ç’shkallë kanë bërë shpërblime në këtë drejtim, do të flasë historia. Pa i marrë parasysh lidhjet materiale dhe morale të forcuara nga vëllezëria turko-shqiptare e mbështetur në baza të forta 500 vjeçare, shqiptarët në rast të një ndarjeje nuk do të mundnin të jetojnë vetëm për arsye gjeografike dhe për shkak se janë të rrethuar. Nuk ka dyshim se lajme të tilla janë trillime të atyre që duan të nxjerrin ndonjë dobi. Prandaj, e hedhin poshtë plotëisht një gjë të tillë duke theksuar se ideja e autonomisë dhe e pavarësisë nuk i bie ndër mend asnjë shqiptari të ndershëm dhe patriot. Është interesante se këtë deklaratë e kanë nënshkruar deputetët më të shquar shqiptarë në parlamentin turk, midis të cilëve gjejmë edhe ithtarë edhe armiq të alfabetit shqip (Ismail Qemali ishte në mërgim): deputeti i Beratit Aziz (Vrioni), deputeti i Durrësit Esat (Toptani), senatori Manastirli Ismail Hakiu, senatori Manastirli Sulejmani, deputeti i Dibrës Ismaili, deputeti i Prizrenit Sherifi dhe Emini, deputeti i Prishtinës Hasan (Prishtina), deputeti i Prevezës Ahmed Hamdiu, deputetët e Shkupit Seit (Idrizi) dhe Mehmet Nexhip (Draga), deputeti i Senicës Hasan Muhedini dhe deputeti i Korçës Shahin Teki (Kolonja).[26][26]

Këtë deklaratë deputetët shqiptarë e bënë vetëm një ditë pas interplacionit të Hasan Prishtinës, Ali Gjakovës, Hasan Senicës, FuatPashë Prishtinës dhe Seit Idrizit që e bënë në kryesinë e parlamentit në lidhje me vrasjet e djegiet e Xhavit Pashës në Gjakovë, Pejë dhe Malësi. Në lidhje me këtë u bë një dyluftim shumë i ashpër midis Fuat Pashë Prishtinës dhe Hasan Prishtinës, në një anë dhe misnistrit të punëve të brendshme Ferid Pashës në anën tjetër. Madje dialogu u acarua aq shumë saqë u ndërpre seanca.[27][27]

U ndalëm pak në këtë çështje për disa arsye: Së pari nuk ka dyshim se një grup i shquar edhe midis deputetëve, si Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Shahin Kolonja, Aziz Vrioni kanë qenë për autonomi e pavarësi e plotë, gjë që e kanë argumentuar me punën e tyre të mëvonshme. Mirëpo, në ato çaste të turbullta kanë frikë nga një pavarësi e plotë, sepse janë të bindur se një shtet i pavarur shqiptar do të jetë në gjendje t’u bëjë ballë shteteve fqinje. Përveç kësaj, si deputet në parlamentin osman dhe si nënshtetas të atij shteti, janë të detyruar ta përdorin një taktikë të posaçme. Prandaj, duke e çmuar dhe duke e vlerësuar këtë ngjarje, duhet ta bëjmë dallimin mes atyre që vepronin brenda kufijve të Turqisë dhe atyre që ishin jashtë. Pastaj, çështja e autonomisë është gjithashtu e lidhur me çështjen e alfabetit. Turqit e kishin të qartë se alfabeti latin i shpie shqiptarët kah një evropizim e domosdo edhe kah pavarësia. Prandaj, ithtarët e alfabetit i akuzonin se janë për pavarësi e për ndarje nga perandoria osmane. Këtu me të vërtetë nuk u mashtruan.

Më duket se deri në këtë kohë, si qarqet qeveritare, ashtu edhe kundërshtarët e alfabetit ndodhen në njëfarë defanzive, si në Stamboll, ashtu edhe ndër provincat. Mirëpo, tani fillon një luftë e organizuar dhe e sinkronizuar në të gjitha anët. Hapin më të ashpër, i cili sjell një përçarje të plotë jo vetëm ndër përfaqësuesit më të lartë politikë, por edhe ndër të gjitha organet e ulta dhe ndër masa, e bëri një grup deputetësh shqiptarë në parlamentin e Stambollit. Në mesazhin drejtuar kryeministrisë, kopja e të cilit botohet në “Yeni Tanin” , më 19 janar 1910, thuhet se deputetët e nënshkruar, interpretues të ndjenjave të popullit shqiptar, në emër të popullsisë së vilajeteve të Kosovës, të Shkodrës dhe të Manastirit (bie në sy që nuk ai i Janinës se sigurisht deputetët toskë kanë qenë për alfabetin shqip) në lidhje me gjuhën e popullit shqiptar dhe mënyrën e të shkruarit konstatojnë se faktori kryesor, që i lidh shqiptarët e turqit është feja, e alfabeti është i pandarë nga baza fetare. Prandaj, ata kërkojnë që të ruhet trajta e vjetër e shkrimit, gjë që sipas fjalëve të tyre është aprovuar në mbledhjen e Feriazjt dhe pas kësaj në kongresin e Dibrës, ku delegatët e hodhën alfabetin latin. “Prandaj, ne, si përgjegjës për fatin e popullit, vendosëm që ky alfabet të mos pranohet dhe të mos futet nëpër shkolla. Ne me neveri më të thellë e shikojmë propagandën për alfabetin latin, të cilin duan të na fusin të huajt që duan ta gëlltisin atdheun tonë dhe duke bërë lloj-lloj intrigash, duan ta shkatërrojnë bashkimin tonë me perandorinë osmane”. Si rezultat i kësaj propagande, kanë lidhur mosmarrëveshje, grindje dhe përçarje të padëshirueshme dhe prandaj kërkohet prej qeverisë që t’u japë fund të gjitha këtyre gjërave. Ata kërkojnë nga qeveria ta përkrahë dhe ta përhapë këtë alfabet, të cilit i janë shtuar disa germa[28][28], të ndalohet përdorimi i alfabetit perëndimor. Në pajtim me këtë alfabet të hartohet propagandimi dhe t’i kushtohet rëndësi arsimit ndër vilajetet shqiptare. Mesazhin e kanë nënshkruar:

Deputeti i Elbasanit – Aliu

Deputeti i Shkupit – Seid (Idrizi)

Deputeti i Prishtinës – Shaban Emini

Deputeti i Prishtinës Fuati

Deputeti i Plevlës – Ali Vasfi

Deputeti i Prizrenit – Jahja



Në lidhje me këtë i kanë deponuar nënshkrimet edhe:

Deputeti i Shkodrës – Rizaj

Deputeti i Shkodrës – Murtezaj

Deputeti i Manastirit – Mehmed Vasif

Deputeti i Pejës – Mahmud Bedri

Deputeti i Pejës – Ahmed Hamdi

Deputeti i Dibrës Hasan Basti

Deputeti i Senicës Hasan Muhjidrin



Se fushata është sinkronizuar e tregoi mitingu i Shkupit kundër alfabetit, mbajtur më 2o janar 1910, që kishte për qëllim të tregojë se shqiptarët me të vërtetë e përkrahin këtë grup. Nënshkruesi i parë i mesazhit Seit efendiu është njëkohësisht udhëheqësi i mitingut të Shkupit, në të cilin, sipas burimeve turke kanë marrë pjesë disa mijëra veta, kurse sipas zyres austriake vetëm disa qindra veta, gjë që ekzagjerojnë të dy palët se kanë arsye për këtë.[29][29]

Vetëm dy ditë pas mitingut, më 22 janar, botohet përgjigja e Hasan Prishtinës. Në fillim ai thotë se do të vijë përgjigja e argumentuar e deputetëve tjerë shqiptarë, por ai do të vëjë në pah vetëm disa çështje. Çështjen e alfabetit, do ta zgjidhë koha, nëse nuk e ka zgjidhur. Çështja nuk është e nje natyre të tillë si mendojnë disa, se nuk mund të trajtohet shkel e shko, sidomos për shkak se zgjidhja nuk mund të kryhet sipas dëshirës apo mosdëshirës së deputetëve. Ajo mund të zgjidhet vetëm nga pikëpamja atdhetaree jo duke thënë: “Ne duam apo nuk duam këtë zgjidhje”... “Sot, sikurse që ithtarët e alfabetit të shqipes nuk mund të thonë se medoemos duhet të shkruhet dhe të lexohet me alfabetin me germa turke, nuk mund të thonë se s’mund të lexohet me alfabetin shqip, madje, mënyra e të lexuarit dhe e të shkruarit nuk mund të vihet në monopol si duhani”.

Secili është i lirë në përpjekjet e veta – thotë Hasan Prishtina – dhe askush s’ka të drejtë t’i thotë për këtë asgjë. Mirëpo, nënshkruesit e peticionit të dërguar kryeministrisë, ta quajnë veten si të vetmit interpretë të ndjenjave të Arnautllëkut, e sidomos kur disa prej tyre s’kanë kurrfarë lidhje me shqiptarët as për nga gjaku, as për nga gjuha, kur ndërhyrje në punë për të cilat nuk kanë as atribute as kompetenca – këtë nuk mund ta marr as me mend.

“Që të mundë të kuptohet se deri në ç’shkallë kanë fuqi e ndikim fjalët e deputetëve në rrethet ku janë zgjedhur, nevojitet që të gjithë deputetët ta japin dorëheqjen dhe zgjedhjet të mbahen përsëri”. Nëse kundërshtarët pranojnë këtë vetëmohim dhe në këtë mënyrë pajtohen që kështu të tejkalohet një pengesë e madhe – do të provojnë se janë gati ta japin provën e lartë të besnikërisë së tyre ndaj popullit. Ja, ky është megdani provës. Përndryshe, ëshë mëkat që për të siguruar qëllimet vetjake ta mashtrosh opinionin publik. Secila nga të dy anët është në gjendje të shkruajë peticione. Mirëpo, gjëja kryesore duhet të jetë ndërgjegja jonë”.

Siç paralajmëroi Hasan Prishtina, më 24 janar 19

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme