Menu:
 
Navigatori i Kur'anit:
 
 
Kontakti
Name:

Email Adresa:

Mesazhi juaj:

Index -> Trashegimia ->

Mėsuesit shqiptarė tė sulltanėve tė Perandorisė Osmane


Bardha Nergjoni

Familja me dhjetëra grada nga Perandoria Osmane, kontributi në rilindjen kombëtare dhe krushqitë e tyre me mbretin Zog

ELBASAN- Kalaja e Elbasanit mblodhi brenda mureve të saj familje ortodokse dhe muhamedane të cilat bashkë kontribuan për Elbasanin, ruajtjen e integritetit, pavarësinë, arsimin dhe nuk lanë pas luftën e përbashkët për të ruajtur identitetin e shqiptarëve.

Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati


Biçakçinjtë njihen dhe do të kujtohen ndër breza sifamilja më e madhe çifligare në Elbasan dhe një ndër më të mëdhatë në të gjithë Shqipërinë, e njohur që nga fillimi i shekullit XV. Breza të tërë të kësaj familjeje kanë dhënë kontribut të madh në Perandorinë Osmane duke fituar ofiqe, tituj e grada të larta. Në vendin tonë Biçakçinjtë kanë pasur një peshë të rëndësishme në jetën politike dhe ekonomike deri në fillim të shekullit XX. Ky mbiemër njihet edhe në versionet Biçaku e Biçakçiu por nuk ka një përcaktim të qartë të pronave të kësaj familjeje. Anëtarët e saj kanë dhënë kontribut madhor jo vetëm si ushtarakë të zotë në perandorinë osmane por edhe në Elbasan me ndërtimin e ujësjellësit, çezmave të njohura si dhe për angazhimin e tyre në çështjen kombëtare.

Trungu familjar

Familja Biçakçiu është dokumentuar që në fund të shekullit 14-të me Sinan Pashë Biçakçiun, i cili kishte fituar gradën gjeneral pranë Sulltan Muratit II dhe sulltan Mehmetit II. Gjithashtu ai njihet edhe për ndërtimin e një xhamie dhe një teqeje helveti në qytet. E vendosur në Elbasan, kjo familje kishte gradën më të lartë të një perandorie. Karriera ushtarake e familjes Biçakçiu vazhdohet nga Sinan Bej Biçakçiu, kryekomandant i ushtrisë, gjeneral, drejtues i fushatës ushtarake në pushtimin e Selanikut e më pas të Epirit të Janinës. Por emrat do të vazhdonin mes vëllezërish dhe brezash duke kontribuar jo vetëm në ushtri por edhe në arsim e arkitekturë. Sinan Pashë Biçakçiu do të ishte mësues privat i Sulltan Mehmetit të II dhe më pas Vezir e këshilltar i afërt. Ai emërohet profesor gjykate në sivri Hisar. Sulltan Bajaziti e merr atë me vete në Andrianopojë.

Lidhjet me Mbretin Zog

Gjenealogjia e familjes tregon se Biçakçinjtë kanë pasur lidhje të ngushta miqësore dhe farefisnore me Mbretin Zog. Josuf Bej Bicakciu martua me vajzën e Xhelal Zogut të I-rë, Hedijen, hallën e Ahmet Zogut të I-rë. Nga martesa e tyre lindën tetë fëmijë, pesë vajza dhe tre djem. Dervish Bej Bicakciu 1874-1952 ishte kushëri i parë me Mbretin Ahmet Zog. Ai shquhet si patriot dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare. Jetoi për një kohë të gjatë në Turqi dhe mbante letërkëmbim të vazhdueshëm me Faik me Konicën. Në vitin 1909 ai organizoi Kongresin e Elbasanit dhe u zgjodh kryetar i tij. Dervish Bej ishte edhe një ndër financuesit e shkollës Normale në Elbasan, delegat i Peqinit në Kuvendin e Vlorës dhe u ngarkua nga Ismail Qemali të organizonte Ministrinë e Financave. Por krejt papritur ai merr anën e Esat Pashë Toptanit duke shprehur pakënaqësi nga qeverisja e Vlorës. Në këtë moment dy kushërinjtë Biçakçiu ndahen në mendimet e tyre dhe në mbështetjen për pavarësinë. Pas ardhjes së regjimit komunist ai ikën jashtë atdheut dhe vdes në Liban.

Fundi i familjes çifligare

Ish- rezidenca e familjes në rrugën "1 maji" është kujtimi i vetëm i familjes elbasanase të krijuar 500 vite më parë

Si u zhdukën pasardhësit e familjes Biçakçiu

Sot nuk ekzistojnë të dhëna të sakta të shtrirjes së zotërimeve të dikurshme të familjes më të madhe që është dokumentuar më shumë se 500 vjet përpara. Një nga ish- rezidencat e tyre sot ndodhet përgjatë rrugës "1 Maji" në anën perëndimore të Kalasë së Elbasanit. Shtëpia madhështore që tregonte se në të jetonte një familje fisnikësh iu mor kësaj familjeje dhe u kthye në muze lufte nga diktatura komuniste. Shtëpia dallohet për stilin e veçantë të arkitekturës dhe i ka rezistuar mirë kohës. Vetëm kohët e fundit një investim privat ka bërë që kjo shtëpi të kthehet në një vend të preferuar për qytetarët elbasanas, pasi restauruesit kanë ruajtur stilin dhe kanë investuar duke e përdorur si një pikë qetësimi dhe argëtimi në qytet. Një pjesë e pinjollëve të familjes së madhe çifligare ka jetuar në lagjen Kala, por sot është e vështirë të gjesh ndonjërin prej tyre për shkak të largimit nga qyteti. Djali i Aqif Pashës nuk la trashëgimtar dhe vazhduesit e patriotit të madh do të ishin nipërit dhe stërnipërit nga e bija Nigjari. Ata jetojnë ende në lagjen kala dhe mbajnë mbiemrin Kozarja. Gjithashtu në Elbasan vazhdojnë të jetojnë edhe pasardhësit e Dervish Bej Biçakçiu.

Ruajtja e kufijve

Biçakçinjtë në formimin e Komitetin Ekzekutiv të Përkohshëm

Më 8 shtator 1943, pikërisht kur presidenti amerikan Ajzenhauer pati shpallur armëpushimin ndërmjet Italisë dhe forcave aleate, Gjermania ndërmori nismën institucionale për të njohur shtetin shqiptar. Ky fakt e nxirrte kombin shqiptar përballë të papriturave të reja, duke vënë në provë sa mençurinë politike aq edhe trimërinë e tij për t'u orientuar në kahjen e çështjes kombëtare. Për shkak të konfuzionit të krijuar pas largimit të trupave italiane, një grup burrash morën mbi supe përgjegjësitë që shtronte zgjidhja e problemit nacional. Në këtë mënyrë në ditët e fundit të shtatorit 1943, në Tiranë u bashkuan" Bedri Pejani, Dervish Biçaku, Ibrahim Biçaku, Xhafer Deva, Lef Nosi, Ahmet Dakli, Eqrem Telhaj, Ismail Sefa, Xhelal Mitrovica, Mihal Zallari,Vehbi Frashëri etj, të cilët formuan Komitetin Ekzekutiv të Përkohshëm. Qëllimi kryesor i tij ishte ruajtja e kufijve të Shqipërisë Etnike. Ndër të parët numra të gazetës "Kombi" të cilën e botonte pikërisht ky Komitet, ndër të tjera, shkruhej tekstualisht: "N'emën të kombit q'asht në rrezik,n'emën të atdheut shqiptar që rron apo nuk rron, n'emën të atyre që dhanë jetën për kët truall, n'emën të atyre që kan vdekë me emrin e Shqipnisë, mos të çelim ma plagë, mos të mbjellim përçarjen, mos të predikojmë vëllavrasjen" (Gazeta "Kombi" – Tiranë , më 19 tetor 1943 ). Grupi i shqiptarëve që mori në dorë fatin e kombit u përndoq, u burgos dhe një pjesë u dënuan me vdekje.

Stërnipi i Aqif Pashës: Regjimi komunist tentoi të shkatërrojë historinë dhe përndoqi çdo gjë që kishte lidhje me ne

Poshtërimi gjatë monizmit, i fundi i Biçakçinjve, pastrues banjosh

ELBASAN- Teksa mbiemri është zhdukur dhe mungojnë trashëgimtarët, vajzat e Aqif Pashës janë edhe degët nga ku familja e patriotit të madh elbasanas ka vazhduar tek stërnipërit të cilët ruajnë me fanatizëm kujtimet dhe po kështu përndjekjet që kanë pasuar këtë familje pas çlirimit. Kur vlerësimi për djalin e Aqif Pashës duhet të ishte në maksimum, ndodhi e kundërta. Ibrahim Biçakçiu u burgos, u dënua dhe vuajti rreth 18 vjet në burgun e Burrelit. Por ajo që shënoi kulmin e një mosmirënjohjeje dhe mos vlerësimi për Aqif Pashën ishte puna ku mbylli jetën e tij Ibrahim Biçakçiu Kujtimet e nipit të tij e sjellin Ibrahimin pranë familjes Kozarja në lagjen Kala ku ai jetoi për disa vite.

Si e kujtoni dajën tuaj Ibrahimin pas daljes nga burgu?

E mbaj mend mirë dajën kur doli nga burgu i Burrelit. Kur të gjithë prisnim që ai të dëshpërohej e të tregonte për vuajtjet që kishte pësuar, filloi të fliste për atë që ka ndjerë kur e ka parë Shqipërinë të lirë me daljen nga burgu. Ai më thoshte se nuk ka rëndësi se bërë 18 vjet burg por për të ishte më e rëndësishme që Shqipëria nuk ishte në duar të serbit dhe grekut pasi historikisht ato kishin pretenduar trojet shqiptare. Ndërsa unë isha fëmijë dhe nuk e kuptoja pse kishte hyrë në burg, ai më thoshte se po të ishin të gjithë si ai Shqipëria nuk do të shihte keq kurrë. Nga burgu daja Ibrahimi kishte mësuar se vula e Kongresit të Lushnjes ishte marrë nga shtëpia e madhe e Biçakçinjve. Ai më tregoi se brenda murit të kalasë kishte një dhomë ku mbaheshin të gjitha dokumentet, letërkëmbimet e gjithçka tjetër që kishte vlerë për Mahmut Pashën, Aqif Pashën dhe më pas për Ibrahimin. Të gjitha këto materiale u morën në vitin 1962 dhe u dërguan në arkivën e shtetit. Flamuri i shpalljes së pavarësisë në Elbasan ndodhet edhe sot në muzeun historik kombëtar.

Për sa kohë qëndroi Ibrahim Biçakçiu në shtëpinë Kozarja?

Daja qëndroi për 8 vjet në familjen tonë dhe çdo ditë vishej mirë e dilte në qytet. Më kujtohet se një ditë ai u kthye i shqetësuar dhe na tha se ishte arrestuar një njeri që kishte dalë nga burgu së bashku me të. Në fakt në degë ishte bërë gati dosja për arrestimin e tij por për shkak të lidhjeve dhe miqve që Ibrahimit e sidomos Aqif Pashës nuk i mungonin ky arrestim u anulua. Gjatë kohës që qëndronte tek ne ai na tregonte sesi kishin tentuar ta bënin agjent. Mbaj mend një shprehje të tij kur i kishin thënë të fliste: "Si nuk mund të bëheshit ju fashistë para çlirimit as unë nuk mund të bëhem komunist prandaj mos më kërkoni asgjë". Por kjo mosbindje bëri që pas martesës aitë poshtërohej dhe të kthehej në një njeri të rëndomtë kur dinte disa gjuhë të huaja, ishte një njeri shumë i zoti dhe me një kulturë të gjerë. Fillimisht e vunë roje varrezash dhe pas një ceremonie varrimi ku ishin bërë fotografi një nga njerëzit pjesëmarrës ka njohur Ibrahim Biçakçiun që ishte në punë aty. Pasi e zbuluan aty vendosën ta dërgonin me punë për pastrimin e banjove publike të Elbasanit. I biri i Aqif Pashës përfundoi pastrues VC-sh dhe ky ishte poshtërimi më i madh që iu bë kësaj familjeje nga komunistët. Babai im dhe unë tentuam që të bisedonim me një prej personave të rëndësishëm të komunizimit siç ishte Esat Dishnica. Ai ishte i biri i Majunit, motrës së Aqif Pashës. Na priti dhe na dëgjoi por në fund na tha se nuk kishte asnjë mundësi dhe se nuk mund të bënte asgjë kundër dëshirës së Enver Hoxhës.

Çfarë kujtoni nga historia e brezave të fundit Biçakçinj?

Disa breza Biçakçinjsh kanë kontribuar dhe kanë qenë ushtarakë të zotë por edhe inxhinierë e arkitektë. Ende sot në kishën e Shën Mërisë mund të lexosh në librin e vjetër at e bir Mahmut e Aqif Pasha. Mahmut Pasha atëherë ishte prefekt i Elbasanit dhe kur turqit kanë tentuar t'i afrohen kishësortodokse ai i ka ndalur. Ata kanë tentuar ta vrasin duke e quajtur kaur mbi kaurë dhe vetëm njëri prej tyre i thotë se ai ishte prefekt dhe ata tërhiqen. Aqif Pasha qëndroi në Elbasan dhe jo pa qëllim pasi serbët po i afroheshin e Elbasanit. Në 25 nëntor ai ngriti flamurin dhe i priti serbët në paqe duke i thënë se në këtë vend ishte shpallur pavarësia. Si familje ata kontribuuan për pavarësinë.

Sa ju kushtoi ndihma për të fundit të Biçakçinjve?

Me ardhjen e Ibrahim Biçakçiut në shtëpinë tonë, vëmendja e komunistëve ishte tek ne dhe nuk u lejuam as të vazhdojmë shkollën, as të gjejmë punë dhe në çdo kohë shikoheshim nga biografia. Ne kemi qenë të persekutuar deri në vitet 1990 edhe pse kishimmbajtur një kryeministër në shtëpi. Ibrahimi ka mbajtur këtë post në momentin më të vështirë historik të Shqipërisë por kjo jo vetëm që nuk u vlerësuar por nuk u vlerësua as emri i Aqif Pashës. Më kujtohet kur dajë Ibrahimi na tregonte se para arrestimit ai kishte pasur të gjitha mundësitë për tu larguar nga vendi por nuk e kishte bërë këtë. Por mos largimi i kushtoi shtrenjtë pasi ai u arrestua dhe rrezikoi pushkatimin por Enveri e fali për arsye shumë të thjeshtë. Kur vetë diktatori ka vazhduar liceun e Korçës, shok të ngushtë kishte pasur djalin e motrës së Aqif Pashës. Enveri kishte qëndruar në shtëpinë e hallës së Ibrahimit dhe kishte ngrënë edhe bukën e saj. Madje Esat Dishnica e kishte ndihmuar Enverin të fillonte punë tek fabrika e cigareve Flora me pronar Ibrahim Biçakçiun. Në këtë fabrikë filluan lëvizjen e parë komuniste dhe Enveri u njoh me Myslym Pezën. Ibrahimin e dënojnë me pushkatim fillimisht. Por hallë Majuni i shkon Enverit në zyrë dhe i drejtohet duke i thënë se nuk mund të pushkatonte djalin e Aqif Pashës jo vetëm për këtë por edhe sepse ai nuk i kishte bërë keq njeriu. Enveri i ka premtuar se do t'i shpëtojë jetën. Ai dërgoi një njeri në Elbasan dhe për një orë u mblodhën 1500 firma për t'i falur jetën Ibrahim Biçakut. Ai ka dalë nga burgu në 5 maj të vitit 1962 duke bërë 18 vjet burg.

Sedefqar Mehmet Aga Biçakciu, kryearkitekt i Perandorisë dhe kryeveprës botërore, Xhamisë Blu në Stamboll

U lind në vitin 1570 në Elbasan dhe vdiq më 1622 në Stamboll, kryearkitekt i shquar i Perandorisë Osmane. Evlija Celebiu shkruan se Sedefqar Mehmet Aga Biçakçiu ishte arkitekt i 40 çezmave të ndërtuara në Elbasan. Në fillim shërbeu në repartin e jeniçerëve në Stamboll dhe më pas caktohet lulishtar në oborrin e Sulltanit. Sedefqar Mehmet aga Biçakçiu 1572-1629, ndërtoi ujësjellësin në Elbasan më 1610 dhe formoi fushën e madhe të çezmës duke i ngritur pritë lumit Shkumbin që më pas u emërua Biçak.

Aqif Pashë Biçakçiu 1860-1926

Atdhetari që ngriti flamurin shqiptar në Elbasan
Një ndër Biçakçinjtëqë veçanërisht për Elbasanin diktoi historinë dhe u kthye në flamurtar të pavarësisë ishte Aqif Pasha. Atdhetar, personalitet politik, burrë shteti, një nga figurat e njohura të lëvizjes kombëtare para dhe pas shpalljes së pavarësisë, luftës për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet. Aqif Pasha ka qenë kryetar i kongresit të Lushnjes më 1920 dhe kryetar i këshillit të lartë të zgjedhur prej tij. Ai mbështeti lëvizjen për demokratizimin dhe për oksidentalizimin e shtetit shqiptar. Aqif Biçakçiu lindi në një familje që në trungun e saj kishte pasur shumë drejtues të spikatur. Ai ka mbaruar shkollën "idadien" (gjimnazi) në Elbasan dhe studimet e larta për drejtësi në Stamboll ku edhe u njoh dhe u lidh me qarqet atdhetare shqiptare që punonin për çështjen kombëtare. Me kthimin në Shqipëri mori pjesë dhe u njoh si organizator i lëvizjeve dhe kongreseve deri në hapjen e shkollës normale të Elbasanit. I dallua sidomos si bashkëpunëtor i ngushtë i Ismail Qemalit në shpalljen e pavarësisë dhe ndihmesën që i dha qeverisë së tij. Nën këtë ndikim Aqif Pashë Biçakçiu, së bashku me popullin e Elbasanit ngritën flamurin kombëtar në 25 nëntor 1912 duke i treguar ushtrisë serbe që po i afrohej Elbasanit se kishte shkelur në toka që e kishin shpallur pavarësinë. Aqif Pasha u bë një nga këshilltarët e ngushtë të Ismail Qemalit si në politikën e brendshme e të jashtme ashtu edhe në krijimin e organizimin e administratës shtetërore së bashku me forcat e armatosura.

Dervish Biçakçiu 1874-1952

Dervish Biçakçiu, patriot, veprimtar i lëvizjes kombëtare ka lindur në Elbasan. Nëna e tij ishte bijë e Xhelal Zogut të parë dhe Dervish Biçakçiu ishte kushuri i parë me Ahmet Zogu. Arsimin e mesëm dhe të lartë e ka ndjekur në Turqi. Ai mbante letërkëmbim me Faik Konicën dhe njihet si një ndër organizatorët e Kongresit të Elbasanit dhe si financues i shkollës Normale. Në kujtimet e Eqerem Vlorës thuhet se Ismail Qemali para se të mbërrinte në Vlorë në vitin 1912 është ndalur në çifligun e Dervish Biçakçiut në fshatin Çermë të Lushnjes. Ai u mor me riorganizimin e ministrisë së Financave në qeverinë e Ismail Qemalit por shumë shpejt mori anën e Esat pashë Toptanit dhe më pas u zgjodh në disa legjislacione para çlirimit. Pas çlirimit u largua nga Shqipëria.

Shekulli – Tiranë, E diel 12 gusht 2007, Gazeta më e madhe në Shqipëri - Botues Koço Kokëdhima



E Martė, 18 Gusht 2009; 20:50

http://www.shekulli.com.al/news/51/ARTICLE/14050/2007-08-06.html

Kerko:

 
Ju rekomandojmë :
 
Akaid dhe Fikh Islam:
 
Të përhershme:
 
Prezantime (Powerpoint)
 
Ilahi:
» Zeriislam.com nuk qëndron domosdoshmërisht pas çdo teksti të autorëve «
Copyright © ZeriIslam 2005-2009
Free counter and web stats