Menu:
 
Navigatori i Kur'anit:
 
 
Kontakti
Name:

Email Adresa:

Mesazhi juaj:

Index -> Trashegimia ->

PERLA TE FOLKLORIT KOMBETAR TE PAVLERESUARA


Kadri Ali

Folklori cam ne rrafshin e folklorit mbarekombetar ne dekaden e fundit fatkeqesisht pothuajse u la ne harrese.Mjaftonte te shkundeshe pak hiri i harreses,i hedhur qellimisht mbi te nga armiq te betuar te ketij kombi dhe si ajo Hirushja e bukur e erralles,mahnitnin artedashesit me virtuozitetet e tyre kenge te tilla si ajo e "Celo Mezanit",apo valle si vallja e Osman Takes" qe cilesohet nga studiuesit tane te huaj si perla te festivaleve.
Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati


Edhe kur atdhetare te shquar,si folkloristi Fatos Mero Rrapaj,te roberuar nga bukuria e
folklorit cam arrijne te sfidojne mijera veshtiresi,gjer edhe ndeshkimet fizike e mundin te nxjerrin ne pah vepra te tilla si vellimi "Kenge popullore nga cameria",i cili rrembehet nga populli dhe shfletohet me respekt si nje kur'an,prape ne menyre te pashpjegueshme kritika,tere bota jone letrare nuk i ben asnje jehone.Si cam,si atdhetar e quaj delikt ndaj atdheut kete shkujdesje,kete avashllek qe vihet re edhe sot nga Instituti i Folklorit apo nga shtepite botuese.Mijera kenge te tjera perralla,legjenda came te mbledhura nga Fatos Mero Rrapaj dhe studiues te tjere,presin diten e botimit.Folklori cam ne folkloristen kombetare shquhet fare lehte per identitetin e tij.Ai ngjason me nje ditar intim te nje popullsie qe Ismail Kadareja e cileson me fjalet"Popullsi heroike,e talentuar,jashtezak onisht vitale,e zgjuar,aktive, plot kolorit".
Ne kenget came autori anonim duket sikur eshte i shkujdesur kur skalit tipare te tilla si
burreria,nderi, guximi,atdhedash uria,trimeria, dashuria; kjo nisur nga dyshimi se s'ka pse te flasesh per virtyte te dobishme per te qene njeri.Krejt ndryshe ndodh kur ai skalit ne vargje se me sa shpirt kryhet nje veper humane,derdhet gjaku per liri, mbrohet ellai,duhet
nena,dashurohet vajza qe adhuron,etj.

Ilustroj mendimin me kengen qe titullohet:

"Talo e Pllatarese"

Talo e Pllatarese,
Trandafil me vese
Pse te nisi baba
nuse ne Ledhese?

Fshati it,moj bilè
nuk kish birbile
qe ne gji te mbanin
edhe trandafil?

Talo ball i henzes
kur ja hipi varkes
ike poshte Gales
zali i ra nanes!

Ngrohtesine qe pershkon keto vargje,thjeshtesine e gjetjes mjeshterore do t'i kishin zili mjeshtrit e penes,qe do tentonin te shprehnin bukurine e dashurise.
Ne keto vargje,ne dukje mbetet anonim kush e dashuron vajzen qe i kushtohet kenga,por tonet prekese te keqardhjes qe vajza martohet kunder deshires se saj,jashte fshatit e bejne teper mbreselenese tek ai qe e degjon jehonen e dhimbjes se protestes.;e ben te nenkuptosh qe vajza per te cilen flitet adhurohet njeheresh prej shume te rinjsh fisnik te fshatit.
Ne ritualet,recitimet, lodrat,argetimet ,pra ne tere liriken came per femijet te prek kujdesi qe behet per t'i njohur femijet me boten perreth,por pa e vrare shpirtin e brishte feminor me ashpersine e jetes.
Keshtu edhe kur flitet per kurbetin;dhimbja e mallit perhumbet ne theksimin e gezimit qe do te ndjehet kur te vije babai i pasuruar,qe do te sjelli placka,si p.sh ne kengen:

"Hene-hene-- peri hene"

Hene-hene--peri hene
atje ka ke klene
ti qe ndricon vende,
mos na pe çeçine tene?

-Atje larg ne kurbet
do te sjell para det!
-Para det e plaçka shume,
a ju befsha kurban une!

Ne epiken came,figura e Ali Pashe Tepelenes ze nje vend te nje rendesisie te vecante.Jo pse jane te shumta vargjet himn per te,porse duke u ballafaquar me ali Pashain,cami me nje thjeshtesiqe te emocionon zbulon madheshtine e shpirtit te tij liridashes.Cami ju be mburoje e krah i hekurt Ali Pashait ne lufterat clirimtare.Kjo jepet me vargjet e kenges "Pesembedhjete vjet nje djale"

Ne shkalle te Kokodhiqit
shkuan trimat e Margellicit,
ne krie Hasan Coparin.
Pesembedhjete vjec nje djale,
hipur ne kale te bardhe,
pashai e puthi ne balle:
-Kaha do te shkoç ti,mre,djale?
Ne preveze e ne kete ane.
Do shkoj te luftoj me gale,
na kane zene vatane!

Por ama cami,ngre shpaten kunder vete Ali Pashait,kur ky done t'i nenshtroje.Kjo duket ne vargjet e kenges:

"Teteqind e kater viti"

"Teteqind e kater viti
cameria krie ngriti.
C'ishte mbushur Parga plot,
Me filaqot e suliote,
prevezane e paramithiote.
Te gjithe fjalen e dhane
Margelliç e gumeniciot
te luftojne Ali Pashane!"

Epica came eshte per nga teresia e ngjarjeve qe u kushtohet,per nga kronologjia e sakte e tyre,per nga heronjte kombetare qe u perkushtohen i ngjan nje poeme mbarekombetare ne vargje.Kjo ndodh sepse cami ka qene i pranishem kudo,ne cdo kuvend,ne cdo tubim,ne cdo beteje qe eshte zhvilluar per fatin e kombit.Dhe kete e ka pasqyruar ne vargje.

Cami trimeron burrat me qenien e tij ne Prizren.



Tahir Meta ne Mazrek,
gruas i thote:- jamanet bilat dhe djelte,
se do shkoj ne Prezren,
do shkoj toke me Abdyl Bejne,
se greku me Karadakne,
duan vendin te na e marrne>

Ne nje cete prej me shume se 300vetesh,cami ish ne vlore kur u ngrit flamuri,po aq ishin kur e hodhen italianin ne det.


Korriku tetembedhjete
ne Vlore u be sulmi i trete,
Alush Taka me nje cate,
ben kodres perpjete
me treqind e disa vete.
-Igjalle s'kthehem per jete,
pa hedhur hasmin ne dete!

Diku ne nje kenge tjeter came ndihen vargjet kushtrimtare:

se te vjen dihme astriti,
grekut i vjen shesh pershesh,
trimi Muharrem Rushiti!>
Nese me kenget popullore came eshte bere dicka me lidhje me botimin e tyre,per prozen popullore came mund te thuhet se s'eshte bere asgje.Pothuaj eshte mbetur tek tridhjete e pese perrallat e mbledhura nga filologu i shquar danez Holgert Pedersen,botuar ne vepren me 1895.Ne botimin e Institutit te Folklorit,"Mbledhes te hershem te folklorit shqiptar>jane ribotuar vetem 12perralla,nga kjo permbledhje te shoqeruar me shenimin:Perrallat jane degjuar prej nje fshatari nga katundi i Konispolit.Gjuha e tyre eshte dialekti i camerise.Po aty thuhet se perrallat e mbledhura nga Pederseni jane mbledhja me e bukur e folklorit tone,qe eshte bere ne te kaluaren...Ato zene nje vend te vecante midis materialeve tona folklorike,qe u mblodhen ne te kaluaren.Perrallat came te mbledhura nga Pederseni jane botuar ne gjermanisht ne vepren .Kopenhage 1898;disa perralla edhe ne anglisht ne vepren New York 1928.
E pra,s'te vjen ne ndihme as sarkazma,kur ndeshesh me paradokse te tilla,ku injorohet edhe krijimtaria me e bukur e folkloristikes sone nga disa pseudostudiues te politizuar te cilet heshtin per to,i privojne nga vendi qe duhet te zene nga tekset e letersise shkollore,ku aq shume ende sot morali bosh lodh kureshtjen feminore,ngathteson intelektin e tyre,varferon imagjinaten, mpak guximin.
Ne perrallat came gjithcka qe ndodh ka argument real bindes.Kur i lexon ato te duket se veprimet fantastike vihen ne perralle me teper per te shpejtuar ritmin e zhvillimit te veprimeve,se sa per ti bere jo.reale ato.Kur ve re anen kompozicionale te ndertimit te tyre te duket se ato jane shkruar nga shkrimtare te talentuar.Eshte kjo qe i ben ato me terheqese.Fryma e ngrohte dhe universale e nje morali bindes i ben ato,ashtu si perrallat e Andersenit te lexueshme me endje edhe per te rriturit.Jane keto vlera te padiskutueshme te folklorit cam qe e bejne te domosdoshme botimin e tyre sa me pare.




E Martė, 18 Gusht 2009; 21:15

Botuar ne gazeten "Cameria" !5.05.1993

Kerko:

 
Ju rekomandojmë :
 
Akaid dhe Fikh Islam:
 
Të përhershme:
 
Prezantime (Powerpoint)
 
Ilahi:
» Zeriislam.com nuk qëndron domosdoshmërisht pas çdo teksti të autorëve «
Copyright © ZeriIslam 2005-2009
Free counter and web stats