Unë dhe buburreci!

Menjëherë mu kujtua fakti që treguan statistikat e regjistrimit të popullsisë dy vite më herët, sipas të cilave në këtë qytet jetojnë 10 mijë muslimanë. Ku janë ata? Kush janë ata? Numri i atyre që vijnë të falin namazin e xhumasë ditën e Premte, në dy xhamitë e qytetit është në disproporcion të madh me numrin e muslimanëve që ka qyteti. Nëse i anojmë studentët nga veriu apo jugu i vendit si dhe rrugëtarët që qëllojnë aty në kohën e namazit, atëherë disproporcioni është edhe më i madh.

Pa dyshim që ai fëmijë ishte musliman. Vështirë apo fare nuk është e mundur që në këtë pjesë të Ballkanit një familje jo muslimane të emëroj djalin me emër musliman, e që e kundërta ndodhë gjithnjë e më shumë. Por, sikur të mos thirrej ai fëmijë me emër nga e ëma, unë nuk do ta dija se ai është musliman. Fëmija si çdo fëmijë, kurse nënën e tij veshja nuk e padiste se është muslimane. Ja një nga dhjetëmijë muslimanët e qytetit. Them se të gjithë janë aty diku, thjeshtë së pari duhet gjetur dhe më pas ata duhet thirrur në atë që është e dobishme, urdhëruar në të mirë dhe larguar nga e keqja. Ata duhet thirrur në Islam.

Nuk bën të heshtim sikurse që heshtim. Heshtja na zhvlerëson, na bën të imtë sa një buburrec. A është buburreci pa vlerë? Nuk krijoi Zoti gjë të pa vlerë dhe kotë. Gjithçka është në vend të vetë. Por kur e shikojmë buburrecin duket i imtë, i pakuptimtë. E sa vlerë dhe kuptim do të kishim neve sikur të na shikonte dikush nga Hëna?

Sulejmani a.s. e diti më së mirit vlerën e edhe të një buburreci të imtë, atëherë kur dëgjoi bisedën e tyre. Duke ecur rrugës me ushtrinë e tij, një buburrec i vërejti dhe tha: “O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos ju copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur”. (En Neml 18) E Zoti e nderoi buburrecin ku surja e njëzeteshtatë e Kur’anit mban emrin “En Naml” që do të thotë “Buburreci”. Kur buburreci pa rrezikun që po vinte nga ushtria e Sulejmanit nuk iku para se të thërrasë familjen, shoqërinë dhe farefisin në shpëtim. Sa gjest human, akt fisnik i buburreci të imtë, diçka që neve nuk e bëjmë.

Ti kthehemi atij fëmiu. Me siguri ndjenja fetare, ndoshta jo më shumë obligimi fetar sesa identiteti fetar, i shtyri prindërit e tij që të ia japin atë emër. Sot polemika të tëra bëhen rreth emrit. I ndajmë në të vjetër dhe të rinj, të prapambetur dhe modern. A i kap Qitabi apo nuk i kap Qitabi. Dhe në fund, Ronaldinjo është modern kurse Ismail i vjetër.

Por, a mjafton veç emri! Hazreti Omeri, shoku i ngushtë i Pejgamberit, Halifi i dytë, pishtar i Islamit, atë emër e kishte edhe para se të bëhej mysliman. Me atë emër ishte nisur për të vrarë të Dërguarin e Allahut. Jo veç që nuk e vrau, nga ai u kthye me Shehadet dhe po me atë emër që mbante më parë. Nuk e bën emri njeriun mysliman.

Sa obligim dhe përgjegjësi të madhe kemi para vetes. Tu japim fëmijëve emra të bukur dhe t’i edukojmë në Islam. Dhe jo vetëm kaq, paralel me këtë të punojmë në “islamizimin e muslimanëve”. Nuk guxojmë të qëndrojmë indiferent ndaj realitetit trishtues ku qartazi shihet injoranca, besimi i dobët apo në raste specifike edhe mosbesimi.

Shpeshherë merremi më shumë se sa duhet me çështjen e Gjirit Persik, superfuqitë, globalizimin, gjendjen në Afrikë, Azinë e Largët, politikën ndërkombëtare apo... ndërsa merremi shumë më pak se sa duhet me familjen, farefisin, dhe bashkëvendësit. Zoti e din më së mirit por logjika e shëndoshë thotë se më parë do të pyetemi dhe llogari do të japim për atë se çfarë kemi bërë që vëllai, shoku apo fqinji të largohet nga e keqja dhe të kthehet në të mirën se sa çfarë kemi bërë për të ndryshuar gjendjen në Lindjen e Mesme.

Shpeshherë e gjejmë veten duke biseduar me një jomusliman për Islamin, e rrallë herë e gjejmë veten duke e thirrur muslimanin në namaz. Shpeshherë e gjejmë veten duke mbrojtur Islamin, sa herë që ai sulmohet, siç u dëshmua edhe me protestat në të gjitha anët e Umetit ndaj fyerjes së Pejgamberit tonë, e këtë do e bëjmë gjithmonë sepse e duam Islamin dhe e duam të Dërguarin, por rrallë herë e gjejmë veten duke e predikuar Islamin. Thënë më thjeshtë në luftë e mbrojmë, në paqe e harrojmë.

Shpeshherë e gjejmë veten duke argumentuar se Islami nuk është burim i terrorizmit, e rrallë herë e argumentojmë se Islami është paqe. Nëse Islami është paqe a mbajmë neve paqe me veten? Me sjelljen tonë a i përfitojmë zemrat e atyre që duam t’i thërrasim në të mirë dhe t’i ndalojmë nga e keqja, apo gabimisht marrim pozicionin e Gjykatësit të botës tjetër, dhe biem verdikte se kush do të përfundojë ku?

A të flasim apo të heshtim? Hazreti Omeri u përgjigj: “Sikur ai që flet ta dinte mençurinë e heshtjes do i lutej Zotit që të ia zgjaste jetën sa jeta e Nuhit a.s. dhe të heshte gjatë gjithë asaj jete, por sikur ai që hesht ta dinte vlerën dhe dobinë e të folurit në të drejtë dhe në largim nga e keqja do ta luste Zotin që të ia shtojë jetën sa dy jetë të Nuhit a.s. dhe të fliste gjatë gjithë asaj jete”

Por, edhe nëse flasim a thua mund të ndryshojë gjë?! Kur jobesimtarët e hedhën Ibrahimin a.s. në zjarr, një buburrec i vogël mbante ujë e e hidhte në flakë për ta fikur atë.

“Po çfarë bën o buburrec?!”
“Unë po bëj atë që mundem, po ti çfarë bën?”.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme