Menu:
 
Navigatori i Kur'anit:
 
 
Kontakti
Name:

Email Adresa:

Mesazhi juaj:


Captcha
Shkruaj kodin:
Index -> Polemika, recensione, shqyrtime, intervista ->

Historia e librit dhe e bibliotekave


Nexhat Ibrahimi

Shyqrtim hyrės

Dėshira e zotėri Behxhet Jasharit, autorit tė veprės “Histori e bibliotekave antike & Biblioteka e Aleksandrisė “, qė t’i shkruaj disa fjalė pėr veprėn nė fjalė mė bėri nderė por edhe mė solli nė pozitė tė pakėndshme: ēka tė thuhet tjetėr pėr rrethanat politiko-kulturore dhe bibliotekat antike krahas asaj qė autori ka shkruar nė faqet e veprės pėrplot tė dhėna dhe shėnime interesante e tė mos bėhen pėrsėritje tė padėshirueshme. Megjithatė, le tė mė lejoj lexuesi i ndershėm qė tė shtroj disa pikėpamje, ato islame-kulturore, qė pėr shkak tė natyrės sė veprės nuk janė trajtuar, sikurse ėshtė ngjyra, lapsi, letra, libri, tė cilat pėrbėjnė lėndėn e parė tė bibliotekave!

Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati


Mjetet tė cilat sot njerėzit i pėrdorin pėr komunikim tė shkruar, sikurse ngjyra, lapsi, letra, libri dhe format tjera tė shkrimit, gjurmėt i kanė shumė tė hershme. Qysh kinezėt e njihnin shtypin, me bazė fshikėzėn e krimbit tė mėndafshit. Po nė kėtė kohė edhe dinastia muslimane e fatimitėve nė Egjipt e njihnin shtypin , por ky shtyp ishte primitiv dhe mund tė ekzekutonte pak shkrim. Vetėm zbulimi i shtypshkronjės nė vitin 1450 nga Gutengergu, do tė bėjė revolucion nė planin e shtypit.
Librat e shenjta, e nė veēanti Kur’ani, po ashtu konfirmojnė se tė dėrguarit e Zotit gjatė historisė kanė pranuar mesazhe nga Krijuesi i tyre. Ajetet e shumta kur’anore, si El-Hixhr, 10; Er-Rrum, 47; Gafir; 78, etj. kėtė qartazi e pohojnė. Mesazhet hyjnore te pejgamberėt janė quajtur suhufe dhe kitabe. Musai a. s. mesazhin hyjnor e ka pranuar nė formė pllakash. Burimet arkeologjike dhe librat e shenjta dėshmojnė se shkrimi dhe leximi janė nga ato mė primitive drejt formave mė tė pėrsosura. Mirėpo, njohėsit e kėsaj fushe pohojnė se shkrimi ka kaluar nėpėr tri faza kryesore: shkrimi nėpėrmjet figurave; shkrimi kalimtar (mes fazės sė parė dhe asaj qė do tė pasojė) dhe; shkrimi modern, ku ēdo tingull ka shkronjėn e vet. Po ashtu, kemi shkrime nga e majta nė tė djathtė, nga e djathta nė tė majtė dhe nga lartė poshtė. Kėto forma tė lashta por tė avansuara, tė transformuara dhe funksionale i kemi tė pranishme edhe sot, natyrisht shumė praktike pėr pėrcjelljen e porosive ndėrmjet veti por edhe te brezat e ardhshėm.
Shprehja libėr, qė njė periudhė tė gjatė kohore dominon ndėr ne, ėshtė fjalė latine me kuptimin: lėkurė druri (pemėsh), pergamenė e mbėshtjellur; kapitull, kaptinė; listė, katalog; letėr, mesazh. Fillimisht shkrimi ėshtė bėrė nė pllaka qerpiqi, argjile, duke e bėrė sė pari pllakėn e pastaj duke e gravuar shkrimin nė pllakė. Kjo pllakė sėrish ėshtė pjekur, pėr t’u ruajtur mė gjatė. Kėshtu ėshtė vepruar nė Asiri dhe Babiloni. Kėtė e argumentojnė bibliotekat e gjetura. Nė Romėn e Vjetėr me shprehjen libėr kuptohej teksti i shkruar nė letrėn e papirusit … . Sipas Karl Grimbergut, qytetėrimi perėndimor ia detyron arabėve fletėn e parė tė vėrtetė prej letre. Dorėshkrimi mė i vjetėr mbi fletėn e pambukut ėshtė zbuluar nė Eskorial, pallat i vjetėr mbretėror i vendosur nė veri tė Madridit. Ai ėshtė shkruar nė arabisht dhe daton nė vitin 1009.


Libri nė burimet islame dhe gjatė historisė islame

Nė burimet islame dituria (ngjyra, lapsi, letra, libri etj.) gėzon respekt tė lartė. All-llahu xh. sh. nėpėrmjet ajeteve tė shumta kur’anore, (si El-Kehf 109; El-Kalem 1-5; Ali Imran 3; El-Mulk 1) nxitė leximin, mėsimin dhe pėrsiatjen, betohet nė laps dhe obligon nė analizimin e shumė ēėshtjeve tė botės fenomenale. Ata qė merren me statistikė konsiderojnė se ajete tė tilla janė rreth 850 sosh.
Muhammedi a. s. nėpėrmjet urdhėresave, porosive, rekomandimeve, miratimeve dhe veprimeve tė tij, diturinė, leximin, lapsin, letrėn, librin e tė ngjashme i ka ngritur nė shkallėt mė tė larta. Kėrkimi i diturisė prej djepit deri nė varr; Kėrkimi i diturisė qoftė edhe nė Kinė; Kėrkimi i duturisė pėr ēdo musliman (dhe muslimane) e shumė tė tjera, mė sė qarti flasin pėr kėtė problematikė.
Njė fjalė e urtė arabe “Ēdo gjė ėshtė diē, kurse injoranca ėshtė hiē” dhe njė fjalė e urtė shqipe “Sa di, aq edhe vlen”, nė mėnyrė eksplicite dėftojnė rėndėsinė e lapsit dhe tė letrės, d. m. th. tė librit.
Shekujt e parė tė Islamit, periudha e katėr halifėve tė parė, pastaj periudha emevite dhe abasite, janė themele tė denja pėr zhvillim tė gjithanshėm dhe solid tė muslimanėve deri nė ditėt tona. Thesari i bibliotekave tė Bagdadit, Kairos, Kajrevanit, Kordobės, Buharės, pastaj mė vonė tė Stambollit, Sarajevės, Shkupit, Prizrenit etj. dėshmojnė pėr qėndrimin afirmativ tė muslimanėve ndaj diturisė dhe ndaj fjalės sė shkruar nė tė kaluarėn.
Si objekt trajtimi, libri e sidomos Kur’ani ka qenė tejet i respektuar nėpėr shtėpitė muslimane. Libri ėshtė konsideruar si miku mė i mirė qė pėrcjellė tėrė jetėn, qė mbron shpirtėrisht e fizikisht, qė rafinon shpirtin dhe mendjen. Ai ėshtė ruajtur nė raft tė veēant, shpesh nėpėr rafte tė gravuara, kurse te tė pasurit ėshtė ruajtur nė rafte tė dekoruara me gurė tė ēmueshėm, me sedef, me eshtra e tė ngjashme. Libri po ashtu ėshtė ruajtur edhe nėpėr dollape, nėpėr arka speciale etj. Kurse nė xhami, Kur’ani dhe librat e tjera fetare janė ruajtur nė kuti tė posaēme, kurse janė lexuar nėpėr peshta e rahle.
Nėse kalimthi lexojmė historinė islame ndėr iliro-shqiptarėt, do tė lexojmė se prania e vėllimshme e librave muslimane dhe tė muslimanėve nė shekullin IX nė mbretėrinė e atėhershme bullgare (toka tė pushtuara iliro-shqiptare) ka paraqitur problem pėr kanin bullgar Borisin dhe pėr papėn e Vatikanit. Mirėpo, papa e eliminoi problemin duke i sugjeruar Borisit qė t’i djegė librat muslimane pasi qė Bibla u mjafton kristianėve.
Po ashtu, ka indikacione se letra ėshtė prodhuar edhe te ne nė Ballkan, e edhe te shqiptarėt nė shekullin XVI e XVII, qė flet mjaft se lapsi, letra, leximi e mėsimi, mjetet pėr shkrim, zeja e pėrshkrimit e tj. ishin ēėshtje me rėndėsi te tė parėt tanė.
Kam bindjen se tė parėt tanė, ndonėse nga tė tjerėt edhe sot e kėsaj dite quhen si tė prapambetur e primitivė, janė udhėhequr me mėsimet kur’anore e sunnetike ndaj librit. Janė udhėhequr, fjala vjen, nga mėsimi i Et-Taberiut (vdiq 310 h.), i cili brenda njė dite shkruante 40 faqe shkrim libri, nga shembulli i Imam Maturidiut, Imam el-Gazaliut, Ibn Arebiut, Askalaniut, Sujutiut, i Ebu Hanifes, Ebu Jusufit, Shejbaniut, Shafiut, duke udhėtuar nė kėmbė, me kalė e deve, me muaj tė tėrė pėr njė ēėshtje fetare si shembull pėr ne, nga shembulli i Suzi Prizrenit, me bibliotekėn e tij tė parėn nė Kosovė, tė legalizuar nė vitin 1513 , i Mesih Prishtinasit dhe bibliotekat pėrgjatė tokave shqiptare dhe rajonale.


Nė vend tė pėrmbylljes &
Mesazhi i veprės pėr lexuesin shqiptar

Por, kjo qė u theksua quhet e kaluar dhe sado qoftė e shkėlqyeshme dhe e bukur, prej saj vetėm mund tė mėsohet por jo edhe tė jetohet. Me kėto rezultate mund dhe duhet tė mburremi aq sa jemi nė gjendje tė lėmė edhe gjurmėt tona nė tanishmėri dhe sa jemi nė gjendje tė krijojmė predispozicionet pėr veprim tė brezave tė ardhshėm nė ardhmėri. Gjendja aktuale e fjalės sė shkruar ndėr ne, pėrkundėr pėrparimeve, mund tė vlerėsohet si e pamjaftueshme dhe e patoleruershme, e herė-herė edhe komprometuese.
Qė tė mėsojmė nga e kaluara sė pari duhet ta mėsojmė atė. Pėr ta mėsuar atė, rruga mė e mirė ėshtė tė lexohet e hulumtohet. Pikėrisht kėtė e ofron vepra e zotėri Behxhet Jasharit. B. Jashari nga vepra nė vepėr tregon prirje pėr kėtė lloj pune, vullnet tė pashoq dhe aftėsi sintetizuese. Nėpėrmjet kėsaj vepre lexuesi shqiptar pėr herė tė parė nė mėnyrė sistematike e analitike, por edhe popullarizuese njoftohet me thesarėt e pasur tė popujve dhe feve, tė kulturave dhe qytetėrimeve botėrore nga kohėt mė tė lashta.
Kemi bindjen se vepra ėshtė e nevojshme pėr lexuesin shqiptar sepse hap shtigje pėr punė shkencore edhe mė serioze. Me kėtė nėnkuptoj, para sė gjithash, hulumtimin e bibliotekave individuale dhe kolektive nė trojet tona. Shpresoj se me pėrmirėsimin e strukturės sė lexuesve, me tė drejtė duhet pritur qė fjala e shkruar tė dalė nga anemia dhe stereotipizmi ekzistues, nga puna individuale nė atė ekipore, nga ad hoc-i nė punė me projekte me planifikim. Autorit i dėshirojmė shėndet, punė edhe mė tė frytshme dhe shpėrblim nga Allahu.

Prizren, 19. 08. 2005


E Dielė, 23 Gusht 2009; 06:50


Kerko:

 
Ju rekomandojmë :
 
Akaid dhe Fikh Islam:
 
Të përhershme:
 
Prezantime (Powerpoint)
 
Ilahi:
» Zeriislam.com nuk qëndron domosdoshmërisht pas çdo teksti të autorëve «
Copyright © ZeriIslam 2005-2009
Free counter and web stats