MALOKU: SERBIA TA NJOH E PARA PAVARËSINË E KOSOVËS

Nga Kosova ka marrë pjesë sociologu dhe ligjëruesi i Universitetit të Prishtinës, prof.dr.Fadil Maloku. Rreth pjesëmarrjes së tij në këtë tryezë, gazeta "Epoka e re" ka zhvilluar me te një intervistë "pa dorëza". Ai ka shpalosur atje argumentet historike, politike, juridike e sidomos ato gjeostrategjike me guximin e një akademiku se përse Serbia(!?)(e jo Shqipëria apo Amerika) do të duhej të ishte shteti i parë që do ta njihte Pavarësinë e plotë të Kosovës?



"EPOKA E RE": Profesor i nderuar, kemi informacione se keni marrë pjesë në një Tryezë shkencore që është mbajtur në Beograd, ditën që Mahti Ahtisari në KS propozonte Projektin ë vetë për Statusin politik të Kosovës. Çfarë takimi ka qenë ky dhe cila ka qenë tema e këtij takimi?



MALOKU: Kjo ishte një Tryezë pak a shumë e "nxehtë" (ngaqë përballjet ishin të ashpra dhe të drejtpërdrejta!) shkencore rajonale me temë "Ballkani Perëndimor pas Planit të Ahtisaarit", në të cilën ishin ftuar ekspertët më të shquar të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës, së bashku me zyrtarët e lartë të zyrave diplomatike në Beograd, si edhe pothuajse të gjitha mediet lokale dhe ato ndërkombëtare. Ishte pra një takim mikst, ku për gjykimin tim ishte një shans e mirë që edhe shkencërisht të fuqizohej diskursi lidhur me domosdoshmërinë e pavarësisë së Kosovës në rajonin ë Ballkanit Perëndimor. Në fakt, gazetarëve lokal dhe atyre ndërkombëtar së bashku me korin diplomatik (që përcillte me vëmendje qasjet tona shkencore) u interesonin më shumë refleksionet afatgjata dhe sfidat eventuale ne rajon në rast se pranohet "pavarësia ë mbikëqyrur" e sugjeruar nga Ahtisari një ditë pas mbajtjes së Tryezës.



"EPOKA E RE": Në këtë takim keni marrë pjesë edhe Ju si përfaqësues i Kosovës. A keni diskutuar në këtë Tryezë dhe cili ishte fokusimi i fjalës suaj?



MALOKU: Nëse me këtë "përfaqësues" nënkuptoni që mua më ka zgjedhur dikush të shkojë atje, nuk është ashtu. Por nëse, me "përfaqësues" nënkuptoni prezencën time si i vetmi ekspert nga Kosova, është e vërtetë se unë isha i vetmi i ftuar atje...



"EPOKA E RE": Dakord, pra ishit në cilësinë e një eksperti të pavarur dhe drejtorit të Institutit për Demokraci dhe Relacione Etnike të Kosovës(IDERK), pasi që edhe ekspertët tjerë ishin të kësaj branshe akademike, apo jo?



MALOKU: Dakord, mund të thuhet edhe ashtu...



"EPOKA E RE": Po çka diskutuat, apo thënë më thjesht me çka u veçuat Ju në prononcimin Tuaj?



MALOKU: Po,kam diskutuar, ndërsa fjala dhe teza ime e mbajtur në këtë Tryezë, konsideroj se ka zgjuar interesim të madh nga ekspertët pjesëmarrës dhe sidomos nga mediet e pranishme, të cilat e kanë përcjell këtë takim, kurse prezent ishte edhe doajeni i gazetarisë Kosovare korrespondenti i RTK-së në Beograd, z.Fahri Musliut, për çka ë falënderojë publikisht për prezencën e tij aty. Kur thash, se teza ime zgjoi interesim, këtë e adresojë në dy rrafshe: njërin i cili kishte të bëjë me frustrimin e madh të pothuajse shumicës së medieve lokale serbe lidhur me ofertën ë Planit të Ahtisarit, për serbët ë Kosovës

lokal dhe rrafshi i dytë që kishte të bënte me alergjinë e ushtruar apo edhe të ndikuar nga diskursi aktual serb lidhur me refleksionet negative në rajon për pavarësinë ë mundshme të Kosovës.



"EPOKA E RE": Thënë më thjesht, çka i "çmendi" të themi kushtimisht mediat serbe? Cili kontekst...?



MALOKU: Po keni të drejt. Meqë, isha i informuar paraprakisht lidhur me këtë frustrim dhe paragjykim të ushtruar të diskursit politik dhe të medieve serbe rreth Planit të Ahtisarit, për pozitën super të diskriminuar pozitivisht(?!)të minoritetit (serb) prej 4%-5% në "pavarësinë e mbikëqyrur", unë fillova të numërojë edhe benificionet tjera të cilat mediet dhe diskursi serb i anashkalonin.



"EPOKA E RE": Profesor, cilat ishin ato benificione ju Lutem qe ju i përmendet atje?



MALOKU: Po, ishin ato që ne ne Kosovë i kemi shikuar me një dioptri tjetër fare, ngase si thuhet ne gjuhen diplomatike: djalli qëndron galuc në mesin e rreshtave?! Pra, numërova telegrafikisht se: një komunitet me përbërje prej 5%, zotohet se do të kontrolloj 25% të territorit të Kosovës: se gjuha serbe do të jetë me këtë plan gjuhë e dytë zyrtare: se serbët lokal të Kosovës që në start kanë 20 vende (plus vende tjera në rast të daljes në zgjedhje nacionale) të siguruara në Parlamentin e Kosovës: se,me 700 ha që i garantohet pronësia Kishës Ortodokse, ajo bëhet de facto dhe de jure pronari më i madh në Kosovë?!Gjë që nuk ë ka pasur si privilegj as ne kohen ë Car Dushanit! Numërova edhe disa elemente që ë super avancojnë komunitetin serb të Kosovës me Planin e Ahtisarit. Dhe se nuk ka arsye as juridike ë as politike që të refuzohet ky Projekt nga ana serbe të Kosovës, përkundrazi ata duhet pa asnjë hezitim ta pranojnë këtë nëse kanë ndërmend të jetojnë në Kosovë. Ishte më se e qartë se serbët dhe shteti serb nuk ishin të interesuar për te drejta të komuniteti të tij, por para së gjithash për territorin (27%-30%) e veriut të Kosovës. Pjesën ku mbi 40% të pasurive nëntokësore gjenden në këtë pjesë, dhe kjo është arsyeja kryesore përse ata nuk kënaqen me gjitha këto favore nga ky plan.





"EPOKA E RE": Por, profesor cfar ndodhi më pastaj....?



MALOKUL Debati ishte i hapur dhe me prezencë të medieve dhe korit diplomatik (që asnjëherë nuk u ndien?!), u bënë shumë pyetje dhe u dhanë shumë përgjigje. Në një pyetje të një gazetari (nuk më kujtohet tash cili ishte) se rast të mos votimit të një rezolute të re për Kosovën, me çka do të bëhet, unë thash që: duke marr parasysh lehtësimet nga integrimet e ardhshme Evropiane: pastaj, duke marrë parasysh të ardhmen ë rajonit, pra sigurinë kolektive dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor...: si edhe dështimin historik mbi pamundësinë ë qeverisjes serbe me Kosovën (gadi 100 vite të tëra! Prej aneksimit të dhunshëm më 1913): kolonializmin e ushtruar: suspendimin e edhe asaj pak autonomie që ë gëzonte Kosova me Kushtetutën ë vitit 1974: spastrimin etnik: luftën e ndodhur dhe gjenocidin ë ushtruar, thash që për hir të gjeneratave të ardhshme dhe për hire të procesit të pashmangshëm: Serbia, (e jo Shqipëria apo Amerika) do të ishte më së miri që të jetë shteti i parë fqinjë që ta njoh pavarësinë e Kosovës?!



"EPOKA E RE": Cilat ishin reagimet e të pranishmëve..?



MALOKU: Ishte...vërtetë një dush i ftohtë, sidomos për media shtetërore kam përshtypjen, gjersa ato të pavarura, dorën në zemër në mënyrë korrekte kanë raportuar.



"EPOKA E RE": Tjetër çka u tha aty....?

MALOKU: Po gjykojë që ky vend ishte adekuat për të treguar se shqiptarët ë Kosovës kanë bërë dy kompromise shumë të dhimbshme: njërin e bërë ne vitin 1999, kur de jure kosovarët hoqën dorë nga bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare ne Ballkanin Perëndimor, dhe tjetrin që ka të bëjë me super avancimin e minoritetit serb, si çmim për pavarësinë ë mbikëqyrur të Kosovës. Po ashtu, për hire të stabilitetit dhe sigurisë afatgjate të rajonit theksova si domosdoshmëri nevojën e një Marrëveshjeje Historike mes dy popujve më të mëdhenj në këtë pjesë të botës.

Tjetër u tha Plani i Ahtisaarit ka paraparë avancimin apo super avancimin e të drejtave të një grupimi minoritar, siç janë serbët në Kosovë, ku përfaqësimi i tyre është gati me 5 % të popullsisë, të cilët kontrollojnë një territor prej 25 % deri 27 %. Ky ishte edhe krahasimi im që bëra me Maqedoninë, ku shqiptarët janë deri në 40 %, por nuk janë komb shtetformues, ngase në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë shkruan se Maqedonia është shtet i maqedonasve dhe tjerëve. Kjo ishte dmth, një krahasim imi që bëra. Pastaj në atë Tryezë u hap një debat publik, ku unë ofrova mjaft argumente, të cilat ishin në anën time,.për ta shtruar pozicionin tim se vërtetë serbët e Kosovës janë shumë të avancuar në të drejtën e tyre. Dhe efekti i tërë asaj që unë kam mund të identifikoj ishte që qytetarët serb të Kosovës dhe opinioni serb i Serbisë, nuk kanë informacione lidhur me avancimin e të drejtave të serbëve lokal në Planin e Ahtisaarit.



"EPOKA E RE": Sigurisht se ka qenë një guxim ta thuash këtë që Ju e keni thënë mu në mes të Beogradit, se Serbia duhet e para ta pranojë pavarësinë e Kosovës. A ka pasur reagime ndaj fjalës suaj?



MALOKU: Dorën në zemër, këtë ë kam ndier si obligim më tepër qytetar në kuadër të diskursit tim akademik, unë konsideroj që secili prej nesh po t'i ishte dhënë rasti, do të thoshte atë që e kam thënë unë. Këtë e them për shkak se unë i kisha me vete argumentet në anën time si ato historike, politike, ekonomike, demografike, etj. Unë e kam thënë vetëm atë që kujtoj se çdo qytetar i Kosovës do ta thoshte, por dallimi është ndoshta në atë se unë këtë e kam thënë në një vend dhe në një kohë pakashum pak më të ndryshme.



"EPOKA E RE": Profesor, ju thatë se fjala e juaj ka zgjuar interesim në këtë tryezë, në të cilën kanë marrë pjesë pothuaj të gjitha mediet nga regjion, Evropa dhe bota. A ka zgjuar interesim tek mediet fjala e juaj dhe a e kanë përmendur fjalën e juaj mediet?



MALOKU: Natyrisht se fjala ime ka zgjuar shumë interesim tek mediet Ndërkombëtare, pasi në tryezë trajtohej tema për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën, dhe pasi që unë isha nga Kosova. Mirëpo, si e thash edhe më herët,mediet kosovare nuk e kanë përmendur fare pjesëmarrjen time në këtë tryezë.

"Epoka e Re" jeni e para gazetë kosovare që po shkruani për këtë tryezë dhe pjesëmarrjen e një kosovari në te, i cili e ka thënë fjalën e tij. Për këtë arsye, unë jam i gatshëm t'u jap intervistë për mbajtjen e Tryezës regjionale që për temë ka pasur edhe çështjen e Kosovës. Unë nuk e di si ka ndodhur që mediet tona nuk e kanë përcjellur e as shkruar fare për këtë tryezë. Mendoj që edhe te mediet tona kosovare ekziston një bllokadë informative, sepse është dashur që edhe mediet tona ta dërgojnë nga një gazetar të vetin atje dhe ta përcjellin takimin. Mendoj se atë që e kam thënë, për pjesëmarrësit, mediet, korin diplomatik, për subjektet politike dhe jo politike, ka qenë shumë transparente dhe interesante.



"EPOKA E RE": A ka pasur debate publike pas tryezës dhe a keni dhënë prononcime për mediet tjera për takimin dhe fjalën e juaj?



MALOKU: Pas mbarimit të Tryezës dhe debatit publik apo ballafaqimit me argumente pro dhe contra pavarësisë së Kosovës dhe funksionimi i saj si shtet dhe sfidat në proceset e ardhshme integrative, kam pasur vetëm prononcime për mediet kryesore botërore që shfaqnin interesim.



"EPOKA E RE": Në fund të Tryezës dhe debatit publik, a ka pasur konkluzione, dhe nëse po, cilat kanë qenë ato?



MALOKU: Po. Në fund të këtij takimi, të organizuar nga Forumi për Relacione Etnike, Forumi për të Drejtat e Helsinkit dhe Qendra Strategjike e Maqedonisë, kurse mysafir ka qenë Instituti për Demokraci dhe Relacione Etnike, të cilin unë e udhëheq, ka pasur konkluzione, të cilat kanë dalë nga referimet e pjesëmarrësve. Mendoj që ky takim ka qenë i rëndësishëm për opinionin jo vetëm të regjionit, por edhe evropian dhe tej Atlantik prej pozicionit jo qeveritar drejt qendrave të vendosjes. Ndërkaq, mediet e Beogradit, e kam kuptuar se e kanë një bllokadë të fortë nga politika aktuale dhe e kanë një kontroll dhe mbikëqyrje të heshtur e të hekurt! Beogradi ka manipuluar tërë kohën me opinionin, duke thënë se pavarësia e Kosovës mund ta destabilizoj tërë rajonin, gjë e cila nuk është e vërtetë, por e vërteta është e kundërta e kësaj, që e kanë konstatuar faktori dhe ekspertet ndërkombëtar dhe që vetëm e vërtetova edhe unë.



"EPOKA E RE": Profesor, faleminderit për intervistë! Shpresoj se

nuk do të jetë e fundit.



MALOKU: Ju faleminderit edhe juve për interesimin!

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme