ROLI DHE RËNDËSIA E FETVAS NË RAPORT ME MEDIAT

Me zhvillimin e mediave na jepet rasti që për një moment të dëgjojmë fetvatë e dijetarëve të ndryshëm nga vendet më të ndryshme të botës, e që te disa shikues apo dëgjues të pa informuar sa duhet paraqet pasiguri të caktuar. Si të veproj besimtari në situata kur i paraqiten shumësia e fetvave për të njëjtën çështje, apo si të merret parasysh gjendja e tij i cili kërkon fetva ndërsa ajo nëpërmes medias i është plasuar mbarë-botës.



Tevfik Taha: Të nderuar shikues, es-selamu alejkum! I nderuari Doktor Shejh Kardavi, çka është fetvaja dhe çfarë rëndësie ka ajo në jetën e besimtarit?



Dr. Kardavi: Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim! Falënderimi i takon All –llahut xh. sh., dhe salavatet dhe selamet le të jenë mbi shëmbëlltyrën tonë dhe të dashurin Muhammed, s. a. v. s., mbi familjen e tij të ndershme dhe sahabët e ndershëm, si dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit! Para se të përgjigjem ne pyetjen e shtruar, dëshiroj që me shikuesit të ndaj dhimbjen me rastin e vdekjes së daiut të madh Ahmed Feraxhit, kryetarë i asociacionit të mediave islame, dhe redaktorë i emisionit të njohur ne televizionin egjiptas ‘Nurun ala nur’. Ishte meritë e tij që thirrësi i njohur dr. Esh –Sharavi u bë njohur në mbarë botën sepse Feraxhi transmetonte ligjëratat e tij të cilat gjetën mbështetje të jashtëzakonshme te shikuesit. E lusim, All –llahun xh.sh. që t’ia falë mëkatet dhe ta shpërblej me xhenetin që iu është premtuar besimtarëve të sinqertë.

Kur dëshirojmë të sqarojmë rëndësinë e fetvasë, atëherë themi se kjo është përgjigje e individit të specializuar në çështjet të cilat janë shtruar nga fushat për të cilat ai është ekspertë. Ky definicion është pranuar edhe në terminologjinë e të drejtës, në veçanti në vendet ku hasim shërbime të veçanta të cilat merren me këtë problematikë. Në sheriat, kjo, është përgjigje e personit të specializuar, alimit, në pyetjen që iu është shtruar. Kush do që ka nevojë të pyet diç, për të cilin ndonjë rregull nuk është e qartë, ai pyetjen e tij do t’ia drejtojë personit përgjegjës, muftisë, që do t’i përgjigjet në mënyrë adekuate. All-llahu xh. sh. i ka ngarkuar besimtarët me norma të ndryshme. Disa nga ato janë të detyruara, disa janë të lavdëruara, disa të lejuara, por ekzistojnë edhe vepra që All –llahu xh. sh. i ka ndaluar të veprojnë besimtarët. Cilin do vepër që njeriu e vepron renditet në njërën nga kategoritë e përmendura. Kush do t’ia sqarojë njerëzve se cilat vepra janë të ndaluara, cilat janë të lejuara, cilët janë të detyruara. Nëse për këtë nuk është kompetent shkencëtari atëherë kush është më i thirruri për këtë përgjegjësi!?
Çdo dijetarit që iu është drejtuar ndonjë pyetje sheriatike, dhe ai e din përgjigjen e saj, është i obliguar të përgjigjet. Në rast së ai pa shkaqe të arsyeshme, nuk e sqaron rregullin, apo nuk sjell fetvan për atë që është i thirrur, ai është mëkatar dhe në Ditën e Gjykimit kërcënohet me zjarrin e Xhehennemit. Prandaj, fetvaja është sqarim i një rregulli të caktuar të sheriatit dhe detyrim i jonë ndaj asaj rregulle, me qëllim që njerëzit të mësojnë dituri fetare. Kështu All – llahu xh. sh. në Kur’an në shumë vende, i drejtohet njerëzve me qëllim që t’i mësoj rregullat të cilat nuk i dinë. Ky është kuptimi parësorë dhe qëllimi i fetvasë.



Tevfik Taha: A është fetvaja e rëndësishme në jetën e besimtarit dhe besimtari a do të pyet mbi të gjitha detajet, apo, ai mund disa gjëra t’i mësoj edhe vet?


Dr.Kardavi: Fetvaja është jashtëzakonisht e rëndësishme në jetën e besimtarit! Besimtari nuk guxon t’i lejojë vetit që jeta e tij të kaloj pa qëllim, dhe gjithçka t’i ndodhë spontanisht dhe të sillet pa asfare rregulli. Jeta e besimtarit është e kufizuar, e përcaktuar me rregulla të cilat feja ia vendosë. Këto rregulla kanë të bëjnë me sjelljet individuale, sikur edhe me rregullimin e jetës familjare, rregullimin e shoqërisë njerëzore, etj. Në qoftë se dikush i njeh këto rregulla, thënë ndryshe, i ka mësuar në cilën do mënyrë të pranuar dhe të njohur, ai do t’i praktikoj dhe nuk ka nevojë askënd ta pyet për to. Nëse ndonjë rregull është e panjohur për te, ose nuk mund të gjendet vet në situatën e sapo krijuar, do t’i drejtohet dijetarëve (alimëve) personave të kualifikuar për sqarimin e rregullave në situatat e paraqitura. Kur’ani në shumë vende na përshkruan që të pyesim njerëzit e diturisë dhe përvojës. Për këtë është detyrim i ummetit që në çdo kohë të ketë numër të mjaftueshëm të shkencëtarëve nga të gjitha disiplinat shkencore të cilat janë të domosdoshme për ummetin për ekzistencë normale. Është Fard Kifaje për mbarë ummetin të posedoj numër të mjaftueshëm të dijetarëve të cilët do t’i përmbushin nevojat për njohurit e gjithë njerëzve. Nganjëherë kjo realizohet nëpërmes shkollimit të individëve, ndërsa në shumë vende ekzistojnë institucione të muftillëkut që kanë detyrë primare dhënien e fetvave – përgjigjeve, në pyetjet e besimtarëve të cilat janë të paqarta, nga domeni i fesë.

Imam Esh – Shatibiu pohon se muftiu është trashëgimtarë i Muhamedit a. s, sepse në një hadith thuhet: ’’Dijetarët janë trashëgimtarë të të Dërguarve!’’, ndërsa muftiu është ai i cili bartë njohurinë nga i Dërguari s. a. v. s., i shpjegon njerëzve rregullat e fesë dhe sjellë rregulla për çështjet e reja të cilat deri tani nuk kanë qenë të njohura.

Ibni Kajjimi muftiun e krahason me përfaqësuesin të cilin All – llahu xh. sh., e ka autorizuar që në emër të Tijë t’ia sqaron njerëzve rregullat e fesë. Si ndihet njeriu të cilin sunduesi e ka autorizuar që në emër të tij të nënshkruaj dokumente me rëndësi shtetërore!? Vërtetë kjo është nder i madh për të! A thua si do të duhej të ndihej ai i cili në emër të All – llahut xh. sh. Pronarin e të gjitha botërave, ia sqaron njerëzve rregullat e fesë!? Në këtë kontest Ibni Kajjimi shkruan librin i cili quhet ’’Njoftimi me përfaqësuesin e All – llahut Zotëruesin e të gjitha botërave’’ ku shpjegon statusin e atyre të cilët në emër të All – llahut xh. sh. sqarojnë çka është e lejuar dhe çka është e ndaluar.





Tevfik Taha: Është e qartë se muftiu me rastin e dhënies fetva patjetër duhet t’i marrë në konsideratë disa rregulla. Atëherë, ai nuk mundë të flet sipas tekeve të tija, por fjalimi i tij patjetër duhet të jetë në pajtim me rregullat themelore në të cilat mbështetet dhënia e fetfvasë. Mund të na sqaroni cilat janë ato rregulla?



Dr. Kardavi: Muftiu në punën e tij patjetër duhet t’i përmbahet Kur’anit dhe sunnetit, dy zgjidhje dhe rregulla sheriatike të pranuara nga shkencëtarët islam, imam në medh – hebe. Pas studimit të këtyre rregullave, është detyrë e muftisë që këto rregulla themelore t’i bartë në rrethanat në të cilat shtrohet pyetja. Pra, fetvaja është rezultat i simbiozës së tre segmenteve: myftiu si personalitet i cili jep feta, të bazuar në rregullat e sheriatit si dhe rrethanat në të cilat jepet fetvaja. Fetvaja nuk në rregull, nëse nuk mbështetet në njërin nga këto tre themele. Pasi që personi i caktuar i përmbush kushtet për mufti, ky person, në punën e tij, detyrimisht duhet të mbështetet në argumentet e sheriatit të vlefshme dhe të jep fetva që i respektojnë rrethanat aktuale. Për këtë koleksionet e fetave në gjuhën arabe emërtohen ’’kutubun – nevazil’’, nga folja ’’nezele’’ që nënkupton rënien, thënë ndryshe rënien e rregullave bazë në situatat ku gjinden njerëzit.





Tevfik Taha: Nëse ekzistojnë norma bazë të cilave muftiu domosdo duhet t’i përmbahet me rastin dhënies feta, si ndodhë atëherë që muftitë nuk ndajnë të njëjtin mendim për përgjigjet e njëjta?



Dr. Kardavi: Në të shumtën e rasteve divergjencat në këtë çështje janë krejtësisht dukuri normale. Ekziston një numër i madh i arsyeve për një gjë të tillë. Fetvaja është rezultat i ixhtihadit të muftisë. Është e natyrshme që njerëzit të kenë aspekte dhe mendime të ndryshme për çështjen e njëjtë, dhe të na paraqiten qëndrime të ndryshme. Disa i përmbahen qëndrimeve më rigoroze, të tjerët mundohen t’i lehtësojnë njerëzit, për disa është i njohur hadithi që ka të bëjë për një çështje të caktuar ndërsa për të tjerët hadithi në fjalë nuk është i njohur. Deri te disa ka ardhur transmetimi i hadithit nëpërmes rrugës e cila nuk konsiderohet e besuar, ndërsa te të tjerët rruga e ati transmetimi konsiderohet e rregullt. Ky është shkaku kryesorë pse vije deri te qëndrimet e ndryshme, me çka edhe ka ndikuar paraqitja e medh-hebeve.

Këto dallueshmëri nuk duhet të trajtohen si diçka e keqe ose sikur konfuzion. Jo, këtu nuk ka të keqe, por përkundrazi kjo është pasuri e sheriatit e cila jep mundësi të zbatimit të rregullave në rrethana të ndryshme.





Tevfik Taha: A është e mundur që këto divergjenca të arrin deri në atë shkallë sa të nxitin ngatërresa, respektivisht të agjitojnë hutesë në mes besimtarëve?



Dr. Kardavi: Jo! Divergjencat e këtij lloji sigurisht se nuk mundë të sjellin deri te ngatërresa, e as deri te problemet serioze, përveç në rast se fillojnë të japin fetva personat që veten e konsiderojnë mufti dhe të cilët nuk janë kompetent për këtë detyrë. Fatkeqësisht sot kemi shumë, shumë shembuj të tillë. Disa të rinj të cilët nuk janë as për së afërmi, të arsimuar, të japin fetva, veten e paramendojnë së janë bërë mufti të mëdhenj dhe janë të aftë të sjellin fetva të cilët vetëm se i hutojnë besimtarët. Sot është shumë lehtë të hasësh ndokënd i cili jep fetva. Një praktik e tillë nuk ishte në kohën e sahabëve të Pejgamberit a. s. Sahabët (All –llahu qoftë i kënaqur me ta) i shmangeshin dhënies së fetvave. Janë të njohura fjalët e një njeriu i cili thotë për Abdulla ibën Omerin r. a. se ka kaluar me te tridhjetë e katër muaj dhe nuk e ka dëgjuar asnjëherë duke dhënë fetva. Në rast se pyetej për ndonjë çështje, thoshte se nuk e dinte përgjigjen dhe se pyetësi atë pyetje do të duhej t’ia drejtonte dikujt tjetër.

Mufti nuk mundë të bëhet çdo kush që dëshiron të merret ma atë punë, por vetëm ai i cili i plotëson kushtet për këtë pozitë të rëndësishme. Unë kam takuar të rinj të cilët nuk i pranojnë mendimet e Ebu Hanifes dhe Malikut sepse i konsiderojnë dijetarë të rëndomtë siç janë edhe vetë, dhe kështu nuk kanë arsye të mbështeten në mendimet e tyre kur edhe ata vet mundë të analizojnë! Kjo, vërtetë është mendim i gabuar.

Që dikush të jetë mufti patjetër duhet t’i përmbush kushtet vijuese: të jetë shkencëtarë në shkencat e Kur’anit, të jetë dijetarë në shkencat e hadithit, t’i njeh mirë çështjet në të cilat dijetarët ndajnë mendime të kundërta dhe çështjet ku dijetarët janë të bashkuar për një çështje, që në mënyrë detale të njoh gjuhën arabe, të jetë ekspertë në fikh dhe usuli – fikh, fjala vjen të posedojë njohurit elementare nga të gjitha disiplinat e tyre. Gjithë ajo që u përmend është e detyrueshme të njihet mirë në mënyrë që dikush të mundë të merret me dhënien e fetvave.

Fatkeqësisht, kam pare njerëz që lëshohen në një punë kaq me përgjegjësi pa i njohur as rregullat elementare siç janë dallueshmëria e hadithit të vërtetë nga hadithet të cilat nuk i plotësojnë kriteriumet e kërkuara për t’u konsideruar të vërtetë.





Tevfik Taha: Edhe krahas gjithë asaj që keni përmendur, sot nuk është vështirë të gjinden të tillë të cilët i japin të drejt vetes pa kurrfarë kompetence, dhe shpallin disa gjëra haram e të tjerat hallall. Cili është qëndrimi i juaj lidhur me individ të tillë?



Dr. Kardavi: Ky me të vërtetë është një problem me të cilin sot po ballafaqohemi. Këta njerëz nuk janë të devotshëm. Prej dëmeve nga rreziku i tyre ka tërhequr vërejtjen Muhammedi s. a. v. s. në hadithin i cili është sahi dhe e shënojnë edhe Buhairu edhe Muslimi. Në këtë hadith thuhet: ’’All –llahu xh. sh. nuk do të merr diturin nga njerëzit duke e nduk nga gjokset e dijetarëve, por do të marrë dijetarët, dhe në mungesë të dijetarëve njerëzit do t’i marrin të paditurit për shëmbëlltyrë të tyre. Do t’i pyesin, dhe ata pa kompetencë do të japin fetva, dhe në këtë mënyrë do të bëhen pre e mashtrimeve duke i shpirë edhe të tjerët në te.’’Ata të cilët sillen në këtë mënyrë janë injorantë nga të cilët duhet të ruhemi. Nuk është mufti çdo kush që bartë në kokë ahmedi ose ai i cili hedh krahëve xhyben e muftisë. Janë hatibë të shumtë nga vazi i të cilëve dridhet minberi por nuk janë mufti. Nuk është mufti secili që mbaron fakultetin e sheriatit! Për të qenë mufti ekzistojnë kushte të veçanta që nuk është lehtë të plotësohen. Duhet të njihen ata që janë të merituar për të bartur këtë titull dhe atyre i drejtohemi për fetva dhe këshilla.





Tevfik Taha: Jetojmë në kohën kur tej mase është zhvilluar teknologjia e medias. Shumë mufti shërbehen me mjetet e informimit gjatë dhënies fetva. A ekzistojnë rregulla të caktuara të cilat muftiu duhet t’i respektojë në paraqitjet publike?



Dr. Kardavi: Ekziston kodeksi moral që duhet t’i përmbahet secili mufti në paraqitjet e veta publike. Para së gjithash, është devotshmëria ajo e cila duhet të merret para sysh me rastin e dhënies fetva, pastaj, të respektojë institucionin e fetvas sepse fetvaja është trashëgimi e Muhammedit s. a v. s., hulumtimi i rregullave fetare, duke mos lejuar të jep fetva në çështjet ku nuk ka njohuri, të jetë i guximshëm. Me trimëri nënkuptojmë që muftiu haptas të thotë se nuk e di në rast se i shtrohet pyetja për të cilën nuk ka përgjigje. Muhammedi s. a. v. s., në raste të caktuara, pasi i drejtohej ndonjë pyetje, heshte, nuk jepte përgjigje, por priste që t’i vinte Xhebraili me shpalljen dhe t’i sqarojë rregullat rreth pyetjes të cilën ia kanë paraqitur.

Sahabët e të Dërguarit s. a. v. s. , nuk nguteshin me përgjigjen. Kur dëgjonin se dikush po jep fetva çuditeshin dhe thonin: ’’Ky jep fetva, e sikur kjo pyetje t’i drejtohej Omerit r. a., ai do t’i thërriste pjesëmarrësit e Bedrit, në mënyrë që së bashku të gjejnë përgjigjen!’’ Me të vërtetë kanë vepruar kështu. Në rast se Ebu Bekri ose Omeri r. a. do të pyeteshin për ndonjë çështje, e nuk do të ishin të sigurt në përgjigjet e tyre, ata do të thirrin sahabët autoritativ dhe do të kërkonin nga ata, atë që dinë për çështjen e caktuar. Nëse asnjëri nuk kishte njohuri rreth pyetjes së shtruar atëherë interesoheshin për mendimin e tyre. Pra, nuk nguteshin në lëshimin e fetvave, siç veprojnë sot disa. Omeri r. a. për ata që nguten në dhënien e fetvas ka thënë: ’’Ai i cili ngutet në dhënien e fetvas ngutet në zjarrin e xhehen-nemit!’’

Imam Malikut me në rast ia shtruan njëzet e dy pyetje ndërsa u përgjigj vetëm në dy. Sa i përket njëzet pyetjeve tjera tha se nuk e di përgjigjen! Me një rast tjetër dikush e pyeti diçka, dhe tha: ’Nuk jam i sigurt në përgjigje!’ Pyetësi i tha se kjo është një pyetje e lehtë për të cilën ai duhet të di përgjigjen, ndërsa ai i sqaron se në fe nuk ka pyetje të lehtë. Çdo pyetje e ka rëndësinë e saj dhe nuk është lehtë të përgjigjet në te. Gjithashtu, e kishte traditë të thoshte se kanë kaluar vite të tëra që kur iu ka shtruar ndonjë pyetje dhe ende nuk është i gatshëm të përgjigjet në te.





Tevfik Taha: Kemi raste kur disa mufti japin fetva ashtu si i pëlqen pushtetarëve, duke u frikësuar për jetën e tyre. Çfarë përgjegjësie merr muftiu mbi vete kur jep fetva të tilla?



Dr. Kardavi: Nuk është problem kur vije deri të divergjencat e ndryshme për shkak të kundër mendimeve në mes dijetarëve islam mbi çështjet e caktuara, e kemi sqaruar më parë se një dukuri e tillë është normale. Mirëpo, problemet lindin kur individët fillojnë të japin fetva duke u mbështetur në teket e veta, dhe janë tërësisht të paditur. Në rast se jepen fetva, pa pasur njohuri elementare me qëllim që të kënaqen epshet vetjake dhe dëshirat e sunduesve. Ndodhë ndonjë here edhe kur jepet fetvaja e cila i përgjigjet masave popullore. Kështu do të shkaktohej mbështetja e masave ndaj mufitve, ai jep fetva ashtu si i pëlqen popullit, pa marrë para sysh se a ka kjo lidhje me fetvan dhe diturinë e vërtetë.





Tevfik Taha: Para disa viteve keni shkruar librin që flet për situatën konfuze në fushën e dhënies fetva. Nga ajo kohë kanë ndodhur shumë ndryshime, si në shoqëri, si në këtë fushë. Si e shihni tani gjendjen lidhur me këtë çështje?

Dr. Kardavi: Në librin të cilin e përmendët unë i kam përmendur të gjitha negativitetet të cilat vine në shprehje në kohën tone dhe kanë të bëjnë me çështjet për të cilat ne sonte po flasim. Kam folur se si disa në kohën tonë paraqiten sikur të jenë mufti ndërsa nuk kanë as diturinë elementare mbi të vërtetat themelore fetare, janë mospërfillës ndaj rrethanave në të cilat duhet të jepet fetvaja, si dhe ekzistojnë presione të natyrave të ndryshme ndaj muftive zyrtarë, mbi përcjelljen e ideve perëndimore me rastin e dhënies fetva, rreth kopjimit të fetvas nga kohët e vjetra – duke mos pasur para sysh ndryshimin e vendit, kohës dhe rrethanave në të cilat jepet fetvaja, etj. Ajo që është interesant sot se të gjitha negativitetet ende janë prezentë në mesin tonë, vetëm se, në mbështetje të mjeteve teknologjike bashkëkohore janë shumë më depërtuese. Dikur shejhu është ulur në mesxhid ku kanë ardhur njerëzit dhe i kanë shtruar pyetje. Shejhu është përgjigjur ndërsa e kanë dëgjuar një grup i njerëzve. Nëse ai do të gabonte, gabimi i tij do të kishte ndikim vetëm te disa njerëz. Mirëpo, sot nëpërmes programeve satelitore fetvaja për njëherë gati arrin në çdo vend të botës. Dhe gabimi më i vogël do të kishte ndikim të tmerrshëm ngase nga qëndrimi i shprehur ndikohen masë e madhe e besimtarëve. Pra, në kohën tonë përgjegjësia është shumë më e madhe e atyre që japin fetva sepse ato për një kohë shumë të shkurtër zgjerohen në mbarë botën.



Tevfik Taha: Çfarë është roli dhe përgjegjësia e mediave me rastin e prezantimit të fetvave, respektivisht plasimi medial i fetvave të cilat nuk janë të drejta?



Dr. Kardavi: Sigurisht se roli i medias në këtë kontekst është jashtëzakonisht i madh dhe rrjedhimisht me këtë edhe përgjegjësia e të vepruarit me të vërtet është shumë e madhe. Mediat janë përgjegjëse për atë që do të thirrin mysafir në emision, sepse ai do të jep fetva në emisionin të cilin e përcjellin miliona njerëz. Problemi qëndron në atë se një numër i madh i redaktorëve të programeve fetare nuk e njohin kush është i besueshëm të jetë mufti. Shumë prej tyre merren me autoritetin dhe famën e ndonjë vaizi dhe kështu e thërrasin si mysafir në cilësinë e muftisë. Ajo që dikush është oratorë i njohur nuk do të thotë se është edhe mufti, ose që dikush është i njohur me leximin e literaturës tradicionale, as kjo nuk mjafton për të qenë mufti. Ai që sot jep fetva patjetër duhet të lexoj literaturën bashkëkohore dhe kështu do të kuptonte kohën në të cilën jetojmë dhe pastaj në pajtim me rrethanat mundë të sjellë fetvan e drejt.




Tevfik Taha: Thatë se fetvaja patjetër duhet t’i përgjigjet rrethanave kur jepet ajo. A mundë të ketë shikim të drejtë në gjendjen e ati i cili shtron pyetje për muftinë që është mysafir në ndonjë emision televiziv?



Dr. Kardavi: Po, pikërisht kjo që sapo e përmendet është edhe një problem me të cilin ballafaqohen muftitë që japin fetva nëpër mes medias. Pa kontaktit të drejtpërdrejt të atij i cili pyet me atë që është duke pyetur vështirë se mundë të ketë pasqyrë krejtësisht të qartë mbi gjendjen e njeriut në të cilën gjendet. Me një rast erdhi një njeri te Abdulla ibën Abasi dhe e pyet se a mund të pendohet vrasësi. Ibën Abasi e ngrit shikimin dhe shikon në fytyrën e njeriut që po pyet e i thotë: ‘Nuk ka pendim për mbytësin, ai do të djegiet në zjarr!’ Pasi që njeriu u largua ata që ishin prezent, të habitur nga fetvaja e tij, kërkuan sqarim. Ibën Abasi i thotë: ‘Kur e shikova fytyrën e tij e pash se ishte i zemëruar, dhe ka arritur për të marrë fetvan, sipas të cilës do të vepronte dhe pastaj do ta mbyste ndonjërin!’





Tevfik Taha: Në të kaluarën populli është mbështetur në fetvan e një muftiu apo muftitë që ishin nga medh-hebi i njëjtë. Mirëpo sot, me ndihmën e teknologjisë bashkëkohore të komunikimit, është e mundur të dëgjojmë fetva nga medh – hebet e ndryshme, madje edhe nga ata të cilët i kalojnë kufijt e medh – hebeve të pranuara. Si e komentoni ju këtë dukuri?



Dr. Kardavi: Me një rast, më është shtruar kjo pyetje dhe iu jam përgjigjur se në këtë rast shumë do të ndihmonte sikur të themelohej këshilli për fetva i cili do të nxirrte fetva në vend se këtë ta bënin individët. Pra, në vend se të jetë një person, emërtohen një numër më i madh i merituar në Këshillë i cili do të jetë i ngarkuar të shikoj problemet nga këndet e ndryshme dhe bashkërisht të hulumtojnë zgjidhjet më të mira të mundshme për problemin i cili vendoset para tyre. Konsideroj se me një angazhim të këtillë jashtëzakonisht do të korrigjonim punën tone.



All-llahu i Lartësuar e din më së miri.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme