ISLAMI - DOMOSDOSHMËRIA E PREZENTIMIT TË TIJ

Edhe sot në kohën e modernizmit të lartë të zhvillimit njerëzor islami është gjithë më aktual edhe më tepër shtohet pashtershmëria e ideve dhe zgjidhjeve të problemeve të kohës. Gjithmonë në të kaluarën, pra edhe sot njerëzimi ballafaqohet me probleme të shumta që kanë të bëjnë me jetën e njeriut, të cilat nuk kanë mund të gjejnë zgjidhje përveç se në fe. Edhe islami, marrë parasyshë problemet e kohës është i domosdoshëm dhe për këtë ndihet nevojë e madhe për inkuadrim në rrjedhat e zhvillimit shoqëror të njerëzimit, inkuadrim ky që kërkon Islamin si subjekt kreativ dhe reformues duke formuar rrugë të vërtetë të udhëzimit njerëzor. Kjo është fryma e vërtetë e Islamit, por ata të cilët duhet të zbulojnë, shpjegojnë dhe prezentojnë këtë frymë janë bartësit e tijë, respektivisht muslimanët.
E për të qenë bartës të vërtetë të Islamit në kohë dhe vened janë të domosdoshme disa parime shumë me rëndësi, edhe ate:

1. Besimi i thellë në ardhmërinë e tij

Nuk mund të mendohet në preznetimin e një misioni, e në vecanti në ate islam, po qe se nuk besohet në ardhmërinë e tij. Të besosh në ardhmëri të Islamit është obligm i shenjtë për arsye se Islami është Fjalë hyjnore dhe e Vërteta absolute dhe si e tillë gjithmonë ngadhnjen ndaj të pa vërtetës. Vetëdia rreth këtij elementi është shumë me rëndësi kur dihet se rruga e realizimit të idealit të shenjtë është me batica dhe zbatica dhe në të njejtën kohë duhet të kalojë nëpër pengesa të vështira dhe të mundishme. Besimi në këtë jep vullnet të paluhatshëm, shton durimin, forcon gatishmërin për të vazhduar angazhimin në realizimin e të vërtetës pa marrë parasyshës kohën që kërkon ai. Në ardhmërinë e idealit të shenjtë patjetër duhet besuar, po edhe sikur ajo të jetë utopi.
Kjo cilësi është bazë për angazhimin e çdo besimtari kur dihet se kultivimi i vlerave të shenjta islame është proces i cili kalon nëpërmes të bindjes, reformimit të vetëdijes së njeriut që paraqet një problem dhe vështirësi të veçantë në këtë proces, i cili nuk mund të realizohet po qe se nuk ekziston vetëdije për pengesat, vështirësit, luftën me të cilën do të ballafaqohemi në këtë proces.
Kjo cilësi ka qenë klarakteristike e bartësve të idealeve të larta, misionerëve të shenjtë, e në veçanti pejgamberëve të All-llahut xh.sh. të cilët kanë patur vetëdije të lartë mbi faktin se realizimi i të mirës kërkon mund, angazhim, kohë dhe vetsakrifikim. Kur’ani Famëlartë në mënyrë shumë të qartë thekson këtë karakteristikë të pejgamebrëve të All-llahut dhe njerëzve tjerë, si: Ademit, a.s., Nuhit, Ibrahimit, Musaut, Isaut, e në veçanti të Muhamedit a.s. Pejgamberit të fundit. Të gjithë këta e kishin të qartë se detyra e tyre është të shpjegojnë në mënyrën më të mirë misionin hyjnorë duke qenë të vetëdishëm se suksesi është i pa shmangshëm. Në këtë rrugë kërkohet qëndrueshmëri, vazhdueshmëri, forcë intelektuale dhe fizike, durim, zgjedhje të metodave më adekuate, të natyrshme, racionale, bindëse, etj. Të gjitha këto karakteristika i përshkruan Kur’ani Famëlartë kur flet për njerëzit e mëdhenjë të botës, e në veçantë për të zgjedhurit e All-llahut xh.sh..
All-llahu xh.sh. në Kur’anin Famëlartë ju thotë:
“…Po a mos kanë të dqërguarit obligim tjetër, përveç që t’I njoftojnë qartazi…”?(En Nahël:35)
“ E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshproni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqertë.” (Ali Imranë:139)
Një ditë i erdhën Muhamedit a.s. politesitët kurejshitë me qëllim që ta bindin ate duke kërkuar nga ai të zgjedh në mes martesës me vajzën më të bukur të Mekes, pasurisë dhe postit vetëm e vetëm të largohet nga misioni që ka nisur, ai iu përgjigjet duke ju thënë:
“Pasha All-llahun, edhe sikur të ma vendosni diellin në krahun e djathtë e hënën në krahun e majtë unë nuk do të largohem nga ajo që më ka urdhëruar All-llahu xh.sh..”
Se Islami është fe e ardhmërisë vërtetojnë shumë fakte, e mbi të gjithë: vet historia e cila vërtetoi se gjatë aplikimit të plotë të parimeve të Islamit, pjestarët e Islamit me shekuj arritën të jenë udhëheqës të vërtetë të kombeve në të gjitha sferat e jetës. Ndër faktet me rëndësi është interesimi i madhë i qarqeve islame dhe jo islame në botë për idetë e Kur’anit Famëlartë dhe aktualiteti gjith më aktual i Islamit në botë. Kriza e madhe morale është ndër shkaqet kryesore që e bënë Islamin tërheqës në botë, sa që edhe armiqtë më të mëdhenjë të islamit pranojnë se Islami mund të jetë fe shumë tërheqëse për qarqet e Perëndimit. Të gjitha këto fakte zhvillojnë ndjenjat e optimizmit dhe besimit në ardhmëri që forcon vendoshmërinë e pjestarëve të islamit për të vepruar me qëllim të angazhhimit maksimal për formimin e bazës së fuqishme të ardhmërisë së shëndoshë islame, e kjo bënë edhe më të fuqishëm besimin në këtë ardhmëri.

2. Dituria dhe njohje e thellë e vlerave Islame

Inkuadrimi i Islamit dhe kultivimi i vlerave të tijë në të gjitha sferat e jetës kërkon njohje të vërtetë dhe të thellë të tijë. E për t’u aritur kjo duhet qasur realzimit të plotë të imperativit të shenjtë “lexo”, që është pikënisja thelbësore për prezentimin e velarev islame si dhe për t’u arritur të kuptohen nga të tjerët dhe të praktikohen ato në jetën e përditshme, e në veçanti për të qenë zgjiidhje e problemeve të jetës individuale dhe shoqërore në sfera të ndryshme duke filluar prej atyreve ekonomike, e deri te ato filozofike, shkencore, psikologjike, ushtarake, sociologjike,etj.
Se sa është me rëndësi ky fenomen tregon mënyra e shtjellimit të kësaj cështje nga vetë Kurani famëlartë.
Në fillim All-llahu xh.sh. i drejtohet njeriut me imperativin e Tij të shenjtë duke i thënë:
“Lexo me emrin e Zotit tënd i cili krijoi (çdo gjë).”(Alek:1).
Si njohës i vërtetë i njeriut dhe i dobësive të tij, All-llahu xh.sh. që njeriut mos t’i kalojë në harresë ky imperativ, kthen njeriun në praktikën dhe jetën e tijë që nga vet praktika dhe jeta e tij të bëjë vështrimin e vlerës së këtijë imperativi dhe në mënyrë nxitëse i drejtohet:
“Thuaj: A Janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë ?”Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.”(Ez Zumer: 9)
“Nuk janë të barabartë i verbëri dhe ai që sheh. Dhe as errësirat e drita.” (Fatir:19-20).
Dhe më në fund për të vërtetuar seriozitetin dhe vlerën e lartë të dijes dhe njohjes All-llahu xh.sh., përdorë betimin si metodën e fundit për ta bindur njeriun dhe për t’i besuar ai vlerës së lartë dhe të shenjtë të dijes si shtyllë themelore në zhvillimin dhe përparimin e njeriut në jetën e tij individuale dhe kolektive, dhe Ai betohet në ate që është më e shtrenjtë me këto fjalë:
“Nun. Betohem në pendën dhe në atë çka shkruajnë.”(El Kalem:1)
Fjala ”el kalem”, në kuptim të ngusht nënkutpon pendën që shkruan, lapsin, shtypshkronjën, kompjuterin, etj., por në kuptim më të gjërë nënkupton mjetin i cili në mënyrë më të përsosur kultivon dhe zhvillon dijen e cila në mënyrë më të fuqishme ngrit njeriun të kuptojë Krijuesin, vetvetiun dhe gjithçka qe rrethon ate.
Këtë e vërtetoi historia e Islamit dhe muslimanëvë, kur ata iu qasën me seriozitet këtij principi dhe parimi arritën të jenë udhëheqës të vërtetë të kombeve në mbarë botën edhe ate në të gjitha sferave të zhvillimit të jetës së njeriut, plotë dhjetë shekuj. Po të njejtën e pranojnë edhe dijetarët e kulturolog të kulturës Europiane.


1. Uniteti - Fuqia lëvizëse e kultivimit të islamit

Islami me parimet e tij të shëndosha fillon nga formimi i individit dhe familjes së shëndoshë si parakusht të unitetit të fortë dhe të plotë që dërgon drejt bashkësisë së shëndoshë. Unitet i plotë në Islam nënkupton bashkimin e të gjith potencialit fiziko-shpirtëror me qëlllim të lartësimit të të Vërtetës - Hakut, të së mirës, pozitives, konstruktives dhe kultivimit dhe realizimit të një mirëqenie të njerëzimit në këtë botë me qëllim të shfrytëzimit të të gjith të mirave të kësaj bote në emër të Krijuesit, respektivisht All-llahut xh.sh. në parimin e tij të shenjtë:
“…Ndihmohuni në mes veti me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e në armiqësi…”(El Maidetu:2)
Uniteti Islam bazohet në besimin e All-llahut xh.sh. dhe në realizimin e ligjeve të tij i cili i përfshinë të gjithë pjestarët e Islamit pa dallim race, kombi, fisi, vendi, situate, etj. Masa e vetme e këtij uniteti është devotshmëria dhe vlerat e larta morale e njerëzore. Ky unitet pjestarët e Islamit i shef si një organizëm ku secila pjesë ka rolin e veçant pa të cilin nuk mund të ekzitojë ai. Këtë organizmë e përbën dashuria ndaj njëri tjetrit, ndihma reciproke, kujdesi për fatin e tjetrit dhe vënia në shërbim të gjithçkafit për tjetrin dhe ansjelltas, që sjellë deri te një lidhëshmëri e fortë të zemrave, mendimeve dhe qëllimeve të besimtareve në këtë unitet. Ky unitet është i njetë në paqë e në luftë, në mirëqenie e në varfëri, në gjendje të zakonshme dhe jo të zakonshme, etj. Forca dhe shëndetshmëria e lartë e këtij uniteti apo organizmi nxjer në shesh edhe produktin apo veprën e shëndoshë, respektivsht kultivimin e lartë dhe të shëndoshë të vlerave të Islamit në rrjedhat e kohës.
Se sa i rëndësishëm është ky princip në prezentimin e Islamit dhe forcimit të tij tregojnë edhe Fjalët e All-llahut xh.sh.:
“Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut dhe mos u përçani…!” (Ali Imran:103).
“… e mos u përçani mes vete e të dobësoheni e ta humbni fuqinë(luftarake)…” (El Enfalë:46)
Se çfarë është uniteti tregonjnë fjalët e Muhamedit a.s.:
“Besimtarët në marrëdhëniet e tyre mes veti, në dashuri, në mëshirë dhe miqësi janë si një trup, po qe se dhemb një organ, edhe pjesët e tjera shqetësohen dhe tërë organizmi vuan nga dhëmbjet, nga pagjumësi dhe zjarrmia (temperatura e ngritur).
Pra, uniteti paraqet fuqinë më të madhe të një populli ndërsa përçarja dobësinë më të madhë të tij. Uniteti ngrit popujt në pijedestalin më të lartë të besimit, dijes, kulturës, shkencës, etj, ashtu siç ndodhi me muslimanët kur respektonin porositë e All-lahut ishin shembull të vlerave të lartpërmendura në të gjitha kontinentet e botës, ndërsa përçarja paraqet dobësim të zemrave, trupit, familjes, bashkësisë etj. që dërgon në shkatrim, ashtu siç po ndodhë sot me muslimanët e botës të cilët duke mos e njohur Kur’anin Famëlartë dhe duke i anashkaluar porositë kur’anore të All-llahut xh.sh. kanë ra në kurthën e strategjive të huaja të cilat kanë shkatruar unitetin, qejes, kulturës, shkencës, etj, ashtu siç ndodhi me muslimanët kur respektonin porositë e All-lahut ishin shembull të vlerave të lartpërmendura në të gjitha kontinentet e botës, ndërsa përçarja paraqet dobësim të zemrave, trupit, familjes, bashkësisë etj. që dërgon në shkatrim, ashtu siç po ndodhë sot me muslimanët e botës të cilët duke mos e njohur Kur’anin Famëlartë dhe duke i anashkaluar porositë kur’anore të All-llahut xh.sh. kanë ra në kurthën e strategjive të huaja të cilat kanë shkatruar unitetin, qejes, kulturës, shkencës, etj, ashtu siç ndodhi me muslimanët kur respektonin porositë e All-lahut ishin shembull të vlerave të lartpërmendura në të gjitha kontinentet e botës, ndërsa përçarja paraqet dobësim të zemrave, trupit, familjes, bashkësisë etj. që dërgon në shkatrim, ashtu siç po ndodhë sot me muslimanët e botës të cilët duke mos e njohimit të njerëzimit dhe me këtë dobëson pozicionin e Islamit në të gjitha instancat qofshin ato ekonomike, shkencore, politike, kulturore, ushtarake, morale, etj.
Muhamedi a.s. pasojat e dobësimit si pasojë e përçarjes e ka paraparë në fjalët e tija kur ka thënë:
“Do të vijë koha kur popujt tjerë do të ju sulmojnë ju ashtu sic bëjën mizat ndaj enës pa larë. (As’habët) kanë thënë: O i Dërguari i All-llahut! A thua kjo do të ndodhë nga ajo që ne do të jemi pakicë në atë kohë? Jo Ju do të jeni shumë! Por do të jeni sikur shkuma e ujit dhe nga zemrat e armiqëve të juaj All-llahu xh.sh do ta largojë ndjenjën e frikës ndaj jush dhe në zemrat e jueja do ta fus “vehnin”. Do t’ i thuhet:” E çka është “vehni” o i Dërguar i All-llahut? Do të thotë: Dashuria nda kësaj botë dhe urrejtja ndaj vdekjes.”(Transmeton Tirmidhiu).
“ Kur udhëheqësit tuaj do të jenë njerëzit më të mirë midis jush;,pasanikët tuaj ,më dorëdhënës(bujar) dhe kur ju punët më të rëndësishme do t’I kryeni duke me marrëveshtje në mes veti, atëherë është më mirë të jetoni mbi dhe se në dhe.
Por, kur (mbi ) do të sundojnë të këqinjtë ndërmjet jush, kur pasanikët do të bëhen koprac, kurse punët tuaja më të rëndësishme do t’u leni grave të jueja, atëherë më mirë të jeni në dhe se të jetoni mbi dhe” (Transmeton Ebu Hurejre).



2. Gatishmëria për të sakrifikuar në kultivimine vlerave islame

Nuk ka vepra të mëdha pa sakrifica të mëdha. Pra, nuk ka kultivim të lartë dhe të bujshëm të vlerave fetare islame pa angazhim të bujshëm dhe pa mibilizim të plotë të të gjitha aftësive fiziko intelektuale. Impulsi më i lartë përë këtë sakrifikim vjen nga fakti kur dihet se vlerat e Islamit të cilat i kemi ne sot dhe që po i përjetojmë janë rezultat i mundit dhe sakrificës që dhanë gjenerata e mëparshme, edhe ate dikush duke sakrifikuar të menduarit e tij, dikush pasurinë e tij, e dikush edhe trupin e tij. E gjith kjo duhet të nxit të menduarit dhe ndjenjat të e çdo një pjestari të Islamit që edhe ai ka për obligim të mendoj të jap kontributin maksimal duke sakrifikuar ate që është e nevojshme për të shpjeguar dhe aplikuar Islamin, që ai që të merr rrugën e të tashme dhe të ardhmes, të vetëdishëm se kjo është detyrë dhe obligim i shenjtë dhe njiherit emanet që duhet kryer në kohën në të cilën jetojnë për dhe për çka do të japin përgjegjësi. Kur’ani definon si përgjegjës çdo gjeneratë të jep kontribut në shpjegimin e Islamit në kohën në të cilën jeton dhe vepron duke krijuar bazë dhe fundamnet për vazhdimin e tij drejt ardhmërisë, po kështu e kanë detyrë dhe obligim edhe pjestarët e Islamit në kohën në të cilën jetojnë. Pra, çdo një gjeneratë do të jep llogari për kohën në të cilën jeton, e askush nuk do të pyetet, e as do të përgjigjet për kohën në të cilën nuk jetuan dhe nuk vepruan, e as që do të pyeten për rezultatet dhe kontributin e të tjerëve,bazuar në fjalët e shenjta kur’anore:
“Ai ishte një popull që kaloi, atij i takoi ajo që fitoi, e juve ju takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që vepruan ata.”(El Bekaretu:134)
Pra, ne sot kemi obligim të japim kontributin tonë për kryerjen e kësaj detyre të shenjtë me qëllim që Islami të mer rrugë e ardhmërisë, brenda mundësive që i ofron koha, vendi dhe rrethanat.
Mundësia më e madhe dhe më e mundhsme është angazhimi ynë nëpërmes shpjegimit sa më të qartë, më të natyrshëm dhe më të arsyeshëm të Islamit që të jetë sa më i kapshëm duke mos imponuar bindje që bjen ndesh me natyrën e shëndoshë të mentalitetit të njeriut të këtij nënqielli. M’u për këtë ekzistojnë edhe institucionet fetaro arsimore si Medreseja dhe Fakulteti i Shkencave Islame të cilat institucione japin hapsirë për të realizuar detyrën e shenjtë islame gatishmërinë për të sakrifikuar pasurinë tonë me qëllim të mirëmbajtjes së këtyre institucioneve, me çka edhe kryejmë emanetin tonë për zhvillimin e Islamit dhe vëndosjen e bazës shumë të fortë të ardhmërisë së Islamit. Vetëm nëpërmes kësaj karakteristike pjestarët e Islamit mund të vërtetojnë paluhatshmërinë e tyre në Islam dhe cakun në rrugën e tyre të pastër për të qenë në shërbim të Islamit. Kjo vetëdije e këtillë bënë që të jenë në suaza të fjalëve të shenjta kur’anore All-llahu xh.sh. thotë:
“Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshill të mirë dhe polemizo me ata (kundëreshtarët) me atë mënyrë që është më e mira…” (En Nahël:125)
“ Kur nuk do të arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më ta dashurën) e pasurisë suaj…” (Al Imranë:92).
“Besimtarët janë vetëm ata që i besuan All-ll-llahut, të dërguarit e Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hirë të All-llahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyrë. Të tillët janë ata të vërtetët”.(El Huxhurat:15).
Shembull i pashtershëm për këtë ka qenë vet Muhamedi a.s., shokët e tij dhe besimtarët e vërtetë të cikët kur ishte në pyetje ekzistenca e vlerave islame dhe kultivimi i tyre ishin të gatshëm të sakrifikojnë edhe më të shtrenjtën.
Sa për ilustrim do ta sjellim shembullin e Bilal Habeshiut, para pranimit të Islamit rob i thjesht, e pas pranimit të Islamit personaliotet kyq i zhvillmit të islamit, të cilit pasi që e pranoi Islamin i jepnin pasuri e dhurata vetëm të largohet nga Islami, e ai dinte vetëm t’ju thotë: “ Nuk ka fuqi që do të mund të më detyronte ta lëshojë fenë dhe pejgamberin a.s.”, e kur e sulmonte armiku, ai thoshte: ”Më mirë do të vdesim duke mbrojtur jetën, fenë dhe nderin, se sa ta lëshojmë kundërshtarin të bëjë me ne çka të dëshirojë.”
Ndërsa shembulli i një motre muslimani poashtu është shumë ilustrativ dhe model i besimtares shembullore, e cila pas luftës në Uhud dëgjoi se kanë ra dëshmorë shumë besimtarë, po bile edhe Muhamedi a.s.. Si të gjithë nënat edhe ajo doli në fund të qytetit për t’i pritur të plagosurit për të pyetur për familjarët e tyre që i kishin dërguar në luftë dhe në një moment pyeti ushtarin të cilin e njihte: “A vjen babai im?” Është vrarë- i tha ushtari i plagosur i cili mesi po ecte! “A vjen burri im?” - pyeti përsëri. “Është vrarë“- iu përgjigj ushtari ! “E çka ndodhi me djalin tim, plaga ime e shkretë?” - pyeti me plotë dhimbje nëna e shkretë “Edhe ai të është vrar duke e mbrojtur Muhamedin a.s.!” - iu përgjigj me plot dhimbje ushtari që po kthehej nga fronti. Në këtë dhimbje të thellë dhe të madhe mori guximin të pyes: “E çka ndodhi me Muhamedin a.s.?”. “I falmenderojmë All-llahut xh.sh., ai mbeti gjallë” - I buzëqeshur i përgjigjet ushtari . Në këtë moment kjo muslimane e lumtur dhe e gëzuar që Muhamedi a.s. ka mbetur gjallë u përgjigjë me plotë zemër: “Falemenderojë All-llahun, pasiqë pejgamberi paska mbetur gjallë, kështu më lehtë do t’ju përballojë plagëve të mia të rënda (me ramjen dëshmorë të familjarëve të mi).”

PËRFUNDIM

Thelbësore është të kuptohet se vet bartësit e Islamit kanë përgjegjësi të madhe dhe kyqe rreth prezentimit, shpjegimit dhe aplikimit të Islamit. Andaj, ngritja e vetëdijes rreth kësaj përgjegjësie është me rëndësi të veçantë për të tashmen dhe të ardhmen e vlerave të Islamit. Me këtë i jepet mundësi botës që të njihet me këto vlera dhe mundësi për përvetësimin e tyre si dhe rast për t’i analizuar dhe për qasje serioze dhe analitike të tyre. Me këtë shfrytëzohet mundësia që të bëhen pjesë e jetës njerëzore, e qarqeve shkencore, fuqi e humanizimit të jetës dhe marrëdhënieve njerëzore, forcë për të ndryshuar dhe reformuar njeriun dhe natyrën rreth e përqark, e në veçanti krijohet një bazë shumë e fortë për ta kuptuar Islamin dhe konceptet e saj me çka do të zbutej ashpërsia dhe jovërtetësia e mendimeve antiislame të kuzhinave të ndryshme në botë.
Edhe vet pjestarët e Islamit nëpërmes vlerave do të inkuadroheshin në rrjedhat e botës duke qenë subjekt kreativ në dhënien ndihmesë të vërtetë në definimin e Krijuesit, njeriut dhe botës në përgjithësi si dhe marrëdhënieve në mes tyre me çka do të ishin kontribues kontribues të vërtetë në të gjitha sferat e zhvillimit njerëzor.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme