Çfarë do të thotë islam dhe kush e solli atë‏

Islami është feja e cila u dërgua nga Zoti i Madhëruar me anë të Engjëllit Xhebrail për tek profeti Muhammed (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) i cili është profeti i fundit në vargun e profetëve të dërguar nga Zoti i gjithësisë.
Islami nuk është gjë tjetër vetëm se modeli i fundit i fesë në besimin në një Zot. Kjo fe u shpall për herë të parë me njeriun e parë i cili është dhe profeti i parë i dërguar nga Zoti Ademin (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) . Pastaj vazhdoi me profetët e tjerë, vazhdoi me Nuhin, Ibrahimin, Ismailin, Jusufin, Musanë, Davudin, Sulejmanin, Isanë dhe së fundi me Muhammedin (paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) i cili u bë dhe vula e profetëve sepse Zoti e dërgoi si profet të fundit. Kjo fe u ripërtërinte nga Zoti me profet atëherë kur njerëzimi e deformonte fenë e vërtetë. Prandaj janë dërguar shumë profet. Siç kanë interpretuar fetë para ardhëse besimin në një Zot dhe mënyrën e të jetuarit në paqe ashtu dhe Islami interpreton që njerëzit të besojnë në një Zot dhe të jetojnë në paqe e harmoni me njëri-tjetrin. Ne jemi njerëz kemi nevojë të jetojmë në harmoni sepse nuk mund të jetojmë në vetmi, vetmia është veçori e Zotit i cili është i vetëm dhe jeton pa nevojën e ndokujt. Ndërsa ne kemi nevojë për njëri-tjetrin dhe për këtë duhet të dimë si të jetojmë në harmoni dhe rëndësinë kësaj na e tregon shumë bukur fjala e Zotit ku thotë: “ Nëse jeni besimtarë shkoni mirë me njëri-tjetrin”. Pra kjo na tregon hapur se sa e rëndësishme është harmonia midis njerëzve. Me këtë ne shohim se paqja dhe harmonia tregojnë kulturën dhe karakterin e njeriut të mirë. Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) vetë thekson: “ Musliman është ai i cili nga gjuha dhe dora e tij të tjerët nuk dëmtohen”. Siç e shohim edhe profeti na lajmëron që njeriu nëse do të meritojë emrin njeri atëherë le të jetojë ashtu siç i takon atij.
Islam do të thotë lumturi: Nëse një njeri jeton sipas rregullave hyjnore nuk do të shoh gjë tjetër në jetën e tij veçse paqe e lumturi. Njeriu meriton të jetojë i lumtur sepse këtë të drejtë ia ka dhënë vetë Zoti që e ka krijuar atë. Atëhere përse ky njeri të dali nga emri i tij i dhuruar nga Zoti e të jetojë me një emër fallso si dhunues apo mashtrues jo ky njeri duhet ta meritojë me jetën që jeton emrin e dhuruar njeri. Lumturia që na jep besimi është ajo lumturi e cila do na japë paqe e harmoni midis njerëzve. A mund të gjejmë ndonjë njeri që kërkon të jetojë i pa lumtur? Jo atëherë le ti japim njerëzve atë që duan pra lumturinë.
Islam do të thotë mëshirë: Që në krijimin e çdo gjëje mund ta kuptojmë shumë mirë se janë krijuar me një mëshirë të veçantë. Zoti i dha çdo krijese pjesë nga mëshira e vet. Këtë mund ta shohim në të gjitha krijesat. Një elefant kujdeset për zogun e vet siç e dimë elefanti nuk pjellë i shtrirë por futet në ujë në mënyrë që zogu i tij mos të dëmtohet gjatë lindjes. Pra Zoti u dha edhe njerëzve pjesë nga mëshira e Tij atëherë pse ne të jetojmë pa e përdorur këtë që na dhuroi krijuesi ynë. Islami na këshillon që të jemi të mëshirshëm jo vetëm ndaj njerëzve por edhe ndaj krijesave të tjera sepse edhe ato kanë të drejtën e tyre të jetojnë nën mëshirën e krijuesit. Nëse shohim mënyrën e krijimit të rruzullit tokësor do të kuptojmë shumë mirë se çdo gjë është krijuar që njerëzimi të jetojë i lumtur dhe kjo është shenjë e mëshirës që Zoti ka për krijesat e Tij. Njeriu është zëvëndësi i Zotit në tokë atëherë ky njeri duhet ta imitojë Zotin e tij më bukur se çdo krijesë tjetër pra duhet të mëshirojë ashtu siç i takon.
Islam do të thotë drejtësi: Zoti i krijoi të gjithë njerëzit njësoj pa dallim gjinie, ngjyre, kombi apo race. Në fjalën e Tij Zoti thotë: “ Ne i krijuam njerëzit në fise të ndryshme në mënyrë që të njihen mes njëri-tjetrit. Me i miri është ai që ka frikë Zotin”. Pra të gjithë jemi njerëz, jemi të barabartë midis njëri-tjetrit dhe islami na tregon se si të jetojmë me të drejtat tona. Siç ka burri të drejtat e veta ashtu ka edhe gruaja, siç ka fëmija të drejtat e veta ashtu ka edhe plaku të drejtat e veta. Ne kemi të drejtë të jetojmë jetën tonë e jo të hymë në të drejtat e të tjerëve. Këta janë këshillat që islami na jep në mënyrë që të jetojmë nën sloganin “ të jesh i drejtë do të thotë të jesh njeri”.
Islam do të thotë falje: Njeriu është krijesa më e përsosur që ka krijuar Zoti. Tek njeriu janë dy ndjenja që gjithmonë bien në kundërshtim me njëra-tjetrën. Shpesh herë mund të fitojë ajo ndjenja momentale të cilën e quajmë hakmarrje ndërsa ndjenja tjetër hesht sepse është një ndjenjë e butë të cilën ne e quajmë falje. Hakmarrja vjen si rezultat i nervozizmit momental ku pas veprimit të sajë njeriu pendohet dhe e ndien veten të dobët nga ana shpirtërore sepse hakmarrja nuk është virtyt i njeriut të fortë. Kurse falja është virtyti i njeriut të butë dhe të fortë. “Falja dhe harresa janë hakmarrja e njerëzve të mirë”. Më mirë të falim e të pendohemi se sa të hakmerremi e të pendohemi.
Le ti hedhim një sy jetës së këtij pejgamberi i cili u bë shembull për mbarë botën me sjelljen e tij dhe mënyrën e administrimit të shtetit që themeloi.
Muhamedi (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) lindi ditën e hëne me 20 prill të vitit 571 nga një familje fisnike Mekase dhe ishte pasardhës i profetit Ibrahim. I ati i Muhamedit (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) vdes 6 muaj para se të lindte ndërsa në vitin 577 i vdes e ëma kur ky ishte në moshën 6 vjeçare. Muhamedi (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) me sjelljet e tij që në vogëli i bëri njerëzit që ta respektonin atë. Muhamedi (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) qe një djalosh i sjellshëm dhe i pjekur i cili punoi si bari dhe ndihmoi xhaxhain e tij në karvanet tregtare. Në atë periudhë si e gjithë bota ashtu dhe gadishulli arabik ishte zhytur në greminën e errësirës së idhujtarisë. Muhamedi që në rini e ruajti veten nga kjo sëmundje e shfaqur të cilën mund ta quajmë një mortajë helmuese mbarë botërore. Ky njeri e mbrojti veten nga kjo sëmundje ngjitëse dhe me pastërtinë shpirtërore që kishte populli filloi ta thërrasë Muhamedi besnik sepse në fjalorin e tij nuk u gjindte asnjë fjalë gënjeshtër por vetëm të vërtetën dhe gjithmonë pranë të drejtit. Pra u bë simboli i drejtësisë para se ti vinte shpallja profetike.
Në moshën 25 vjeçare ai u punësua në tregti nga një grua 40 vjeçare e cila ishte gruaja më e ndershme dhe më e pasur e atij vendi që u quante Hadixhe. Kjo grua e ndershme pasi ngeli shumë e kënaqur nga pastërtia dhe sinqeriteti i tij i propozoi të martoheshin dhe Muhamedi (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) këtë propozim e pranoi me kënaqësi. Pavarësisht nga diferenca e moshës që kishin midis njëri-tjetrit ata jetuan së bashku 25 vjet dhe u bekuan nga Zoti i gjithësisë me 6 fëmijë. Muhamedi (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) pas vdekjes së gruas fisnike të tij u martua me disa gra të tjera. Martesa e tij me më tepër se një grua ishte humane dhe mbrojtje ndaj të drejtave të grave që kërkonin strehim. Muhamedi e veproi këtë gjë të cilën nëse e studiojmë do shohim se është tepër humane në mënyrë që të bëhet shembull për të tjerët në jetë. Një vepër lë më tepër gjurmë se sa 10 këshilla gojore. Të gjitha këto gra ishin vejusha ose të ndara nga burrat e tyre përveç njëres. Ai ishte një baba dhe bashkëshort i dashur me vlera të pa çmueshme. Familja e tij e përballoi varfërinë e vullnetshme me një durim të madh për shkak se ai vuri në veprim këshillën e tij “ Më i miri ndër ju është ai që është më i miri për familjen e tij”.

Muhamedi si profet

Muhamedi e mori shpalljen e pare nga Zoti në moshën 40 vjeçare, perms engjëllit Xhebrail. Ai vazhdoi të merrte shpallje për 23 vite në vijim, mbi çështje që shtriheshin prej njëshmërisë së Zotit dhe veprës së tij mrekullisht të pa shembullt, deri në histori profetësh të më hershëm, moralit dhe etikës, si dhe jetës pas vdekjes.
Këto shpallje u bën bashkarisht të njohura si Kur`an dhe konsiderohen nga muslimanët si kumti i fjalë për fjalshëm i Zotit. Fjalët e të dërguarit u mblodhën veçmas. Thirrjet e Muhamedit për monoteizëm dhe për reforma sociale u kundërshtuan ashpër nga elita e Mekës. Pasi vuajti 13 vite përndjekjesh të rrepta, ai dhe ndjekësit e tij u detyruan të zhvendoseshin në Medine, një qytet në veri i cili prej brezash vuante ndasitë e një lufte ndër fisnore. Muhamedi ia doli me sukses të nënshtronte dallimet dhe farkëtoi një nyje vëllazërie mes dy grupeve ndërluftuese, po ashtu si edhe mes vendasve e të ardhurve të rinjë. Për shoqërinë fisnore arabe kjo përbën një arritje të pa besueshme. Muslimanët e pare mësuan sit ë zbatojnë rregullën e artë nën drejtimin e profetit “ Askush nuk është sinqerisht besimtarë, për sa kohë nuk dëshiron për vëllain e tij atë që do për vete”.
Ai vendosi ligje që mbronin kafshët, pemët dhe mjedisin. Ai punoi për paqen, por përkufizoi parametrat e përdorimit juridik të forcës. Ai i bindi njerëzit të hiqnin nga alkooli, prostitucioni dhe krimi. Ai dënoi dhunën në familje dhe i mbështeti gratë e tij që të flisnin hapur atë që mendonin dhe u njohu grave muslimane shumë të drejta që në Europen e asaj kohe as nuk ëndërroheshin, duke përfshirë këtu të drejtën e pronësisë, refuzimin e martesave të pa dëshiruara etj. Ai i nxiti ndjekësit e tij që ta kërkojnë diturinë kudo që të jetë dhe u tregonte se feja muslimane nuk patur asnjë here përplasje me shkencën. Edhe pse ligjësitë e tij mund të gjenden kudo nga arti te politika, arritja më e madhe e tij ka qenë rivendosja e monoteizmit të pastër.
Në hapësirën jetë shkurtër të një brezi dhe gjatë krejt jetës së tij, Muhamedi e transformoi me sukses fenë, mentalitetin dhe kulturën e popullsive arabe; Brenda 100 vjetësh. Mesazhi i tij preku zemrat e miliona afrikanëve, aziatikëve dhe një grup të gjerë në Europë.
Fjalët e tij dhe Kur`ani janë themelet e kësaj feje të cilat i la udhrrëfyes për paqen e mbarë njerëzimit.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme