Menu:
 
Navigatori i Kur'anit:
 
 
Kontakti
Name:

Email Adresa:

Mesazhi juaj:

Index -> Shkrime tė bashkėpunėtorėve ->

DISA FJALĖ PĖR HISTORIKUN E SHKUPIT DHE SHPĖRNGULJA E SHQIPTARĖVE MUSLIMANĖ PĖR NĖ TURQI


Behxhet Jashari

Shkupi që nga kohët më të lashta ishte qendër kulturore e qytetëruese. Shumë studiues, midis tyre edhe ar¬ke¬ologu Qiro Truhelka, njohës i mirë i kulturës materiale e shpirtërore iliro-shqiptare, kanë thek¬suar se emri i Shkupit është trajtë latine nga “pastër ilirishte shkype”. Trajtën latine grekët e bënë Scopi, prej nga e morën sllavët Skoplje, ndërsa te udhëpërshkruesi arab Idrisiu (1150) e gjejmë traj¬tën arabe Iskofia, Iskobia. Më vonë turqit e morën variantin popullor të vendit, i shtuan një ELIF në fillim dhe e bënë Yskyb . Shkupi për herë të parë në histori përmendet nga Klaudie Diolomej me emrin e tij antik Scupi (Skup)i .
Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati


Në shekullin III para erës sonë (p.e.s.) Shkupi ishte i banuar me dardanë, ndërsa më vonë, me ardhjen e Perandorisë Romake, Shkupi u bë pjesë e Pe¬ran¬dorisë Romake. Shkupi ishte kryeqytet i Dardanisë. Për këtë dë¬sh¬mojnë shumë të dhëna të periudhës romake me të cilat disponon arkeologjia dhe historia e gjeografisë . M. Shufflay, në librin ‘Kostadin Balsiç (1392-1402)’ thotë:
‘Shkupi shtrihet në pjesën më qendrore të Dardanisë dhe në këtë tre¬vë shqipja nuk është më e re se greqishtja’ .
Në fillim të shekullit XVI një udhëpërshkrues venedikas për Shkupin kishte shkruar: “Në Shkup gjuha e parë të cilën e flet gjithë Shkupi e kazaja, është gjuha shqipe” .
Udhëpërshkrues të ndryshëm që shkruan edhe në shekujt e mëvonshëm për udhëtimet e tyre, shprehën befasinë, gëzimin dhe kënaqësinë të cilën e kishin gjetur në këtë qytet. Udhëpërshkruesi turk Deliger Zede, i cili në shekullin XVII e kishte vizituar Shkupin, shkruan:
“Kam udhëtuar një kohë të gjatë nëpër shtetin e Rumelisë dhe kam vizituar shumë qytete të bukura. Kam qenë i mahnitur nga të mirat e Allahut, mirëpo asgjë nuk më ka impresionuar, çuditur dhe gëzuar aq shumë, si qyteti i mrekullueshëm, Shkupi, nëpër të cilin kalon lumi Vardar” .
Në vitin 1559 Shkupin e vizitoi një udhë¬përshkrues tjetër venedikas dhe shënoi se qyteti i ka 2.900 familje, kry¬esisht muslimane . Edhe sipas buri¬meve të Propagandës Fide (v. 1623), thuhet se shumica e qyte¬tarëve të Shkupit janë “shqiptarë myslimanë me ndikim politik” .
Të dhënat antroponomike dhe toponomastike që sjellin defterët osman të shekujve XV-XVI qartë tregojnë se edhe në periudhën kohore të shekujve XV-XVI, shqiptarët ishin shumicë dërrmuese që banonin në krahinat e Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Dibrës, Strugës, Prespës, Manastirit, Velesit e të Prizrenit .


SHKUPI - KRYEQENDËR E VILAJETIT TË KOSOVËS

Vilajeti i Kosovës u formua në vitin 1877 dhe përfshinte një sipërfaqe të gjerë gjeografike prej 32.900 km katrorë. Brenda kufirit administrativ të Vilajetit të Kosovës bënin pjesë gjashtë sanxhaqe. Ato ishin: sanxhaku i Prishtinës, i Shkupit, i Prizrenit, i Jeni Pazarit, i Pejës dhe i Tashllixhes (Plevljes) .
Sipas shënimeve zyrtare të Perandorisë Osmane të shpallura në gazetën zyrtare të qeverisë së atëhershme Osmane ‘La Turquie’ (maj 1878), thuhet se Vilajeti i Kosovës i kishte 1.199.154 banorë , ndërsa sipas statistikave turke të viteve 1896 dhe 1900, Vilajeti i Kosovës kishte një popullsi të përgjithshme prej 996.738 banorësh . Sipas regjistrimeve osmane të viteve 1896-1900, Sanxhaku i Shkupit kishte 324.982 banorë .
Sipas regjistrimeve osmane të vitit 1900, vetëm kryeqendra e Vilajetit të Kosovës - Shkupi, i kishte 4.682 shtëpi me më shumë se tridhjetë mijë banorë, pjesën më të madhe të të cilëve e përbënin shqiptarët myslimanë .


SHPËRNGULJET E SHQIPTARËVE MUSLIMANË PËR NË TURQI

Shpërnguljet e mëdha të shqiptarëve jashtë trojeve etnike të tyre filluan me të ashtuquajturën “Krizë Lindore” në vitet 1877-1878 , gjegjësisht kur filloi lufta ruso-turke. Në të vërtetë, kjo ishte edhe faza më e rrezikshme që e përjetoi Perandoria Osmane, sepse fuqitë e mëdha evropiane bënin orvatje perfide diplomatike me të vetmin qëllim që “të sëmurin e Bosforit” ta eliminojnë nga skena. Me këtë mund të thuhet se shpërnguljet e muslimanëve, me këtë edhe të shqiptarëve nga trojet e tyre, ishin të varura drejtpërdrejt nga dobësimi i shtetit osman dhe nga depërtimi i ushtrive sllave në viset shqiptare dhe viset tjera, të administruara nga Porta e lartë.
Shkatërrimi i Perandorisë Osmane filloi kah mesi i shekullit XIX. Turbulencat politike dhe ato ekonomike që u paraqitën në disa qarqe osmane, si në radhët e ushtrisë, administratës etj., ishin shkak që Sulltan Abdul Hamidi i Dytë t’i miratojë të ashtuquajturat Reformat e Tanzimatit. Këto reforma u aprovuan në vitin 1839 . Më vonë, gjegjësisht në vitin 1856, u shpall edhe Dekreti i Hatihumajunit .
Të gjitha reformat të cilat u realizuan brenda shtetit osman thuajse aspak nuk ia zgjatën jetën kësaj perandorie. Fundi i shekullit XIX ishte periudha kur shteti osman e kishte bërë shprehi të humbë sipërfaqe të mëdha territoresh. “Kriza Lindore” ishte faktori kryesor që ndikoi drejtpërdrejt ose tërthorazi në marrëdhëniet tjera politiko-shoqërore. Këto rrethana shoqëroro - historike morën jo vetëm përmasa ballkanike, por edhe evropiane.
Më rënien e pjesëve të territoreve osmane nën okupimin sllavo-ortodoks, njëkohësisht do të fillojnë edhe dëbimet dhe shpërnguljet masive të popullatës autoktone shqiptare e muslimane drejt Azisë së Vogël.
Shpërnguljet e shqiptarëve nga trojet e tyre u realizuan edhe “falë” marrëveshjeve dhe planeve të ndryshme që u zhvilluan në dëm të të shpërngulurve, gjegjësisht ndërmjet Serbisë dhe administratës së atëhershme turke. Është me rëndësi të theksojmë se shpërngulje të shqiptarëve muslimanë pati që nga fundi i shekullit XIX dhe ato vazhduan deri në fund të shekullit XX. Vitet kur filluan shpërnguljet për Turqi ishin vitet: 1912, 1919, 1920, 1924-1935, 1950-1958, ndërsa shpërnguljet mund të thuhet se vazhduan deri në vitin 1966.
Shpërnguljet e shqiptarëve ishin rezultat i komplotit dhe planeve famëkeqe sllave. I tillë ishte plani i hartuar apo memorandumi nga Ilija Garashanini i quajtur “Naçertanje”, i përgatitur në vitin 1844. Sipas këtij plani, parashihej që tërë Bosnja e Hercegovina, Sanxhaku dhe Kosova (si dhe Maqedonia), territore këto që ishin nën administrimin e Perandorisë Osmane, të shkëputen nga Perandoria...
Sipas memorandumit të Garashaninit parashihej që: “Serbia doemos të vazhdojë që nga godina e shtetit turk të shkëputë gurë-gurë, ashtu që nga ky material cilësor, mbi themelet e vjetra të Mbretërisë Serbe (të Dushanit), përsëri ta ndërtojë shtetin e ri të madh serb” .
Shpërnguljet e shqiptarëve drejt Turqisë kishin filluar. Në tri ditët e fundit të prillit 1925 nga stacioni hekurudhor i Shkupit ishin nisur për në Turqi (me kalim transit nëpër Selanik), rreth 350 familje shqiptare, një pjesë e madhe e të cilëve ishin me mbi dhjetë anëtarë. Tani më planet famëkeqe kishin filluar të realizohen. Këto ishin plane të hartuara në dëm të drejtpërdrejtë të shqiptarëve. Në funksion të këtyre qëllimeve të errëta shoveniste (për dëbimin e shqiptarëve, me këtë edhe të të gjithë muslimanëve nga trojet e tyre), pushteti i atëhershëm jugosllav i vuri në disponim tërë mekanizmat.
Qeveria jugosllave i kushtoi kujdes të veçantë hartimit të një platforme (ose të disa platformave) sa më të përpikta lidhur me problemet teorike e praktike të zbatimit të shpërnguljeve me dhunë. Një platformë e tillë në etapa e periudha të caktuara pësoi ndryshime dhe riformulime gjithmonë të kushtëzuara nga realizimi sa më i thellë dhe, mundësisht, i plotë i shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone. Në variantet disaplanëshe zyrtare ose formalisht jashtëzyrtare të kësaj platforme gjatë shekullit XX, vend të rëndësishëm zënë projektet që u diskutuan në të ashtuquajturin ‘Klubin serb të kulturës’ të Beogradit gjatë viteve të tridhjeta (ato të Gojko Perinës, Orestie Kërstiqit, Vasa Çubrilloviqit etj.); elaboratet e funksionarëve të lartë të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Jugosllavisë (Ivo Andriqit dhe Ivan Vukotiqit), mendimet e eksponentëve çetnikë (si Drazha Mihajlloviqi); gjatë Luftës së Dytë Botërore, projekti tjetër i Vasa Çubrilloviqit i 3 nëntorit të vitit 1944, e deri te memorandumet e akademikëve serbë të ditëve tona, në të cilat shpërngulja me dhunë e shqiptarëve të Maqedonisë së sotme gjen trajtim të veçantë ose përfshihet në shpërnguljen e shqiptarëve në tërësi. Nga të gjitha projektet e lartëpërmendura duhen veçuar ato të Vaso Çubrilloviqit, ku shprehet shkalla më e lartë e shovinizmit sllavoortodoks. Sipas rekomandimeve të tij, shqiptarët muslimanë të Tetovës, Gostivarit, Shkupit, Kumanovës, Kërçovës etj., ishin regjistruar arbitrarisht si turq ose pa vullnetin e tyre quheshin të tillë .
Në këto arazhmane politike për shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet etnike të tyre, në mënyrë të drejtpërdrejtë u inkuadruan edhe personalitete kyçe të qeverisë turke të viteve të tridhjeta. Natyrisht, pazarllëqet bëheshin ndërmjet qeverisë së atëhershme jugosllave dhe asaj turke. Në të vërtetë, më 28 shkurt të vitit 1933 ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ruzhdi Arasi, me sugjerimin e Kemal Ataturkut e viziton Beogradin. Në suitën e Ruzhdi Arasit ishte edhe e bija e tij Emel hanëm. Pasi që u pritën me një nder të veçantë, ata më pas i filluan bisedimet me autoritetet jugosllave për shpërnguljen eventuale të shqiptarëve në Anadoll. Në këtë takim mori pjesë edhe përfaqësuesi zyrtar i Turqisë në Beograd, Hajdar Beu. Në vitin 1934 pati një vizitë nga qeveritarët jugosllav në Turqi, kur Bogoljub Jevtiqi dhe Qemal Ataturku zhvilluan dy orë të plota bisedime, kryesisht për shpërnguljen e shqiptarëve nga Jugosllavia dhe vendosjen e tyre në Anadoll . Bisedime dhe “pazarllëqe” për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike pati edhe më vonë siç ishte vizita e Millan Stojadinoviqit në vitin 1938 në Turqi, e cila kishte rëndësi të madhe për palët jugosllavo-turke. Pas Marrëveshjes ballkanike, në Beograd filluan të mbahen mbledhjet ndërministrore. Mbledhje të tilla u mbajtën në Ministrinë e Punëve të Jashtme gjatë verës së vitit 1938. Në të gjitha këto tubime ministrore ishte potencuar se shpërngulja me dhunë e shqiptarëve duhet ta përfshijë vetëm elementin fshatar, në mënyrë që të arrihet deri te pronat e lira tokësore. Të gjithë diskutuesit ishin pajtuar se numri i popullsisë shqiptare që duhej të shpërngulet në Turqi duhet të sillet prej 200.000 deri në 2 milionë. Po ashtu u vendos që qeverisë së Turqisë për çdo familje të shpërngulur t’i paguhej një shumë prej 15.000 dinarësh, por me këtë duhej të insistohej që numri i anëtarëve në familje të jetë sa më i madh .
Kështu, për t’u bërë sa më praktik ky plan famëkeq antishqiptar dhe antimusliman, si dhe për ta trasuar edhe më tej rrugën e shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e tyre, diplomacia e Beogradit arriti ta bindë Xhelal Bajarin që ta vizitojë Jugosllavinë. Negociatat jugosllavo-turke (qeveritarët jugosllav dhe kryetari i qeverisë turke Xhelal Bajar), u zhvilluan më 10-11 maj të vitit 1938 . Gjatë kësaj vizite Xhelal Bajarit i dorëzohet medaljoni ‘Shqiponja e bardhë e shkallës së parë’ .
Sipas konventës jugosllavo-turke të vitit 1938, gjegjësisht sipas nenit 2 që fliste për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll, mes tjerash përfshihen edhe shqiptarët e territoreve të Banovinës së Vardarit, ata të rajonit të Prizrenit, Dragashit, Therandës, Ferizajit, Tetovës, Gostivarit, Rostushës, Dibrës, Rrafshit të Kosovës, pastaj shqiptarët e rajonit të Shkupit me rrethinë, Gjilanit, Preshevës, Prespës, Manastirit, Kavadarit, Marihovës, Negotinës në Vardar, Kumanovës, Velesit, si dhe shqiptarët ose muslimanët e rajonit të Kërçovës, Ohrit, Strugës, Prespës, Vallandovës, Dojranit, Gjevgjelisë, Strumicës, Koçanës, Vinicës, Shtipit, Berovës etj...
Planet dhe bisedimet për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike kanë vazhduar edhe pas Luftës së Dytë Botërore, gjegjësisht në vitet 1950, 1951-1953. Ekzistojnë edhe dokumente të publikuara që flasin për këto çështje. Në të vërtetë bëhet fjalë për dokumentin origjinal të marrëveshjes, që është evidentuar si Marrëveshja Tito-Kypërli 1953, e cila është realizuar në Split. Këtu do t’i sjellim vetëm disa fjalë nga ajo marrëveshje:
Tito: “Do të ishte në interes të të dyja vendeve që të punojmë për harmoninë e popujve në të ardhmen. Kjo do të thotë se nuk do të na ngarkojë fare e kaluara. Sa u takon shqiptarëve të religjionit musliman në Kosovë dhe Maqedoni, atyre përmes vizave që do t’u lejohen nga Qeveria e Juaj (turke), do të kenë mundësi të integrohen me familjet e tyre që i kanë andej në Turqi. Ato lidhje familjare janë krijuar shekuj me radhë. Për mënyrën e vizave të pasaportave, ne nuk do të vendosim, por ne do të përkujdesemi që të keni sa më tepër kërkues. Atyre u nevojitet t’u sigurohet pasuri tokësore, sepse afër 90% e tyre janë bujq... Besoj se deri në vitin 1959 atje do të keni përafërsisht një milion qytetarë bujq të zellshëm. Kështu flasin informatat nga terreni, për të cilat ne kemi punuar që nga viti 1951... Bartja le të fillojë nga Shkupi, sepse prej andej shqiptarët ndjehen më të sigurt që të lëvizin. Kosovarët janë më të egër, por do të përkujdesemi që të natyralizohen aty për fillim...” .
Në vitet 1950-1966 u formuan komisione të posaçme, me qendër në Shkup, që paraqiteshin në opinion duke u ofruar ndihmë dhe kushte lehtësuese atyre që do të shpërnguleshin në Turqi.
Gazeta “Nova Makedonija” e Shkupit ndërmjet muajve janar 1956 - janar 1957 i botonte emrat e 2.976 kryefamiljarëve, familjet e të cilëve po shpërnguleshin në Turqi. Qyteti i Shkupit, veçanërisht stacioni i tij hekurudhor, ishte dhe mbeti nyja më e rëndësishme tranzitore e largimit të shqiptarëve drejt tokës së panjohur turke. Nga trojet ballkanike nuk u shpërngulën vetëm shqiptarë. Me këtë fushatë u shpërngulën edhe një numër i madh i përkatësive të tjera etnike. Natyrisht, të gjithë ishin muslimanë, si; boshnjakë të Bosnjës e Hercegovinës, boshnjakë nga Mali i Zi dhe nga Sanxhaku, torbeshë dhe turq.


LITERATURA:

BAJRAMI, dr. Hakif ‘Marrëveshja xhentëlmene Tito-Kypërli më 1953 në Split’, Vjetar, XXV-XXVI, Arkivi Kombëtar i Kosovës, Prishtinë, 2001.
DOKLESTIČ, L. ‘Kroz historiju Makedonije’, Zagreb, 1964.
RAHIMI, Dr. Shukri, ‘Vilajeti i Kosovës’, Prishtinë, 1969.
Grup autorësh, ‘Shqiptarët e Maqedonisë’, Meshihati i BI në Republikën e Maqedonisë, 1994, Shkup.
Grup autorësh, ‘Shpërnguljet e shqiptarëve gjatë shekujve’, Shoqata për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga Kosova, Prishtinë, 1992.
SHUFFLAY, M. ‘Kostadin Balsič (1392-1402)’, Zagreb, 1940.
TRUHELKA, Čiro, “Arheološke beleške iz Južne Srbije”, GSUD, k.v. ODN, 2, Skopje, 1929.
UKA, Sabit ‘Shpërngulja e shqiptarëve nga Serbia Jugore më 1877-1878 dhe vendosja e tyre në rrafshin e Kosovës’, Zëri, Prishtinë, 1991.
SPAHIČ, Mustafa, ‘Da, mi smo muslimani’, Ljiljan, Sarajevë, 1995.
SELMANI, Dr. Asllan, Historia e Shkupit, marrë nga: www.shkupi.com.



E Hėnė, 24 Gusht 2009; 20:01


Kerko:

 
Ju rekomandojmë :
 
Akaid dhe Fikh Islam:
 
Të përhershme:
 
Prezantime (Powerpoint)
 
Ilahi:
» Zeriislam.com nuk qëndron domosdoshmërisht pas çdo teksti të autorëve «
Copyright © ZeriIslam 2005-2009
Free counter and web stats