Krenaria e multiuniversit

"O ummet i Muhammedit, nuk keni lënë asnjë shkallë dhe fadilet të pejgamberëve të mëparshëm, e që nuk ja keni përshkruar Pejgamberit tuaj, andaj kush do të më përgjigjet prej jush në pyetjet që do t'u parashtroj?"
Sahabët pak ngurruan por Ali ibn Ebi Talibi r.a tha:
"E vërtetë është se Allahu nuk i ka dhënë asnjë pejgamberi derexhe (shkallë) dhe fadilet (mirësi) e që këtë nuk ia ka bashkangjitur Muhammedit a.s bile edhe më tepër se te ata."
Jehudiu e pyeti:
"A do të më përgjigjesh?"
Imam Aliu r.a tha:
"Gjithsesi, sot do t'i përmendi fadiletet (mirësitë) e Pejgamberit tonë s.a.v.s. Por, duke p ërmendur fadiletet e tija nuk kam qëllime ti nënvlerësoj pejgamberët e tjerë, por këtë e bëj për ta falënderuar Allahun që ia dha këto mirësi Muhammedit a.s."
Jehudiu vazhdoi:
"Unë do të pyes, e ti përgatit p ërgjigje."
Imam Aliu r.a tha:
"Tani fillo me pyetje!"
Jehudiu:
"Zoti i urdhëroi melekëve ti bëjnë sexhde Ademit a.s, por a i ka ndodhë diç e ngjashme Muhammedit?"
Imam Aliu r.a tha:
"Kjo është e vërtet ë. Por kjo sexhde e urdhëruar nga Allahu xh.sh. nuk ka qenë sexhde e bindjes dhe adhurimit ndaj Ademit por njohje e virtytit dhe mëshirës së Allahut xh.sh. ndaj tij. Por, Muhammedit s.a.v.s. i është dhënë diç më e mirë se kjo. Allahu xh.sh. bie salavat mbi të në xheberutin e Tij dhe melekët të gjithë dhe mu'minët tregojnë ribesim ndaj Allahut xh.sh. duke rënë salavat mbi të. Ja, pra o jehud, kjo është më e madhe."
Jehudiu:
"Zoti ia fali Ademit mëkatin pasi gaboi?"
Imam Aliu r.a tha:
"K ështu ka qenë, por Muhammedit s.a.v.s. iu shpallë diç më e madhe se kjo, edhe pse nuk bëri mëkat, Allahu xh.sh i tha:
"Allahu të liroi ty prej mëkateve të m ëparshme dhe prej atyre të mëvonshme".
Për këtë Muhammedi a.s. në ditën e gjykimit do të paraqitet pa asnjë barrë dhe nuk do të pyetet për asnjë mëkat."
Jehudiu:
"Zoti i madh e ngriti Idrisin në vend të lartë dhe e nderoi me nimete të Xhenetit pas vdekjes së tij?"
Imam Aliu:
"Kështu është, por Muhammedit s.a.v.s. i dha diç më efdal kur tha:
"Dhe Ne, ta ngritëm lart famën tënde?"
Nëse Idrisi i shijoi nimetet e Xhenetit pas vdekjes së tij, Muhammedi a.s. këto i shijoi në dynja.
Kështu njëherë, përderisa e kishte lodhur uria, erdhi Xhibrili a.s. me një enë të mbushur me nimete të Xhenetit. Edhe ena edhe nimetet në duart e tij bënin tehlil, subhan, tekbir dhe hamd. Xhibrili i tha:
"Kjo është dhuratë që ta dërgoi Allahu xh.sh. për të dashurin e Tij."
Jehudiu:
"Nuhu ia drejtoi lutjen Zotit tij qielli u hap dhe shiu filloi t ë bie rrebesh?"
Imam Aliu r.a.:
"Kjo ka qenë kështu, por lutja e tij ishte lutja e zemërimit. Mirëpo, Muhammedi s.a.v.s. kur banorët e Medinës erdhën ditën e xhumasë dhe i thonë:
"O i Dërguar i Allahut, moti nuk ka shi, çdo gjë u tharë!"
Muhammedi, s.a.v.s. i ngriti duart e tij, sa iu duken sqetullat, dhe ende pa i l ëshuar duart, Allahu xh.sh. lëshoi shi, pa ndërprerë shtatë ditë. Xhumanë tjetër i thanë:
"O i Dërguar i Allahut, muret po rrënohen dhe nuk po mund të udhëtojmë nga shiu."
Ai butë qeshi dhe tha:
"Ky është mosdurimi i birit Ademit". Dhe vazhdoi:
"O Zoti im, rreth nesh e jo mbi ne! Allahu im, në rrënjat e thara dhe vendet e kullosave."
Dhe ishim dëshmitar, se si Allahu i Madhërishëm nga nderi për të, shiu filloi me ra rreth Medinës dhe asnjë pikë nuk ra në Medine".
Jehudiu:
"Zoti Hudin e ndihmoi me frymë kundër armiqve të tij, dhe a i ndodhi diç e ngjashme Muhammedit?"
Imam Aliu r.a.:
Po, kjo ishte kështu, por Muhammedit s.a.v.s. Allahu xh.sh. i dha diç më efdal. Allahu i madhërishëm e ndihmoi me frymën kundër armiqve të tij në ditën e Hendekut, kur mbi ta dërgoi erën me gurëzi dhe ushtrinë e padukshme.
Kështu Allahu xh.sh. atë ditë e furnizojë edhe me 8000 melekë, dhe i japi përparësi mbi Hudin a.s., sepse era e popullit të Adit ishte erë e zemërimit, ndërsa fryma e Muhammedit a.s. ishte e mëshirës.
Allahu xh.sh. ka thënë:
"O ju që keni besuar, përkujtoni të mirën e Allahut ndaj jush kur juve u erdhi një ushtri, e Ne kundër tyre lëshuam një fortunë dhe ushtri që ju nuk e shihnit" .
Jehudiu:
"Zoti Salihut ia solli devenë nga shkëmbi duke bërë mësim për popullin e tij?"
Imam Aliu r.a.:
"Kështu ka qen ë, por Muhammedit a.s. i është dhënë diç më efdal se kjo.
Deveja e Salihut nuk foli dhe nuk dëshmoi për pajgamberllykun e tij. Mirëpo derisa ne ishim me Muhammedin a.s. në një prej luftërave, erdhi para tij një deve dhe Allahu xh.sh. i dha që të flasë:
"O Rresulullah, filani më shfrytëzoi dhe më mundoi dhe dëshiron edhe të më therë, andaj më mbroj nga ai".
Në një rast tjetër, derisa ishim me Pejgamberin s.a.v.s. erdhi një beduin me devenë të cilin e kishin akuzuar rrejshëm dhe dëshironin ta ekzekutonin, dhe deveja foli:
"O Resulullah, ky është i pafajshëm, ndërsa dëshmitarët kanë gënjyer. Mua më vodhi filan jehudiu".
Jehudiu:
"Ibrahimi u mbrojt nga Nemrudi me tre pengesa ?!"
Imam Aliu r.a.:
"Po, kështu ka qenë, por Muhammedi a.s. u mbrojt nga ata që deshën ta vrasin me pesë pengesa.
Duke përshkruar gjendjen e Muhammedit s.a.v.s. Allahu xh.sh tha:
"Ne kemi vënë edhe para tyre perde."
Kjo ishte pengesa e parë.
"e edhe mbrapa tyre perde".
Kjo ishte pengesa e dytë.
"dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin."
Kjo ishte pengesa e tretë.
Dhe Allahu thotë:
"E kur ti e lexon Kur'anin, në mes teje dhe atyre që nuk besojnë botën tjetër, Ne e vëmë një perde të padukshme."
Kjo ishte pengesa e katërt.
"Ne u kemi varë në qafat e tyre pranga e ato u arrijnë deri në nofulla andaj ata mbesin me koka lart."
Jehudiu:
"Ibrahimi e hutoi Nemrudin me argumentin e pejgamberllykut të tij!"
Aliu r.a.:
"Kështu ishte, por Muhammedit a.s. i erdhi Ubejj ibn Halef el-Xhumehi me një asht të kalbur duke mohuar ringjalljen pas vdekjes dhe duke e coptuar i tha:
"Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur?"
Në këtë Muhammedi a.s. u përgjigj me verset të qartë dhe e hutoi idhujtarin me argumentin e pejgamberllykut të tij, duke thënë:
"I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim."
Dhe inatçiu mbeti pa tekst.
Jehudiu:
"I hidhëruar për hir të Zotit të madh Ibrahimi i theu idhujt e popullit të tij."
Aliu r.a.:
"Po ashtu ndodhi, por Muhammedi a.s. i theu 360 puta (idhuj) rreth Qabes pa lërë asnjë, dhe largoi përgjithmonë idhujtarinë nga gadishulli i Arabisë."
Jehudiu:
"Ibrahimin, Nemrudi e hodhi në zjarr dhe Allahu i madhërishëm zjarrin ia bëri të ftohtë dhe shpëtimtar. A ndodhi diç e njëjtë me Muhammedin?"
Imam Aliu:
Po, kështu ka qenë, e sa i përket Muhammedit s.a.v.s. kur erdhi në Hajber, një jehude ia vëri helmin në ushqim, dhe Allahu xh.sh. në barkun e tij e bëri të ftohtë dhe shpëtimtar, deri pas vdekjes së tij. Sepse helmi djegë në bark sikurse zjarri, por fuqia e Allahut e bëri të paefektshëm.
Jehudiu:
"Ja'kubi ka pasur pjesë të madhe të hairit në nipërit dhe mbesat (esbat) nga pasardhësit e tij, ndërsa Merjemi bint Imran nga bijat e tij.?"
Imam Aliu r.a.:
"K ështu ka qenë, por pjesa e Muhammedit a.s. në hair është më e madhe kur e bija Fatimja, gruaja e parë e botës, lindi Hasanin, Husejnin e prej tyre pasardhësit deri në ditën e Gjykimit."
Jehudiu:
"Ja'kubi aq shumë bëri durim për birin Jusufin sa që iu dobësua të parit nga vuajtjet?"
Imam Aliu r.a.:
"Kështu ka qenë, por vuajtjet e Ja'kubit përfunduan kur u takua me të birin, por kur Muhammedit a.s. Allahu xh.sh. ia mori të birin Ibrahimin, dritën e syve ai tha:
"Shpirti është i mërzitur, zemra e shqetësuar e ne jemi të mërzitur për ty o Ibrahim. Por nuk do të themi atë që zemëron Zotin. Në tërë këtë i japim përparësi kënaqësisë së Allahut xh.sh. dhe tërësisht i dorëzohemi atij në të gjitha gjendjet (halet)."
Jehudiu:
"Jusufi u ballafaqua me ndarjen e rëndë nga familja, vendlindja, dhe pa bërë asnjë mëkat u hodh në pus, ndërsa ëndrra u realizua pas 30 vjetëve.
Imam Aliu r.a.:
"Po, kështu ka qenë, por Muhammedi a.s. u ballafaqua me ndarje nga familja, fëmijët, pasuria, u largua nga vendlindja duke bërë hixhret. Tre vite qe i izoluar në Su'bu (lugina e Ebu Talibit) dhe Allahu dërgoi një insekt ta hajë letrën e marrëveshjes e cila ishte nënshkruar nga idhujtarët. Nëse Jusufi u hodh në pus, Muhammedi a.s. ishte i mbyllur në shpellë i ndjekur nga armiqtë e tij, kur i tha shokut tij:
"Mos u brengos, Allahu është me ne."
Ndërsa ëndrra e tij u realizua pas një viti:
"Allahu ëndrrën e të dërguarit të Vet e vërtetoi me realitet, se me vullnetin e Allahut do t ë hyni në xhaminë e shenjtë(në Qabe) të siguruar."
Jehudiu:
"Zoti i madhërishëm ia shpalli Musait Tevratin në të cilën gjendet urtësia?"
Aliu r.a.:
"Kështu ka qenë, por Muhammedit a.s. i dha diç më efdal se këtë:
Ia dha suren El-Bekare dhe El-Maide për Inxhil, Ta-sin, Ha-mimat për Tevrat, Israë dhe Et-Teube për suhufet e Ibrahimit, ndërsa Muhammedit edhe El-Fatiha- 7 ajete që përsëritet dhe Kur'anin madhështor."
Jehudiu:
"Zoti ka biseduar me Musain në Turi Sina?"
Aliu r.a.:
Kështu ka qenë, por Allahu i madhërishëm i shpalli Muhammedit a.s. te Arshi:
"E ishte afër sa dy harqe apo edhe më afër. Dhe i shpalli robit të Tij atë që ia shpalli".
Dhe mekami i tij në qiell është Mahmud (vend lavdërimi)!"
Jehudiu:
"Zoti te Musai, djali Imranit, hodhi dashurinë e Tij?"
Imam Aliu:
"Kështu ka qenë, por Muhammedit a.s., i dha diç më efdal se kjo. Allahu e hodhi dashurinë e Tij mbi te, Kështu që shehadetin e plotësoi me emrin e Tij, andaj shehadeti është koncept nëse thuhet:Eshhedu en la ilahe il-lAllah ve eshhedu enne Muhammeden rresulullah!"
Kështu nuk ngritët zëri duke përmendur Allahun xh.sh. e që me te ngritët përmendja e Muhammedit a.s."
Jehudiu:
"Zoti, Musain, birin e Imranit e dërgoi te faraoni dhe i tregoi shenjë të madhe?"
Imam Aliu:
"Kështu ka qenë, por Muhammedin a.s. e dërgoi te shumë faraonë si Ebu Xhehli ibn Hishami, Utbe ibn Rebi'e, Shejbe, Ebu Buhteriu, Nadr ibn Harisi, Ubejj ibn Halefi, Velid ibn Mugire el-Mahzumiut, As ibn Vail es-Sehmij, Esved ibn Abdi Jeguthit, Esved ibn Muttalibin dhe Hars ibn Ebi Tulalit, duke u treguar argumente në horizonte dhe në veten e tyre për t'ju bërë të qartë se Ai është e vërteta."
Jehudiu:
"Zoti i madhërishëm për hatër të Musait iu hakmor faraonit?"
Imam Aliu:
"Kështu ka qenë, por Allahu xh.sh. u hakmor ndaj faraonëve të Muhammedit a.s. Kështu Ai tha:
"S'ka dyshim se Ne do të lirojmë ty kundër atyre që tallen."
Dhe kështu Allahu xh.sh. i mbyti të pestët për një ditë.
Jehudiu:
"Musait iu dha si mrekulli, dora të cilën kur e fuste nën sqetull bëhej e bardhë, e Muhammedit a i është dhënë diç e tillë?"
Imam Aliu:
"Kështu ka qenë, por Muhammedit a.s. i është dhënë diç më efdal se kjo. Kurdo që ulej drita (nuri) i rrezatonte djathtas dhe majtas dhe të gjithë që ishin prezent e vërenin."
Jehudiu:
"Musait birit Imranit i ishte dhënë shkopi i cili shndërrohej në gjarpër?"
Imam Aliu:
"Kështu ka qenë, por Muhammedit s.a.v.s. i është dhënë diç më efdal se kjo. Një njeriu Ebu Xhehli ia kishte blerë devenë dhe nuk ia paguante borxhin. Disa herë tentoi por pa sukses, bile edhe tallej me t ë. Një idhujtar për tu tallur me Muhammedin a.s. i tha njeriut që kërkonte borxhin:
"Kënd po e kërkon?"
Njeriu u përgjigj:"Ebu Xhehlin, sepse më ka borxh.
"A do të udhëzoj te njeriu i cili do ta nxjerrë borxhin tënd?"
"Gjithsesi" tha njeriu. Dhe e dërgoi te Muhammedi a.s.
Njeriu erdhi duke i thënë:
"O Muhammed, kam dëgjuar se në mes teje dhe Ebu Xhehlit ekzistojnë marrëdhënie dhe miqësi e mirë, andaj të lutem të më ndihmosh ta marrë borxhin tim."
Muhammedi a.s. u ngritë dhe trokiti në derën e Ebu Xhehlit duke i thënë:
"Ngrihu o Ebu Xhehl dhe jepja hakun njeriut!"
Ai tërësisht i hutuar, shpejtoi duke ia dhënë borxhin njeriut.
Kur u kthye te shokët e tij, i thanë:
"A u frikësove nga Muhammedi?"
"Të mjerët ju, si nuk e kuptoni. Vërtetë kur hapa derën, në anën e djathtë të Muhammedit i pashë njerëzit me shtiza të ndritshme, ndërsa në anën e majtë të tij një gjarpër aq të madh sa që nga sytë dhe goja i dilte zjarr. Sikur të kundërshtoja, ky gjarpër do të më gëlltiste me një kafshatë".
Jehudiu:
"Musait iu hap rruga në det, a i ka ndodhur diç e tillë Muhammedit?"
Imam Aliu:
"Kështu ka qenë, por Muhammedit s.a.v.s. i është dhënë diç më efdal se kjo. Ishim duke udhëtuar kah Hunejni kur para nesh një lum i thellë i rrëmbyeshëm të cilin nuk mund ta kalonim. Thamë: "O i Dërguar i Allahut, armiku pas nesh e lumi që nuk mund ta kalojmë para nesh" mu sikur shokët që i than ë Musait: "Me siguri na zunë!"
Muhammedi a.s. zbriti nga deveja dhe tha:
"O Allahu im, Ti për secilin pejgamber ke dhënë argument, andaj më trego Fuqinë Tënde!"
Hipi në deve edhe ne kaluam lumin duke kalëruar pas tij por pa u lagur as këmbët e kuajve dhe deveve, dolëm në anën tjetër ngadhënjyes.
Jehudiu:
"Musai i ra shkëmbit nga i cili dolën dymbëdhjetë burime?"
Imam Aliu:
Kështu ka qenë, por kur në Hudejbi ushtria mekase i kishte bllokuar Muhammedin a.s. atij i është dhënë diç më efdal se kjo. Kur sahabët u ankuan në etje ai kërkoi enën e Jemenit, vëri duart e tija të bekuara dhe prej gishtërinjve të tij buroi uji dhe tërë ushtria dhe kuajt shuan etjen.
Jehudiu:
"Musain, Zoti e furnizoi me rrëshirë (të ëmbël) dhe me shkurtëza, dhe a i është dhënë diç ngjashme me këtë Muhammedit?"
Imam Aliu:
"Kështu ka qenë, por Muhammedit a.s. i është dhënë diç më efdal. Allahu xh.sh. ia lejoi atij dhe ummetit plaçkat e luftës e para tij askujt nuk ju kishte lejuar."
Jehudiu:
"Musait reja i bënte hije?"
Imam Aliu:
"Kështu ka qenë, Musait a.s. kjo i ka ndodhë në shkretëtirën e Tihit, ndërsa Muhammedit a.s. i është dhënë diç më efdal se kjo, sepse këtij reja i bënte hije që nga lindja e tij e deri në vdekje, qoftë kur ka qenë në shtëpi apo gjatë udhëtimit."
Jehudiu:
"Zoti ia bëri Davudit hekurin e butë dhe nga ai bënte pancirë?"
Imam Aliu:
"Kështu ka qenë, por Muhammedit a.s. i është dhënë diç më efdal se kjo. Allahu xh.sh. ia zbuti shkëmbin te Bejtul-Makdisi në dorën e tij, i cili u bë si brumë.
Jehudiu:
"Davudi për lëshimin e tij aq shumë qau, sa që nga frika e tij edhe kodrat lëviznin?"
Imam Aliu:
"Kështu ka qenë, por Muhammedit a.s. i është dhënë diç më efdal. Kur përgatitej për të hyrë në namaz nga vaji i tij dëgjohej zhurma nga brendia e gjoksit të tij, sikurse ena kur vlon në zjarr edhe pse Allahu xh.sh. e kishte mbrojtur nga Dënimi i Tij. Me qarjen e tij deshi të tregonte përulësinë e tij ndaj Zotit të tij dhe të jetë shembull për atë që e pasonin. Tërë natën e kalonte në ibadet ndaj Allahut, sa që Allahu i shpalli:
"Ta Ha. Ne nuk ta shpallëm Kur'anin për të munduar ty".
Por për të bërë të lumtur. Aq shumë e kaplonte të qarit sa që i është thënë:
"O Rresulullah, po Allahu xh.sh. a nuk ti fali mëkatet e kaluara e të ardhshme?"
Në këtë u përgjigj:
"Po, por a mos të jem rob falënderues."
Nëse kodrat kanë lëvizur dhe kanë bër ë tesbih me Davudin, te Muhammedi a.s. kjo ka qenë më e shprehur. Kur ishim me te në kodrën e Uhudit, dhe filloi të lëkundej, Muhammedi a.s. i tha:
"Ndalu, mbi ty është Pejgamberi, Siddiku dhe tre Shehidët!"
Kodra u ndal duke iu nënshtruar urdhrit të tij.
Në një rast tjetër me te duke kaluar pranë një kodre, shkëmbi qante. Muhammedi a.s. i tha:
"Pse qan o shkëmb?"
Ai u përgjigj:
"O Rresulullah, Isai a.s. duke kaluar pranë meje, i frikësonte njerëzit me zjarr i cili do të djegë njerëzit dhe gurët, andaj jam frikësuar që mos unë do të jem ai gur.
Në këtë Muhammedi a.s. i tha:
"Mos u frikëso, ata janë gurë squfuri."
Në këto fjalë, shkëmbi u ndal, u qetësua dhe pushoi së qari.
Jehudiu:
"Sulejmanit i është dhënë pushtet, që askush përveç tij nuk e ka pasur?"
Imam Aliu:
"Kështu ka qenë, por Muhammedit a.s. i është dhënë diç më efdal se kjo. Erdhi meleku Mikail para tij dhe i tha:
"O Muhammed, a dëshiron të jetosh si mbret në begati dhe këta çelësa të thesareve të tokës të jenë të tuat, e të përcjellin kodrat e arit dhe argjendit, pa të munguar asgjë çfarë është përgatitur për ty në ahiret?"
Muhammedi a.s. tha:
"Jo, dëshiroj jetën e robit pejgamber, një ditë i ngopur e një ditë i uritur dhe i bashkëngjitëm vëllezërve të mi pejgamber."
Për këtë Allahu i madhërishëm ia dha Keutherin dhe shefaatin (ndërmjetësimin).
Gjithashtu ia premtoi vendin e lavdëruar. Kur bëhet dita e Gjykimit, Allahu do ta vendosë pranë Arshit e kjo është më efdal se ajo që i është dhënë Sulejmanit a.s.
Jehudiu:
"Sulejmanit iu kishte nënshtruar era dhe në mëngjes kalonte distancën një muaj dhe në mbrëmje distancën një muaj."
Imam Aliu:
"Kështu ka qenë, por Muhammedit a.s. i është dhënë më efdal se kjo. Ai kaloi largësinë në mes Mesxhidul-haramit dhe Mesxhidul-aksas për një moment, ndërsa në sferat e melekëve në largësi prej 50 000 vjet më pak se një të tretën e natës deri në Sidrei Munteha. Të parët ia mbuloi nuri dhe fuqia e Zotit të vet e ka parë me zemër e jo me sy. Në mes tij dhe manifestimit të gjithëfuqisë ishte sa dy harqe apo m ë afër, dhe Allahu i shpalli robit Tij edhe tre ajet e fundit të kaptinës El-Bekare:"Vetëm të Allahut janë gjithçka ka në qiej dhe ç'ka në tokë, e për atë që e keni në shpirtin tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë Allahu do t'ju marrë në përgjegjësi e ia fal atij që do dhe e dënon atë që e do. Allahu ka mundësi për çdo send."
Ky verset iu parashtrua të gjithë pejgamberëve prej Ademit a.s. deri te Muhammedi a.s. dhe si ummeteve të tyre, por u përmbajtën ta pranojnë për shkak të peshës së tyre, por e pranoi Muhammedi a.s. dhe ummeti i tij.
Meqë All-llahu i madhërishëm në dijen e Tij e ka parë se nuk do të jenë në gjendje kur Muhammedi a.s. arriti në Arsh i tha:
"I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të Tij."
Dhe Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjigj nga vetja dhe ummeti i tij:
"Edhe besimtarët, secili i beson Allahut, melekëve të Tij, librave të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij."
Atëherë i Lartësuari tha:
"Atyre do tu takoj Xheneti dhe falja nëse këtë e vërtetojnë me vepër."
Në këtë Pejgamberi s.a.v.s ka thënë:
Kur të veprosh kështu me ne.
"Kërkojmë faljen tënde o Zot ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë."
d.m.th. kthimi në Ahiret.
Allahu i Madhërishëm iu përgjigj duke thënë:
"Këtë, tani e bëra për ty dhe ummetin tënd ", pastaj shtoi:
"Meqë e pranove versetin me tërë peshën e Tij dhe madhështinë e përmbajtjes, e Unë ua parashtrova më parë edhe ummeteve tjerë por ata nuk e pranuan, por e pranoi ummeti yt, në Mua është hakk (e drejtë) që ta ngrisë nga ummeti yt dhe thotë:
"Allahu nuk e obligon asnjë njëri përtej mundësisë së tij, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi."
Nga të mirat dhe:
"atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi", nga dëmi.
Duke dëgjuar këtë Pejgamberi tha:
"Kur do të veprosh kështu me mua dhe me ummetin tim, ma rritë këtë."
"Kërko" i tha: "Zoti ynë mos na dëno nëse harrojmë se gabojmë!"
Allahu xh.sh. iu përgjigj:
"Ummetin tënd nuk do ta dënoj nëse harron apo bën m ëkat pa dashje për hir të respektit që ke te Unë ti."
Në këtë pejgamberi s.a.v.s. tha:
"O Zoti im, posi m ë dha këtë ma shto këtë."
"Kërko" i tha:
"Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh!"
d.m.th. me vështirësitë dhe fatkeqësitë e atyre që ishin para nesh, për të cilat Allahu xh.sh. i dënonte menjëherë.
Allahu xh.sh. u përgjigj në këtë duke thënë:
"Tani më e kam ngritur barrën nga ummeti yt që ka qenë në popujt e kaluar.
Namazin nuk u kam pranuar përveç në vende të caktuara, ndërsa ummetit tënd tërë tokën u kam bërë mesxhid dhe të pastër.
Kur popujt e kaluar kanë ndotur petkun e tyre kanë qenë të detyruar ta hedhin, ndërsa për ummetin tënd ujin e kam bërë mjet pastrimi.
Popujt e kaluar kurbanet i kanë bartur në qafat e tyre deri te Bejtul-makdisi dhe i kanë hedhur në zjarr, ndërsa kurbanin e ummetin tënd e kam caktuar për stomakun e të varfëve dhe nevojtarëve.
Kështu kemi ngritur barrën nga ummeti yt, të cilën e kanë bartur ummetet para teje.
Popujve të kaluar u pata obliguar pesëdhjet ë kohë të namazit, duke zëvendësuar për pesë kohë të ummetit tënd.
Popujve të kaluar kur kishte qëllim të bëjë një vepër mirë dhe nuk e bënte nuk ia regjistroja, ndërsa kur e bënte ia shkruaja një hasenat (shpërblim), ndërsa nga ummeti yt, kur dikush dëshiron të bëjë një vepër të mirë dhe nuk e bënë, Unë ia regjistroj një hasenat, e nëse e bënë dhjetë hasenate.
Pejgamberi s.a.v.s. tha:
"Kur mi dha të gjitha këto më shto prapë."
"Kërko" i tha:
"Zoti ynë,mos na ngarko me at ë për të cilën ne nuk kemi fuqi!"
"Kështu kam bërë me ummetin tënd ua kam mënjanua belatë e mëdha të ummeteve të mëparshëm.
Pejgamberi s.av.s. vazhdoi:
"Na i shlyej m ëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë."
Allahu xh.sh. u përgjigj:
"Unë do t'ia japë atyre që pendohen nga ummeti yt."
Atëherë Pejgamberi s.a.v.s. shtoi:
"Na ndihmo kundër popullit pa besimtarë!"
Allahu i madhërishëm tha:
"Ummeti yt do të jetë në Tokë sikurse bejlegu i bardhë në kaun e zi. Ata do të jenë të aftë dhe të fuqishëm, për shkak të respektit tënd tek Unë. Përveç kësaj obligim Imi është që fenë tënde ta ngriti mbi fetë tjera, kështu që në lindje dhe perëndim të Tokës nuk mbetet vetëm feja yte.
Jehudiu:
"Sulejmani i ka pasur të nënshtruar xhinët dhe i kanë ndërtuar pallate?
"Kështu ka qenë,por Muhammedit a.s. i është dhënë më efdal se kjo. Ata kanë qenë të nënshtruar Sulejmanit a.s. por kanë mbetur në mosbesim, ndërsa Muhammedit a.s. dhjetë fise të xhinëve pranuan islamin, për të cilët Allahu xh.sh. ka thënë:
"Mua më është shpallur se një grup nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur'anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë "Ne kemi dëgjuar një Kur'an që mahnit, që udhëzon të vërtetën andaj ne i besuam atij dhe Zotit tanë kurrsesi nuk do t'ia shoqërojmë askënd."
Jehudiu:
"Për Isain djalin e Merjemes thuhet se ka folur në djep?"
Imam Aliu:
"Kështu ka qenë, por kur Muhammedi a.s. lindi, dorën e majtë e lëshoi në tokë ndërsa të djathtën e ngriti kah qielli dhe duke lëvizur buzët vërtetonte teuhidin. Nga goja e bekuar e tij dilte nur nga i cili Mekasit e panë pallatet e Basrës dhe Shamit e Jemenit."
Jehudiu:
"Për Isain thuhet se i ka shëruar të verbrit dhe lebrosët me lejen e Zotit?"
Imam Aliu r.a.:
Kështu ka qenë, por Muhammedit a.s. i është dhënë diç më efdal se kjo.
I erdhi një njeri nga fisi Xhuhejme i cili vuante nga lebra (gërbula) i cili u ankua te Pejgamberi s.a.v.s. Pejgamberi mori një enë me ujë, pështyni në te dhe tha:
"Fërkoje trupin tënd!"
Kur e bëri këtë u ngritë tërësisht, shëndosh.
Një grua erdhi te Pejgamberi s.a.v.s. duke i thënë se i biri ishte buzë vdekjes. Kur erdhëm me Pejgamberin a.s. ai tha:
"O armik i Allahut lëshoje mikun e Allahut, unë jam Rresulullah!"
Djaloshi u ngritë menjëherë në këmbë dhe u bashkëngjitë me ne.
Në luftën e Uhudit, Katade ibn Rebian e goditi shtiza në sy. Erdhi te Pejgamberi me sy në dorë dhe i tha:
"O Rresulullah, me këtë do të më refuzojë gruaja ime."
Pejgamberi s.a.v.s. ia vëri përsëri syrin e lënduar në vend si të mos kishte i ndodhur asgjë.
Abdullah ibn Ubejdit në luftën e Hunejnit iu këputë dora.
Pejgamberi s.a.v.s. ia ngjiti pa dalluar nga dora tjetër.
Jehudiu:
"Për Isain kanë thënë se i ka ngjallur të vdekurit me lejen e Zotit?"
Imam Aliu:
"Kështu ka qenë, por gurët në dorën e Muhammedit a.s. kanë bërë tesbih për ta vërtetuar pejgamberllykun e tij.
Një ditë pasi u falë me sahabët tha:
"Këtu është varrosur një përfaqësues i fisit Benu-Nexhar (i cili ka vdekur si shehid) por është ndalur para dyerve të Xhenetit për tre dërhem borxh të një jehudije."
Nëse pohon se Isai a.s. ka biseduar me të vdekurit, Muhammedit a.s. i ndodhi diç më e çuditshme. Derisa, Pejgamberi s.a.v.s. i kishte rrethuar banorët e Taifit ata ia dërguan një dele të helmuar.Shpatulla e saj foli duke thënë:
"O i Dërguar i Allahut, mos më ha se më kanë helmuar."
Pra, atij i foli delja e pjekur. Atij i kanë folur kafshët e shtëpisë dhe të egra. Ai foli me idhujtarët e vdekur gjatë luftës së Bedrit."
Jehudiu:
"Për Isain thuhet se ka qenë zahid (modest-asket)?"
Imam Aliu:
"Kështu ka qenë, por Muhammedi s.a.v.s. ndër gjithë pejgamberët ka qenë zahidi më i madh. Asnjëherë nuk ka ngrënë bukë gruri: Pas veti nuk ka lërë as ar as argjend.
"Betohem në Atë që e dërgoi Muhammedin me të vërtetën, familja ime dhe unë kemi ra e në shtëpinë tonë nuk ka pasur asnjë sa'a elb, as grurë, asnjë dërhem apo dinar."
Jehudiu:
"Dëshmoj se nuk ka zot pos Allahut dhe Muhammedi është i Dërguari i Tij dhe dëshmoj që Allahu nuk i ka dhënë asnjë pejgamberi shkallë(derexhe) dhe fadilete (mirësia), e që këto nuk ia ka bashkuar Muhammedit s.a.v.s. por edhe më tepër se këto.
Ibn Abbasi r.a. i tha Imam Aliut r.a.:
"E Ebu Hasan, dëshmoj që je prej atyre që janë të udhëzuar në dituri tërësisht."
Imam Aliu iu përgjigj:
"Si mos ti përmenda t ë gjitha këto kur Allahu xh.sh. e madhëroi duke thënë:
"Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit."


_____________________
El-Feth, 2
El-Inshirah, 4
El-Ahzabë, 9
Jasinë, 9
Jasinë, 9
Jasinë, 9
El-Israë, 45
Jasinë, 8
Jasinë, 78
Jasinë, 79
Et-Teube, 40
El-Feth, 27
En-Nexhm, 9-10
El-Hixhr, 95
Esh-Shuaraë, 61
Ta Ha, 1-2
El-Bekare, 284
El-Bekare, 285
El-Bekare, 285
El-Bekare, 285
El-Bekare, 286
El-Bekare, 286
El-Bekare, 286
El-Bekare, 286
El-Bekare, 286
El-Bekare, 286
El-Bekare, 286
El-Xhinn, 1-2
El-Kalem, 4

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme