Menu:
 
Navigatori i Kur'anit:
 
 
Kontakti
Name:

Email Adresa:

Mesazhi juaj:


Captcha
Shkruaj kodin:
Index -> Shkrime tė bashkėpunėtorėve ->

KRENAR PĖR MODEN TONĖ ALLATURKA


Osli Jazexhi

Tragjedia më e madhe e shqiptarëve në Ballkan fillon në vitin 1800 kur sulltan Selimi III u bë sulltan i perandorisë osmane. Selimi III ishte frankofon i çmendur. Nën këshillat dhe diktatet e miqve të tij francezë ai ishte sulltani i parë në historinë osmane që lejoi serbët dhe grekët të barazohen me shqiptarët dhe armatosen në Ballkan.
Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati


Armatosja e rajanëve grek dhe serbë çoi më pas në lindjen e terrorizmit të të fundmëve të cilët nën Gjergj Petrovicin apo Kara Gjorgjin themeluan repartet terroriste sërbe të njohura si 'freikorps' të cilat kryen masakra të papara kundër shqiptarëve dhe boshnjakëve musliman që në atë kohë popullonin Nishin, Beogradin dhe qytetet kryesore ilirike të Serbisë. Frankofilizmi i Selimit III u denoncua nga shqiptarët dhe yamakët ballkanas, të cilët më 25 Maj 1807 nën udhëheqjen e Kabakçi Mustafa Pashës dhe hoxhës Ataullah Efendi përmbysën Selimin e III që përndryshe njihej si "sulltani kaurr" i Stambollit.

Gjatë kohës kur në Stamboll ushtarakët ballkanas përmbysën Selimin III duke e zëvendësuar me Mustafën IV, në Ballkan pashallarët shqiptarë, gegë dhe toskë, përkatësisht Ali Pashë Tepelena dhe Ibrahim Pashë Bushati ishin në gjendje lufte me francezët. Në marrëveshjen e Tilsit (7 Korrik 1807), Bonaparti që më parë ishte dëbuar nga Egjipti nga trupat shqiptare të Mehmet Aliut, kishte prerë në besë osmanët duke iu ofruar rusëve koncensione me tokat e të fundmëve. Më i prekuri nga pabesia franceze në Shqipëri ishte Ali Pashë Tepelena të cilin francezët e kërcënonin me pushtimin e ishujve Jonianë dhe qytetet e Pargës, Prevezës, Vonicës dhe Butrintit dhe në të njëjtën kohë mbështetnin terrorizmin grek të kleftëve. Në hasmëri me francezet ishte edhe Pashai i Gegërisë shqiptare, Ibrahim Pashë Bushati në kufijtë verior të të cilit agjenturat franceze po sponsorizonin terrorizmin serb. Konsullit francez të kohës, Mark Bryerit, i cili iu ofrua pashës për bisedime, pashai Gegë i kujtoi këshillën e Ali Pashës se "francezët, që i kemi në kufij nuk janë si rusët. Ata janë armiq mjaft më të fortë dhe dinak." Mbi pakënaqësinë e shqiptarëve me francezët, një agjent francez i quajtur Burbaki që vizitoi Shqipërinë më 17 Mars 1808 raportonte se karvanet franceze që shkonin për në Shkodër më 27 Mars ishin pështyrë dhe sharë "zagarë francezë" nga populli.

Pjesë e urrejtjes që shqiptarët kishin me francezët nëditët e para të shekullit të XIX e kishin zanafillë me masakrën që Napoleon Bonaparti kishte bërë me jeniçerët shqiptarë që administronin qytetin e Akres në Liban në vitin 1799. Ata ishin masakruar në pabesi nga francezët pasi të fundit lëshuan qytetin me marrëveshje.

Marrëdhëniet shqiptaro-franceze kanë qënë në përgjithësi jo pozitive që nga ditët e rënies së dinastisë Burbone në Francë, e cila u pasua me ndryshimin e kursit historik pro-musliman që francezët kanë patur që nga koha e Sulejman Al-Kanunit, kur i fundit iu dha atyre eksluzivitetin e kristendomit për tregtinë me botën osmane. Politikat anti-islame dhe anti-shqiptare franceze kanë filluar pas ardhjes së Bonapartit në pushtet dhe formimit të republikës franceze. Ato janë vërtetuar në shumë raste të historisë sonë. Që nga koha e Ali Pashë Tepelenës, gjurulldive terroriste serbe dhe greke, dhe më pas, në ndodhitë e vitit 1913, gjatë luftës së dytë botërore dhe gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri francezët kanë qënë në shumë raste jo-pozitivë në politikat tona. Sic u vërtetua edhe gjatë luftrave të fundit në Ballkan, mbështetësit më të zjarrtë të politikave serbe dhe anti-shqiptare në Ballkan ishin francezët. Ata ishin pala kryesore që kundërshtoi ndërhyrjen amerikane në Kosovë, që shtynin për avokaturë absolute ndaj regjimit kriminal të Sllobodan Milloshevicit, justifikuan sa e sa masakra serbe në Ballkan dhe orkesturan cirkun e Rambujesë ku Kosova ngeli sërisht në letra, protektorat serb..

Rasti më i fundëm në Francë ku parlamenti vendas legjitimizoi kristallnachtin anti-musliman në vend, kundër vajzave muslimane që kërkojnë të ruajnë identitetin e tyre fetar në shkolla është një argument në vargun e gjatë të fakteve të politikave të hapura anti-islamike franceze në mesdhe. Këto politika fatkeqësisht, në disa raste Franca kërkon ti pompojë në vendet që ajo i sheh si satelite apo nën influencën e saj. Rasti më konkret është rasti i Veton Surroit, ku frankofoni kosovar kërkon të luaj 'hoxhën' dhe në të njëjtën kohë ekspertin politik të legjitimitetit të rastit të dështuar të dhunës anti-muslimane franceze. Editorialet e Veton Surroit në mediat kosovare, që janë munduar të ngrejnë frymë anti-islamike edhe në kanalet franceze në Shqipërinë amerikanofone, nuk janë gjë tjetër përvecse provokime franceze për destabilitet në Ballkan dhe krijimin e përplasjeve fetare në mënyrë që Franca të legjitimizojë rikthimin e kujdestarëve serbo-ortodoks në Kosovën islamike. Argumentimet Surroiste janë pa asnjë llogjikë fetare. Pretendimet e Surroit se shamia në Islam nuk është obligim pasi në Islam nuk ekziston një kishë tip Vatikan është e kotë. Të gjitha shkollat islame, që nga Azhari historik, në shkollat saudite, turke, shqiptare, e deri në Indonezinë e largët janë të një mendje. Shamia Islame është obligim fetar dhe shteti francez në rastin konkret po dhunon të drejtat e njeriut dhe ushtron dhunë kundër feve minoritare, në të njëjtën mënyrë siç historia franceze na dëshmon që nga era e Karl Martelit e deri në erën e Shën Bartolemeneut. Viktimat e kristallnachteve franceze fillojnë me paganët frankë të masakruar nga Klodvigu dhe Papët katolikë, te saracenët muslimanë të shekullit të VIII, albignezët, luteranët, katharët, bogumilët, çifutët e masakruar gjatë mesjetës deri në ditëte kuilsingut nazist Filip Petain dhe finalisht muslimanët e erës së Zhak Shirakut. Shqiptarët në kundërshtim me francezët nuk i kanë masakruar çifutët dhe nuk pranuan t'ia dorëzojnë ata gestapos. Të njëjtin qëndrim ka edhe sot shoqëria jonë me cështjen e shamisë islame, edhe pse neofashistët zhakshirakistë kërkojnë të insticionalizojnë terror anti-musliman në Ballkan.

Edhe pse agjenturat franceze kanë një rrol mjaft të fuqishëm në politikat shqiptare në Ballkan, pasi ato kontrollojnë mediumet më të fuqishme komunikative në Shqipëri dhe Kosovë, përpjekja e tyre për të legjitimizuar dhe shtyrë inkuizicionin alla-frëng kundër Islamit në Ballkan duket të jetë i dështuar. Përpëlitjet e Veton Surroit me editorialet e tij fëminore dhe krahasimet e dështuara që Surroi kërkon ti bëj shamisë së femrës muslimane saudite me atë shqiptare janë të dështuara që nga fillimi. Arsyet për këtë janë se modeli dhe rezatimi i liberalizmit anglo-amerikan në rastin e lirisë së praktikim-besimit islam në Ballkan janë tëpër herë më të fuqishme në trevat tona sesa klithjet e dështuara të bandës zhakshirakiste të titistëve kosovarë. Terrori zhakshirakist dhe klithjet e zarave të tyre në Kosovë herë pas here me prototipë si Veton Surroi, janë lëvizje desperado robespjerësh qafirë, që tmerrohen kur shohin avancimin e heshtur por të vendosur të procesit islamizues në Evropë. Në rastin specifik shqiptar, sulmi kundër shamisë muslimane kosovare bëhet po nga i njëjti frankofon shqipfolës që përpara disa vitesh akuzonte kosovarët musliman për fashistë kur të fundit vetëmbroheshin përballë terrorizmit serbo-ortodoks në Kosovë. Të vetmit aleatë të Vetonsurroistëve në Tiranë janë disa rekrutë vllehë të lozhave serbofile të Tiranës dhe ndonjë titist kosovar.

Shqiptarët mbajnë mend se përveç masakrës së Akres në vitin 1799, hasmërisë franceze me Ali Pashë Tepelenën, serbofilizmit të tmerrshëm francez në vite etj, ata kanë marrë nga Franca edhe shumë personalitete. Disa prej tyre janë Enver Hoxha, Ismail Kadare, Ibrahim Rugova dhe tashmë Veton Surroi. Janë këta persona tragji-komikë të historisë sonë që na kanë vëllazëruar shpesh me sllavët dhe na kanë yshtur të besojmë në prapambetjen e kulturës sonë. Në shtypjen që ne i paskemi bërë femrës sonë, dhe në domosdoshmërinë e ndjekjes së modeleve të hasmit tonë. Këta persona na kanë bërë vëllezër me Stalinin dhe Titon, me Sllobodanin dhe Molotovin, me Maon dhe tashmë Shirakun. Janë po këto figura të mërzitshme bardhë e zi që vazhdimisht na kanë ofenduar kulturën tone dhe na kanë treguar me gisht dhe nxjerrë nëpër fletërrufe, ne moskomformistët. Kanë sharë të parët tanë të cilët kur ecnin i linin femrat tre hapa mbrapa në vend të mbajtjes tre hapa përpara, apo pse ata emëroheshin alla-turka. Për këtë edhe na kanë imponuar të vemë emra alla-frënga dhe na kanë kërkuar të harrojmë emrat e të parëve tanë alla-turka. Na kanë imponuar të kemi idhuj kombëtar disa figura komike dhe të harrojmë figura tona madhore alla-turka që mbajtën nën hyqëm hasmit tanë për 500 vitet e kaluara.

Edhe sa kohë do ti durojmë këta njerëz me komplekse inferioriteti që na yshtin vazhdimisht për urrejtje ndaj të kaluarës sonë dhe të mos iu themi troc dhe thjesht një ditë: shkoni dhe pirdhuni. Edhe sa kohë do të duhet që ne shqiptarët të na tregojnë të tjerët sesi duhet të veshim cikat tona? Duhet të na ndalojnë nga shkollat dhe institucionet e shoqërive tona pse ne thjeshtësisht duam të ndjekim modën alla-turka të jetës sipas kujtimit të të parëve tanë agallarë dhe pashallarë dhe hanëmeve të tyre fisnike? Pse duhet vallë që rruspiet e Titos dhe freesorristëve vetonsurroistë të ndalojnë motrat tona nga shkollimi pse ato vishen alla-turka ndërsa ato vetë mund të vishen alla-frënga dhe ekspozojnë shëmtitë e tyre si derra?

Francezët e Tiranës që posedojnë sot disa gazeta dhe televizione në Tiranë dhe Prishtinë, Universitetin e Shtulit dhe lozhat masone nuk ndryshojnë shumë nga parardhësit e tyre. Njerëz si Fransua Pokuevile dhe Ibrahim Manzur Efendiu kanë folur shumë herë më egërsisht kundër Islamit dhe kulturës së popullit tonë sesa mundohen sot të na lektorojnë larot e Francës. Për këtë ata kanë ngelur figura të errëta në historinë tonë. Sejmenët e tyre edhe me të errët. Megjithatë që nga ditët e Pokuevillit ne shqiptarët kemi ngelur po ata që kemi qenë; popull musliman që identitetin tonë nuk e barazojme me kuplaratë e Parisit ku disa nga të përdalët tanë mund të kenë zanafillat. Identiteti ynë qëndron në nderin dhe dinjitetin e femrave tona, pjesë e të cilit është edhe moda e tyre fantastike alla-turka e veshjes, hecjes dhe e nderit, packa se kjo nuk i pëlqen larove që lehin për Francën e perënduar në Ballkanin perëndimor.


E Martė, 25 Gusht 2009; 04:54


Kerko:

 
Ju rekomandojmë :
 
Akaid dhe Fikh Islam:
 
Të përhershme:
 
Prezantime (Powerpoint)
 
Ilahi:
» Zeriislam.com nuk qëndron domosdoshmërisht pas çdo teksti të autorëve «
Copyright © ZeriIslam 2005-2009
Free counter and web stats