LITERATURA SHQIPE NE TRADITEN ISLAME

Me ardhjen e tij ne Shqiperi, pushteti Osman solli me vete kulturen e tij te larmishme, qe me vone do te behej edhe pjese integrale e identitetit Shqiptar. Nje fe e re, Islami, u perhap ne Shqiperi, ndermjet jugut ortodoks dhe veriut katolik, fe qe u kthye ne fene dominante te Shqiptareve. Edhe pse ne dekadat e para te shtetit Osman ne Shqiperi shume pak Shqiptare ishin Musliman, gjate shekullit te 17, rreth 50% e popullsise se Shqiperise veriore kaloi ne Islam. Katolicizmi Roman dhe Ortodoksia sllavo-helene tek e fundit ishin mbajtese te influencave te huaja ne Shqiperi, te mbushura nga gjuhe te huaja, dhe Shqiptaret ne krahasim me komshinjte e tyre Helen, Bullgar dhe Serb ishin ndjekes superfaqesor te ketyre feve.

Hasan Kaleshi[1][1] (1922 - 1976) ne menyre bindese ka sygjeruar se nje nga te mirat kryesore qe pushteti Osman ka sjelle ne Ballkan, ishte ai i ruajtjes se rraces Shqiptare nga asimilimi sllav, ne te njejten menyre sic pushtimi sllav i shekullit te 6te ne Ballkan i pati dhene fund procesit te Latinizimit, qe kercenonte te asimilonte para-ardhesit e Shqiptareve 1000 vjet me pare. Edhe pse Shqiptaret nuk u njohen nga Osmanet si minoritet ethnik (pasiqe ata i ndanin njerezit sipas fese dhe jo kombesise), Shqiptaret munden qe te mbijetojne si rrace dhe ne te vertete te zgjerojne veten e tyre nen pushtetin turk. Ne kete periudhe, Shkodra dhe qytetet e tjera bregdetare Shqiptare morren totalisht formen e qyteteve Shqiptare me popullsi shqiptare.

Ndersa shteti Osman, me organizimin e tij te centralizuar u fokusua ne Stamboll, ai i la Shqiperise kulturen osmane, qe arriti zenitin e saj ne shekullin e 18te. Shqiperia jugore dhe qendrore me qytetet e riperterira te Elbasanit dhe Beratit, me xhamite dhe medresete, u kthyen ne qendra te mesimit oriental dhe ne te vertet perjetuan nje rilindje kulturore nen Islam, ne te njejten menyre sic perjtoi Shkodra dhe Gjakova ne veri. Poete udhetare, artiste dhe shkollare filluan qe te gezojne mbeshtetjen e pashallareve dhe guvernatoreve vendas, ashtu si ne Azine qendrore.

Ne te njejten menyre sic shkrimtaret Shqiptare te shekullit te 16 dhe 17te perdoren latinishten per shkrimet e tyre, shkruesit e pare te Shqiperise Muslimane perdoren menyren Osmane te literatures; shkrimin Turqisht dhe Persisht, per veprat e tyre qe paten nje sukses te theksuar.





Shkrimtaret Osman me Origjine Shqiptare



Nje nga shkrimtaret me te hershem Shqiptare qe shkroi mes Osmaneve ka qene Mesihi nga Prishtina[2][2] (1470 - 1512), qe u njoh ne turqisht si Pristineli Mesihi. Mendohet qe Mesihi te kete qene Shqiptare nga Prishtina, por qe ka jetuar ne Stamboll qe nga mosha e vogel. Mesihi nuk ishte vetem nje poet i rralle, por ne te njejten kohe ishte edhe nje kaligraf i talentuar, qe mbajti postin e sekretarit tek Hadim Ali Pasha gjate pushtetit te sulltan Bajazidit II (1482 - 1512). Njeri i dhene pas kenaqesive sehr oglani (djal qyteti), sic biografi Ashik Celebi e therriri ate, Mesihi me shume gjendej ne taverna, neper parqe me shoket e tij sesa ne pune. Edhe pse stili hedonist ne jete mund qe te kete penguar karrieren e tij, Mesihi krijoi nga poezite me te mira Osmane te kohes. Nga veprat e tija me te permenduara eshte Murabba-i bahar[3][3] (poezite e pranveres) te cilat pas publikimi me perkthim latin ne 1774 nga orientalisti Sir William Xhon (1746 - 1794), do te ktheheshin ne poemat me te njohura Osmane ne Evrope, per nje kohe te gjate. Poema fillon sic vijon:



Dinle bulbul kissasin kim geldi eyyam-i bahar

Kurdi her bir bagda hengame hengam-i bahar

Oldi sim efsan ana ezhar-i badam-i bahar

Ays u nus et kim gecer kalmaz bu eyyam-i bahar



Degjoni oshetimat e nates, ditet e pranveres kane ardhur

te gjithe kopshtet kane ardhur ne jete nga pranvera

Bumi i saj ka hapur dritat e argjendta

Pini dhe kenaquni sepse pranvera do te shkoje shpejt



Me teper origjinale sesa 'Poezite e pranveres' eshte poezia e Mesihit Sehr-engiz (terrori i qytetit), qe u kthye ne prototipin e nje vale te re poetike ne poezine Osmane. Ne 186 verse ai pershkruan bukurite e 46 te rinjve nga Edirneja (Adrianopoja). Kjo poezi eshte nje poezi unike e poezise Osmane te shek te 16te, e cila me talljet dhe ironine humoristike eshte paksa e ndryshme nga poezite mistike dhe tradicionale. Mesihi e pranon qe poezia e tij eshte gjynah ne vetvete, por ai eshte konfident se Zoti do ta fale ate duke thene: " Zemra ime udhetare eshte thyer ne aq pjese, qe cdo pjese e thyer eshte e lidhur me nje nga ato bukuri".

Nje autor tjeter Shqiptar i shekullit te 16te eshte Jahja Bej Dukagjini[4][4] (vd. 1575), qe njihet ne Turqisht si Dukagjin Zade Jahja Bej apo Tashkali Jahja. Ai ishte me origjine nga fisi I Dukagjineve ne Veri te Shqiperise, nga zona e Pljevjase ne Malin e Zi te sotshem, qe ishte derguar ne Stamboll per te sherbyer si Jenicere. Jahja Dukagjini ishte krenar per rracen e tij Shqiptare. Ne nje nga poemat e tij ai shkruan:



Rraca Shqiptare eshte rraca ime,

E gjithe shtepia ime rronte me shpate.

Tamam si zemer luani,

Si shqiponjat bejne shtepite e tyre mes guresh.

Ky eshte virtyti ne ate qe eshte Shqiptar.

Ai eshte si margaritar, i fshehur mes guresh[5][5]



Jahja Beu ishte ushtar trim dhe shkrues kurajoz. Ai nuk kishte frike nga opinioni publik apo nga zyrtaret e kohes qe mund tu mos kenaqnin nga poezite e tij. Njehere i akuzuar nga Veziri qe Jahjai kishte shkruar nje elegji per Princ Mustafen e ekzekutuar ne Konje nga i jati i tij Sulltan Sulejman Kanuni ne 1533, Jahja Beu me zgjuarsi iu pergjigje: "Ne e denuam ate me Padishahun, por ne e qame ate me njerezine." Pasiqe ia kishte krijuar shume armiq rreth vetes, ai e pa te arsyeshme qe tu kthente ne cifligun e tij ne Bosnje . Ai vdiq ne te 80-at i zene duke kompozuar divanin e tij ne 1757 (983 A.H.). Nga pese mesnevi-te e tij me e famshmja eshte Shah u geda (Mbreti dhe lypesi), te cilen Jahja tregon se e ka shkruar per nje jave. Kjo romance metrike idealizon dashurine e paster per nje te ri nga Stambolli qe shquhet per nje bukuri te rralle (i stilizuar si mbret pasiqe ai sundon zemrat e njerezve) nga nje besimtar dashamire (i stilizuar si lypes). Nje autor tjeter me reputacion i kesaj kohe ishte vellai i Jahjase, Ahmed Bej Dukagjini, i njohur ne turqisht si Dukagjinzade Ahmed Beu.

Te pakten tre shkrues proze nga shkrimtaret e heret Osman duket qe te kene qene me origjine Shqiptare. Ata i perkasin fillimit te shekullit te 16te, qe kompiluan kroniken e papublikuar: Veziri i Madh, Lutfi Pasha (vd. 1564), autor i marreveshjes ne detyrimet e shtetit; dhe Koci Beu nga Korca, keshilltar i Sulltan Muratit IV (1623 - 1640), diskutimi politik i te cilit 'ne semundjet e perandorise dhe menyra sesi me i kuruar ato', bene qe orientalisti Austriak Baron Von-Hammer-Purgstall (1774-1856) ta titulloje ate "Monteskjeu Ottoman".

Gjate pese shekujve te bashke – ekzistences me shtetin Osman, Shqiperia mundi qe te prodhoje shume njerez te medhenje, impakti i te cileve ne kulturen turke ishte mjaft i madh. Ndermjet atyre kishte teologe dhe shkencetare si Hoxha Hasan Tahsini (1812 - 1881), rektori i pare i Universitetit te Stambollit, leksikografi dhe enciklopedisti Sami Frasheri (1850-1904), qe njihet ne turqisht si Shemsedin Sami; poeti pan-Islamist Mehmet Akif (1873-1936), autori i himnit turk me 1921, dhe Riza Tefiku, nje nga filozofet me te medhenje te Turqise gjate periodes se tij. Fatmiresisht gjate shekullit te 18te energjia kreative Shqiptaro-Ottomaneve nuk u limitua vetem kulturen turke, por filloi te rrjedhe edhe per permiresimin e kultures Shqiptare, ne gjuhe dhe ne kulturen e rilindur.



Literatura e Bejtexhijve



Tranzicioni nga Turqisht, Persisht dhe Arabisht ne Shqip si menyre te shprehuri mes letrareve shqiptare rezultoi ne krijimin e literatures Alxhamiado, nje term spanjoll per letersine Andaluziane, te shkruar me germa Arabe dhe te influencuar nga kultura Islame. Literatura Alxhamiado u zhvillua dukshem gjate kohes Islame ne Portugali dhe Spanje, dhe ne Bosnje dhe Shqiperi gjate periudhes Osmane. Perpjekjet e para te Shqiptareve gjate shekullit te 18te qe te shprehen ne gjuhen e tyre ne vend te gjuheve te orientit, ishin momente decizive tranzicioni te Shqipes, ashtu si edhe tranzicioni nga Latinishtja ne Shqip pati ndodhur ne shekullin e 16 dhe 17te.

Literatura e Bejtexhijve[6][6] sic kjo periode quhet ne shqip, konsiston nga verse te kompozuar me germa Arabe. Shkrimi Arab qe ishte adoptuar nga Osmanet, tashme u adoptua edhe nga Shqiptaret per tu pershtatur ne sistemin fonetik te shqipes, apo me sakte te dialekteve shqipe. Ky adoptim provoi qe te jete i pamjaftueshem per shqipen, aq sa ishte edhe per turqishten. Por jo vetem skripti ishte oriental. Gjuha e bejtexhive ishte shqipe e miksur me persisht, arabisht dhe turqisht, saqe per shqiptaret e sotshem shpesh eshte e veshtire te kuptohet. Vala e fjaleve dhe shprehjeve te huaja qe hyne ne gjuhen shqipe te kesaj kohe qe u perdoren per te treguar atributed e kultures dhe fese se re, ishin te panjohura deri ne ate kohe. Futja e shprehjeve orientale ne kete gjuhe e beri edhe kompozimin ne shqip mjaft te kollajte sipas stileve dhe ritmeve qe Osmanet kishin ne poezine e tyre.

Poezia e Bejtexhive u influencua fuqishem nga Turqishtja, Persishtja dhe Arabishtja me modelet e tyre literale qe ne ate kohe ishin ne mode ne Stamboll dhe ne Lindjen e Mesme. Shumica e formave dhe rimave Persiane dhe Turke zune vend edhe ne literaturen Shqipe. Kete ne e gjejme ne poezi apo neper divane si : murabba, (versete), ilahite (kenge fetare), kasidet (poezi ne stil arab) dhe ne gazale (poezi te shkurtra zakonisht lirika dashurie te pelqyeshme mes turqve dhe persianeve). Sistemi ritmik i pozise bejtexhie ishte pothuajse i rrjedhshem edhe pse perpjekje u bene per te sjelle sisteme kuantitative poezishe[7][7]. Subjekti ne pergjithesi ishte religjioz, qofte meditues apo haptazi edukues, ne sherbim te hapjes se fese. Karakteri spekullues i mjaft prej ketyre verseve e kishte burimin ne mesimet e Islamit; nga burimet autoritative Sunnite deri ne burimet intense Shiite Sufiste dhe me vone, ne burimet me liberale por po aq mistke te panteizmit Bektashian. Disa versete sekulare gjenden gjithashtu; si lirika dashurie, poezi per natyren, per fenomene historike dhe filozofike dhe here pas here prezenca e mendimit ironik ndaj botes.

Literatura e Bejtexhijve u rregjistrua neper manuskripte, shumica e te cilave sot jane te humbura, apo ne rastin me te mire, jane te pamundura qe te gjenden. Disa kopje te vonshme (por jo origjinale) te manuskripteve ruhen ne Arkivat Qendrore te Shtetit ne Tirane, por shumica e materialeve mbijetuse jane akoma neper duar private, sidomos ne Kosove dhe Maqedoni. Nga manuskriptet qe kane mbijetuar shume pak jane bptuar. Si rrjedhoje, shkrimet e Bejtexhijve jnae nga kapitujt me pak te njohur te literatures Shqiptare.

Poezia me e vjeter Shqiptare ne germa Arabe i kushtohet kafese dhe daton me 1725 (1337 p.h.), dhe eshte shkruar nga Muci Zade, i biri i Mucit, qe ne mesojme qe te kete qene plak ne kohen e shkrimit te poezise. Refreni i poezise eshte: “O Zot, mos me le pa kafe”, qe padyshim nga nje familjaritet mjaft te madh per adiktet e kafese. E zbuluar ne nje manuscript ne Korce, qe tashme ruhet ne Tirane, kjo poeme konsiston prej shtatembedhjete strofash me nje ritme AAAB. Njekohesisht kjo eshte poezia me e vjeter qe dihet te jete shkruar ne dialektin jugor (toske).

Poeti i pare kryesor ndermjet Bejtexhijve ishte Nezim Frakulla (1680 – 1760), qe njihet ndryshe si Nezim Berati apo Ibrahim Nezimi. Ai u lind ne fshatin Frakull prane Fierit dhe kaloi pjesen me te mire te jetes se tij ne Berat, qe ishte nje qender bumi per kulturen Islame te kohes. Frakulla studioi ne Stamboll ku ai edhe shkroi poezite e tij te para ne Turqisht, Persisht dhe ndoshta ne Arabisht, ndermjet te cilave dy divane. Rreth viteve 1731 ai u kthye ne Berat ku dihet qe ai te jete zene ne nje rivalitet letrar me poetet e tjere te periudhes se tij, dhe ne vecanti me Mulla Aliun, myftiun e Beratit. Ndermjet 1731 dhe 1735 ai kompozoi nje divan dhe nje sere poezishe ne Shqip, sebashku me nje fjalor Shqip – Turqisht qe kishte forme versesh. Edhe pse ne nuk posedojme te gjithe divanin origjinal ne kemi kopje te rreth 110 poemash nga ai. Disa nga verset e tij u bene kenge dhe mbijetuan neper shekuj ne forme orale. Nezim Frakulla na tregon ne se ai ishte i pari person qe te kompozoje divan ne Shqip:



Divan kush pat folure shqip?

Ajan e beri Nezimi, [Ajan – te njohur]

Bejan kush pat folure shqip? [Bejan – oratori]

Insan e beri Nezimi. [Insan – Nobel]



Ky lisan qe bere harab [Lisan – gjuhe, harab – lemsh]

Ne gussa me shume hixhab [gussa – dhimje, hixhab – mbeshtjelle]

Shahid mjaft eshte ky kitab [Shahid – deshmues]

Handan e beri Nezimi [Handan – te mundur]



Kamberi eshte nje nga perfaqesuesit me origjinal te tradites Muslimane ne literaturen Shqiptare, nepermjet punimit te tij kryesor, nje mexhmua (permbledhje) prej 200 faqesh qe nuk ekziston me. Nje manuskript i kesaj permbledhje thuhet te jete derguar ne Manastir ne 1908 – 1910 per tu publikuar, por qe atehere ai ka humbur[8][12]. Ne te vertet shume pak nga shkrimet e tij kane mbijetuar dhe shume me pak jane botuar. Nder punimet e tij ne posedojme: nje mevlud te shkurter qe eshte nje poezi fetare per lindjen e Profetit Muhamed a.s., rreth dhjete ilahi, himne fetare; dhe mbi pesedhjete poezi sekulare.

Mevludi i Hasanit, i biri i Zyko Kamberit, sic ai e therret vetveten, eshte ndoshta nje nga te paret qe te kompozohet ne Shqip dhe eshte influencuar padyshim nga mevludi i poetit Turk, Sulejman Celebi (vd 1422). Nje kopje e mevludit te Kamberit, qe konsiston prej 51 kater-rrjeshtash tetefjalesh me nje rime ABAB ekziston sot e kesaj dite ne Arshivat e Shtetit ne Tirane. Ne kete pune dhe ne poemat e tij ate tjera, njera prej te cilave i kushtohet histories se Ibrahimit a.s., Sares dhe Haxherit nga Egjipti, ne veme re nje poet te talentuar, qe kishte me shume se nje dije superfaqesore te dijes teologjike Islame dhe Bektashiane.

Verseti sekularist i Kamberit mbulon shume tema. Ne tetefjaleshin e tij Sefer-i Humayun (Fushata e Mbretit) ne tridhjete e tre kater-strofesh, ai pershkruan pjesemarrjen e tij ne betejen e siperpermendur te Smedereves duke sjelle nje pershkrim realist te vuajtjeve qe ajo shkaktoi. Ne Bahti im (fati im) dhe Vasijetnameja (testamenti) Kamberi krijon nje shikim ironic, te ashper ne kohe per ne poshte-e-lartet e fatit, dhe ne vecanti ne fatkeqesite e jetes se tij. Gjerdeku (gjerdani) portretizon veshtiresite dhe problemet e grave te reja qe u martonin sipas zakonit pa qene te afta qe te zgjidhnin burrat per veten e tyre. Ne lirikat e dashurise Kamberi shpreh pakenaqesine e tij me realitetet sociale qe shkaterrojne pasionet. Poema me e famshme e tij eshte Paraja, qe ben nje denim sarkastik ndaj korrupsionit feudal, dhe ne te njejten kohe kjo poezi ndoshta eshte poezia e pare satirike Shqiptare perpara shekullit te njezete. Ajo fillon si me poshte:



Mbreri q’urdheron dynjane
Qe ka vene taraphane

E i presne parane,

Ja di kimene parase



Dhe veziri, q’eshte veqil,

Ze sikur te benet’ adil

E mos thote dot kaly-kil

Ja di kimene parase



Sheh Islami, q’ep fetfane,

Qe di qitapete c’thane

Nuke kacirdis parane

Ja di kimene parase



Myfti dhe myderize

Edhe kyrra e vaize

Kane ujdisur’ iblize

Ja di kimene parase



Dhe kadiu i mehqmese

Qe rri siper sixhadese

Edhe shehu i teqese

Ja di kimene parase



Dhe pashallare, bejlere

Edhe avame te tjere

Per para apene krere

Ja di kimene parase



Kadiut ti rrefesh parane

Ters a vertit sheriane

Per para se c’e shet t’ane

Ja di kimene parase



Poezite e Kamberit ishin mjaft popullore ne shekullin e nentembedhjete dhe u hapen mes njerezish gojarisht. Ne hyrjen e perkthimit ne Shqip te Iliades se Homerit (Bukuresht 1896), poeti Naim Frasheri (1846 – 1900) tregonte: “Nder poetet Shqiptare, Hasan Zyko Kamberi eshte me i famshmi”. Gjuha e tij eshte shume here me e thjeshte dhe natyrale sesa e Frakulles dhe Naibit qe jetuan gjysem shekulli perpara tij, dhe per me teper eshte me pak e ngarkuar me terma orientale.

Shkrimi i Hasan Zyko Kamberit dhe i Nezim Frakulles nuk ishin te pakte ne kritike ndaj shoqerise, sic ne kemi pare, por i perket poetit Bektashian Zenel Bastari[9][13] qe ne duhet ti kthehemi per shprehjet e para ideologjike te vetedijes shoqerore ne literaturen Bejtexhie. Si shkak i dergradimit te shtetit Osman pashallaret dhe bejleret Shqiptare po luftonin per superioritet ne Shqiperi gjate kesaj kohe. Familja e Bushatllinjve kishte krijuar nje principalitet pothuajse te pavarur ne veri te Shqiperise ne fund te shekullit te tetembedhjete, dhe pashalleku i Ali Pashe Tepelenes (1741-1822) ne Jug te Shqiperise dhe veri te Greqise arriti zenitin pushtetit te tij ne 1811. Ne zonen e Tiranes, familjet Xhelaj dhe Toptani po luftonin per pushtet, lufte qe Bastari e perjetoi ne ate kohe. Me gjendjen ekonomike qe po kthehej e paqendrueshme dhe kryengritjet nje ndodhi ditore, viktimat kryesore te konfliktit social ishin padyshim klasa e ulet e shoqerise ky Bastari, ne ndryshim me shumicen e Bejtexhijve te tjere, duket qe te perkiste.

Zenel Bastari, qe eshte therritur gjithashtu edhe Zenel Hyka, u lind ne fshatin e Bastarit prane Tiranes, ku ai punoi si rrobaqepes dhe punetor krahu ne fillim te shekullit te nentembedhjete. Data e lindje se tij nuk dihet. E vetmja reference qe na ndihmon ne per te gjetur ditelindjen e tij eshte nje poem qe u shkruajt per vrasjen e Shemsedin Shemimiut ne Fushe Kruje ne 1831. Bastari ishte autor i rreth 200 vargjeve te temave sociale, religjioze, humoristike dhe erotike. Ne Tirana jone si mesoi ai haptazi denoncon shtypjen e njerezve te thjeshte nga pronaret e paskrupullt, me kete teme standarte te literatures Shqiptare te shekullit te njezete. Meti Mulla Rexhepi (Meti, cuni i Rexhepit) eshte nje portretizim humoristik i zyrtareve te korruptuar dhe imoral, nje stereotipizim qe do te gjente gjithnje e me shume vend ne literaturen e mevonshme Shqiptare.

Nje komponent tjeter ne punen poetike te Zenel Bastarit ze panteizmi mistik Bektashian. Edhe pse Bektashizmi ishte prezantuar ne Shqiperi qe ne shekullin e 15 nga Jeniceret, ishte shekulli i 19te ai qe e hapi Bektashizmin ne masat e gjera te popullates Shqiptare ne Shqiperine Jugore dhe te Mesme. Teqet Bektashiane, ne vecanti ato te Krujes, Frasherit, Korces, Konices dhe Gjakoves shpejt do tu shnderronin ne qendra te nacionalizmit, mesimit, tolerances dhe rrezistences ndaj rregjimit Osman. Talenti kreativ i Bastarit u zhvillua nen mbikqyrjen dhe influencen e Haxhi Yncarit, liderit spiritual te Bektashive qe ne ate kohe i atribohej mjaft autoritet intelektual. Ai e shihte dhuraten e poezise si hidayet-i hak (inspirim te shenjte) qe mundesonte ate qe te arrinte sublimen, nurin (driten e besimit hyjnore). Bastari tregon per fene e tij ne poemen me rrjeshta Mbi Bektashizmin qe fillon si me poshte:



Ashku i perverdigjarit [ Dashuria e Zotit ]

Me ka bamun mu shahir [ Me beri mua poet]

Nuri i Haxhi Yncarit
S’e di punen ti zahir [Nuk di tjeter pune]



Lirika e dashurise se Bastarit, si ato te Nezim Frakulles, permbajne shume nga metaforat dhe dhe figurat standarte te gazaleve orientale, per shembull poeti qe vuan nga zemra e thyer, nje semundje qe nuk ka sherim etj. Per dashurine ai shkruan: Kjo hazine asht xhemal, hem gjynah e hem sevap (Ky thesar eshte bukuri…).

Bashkekohesi i Bastarit, Muhamet Kyçyku[10][14] (1784 – 1844) sherben si pike tranzitive ndermjet versetit klasik te Bejtexhijve dhe poezise se Rilindjes se gjysmes se dyte te shekullit te nentembedhjete. Kyçyku, qe njihet gjithashtu si Muhamet Cami, sihte nga Konispoli ne Jug te Shqiperise se sotme. Ai studioi teologjine Islame per njembedhjete vjet ne Kairo, ku nje komunitet i madh Shqiptar ekzistonte. Gjate kthimit ne fshatin e tij te lindjes ai sherbeu si hoxhe dhe vdiq me 1844 (1260 P.H.).

Kyçyku ishte relativisht nje autor profilik qe shkroi ne dialektin Cam, dhe sic duket eshte poeti i pare Shqiptar qe te kete shkruar peome te gjate. Puna per te cilen ai morri edhe fame eshte perralla romantike Erveheja, qe fillimisht u quajt Ravda (kopeshti), shkruar rreth 1820-es. Kjo perralle poetike flet per aventuren e Ervehese se drejte qe arrin te ruaj nderin e saj perpara shume sprovash dhe problemesh. Burri i Ervehese shkon larg dhe e le ate nen kujdesin e vellait te tij, i cili edhe pse i premton te vellait per miresjellje, mundohet qe ta terheqe ate. Erveheja i rreziston perpjekjeve dhe kercenimeve me vdekje qe kunati i saj i ben asaj. Vellai i terbuar nga inati, hakmerret ndaj Ervehese duke shpifur dhe akuzuar ate per prostitucion, gje qe e con ate te denohet me vdekje me gure nen ligjin e kohes. Erveheja mrekullisht i shpeton ndershkimit te saj me gure, dhe merret e gjalle nga guret nga nje aristokrat qe kalon aty, i cili pasiqe degjon fatin e saj e con ate ne shtepi tek gruaja e tij. Erveheja pasiqe sherohet nga lendimet e saj, bie serisht viktime e aristokratit qe bie ne dashuri me ate. Ajo rrefuzon serisht dhe i tregon atij se ajo eshte e martuar, gje qe e con aristokratin qe te terhiqet. Me vone nje sherbetor ne shtepine e te pasurit mundohet qe ti afrohet Ervehese, por edhe ai largohet me pas. Sherbetori merr hak kunder Ervehese duke vrare djalin e pronarit te tij dhe duke akuzuar Ervehen si vrasese te tij. Ceshtja me vone qartesohet dhe pasaniku bindet qe Erveheja eshte e pafaj, por ai eshte i detyruar qe ta largoje Ervehene nga shtepia e tij, duke i dhene asaj 400 copa flori si rroge per largimin e saj. Por hallet e Ervehese nuk mbarojne ketu. Derisa ajo eshte duke hecur ne brigje te nje lumi ajo sheh nje hajdut qe eshte gati qe te vritet per arsye se ai kishte vjedhur 400 copa flori nga pasuria e mbretit. Ervehese i vjen keq per hajdutin dhe e shpeton jeten e tij duke dhene te gjithe parate qe ajo kishte me vete. Hajduti me pas e ndjek ate dhe i lutet asaj qe ajo te behet gruaja e tij, por ajo rrefuzon, dhe hajduti nga inati e shet ate si skllave te kapiteni i nje anije qe mundohet qe ta marre ate gjithashtu. Nje furtune e ze ne kete kohe anijen dhe mbyt gjithke ne anije pervec Ervehese qe del ne breg te nje qyteti te panjohur. Nje besimtar i devotshem i jep asaj rrobat e tij, dhe ne rroba burri ajo shkon tek mbreti i vendit qe e pret ate me rrespekt dhe nderton nje shtepi per ate. Ketu ajo kujdeset per te semuret dhe te verberit dhe kthehet ne nje grua te dashur dhe rrespektuar per veprat e saja te mira. Ne vendin ku Erveheja jeton, mbreti i vendit vdes, dhe ajo zgjidhet si mbretereshe. Nje dite pese te huaj vine ne pallatin e saj: burri i saj dhe vellai i tij, pasaniku, sherbetori dhe hajduti, tre te fundit tashme te verber. Erveheja iu premton atyre sherim nese ata pendohet dhe tregojne gjynahet e tyre. Padrejtesia bere kunder Ervehese nepermjet tregimit te tyre behet e ditur, dhe keshtu ajo mundet qe ta tregoj vetveten e saj tek i shoqi si grua e nderit dhe e virtytshme qe ajo gjithnje ka qene.

Motivi mbrapa ketij tregimi te ‘virtytit femeror’ gjendet shpesh ne literaturen orientale dhe perendimore. Burimi me i mire per poezine Kyçykut duket qe te jete perralla Persiane Tuti-name (Perralla e zogut) nga Zijaudin Nakshabi, qe u inspirua nga shkrimi Sanskrit, Shukasaptati. Teksti ne Shqip prej shtatembedhjet faqesh, konsiston prej 856 rrjeshtash dhe ruhet si manuskript ne librarine kombetare ne Tirane. Puna e Kyçykut eshte gjithashtu nje nga punimet e rralla te Bejtexhijve qe te publikohet ne shekullin e 19te, edhe pse ne nje version te ndryshuar. Publicisti Jani Vreto (1822 – 1900) jo vetem qe e perktheu Ervehene ne Bukuresht me 1888, por e adoptoi ate si perralle te shekullit te 19te dhe e pa te arsyeshme qe te largoje nga ajo te gjithe termat Arabisht, Persisht dhe Turqisht. Versioni origjinal i poemes eshte me i qarte dhe ka karakterin poetic te nje fabule, kurse edicioni i Vretos e tregin ate me epike.

Erveheja nuk eshte puna e vetme qe mbijetoi nga shkrimet e Kyçykut, edhe pse eshte e vetmja qe u njoh prej tij me vite me rradhe. Shkrim tjeter me fame nga Kyçyku eshte punimi Jusufi dhe Zelihaja , nje histori morale e bazuar ne suren e dymbedhjete te Kuranit, ku historia tregon per perpjekjet e gruas se padronit te Jusufit, Potiferit qe kerkonte te merrte dashurine e Jusufit. Kjo qe eshte nga me ‘te bukurat e historive’ sic Kurani e therret kete histori sherben si motiv i perbashket ne literaturen Arabe, Perse dhe Turke. Ky motiv u adoptua ne ne menyre te vecante nga epiku Persian Firdeusi (935 – 1020) dhe me vone nga mistiku Xh’ami (1414 – 1492) ne Yusufi dhe Zulaykha. Historia Kuranore e Jusufit eshte ne njefare menyre versioni mashkullor i Ervehese. Ai gjithashtu vuan shume ne duar te familjes se tij and armiqve dhe serisht me kembengulje reziston avancen e gruas se pronarit te tij ne menyre qe te qendroje njeri i paster ne virtytet fetare. Jusufi dhe Zelihaja e Kyçykut perkon ne nje nivel me te sofisistikuar letrar ne krahasim me Ervehene. Gjuha ne ate eshte me shpjeguese dhe perkon ne shume pasazhe shpjeguese, qe kalojne narrativen e thjeshte. Gjithashtu analizat e karaktereve si menyre e tregimit te vuajtjeve dramatike jane me te gjalla, sidomos ne pershkrimet e pasioneve te Zelihase.

Muhamet Kyçyku eshte autor i mjaft poemave te tjera, nje prej tyre qe perbehet prej 348 rrjeshtash ne te cilen denohet prija e alkolit dhe rakise, quhet Bekriu. Ne kete poeme te datuar me 1824 [1239 P.H.] ne gjejme reference per autorin emri i te cilit shfaqet ne poezi, keshtuqe e ben ate poezine me te vjeter te njohur nga Kyçyku. Nje poeme historike qe daton me 1826 [1241 P.H.], eshte nje perpjekje e Kyçykut ne nje shkalle me epike ky ai glorifikon fushatat e Ibrahim Pashes (1789 – 1848), nipit (djalit o.j.) te Muhamed Aliut mbretit te Egjiptit, kunder rrebeleve Greke. Ajo permban nje shpjegim te vecante te betejave te Athines dhe Missolongise (1822). Nje poezi prej 100 rrjeshtash njohur si Gurbetlite merret me hallet e Shqiptareve qe detyroheshin te braktisnin shtepite per pune dhe jete me te mire jashte vendit, nje teme qe me vone u morr nga shume autore te tjere Shqiptare. Kyçyku qe sic e shpjeguam jetoi dhe studjoi per njembedhjete vjet ne Egjipt, i kushtoi nje devocion te vecante edhe perkthimit te literatures Islame nga Arabishtja dhe Turqishtja. Nje prej ketyre punimeve qe ne posedojme ne Shqip eshte Kasidatu’l Burda (mevlud) nga poeti Arab me origjine Berbere, al-Busiri (vd. 1296), qe eshte nje himn klasik kushtuar Profetit Muhamed a.s.

Tahir Boshnjaku[11][15], therritur ndryshe edhe Tahir Efendi Gjakova apo Efendiu i Madh ishte nje tjeter shkrues nga Gjakova ne pjesen e pare te shekullit te nentembedhjete. Ai studioi teologji ne Stamboll dhe u kthye ne Kosove per te dhene mesim ne ‘Shkollen e Vogel’ te Gjakoves. Mbiemri i tij Boshnjaku indikon se ai ishte me origjine nga Bosnia, apo ndoshta nga zona e Plave dhe Gucise, ne ate kohe pjese te Bosnies, apo ndoshta ai ka pat udhetuar shume ne ato zona. Megjithate ai eshte autor i nje pune prej 328 rrjeshtash te titulluar Vehbije (dhuratat) apo Emni Vehbije qe daton me 1835 [1251 P.H.], dhe qe eshte nje permbledhje poetike e miksur ne proze, per probleme filozofike dhe fetare si psh. ceshtja e ekzistences njerezore, xheneti dhe xhehenemi, detyrimet e njeriut dhe vendi i dijes ne Islam. Kjo pune eshte keqtransliteruar nga Ismail Haxhi Tahiri i Gjakoves duke perdorur alfabetin e Stambollit te Sami Frasherit, dhe publikuar ne Sofje me 1907.

Trenda per poema te gjate dhe epike qe ne vejme re tek Muhamet Kyçyku u zhvilluan me tej nga dy vellezer nga Jugu i Shqiperise ne fshatin e Frasherit. Dalip Frasheri[12][16] ishte dervish Bektashian qe morri mesimet e tija ne teqen e Frasherit, themeluar me 1824 nga Tahir Nasibiu (vd. 1835). Nasibiu e dergoi dishepullin e tij Dalipin, ne Konice ku Dalip Frasheri kryesoi teqen e fshatit dhe shkruajti nje epike letrare ne Shqip. Epika 65.000 rrjeshtat e quajtur Hadikaja (kopeshti), shkruar nen pseudonimin Hyxhretiu (emigranti), u mbaru me 1842 [1258 P.H.]. Epika eshte bazuar ne nje punim tjeter me te njejtin titull nga poeti Azerbajxhanas Fuzuliu (1494 – 1556), qe eshte perfaqesuesi me i famshem i divaneve lirike Turq. Hadikaja Shqiptare qe ndahet ne dhjete kapituj plus nje hyrje dhe nje konkluzion, eshte dy here me e gjate sesa versioni Turko-Azer dhe perben epiken e pare te vertete Shqiptare. Manuskripit i saj ruhet ne Arshivat Qendrore te Shtetit ne Tirane[13][17]. Hadikaja nuk merret vetem historine e Bektashizmit ne Shqiperi, por si Hadika as-su’ada e Fuzliut, merret me ngjarjet e Historise Shi’ite, ne vecanti me ngjarjet ne Qerbela ne Irak ne 680 ne te cilen Huseini, nipi i Profetit Muhamed s.a.s. u vra. Vellai me i ri i Dalipit Shahin Be Frasheri gjithashtu shkroi per epiken Bektashiane. Myhtarnameja (tregimi i Myftarit) 12.000 rrjeshteshe e tij qe eshte akoma e papublikuar gjithashtu merret me historine Shi’ite dhe betejen e Qerbelase, ne te cilen Myftari ishte nje nga protagonistet. Epika, qe shume kopje te saja jane te njohura u mbarua me 1868 dhe duket qe te jete bazuar ne origjinalin Persian dhe influencuar nga nje version turk i historise. Poeti i Rilindjes Naim Frasheri (1846 – 1900) i qe ishte nga i njejti fshat por jo kusheri i vellezerve ne fjale, duket qe te jete inspiruar nga Hadikeja dhe Myhtarnameja ne kompozimin e epikes se tij Bektashiane, Qerbelaja, ne Bukuresht me 1898.





Shkrues te tjere te kesaj periudhe



Njihen mjaft poet Musliman Shqiptar punet e te cileve kane mbijetuar pjeserisht apo nuk kane mbijetuar aspak. Dervish Hasani nga Krusha e Vogel ne Rahovec ne Kosove qe jetoi ne fund te shekullit te 17te, eshte autori i verseve me te vjetra te shkruara ne Shqip me germa Arabe ne Kosove. Ai ishte dervish i nje teqeje te madhe Halvetjane ne Rahovec qe u themelua nga Sheh Sulejman Ejup Dede nga Potocani ne 1680. Pak ka mbijetuar nga poezite e tija mistike. Sulejman Temani, poet dhe Sheh Halveti nga Berati eshte gjithashtu autor i disa poezive fetare. Haxhi Ymer Mustafa Kashari nga Tirana, lindur ne fillim te shekullit te 18te shkroi poezi fetare ne Shqip dhe Turqisht. Versetet e tija edhe pse te ngarkuara me terminologji orientale perben dokumentin me te vjeter ne dialektin Tiranas. Nje poeme e mesit te shekullit te 18te nga Mulla Beqiri , myfti i medresese se Vuciternit ne Kosove dhe dy poezi nga Omer effendi Sadedini nga Jugu i Shqiperise kane mbijetuar. Nga qendrat e begate Islame te Elbasanit dhe Beratit ne posedojme pak rekorde nga bashkekohesit e Nezim Frakulles. Ismail Pashe Velebishti, miku i siperpermndur i Frakulles, qe u vra ne 3 Gusht te 1764 ne Vlore, ka lene pas vetes nje poeme te cilen ai e shkroi kur ishte komandant i forcave Osmane ne betejen e Lepantos (gjiri i Korintit), ku ai shpreh mall per atdheun. Nga Elbasani ne kemi poezi nga Ibrahim Elbasani dhe Sulejman Pashe Verlaci, qe njihet edhe si Sulejman Pashe Elbasani. Nga Shkodra ne dime per Mulla Salih Pata qe ishte poet i shquar ne sarajet e Bushatllinjeve. Ai eshte autori i beiteve satirike dy prej te cilave i kushtohen Kara Mahmud Pashes. Gjithashtu ne te njejtin pallat bashkekohesi i tij Mulla Hysen Dobraci qe ndoshta eshte i njejti person me poetin Hysen Effendi Shkodra shkroi per rezistencen Shqiptare kunder rregjimit Osman. Publikuesi Zef Jubani (1818 – 1880) qe qe botoi poezite e Dobracit ne Raccilta di canti popolari e rapsodie di poemi albanesi, ne Trieste me 1881, e therriti ate “Anakreoni Shqiptar”. Poema me e njohur e Dobracit celebron fitoren e Kara Mahmut Pashes kunder forcave Osmane te udhehequra nga Ahmed Pasha nga Berati ne 1785. Nje shkrues anonim nga Gjirokastra[14][18] gjithashtu ka lene nje poeme qe pershkruan sulmimin e qytetit nga Ali Pashe Tepelena rreth vitit 1793.

Ne fillim te shekullit te nentembedhjete shume verse fetare dhe historike u shkruan nga shkrimtaret Musliman Shqiptare, por qe ne kemi pak informacion mbi ta. Elmaz Gjirokastriti ishte autori i poemes me 92 rrjeshta qe mbante titull ne turqisht Evvel hastalik (semundja e pare), qe trajton epidemi qe ra ne Gjirokaster me 1817. Poezia u shkruajt me 1820 dhe ruhet ne nje manuscript nga Gjirokastra. Haxhi Et’hem Be Tirana (1783 – 1846), qe njihet gjithashtu si Mulla Et’hem Beu, ishte autor poezish mistike Bektashiane dhe i nje divani ne Shqip qe nuk ekziston me, sebashku me kater divane ne Turqisht. Ai vdiq ne Tirane dhe u varros ne xhamine qe mban emrin e tij. Nje poet tjeter me inspirime Bektashiane ishte Baba Abdullah Melcani (vd. 1852), nga Melcani i Korces qe u shqua ne levizjen nacionaliste Shqiptare. Nga verset e tija mistike ne Shqip, vetem nje poeme kushtuar legjendarit Baba Sari Salltekut ka mbijetuar. Mulla Dervish Peja qe njihet edhe si Dervish Effendi i Pejes ishte nje figure e rrespektuar fetare e fillimit te shekullit te nentembedhjete qe njihet ne traditen gojore si per dijen dhe mencurine qe ai tregonte ne shprehje dhe theniet e tija. Vetem nje nga poezite e tija nga mbijetuar. Asgje nuk eshte mundur qe te gjendet nga versetet fetare te Ahmet Elbasanit qe ishte Sheh ne Elbasan. Hysen Bitri, poet nga qendra e Bektashizmit ne Kruje eshte autori i tre poezive fetare shkruar ne Shqip, qe u shkruan perpara vrasjes se liderit shpirteror Shemsedin Shemimiu nga Fushe Kruja ne 1831. Poeti Asllan Bej Puce (1807 – 1830) ishte i biri i Ago Myhyrdarit qe ishte sekretar i Ali Pashe Tepelenes. Ai vdiq ne masakren e Manastirit ne 30 Gusht 1830 ne moshen 23 sebashku me shume aristokrate Shqiptare. Asgje nuk ka mbijetuar nga punimet e tij. Gjithashtu nga Shqiperia Jugore, Abdullah Sulejman Konispoli , ishte autor i nje mevludi ne dialektin Çam qe u shkrua rreth vitit 1831 dhe qe ruhet ne Arshivat e Shtetit ne Tirane, sebashku me shume poezi ne Turqisht dhe Arabisht. Pak dihet rreth, Ismail Floqit nga Korca qe eshte perkthyes i nje mevludi, dhe per poetin Jonuz effendi Sabriu. Tahir Nasibiu (vd. 1835) ishte themeluesi i teqes Bektashiane ne Frasher me 1825 dhe thuhet qe te kete shkruar poezi ne Shqip, Persisht dhe Turqisht, por asnje prej tyre nuk eshte gjetur. Versete me interes historik jane sjelle nga Mulla Fejzo Abdalli nga Gjirokastra, autor i nje poeme qe daton me 1841 [1257 P.H.] qe trajton temen e nje beteje kunder nje Pashai Turk gjate sundimit te Sulltan Mahmudit II (sllt. 1808 – 1839), dhe nga Demir Vlonjati (vd. 1845), qe njihet ndryshe edhe si Demir Aga Vlonjakasi, qe ka lene nje poeme me nentembedhjete strofa qe daton me 1845 [1261], ne te cilen ai pershkruan nje masaker ne Vlore dhe vuajtjet e shkaktuara ne Shqiperi nga ligjet e reformes se Tanzimatit.

Nje tradite kurioze literale nga Orienti eshte ajo e fjaloreve ne forme poeme. Fjalori i pare i ketij lloji eshte ai i Nezim Frakulles Shqipo-Turqisht qe u permend me lart. Ne vitin 1835 [1251 P.H], Shemimi Shkodra apo Shemimiu i Shkodres kompletoi nje fjalor Shqip-Turqisht[15][19] me rreth 1000 fjalesh, qe e quajti Nytke (fjalim). Sipas autorit fjalori ishte per ti sherbyer ushtareve Turq ne Shqiperi dhe per Shqiptaret qe nuk dinin Turqisht. Dialekti Shqip i perdor ne fjalor eshte Shkodran i miksur me ate Beratas, gje qe na le te besojme se autori do te kete jetuar per disa kohe ne Berat. Ky interes ne leksikografi vijon traditen e Myslym Hoxhes se shekullit te tetembedhjete qe ishte nga fshati Levan i Fierit qe ishte autor i nje versioni Shqip te Tuhfe-i Shahidi (dhurata e Shahidit), qe ishte nje fjalor Perso – Turqisht i kompozuar me 1514 [920 P.H.] nga Ibrahim Shahidi Dede, Dervish Mevlevi nga Mugla qe vdiq me 1550 [957 P.H.]. Fjalori permbante me mijera fjale.

Proza Shqipe ne skript Arab ka qene shume e rralle. Nje shkrim i tille qe daton me 1840 [1256 P.H.] eshte perkthim fetar nga Arabishtja nga Mehmet Iliaz Korca. Shkrimi permbahet ne nje manuscript nga Korca qe u zbulua me 1953 dhe tanime eshte ne Arshivat Qendrore te Shtetit ne Tirane.





--------------------------------------------------------------------------------

[1][1] Cf. Kaleshi 1975

[2][2] Cf. Gibb 1902, vol. 2, pp. 226 - 256

[3][3] Cf. Rossi 1954

[4][4] Cf. Gibb 1904, vol. 3, pp. 116 - 132

[5][5] Cf. Gibb 1904, vol. 3, pp. 117

[6][6] Bejtexhi, term i perdorur per te pershkruar poetet popullor Musliman Shqiptar. Fjala Bejtexhi vjen nga Turqishtja, ku termi ‘Bejt’ nenkupton 2 verse me te njejtin rime. Terma te tjere qe iu jane dhene Bejtexhijve jane ‘ashik’ (i dashuruar) dhe ‘saz saileri’ – poet muzikante.

[7][7] Cf. Rossi 1946, p. 243

[8][12] Shuteriqi 1976, p. 272

[9][13] Cf. Gjyli 1961 dhe Hysa 1987b.

[10][14] Cf. Myderrizi 1951a, Rossi 1948, Hetzer 1983b.

[11][15] Cf. Kaleshi 1956, dhe Ajeti 1960 & 62

[12][16] Cf. Myderrizi 1957b.

[13][17] Cf. Shuteriqi 1976, pp. 226 – 228

[14][18] Cf. Myderrizi 1959

[15][19] Cf. Myderrizi 1951b dhe Rossi 1951


Përshtatur në shqip nga Olsi Jazexhiu

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme