Rroli i Aleancës Pan-ortodokse Ballkanike në Copëtimin e Shqiperise post-Osmane

Nen sulmet imperialiste Ruso panortodokse, Angleze, Franceze dhe me pas Italiane, shtetet dhe etnite e ndryshme Muslimane qe jetuan nen kete Perandori nder shekuj, filluan qe ta gjejne veten e tyre nen zgjedhen koloniale, qe Evropa e krishtere po impononte mbi mbeturinat e Perandorise se sakatuar. Megjithe reniet qe shteti Osman perjetoi pas luftes Ruso Turke, qe cuan ne zmadhimin e Serbise dhe Malit te Zi me toka Shqiptare, zmadhimin gradual te Bullgarise, pamvaresise se Rumanise, pushtimit te Bosnje Herzegovines nga Austro-Hungaria, te Qipros nga Britaniket, e me pas me kolonizimin e Egjiptit nga Britaniket, Tunizise nga Francezet etj Sulltan Abdulhamiti II arriti qe ti sjelle njefare stabiliteti te brendshem ankthit te shtetit Osman. Duke perqendruar pushtetin shteteror ne duart e tija dhe duke perdorur mobilizimin panislamist si arme frikesuese ndaj fuqive grabitqare Evropjane, dhe si arme mobilizuese per popujt Islamik te Perandorise1, Sulltan Abdulhamiti II arriti qe te mobilizoje ne mbrojte te Perandorise se tij pothuajse te gjitha rracat e saj. Ashtu si me Arabet, Kurdet e Boshniaket, edhe Shqiptaret si komb Musliman qe ishin, i qendruan ne pergjithesi besnik pushtetit Hamidian dhe i sherbyen atij me te gjitha mundesite. Ne fakt Abdulhamidi, ne ditet e fundme te ekzistences se tij si Sulltan, duket qe ti kete dhene shume perparesi elementit Shqiptar ne kornizat e shtetit Osman. Sipas Prof. J. Landau ne librin “Politika e Pan-Islamit” (Oksford, 1990, Fq. 48 - 49) Lidhja Shqiptare e Prizrenit qe u krijua nga paria Shqiptare me 1878, ishte nje nga organizmat e pare te mobilizimit Panislamik qe Sulltan Abdulhamidi u mundua te krijoje ne shtetin e tij kunder agresionit Evropjan. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, qe u formua ne shenje proteste nga populli Shqiptar kunder agresionit panortodoks qe Kongresi i Berlinit legjitimoi ne trevat Shqiptare, pervec kerkesave Shqiptare per ruajtje territoriale nuk harroi qe te vej 1[1] ne dukje karakterin Islamik Shqiptar, duke vene ne dukje deshiren e Shqiptareve per besnikeri ndaj Sulltanit Osman dhe ligjeve te Sheriatit2[2]. Lidhja Shqiptare e Prizrenit qendroi ne komunikim te gjate me Porten e Larte te Stambollit, dhe nje gjenerate me vone, gjate kohes se agresionit Italian ne Libi, me 1911, demonstrate pro-Sulltaniste u shfaqen neper Shqiperi ne mbeshtetje te Sulltanit – Kalif, duke shprehur gadishmerine Shqiptare per te luftuar te pafete (Italian) qe pushtuan Libine.3[3]

Nje kooperim te gjere te elementit Shqiptar nen suazat Hamidiane ne e shohim edhe te bodigardet e Sulltan Abdulhamidit, qe ishin malesore Shqiptare, me ne krye Isa Buletinin. Sekretare te tij u bene shume Shqiptare si Ismail Qemal Bej Vlora e Marshall Rexhep Pasha. Kusheriri i Ismail Qemalit, Ferid Pashe Vlora qe ishte edhe President i Shoqerise Shqiptare te Stambollit, u be kryeminister i shtetit Osman nga Abdulhamiti me 19034[4]. Shemsedin Sami Bej Frasheri pervec themelimit te gazetes Sabah, Turxhiman i Shark, botimit te Kamus Al-Alam etj, u inkuadrua nga Sulltan Abdulhamidi gjithashtu ne politiken Osmane, si anetar i Bordit te Inspektoriatit te Ushtrise Osmane5[5].



* * *

Fuqizimi i levizjes Zhon Turke ne shtetin Osman i mbeshtetur fuqishem nga qarqet qe kerkonin reforma ne Perandori duke perfshire ketu edhe shume grupe Shqiptare, dhe sponsorizimi masiv qe donmet6[6] Selanikase i dhane agjenteve anti-Hamidiane7[7], coi pushtetin e Sulltan Abdulhamidit te vij ne nje fund ne pranvere te vitit 1909. Ne 13 Prill te 1909, pas rrevoltes qe bodigardet Shqiptare te Sulltan Abdulhamidit kryen ne mbeshtetje te tij ne Stamboll, cuan qe forcat Zhon Turke te ardhura nga Selaniku te shtypin kete rrevolte pro-Hamidiane dhe te rrezojne Abdulhamitin duke perdorur Shqiptarin Esad Pashe Toptani si njoftues per kete rrezim ndaj tij.8[8]

Renia e pushtetit Hamidian ne shtetin Osman, dhe dalja e Zhon Turqve ne skenat e Devletit nuk sollen rezultate te mira per minoritetet Osmane. Edhe pse levizja Zhon Turke pati si lidere te saj Shqiptare si Ibrahim Temo dhe Ahmet Njaziu, pas renies se Abdulhamidit ajo u mundua qe te ‘Ottomanizoje’ te gjithe subjektet e ketij shteti multietnik. Megjithese Zhon Turqit nuk i ndaluan aktivitetet e klubeve nacionaliste ne fillim te udheheqjes se tyre ne shtetin Osman, ata filluan propaganden e tyre per pan-Ottomanizem, gje qe coi lideret nacionaliste Shqiptare qe ti pergjigjen kesaj ideje me ate te nacionalizmit Shqiptar.

Aktiviteti i Ismail Qemalit neper Stamboll si perfaqesues i interesave Shqiptare, bashkepunimi i tij me Unionin Liberal dhe rrevolta e ushtareve Shqiptare kunder masave Zhon Turkiste ne ditet e Abdulhamidit, krijuan keqkuptime mes Zhon Turqve ne lidhje me Shqiptaret.9[9] Per me teper reformat qe Zhon Turqit sollen ne shtetin Osman me pas, duke ndaluar krijimin e shoqerive nacionale, mbajtjes se armeve, “bandave” e lirive te tjera te cilat Shqiptaret i paten poseduar nder shekuj, cuan qe Shqiptaret te rrevoltohen.10[10] Per me teper inatet personale qe Zhon Turqit duhet te kene patur me shume ish-mbeshtetes malesore te Abdulhamidit, kryengritjeve qe Isa Buletini organizoi kunder pushtetit Zhon Turk (ne shume raste i shtyre nga Serbet) dhe masakrave qe Sheqfet dhe Xhavit Pasha morren kunder malesoreve Shqiptare, cuan Shqiptaret drejt divorcit perfundimtar me Osmanet dhe Devletit ne te cilin ata sherbyen dhe punuan per pese shekuj.



- Rroli i Aleancës Panortodokse në Copëtimin e Shqipërisë



Ne te njejten kohe kur marredheniet Shqiptaro – Turke po acaroheshin ne kulm, fuqite grabitqare panortodokse Ballkanike i shihnin me ankth e me deshire keto perplasje. Pas renies se kryengritjes Shqiptare te vitit 1910 dhe arratisjeve te shume kryengritesve Shqiptar ne Mal te Zi, Malazezet u munduan qe perplasjet Osmane – Shqiptare ti perdorin ne te miren e tyre. Per kete, ne pranvere te 1911 Krajl Nikolla i Malit te Zi, i shtyu malesoret Shqiptare qe te hidhen ne rrebelim te ri kunder Turqve duke patur synim qe ta perdorte kete kryengritje ne sherbim te interesave te tija ekspansioniste ne Shqiperi.11[11] Mali i Zi duke perdorur bajraktare si Sokol Baci qe ishin nen sherbimin Malazez, synonte qe te organizonte rrebelim katolik ne Malesite e Veriut, rrebelim i cili pasiqe kaloi ne fanatizem, i coi muslimanet e Shkodres qe te kunderveprojne mbi keto veprimtari. Duke shfrytezuar fanatizmat fetare forcat Malazeze arriten qe te kishin bashkepunim te plote me rrebelet katolike Shqiptare, dhe ne shtator te 1912 repartet Malazeze sebashku me malesoret katolik u perplasen ne lufte kunder forcave shteterore Osmane12[12] dhe Shqiptare. Shume malesore katolik, te cilet morren pjese perkrah Malazezeve ne luftrat kunder popullsise Muslimane Shqiptare, e benin kete pjeserisht per te marre hak kunder Muslimaneve Shqiptar qe kishin ndihmuar Bedri Beun ne shtypjen e rrevoltave te tyre perpara nje viti. Lufta e tyre ne shume raste pati karakter primitiv lufte mes fisesh13[13] duke ‘lare’ me kete rast haqet evjetra.

Fillimi i Luftes Italo – Turke, dhe situata ne Shqiperine e Veriut nuk la jashte dore as Greqine dhe Bullgarine, te cilat filluan qe te afrohen me njera tjetrat per te vepruar ne ngjarjet qe ato po perjetonin me rrezimin e shtetit Osman. Lufta Italo – Turke qe filloi ne Shtator te 1911 iu tregoi forcave panortodokse ne Ballkan se Devleti Osman nuk kishte fuqi qe tiu bente balle sulmeve te tyre te organizuara.

Greqia, ne te njejten menyre si Mali i Zi, e mbeshteti fuqishem rrevolten Shqiptare ne Malesite e Veriut. Per kete Greqia dergoi Ioannis Gryparin, ministrin e jashtem Grek qe ta mbeshtesi luften e Malesoreve ne Veri nepermjet agjentures se tij, dhe ne te njejten kohe duke ushtruar kujdes qe kjo kryengritje te mos kalonte ne Shqiperine e Jugut. Greket besonin se nacionalistet Shqiptare kishin plane qe kryengritjen e tyre anti-Osmane ta conin edhe ne Epir dhe sanxhakun e Korces, ne menyre qe ta fusnin Greqine ne lufte me Turqine dhe ta deklaronin Epirin toke Shqiptare14[14] duke minuar Megali Idene Greke per ate zone.

Ne keto kohe kur Shqiperia e Veriut ishte ne rrevolta, qeveria Austriake ishte mbeshtetese e idese se krijimit te nje Shqiperie te Madhe Autonome, e cila do te ballanconte fuqine Serbe e Bullgare ne Ballkan. Austriaket besonin se nje Shqiperi e Madhe autonome, me Selanikun te cilin ata e shihnin si nje qytet qe duhej ti perkiste Turqise, do te kishin rruge te lire per ne lindje. Per kete Austria gjate gjithe kesaj periudhe punoi me agjenturen e saj qe ne Ballkan medoemos te krijohej nje shtet Shqiptar i fuqishem, qe do te minonte Serbine ne Adriatik dhe ne gadishull. Jo me kot Faik Konica pati thene se: “Te mos ishte Austria, sllavet dhe greket do ta merrnin per 24 ore Shqiperine… Frika e Austrise i mban armiqte tane; ata qe s’e kuptojne kete jane gomere.”15[15]

Por ideja e nje Shqiperise se Madhe u rrefuzonte fuqishem nga Greqia, Bullgaria e Serbia. Per kete arsye, ne Tetor te 1911, kryeministri Bullgar Geshov dhe ai serb Millovanovic filluan bisedat e planet e tyre per ta minuar kete akt. Ne bisedat qe Geshovi pati me kryeministrin Serb Millovanovic, i fundit ia beri te qarte Geshovit se solucioni me i mire per interesat Serbe ne Ballkan do te ishte pushtimi i Shqiperise se Veriut dhe sigurimi i nje rruge detare per te ne Adriatik, dhe pushtimi i Shqiperise se Jugut nga Greqia16[16]. Ne bisedimet qe rrodhen, Serbia me Bullgarine rane dakort qe Serbia do te kishte te drejte te plote mbi vilajetin e Shkodres dhe te Kosoves qe ndodhej ne veri te Bjeshkeve te Sharrit, kurse Bullgaria ndersa Bullgarija do te kishte te drejta mbi vilajetin e Adrianopojes.17[17]

Me keto traktate te fshehta panortodokse ne Ballkan planet Austriake per nje Shqiperi Etnike u shkelmuan nga Bullgaria dhe Serbia, te cilat duke rene dakort mbi te ardhmen e territoreve Shqiptare, nen udhezimet Ruse, ishin udhezuar nga qendrat panortodokse te Rusise qe pas kesaj te gjenin gjuhen e perbashket me Malin e Zi dhe Greqine.18[18]

Keshtu qe nen komanden Ruse, me 12 Mars te 1912, aleanca e pare panortodokse e Ballkanit u perfundua ndermjet Serbise dhe Bullgarise. Te dy vendet pasiqe rane dakort per lufte te perbashket kunder Turqise dhe posedimeve Turke ne Ballkan, rane dakort se ne rast fitoreje, Serbia do te njihte te drejten e Bullgarise per marrjen e territoreve ne Lindje te maleve Rodope dhe lumit truma. Kurse Bullgaria ia njohu te drejten Serbise qe te shtrije sundimin e saj deri ne perendim dhe veri te maleve te Sharrit, duke perfshire ketu te gjithe Kosoven. Kurse per zonen qe ngelej ndermjet maleve te Sharrit, Lumit Struma dhe Liqenit te Ohrit, nje shtet autonom duhej te formohej. Por nese me vone do te

vendosej qe ky territor te ndahej mes tyre, atehere Serbia do te merrte nje rrip te territorit ne Maqedonine veriore, kurse Bullgaria do te merrte viset perreth Ohrit. Nje zone e lire qe do te lihej ne te dy anet e lumit Vardar te siperm do te ishte nen arbitrimin e Car Nikolles II te Rusise.19[19]

Gjate vazhdimit te luftes Italo – Turke te 1911 ne Libi pushteti Osman u gjend i zene mes dy zjarresh. Nga njera ane ata duhej qe te mbronin Libine nga agresioni Italian, dhe ne anen tjeter ata duhej qe te merreshin me kryengritjet ne Ballkan qe u sponsorizonin nga Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Italia. Megjithate pushteti Osman dergoi ne Libi disa perforcime te vogla nen komandet e Mustafa Qemal Beut (Ataturkut) dhe Enver Beut qe ti rrezistonin agresionit Italian. Edhe pse Italianet deklaruan zyrtarisht ne 4 Nentor pushtimin e Libise, rrezistenca Osmane (dhe Libiane) vazhdoi ne forme guerrile ne vend. Italia, duke dashur qe ta dobesoje pushtetin Osman sa me shume qe te mundte, filloi dergimin masiv te armeve dhe te ngreje acarimet anti-Osmane ne Shqiperi dhe Mal te Zi20[20]

nepermjet spiunazhit dhe agjentures se saj. Ky fakt ishte vene re qe me pare dhe spiunazhi Serb pati vene re se pervec agjentures Austriake, agjentet Italian po punonin intensivisht ne Shqiperi dhe parashikohej qe nje rrevolte e madhe do te nxitej nga ata ne pranvere te 1912.21[21]

Patriotet Shqiptare duke perfituar nga kaosi qe shteti Osman po perjetonte u munduan qe ta luajne kete situate ne interes te tyre. Shqiptaret Arbereshe te Italise ne bashkepunim me spiunazhin Italian ne keto kohe kaluan ne krah te Italise, perkunder planeve Austro – Hungareze apo shteteve sllave ndaj Shqiperise.22[22] Duke pare rrjedhojen e ngjarjeve ne Perandori, deputet Shqiptare ne parlamentin Osman i kerkuan qeverise qe te garantonte reforma politike, ekonomike dhe kulturore per Shqiperine. Per kete Hasan Prishtina e paralajmeroi Porten e Larte se nese keto deshira nuk permbusheshin, Shqiperia do te rrevoltohej23[23]. Ne te njejten kohe Hasan Prishtina shkoi ne Shkup ku u mundua qe te hynte ne bashkepunim me Organizaten e Brendshme Maqedone, te organizonte rrevolte ne Maqedoni. Por ky bashkepunim nuk u arrit me Maqedonet, pasiqe qeveria Bullgare iua ndaloi atyre qe te hynin ne ndonje negociate me Shqiptaret.

Por Serbia vepronte ndryshe. Ajo i furnizoi Shqiptaret me arme dhe mezi priste shperthimin e luftes qe do te prishte status quone e Ballkanit ku Shqiptaret do tu vrisnin me Osmanet. Pasiqe te dyja palet t’u dobesonin, fituese do te ishte Serbia dhe liga panortodokse Ballkanike24[24]. Per kete Serbia dergoi mjaft agjente te saj mes Shqiptareve, dhe ne vecanti te Isa Boletini, per ti bindur ata per te luftuar kunder rregjimit Zhon Turk. Dimitrijevich Apis, kryetari i organizates Serbe Cerna – Ruka (Dora e Zeze) ishte nje nga agjentet me te suksesshem Serb qe arriti ta binde Isa Boletinin se Serbet e Shqiptaret duhet qe ta clironin token e tyre nga Turqit.25[25]

Ne Maj te 1912 nje aleance tjeter panortodokse ngrehu telat e saja per uzurpimin e trojeve Shqiptare ne Ballkan. Ajo ishte aleanca Greko – Bullgare. Marreveshja Greko – Bullgare ishte nje marreveshje e fshehte, defensive, e vlefshme per 3 vjete, qe synonte mbrojtjen dhe luften e perbashket Greko – Bullgare kunder Turqise. Sipas marreveshjes ne fjale, ne rast se nje nga shtetet ne fjale sulmohej nga Turqia, atehere shteti tjeter duhej qe te deklaronte lufte, dhe ne kete lufte te dy shtetet do te vepronin si nje trup i vetem kunder Turqise dhe Fuqive te Medha. Ne kete aleance, Greqia me Bullgarine futen si pjese te traktatit te tyre, pervec ambicjeve te tyre kunder Turqise kontinentale, edhe interesat grabitqare Greke ndaj Qiprios.26[26] Edhe pse Greqia me Bullgarine kishin mosmarreveshje te tyre ne lidhje me ceshtjen Maqedone, ata i lane menjane keto zenka dhe marreveshjen ne fjale e kthyen ne nje marreveshje plotesisht anti-Turke.

Megjithate marredheniet Greko – Bullgare edhe pas kesaj marreveshje qendruan ne dyshime te medha, ku secila pale kishte dyshime dhe frike rreth ndonje marreveshje te fshehte qe Greqia, apo Bullgaria mund te bente me Shqiptaret. Ne te njejten kohe, Greqia dhe Bullgaria ishin ne tension te madh ne lidhje me rrevoltat ne Shqiperi, ku secila pale kishte frike se mos rrevoltat Shqiptare kalonin ne Maqedoni dhe Epir, gje qe do te sillte minimin e planeve te tyre ogurzeza mbi zonat ne fjale27[27] duke mobilizuar Shqiptaret si zoter te tokave te tyre.

Por suksesi i Shqiptareve ne 9 Gusht te 1912, kur ata arriten qe ti impononin qeverise Turke kerkesat e tyre per autonomi, reforma dhe kontroll nga Shqiptaret te Vilajeteve te Kosoves, Janines, Manastirit dhe Shkodres, cuan fuqite panortodokse Ballkanike qe te shperthejne ne amok te eger antishqiptar. Greqia ne vecanti kaloi ne nje amok te papare kur Hasan Tahsin Pasha u be Vali i Janines28[28], kapitalit te Camerise. Austria qe kishte interesa ne krijimin e Shqiperise, duke parandjere rrezikun panortodoks ne Ballkan, coi ministrin e jashtem Kontin Leopold Berchtold qe t’iu kerkoje fuqive te medha qe te inkurajojne Turqine qe te decentralizoje administraten e saj. Por nderhyrjet Austriake dhe koncensionet Turke ndaj Shqiptareve ne 18 Gusht cuan Greqine, Serbine dhe Bullgarine te frikesohen ndaj krijimit te shtetit Shqiptar.

Ndaj ketij fakti qe po kryhej, Greqia ndermorri hapin e pare te kryqezates antishqiptare. Me 18 Gusht kur Turqia ra dakort ndaj kerkesave Shqiptare, Greqia iu kerkoi Bullgarise, Serbise dhe Malit te Zi qe te formonin nje aleance katerpaleshe kunder Shqiptareve, qe te kthenin koncensionet Osmane qe u propozuan nga Austria ne ‘favor’ te kristjaneve Sllav dhe Grek (ne tokat Shqiptare). Per kete arsye Greqia protestoi ashper kunder Portes se Larte29[29], megjithate Turqit e injoruan kete proteste. Me rrefuzimin e kerkeses Greke nga Turqit, ministri i Jashtem Grek Llambro Koromilla i kerkoi shteteve ortdokse te Ballkanit qe nese Turqia nuk bente ‘permiresimin’ e menjehershem te gjendjes se kristjaneve ne shtetin Osman ata duhet qe te hidheshin ne lufte.

Me shpalljen e autonomise se Shqiperise Mali i Zi, ashtu si Greqia kaloi ne amok. Edhe pse malesoreve katolik iu dergua Peshkopi i Shkodres, Imzot Serreqi30[30], qe tiu shpjegonte rreth autonomise dhe amnistise qe ata morren, ata kesaj nisme nuk iu pergjigjen pozitivisht te shtyre nga Malazezet. Per kete ata iu kerkuan malesoreve qe te vazhdojne luften e tyre deri ne fund, per pavaresi. Mali i Zi iu afroi malesoreve Shqiptare arme e municione qe te vazhdonin luften. Urrejtja e katolikeve per Turqit i beri ata qe te verbohen e mos te kuptojne hipokrizine Malazeze. Ne Shtator, disa udheheqes malesore morren udhezime nga Cetinja dhe rrevolta u ndez perseri. Austro – Hungaria duke i kuptuar lojrat Malazeze rrefuzoi qe tiu vije ne ndihme malesoreve katolike. Por malesoret

sulmuan Plenicen. Fisi i Kelmendeve nen udheheqjen e Dede Sokolit avancuan ne bregun e Matit, per t’iu prere rrugen perforcimeve qe po vinin ne ndihme te Shkodres nga Tirana dhe rrethet. Ne 8 Tetor, Malazezet hyne ne loje, duke i deklaruar kryqezate (lufte te Shenjte) Turqise dhe nisen pushtimin e tokave Shqiptare.31[31]

Me permiresimin e gjendjes se Shqiptareve ne Ballkan dhe formimit te shtetit autonom Shqiptar, fuqite panortodokse te Ballkanit nuk paten zgjidhje tjeter pervecse luftes. Keshtu qe me 26 Gusht 1912 Bullgaria vendosi qe te shkoje drejt luftes kunder Turqise. Ne 5 Shtator 1912, qeveria Bullgare e njoftoi Greqine se Serbia dhe Bullgaria kishin vendosur per te shkuar ne lufte kunder Turqise dhe per kete donin mbeshtetjen Greke.32[32] Kryeministri Grek Elefterios Venizelos, i gjetur perballe kesaj kryqezate antishqiptare nuk ndjeni pasiv por e coi Greqine ne lufte kunder Turqise; si denim ngaqe ajo garantoi autonomi per Shqiptaret. Me 13 Tetor Greqia, Bullgaria dhe Serbia i cuan ultimatum Portes se larte qe te ‘rrespektonte kristjanet’ e shtetit te saj. E gjendur perballe terrorizmit panortodoks Ballkanik, me 17 Tetor, Turqia u detyrua qe ti pergjigjet fteses panortodokse me deklarim lufte ndaj Bullgarise dhe Serbise. Ne 18 Tetor Greqia iu bashkangjit liges panortodokse dhe i deklaroi lufte Turqise33[33], qe coi ne hapin final te luftes se pare Ballkanike.

Me pushtimin qe ushtrite panortodokse Ballkanike i bene trevave (autonome) Shqiptare, ceshtja e te ardhmes se kombit tone ishte ne pikepyetje. Malazezet qe ne 22 Shtator perkrah malesoreve katolike te Dede Sokolit, kishin filluar pushtimin e Veriut te Shqiperise.34[34] Me 8 Tetor ata i shpallen lufte Turqise, per te rrethuar Shkodren me 28 Tetor.

Me 10 Nentor Greket rrethuan Janinen, pasi kishin pushtuar Selanikun. Me pas ata pushtuan Sazanin dhe Himaren.35[35] Ne Himare qe ne 5 Nentor kolona e peste e grekofilit Spiro SpiroMilos ishte cuar ne rrevolte duke luftuar vullnetaret Shqiptare dhe trupat Turke. Korca u pushtua ne 20 Nentor nen komanden e gjeneralit Damianos36[36]. Serbet pushtuan Kosoven me 23 Tetor dhe sebashku me Malazezet iu drejtuan Prishtines dhe Novipazarit (Jenipazarit) pasi thyen forcat Osmano – Shqiptare ne Kumanove37[37]. Ismail Bej Qemali, qe ne kete kohe po shkonte per ne Stamboll per te biseduar gjendjen me kabinetin Osman, iu kerkua rruges qe te takohej me Princin Malazez Mirko, ne Trieste. Mirkoja i kerkoi Ismailit qe ai te deklaronte pamvaresine e Shqiperise, duke e bere Ismailin Mbret, dhe duke njohur posedimet Malazeze ne Veri te Shqiperise. Ne te njejten kohe veziri Qemal Pasha i kerkoi Ismailit qe te bente durim dhe te merrte nje post ministror ne qeverine Turke. Por Ismail Qemali rrefuzoi.

Pas kesaj ai u kthye ne Shqiperi, ku ne Durres kerkoi qe te shpalle pavaresi per tokat Shqiptare qe nuk kishin rene akoma nen pushtimin panortodoks. Por popullsia e Durresit e pa Ismail Qemalin dhe shoket e tij si ‘agjente dhe provokator’. Per kete Ismail Qemali me aktivistet e tij u detyruan te largohen nga Durresi per ne Vlore, ku me 28 Nentor 1912 ai deklaroi pamvaresine e Shqiperise38[38] se sakatuar nga kryqezata panortodokse e Ballkanit. Italia dhe Austria e pranuan kete pamvaresi menjehere per hire te interesave te tyre ne Ballkan dhe nga frika e avancime te metejshme panortodokse. Ne konferencen e Ambasadoreve ne Londer fuqite Evropjane ‘vendosen’ per kufijte e Shqiperise, duke lene keshtu vetem Italine me Austrine ne sherr mbi ‘Princin’ e mundshem qe duhej te udhehiqte Shqiperine Londineze39[39].

Statu quo-ja Ballkanike ishte prishur. Per Shqiptaret nuk kishte me kthim ne Shqiperine e 9 Gushtit te 1912. Nga kater vilajetet ata arriten qe te sigurojne vetem nje e gjysem. Lojrat e fuqive te medha, shkaterrimi i fuqise Osmane, aleanca panortodokse Bullgaro – Greko – Malazezo – Serbe nen udheheqjen Ruse, dhe percarja e brendshme Shqiptare, cuan ne shkaterrimin e endrres Shqiptare per nje shtet etnik ne Ballkan. Ne kete menyre agonia e tragjedise Shqiptare te shekullit te XX do te njihte lindjen e saj tragjike; me aleancen panortodokse Ballkanike gjithnje vigjelente mbi ndodhite dhe hapat e Shqiperise Londineze pergjate shekullit te pergjakshem te XX.



--------------------------------------------------------------------------------

[1] C.E. Farah, Reasesing Sultan Abdulhamid II’s Islamic Policies, Archivum Ottomanicum, Nr. 14, 1995 /96, Fq. 192

[2] 2 S. Ballvora, ‘La “Ligue de Prizrend” et la question de l’autonomie de l’Albanie’ Fq. 50

[3] 3 Turkei no. 198, vol. 7, German Consul Gerhard von Mutius to Reichskanzler Bethman Hollweg, Selanik, 8 Tetor 1911.

[4] 4 J. Swire, Albania: The Rise of a Kingdom, Fq. 78

[5] 5 S. Shaw, History of the Ottoman Empire and Modern Turkey, Vol II, Fq. 254

[6] 6 Cifuteria e kovertuar ne Islam ne shtetin Osman njihej si donme.

[7] 7 S. Shaw, History of the Ottoman Empire and Modern Turkey, Vol II, Fq. 265

[8] 8 Ibid, Fq 90

[9] 9 Ibid, Fq. 288

[10] 10 Ibid

[11] 11 Historia e Shqiperise, vellimi II, 1984, Fq. 450

[12] 12 Ibid. Fq. 488

[13] 13 J. Swire, Albania: The Rise of a Kingdom, Fq. 142

[14] 14 Leter e Ministrise se Jashtme Greke ndaj Konsullatave ne Shqiperi dhe Epir. Athine, 25 Prill 1911, Nr.10193

[15] 15 Sh. Delvina, Pa Pavaresi Fetare, Nuk Ka Pavaresi Kombetare. 1998, Fq. 102

[16] 16 I. E. Geshov, The Balkan League, London, Fq. 15

[17] 17 Historia e Shqiperise, vellimi II, 1984, Fq. 486

[18] 18 Ernst Helmreich, The Diplomacy of the Balkan Wars 1912 – 1913 Fq 32 - 33

[19] 19 I. E. Geshov, The Balkan League, London, Fq. 53 – 55

[20] 20 S. Shaw, History of the Ottoman Empire and Modern Turkey, Vol II, Fq. 290

[21] 21 BD., Vol IX, pjesa I, No 540, Barclay to Grey, Beograd, 16 Janar 1912

[22] 22 Historia e Shqiperise, vellimi II, 1984, Fq. 329

[23] 23 Ibid. Fq. 465

[24] 24 Ibid. Fq. 467

[25] 25 J. Swire, Albania: The Rise of a Kingdom, Fq. 128

[26] 26 I. E. Geshov, The Balkan League, London, Fq. 133

[27] 27 B. Kondis, Greece and Albania, Fq. 72 – 74.

[28] 28 J. Swire, Albania: The Rise of a Kingdom, Fq. 124

[29] 29 Athine 20 Gusht 1912, leter ndaj ambasades ne Stamboll

[30] 30 T. Zavalani, Histori e Shqipnis, Fq. 215

[31] 31 J. Swire, Albania: The Rise of a Kingdom, Fq. 134 - 135

[32] 32 Panasi ndaj Koromiliasit, Sofia, 5 Shtator 1912.

[33] 33 J. Swire, Albania: The Rise of a Kingdom, Fq. 134

[34] 34 Ibid. Fq. 133

[35] 35 Historia e Shqiperise, vellimi II, 1984, Fq. 493

[36] 36 P. Ruches, Albania’s Captives, Fq. 66

[37] 37 S. Shaw, History of the Ottoman Empire and Modern Turkey, Vol II, Fq. 294

[38] 38 J. Swire, Albania: The Rise of a Kingdom, Fq. 137

[39] 39 S. Shaw, History of the Ottoman Empire and Modern Turkey, Vol II, Fq. 297

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme