Kur’ani dhe sida ne Kosovë

Fundi i nëntorit dhe fillimi i dhjetorit kaloi në shenjë të luftës kundër sidës, si të mbrohet popullata, si të shërohet, çfarë masah duhet marrë etj. Në media elektronike, por edge në ato të shkruara, kësaj çeshtje i është dhënë hapsirë e mjaftueshme por me koncepta të gabuara.

Kam lexuar se sida – murtaja e shekullit – zënafillën e kishte diku në Afrikë dhe shkaktari kryesor i kësaj murtaje kishte qenë pikërisht raporti i çrregulluar në marrëdhëniet intime seksuale, në poligaminë e pakufizuar, sjelljet e shfrenuara seksuale. Kjo edhe sot vazhdon të jetë njëri nga shkaqet kryesore. Pikërisht këtu, sipas mendimit tim, qëndron ai koncepti i gabuar që, jo vetëm se reklamohet, por edhe imponohet në mediat në gjuhën shqipe në Kosovë. Kjo çeshtje meriton një diskutim publik shumë serioz dhe tw hollwsishwm.

Po këto dit lexova edhe këtë “… shqiptarët në familje janë më shumë fetar se në jetën publike…” dhe thashë : Dhasht Zoti të jetë kështu! Kështu u luta nga shkaku se shqiptari – pavarësisht nga konfesioni fetar – deri tash e ka ruajtur moralin në atë nivel që nuk ka pas fare nevojë të brengoset për sidën. Edhe mëtej mendoj se rreziku alarmant për sidën në Kosovë është artificial, ose thënë ndryshe është vetëm një parapërgatitje për kultivim të sidës… Te shqiptarët, nderi i femrës ka qenw paprekshëm. Sot ajo shkon rrugws tw shndwrrohet si njw mall tregu pwr pwrfitime materijale. Ajo është e dedikuar vetëm për fatin e familjes, asnjë herë dhe askush nuk ka guxuar ta trajtojë atë si objekt për shfryrje të epshit dhe ta hedhë në rrugë si një paqavër e ndyrë, siç po ndodh aktualisht! Për ndryshe prej nga gjithë ata foshnje të hedhura në spitalin e Prishtinës – në mëshirën e ….

Për fat të keq në këtë lojë të ndyrë janë përfshirë individë të caktuar – madje edhe të shëndetësisë, të kulturës etj. Këta me angazhimin e tyre publik në emër të emancipimit seksual, gjojo se për ta luftuar sidën…, stimulojnë prostitucionin si një nga parakushtet më të favorshme për sëmundjen e sidës. Për këta mjafton që të përdoret kondomi dhe të ruhen nga partnerë të panjohur. Vallë! çka nënkuptojnë këta me “ partner të panjohur”!…Nuk është kjo cënim i rendit dhe normës morale familjare te shqiptarët?! Ashtu kontribohet që dita ditës të shtohen shtëpitë publike ilegale, gati në çdo pompë të benzinës, të shtohet numri i familjeve të posalindur, si pasojë e edukatës seksuale, që hidhen në rrugë ( ani edhe në spital le të jetë) pa ia ditë identitetin, të paktën të asaj që e lindi… A vepron ndonjë krijesë tjetër kështu përveç këtij lloj tipi të njeriut të “emancipuar seksua;isht”!?

Të flasësh për humanitetin e atyre që adaptojnë fëmijt e lënë në rrugë, që është një virtyt me të vërtetë shumë njerëzorë – edhe ata vetë thonë se Zoti të jep dashuri dhe kënaqësi – (RTK, janar 2003…) e të mos e thuash asnjë fjalë për antihumanitetin e atyre që i hudhin këto krijesa fisnike sikur “ palomën”, do të thotë të jeshë i verbëruar nga ndonjë motiv për të cilin e dinë vetëm ata. Mos vallë do të thonë se është në pyetje dashuria!!!? Po, por jo dashuri njerëzore! Ajo është , siç e shpreh Kur’ani “… ke-l-en’am, bel eda-l-lu…” Populli e ka zgjedhë këtë më së miri “ Sendi i huaj nuk bëhet i yti”. Hidhni njw sy rasteve tw atyre fwmijwve qw rriten pa familje! Analizoni kriminalitetin dhe delikuentwt me kujdes ta shihni [farw edukimi familjar kanw!

Në anën tjetër, kurrë më shumë se sot nuk ka pasur nëpër libraritë e Kosovës, edhe në ato shetitëse, literaturë morale duke e përfshi edhe Kur’anin si çels kryesor për rregullimin e çeshtjes seksuale, familjare, ndërnjerëzore me anë të normave të definuara për tëra raportet ndërmjet individëve. Vetëm normat e definuara dhe të sanksionuara me ligje janë garancë për ardhmëri pa brenga dhe për shoqëri të shëndoshë shpirtërisht dhe fizikisht. Është për t’ u habitur, a mendojnë këta kultivues të prostitucionit në Kosovë se, Kosova e ka shumë më lehtë të mbrohet se sa të shërohet, nëse tanimë gjendemi në prag të asajë vale nëpër të cilën duhet pa tjetër të kalojë edhe shoqëria jonë!

Populli duhet të ruhet, mos i propagandohet kultivimi i prostitucionit ku bëhet thirrje vetëm të ruhen mos të bëjnë fëmijë… sepse kjo përfundon me sidë. Duhet të kultivohen normat morale sepse kështu parandalohet prostitucioni, ndash me Kur’an në dash me kanun. Kur’ani mbron, nwse zbatohet nw jetw, jo i pluhwrosur nw vitrinw, kurse kondomi shkatërron!

Subjektet e kthjelluar shoqërore nuk duhet të lejojnë që Kosova të futet në rrugë pa krye për hirë të modës e tekeve të dikujt! Mënyra që afrohet me këto angazhime shkatërron familjen, e pa familje nuk do të ketë më Kosova rininë, për të cilën ia ka lakmi bota, dhe atëherë do të jetë vonë për çdo gjë. Më tepër kujdes për traditën morale të të parëve tanë, për të pas pasardhës të shëndoshë. (Shkrimi është shkruar në vitin 2002, dhe është botuar ne gazetën BESA, 2006).

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme