|
Thimi Mitko
αλβανικa Melissa
Shqipėruar nga Gjergj Pekmezi,
Vjen-ė, 1924
Parathėnje
http://www.geocities.com/djalosh/thimimitko.html
Qėllimi i Alvanika Melissa (Bletės shqiptare): d.
m. th. i kėtyre kėndimeve albanologjike, ėshtė pėrgjithėrisht, shpėtimi edhe
dhėnija brezave qė vinė i fjalėvet edhe tekstevet shqipe, sa para vjetesh me
shumė mundim e prishje mblodha, tė cilat mbesoj se do tė kenė njė vleftė, sepse
nė kėto duket fisi, karakteri, adetet e zakonet e rasės shqiptare: veēanėrisht,
duha qė tu ipet njė shkak e shtyrje bashkatdhetarėve shqiptarė pėr tė kulturuar
edhe studiuar gjuhėn e tyre amtare, qė me kėtė mėnyrė natyrale edhe tė vetėm
fitimprurėse tė mundin edhe kėta tė cilivizoheedhe tė kenė njėsoj vleftė me
vėllezėrit e tjerė tė tyre ellenofonė.
Lutem qė tė tjerėt, mė tė zotrit se mua nė kėto
punė, tė pasurojnė kėtė mbledhje edhe ta zbukurojnė, ashtu qė tė pėrdoret pėr
dobinė morale tė kombit. Njė komp nuk munt me asnjė mėnyrė tjetėr tė dalė pe
barbarismės, pėrveē duke punuar gjuhėn e vet thotė Herderi. Edhe Shqiptarėt, si
gjenden tani tė ndarė nė Mohamedanė edhe tė krishterė, kėta prapė nė Katolikė
edhe Ortodoksė, do tė mundin tė ndriten edhe tė humbasin zgjyrėn e padijės sė
tyre barbare vetėm duke studiuar gjuhėn e tyre amtare. Gjuha amtare ėshtė
ushqimi i parė e i pėrbashktė qi jep gjallėsi popullit, sa pėr klaset mė tė
larta le tė mbetet mė e mbaruara edhe e provuara greqishte.
Kėrkimi i cave tė mbyllin gjuhėn shqipe edhe me
pėrdorimin e shtrėnguar tė greqishtes ta thėthinė fjesht rasėn shqiptare ose
ta shuajnė edhe ta bėjnė sikur ska qėnė, ėshtė njė gabim i tmeruar, shpikje e
njė mendje tė shkurtėr, politik e kalbur edhe i ēdo idée tė madhe
mosmeritonjės. Si shėmbėll le tė jetė politika kishatare e Patriarhatės tė
Stambollit edhe qeverrisė tė Athinės kontra Bullgarisė, e cila ne vent tė
bashkimit solli ēarje edhe nė vent tė bindjes edhe thėthitjes pruri mėni rase tė
papajtuar.
Qytetėrimi grek, siē gjenden sot punrat, munt tė
hyjė vetėm nė tė paktė Shqiptarė, vetėm nė mest tė atyre, tė cilėt kanė pak
dituri. Por si munt tė hyjė qytetėrimi grek nė shumicėn e gjendjes shqiptare, nė
familjen e zanatēiut edhe te industrielit, nė kasollen e bariut, nė qoftė se nuk
pėrhapen iderat greke me pėrdorimin e gjuhės sė tyre shqiptare qė flitet?
Apo duhet tė presė njeriu gjersa tėrė populli
shqiptar tė mėsojė gjuhėn e shkrimit tė Athinės edhe pastaj tė fillojė pėrhapjen
e iderave greke? Gjer atėhere do kalojnė shumė shekuj. Si shėmbėll le tė jenė
fshatrat shqiptare rreth Athinės, ku aty edhe ne dyert tė kryeqytetit grek, edhe
pas pesėdhjet vjet mbretėri greke nuk mėsuan bota gjer tani as njė fjalė
greqisht.
Pėr veē kėsaj, nė qoftė se lihet Shqipėrija nė
padijen e saj, pa shkronja vendi edhe pa shkolla popullore, do tė rendin atėhere
Sllavėt me vegla mė tė forta e mė praktike pėr tė gėlltitur rasėn shqiptare. Ja
ku malėzestė zbresin pe maleve tė tyre skėrka edhe lakuriqe pėr ta pushtuar
edhe sllavizuar Shqipėrin e veriut edhe Sėrbėt vrapojnė gjith me atė qėllim nga
lindja. As priftėrinjtė, propagandistėt e Romės srrinė me duar tė kryqėzuar, por
me katihizme shqip: d.m. th.tė shkrojturnė gjuhė shqipe, me fjalė edhe predikime
po tėrheqin mė shumė se gjysmėn e popullit shqiptar nė dogmėn latine edhe me
kombėsinė italjane. Kur, nė qoftė se Shqipėtari mėsoheshe nė gjuhėn e tij
amėtare pe kleri me mendime greke edhe nė qoftė se mbillshe ne ay idea greke me
frazėt e ti Shqipe qė fliten, kishte pėr tė zėnė rrėnjė ne ay patriotismi grek
edhe dija e vleftesėvet aqe shumė sa tė ishte i zoti tė mprojė atdheun e ti pe
natyre tė fortė e tė mospushtueshme, edhe kombėsin e ti greke edhe do fshtette
mendjen e zembrėn e ti jo nė Sllavėt e nė Italjanėt po mė tepėr ne mėma Greqi,
dyke sjellė ndėr ment gjyshėrit e ti Epiriotėt e Maqedonėt, bashkė kombėtarėt e
ti nė Greqi tė lirė, luftėtarėt e atdheut tė ti tė madh Suljotėt, Pecjotėt,
Hidrenjtė e tė tjerė.
Po edhe Greqia duhet tu sillet Shqiptarėve, si
mėmė e vėrtetė edhe e dashur, duke u folur nė gjuhėn e tyre tė foshnjėrisė edhe
shtėpijake edhe jo si njerkė ziliqare duke u folur pėrnjergjesh edhe pa
pėrgatitur ne gjuhėn e ksenofonit edhe tė Thukidhidhit, e cila ėshtė pėr tė
mėsuarit edhe e cila, masi ata nuk e kuptojnė, u err mendjen e i bėn tė plokėt,
sa ti pėrbuzin vėllezėrit e tjerė, si tė pagėdhendur, tė poshtėr, tė humbur, si
vėllezėr , tė cilėt gjoja sjanė fisnikė edhe si tė kėtillė shėmtojnė fisnikėrinė
greke.
Greqia duheshe si mėmė e dashur tė ngrohi pe
Shqipėtarėve jo vetėm bashkėfetarėt e saj, po edhe Shqiptarėt Mohamedanė edhe
katolikė, tė cilėt me gjith ndryshimet e tyre fetare e pėrmbajnė patriotizmin e
tyre kombjar lartėr edhe pėr bashkėqytetarėt e tyre tė kėshterėt ortodoksė
dėftyen gjithmonė dashuri vėllazėnore edhe rrojtnė gjithmon nė armoni tė plotė
mė ta. Njė liri feje mė e madhe se ajo qė mbretėron nė mest tė shqipėtarėve nuk
munt tė gjendet as nė kombet mė tė qytetėruar. Shqiptari duke dashur pa funt
atdhenė e ti do edhe bashkatdhetar e ti edhe kur ay ėshtė tjatėr feje, sepse
fenė e ka nė vent tė dytė, kur puna ėshtė pėr atdhen e pėrgjithshme. Nė kėngat e
popullit herojke gjenden shumė kėshisoj shėmbėlla patriotizmi edhe lirije feje
tė papėrgjajtura.
I lutem Zotit, qė ky shkrim albnologjik tu bėhet
kėndim i pėrbashktė gjithė Shqiptarėve pa ndryshim mendimi politik ose besim
feje edhe filologėve qė studiojnė, njė shkak pėr kėndime edhe mendime tė tjera
ethnologjike mė tė mbaruara.
Misir, nė Mars 1878.
Eftim Mitko. |