|
Beteja e Kosovės
RĖNDĖSIA E HISTORISĖ SĖ MEHMED NESHRIUT DHE IDRIS BITLISIT PĖR HISTORIOGRAFINĖ BALLKANASE
- Kontribut ndriēimit tė Luftės sė Kosovės mė 1389 -
Periudha prej depėrtimeve tė para tė osmanlinjve nė Ballkan nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIV deri te Lufta e Kosovės mė 1389, karakterizohet me disa ndodhi tė rėndėsisė thelbėsore pėr historinė tonė shqiptare islame. Ēdonjėra nga kėto ndodhi ka luajtur rol vendimtar pėr Kosovėn dhe mė gjerė. Kjo ėshtė periudhė e forcimit tė shpejtė tė Shtetit tė ri Osman dhe njėkohėsisht ėshtė periudhė e shkatėrrimit tė shpejtė tė Bizantit dhe shteteve tė tjera feudale ballkanike pėr shkak tė rrethanave tė parregulluara tė brendshme politike dhe shoqėrore.[1]
Edhe pse Ballkani kaherė ka qenė i njohur pėr popujt e Lindjes, megjithatė pėr Ballkanin kemi tė dhėna relativisht tė vonshme.[2] Me fjalė tė tjera, burimet e vjetra osmane pak vend u kushtojnė ndodhive tė shekullit XIV.[3]
Tė dhėna relativisht mė tė plota rreth tė gjitha kėtyre ndodhive ofrojnė Mulla Mehmed Neshriu dhe bashkėkohėsi i tij Idris Bitlisi, historitė e tė cilėve paraqesin burim tė dorės sė parė nė historiografinė osmane dhe burim me rėndėsi nė historiografinė e popujve ballkanas.[4]
Derisa te popujt perėndimorė Neshriu ka qenė i njohur qysh prej vitit 1591[5], nė Jugosllavi “historia” e tij pjesėrisht pėr opinionin tonė u bė e njohur nė fund tė shekullit XIX dhe nė fillim tė shekullit XX, kur Glisha Elezoviq na ofroi pėrkthimin e plotė tė Historisė sė Neshriut.[6] Nė gjuhėn shqipe pėrveē pėrkthimeve tė pjesėrishme tė Selami Pulahės[7] dhe disa pėrkthimeve gazetareske, nuk dimė se ekziston ndonjė kontribut nė kėtė plan.
Sa i pėrket historisė sė Idris Bitlisit, deri tash dihet se ekzistojnė shtatė dorėshkrime tė plota,[8] ku njėri prej tyre gjendet nė Arkivin Shtetėror Kroat tė Zagrebit.[9] Kėtė dorėshkrim orientalisti i zellshėm Salih Trako nė vitet gjashtėdhjetė-shtatėdhjetė e publikoi nė “Prilozi za Orientalnu filologiju,”[10] me ēka plotėsoi njė zbrazėti tė theksuar. Nė gjuhėn shqipe, sikur edhe nė rastin e Neshriut, kemi pėrkthimin e pjesėrishėm tė veprės sė tij nga Selami Pulaha.[11]
Kėto pak rreshta nuk pretendojnė ta japin fjalėn e fundit rreth kėsaj teme, pėrkundrazi, kanė pėr qėllim tė tėrheqin vėmendjen e lexuesve nė emrin dhe veprėn e kėtyre dy historianėve, vepra kėto pa tė cilat historia osmane pėrgjithėsisht, kurse ajo shqiptare islame nė veēanti, do tė ishin tė mangėta dhe mjaft tė errėta. Prandaj, pėrkthimi i tėrėsishėm kritik i veprave tė tyre pėr shkencėn e historisė paraqet ngjarje kulturore me rėndėsi pėr nėnqiellin tonė.
Nė vazhdim do tė pėrpiqemi qė t’i analizojmė karakteristikat kryesore tė kėtyre veprave, nė bazė tė pėrkthimeve ekzistuese tė Glisha Elezoviqit, Salih Trakos dhe Selami Pulahės dhe burimeve tjera tė publikuara.
Njėri ndėr historiografėt mė tė mėdhenj tė historiografisė turke dhe me rėndėsi pėr historiografinė shqiptare dhe historiografinė pėrgjithėsisht nė Ballkan ėshtė edhe Mulla Mehmedi i njohur me pseudonimin Neshriu. Prejardhja e tij nuk ėshtė plotėsisht e qartė, e kėtė e kushtėzon mungesa mjaft e theksueshme e tė dhėnave historike.
Sipas disa tė dhėnave, Neshriu ėshtė me prejardhje nga Brusa, kurse sipas disa tė dhėnave tė tjera ėshtė me prejardhje nga krahina Germijan nė Azinė e Vogėl.[12] Historiani shqiptar S. Pulaha pohon se Neshriu ėshtė i lindur nė Anadoll, kurse ėshtė rritur nė Brusė.[13] Orientalisti boshnjak S. Trako mendon se Neshriu ka jetuar dhe ka punuar si profesor nė Brusė,[14] duke mos precizuar hollėsi tė tjera.
Nuk ėshtė e sigurt se kur u lind, por supozohet se ka jetuar nė kohėn e sundimit tė sulltanėve osmanė Bajezidit II dhe Selimit I.[15]
Pėr kohėn qė nga fėmijėria e hershme, pastaj pėr rininė dhe shkollimin e tij dhe aktivitetet tjera nuk kemi shėnime tė sigurta. Mund tė supozohet se ka poseduar aftėsi tė mėdha intelektuale dhe organizative, supozime kėto qė mbėshteten nė kohėn e pjekurisė sė tij.
Mulla Mehmed Neshriu i ka takuar klasės mė tė lartė tė hierarkisė sė ulemasė. Si profesor (muderris) qė ishte, madje kishte edhe katedrėn e vet nė medresenė e Brusės. Kėtė na e dėshmon edhe ofiqi i tij “mulla”[16], i cili u atribuohet intelektualėve tė rangut mė tė lartė.
Neshriu vdiq nė vitin 1520.[17]
Puna e tij produktive si profesor nė medresenė e Brusės bėri qė zėri i Neshriut tė dėgjohet edhe jashtė medresesė, madje edhe te sulltani i atėhershėm Bajezidi II (1481-1512), i cili e ftoi nė sulltanatin e tij dhe e angazhoi qė ta hartojė Historinė osmane prej fillimeve tė saj e deri nė kohėn kur do tė shkruhet.[18]
Historia tė cilėn e shkroi Neshriu sipas porosisė sė sulltan Bajezidit II quhet “Xhihan-numa” (Treguesi i botės) dhe pėrbėhet prej gjashtė pjesėve. Sipas tė gjitha gjasave, pėrveē parathėnies, pesė pjesėt e para tė historisė kanė humbur, kurse pjesa e gjashtė e cila gjendet quhet “Tarih-i al-i osman” (Historia e Dinastisė Osmane). Kjo histori pėrshkruan krijimin e shtetit osman prej fillimeve tė para e deri nė kohėn kur ėshtė shkruar. Sipas temave qė trajton, kjo pjesė ėshtė shkruar diku rreth viteve 1485 - 1493.[19]
Sipas tė dhėnave ekzistuese, ekzistojnė disa dorėshkrime tė veprės sė Neshriut. Deri tash dihet pėr dorėshkrimin nė Topkapi tė Stambollit, nė Bibliotekėn e Xhamisė sė sulltan Bajezidit II, dorėshkrimi nė Bibliotekėn nacionale tė Vjenės dhe ai nė Bibliotekėn nacionale tė Parisit.[20]
Vepra e Neshriut shquhet me njė turqishte tė pastėr, me stil tė afėrt me paraardhėsit e tij,[21] me gjuhė tė thjeshtė, gjuhė tė folur. Glisha Elezoviq pohon se vepra pėrshkohet edhe me arkaizma,[22] qė pėr atė periudhė, mendojmė se ėshtė e rėndomtė. Ka indikacione se Neshriu ėshtė marrė edhe me veprimtari poetike,[23] mirėpo deri tash nuk posedojmė prova lidhur me kėtė parashtrim.
Pėr ta shkruar historinė e tij Neshriu ka konsultuar burime tė ndryshme, varėsisht nga periudha pėr tė cilėn ka shkruar. Disa pohojnė se “historia” e Neshriut nė pjesėn mė tė madhe ėshtė njė kompilacion[24] dhe atė si pėr periudhėn e hershme ashtu edhe pėr periudhėn e vonshme tė historisė osmane,[25] ndonėse pėr periudhėn e hershme, nė mungesė tė atyre pjesėve tė historisė sė Neshriut, nuk dihen as burimet.
Pa dyshim, burimi kryesor pėr “historinė” e Neshriut ėshtė njėri nga kronistėt e hershėm osmanė, Dervish Ahmed Ashiku, mė i njohur me pseudonimin Ashik pasha Zadeja (1400 - 1484 ?) me veprėn “Historitė e Dinastisė Osmane” (Tevarih-i al-i Osman).[26]
Pėr disa tė dhėna tė cilat nuk i pėrmend Ashik-pasha Zadeja, Neshriu ose ka konsultuar burime tash pėr tash tė panjohura,[27] ose nė disa nga ato ndodhi ka qenė edhe dėshmitar i gjallė.
Burimi kryesor i Neshriut rreth “Betejės sė Kosovės” nuk dihet, sepse pėr kėtė vetė Neshriu nuk ofron informata, as qė kėto tė dhėna mund t’i gjejmė tek kronikat mė tė hershme osmane.
Nė disa gjėra Neshriu ka konsultuar edhe “Kronikat anonime”[28] dhe disa kronistė tjerė tė asaj kohe.
Nė krahasim me kronistėt pararendės, Neshriu nė “historinė” e tij jep shėnime tė hollėsishme rreth Betejės sė Kosovės, koalicionit ballkanik kundėr osmanlinjve, vasalitetit tė Balshajve ndaj Sulltanit prej 1385 - 1387[29] etj.
Sa u pėrket shqiptarėve,
Neshriu pėr disa gjėra flet gjerėsisht, sikur pėr rezistencėn e shqiptarėve,
aleancėn shqiptaro-boshnjake kundėr ushtrisė osmane dhe, gjithashtu, flet pėr
koalicionin ballkanik kundėr osmanlinjve, ku veēohen vllehėt, hungarezėt,
ēekėt, serbėt, shqiptarėt, ullgarėt (bullgarėt) dhe frengjėt.[30]
Prej shqiptarėve supozohet se kanė marrė pjesė Dhimitėr Jonima (Jund oglu
Dimitruos -
)[31]
dhe Gjergji II Balsha (Juka -
).[32]
Kanė marrė pjesė edhe personalitete tė tjera, por nuk u pėrmenden emrat. Diē mė
tepėr rreth kėtyre dy pjesėmarrėsve tė sipėrtheksuar shih kur tė flasim tek
Idris Bitlisi. Mirėpo, nė kėtė hedh dritė ngjarja vijuese. Tek Neshriu lexojmė
se princ Llazari para luftės u konsultua me tė gjithė princat rreth asaj se kur
ėshtė mė mirė tė sulmohen turqit. Derisa kishte mendime se kėtė duhej bėrė
natėn, njė i pafe me emrin Juka (Jorgi) kėtė e refuzoi. Gjatė tė menduarit se si
tė deshifrohet ky emėr, nuk duhet qitur jasht mendjes edhe kėtė se ky emėr duhet
tė lexohet si Juga (
)
pėr arsye se grekėt e Stanbollit emrin Gjergj e lexojnė tė afėrt me Juga, e ky
duhet tė jetė Gjergj II Balsha.[33]
Tek Neshriu lexojmė edhe kėtė gjė: ai nė origjinal Millosh Obiliqin (Kobiliqin, Kobilloviqin, Kobillėn, Dragilloviqin) e quan “... bir kafir var idi, Milos Kovila dirler di.” G. Elezoviqi konsideron se sigurisht Neshriu ka konsultuar ndonjė burim grek, pasi qė grekėt kėtė emėr mund ta lexojnė kėshtu dhe kėsisoj edhe e ka theksuar.[34]
Disa historianė Neshriut ia zėnė pėr tė madhe dhe historinė e tij mundohen ta zhvlerėsojnė pėr shkak se Neshriu thotė se “ushtria e tė pafeve” numėronte rreth 500.000 ushtarė, duke konkluduar se kėtė e ka bėrė nė mėnyrė qė ta rrisė fitoren e muslimanėve. Mendoj se kjo ėshtė e pavend kur kemi parasysh mėnyrėn e tė shprehurit tė Neshriut. Nė origjinal thuhet: “Thonė se ishin mbledhur rreth 500.000 mijė ushtarė tė pafe...”[35] qė jep tė kuptojmė se ėshtė thėnė “thuhet” e nuk ėshtė konstatuar.
Kėtė ekspoze do ta mbyllim me mendimin e historiografit tė njohur G. Elezoviqit se “Historia e Neshriut ėshtė mė e gjera, madje, mė e vėrteta[36] dhe se pėr kėtė arsye ka ndikuar thellė te historianėt e mėvonshėm si Idris Bitlisi, Hoxha Sadedini, Aliu etj.[37] Sot ēdonjėri qė dėshiron seriozisht tė preokupohet me periudhėn e fillimit tė depėrtimit tė Islamit nė Ballkan, doemos duhet ta konsultojė Historinė e Mulla Mehmed Neshriut.
Idris Bitlisi krahas Mulla Mehmed Neshriut bėn pjesė ndėr historiografėt mė tė mėdhenj turq tė shekullit XV-XVI. Emri i tij i plotė ėshtė Hakimuddin Idris ibn Husamuddin. Data e lindjes sė tij nuk dihet, por dihet vendi. U lind nė Bitlis prej nga edhe e mori ofiqin Bitlisi, afėr Liqenit tė Vanjit nė Anadollinė Lindore, apo nė Kurdistan.[38] Babai i tij Husamuddini ishte njeri i devotshėm dhe i takonte rendit tė dervishėve tė shejh Umer Jasirit.[39]
Hameri konsideron se Idrisi ėshtė persian.[40]
Periudha nga fėmijėria deri nė rininė e hershme ėshtė e mėngėt sa i pėrket tė dhėnave rreth Bitlisit.
Mė vonė e hasim nė oborrin e Dinastisė sė Akkojunllitėve dhe atė nė shėrbim tė Jakub beut (vd. 896/1490-1491)[41] si nėpunės zyreje.[42] Nga kjo periudhė kemi njė ndodhi interesante. Bajezidi II mė 1485 kėrkoi raport nga Jakubbeu pėr fitoret nė Kili dhe Akerman. Pėrgjigjen e Jakub beut e shkroi Idris Bitlisi, me tė cilėn ia tėrhoqi vėmendjen Bajezidit II me shkathtėsitė e shkrimit tė tij dhe ia zgjoi kureshtjen qė njė penė e tillė tė jetė nė shėrbim tė tij, qė ndėr tė tjera tė shkruajė historinė e shtetėsisė osmane.[43] Kėtė e arriti nė vitin 907/1501 kur nga sundimi ra Dinastia Akkojunllite, kurse sundimtar i ri u emėrua shah Ismaili, themeluesi i Dinastisė Safevite. Nė kėtė kohė Idris Bitlisi e braktisi Persinė dhe erdhi nė shėrbim tė Bajezidit II dhe aty qėndroi deri nė fund tė jetės sė tij.[44]
Gjatė kėsaj kohe Bitlisi u angazhua intensivisht me aktivitete politike dhe ushtarake. Kėshtu e gjejmė nė shoqėrim tė sulltan Selimit I nė fushatėn kundėr Persisė, me ē’rast u ngarkua qė nėn komandėn e tij ta pushtojė Kurdistanin. Po ashtu nėn komandėn e tij me njė ushtri kurde i theu persianėt dhe e pushtoi Mardinin.[45]
Idris Bitlisi gjithashtu mori pjesė nė bisedimet pėr bashkangjitjen e Urfit dhe Mosullit me Halifatin osman. Ai ka dhėnė kontribut tė ēmueshėm edhe nė qetėsimin dhe formimin e rendit tė brendshėm nė krahinat e pushtuara.[46]
Ėshtė e njohur se bashkė me sulltan Selimin I ka marrė pjesė nė luftimet kundėr Egjiptit.[47]
Lidhjet e Idris Bitlisit me sulltan Selimin I i hasim edhe mė tė thella. Kėshtu, me qėllim qė t’ia imponojė idetė e tij se si tė sundojė nė krahinat e posapushtuara, Idris Bitlisi nė shenjė respekti ndaj Selimit I, mbajti njė fjalim brilant, tė shkėlqyeshėm pėr virtytet e Sulltanit.[48]
Ndonėse disa historianė datėn e vdekjes sė Idris Bitlisit e vėnė nė dyshim, konsiderojmė se pohimi i birit tė tij Ebu’l-Fadlit ėshtė i saktė, kėshtu qė Idris Bitlisi ka ndėrruar jetė nė Dhul-hixhxhe tė vitit 926 Hixhrij ose 12. XI-12, XII. 1520. U varros nė Stamboll nė lagjen Ejjubijje nė vendin e quajtur “Idris köşkü”, pranė mesxhidit tė cilin e ndėrtoi gruaja e tij Zejneb-hatun.[49]
Lidhjet e Idris Bitlisit me Bajezidin II janė tė hershme. Mė parė pėrmendėm se qysh nė vitin 890/1485 Idris Bitlisi i dėrgoi njė raport Bajezidit II me ēka tėrhoqi vėmendjen e tij. Me kalimin e kohės lidhjet midis tyre intensifikoheshin, kėshtu qė ato u kurorėzuan atėherė kur Bajezidi II i rekomandoi Bitlisit ta shkruajė historinė osmane prej fillimit e deri nė kohėn e tij, d.m.th. prej vitit 710/1512. Kėtė shėnim e hasim nė parathėnien e veprės sė Idris Bitlisit. Kėtu lexojmė se mė 908 apo 07.07.1502, Bajezidi II e kishte ngarkuar Idris Bitlisin qė ta shkruajė historinė osmane.[50]
Kėtė punė Idris Bitlisi e kreu pėr dy vjet e gjysmė, pėrkatėsisht e mbaroi sė shkruari nė vitin 1505.[51] Kjo vepėr e tij quhet “HEST BIHIST” (Tetė kopshtet e parajsės) dhe ėshtė vepra kryesore e tij, tė cilėn e shkroi nė persishte, sipas rekomandimit tė vetė Sulltanit, edhe pse dinte tė shkruajė edhe nė turqishte.[52]
Sikur qė mund tė kuptohet edhe nga vetė titulli, vepra ndahet nė tetė pjesė (bihishte) ku ēdo pjesė pėrmban tė dhėna pėr jetėn e ēdo sulltani osman veē e veē.[53]
Sipas tė dhėnave tė deritashme dihet se ekzistojnė shtatė dorėshkrime tė plota tė “Hest Bihist”, kurse gjenden nė Bankipore, Upsala, Londėr, Oksford, Petrograd, Stamboll dhe Zagreb. Ekzistojnė edhe gjashtė dorėshkrime tjera jo tė plota.[54]
Ekzemplari i Zagrebit ėshtė i vendosur nė Arkivin Shtetėror Kroat nė Zagreb nė vitin 1942 nga koleksioni i tė ndjerit Franc Ottenfelsit. Ekzemplari ėshtė i plotė dhe shumė mirė i ruajtur. Ka 678 fletė tė shkruara.[55]
Vepra “Hest Bihist” ėshtė shkruar nė prozė, pėrveē hyrjes nė disa kaptina tė cilat janė shkruar nė poezi me stil oratorik, tė spitillosur, tė ngjeshur, qė pėr atė periudhė paraqet njė lloj mode letrare,[56] mirėpo, nė anėn tjetėr, pėr gjeneratat e mėvonshme ka paraqitur njė lloj pengese dhe njė nga arsyet qė deri vonė nuk ėshtė studiuar, as pėrkthyer dhe botuar nė tėrėsi.[57]
Sipas F. Babingerit, Idris Bitlisi nė gjuhėn persishte ka shkruar njė vepėr pėr jetėn e sulltan Selimit I me emrin “Selim-name”.[58] Sipas Hamerit, Idris Bitlisi ėshtė marrė edhe me pėrkthime. Kėshtu, me rekomandimin e Selimit I e pėrktheu nga arabishtja librin e Demiriut “Jeta e kafshėve”.[59] Hameri pėrmend edhe atė se pas pėrkthimit tė kėsaj vepre, Bitlisi mori guxim qė tė shkruajė njė poezi nė tė cilėn e kėshillonte Sulltanin nė udhėheqjen e vendit dhe zbatimin e drejtėsisė nė Egjipt.[60] Bitlisi ka shkruar edhe gjėra tė tjera, por deri mė sot nuk kemi asgjė tė zbuluar dhe tė publikuar.
Vepra e Idrisit “Hest Bihist” paraqet burim mjaft tė rėndėsishėm historik. Ai duke shfrytėzuar kronikat e mėparshme, dokumentet e ndryshme e tė tjera, pėr herė tė parė shkroi njė histori ku i shtroi gjėrat nė mėnyrė mė tė plotė, mė tė gjerė dhe mė tė kuptueshme, deri nė kohėn kur jetoi vetė. Historia e tij shėrben si burim dhe ekzemplar i dorės sė parė pėr tė gjithė historianėt e mėvonshėm. Sikur qė kjo vepėr u shėrbeu tė tjerėve pėr t’i shkruar historitė e tyre, ashtu edhe Idrisi, pėr ta shkruar historinė e tij, konsultoi shumė vepra. Mirėpo, para se tė pėrpiqemi t’i analizojmė shkurtimisht burimet e historisė sė Bitlisit, duhet ta shtrojmė mendimin e vetė Bitlisit rreth burimeve tė konsultuara. Ai nė parathėnien e gjatė tė veprės sė tij pėr burimet e shfrytėzuara flet nė mėnyrė tė papėrcaktuar dhe thotė se “Shumė ndodhi, pėrcaktimin dhe hulumtimin e tė cilave nuk i ka dėgjuar apo nuk i ka njohur drejtpėrdrejt nga transmetuesi i besueshėm tė cilit duhet besuar, apo ēka nuk ėshtė parė dhe provuar nga librat e sigurt, tė gjitha kėto nuk janė pėrfillur dhe i janė lėnė herresės”.[61]
Nga kjo kuptohet se Idrisi ndaj burimeve ka qenė mjaft kritik, dhe se nė veprėn e vet ka futur vetėm atė qė, sipas tij, ka qenė e vėrtetė. Kuptohet se Idrisi pėr ngjarjet e hershme i ka konsultuar veprat e shkruara, kurse pėr tė rejat ose ka qenė vetė i pranishėm ose i ka marrė nga burimet e sigurta verbale.[62]
Ėshtė mė se e sigurt se Idrisi historinė e tij e ka shkruar nė bazė tė veprės “Tarih-i Xhihan gusaj” tė Xhuvejnit (1226-1282), veprės “Tarih-i Vassaf” tė Vassafit (ndėrmjet 1257-1328), e cila paraqet vazhdimin e historisė sė Xhuvejnit. Kėto dy burime Idrisit i kanė shėrbyer vetėm pėr fillimin e historisė osmane.
Burim tjetėr ka qenė Mu’inuddin Jesdiu, tė cilin F. Babingeri e thekson por nuk pėrmend shėnime tjera.
Burim vijues ėshtė edhe “Zafer-name-ja” e Sherefuddin Ali Jezdiut (vd. 1454), e cila i ka shėrbyer deri te Mehmedi I (1425).[63]
Mirėpo, burimi kryesor i Idrisit ishte Neshriu dhe Historia e tij. Veēmas i ka shėrbyer pėr periudhėn e Luftės sė Kosovės. Mirėpo, disa tė dhėna sikur ajo se sulltan Murati i gjallė e ka pritur kthimin e Jėlldėrėm Bajezidit nga ndjekja e armikut dhe se me vetėdije tė plotė ia ka dorėzuar pushtetin,[64] tregojnė se Idrisi ka pėrdorur edhe burime tė tjera tė zhdukura ose deri sot tė panjohura. Kur e pėrmendėm Neshriun, me kėtė nėnkuptuam se Idrisi ka konsultuar edhe burime tė tjera qė ai i ka konsultuar.
Sa u pėrket shqiptarėve, I. Bitlisi sjell tė dhėna tė konsiderueshme. Vlen tė theksohet nė kėtė rast pėrbėrja e koalicionit, ku nuk dallon nga kronistėt tjerė, si dhe pjesėmarrja e shqiptarėve nė Luftėn e Kosovės. Nė kėtė koalicion kanė marrė pjesė sundimtarėt e frengėve (evropianėve), hungarezėve, vllehėve, shqiptarėve dhe popujve sllavė (sakalib),[65] kurse sipas versionit tė S. Trakos, ka marrė pjesė edhe “sundimtari i vendit tė Bogdanėve”,[66] e dhėnė kjo qė nuk pėrmendet nė historitė tjera.
Sipas disa historianėve
shqiptarė, I. Bitlisi pėrmend pjesėmarrjen e Gjergj II Balshės dhe Dhimitėr
Jonimės dhe prijėsave tė tjerė shqiptarė pa i pėrmendur emrat. Atė qė Neshriu e
quan Juka (
),
Idrisi e quan si Jorki (
),
kurse disa kėtė emėr e lexojnė edhe si Juvan, kurse S. Trako mendon se
ka tė bėjė me emrin “Juga” (
).[67]
S. Pulaha po kėtė e identifikon me Balshėn II. Pa kontestuar asnjė hipotezė,
konsiderojmė se kjo ēėshtje ėshtė e hapur pėr shkencėtarėt.
Gjithashtu, atė qė Neshriu
e quan Jund-oglu Dimitruos (
),
Idris Bitlisi e quan Levend-oglu (
)
dhe derisa versioni i Trakos thotė se ky ėshtė mbret i Bosnjės (
),[68]
versioni i Pulahės i ndanė dhe thotė “mbreti i Bosnjės dhe Levend-oglu”.[69]
Pėr kėtė historianėt shqiptarė mendojnė se ėshtė Dhimitėr Jonima.[70]
Historia e Idris Bitlisit pėr shkak tė tė dhėnave tė saj, pėr gjeneratat e ardhshme ka qenė tekst i domosdoshėm. Historiografėt osmanė si Hoxha Saduddini, pastaj Hoxha Huseini (nga Sarajeva), Aliu Sollakzadeja etj., kanė qenė nėn ndikimin e thellė tė tij. Edhe sot e kėsaj dite historia e tij paraqet burim tė pakapėrcyeshėm pėr studiuesit bashkėkohorė.
Ndonėse i bėhet vėrejtje se vepra e tij pėrshkohet me panegjirizėm dhe subjektivitet, konsiderojmė se kjo nuk qėndron pėr dy arsye:
- Panegjirizmin, qė i bėhet vėrejtje, duhet kuptuar nė rrethanat kur dhe ku ėshtė shkruar vepra. Nė kėtė kohė ka qenė modė tė shkruhet me njė gjuhė mė oratorike, kurse tė paktė kanė qenė ata qė kanė pasur mundėsi ta bėjnė kėtė.
- Lavdėrimi i heronjve tė fesė dhe pėrcjellja e ngjarjeve historike me ajete nga Kur’ani, qė i zihen pėr tė madhe, tregojnė se:
1) Autori si pjesėmarrės i drejtpėrdrejtė nė shumė konflikte, ka pėrjetuar ndodhitė dhe duke mos e tepruar ua ka dhėnė epitetet e merituara;
2) Ndėrlidhja e Kur’anit me historinė tregon se autori ka qenė vrojtues i mirė i rrethanave, ka poseduar aftėsi tė psikologut e sociologut tė regjur dhe se historia e tij me kėtė fiton rėndėsi tė madhe e kurrsesi nuk humb.
Shekulli XIV nė Kosovė karakterizohet me rėnien e Bizantit dhe tė shteteve tė tjera nė Ballkan, pėr shkak tė rrethanave tė ērregulluara tė brendshme dhe proceseve tė jashtme qė kishin filluar me ekspansionin e shtetit tė ri islam tė osmanlinjve. Tė dhėnat mė tė plota pėr kėtė kohė na i ofrojnė M. M. Neshriu dhe I. Bitlisi, dy historianė turq, tė cilėt me veprat e tyre “Xhihan-i-numa”, pėrkatėsisht “Hest Bihist”, kanė dhėnė kontribut tė jashtėzakonshėm nė ndriēimin e asaj periudhe tė errėt.
Nėse i hedhet njė vėshtrim historive tė tyre, e sidomos atyre pjesėve ku flitet pėr Luftėn e Kosovės mė 1389, fitohet pėrshtypja se ato paraqesin burim tė dorės sė parė nė shkencėn e historiografisė turke, pastaj asaj shqiptare, sllave etj. Historitė e tyre japin njė ndihmesė tė madhe nė pastrimin e historisė pėr Luftėn e Kosovės nga mitet e legjendat qė janė krijuar ndėr popujt e ndryshėm e veēmas nė Serbi. Aq mė tepėr, kur kėto janė tė ngjyrosura me fanatizėm dhe irracionalizėm tė kryqėzatave dhe inkuizicionit. Kjo nuk do tė thotė se historia e kėtyre dy historianėve ėshtė e privuar nga mangėsitė, pėrkundrazi, tė emocionuar, ata fitoret e muslimanėve i stėrmadhojnė kurse fitoret e “tė pafeve” nuk komentohen, nuk u jepet vend, pastaj nuk janė tė saktė nė disa tė dhėna numerike, fj. vj. te numri i ushtarėve, por, tė gjitha kėto nuk e ulin vlerėn e tyre.
Mbetet qė brezat e rinj t’i rreken me seriozitetin mė tė madh pėrkthimit dhe studimit tė veprave tė tyre, dhe opinionit shkencor t’i ofrojnė burime tė dorės sė parė me qėllim qė historia shqiptare, sllave etj., tė studiohen tė liruara nga komplekset e ndryshme tė krijuara gjatė historisė.
LITERATURA
1. “Bratstvo”, XXXI, Beograd, 1940.
2. Grupa autora, “Kosovska bitka – mit, legenda ili stvarnost”, Beograd, 1988.
3. Gjini, Gasper, “Skopsko–prizrenska biskupija kroz stolje}a”, Zagreb, 1979.
4. Hammer, Joseph von, “Historija turskog (osmanskog) carstva”, I, Zagreb, 1979.
5. “Islamska misao” – revistė fetare pėr teori e praktikė, IX, 107-108/1987, Sarajevo.
6. Mufti}, Tevfik, “Arapsko-srpskohrvatski rje~nik”, II, botimi II, Sarajevo, 1988.
7. “Prilozi za Orijentalnu filologiju Orijentalnog Instituta u Sarajevu”, XII-XIII/1962-1963, Sarajevo, 1965.
8. “Prilozi za Orijentalnu filologiju Orijentalnog Instituta u Sarajevu”, XIV-XV/1964-1965, Sarajevo, 1969
9. “Prilozi za Orijentalnu filologiju Orijentalnog Instituta u Sarajevu”, XX-XXI/1970-1971, Sarajevo, 1974.
10. Pulaha, Selami, “Lufta shqiptaro-turke nė shekullin XV - burime osmane”, Tiranė, 1968.
PĖRKTHIM NGA DISA KRONIKA KLASIKE
Tė pafetė, posa e panė ushtrinė e besimdrejtėve, menjėherė i drejtuan shtizat dhe sulmuan (besimdrejtėt). Nga ana e djathtė qėndronte Bajezit hani, kurse nga e majta Jakub Ēelebiu. Gazi-tė thėrritėn madhėrimin e Zotit: “All-llahu ekber” (Zoti ėshtė mė i madhi) dhe gjithashtu iu sulėn tė pafeve nė takim. Beteja qe shkuar deri nga gjysma e kohės ndėrmjet dy namazeve. Nga ana e djathtė Bajezit hani, kurse nga e majta Jakub Ēelebiu, zhvilluan betejė tė suksesshme. Llazi ishte nė anėn e Jakub Ēelebiut dhe nė kėtė anė ushtria (jonė) u thye.
Mirėpo, nga kjo anė (u shfaq) njė i pafe, me emrin Bilish Kobila. Duke e shtrirė majėn e poshtme tė shtizės nė lartėsi, me kapelė nė dorė u nis drejt hanit. Gazi-tė ia prenė rrugėn. Ai foli: “Largohuni, erdha t’ia puth dorėn dhe erdha tė sjell lajm tė gėzueshėm: Llaza me tė birin u kapėn, ja atje, po i sjellin.” (Kėtė) e tha dhe gazitė nuk e penguan mė tej. Ai pėr njė ēast arriti deri te hani, e ktheu (shpatėn) nga ana tjetėr, dhe e shpoi (theri) hanin. Sė shpejti mbi hanin e ngritėn tendėn. Bajeziti ishte i pranishėm. E vendosėn nėn sanxhak. Ana e Jakub Ēelebiut, siē thonė, vetė i theu tė pafetė. Erdhėn (tek Jakub Ēelebiu) dhe i thanė: “Eja, po tė thėrret babai yt!” Posa erdhi, me tė u sollėn sikur me babain e tij. E sollėn edhe Llazėn me tė birin e tij. Edhe ata i sollėn nė gjendjen e cila u kishte hije. Atė natė nė ushtri patėn ndodhur intriga. Por, posa u gdhi, (ushtarėt) e pranuan Bajezitin (pėr padishah).
Pastaj e ngritėn taborin dhe u nisėn pėr nė Jedrene. Tė gjitha kėto ngjarje ndodhėn nė vitin 791 tė Hixhretit.
Pasi qė (Murati) kėshtu e rregulloi atė qė ėshtė e nevojshme pėr jetėn e ardhshme, sėrish mori rrugėn e Rumelisė, iu dha luftimeve dhe iu drejtua shtetit tė Llazės (Serbisė). Sundues (princ) Llazari dėgjoi pėr kėtė, i lajmėroi tė pafetė e vendeve perėndimore dhe kėrkoi (prej tyre) ndihmė. Vllahėt, hungarezėt, ēekėt, serbėt, arbanasėt, ulgarėt (sigurisht bullgarėt) dhe frangėt i dėrguan ushtritė. Mė shumė se njėqind mijė tė pafe u tubuan dhe arritėn me armė tė ndryshme. Tė dy ushtritė u pėrleshėn dhe zhvilluan njė betejė ēfarė kupa qiellore nuk ka parė qysh kur ka filluar tė lėvizė. Shumė njerėz nga tė dy ushtritė janė mbytur, kufomat janė grumbulluar njėra mbi tjetrėn, kurse kokat janė shkelur nėn kėmbė. Mė nė fund arriti mėshira e Zotit, ndėrsa ata u detyruan nė arratisje. Muslimanėt atėherė u sulėn nė ndjekje pas tyre, kurse mbreti ngadhėnjimtar (Murati) mbeti nė njė bregore me disa truproje derisa ushtria e cila ka shkuar nė ndjekje nuk kthehet dhe nuk e gjen Sulltanin ngadhėnjimtar. Mirėpo, njė i pafe, i cili i plagosur dhe i stėrpikur me gjak qe fshehur ndėr tė mbyturit, u ngrit nga vendi i tij dhe duke u shkarė dhe luhatur u nis nga ngadhėnjimtari Hudavendig’jari (pseudonim me domethėnie Sundues sovran), porse ēaushėt e ndalėn. Ngadhnjimtari Hudavendig’jari sigurisht ka menduar qė (ai i plagosuri) ka ndonjė lutje ose dėshirė, dhe i largoi ēaushėt. Nė kėtė i pafeu i mallkuar, eci njė hap pėrpara dhe e goditi me hanxhar, kurse sipas asaj “kur tė vijė ēasti i caktuar, atėherė ėshtė e ngushtė tėrė bota” - po atė ēast apo atė moment (Sulltani) u ngrit nė shkallėn e shehidit.
Pasi qe ngadhėnjimtar i vėrtetė, u bė shehid i vėrtetė.
Nė vitin shtatėqind e nėntėdhjetė (1389), kurse fronin e sundimit ngadhėnjimtar ia lėshoi Bajezit beut.
Nė atė kohė (ende) nuk kishte topa dhe pushkė. Rėndom beteja zhvillohej me shigjeta, shpata dhe shtiza. (Tė dy ushtritė), duke u pėrzier njėra me tjetrėn, zhvilluan betejė dhe gjakderdhje tė madhe. U vranė shumė njerėz nga muslimanėt dhe tė pafetė. Nuk kishte fund pėr ata tė cilėt ranė nėn shpatė. E Vėrteta e Lartė, pėr shkak tė bekimit tė ēudive tė Pejgamberit tė madh dhe pėr besimin e thellė tė ushtarėve besimdrejtė, i dha grushtin vdekjeprues tė pafeut. Gazi-tė i shpėrndanė tė pafetė. Tė pafetė u shpėrndanė kurse gazitė shkuan t’i ndjekin ata. Kur ushtria u shpėrnda nė tė katėr anėt dhe shkoi, Gazi Murat hani, siē rrėfejnė, mbeti vetėm.
Mirėpo, ishte njė i pafe i mallkuar, i cili (mė parė) ishte pėrbetuar si sakrificė. Duke u ngritur mes kufomave, me fjalėt: “Dua t’ia puth dorėn padishahut”, u nis pėrpara. Ai ka qenė, si duket, njė ndėr bejlerėt e fuqishėm. Ata, (tė cilėt patėn shkuar), asgjė nuk kanė parandier dhe qenė krejtėsisht mendjelehtė (gafil). (Ē’tė bėhet?). Ē’ka pasur, sipas Vendimit Hyjnor tė ndodhė, kjo gjithherė edhe ka ndodhur. Vdekja, thonė, erdhi shpejt nė vendin qysh mė parė tė caktuar. Sipas fjalės (sė urtė arabe): “Kur tė vijė caktimi, tė verbėr janė tė pamurit”, askush nuk mund ta mėnjanojė. Kėshtu edhe ky i pafe, duke ardhur me hanxharin shumė tė mprehtė dhe sikur uji tė kthjellėt, e goditi padishahun, i cili ishte i hipur nė kalė.(...) Nė atė ēast bejlerėt u mblodhėn nė njė vend dhe nė atė rrethanė u pajtuan nė atė qė ta ngrenė sulltan Bajezitin nė vendin e babait tė tij. Jakub Ēelebiut i dėrguan lajm me fjalėt vijuese: “Eja, tė dėshiron babai yt!” Nė kėtė mėnyrė e sollėn dhe e mbytėn nė tendė. E pėrcollėn atė nė dispozicion tė tė Vėrtetės sė Lartė. Duke e vendosur sulltan Bajezitin pėr padishah, bejlerėt sėrish filluan betejėn dhe me britmėn “All-llah, All-llah!” goditėn pėrsėri (tė gjithė) nė tė njėjtin ēast mbi tė pafetė. E madhėronin Zotin me britma: “All-llahu ekber” (Zoti ėshtė mė i madhi) dhe (sėrish) zhvilluan betejė tė madhe. Nė atė betejė e kapėn despotin Llaz-oglun me tė birin dhe i sollėn para sunduesit tė popullit tė devotshėm, vazhdimisht duke e madhėruar emrin e Zotit, d.m.th. para Madhėrisė sė Tij, sulltan Bajezitit. Bajezit - hani dha urdhrin. Tė dytė u ekzekutuan, e bėnė skėterrėn e errėt vendbanim tė kėtyre katarėve, tė privuar nga pasardhėsit. Sipas mėshirės sė tė Vėrtetės sė Lartė, sė cilės i pėrket lavdia dhe sė cilės emri t’i jetė i ngritur lart, dhe nė betimin e mrekullive tė Pejgamberit, Muhammedit Mustafasė, mbi Tė qoftė bekimi, dhe i mbytėn me shpatė tė pafetė. Kur kėta tė mallkuar u shpartalluan, gazitė u pasuruan (tej masės).
Duke u larguar nga aty, erdhėn nė Jedrene. Nė Jedrene e vendosėn sulltan Bajezitin nė fron dhe ai nė madhėshti dhe fat u ul nė karrige, vend i madhėrisė dhe lavdisė.
Mosha e Gazi Muratit ka qenė gjashtėdhjetė e shtatė vjet. Kur vdiq i ati i tij Orhani, ka pasur katėrdhjetė e dy vjet. Tridhjetė e njė vit ėshtė lexuar hutbeja me pėrmendjen e emrit tė tij. Kufomėn e tij e kanė kthyer prap dhe e kanė varrosur nė Brusė. Vdekja e Murat-hanit ka ndodhur nė vitin 879 tė Hixhretit.
[1] Salih Trako, “Pretkosovski dogadjaji u “Hest Bihistu” Idrisa Bitlisija”, “Prilozi za Orijentalnu filologiju”, XX-XXI/1970-1971 (mė tej: POF XX-XXI), Orijentalni Institut u Sarajevu, Sarajevo, 1974, fq. 159.
[2] Salih Trako, “Bitlisijev opis Balkanskog poluostrva”, “Prilozi za Orijentalnu filologiju”, XII-XIII/1962-1963 (mė tej: POF XII-XIII), Orijentalni Institut u Sarajevu, Sarajevo, 1965, fq. 209. Shih gjerėsisht fq. 209-212.
[3] POF XX-XXI, fq. 159. Shih kronikat e vjetra, fj. vj. rreth Luftės sė Maricės etj.
[4] Ibid.
[5] Gli{a Elezovi}, “Boj na Kosovu 1389 g. u istoriji Mula Mehmeda Ne{rija” (mė tej: BK 1389), Bratstvo XXXI, Beograd, 1940, fq. 3.
[6] Ibid., fq. 1 - 77.
[7] Selami Pulaha, “Lufta shqiptaro-turke nė shekullin XV” (mė tej: LSHT) - burime osmane, Tiranė, 1968, fq. 76-95.
[8] Shih: POF XII-XII, fq. 213.
[9] Shih: Ibid., fq. 213, fuan. 16
[10] Shih: POF XII-XIII, POF XIV-XV dhe POF XX-XXI.
[11] Shih: LSHT, fq. 74-95 dhe 125 - 182.
[12] BK 1389,f q. 2
[13] LSHT, fq. 74.
[14] Salih Trako, “Bitka na Kosovu 1389 g. u Istoriji Idrisa Bitlisija”, “Prilozi za Orijentalnu filologiju”, XIV-XV/1964-1965, (POF XIV-XV), Orijentalni Institut u Sarajevu, Sarajevo, 1969,f q. 331.
[15] Ibid., fq. 331 dhe LSHT, fq. 74.
[16] BK 1389, fq. 2; Shih domethėnien e fjalės “mulla” e cila ėshtė derivat nga “mewla” qė nė kėtė rast dtth.: “Titull i njerėzve tė ditur fetarė muslimanė” etj. Shih: Teufik Mufti}, “Arapsko-srpskohrvatski rje~nik”, II, bot. II, Sarajevo, 1988, fq. 3915.
[17] POF XIV-XV, fq. 331.
[18] BK 1389, fq. 2 - 3.
[19] LSHT, fq. 74; Krahaso: BK 1389, fq. 2 - 3.
[20] BK 1389, fq. 3 - 4.
[21] LSHT, fq. 76.
[22] BK 1389, fq. 3.
[23] LSHT, fq. 76, fusn. 3; Shih: LSHT, fq. 214 etj.
[24] P. Wittek, “Zum Quellenproblem der altesten osmanischen Chroniken mit Auszuge auz Neschri”, in MOG, bd. I, fq. 77-150, sipas: LSHT, fq. 74-75.
[25] Wittek, op. cit. MOG, I, fq. 139, sipas: LSHT, fq. 75, shih: fusn. 8.
[26] Shih pėr Ashik pasha Zaden: LSHT, fq. 62-73.
[27] LSHT, fq. 75, fusn. 9.
[28] Ibid., fq. 75.
[29] Shih: Ibid., fq. 75.
[30] Ibid., fq. 80.
[31] Dorėshkrimi fol. 71 dhe 80 i Neshriut, sipas: LSHT, fq. 80 dhe 86.
[32] Dorėshkrimi fol. 79 sipas: LSHT, fq. 84.
[33] Shih: BK 1389, fq. 39 - 40, fusn. 7; Krh. LSHT, fq. 84.
[34] Shih: BK 1389, fq. 73 - 74, fusn. 6.
[35] LSHT. dorėshkrimi fol. 71, fq. 80 - 81.
[36] BK 1389, fq. 2.
[37] Ibid., fq. 3; Krh. LSHT, fq. 75.
[38] POF XII-XIII, fq. 212; Krh. LSHT, fq. 125, fusn. 1.
[39] POF XII-XIII, fq. 212.
[40] Joseph von Hammer, “Historija turskog (osmanskog) carstva” (mė tej: HTC I), vėllimi I, Zagreb, 1979, fq. 279.
[41] POF XII-XIII, fq. 212, fusn. 11.
[42] M. Sureyya, “Sicill-i osmani”, v. I, Stamboll, 1308, fq. 309, cituar sipas: LSHT, fq. 125.
[43] HTC I, fq. 262; POF XII-XIII, fq. 212.
[44] POF XII-XIII, fq. 212.
[45] Sadeddin, “Tac-ut-tevarih”, v. II, fq. 566, cituar sipas: LSHT, fq. 125.
[46] POF XII-XIII, fq. 212.
[47] Ibid., fq. 212. Mendohet se Idris Bitlisi ka pasur aftėsi tė mėdha organizative dhe ushtarake dhe se pėr kėto ka qenė i njoftuar mirė edhe Selimi I, mirėpo ai e kishte angazhuar me pėrkthime e punė shkencore qė ta largojė nga punėt politike. (HTC I, fq. 30). Pėr aktivitetet ushtarake shih: HTC I, fq. 307 - 309.
[48] POF XII-XIII, fq. 212.
[49] Ibid., fq. 212-213; LSHT. fq. 125, fusn. 4 dhe 13. Gjerėsisht pėr jetėn e I. Bitlisit shih: LSHT, fq. 125-126 (fq. 125-182); Franz Babinger, “Die Geschichtsschreiber der Osmanen und ihre Werke”, Leipzig, 1927, fq. 45-46; “Enzyklopaedie des Islam”, I, fq. 745; “Islam Ansiklopedisi”, V, fq. 936.
[50] POF XII-XIII, fq. 213; KRh. LSHT, fq. 125.
[51] LSHT, fq. 125.
[52] Fuad Küprülü, “Op~i pogled na razvoj turskog jezika i knji`evnosti u Anadoliji (XIII-XIV stolje~e)”, “Islamska misao”, IX/107-108/1987, Sarajevo, fq. 29, shtylla I-II. Pėr shkaqet pse ėshtė shkruar nė persishte, shih burimin e njėjtė, fq. 29.
[53] POF XII-XIII, fq. 213; LSHT, fq. 125.
[54] POF XII-XIII, fq. 213.
[55] Ibid., fq. 213; fusn. 15. Shih: POF XIV-XV, fq. 230, fusn. 4.
[56] Ibid., fq. 213.
[57] Ibid., fq. 213. Ndėr shkaqet e mosstudimit tė kėtij dorėshkrimi theksohet mungesa e dorėshkrimeve... Shih: POF XIV-XV, fq. 330; Krh. LSHT, fq. 126.
[58] LSHT, fq. 125, fusn. 6; HTC I, fq. 279.
[59] HTC I, fq. 330.
[60] Ibid., fq. 330. Hameri pėrmend njė rast se vezirėt e sulltan Selimit I e paguan I. Bitlisin njė mijė dukatė pėr poezinė e shkruar, mirėpo Bitlisi refuzoi dhe insistoi qė poezinė t’ia dorėzojnė Sulltanit. Poezinė (kasidenė) e tij e pėrcolli me lutjen se nėse nuk pengohen padrejtėsitė nė vend, mund tė udhėtojė. Mirėpo, kjo nuk e zemėroi Sulltanin i cili e urdhėroi flotėn e tij detare ta kthejė Bitlisin nė Stamboll. Thuhet se kjo ndodhi nė verėn e vitit 1517. (HTC I, fq. 330).
[61] POF XIV-XV, fq. 331; Shih: LSHT, fq. 125.
[62] Ibid., fq. 331.
[63] POF XII-XIII, fq. 213-214.
[64] POF XIV-XV, fq. 331-332.
[65] LSHT, fq. 136. Krh. Gasper Gjini, “Skopsko-Prizrenska Biskupija kroz stolje}a”, Zagreb, 1987, fq. 122, fusn. 6.
[66] POF XIV-XV, fq. 335.
[67] Ibid., fq. 344, fusn. 11.
[68] Ibid., fq. 345, fusn. 14.
[69] LSHT, pėrkthimi fq. 143, origjinali fq. 142.
[70] Ibid., fq. 143, fusn. 19.
* Nga: “Kosovska bitka – mit, legenda ili stvarnost”, Beograd, 1988, fq. 79 - 80. Titulli ėshtė i yni.
* Nga: “Kosovska bitka – mit, legenda ili stvarnost”, Beograd 1988, fq. 81. Titulli ėshtė i yni.
* Nga: “Kosovska bitka – mit, legenda ili stvarnost”, Beograd, 1988, fq. 81. Titulli ėshtė i yni.