|
Dr. Pjetėr Hidri
-Nėnkol.
Ahmet Leka - Nėnkol.
Ēėshtje ushtarake tė Lidhjes
Shqiptare tė Prizrenit
REVISTA
USHTARAKE 2/2005
Lidhja Shqiptare e Prizrenit u mbajt mė 10 qershor
1878, tre vjet pas fillimit tė krizės sė re Lindore. Jeta dhe veprimtaria tre
vjeēare e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, 1878-1881 pėrbėn njė nga epopetė e
mėdha e tė lavdishme tė popullit e tė kombit shqiptar. Me veprimtarinė e
shumėanshme, energjinė dhe luftėn e saj, ajo shėnoi njė nga faqet mė tė ndritura
nė historinė e popullit tonė.
Vendimet dhe planet e Lidhjes synonin organizimin tėrėsor tė forcės sė mundshme
luftarake tė popullit shqiptar. Sė pari, me pėrpjekje kėmbėngulėse ajo mundi t`i
shkėpusė Portės sė Lartė tė drejtėn pėr mobilizimin e forcave vullnetare tė
vetmbrojtjes nga agresionet e ushtrive fqinje. Sė dyti, me mėnyrėn e organizimit
tė vetė, ajo synoi dhe zbatoi masa pėr tė mėnjanuar skemat dhe shabllonet e
ngurta organizative ushtarake feudale, tė cilat kufizonin si nė sasi dhe nė
cilėsi forcėn ushtarake tė veprimtarisė sč saj. Lidhja synoi tė bėnte njė
organizim tėrėsor ushtarak, i cili do t`i fuste format e luftimit nė binarėt e
veprimtarisė sė rregullt dhe do t`i ngrinte nė shkallėn strategjike, por duke
mbajtur parasysh dhe duke u mbėshtetur nė format organizative popullore e
tradicionale. Nė kėtė kuptim ajo pėrvijoji edhe pėrvojėn e mirė luftarake tė sė
kaluarės.
Parashikimi i sasisė sė forcave tė gatishmėrisė u bė nė varėsi me shkallėn e
rrezikut dhe tė forcave armike qė parashikohej tė kalonin nė agresion, Malin e
Zi i cili vuri nė lėvizje thuajse tė gjithė forcėn ushtarake. Lidhja planifikoi
13.000-15.000 luftėtarė pėr ruajtje. Pėr ruajtjen e drejtimit Mali i Zi-Shkodėr,
me rreth 50-60 km gjatėsi, forcat e ruajtjes arrinin nė 5.000-6.000 veta. Pėr
ruajtjen e drejtimeve verilindore dhe lindore, pėrballė Serbisė dhe Bullgarisė,
me gjatėsi rreth 200 km, u parashikua njė forcė prej 6.000-7.000 vetash. Nė
drejtimin jugor, nė sektorin e Prevezės dhe tė Artės, rreth 30-40 km i gjatė, u
parashikuan tė vepronin forcat ekzistuese shtetėrore, sepse atje njė pjesė e
madhe e oficerėve dhe nė tėrėsi trupa e ushtarėve ishin shqipėtarė. Nė kėtė
mėnyrė sasia e pėrgjithshme e forcave tė ruajtjes dhe tė sigurimit luftarak, nė
tė gjithė drejtimet e kėrcėnuara rreth viseve shqiptare, paraprakisht arrinte mė
se 25.000 vullnetarė (luftėtarė). Forcat e gatishmėrisė dhe tė rujatjes morėn
forma dhe tipare tė formacioneve tė rregullta. Rajonet e pėrqėndrimit tė tyre i
kthenin nė kampe ushtarake, ku bėhej pėrgatitje dhe stėrvitje luftarake, pajisej
dhe furnizohej trupa, bėhej organizimi etj.
Tipar dallues i sistemit tė gatishmėrisė ishte edhe futja nė veprim e forcave
sipas njė radhe tė pėrcaktuar. Nė varėsi nga veprimet e kundėrshtarit dhe prej
largėsisė sė rajonit tė grumbullimit tė forcave, ato mund tė kategorizohen, tė
radhės sė parė ose tė sigurimit luftarak; tė radhės sė dytė ose forcat e
mbrojtjes fillestare, tė radhės sė tretė ose tė mbrojtjes sė plotė; rezervat ose
pėrforcimet e mbrojtjes. Forcat e radhės sė parė dilnin prej popullsisė sė
rajoneve tė drejtpėrdrejta, nė njė brez kufitar tė thellė nga 10-20 km ose edhe
nė shumė. Numerikisht ato ishin tė vogla. Nė Plavė, Guci, Hot, Grudė dhe Ulqin,
secili sektor kishte 300-400 veta. Nė tė gjithė vijėn e kufirit me Malin e Zi
numri i kėtyre forcave arrinte nė 2.500-3.000 veta.
Radha e dytė pėrbėhej nga forcat e rajoneve mė nė
brendėsi tė vendit. Ato pėrfshinin njė brez, qė fillonte afėrsisht 20 km pas
kufijve tė tokave shqiptare dhe shkonte prej rreth 50-80 km mė nė thellėsi.
Krijimi i formacioneve tė radhės sė dytė bėhej me urdhėr tė udhėheqjes qendrore
tė Lidhjes.
Forcat e radhės sė tretė nxirreshin nga rajonet e brendshme ose mė tė thella tė
vėndit, si ato tė Dibrės, Matit, Kavajės, Tiranės, Elbasanit, Beratit, Vlorės
etj. Disa nga formacionet e kėsaj kategorie, si ato tė rajoneve tė Dibrės,
Matit, Kurveleshit, Mallakastrės, Tepelenės dhe Skaraparit, pėrbėnin rezervat e
mirėfillta strategjike. Si parim ato pėrforconin formacionet e radhės sė dytė.
Me futjen nė veprim tė forcės sė radhės sė tretė, raporti i forcave rritej sė
tepėrmi. Sipas llogarive tė pėrafėrta, ai do tė arrinte nė 1.5 me 1 ose edhe mė
tepėr, nė fafvor tė Lidhjes.Lidhja e zhvilloi mė tej sistemin e plotėsimit e tė
mobilizimit, tė bazuar nė kriteret zakonore krahinore dhe ndėrkombėtare tė
mėparshme. Ajo vendosi kritere normative dhe rregulluese tė njesuara pėr krejt
viset shqiptare, duke krijuar pėr kėtė qėllim edhe njė varg organesh nė qendėr e
nė bazė. Mobilizimi shtrihej nė tė gjithė popullsinė e Shqipėrisė, pa asnjė
pėrjashtim. Hapi i parė i mobilizimit, ishte regjistrimi i pėrgjithshėm. Kėrkesa
kryesore e kėtij rregjistrimi ishte qė tė dilte plotėsisht dhe saktėsisht, siē
shprehej nė urdhėresėn ushtarake, numri i njerėzve tė aftė pėr tė mbajtur armė.
Lidhur me kėtė pėrcaktohej se cilido qoftė dhe i ēdo besimi duhej tė ishte i
gatshėm t`u pėrgjigjej nė kohė mbrojtjes sė atdheut. Si normė e zakonshme e
mobilizimit ishte njė luftėtar pėr shtėpi, por nė raste dhe nė vende tė
ndryshme, sidomos nė krahinat kufitare, qė u rrezikuan ose u sulmuan prej
ushtrive armike, kjo normė u tejkalua duke arritur tri burra pėr shtėpi ose
deri te tė gjithė burrat e aftė pėr tė luftuar. Sipas regjistrimit qė bėri
Lidhja, nė tė gjitha viset shqiptare ky plotėsim pėrfshinte rreth 260.000 veta,
qė ishte baraz me 15-16 % tė popullsisė. Vilajeti i Kosovės me Shkupin,
Manastirin dhe rrethet e tyre, do tė nxirrnin rreth 130.000 luftėtarė. Shqipėria
e Jugut, prej Beratit, pėrfshi rrethinat e Janinės, Prevezės dhe Artės, do tė
nxirrte 70.000 luftėtarė. Sanxhaku i Shkodrės, sė bashku me Shqipėrinė e Mesme
deri nė Ohėr, llogaritej tė jepte 60.000 luftėtarė. Nė pėrgjithėsi mobilizimi
dhe plotėsimi u planifikuan, madje, edhe u kryen, nė periudha kohe tė shkurtėra
nga njė deri nė dy javė, kurse nė raste tė ngutshme edhe brenda 3-5 ditėve, siē
ndodhi gjatė organizimit tė mbrojtjes sė Hotit e tė Grudės, nė prill tė vitit
1880. Nė programin e saj tė veēantė ushtarak pėrcaktohej se Kjo klasė e
ushtrisė vullnetarė ose Roja kombėtare, siē quhej ajo, do tė organizohej
sipas rregullave tė veēanta. Detyra kryesore e kėsaj ushtrie ishte ruajtja dhe
mbrojtja e tėrėsisė tokėsore tė Shqipėrisė. Por sistemi ushtarak i Lidhjes, duke
qenė i orientuar nga vullnetarizmi dhe duke pasur mbėshtetje ekonomike tė dobėt,
nuk mundi tė formonte njė ushtri tė mirėfilltė tė rregullt e tė pėrhershme. Nė
kuptimin e krijimit tė ushtrisė sė madhe, tė plotė e tė mirėorganizuar, ushtria
e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, pėrgjithėsisht, mbeti njė mundėsi dhe
parashikim. Sipas programit tė saj u realizua vetėm mobilizimi, plotėsimi dhe
organizimi pjesor ose i kufizuar, pėr tė kundėrvepruar nė drejtimet e kėrcėnuara
e tė veēanta. Nė pėrshtatje me mundėsinė e mėsymjes sė armikut nga disa
drejtime, ushtria shqiptare e parashikuar nga Lidhja do tė formohej nga disa
grupime tė veēanta. Nė udhėresėn ushtarake tė kėsaj Lidhje pėrcaktohej se e
gjithė fuqia e armatosur do tė ndahej nė pesė korpuse. Pra, ajo, do tė pėrbėhej
nga grupforca tė mėdha ndėrkrahinore, tė cilat u quajtėn ushtri krahė ose
korpuse. Prej kėtyre, katėr do tė ishin nė Shqipėrinė e Veriut (korpusi i
Kosovės, i Novipazarit, i Shkodrės dhe i Shkupit) dhe njė nė Shqipėrinė e Jugut.
-Korpusi i Kosovės mund tė arrinte deri 70.000
veta. Ai do tė kishte si detyrė tė mbrohej ndaj mėsymjes serbe, kurse nė kuadrin
e veprimeve mėsymėse pėr ēlirimin e tokave tė pushtuara prej Serbisė, ai do tė
pėrbėnte forcėn kryesore nė krahasim me korpusin e Shkupit dhe tė Novipazarit.
Gjthashtu, ai do tė ndihmonte korpusin e Shkodrės dhe tė Novipazarit nė luftėn
kundėr Malit tė Zi.
-Korpusi i Novipazarit do tė formohej nga 20.000 veta dhe pėrbėnte forcėn
ndihmėse ose pėrforcuese pėr mbrojtjen dhe kundėrmėsymjen ndaj Malit tė Zi dhe
Serbisė.
-Korpusi i Shkupit mund tė arrinte deri nė 40.000
vetė dhe pėrgjigjej pėr mbrojtjen nė drejtimin strategjik lindor.
-Korpusi i Shkodrės, duke u plotėsuar edhe me
kontigjente nga rrethet e Tiranės, Elbasanit, Ohrit, Matit dhe Dibrės mund tė
arrinte deri nė 60.000 luftėtarė dhe pėrbėnte forcėn kryesore pėr mbrojtjen dhe
kundėrmėsymjen nė drejtim tė Malit tė Zi.
-Korpusi i Shqipėrisė sė Jugut do tė formohej nga
25-30 grupe luftėtarėsh qė llogariteshin afėrsisht 70.000 veta. Detyra e tij
ishte mbrojtja kundėr agresionit grek. Si rrjedhojė, numri i njėsive tė secilit
korpus ishte i ndryshėm. Kėshtu, nė korpusin e Kosovės e tė Shqipėrisė sė Jugut,
mund tė formoheshin 15-18 brigada kėmbėsorie, nė atė tė Shkodrės deri 14-15
brigada kėmbėsorie, nė tė Shkupit deri 8-9 brigada kėmbėsorie dhe nė Novipazar
deri 5-6 brigada kėmbėsorie. Si njėsi strategjike, korpusi mund tė plotėsohej e
tė formohej pjesėrisht ose edhe plotėsisht nė varėsi me situatat. Pėr mbrojtjen
e drejtimeve strategjike tė tjera, u bėnė plotėsime tė pjesėshme. Kėshtu, pėr
Plavėn dhe Gucinė, pėr Hotin dhe Grudėn u plotėsuan 2-3 brigada ose afėrsisht
nga njė divizion nė secilin drejtim. Nė tėrėsi formacionet e plotėsuara nė tė
gjitha drejtimet strategjike, tė marra sė bashku arritėn afėrsisht 40.000 veta,
prej tė cilėve 9.000-10.000 nė Plavė e Guci, deri 12.000 nė Hot dhe Grudė, rreth
3.000 nė Ulqin, rreth 5.000 nė Shqipėrinė e Jugut dhe po kėshtu 7.000-8.000, nė
vitin 1881 nė luftėn e kundėr osmane.
Si korpusi edhe njėsitė taktike, qė do tė hynin nė pėrbėrje dhe nė varėsi tė
tij, ishin tė pėrkohėshme. Ato mund tė plotėsoheshin e tė qėndronin nė kėto
pėrmasa aq kohė sa do tė zhvillohej lufta dhe me efektiv tė zvogluar pėr aq kohė
sa do tė vijonte kėrcėnimi dhe duhej mbajtur gatishmėria luftarake. Efektivi i
plotė i regjimentit do tė ishte 2.000 veta, ndėrsa i brigadės 4.000 veta. Por,
nė rast nevojash tė ngutshme, ata mund tė ishin edhe mė tė vogla, batalioni 300
veta dhe brigada 2.500 veta. Me kėtė parashikim Lidhja bėnte hapa konkrete pėr
hedhjen e themeleve organizativo-ushtarake tė rregullta dhe pėr njė pėrgatitje
dhe drejtim ushtarak me baza shkencore.
Organizimi ushtarak mė i lartė i Lidhjes ishte
seksioni i financave dhe i mbrojtjes. Ky seksion mori formėn e njė Kėshilli dhe
Shtabi ushtarak madhor dhe, si i tillė, veproi deri nė prill 1881, kur Lidhja
Shqiptare e Prizrenit u shtyp me dhunė nga ushtria osmane. Seksioni i mbrojtjes
ishte i ngarkuar me detyrat e hartimit tė planeve dhe urdhėrave pėr mobilizimin
dhe plotėsimin e formacioneve tė armatosura, tė organizimit dhe tė kontrollit tė
gatishmėrisė, tė drejtimit tė bashkėrendimit tė veprimeve luftarake strategjike
pėr gjithė vendin etj. Por sfera e veprimtarisė sė tij drejtuese u shtri thuajse
vetėm ne Shqipėrinė Verilindore, Kosovė, Rrafshin e Dukagjinit, Lumė, Dibėr,
Shkup dhe kryesisht pėr pėrgatitjen dhe organizimin e luftimeve mbrojtėse nė ato
vise. Pėrbėrja e kėtij organi ishte e vogėl dhe e thjeshtė. Ai kishte njė
kryetar, Sulejman Vokshin, pak anėtarė dhe personelin ose disa nėpunės tė
shėrbimit tė financės dhe ndėrlidhjes. Nė kėtė mėnyrė, megjithėse ai ishte njė
Organ i Udhėheqjes Qendrore tė Lidhjes mbeti nė nivelin e njė grupi drejtues
operativ. Organe drejtuese politike dhe ushtarake nė njė shkallė mė tė vogėl
ishin edhe Komitetet e Mbrojtjes tė degėve kryesore tė Lidhjes. Kėto komitete
qė morėn formėn dhe patėn funksione kryesisht ushtarake, morėn pėrsipėr barrėn e
organizimit dhe drejtimit tė luftės mbrojtėse. Ato, nga gjiri i tyre, nxorrėn
edhe shtabe ushtarake tė posaēme. Nė Vilajetin e Kosovės ky shtab u pėrbė nga
shumė prijės popullorė dhe shqiptrarėsh kuadro ushtarakė nė ushtrinė osmane.
Kryetar tij u caktua Ali Pash Gucia.
I tillė ishte Komiteti luftės, formuar prej 37
anėtarėsh nė Vilajetin e Janinės nė shtator 1879 pėr tė bėrė pėrgatitjen dhe
organizimin ushtarak nė krahinat e Shqipėrisė sė Jugut. Po kėshtu, nė Vilajetin
e Shkodrės, komiteti ndėrkrahinor i mbrojtjes formoi shtabin ushtarak me kryetar
Hodo Sokolin, ish-kolonel i karrierės nė ushtrinė osmane. Nė kuadrin e sigurimit
material, problemi kryesor u bė furnizimi dhe pajisja me armatim dhe municion i
formacioneve luftarake. Lidhja kėrkoi tė siguronte shumė armė tė reja
kėmbėsorie. Vetėm kontigjenti i parė i pushkėve tė kėrkuara pėr nevojat e
mbrojtjes sė Shqipėrisė sė Jugut ishte 20.000-30.000 copė. Po kėshtu nga Kosova,
Shkodra, Dibra dhe krahina tė tjera, u kėrkuan sasira tė mėdha armėsh. Pėr
plotėsimin e nevojave tė mbrojtjes sė vendit udhėheqja e Lidhjes parashikoi edhe
rrėmbimin me forcė tė armatimeve nga depot shtetėrore dhe ushtarake osmane. Njė
nga masat e para pėr sigurimin e armėve qė mori Lidhja ishte ndalimi i
qarkullimit tė armėve nga administrata shtetėrore turke si brenda Shqipėrisė,
ashtu edhe nxjerrja e tyre jashtė viseve shqiptare.
Njė bazė furnizimi me armė dhe municione ishin qendrat tradicionale shqiptare tė
prodhimit e tė riparimit tė armėve tė zjarrit, tė armėve tė ftohta dhe
municioneve. Tė tilla ishin Shkodra, Prizreni, Tetova, Gjakova, Peja, Dibra,
Mati, Lezha, Tirana, Elbasani, Vlora, Delvina, Janina, Preveza, Gjirokastra etj.
Furnizimi me ushqim, pajisja me veshmbathje dhe strehimi i forcave tė Lidhjes u
mbėshtet tėrėsisht nė burimet e vendit dhe nė mundėsitė vetiake tė luftėtarėve
dhe prijėsve. Ndihmat qė dhanė udhėheqėsit e Lidhjes dhe prijėsit popullorė
ishin po ashtu tė mėdha. Avdyl Frashėri dhe shumė nga prijėsit kosovarė tė
Rrafshit tė Dukagjinit, si Sulejman Vokshi, Ali Gucia, Jakup Ferri, Ahmet
Gjakova, Haxhi Zeka etj., vunė nė dispozicion tė mbrojtjes gati tė gjithė
pasurinė dhe mbajtėn me shpenzimet e tyre kontigjente tė mėdha tė
vullnetarėve,sidomos gjatė dimrit 1879-1880.
Lidhja pėrcaktoi edhe konceptin strategjik thelbi i tė cilit e pėrbėnte
kryesisht idenė e luftės mbrojtėse. Tipari kryesor mbrojtjes do tė ishte
mbrojtja me kėmbėngulje e ēdo pėllėmbe toke. Pėr rrjedhojė, teatro tė luftės do
tė bėheshin krahinat buzė kufirit dhe ato mė tė afėrta. Nė kuadrin e luftimeve
mbrojtėse, krahas asgjėsimit tė forcave armike qė mund tė futeshin nė brendėsi
tė territoreve shqiptare, Lidhja parashikonte tė ndėrmerrte edhe veprime
kundėrmėsymėse. Nė kėtė mėnyrė mbrojtja nuk do tė ishte pasive, por kryesisht
aktive. Nė pėrshtatje me terrenin, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si veprimet
luftarake mbrojtėse, ashtu edhe ato kundėrmėsymėse i parashikoi ose i kreu nė
praktikė me drejtime. Drejtimet strategjike mė kryesore tė veprimeve luftarake
ishin Mali i Zi-Shkodėr, Mali i Zi-Rrafshi i Dukagjinit, Novipazar-Rrafshi i
Dukagjinit, Serbi-Fushė Kosovė dhe Greqi-Ēamėri.
Nė pėrputhje me kuptimin e pėrgjithshėm pėr luftėn
u bė edhe planifikimi i mbrojtjes. Planet mbrojtėse tė shkallės strategjike
pasqyrohen nė programet politike dhe ushtarake tė udhėheqjes qendrore tė Lidhjes
dhe tė degėve tė saj kryesore, si ajo e Shkodrės, e Dibrės, e Shqipėrisė sė
Jugut etj.
Kararkteristikė dalluese e planeve strategjike tė Lidhjes ėshtė fakti qė, nė
kuadrin e gjithė detyrave, nė plan tė parė u vunė ato tė mbrojtjes sė tokave
shqiptare qė vijonin tė kėrcėnoheshin, sidomos i atyre nė drejtim tė Malit tė Zi
dhe mė pas, ato nė drejtim tė Serbisė. Nė kėtė mėnyrė qėllimi i kėtyre planeve
ushtarake tė Lidhjes ishte ndalimi i mėsymjes sė ushtrive agresive. Nė plan tė
dytė Lidhja vuri mbrojtjen e viseve Jugore dhe Lindore, dhe mė pas ēlirimin e
atyre tė pushtuara prej Malit tė Zi dhe Serbisė para themelimit tė saj. Secili
korpus (grupforcė) do tė mbronte ose do tė kundėrmėsynte nė njė drejtim e me
front tė gjėrė, deri nė 100 km ose edhe mė shumė. Lidhja planifikoi mbrojtjen nė
njė front tė pėrgjithshėm rreth 500-600 km tė gjatė. Por pėr shkak tė terrenit
malor tė ashpėr, qė qarkonte viset shqiptare, vija e frontit nuk zihej dhe as
mbulohej me forca nė tėrė gjatėsinė e saj.
Plani strategjik i Lidhjes mbante parasysh edhe
pėrhapjen e vendosjn e forcave nė rajone tė pėrshtatshme e sa mė afėr sektorėve
tė mrojtjes. Rajonet kryesore tė pėrqėndrimit tė forcave kryesore shtriheshin nė
njė brez, qė fillonte rreth 20 km pas vijės kufitare, por nuk e kalonte
thellėsinė 50 km nė brendėsi tė vendit. Kėshtu, rajonet e grumbullimit tė
korpuseve tė veriut ishin: Prizreni, Peja, Gjakova, Prishtina, Mitrovica,
Novipazari dhe Shkodra, ndėrsa nė Shqipėrinė e Jugut ishin Janina, Preveza, Arta
etj. Nė kėtė mėnyrė plani strategjik parashikonte organizimin dhe veprimin e
shpejtė tė mbrojtjes strategjike me forca tė mjaftueshme dhe brenda njė kohe tė
shkurtėr nga 1-4 ditė.
Lidhja parashikoi edhe kundėrmėsymjen pėr ēlirimin e viseve shqiptare tė
pushtuara nga Mali i Zi dhe Serbia para vitit 1878. Nė vendimet kryesore dhe nė
programin e saj ushtarak pėrcaktohej se, nė qoftė Serbia nuk do t`i lėshonte me
tė mirė viset e pushtuara prej saj pa tė drejtė, atėherė kundėr saj do tė
mobilizoheshin formacione vullnetare dhe do tė pėrpiqej deri nė fund pėr tė
arritur zbrazjen e kėtyre viseve. Po kėshtu do tė veprohej edhe kundėr Malit tė
Zi.
Nė vitin 1881 Qeveria e Pėrkohshme Shqiptare e Prizrenit hartoi edhe idenė e njė
kundėrmėsymje pėr ēlirimin e krejt viseve veriore dhe verilindore nga sundimi
turk dhe pushtimet malazeze. Pėr realizimin e kėsaj u mendua se duheshin krijuar
dy grupforca tė mėdha me nga 40.000 vullnetarė dhe njė rezervė prej rreth 20.000
veta. Sipas idesė, operacioni kundėrmėsymės pėr ēlirimin e krejt Shqipėrisė sė
Veriut do tė niste me veprimin e dy grupforcave: njėra prej 12.000 luftėtarėsh
qė do tė marshonin nė drejtimin Fushėkosovė-Shkup-Manastir dhe tjetra prej
njėsive nė drejtimin Dibėr-Ohėr-Manastir. Krahas kėsaj, forca tė tjera
vullnetare tė Kosovės e tė Rrafshit tė Dukagjinit, nė bashkėveprim me popullsinė
e Sanxhakut e tė Shkodrės, do tė mėsynin nė drejtim Shkodėr-Podgoricė, pėr tė
ndjekur autoritetet osmane dhe pėr tė ēliruar bashkatdhetarėt e tyre tė Ulqinit
dhe tė Podgoricės nga pushtimi Malazes.
Planet kundėrmėsymėse tė Lidhjes Shqiptare tė
Prizrenit pėr ēlirimin pjesor ose tė krejt vendit nuk u realizuan pėr shkak tė
pengesave tė mėdha qė sillte sundimi osman dhe gjėndjes sė dobėt e tė
pastabilizuar tė organizimit politik dhe ushtarak tė Lidhjes. Parashikimi i
bashkėveprimit strategjik, pasqyrim mė tė gjėrė gjeti nė planet e luftės pėr
Shqipėrinė e Veriut. Nė to parashikohej bashkėrendimi i grupmoshave, qė do tė
krijoheshin nė Kosovė, nė Rrafshin e Dukagjinit, nė Shqipėrine e Mesme e deri nė
Ohėr, si dhe pėr veprimet kundėr Malit tė Zi dhe kundėr Serbisė. Nė urdhėresėn e
Komitetit Qendror tė Lidhjes, dėrguar degės sė Shkodrės, thuhej se, nė qoftė se
nė rast lufte me Malin e Zi, Serbia mbetet neutrale, atėherė nė ndihmė tė
Shkodrės do tė dėrgohej njė korpus nga trupat e caktuara kundėr Serbisė pėr tė
vepruar nė Mal tė Zi dhe, anasjelltas; njė kontigjent i caktuar kundėr Malit tė
Zi (nga korpusi i Shkodrės) do tė shkojė nė ndihmė tė trupave qė do tė vepronin
kundėr Serbisė. Dhe mė tej, theksohej se nė qoftė se do tė detyroheshin tė
luftonin njėkohėsisht kundėr forcave tė tė dy armiqve, qendresa do tė
organizohej nė marrėveshje dhe bashkėveprim midis dy korpuseve. Lufta mbrojtėse
mė e organizuar dhe mė e fuqishme nga forcat e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit u
zhvillua kundėr mėsymjes sė ushtrisė malazeze. Tiparin mė tė rėndėsishėm tė
veprimeve luftarake tė forcave tė Lidhjes e pėrbėnte morali i lartė dhe
vendosmėria pėr tė luftuar ballė pėr ballė me armikun megjithė infenoritetin nė
forca e mjete ndaj tij.
Beteja e parė e rėndėsishme u zhvillua 4-7 dhjetor
1879. Rreth 4.000 forca malazeze sulmuan nė drejtim Andrejevicė-Plavė dhe 6.000
trupa tė tjerė filluan marshimin pėr pushtimin e Plavės e Gucicė dhe u futėn 6-7
km nė tokėn Shqiptare, deri afėr qytetit tė Plavės. Shtabi ushtarak i Lidhjes i
pėrbėrė nga Ali Gucia (kryetar) Jakup Ferri, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka, Filip
Ceka, Jusuf Sokoli mori nė kohė masat e nevojshme pėr mbrojtjeje. Kėshtu
2.500-3.000 vullnetarė tė organizuar nė batalione qė pėrbėnin forcėn kryesore u
pėrqėndruan nė Plavė, 3-4 batalione nė Guci, 3-4 batalione nė lindje tė Velikės.
Kėto forca sė bashku me njė formacion vullnetarėsh nga Novipazari jo vetėm qė
dolėn fitimtarė mbi armikun por arritėn tė pushtonin edhe disa fshatra pėrtej
kufirit. Forcat malazese u thyen dhe u torhoqėn tė shpartalluara nė territorin e
tyre. Humbjet arritėn nė qindra tė vrarė nga secila palė ndėrluftuese.
Beteja e dytė u zhvillua nė dhjetėditėshin e parė
tė muajit janar 1880. Malazezėt nė kėtė betejė aktivizuan rreth 10.000 forca
ndėrsa pėrballė tyre, forcat e Lidhjes arritėn deri nė 8.000 vullnetarė tė
armatosur dobėt dhe me mungesa tė theksuara nė municion. Edhe nė kėtė betejė
mėsymjen e filluan malazezėt. Ata vunė nė lėvizje tėrė ushtrinė, 5 brigada. Kėtė
herė fronti i mėsymjes ishte mė i gjerė. Veē drejtimit Adrejevicė-Plavė, ajo u
zhvillua edhe nė drejtim Adrejevicė-Guci. Edhe nė kėtė betejė pas luftimesh tė
ashpra shqiptarėt arritėn fitoren e merituar. Nga tė dy palėt pati me qindra tė
vrarė e tė plagosur.
Humbja e betejės sė dytė nė Plavė dhe nė Guci,
dėmet e rėnda qė pėsoi ushtria, e detyruan Malin e Zi tė tėrhiqet me frikė e
turp nga fusha e betejės. Vrulli atdhetar dhe trimėria, fuqia dhe fitoret qė
korrėn forcat e Lidhjes nė dy betejat e para, lanė pėrshtypje tė thella dhe nė
opinionin ndėrkombėtar. Disa ditė mė vonė, kryekonsulli austro-hungarez nė
Shkodėr, Shmukėt, i cili e ndoqi sė afėrmi zhvillimin e betejės, i raportonte
qeverisė sė vet: Vetė malazezėt pohojnė se shqiptarėt luftuan burrėrisht dhe
fituan mbi ta. Dhe me tė vėrtetė ushtria e Lidhjes theu atė ushtri qė ka qenė
kurdoherė e zonja t`u bėjė ballė fuqive turke. Pas thyerjes sė malazezėve nė
kėtė sektor dhe ndryshimit tė vendimit tė Fuqive tė Mėdha, teatri i luftės kaloi
nga Plava e Gucia nė Hot e nė Grudė.
Mbrojtja e Hotit dhe e Grudės, nė prill-korrik tė vitit 1880, pėrbėn veprimin e
dytė tė rėndėsishėm ushtarak tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr agresionit
tė Malit tė Zi. Organizimi i saj filloi nė mars 1880, pasi u muar vesh se Fuqitė
e Mėdha kishin vendosur qė nė vend tė Plavės e Gucisė, Malit tė Zi t`i jepnin
krahinat e Hotit, Grudės dhe tė Kelmendit. Por tashmė forcat e Lidhjes, me
besimin qė kishin fituar nė fuqinė e vet, e ngritėn nė shkallėn mė tė lartė
vendosmėrinė pėr tė luftuar me armė ēdo armik. Me dhėnien e kushtrimit,
fillimisht, gati tė gjithė burrat e krahinave tė Hotit, Grudės dhe Kelmendit, tė
pėrforcuar edhe me disa qindra luftėtarė prej qytetit tė Shkodrės, u pėrqėndruan
afėr kufirit dhe qėndronin nė gatishmėri pėr tė mos lejuar dorėzimin e viseve
shqiptare nga ushtria turke ushtrisė malazaze.
Menjėherė pas kėsaj filloi grumbullimi dhe
organizimi i forcave vullnetare nė qytetin e Shkodrės dhe nė krahinėn pėrreth e
mė tej si nė Mirditė, Mat, Pukė etj. Krahas kėsaj thirrje pėr ndihmė iu drejtua
edhe Krujės, Dibrės, Tiranės, Elbasanit. Krahinat e ndryshme tė vendit treguan
gatishmėri pėr tė dėrguar vullnetarė, sipas zakonit nga njė burrė pėr shtėpi,
kurse viset e Malėsisė sė Madhe u zotuan tė mobilizonin tė gjithė burrat e aftė
pėr armė. Shtabet ushtarake, tė formuar nė vilajetin e Kosovės e tė Janinės,
njoftuan se ishin gati tė dėrgonin forcat e tyre vullnetare, kur tė ishte e
nevojshme. Por shtabi ushtarak i Shkodrės, duke parė gatishmėrinė e masave
popullore, i konsideroi tė mjaftueshme forcat luftarake tė mobilizuara
vullnetarisht nė vilajetin e vet. Thirrjes iu pėrgjigjėn edhe shumė ushtarakė
shqiptarė tė rreshtuar nė repartet osmane. Mė 21 prill, njė ditė para kohės sė
caktuar pėr tė bėrė dorėzimin e viseve shqiptare ushtrisė sė Malit tė Zi,
vullnetarėt shqiptarė, me njė forcė prej 6.000 veta zunė Tuzin dhe rajonin
pėrreth. Ata kapėn tė gjitha fortifikatat dhe pozicionet pėrgjatė kufirit dhe
qėndronin nė gatishmėri pėr tė pėrballuar mėsymjen e ushtrisė malazeze.
Vullnetarėt shqiptarė, duke u pėrhapur drejt
rajonit tė Medunit e Kuēit nė veri, nė bregun e liqenit tė Shkodrės nė jug dhe
deri nė Helm nė lindje, krijuan njė brez mbrojtjeje me gjerėsi 30 km dhe tė
thellė afėrsisht 10 km. Mė 22 prill pararoja e ushtrisė malazeze prej 9.000
veta, tė rreshtuar nė 20 batalione, tė pėrqėndruarar nė qytetin e Podgoricės dhe
rreth saj, marshoi drejt kufirit, u hodh nė mėsymje drej Tuzit dhe Grudės ose
krahut tė djathtė tė brezit tė mbrojtjes sė vullnetarėve shqiptarė. Ndeshja e
parė u bė pėrpara urės sė Cemit dhe nė Helm. Pasi zunė me shpejtėsi pozicionet e
boshatisura prej ushtrisė osmane, ushtarėt e Lidhjes u vunė nė gatishmėri pėr
luftė. Kur dy kolona tė ushtrisė malazeze iu drejtuan Urės sė Rzharnicės disa
qindra luftėtarė shqiptarė u pėrqėndruan menjėherė atje dhe iu pėrgjigjėn sulmit
tė armikut me zjarr. Qė nė krismat e para grupet e vullnetarėve tė Malėsisė sė
Madhe u hodhėn nė sulm tė furishėm kundėr forcave malazeze nė Helm. Ushtria
malazeze u thye dhe u tėrhoq pėr nė Podgoricė, duke lėnė tė vrarė e tė plagosur.
Po kėshtu edhe mėsymja e saj nė drejtim tė Grudės, sidomos nė sektorėt e Medunit
dhe tė Kuēit, nuk pati sukses. Nė fund tė muajit prill nė vijėn kufitare qenė
pėrqėndruar 7.000 vullnetarė, numri i tė cilėve pas njė jave, me ardhjen e
forcave mirditore, u rrit nė rreth 9.000 veta. Prej tyre, 7.000 qendruan nė
gatishmėri nė shtėpitė e tyre qė, nė rast se jepej kushtrimi, ato tė niseshin
pėr nė front. Pėrpara kėsaj force ushtria malazeze u step, madje mori masa
mbrojtėse, e trermbur nga mėsymja e shqiptarėve. Mbrojtja e Hotit dhe e Grudės
nxori edhe njė herė nė pah aftėsitė organizuese dhe drejtuese luftarake tė
shqiptarėve.
Fitorja e Hotit dhe e Grudės e ngriti edhe mė lartė moralin dhe besimin e
vullnetarėve shqiptarė, aq sa nga radhėt e tyre doli propozimi pėr tė organizuar
njė mėsymje kundėr ushtrisė malazeze dhe pėr ta detyruar Knjaz Nikollėn qė tė
hiqte dorė njė herė e pėrgjithmonė nga lakmia e tij pėr trojet shqiptare. Kėtė
ide e pėrqafoi Hodo Sokoli, kryetari i shtabit ushtarak tė Shkodrės, por edhe
Ali Pash Gucia, kryetar i shtabit ushtarak tė Kosovės, i cili u zotua tė
fillonte shpejt mėsymjen me forcate tij nga Plava dhe Gucia, pėr t`u futur nė
thellėsi tė viseve malazeze. Por udhėheqja e Lidhjes sė Prizrenit, pėr tė mos
shkaktuar ndėrlikime ndėrkombėtare, nuk u pajtua me planin e mėsymjes sė
propozuar nga poshtė.
Duke parė forcėn dhe kėmbėnguljen e shqiptarėve, Fuqitė e Mėdha e ndryshuan
pėrsėri vendimin. Anulluan dhėnien e Hotit e tė Grudės, Malit tė Zi. Pėr tė
kompensuar kėtė, caktuan krahinat e Ulqinit e tė Tivarit dhe rrethinat e tyre.
Si reagim ndaj vendimit tė ri tė Fuqive tė Mėdha, edhe Lidhja Shqiptare e
Shkodrės organizoi mbrojtjen e Ulqinit. Organizimi i mbrojtjes filloi nė gusht
dhe mbaroi nė muajin nėntor 1880. Nė gusht afėrsisht 2.000 vullnetarė tė qytetit
dhe rrethinės sė Ulqinit, rrėmbyen armėt. Pas kėsaj, valiu turk me 6 batalione,
shkoi nė Ulqin. Por edhe ekspedita e tij nuk dha rezultat. Madje pasi u muar
vesh se flota luftarake e Fuqive tė Mėdha do tė shkontė nė Ulqin, mė 17 shtator
1880, rreth 6.000 vullnetarė shqiptarė sulmunan dhe morėn nė duart e tyre
Ulqinin, duke e detyruar ushtrinė turke tė mbyllej nė kazerma dhe mė vonė tė
largohej fshehurazi nga qyteti. Mirėpo mė 25 tetor nė Shkodėr erdhi marshalli
Dervish Pasha me 21 batalione. Nė muajin nėntor, si rrjedhojė e trysnisė,
premtimeve dhe kėrcėnimeve, nė Komitetin Kombėtar tė Shkodrės ndodhėn pėrēarje,
qė u shoqėruan edhe me dobėsimin e mbrojtjes sė Ulqinit. Numri i vullnetarėve
mbeti afėrsisht 3.000 veta. Pėrballė tyre grupimet e forcave rrethuese armike
arritėn gati 10 herė mė shumė nė forca tė gjalla dhe tė pakrahasueshme nė
armatimin dhe nė teknikėn luftarake. Kėshtu forcat ushtarake malazeze ishin
6.000 veta dhe 4 bateri artilerie nė afėrsi tė malit Suterrman nga veriu. Flota
luftarake detare e bashkuar e Fuqive tė Mėdha, 17 anije tė mėdha me 138 topa dhe
7.300 detarė, zotėronte krejt detin pėrpara qytetit. Ushtria osmane prej 22
batalione mbante tė bllokuar tė gjithė rajonin Lezhe dhe Shėngjin e deri nė
Shkodėr. Qėllimi forcave tė kualicionit ishte qė me anėn e demonstrimit tė
forcės dhe trysnisė e bllokimit, t`i detyronte shqiptarėt tė hiqnin dorė nga
lufta pėr mbrojtjen e Ulqinit dhe t`ua dorzonin atė malazezėve.
Vullneti i Fuqive tė Mėdha dhe ndėrhyrjet e kėrcėnimet e Portės sė Lartė pėr tė
dorėzuar Ulqinin vijuan tė ndeshnin nė kundėrshtimin e vendosur tė shqiptarėve.
Tė 3.000 vullnetarėt shkodranė, tė komanduar nga Isuf Sokoli zunė pozicionet dhe
qėndruan nė gatishmėri pėr tė pėrballuar sulmin nga do qė tė vinte. Mė 21 nėntor
1880 ai urdhėroi tė kalonte nė mėsymje nė drejtim tė Ulqinit. Mė 22 nėntor
repartet e skalionit tė parė tė ushtrisė turke u ndeshėn me vullnetarėt
shkodranė afėr Klenjės dhe nė malin e Mazhurės. Nė fillim mbrojtėsit i sprapsėn
sulmet e ushtrisė turke, por me futjen nė luftim tė forcave tė tjera, sidomos tė
zjarrit tė artilerisė, vullnetarėt shqiptarė u detyruan tė lėnė vijat mbrojtėse
dhe tė tėrhiqen. Nė kėtė mėnyrė trupat osmane hyn nė Ulqin. Sipas marrėveshjeve
dhe kushteve tė kėrkuara me kėmbėngulje nga qeveria malazeze, largėsia e trupave
turke, qė do tė largoheshin nga qyteti, dhe atyre malazeze qė do ta merrnin atė,
u bė deri nė 50 hapa, aq sa Dervish Pasha deklaroi se iu desh t`i merrte prej
dore malazezėt pėr t`i prurė nė Ulqin.
Veprimin e fundit tė luftės sė armatosur tė Lidhjes
Shqiptare tė Prizrenit e pėrbėjnė kryesisht betejat mbrojtėse kundėr osmane tė
prillit 1881. Nė dhjetor 1880 udhėheqja e Lidhjes u shpall Qeveri e Pėrkohėshme.
Gjatė muajve dhjetor, janar e mars 1881, ajo kreu disa operacione
politiko-ushtarke dhe shtriu pushtetin e saj nė Kosovė, nė rajonin e Shkupit nė
rrethin e Dibrės, por pa zhvilluar ndonjė luftim tė rėndėsishėm me forcat turke.
Betejat kryesore ndėrmjet forcave tė Lidhjes dhe ushtrisė perandorake osmane u
zhvilluan prej 17-22 prill 1881 nė rajonin Ferizaj, Slivovė, Shtimlje, Caralevė,
Duhėl dhe Suharekė. Mė 22 prill luftimet u zhvilluan nė Qafė tė Dulės, nė
Suharekė dhe nė Prizren. Mė 23 prill forcat osmane pushtuan Prizrenin. Nė kėto
luftime turqit lanė rreth 2.000 tė vrarė, kurse shqiptarėt mė se 1.000 veta. Nė
maj dhe nė qershor qėndresa vijoi nė Rrafshin e Dukagjinit e nė Lumė, kurse nė
korrik edhe nė Dibėr, por me forca rajonale. Nė vjeshtė tė vitit 1881 veprimet
luftarake ranė krejtėsisht.
Betejat e forcave tė Lidhjes kundėr ushtrisė osmane pėrbėjnė njė dėshmi tjetėr
tė vendosmėrisė, tė karakterit dhe tė kuptimit tė ri ushtarak qė arriti Lidhja
Shqiptare e Prizrenit pėr luftėn e armatosur. Nė tėrėsi llojet dhe format e
luftimit qė pėrdoren dhe zbatuan forcat e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė
teatrot e ndryshme tė luftės sė armatosur, patėn ndryshime thelbėsore nė
krahasim me ato qe u zbatuan nė etapėn e parė tė Rilindjes Kombėtare. Pėr tė
arritur qėllimin e mbrojtjes, Lidhja iu pėrmbajt parimit tė pėrqėndrimit tė
forcave tė mjaftueshme nė ēdo front e sektor qė kėrcėnohej.
Pėrfundime e mėsime mbi veprimtarinė politike e
ushtarke tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Lidhja nė njė situatė tepėr tė
vėshtirė mori nė duart e veta fatin e kombit dhe deklaroi botėrisht se zot i
vetėm i tokave shqiptare ishin vetė shqiptarėt. Lėvizja pėrfaqėsonte interesat
kombėtare dhe ekonomike e shoqėrore tė kombit shqiptar duke i realizuar ato
nėpėrmjet zbatimit tė njė programi pėrparimtar demokratik. Meqėnėse poltikėn nė
Ballkan e bėnin Fuqitė e Mėdha dhe se nuk u realizua ndonjė aleancė e pėrbashkėt
me ndonjė fuqi tjetėr, Lidhja u mbėshtet tėrėsisht nė forcat e brendshme. Krahas
pėrpjekjeve pėr ruajtjen e Shqipėrisė nga coptimet e shovinistėve fqinjė, Lidhja
luftoi pėr bashkimin e trojeve shqiptare nė njė tėrėsi tė vetme kombėtare
autonome.
Rėndėsia e veēantė e veprimtarisė sė Lidhjes
qėndron se pėrherė tė parė pas periudhės sė lavdishme tė Skėndėrbeut diti tė
bashkojė, organizojė e drejtojė lėvizjen popullore shqiptare pėr ruajtjen e
tėrėsisė territoriale e shpėtimin kombėtar. Lidhja pėrcaktoi e zbatoi me
rigorozitet, si tė vetmen rrugė pėr shpėtimin kombėtar, luftėn e armatosur.
Pavarėsisht se pėrpjekjet me armė u kufizuan nė njė pjesė krahinash tė
Shqipėrisė sė Veriut, ideja dhe fryma e lidhjes ndikuan nė tė gjitha trojet
shqipatre. Nga gjiri i Lidhjes dolėn njerėz tė mėdhenj e tė shquar tė penės e tė
pushkės; udhėheqės e komandantė tė dėgjuar, tė fjalės e tė veprės; shkrimtarė e
patriotė si: Abdyl Frashėri, Sulejman Vokshi, Ymer Prizreni, Sami Frashėri,
Pashko Vasa, Jani Vreto, Mic Sokoli. Ali Ibra etj.
Veprimtaria e Lidhjes ėshtė pjesė pėrbėrėse e lėvizjes popullore ballkanike dhe
evropiane, sepse drejtoheshin ndaj tė njėjtit pushtues, Perandorisė Osmane dhe
synonin ēlirimin dhe bashkimin e kombeve tė shtypura. Pėr realizimin e qėllimeve
startegjike tė Lėvizjes Kombėtare Shqipėtare, u krijuan Forcat e Armatosura me
karakteristikat e njė ushtrie moderne tė kohės e cila ishte njė prej ushtrive tė
para kombėtare me karakter popullor e ēlirimtar. Nė kuadrin e pėrgjithshėm tė
detyrave tė tyre, Lidhja dhe forcat e saj tė armatosura, zbatuan kryesisht njė
strategji mbrojtėse. Edhe pse u shtyp Lidhja Prizrenit, la gjurmė tė pashlyera
nė ndėrgjegjen dhe kujtesėn e kombit shqiptar.Ajo ushtroi njė ndikim tė thellė
nė ngjarjet e mėvonshme historike shqiptare.
Literatura:
Akte tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare,
1878-1912, Tiranė, 1978.
Prof. Dr. Kristo Frashėri, Lidhja Shqiptare e Prizėrenit 1878-1881, Tiranė,
1997.
Historia e Shqipėrisė, vėll. II, Tiranė, 1983.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumentat osmane, Tiranė, 1978.
Historia e Artit Ushtarak Shqiptar nga lashtėsia deri nė vitin 1939, Tiranė,
2001.
J. Kastrati, E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt, Shkodėr, 1963.
Konferenca Kombėtare pėr 100 vjetorin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Tiranė,
1978.
Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranė, 1985.
http://www.tradoc.mil.al/material.php?id=112&l=a
|