Le tė jetė nga ju njė grup qė  thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja

 

 

 

Emri 

E-mail 

Mesazhi

 

MUHAMMED  FEHMI  ES-SEKA

 

FIK’HU  HANEFI MBI  PASTRIMIN

DHE  TĖ  FALURIT

pėr talebet e mektebeve

 

Furkan ISM, Shkup

 

Pėrktheu: Ymer  MUSA

 

 

 

DEFINIME  TĖ  RĖNDĖSISHME

 

            Ėshtė e domosdoshme t’i lėshohet njė shikim i shpejtė disa aspekteve tė fik’hut, siē ėshtė definimi i tij, dhe i disa termeve tė rėndėsishme nė kėtė lėmi.

 

            a) Definimi  i  fik’hut

            Fik’hu gjuhėsisht: Tė kuptuarit e pėrpiktė. I Lartmadhėrishmi thotė: ”Pėr t’u aftėsuar nė ditu­ri­nė fetare” (Tevbe, 122) Kurse kuptimi i tij ėshtė:  Pėr t’a kuptuar kėtė fe, tė bėhen dijetar tė saj tė njohur hollė­sisht me kėrkesat e tij.

            Ndėrsa juridikisht: Kjo ėshtė lėmi e cila merret me dispozitat sheriatike veprimore tė cilat pėrfitohen nga argumentet shtjelluese.

            - Sqarimi i definicionit:

            Lėmi e cila merret me dispozitat sheriatike: Qė domethėnė tė njohurit e dispozitave qofshin urdhėra apo ndalesa, hallall apo haram, vaxhib, mendub, mu­s­tehab, mekruh dhe tė gjitha ato qė erdhėn prej sheri­atit tė zotėriut tonė, Muhammedit alejhisselam.

            Veprimore : Pra, e cila merret me veprimet e duk­shme siē janė ibadetet dhe muamelatet 3 dhe ato tė padukshmet siē ėshtė nijjeti, pėr shkak se ajo ėshtė pjesė e akides dhe imanit.

            Tė cilat pėrfitohen nga argumentet shtjelluese: Qė domethėnė, tė marrura e tė nxjerrura nga argu­men­tet sheriatike.

 

            b) Ndarjet e argumenteve sheriatike nė fik’hun islam

            1- Argumentet e prera. Ato janė: Kur’ani, sun­neti mutevatir dhe ixhmai 4 . Kėto janė argumentet mė tė forta  dhe kush i mohon, dijetarėt unanimisht (me ixhmaė) thonė: ka bėrė kufėr.

            2- Argumentet supozuese. Ato janė: Hadithet ahad dhe kijasi 5 .

c) Lėnda e fik’hut

            Lėndėt e fik’hut janė: veprat e mukel-lefėve (tė ngarkuarve juridikisht) - tė cilėt kanė arritur moshėn e pjekurisė, tė cilėt janė tė menēur dhe me shqisa tė shėndosha - tė cilėve u ka arritur da’veja (thirrja isla­me) nė lėmin e urdhėrave, ndalesave dhe lejimeve.

            Po  sjellim shembuj pėr ēdo njėrėn sferė, ur­dhėr, ndalesė, lejim apo mė mirė tė themi zgjedhje:

            1- Pėr urdhėr kemi ajetin: ”Agjėrimi u ėshtė bėrė obligim” (Bekare,183)

            2- Pėr ndalesė: ” Dhe mos pėrgojoni njėri-tjetrin” (Huxhurat, 12)

            3-Pėr lejim ose zgjedhje: ”Hani dhe pini e mos e teproni” (A’raf,31)

 

            d) Termet mė tė rėndėsishme tė lidhura me fik’hun

            1- Farzi : I thuhet veprės e cila kėrkohet tė ve­p­rohet me shprehje tė pakontestueshme me argu­ment ekzistues tė prerė. Shprehja: E cila kėrkohet tė veprohet, nėnkupton urdhėr apo ndalesė, kurse nė kėtė rast kur ėshtė fjala pėr farzin ka kuptimin e ur­dhė­resės ngase ajo shprehet me foljen urdhėrore (ve­p­ro) dhe me shprehje jokontestuese qė nuk kalon nė sferėn e mendubateve dhe sunneteve.

            Shembull pėr farzin: Namazi, ngaqė All-llahu i Madhėrishėm na urdhėroi ta falim. Andaj ėshtė farz, veprim obligues, e kush e mohon farzin bėn  kufėr dhe meriton dėnimin.

            I Lartmadhėrishmi tha: “Urdhėro familjen tėnde tė falė namaz” (Taha, 132).

            Poashtu Ai tha: “Faleni namazin” (Bekare, 43).

            Termi farz dhe rukn kanė njė kuptim pėrpos qė rukni bėnė pjesė si pjesė e farzit.

            Kurse sharti ėshtė  sferė nė  tė cilėn vlerėsohet vlefshmėria e veprės. Pėr shembull abdesti, sa i pėr­ket namazit.

            2 - Vaxhibi: I thuhet veprės e cila kėrkohet tė veprohet me shprehje tė pakontenstueshme me argu­ment ekzistues supozues.

            Shembull pėr vaxhibin: Namazi i vitrit dhe dy bajrameve.

            Nuk ka dallim mes farzit dhe vaxhibit kur bė­het fjalė nė esencė pėr shpėrblim dhe dėnim, por ata dallohen nė shkallė: Vaxhibi nuk mund ta trajtoj  ka­fir mohuesin e tij, e nėse e harron vaxhibin – posaqė­risht nė namaz - detyrohet tė bėjė sehvi sexhde (sexh­den pėr harresė).

            3 - Sunneti: I thuhet veprės me tė cilėn njeriu qė e vepron shpėrblehet e ai qė e lenė nuk dėnohet. Sunnet i thuhet ēdo gjėje e cila pėrcillet nga Pejgam­beri alejhisselam qoftė fjalė, vepėr apo pėlqim.

            Shembull: pėrdorimi i misvakut, madmada (shpėrlarjes sė gojės me gargara) dhe istinshaku (tėr­he­q­ja e ujit nė hundė) tri herė.

            Llojet  e  sunnetit :

            a) Sunneti muekked: I thuhet atij sunneti qė e ka vepruar I dėrguari All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve selem e qė e ka praktikuar vazhdimisht por ka bėrė me dije se nuk ėshtė farz.

            Shembull: Itikafi nė Ramazan dhe sunneti sabahut.

            b) Sunneti gajri muekked: I thuhet atij sunneti qė e ka vepruar I dėrguari All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem por qė nuk e ka praktikuar vazhdi­misht.

            Shembull: Sunneti i katėr rekateve para ikin­disė.

            4 - Mustehabbi: Ky ėshtė pjesė e sunnetit por ėshtė nė gradė mė tė ulėt se dy sunnetet e mėpar­shėm.

 

            Vendimi i tij: Vepruesi i tij shpėrblehet kurse lėnėsi i tij nuk qortohet.

            Shembull: Veshja e atyre rrobave qė i ka ve­shur Alejhisselami ose ngrėnia e asaj qė ka ngrėnė dhe pirė ai.

            5 - Harami: I thuhet veprės tė cilėn Ligj­dhė­nė­si (All-llahu) kėrkoi tė braktiset me argument ekzis­tues tė prerė me shprehjen: mos vepro.

            Shembull: I Lartmadhėrishmi thotė: “Dhe mos mbytni njeriun qė All-llahu ka ndaluar (mbytjen e tij), pėrveē me drejtėsi (qė e kėrkon sheriati)”.

(Israė,33)

            Vendimi i tij: Ėshtė i domosdoshėm largimi nga ai, vepruesi i tij ndėshkohet, kurse mohuesi i tij trajtohet kafir.

            6 - Mekruhu: Ai ndahet nė dy lloje:

            a) Mekruhu tahrimen: I thuhet veprės pėr tė cilėn Ligjvėnėsi kėrkon braktisjen e saj me argument ekzistues supozues.

            Vendimi i tij: Ėshtė i njejtė me vendimin e haramit nė bazėn e ndalesės dhe dėnimit pėrveē asaj se mohuesi i tij nuk trajtohet kafir.

            Shembull: Veshja e mėndafshit dhe stolisja me ari pėr burrat.

            b) Mekruhu tenzihen: I thuhet veprės pėr tė cilėn Ligjvėnėsi kėrkon braktisjen e saj  me kėrkesė jo tė prerė.

            Vendimi i tij: Lėnėsi i tij shpėrblehet kurse vepruesi i tij qortohet.

            Shembull: Ulja e imamit pa arsye gjersa ėshtė duke mbajtė hutben.

            7 - Mubahu: I thuhet veprės e cila ka vetinė zgjedhėse,  gjegjėsisht nuk kėrkohet veprimi i saj e as braktisja.

            Vendimi i tij: Vepruesi i tij nuk shpėrblehet e as lėnėsi i tij nuk ndėshkohet, pėrpos nėse kur e vep­ron e bėn nijjet pėr t’iu afruar All-llahut tė Madhė­ri­shėm, atėherė ai shpėrblehet.

            Shembull: Lejimi i ngrėnies sė ndonjė lloji nga ushqimet dhe pijet.

 

 

K A P I T U L L I  I  P A R Ė

 

PASTĖRTIA

 

Nė tė shqyrtohen kėto tema:

           

1 - Dispozitat e pastrimit dhe llojet e tij.

2 - Llojet e ujėrave.

3 - Dispozitat e su’rit (ujit tė mbetur nė enė

           pas pirjes).

4 - Ndytėsirat dhe llojet e tyre.

5 - Istinxhaja dhe istixhmari.

6 - Abdesti.

7 - Guslli.

8 - Tejemmumi.

9 - Mes’hu mbi meste dhe xhebire (dėrrasėz,

           jaki ose gjips).

 

 

 

T E M A  E P A R Ė

 

Dispozitat  e  pastrimit  dhe  llojet  e  tij

 

          Gjuhėsisht taharet  dmth: pastėrti.

            Pastrimi ėshtė kusht pėr vlefshmėrinė e nama­zit, ngase namazi ėshtė lidhje mes robit dhe Zotit tė tij andaj edhe ėshtė i domosdoshėm pastrimi fizik dhe shpirtėror.

            1 - Pastrimi fizik:

            Ai ėshtė nga hadethi dhe habethi.

            a) Pastrimi nga hadethi: Hadethi ėshtė i ndėr­li­dhur me trupin dhe ndahet nė dy lloje: I vogėl dhe i madh.

            - Hadethi i vogėl mėnjanohet pėrmes abdestit ose tejemmumit nė rast tė mospasjes sė ujit apo pa­mun­dėsia pėr pėrdorimin e tij.

            - Hadethi i madh: Rasti me xhenabetin (ejaku­limit apo kontaktit bashkėshortor).

            Ky mėnjanohet pėrmes gusllit (shpėrlarjes sė tėrė trupit).

            b) Pastrimi nga habethi: Habeth i thuhet ndy­tėsirės e cila gjendet nė sipėrfaqe tė trupit, nė teshė apo vend.

            Habethi mėnjanohet pėrmes ēdo lėngu pas­tru­es i cili e mėnjanon esencėn e ndytėsirės siē ėshtė uji i rėndomtė apo i pėrdorur, uthulla, uji i trėndafilit ose lėngu i cili shtrydhet nga frutat apo pemėt.

        

2 - Pastrimi shpirtėror:

            Ky ėshtė pastrim nga sėmundjet e zemrės dhe shpirtit.

            Qė tė dy pastrimet, ai fizik dhe shpirtėror, janė tė kėrkuara pėr musal-liun (namazfalėsin), kurse pas­trimi fizik ėshtė kusht pėr vlefshmėrinė e namazit. Ai edhe ėshtė ēelės i namazit sipas thėnies sė Alejhis­se­la­mit: “Ēelėsi i namazit ėshtė pastrimi” ( Ebu Davudi dhe Tirmidhiu).

            Duke u mbėshtetur nė atė se pastrimi ėshtė kusht pėr vlefshmėrinė e namazit dhe ēelės i tij edhe fukahatė veprat e tyre i filluan me kapitullin  mbi  pas­trimin.

 

 

T E M A   E  D Y T Ė

 

Llojet  e  ujėrave

 

          Ujėrat ndahen nė pesė lloje:

 

            1 - Ujė i pastėr nė vete, me efekt pastrues, qė nuk ėshtė mekruh pėrdorimi i tij.

            Ky ėshtė uji i rėndomtė (mutllak) siē ėshtė uji i shiut, detit, borės, akullit dhe burimit.

            Ky  lloj e mėnjanon hadethin dhe habethin. Fjala: nuk ėshtė mekruh, nė definicion ėshtė kusht i cili bie nė rast se nga ai pi macja, e qė nuk e dimė a ka qenė e pastėr goja e saj. Nė kėtė rast uji bėhet mek­ruh tenzihen.

 

            2 - Ujė i pastėr nė vete me efekt pastrues e qė pėrdorimi i tij ėshtė mekruh tenzihen.

            Ky ėshtė uji nė tė cilin ka pirė macja, miu ose pula, e qė nuk e dimė a ka qenė e pastėr goja e saj. Por nė rast se e dimė se goja e saj ėshtė e pastėr nė atė rast bie keraheti (mekruhu). Kurse nė rast se goja ėshtė e ndytė edhe uji bėhet i ndytė. Vendimi ėshtė i ndėrlidhur me gojėn.

            Vendimi i tij: E ngrit hadethin dhe e mėnjanon ndytėsinė, por ėshtė mekruh tenzihen nė rast se gjen­det ujė tjetėr, e nė rast se jo nuk ėshtė mekruh pėr­do­rimi i tij.

 

            3 - Ujė i pastėr nė vete me efekt jopastrues:

            Ky ėshtė uji tė cilit i ėshtė ndryshuar ngjyra, shija ose aroma me diēka tė pastėr. Shembull:

            - Uji tė cilit i ka ra gjethi i ēajit  dhe i ėshtė shndė­rruar ngjyra nė tė kuqe.

            - Uji i pemėve dhe frytave.

            - Uji i pėrdorur pėr pastrimin e trupit, siē ėshtė rasti me ujin i cili pikon nga gjymtyrėt e abdest­ma­rrėsit.

            Vendimi i tij: Mėnjanon ndytėsinė konkrete por nuk e ngrit hadethin.

 

            4 - Uji i ndytė.

            Ky ėshtė uji nė tė cilin ka ra ndonjė ndytėsirė ashtu qė ia ndryshon ujit njėrėn nga vetitė e tij kur ka ujė shumė, ose nuk ia ndryshon ujit vetitė e tij kur ka ujė pak.

            Vendimi i tij: Nuk e ngrit hadethin e as nuk e mėnjanon ndytėsinė.

            Uji i shumtė (kur ka ujė shumė): Ėshtė uji i cili nė sasi ėshtė nė madhėsi tė njė hauzi nė formė kat­ro­re ku gjatėsia dhe gjerėsia e tij ėshtė pesė metra kurse lartėsia e tij ėshtė njė pėllėmbė ose njėzet centimetra pėrafėrsisht, e mė tepėr.

            Ky pra ėshtė uji i amulltė e i palėvizshėm, e nė rast se ėshtė rrjedhės ai quhet ujė i shumtė edhe nėse sasia e ujit ėshtė e vogėl.

            Vendimi i ujit tė shumtė: I pastėr me efekt pas­trues pos nė rast se i ndryshohet njėra nga vetitė e tij (ngjyra, shija apo aroma) me ndonjė ndytėsirė.

            Uji i paktė (kur ka ujė pak): Ėshtė uji nė tė ci­lin dyshohet nė pėrdorimin e tij pėr shkak tė ndonjė fėlliqėsire, ose uji i cili nė sasi ėshtė mė i vogėl se uji i shumtė.

            Vendimi i ujit tė paktė: Ndytet nėse nė tė bie ndytėsirė edhe nėse nuk ndryshojnė vetitė e tij.

 

          5 - Ujė i dyshimtė nė pastėrtinė e tij.

            Ky ėshtė uji nė tė cilin ka pirė gomari. Nėse nuk gjen tjetėr, merr tejemmum e nuk e pėrdorė. Kurse shkak i dyshimit ėshtė: Kundėrthėniet e argu­menteve mes dijetarėve pėr gojėn e gomarit a ėshtė e pastėr apo e ndytė.

 

 

 

T E M A   E  T R E T Ė

Dispozitat e su’rit

 

            Sur (nė arab), shumėsi asar, i thuhet mbeturi­nės sė ujit nė enė pas pirjes.

          Su’ri ka katėr dispozita:

            1 - Su’ri i pastėr me efekt pastrues. Shembull: Su’ri i njeriut (dmth: pjesa e mbetur e ujit nė enė pas pirjes sė  njeriut,  sh.p.)

            2 - Su’ri i pastėr e qė pėrdorimi i tij ėshtė me­kruh tenzihen. Por nė rast se nuk ekziston ujė  tjetėr  pėrveē tij nuk ėshtė mekruh siē ėshtė rasti me su’rin e macės dhe pulės sė zgjedhur.

            Vendimi i tij: Lejohet pėrdorimi i tij me kera­het tenzihen. Ai e ngrit hadethin dhe e mėnjanon ndytėsirėn.

            3 - Su’ri i ndytė. Nuk lejohet pėrdorimi i tij, pos nė rast tė detyrueshėm. I tillė ėshtė su’ri  i derrit, qenit dhe egėrsirave. Ėshtė i pėrzier me pėshtymėn e tyre, kurse pėshtyma krijohet nga mishi i tyre, ndėrsa mishi i tyre ėshtė i ndytė.

            4 - Su’ri i dyshimtė. I tillė ėshtė ai nė tė cilin pin gomari. Pėr tė ėshtė folur nė llojin e pestė  tė  ujėra­ve.

 

                Skema  e  su’rit  tė  kafshėve  endacake:

 

Kafsha
Vendimi mbi mishin e tij / saj

Vendimi mbi ujin prej tė cilit ka pirė

Vėrejtje

Macja e shtėpisė

 
I ndytė

I pastėr me efekt pastrues; pėrdorimi i tij ėshtė mekruh

Mekruh tenzihen, ngase ajo ėshtė prej endacakėve

Pula e cila han

Jashtė shtėpisė

 

I pastėr

I pastėr me efekt pastrues; pėrdorimi i tij ėshtė mekruh tenzihen

Vetėm nė rast se sigurohet pastėrtia e saj, nuk ėshtė mekruh

Gjarpėri ose miu

 

I ndytė

I pastėr me efekt pastrues; pėrdorimi i tij ėshtė mekruh

Mekruh tenzihen, ngase ata janė prej endacakėve

Shpezėt e egra:

Sokoli, shqiponja dhe llojet e tyre

 

I ndytė

I pastėr me efekt pastrues; pėrdorimi i tij ėshtė mekruh tenzihen

I ngjan pulės. Nėse sigurohet pastėrtia e sqepit, uji ėshtė pa kerahet

 

 

 

 

T E M A   E   K A T Ė R T

 

Ndytėsirat  dhe  llojet  e  tyre

 

            Dijetarėt janė tė njė mendimi se vendet nga tė cilat duhet tė mėnjanohen  ndytėsirat  pėr tė qenė i vle­f­­shėm namazi janė: trupi, tesha dhe vendi (ku falemi).

 

            Skema e ndytėsirave dhe llojeve tė tyre, sasia qė falet dhe mėnyra e mėnjanimit tė tyre:

 

Materja e ndytė

Lloji i saj

Sasia qė falet

Mėnyra e mėnjanimit tė saj

 

Gjaku dhe qelbi

 

Ndytėsirė e rėndė

 

Mė pak se thellėsia e shuplakės sė shtrirė

 

 

 

Nė teshė:

1- Tė pas­tro­het deri sa tė mė­nja­nohet ndy­tė­sira e cila shi­­het me sy, madje edhe njė he­rė mjaf­ton.

2- Nėse pas­tro­het nė enė la­het tri herė dhe shtry­­dhet seci­lėn herė. E ajo qė nuk shihet me sy, siē ėsh­tė uri­na, pas­tro­­het duke anu­­ar me­n­d­ja se ajo veē ėshtė pas­truar.

Nevoja e vogėl e njeriut

 

 

Nevoja e madhe e njeriut

Ndytėsirė e rėndė

 

 

Ndytėsirė e rėndė

Sa thellėsia e shuplakės sė shtrirė

 

Sa thellėsia e shuplakės sė shtrirė

 

Tė vjellurit

 

Ndytėsirė e rėndė

Falet mė pak se thellėsia e shuplakės sė shtrirė

 

 

 

        Vazhdim i skemės sė mėparshme        

Stėrpikat e urinės

Ndytėsirė e rėndė

Falen pikat qė janė tė vogla sa koka e gjilpėrės

Nė trup:

Pastrohet me anė tė mėnja­nimit tė ndy­tėsirės prej tij

kur shihet, dhe duke anu­­ar mend­ja pėr ndytė­si­rėn e cila nuk shihet.

Nevoja e madhe e asaj qė i hahet mishi

 

Nevoja e madhe e asaj qė nuk i hahet mishi

Ndytėsirė e rėndė

 

 

Ndytėsirė e rėndė

Falet ajo qė ėshtė mė e vogėl se derhemi

 

Falet ajo qė ėshtė mė e vogėl se derhemi

 

Urina e asaj qė i hahet mishi

 

 

Urina e asaj qė nuk i hahet mishi

 

 

Ndytėsirė e lehtė

 

 

Ndytėsirė e rėndė

 

Falet ēereku i teshės apo i gjymtyrės

 

Falet ajo qė ėshtė mė e vogėl se derhemi

Nė vend:

Toka pastro­het duke der­dhur ujė mbi te tre herė dhe duke e tharė secilėn herė. Toka e shkrifėt (thė­r­more)     apo

to­ka zallore pastrohet du­ke derdhur ujė mbi te ve­tėm njė herė dhe  duke  e tha­­­rė gja­­tė pas­tri­mit. Mund tė falet nė atė to­kė por jo edhe tė mir­ret tejem­mum me te.

 

Glaca e shpendit qė nuk i hahet mishi (shqiponjė, korb etj)

 

 

Ndytėsirė e rėndė

 

Falet ēereku i teshės apo i gjymtyrės

 

Glaca e shpendit tė cilit i hahet mishi (pėllumb, harabel etj)

 

E pastėr

 

Falet pėrgjithėsisht

      

Ndytėsira e rėndė ėshtė dy llojesh:

            E ngurtė: sasia qė falet vlerėsohet me madhė­sinė e dirhemit.

            E lėngėt: sasia qė falet ėshtė mė pak se thellė­sia e shuplakės sė shtrirė.

 

 

 

T E M A  E  P E S T Ė

 

Istinxhai  dhe  istixhmari

 

            Sė pari: Definicioni i tyre: I thuhet mėnjanimit tė ndytėsirės nga dy kanalet. Kur bėhet me ujė quhet istinxha e kur bėhet me gurė quhet istixhmar. Krye­sisht pėrdoret uji, por tė pėrdoren qė tė dyja ėshtė mė mirė.

            Sė dyti: Vendimi i istinxhas dhe istixhmarit:

            1 - Farz: Kur ndytėsira e tejkalon vendin e dal­jes. Nė kėtė rast mėnjanimi i saj ėshtė farz.

            2 - Sunnet muekked: Kur ndytėsira nuk e tej­kalon vendin e daljes.

            Sė treti: Sunnetet dhe adabet e istinxhasė dhe istixhmarit:

            1 - Ta bėjė istixhmarin tek qė d.m.th. ta kryjė veprimin me numėr tek (1,3,5...) duke u mbėshtetur nė fjalėn e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ku thotė: “Kur dikush nga ju e bėn istixhmarin, le ta bėjė ate me numėr tek”. (Transmeton Muslimi).

            2 - Ta shtojė istixhmarin pėrderisa ta mėnja­nojė gjurmėn e ndytėsirės.

            3 - Ta pėrdorė dorėn e majtė.

            Sė katėrti: Mekruhet e istinxhasė dhe istixh­marit:

            1 - Kthimi kah kibleja me fytyrė apo nė tė kundėrtėn me shpinė.

            2 - Kthimi kah dielli dhe hėna.

            3 - Kryerja e nevojės nė ndonjė vend hije apo ndėr pemė.

            4 - Kryerja e nevojės nė njė vend ku kalojnė njerėzit.

 

 

T E M A   E  G J A S H T Ė

 

Abdesti

 

            Sė pari: Definimi i abdestit:

            Abdesti gjuhėsisht: vuduė(nė gj.arabe),  qė ėshtė e pėrpiktė, bukur e vepruar.

            Ndėrsa juridikisht: Larja dhe mes’hu i gjymty­rėve tė caktuara.

            Sė dyti: Kushtet pėr vlefshmėrinė e abdestit.

          Ato janė tre:

            1 - T’i pėrfshijė gjymtyrėt e abdestit me ujė.

            2 - Mbi gjymtyrėn tė mos  ketė pengesė qė do ta pengonte futjen e ujit nė lėkurė si dhjami, yndyra apo ngjyra.

            3 - Mos ta fillojė abdestin para se tė ndėrpritet cilido nga aktet qė e prishė ate. Nuk ėshtė i vlefshėm abdesti krahas me daljen e diēkaje nga dy kanalet apo nga cila do pjesė e trupit si p.sh. gjaku, apo plaga nga e cila del qelbi, apo gjak e qelb.

            Sė treti: Katėr farzet e abdestit:

            1 - Larja e fytyrės njė herė. Pėr sė gjati: nga fillimi i flokut tė ballit deri ndėr mjekėr, kurse pėr sė gjėri: pjesa qė gjendet mes dy veshėve.

            2 - Larja e dy duarve gjer nė bėrryla njė herė.

            3 - Mes’hu (prekja me dorė tė lagun) mė sė paku i ēerekut tė kokės njė herė.

            4 - Larja e kėmbėve mbi zogj njė herė.

            Sė katėrti: Sunnetet e abdestit:

            1 - Pėrmendja emrit tė All-llahut (Bismil-lahi)

            2 - Nijjeti pėr mėnjanimin e hadethit dhe pas­tri­min.

            3 - Larja e duarve para abdestit gjer nė unaza.

            4 - Pėrdorimi i misvakut.

            5 - Madmada (futja e ujit nė gojė me gargarė) dhe istinshaku (futja e ujit nė hundė), kurse nė rast kur nuk agjėron ėshtė mirė tė veprohet edhe mė tepėr.

            6 - Larja e gjymtyrėve tė abdestit tre herė.

            7 - Fėrkimi i mjekrės, gishtave tė dorės dhe kėmbės.

            8 - Mes’hu i tėrė kokės.

            9 - Fėrkimi nė pėrgjithėsi.

        10 - Mes’hu i veshėve brenda dhe jasht.

        11 - Mes’hu i qafės.

        12 - Tė filluarit me gjymtyrėn e djathtė pėrherė.

        13 - Larja e gjymtyrėve me rend gjatė abdestit.

            Sė pesti: Mekruhet e abdestit.

            1 - Shpenzimi i panevojshėm i ujit ose mos­pėrdorimi i mjaftueshėm i tij.

            2 - Rrahja e fytyrės me ujė.

            3 - Marrja abdest nė vend tė ndytė pėr shkak tė mundėsisė sė tė ndoturit nė tė.

            4 - Tė folurit gjatė abdestit.

            5 - Lėnia e sunneteve tė pėrmendura mė lartė.

            Sė gjashti: Adabet (etikat) e abdestit:

            1 - Ulja nė vend tė ngritur nga toka.

            2 - Kthimi kah kibla gjatė abdestit.

            3 - Mos t’i ndihmojė tjetri gjatė larjes sė gjym­ty­rėve tė tij pos nė rast me arsye si p.sh. sėmundja apo pamundėsia.

            4 - Ta tejkalojė pak nė larjen e gjymtyrėve  pje­­sėn e paraparė qė tė sigurohet pėrfshirja e ujit nė gjithė gjymtyrėn.

            5 - Lėvizjen e unazės sė gjerė, ndėrsa unaza e ngush­tė ėshtė farz tė lėvizet, nė mėnyrė qė t’i hyjė uji.

            6 - Thėnia e shehadetit pas abdestit duke qėn­druar nė kėmbė i kthyer kah kibla s’bashku me duanė pejgamberike: All-llahummexh’alni minet tevvabine vexh’alni minel mutetahhirine. (O All-llahu im, mė bėn tė jem prej penduesve dhe mė bėn tė jem prej tė pastėrve).

            7 - Falja e dy rekateve pas marrjes abdest.

            Sė shtati: Dispozitat e abdestit.

            Abdestin e pėrfshijnė tre dispozita: Farz, va­xhib dhe mendub.

            a) Farz. Pėr atė qė ėshtė me hadeth nė kėto raste:

            1 - Pėr namaz pa marrė parasysh a ėshtė na­maz farz, nafile apo namaz i xhenazes.

            2 - Pėr sexhden e leximit.

            3 - Pėr prekjen e mus’hafit.

            b) Vaxhib: Ėshtė pėr atė qė bėn tavafin rreth Qabes.

            c) Mendub: Ėshtė pėr raste tė ndryshme. Si  p.sh.:

            1 - Para se tė flejmė.

            2 - Pasi qė tė zgjohemi.

            3 - Pas teprimit tė fjalėve apo pėrdorimit tė fjalėve tė rėnda.

            4 - Pas ndonjė gabimi apo gjynahi.

            5 - Gjatė hidhėrimit.

            Sė teti: Ēka ndalohet me hadeth tė vogėl:

            1 - Namazi

            2 - Tavafi

            3 - Prekja e mus’hafit.

            Sė nėnti: Ēka e prishė abdestin:

            1 - Dalja e diēkaje nga dy kanalet apo trupi.

            2 - Futja e gjėsendit nė zorrėn e trashė.

            3 - Gjumi.   4 - Tė dehurit.   5 - Tė fiktit (aliva­nosja).

            6 - Ēmenduria

          7 - Tė vjellurit e tepėrt i cili mbush gojėn.

            8 -Tė qeshurit me zė nė namaz qė ka ruku dhe sexhde.

 

 

 

T E M A    E    S H T A T Ė  

 

Guslli

 

            Sė pari : Definimi i gusllit dhe rastet kur kemi nevojė pėr tė .

            Guslli :  Guslli ka pėr qėllim pėrfshirjen e tėrė trupit me ujė prej kokės e deri te kėmbėt.

            Rastet kur kemi nevojė pėr tė :

            1 - Xhenabeti : I thuhet rastit kur ejakulon fara nė gjumė apo zgjuar me kėnaqėsi e jo nga sėmundja.

            2 - Kontakti gjinor.

            3 - Paraqitja e gjakut tė menstruacionit (hajzit).

            4 - Lehonija (nifasi) dhe lindja pa gjak.

            5 - Vdekja e muslimanit.

            6 - Pranimi i Islamit nga kafiri nėse ėshtė xhu­nub (i papastėr).

            Sė dyti : Farzet e gusllit. Ato  janė :

            1 - Pėrfshirja e tėrė trupit me ujė njė herė.

            2 - Bėrja e madmadas dhe istinshakut (futja e ujit nė gojė dhe hundė).

            Sė treti : Sunnetet e gusllit. Ato  janė :

            1 - Nijjeti.

            2 - Thėnia e bismil-lahit.

            3 - Larja e duarve.

            4 - Mėnjanimi i ndytėsirės nga vendi i avretit.

            5 - Marrja abdest, e  pastaj pėrfshirja e trupit me ujė duke filluar nga koka.

            6 - Fillimi nė tė djathtė, duke filluar me gjym­ty­rėt e djathta.

            7 - Pėrsėritja e njė veprimi tre herė.

            Sė katėrti : Dispozitat e gusllit.

          Atė e pėrfshijnė tre dispozita :

            a ) Farz : Nė kėto raste :

            1 - Kur jemi xhunub.

            2 - Pas pastrimit tė hajzit apo nifasit.

            3 - Kur vdes muslimani.

            4 - Kur kafiri pranon Islamin, nėse ka qenė xhu­nub para pranimit.

            b ) Sunnet : Nė dy raste :

            1 - Ditėn e xhuma.

            2 - Dy bajramet.

            c ) Mendub : Nė kėto raste :

            1 - Ai qė vjen nė mend pas ēmendurisė, tė fiktit, ose tė dehurit.

            2 - Ai qė arrin moshėn e pjekurisė me vite, e ajo ėshtė pesėmbėdhjetė vjet.

            3 - Pėrgaditja pėr ditėn e Arafatit dhe natės sė tij, hyrjes nė Mekke, tavafit tė zijares, qėndrimit nė Muz­delife dhe hyrjes nė Mine ditėn e prerjes sė kur­banit pėr t`i gjuajtur gurėt.

            4 - Pas pendimit ( teubes ).

            5 - Pas kthimit nga udhėtimi.

            6 - Kur kafiri pranon Islamin edhe nėse nuk ka qenė xhunub para pranimit.

            Sė pesti : Ēka ndalohet me hadethin e madh?

          Me  hadethin  e  madh  ndalohet :

            1 - Namazi.

2 - Prekja e mus`hafit.

            3 - Leximi i Kur`anit.

            4 - Hyrja nė xhami dhe tavafi reth Qabes.

            Sė gjashti : Ēka ndalohet me hajz dhe nifas?

Me hajz dhe nifas ndalohet gjithēka ēka ndalohet me hadethin e madh plus edhe kėto veprime :

      &nb