|
HAXHI HAFIZ ABDYL-FETAH
DRAGUSHA
(? - 1891)
|
Kujtdo
qė i kanė interesuar ngjarjet e vrullshme tė viteve 1878-81, dmth tė
kohės sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit e qė nė Shkodėr emėrtohej "Lufta
e Miletit", pėrmes traditės popullore, historiografisė sonė e
materialeve tė ndryshme burimore, do t'i tėrheqė vėmendjen edhe roli i
dukshėm ndėr kėto ngjarje tė rėndėsishme i tė tre vėllezėrve
njėkohėsisht, i vėllezėrve Dragusha: Ibrahimit, Abdyl-Fetahut, Hysenit. |
Megjithėse familja e Shaban Aga Dragushės
nuk kishte njė ngulim tė hershėm nė qytetin e Shkodrės, djemtė e saj kishin
filluar tė bėnin emėr qė me djalin mė tė madh, Mahmutin, i cili arriti tė bėhej
komandant kufiri. Nė sajė tė vullnetit dhe tė energjisė sė tij ia doli tė
mėkėmbėte ekonominė e familjes dhe njėrin nga vėllezėrit, Hysenin, ta fuste nė
botėn e tregtisė. Dy vėllezėrit e tjerė, Ibrahimi dhe Abdyl-Fetahu, shfaqėn
prirje pėr shkollim dhe patėn shansin qė tė arsimohen.
Ibrahimi arriti tė zgjidhej nė vitin 1857
anėtar i gjyqit tė apelit. Fetahu, pas mėsimeve fetare nė medresetė e qytetit,
shkoi nė Stamboll dhe u diplomua nė fushėn e teologjisō. Zotėrimi i mirė i uhėve
orientale i ushqeu njė pasion fisnik, "kultin pėr librin", saqė nė traditėn e
familjes ruhen kujtime pėr kohėn, kur ai vinte pėr pushime dhe vetėm libra
sillte me vete nga kryeqyteti i Perandorisė. Interesat e tij intelektuale i
kapėrcenin dhe ato fetare, kėshtu qė nė bibliotekėn e tij tė pasur gjeje tituj
librash tė sferave tė ndryshme tė diturisė. Nė detyrėn e imamit tė xhamisė sė
Perashit ai u shqua si pėr mprehtėsi, ashtu dhe pėr pėrgatit.ien e tij jo vetėm
teologjlke. Qenė kėto arsyet qė ai, nė radhė tė parė arriti tė fitojė zemrat e
besimtarėve e bashkė me kėtė dhe respektin e qytetarėve tė tjerė, jashtė
juridiksionit tė lagjes sė vet. Tė fituarit e njė reputacioni tė tillė do ta
rendiste atė bri ulemave tė njohur tė qytetit dhe tė arrije nė kėtė shkallė
vlerėsimi, nuk qe aspak e lehtė nė njė mjedis qė kishte njohur ose kishte nė mes
personalitete fetare, si: Myrteza Ef. Shoshi (teolog, j urist, vjershėtar, autor
libri), Salih El' i Madh, Sheh Shainia, M.Ahmet Kalaja, Daut Boriēi, H.S. liylja,
H. I.Boksi, Jusuf Tabaku, Selim Ēoba, H.Ali Ulqinaku, H.Ibrahim Kraja etj. Falė
kėtyre konsideratave, ai u zgjodh anėtar i Kėshillit Administrativ tė qytetit.1
Atdhedashuria e kėtyre vėllezėrve gjeti
shprehjen e vet mė tė lartė, kur nga diplomacia evropiane tokat shqiptare u
projektuan pėr tė shuar urinė e pangopur tė fqinjve tanė shovinistė. Nė vitet e
Lidhjes sė Prizrenit shpėrthyen energj itė e tyre me potencial in e vet tė
plotė. Emrat e tė dyve, Hysenit e Fetahut (shkurtim i emrit tė plotė Abdyl-Fetah)
pasqyrohen nė listat e komisioneve tė Degės sė Lidhjes pėr Shkodrėn, ndėrsa
vėllau tjetėr, lbrahimi, bėnte pjesė nė Komisionin Ekzekutiv tė Degės.2, 3
Nėnshkrimin e tij e gjejmė bri atij tė D.Boriēit dhe anėtarėve tė tjerė tė
Degės, nė lutjen qė iu pat drejtuar konsujve qė ndodheshin nė Shkodėr pėr tė
shpėtuar ilotin e Grudėn nga aneksimi i Malit tė Zi. Njė gjė tė tillė e gjejmė
edhe nė protestėn e hartuar pėr mbrojtjen e Ulqinit. Ai qe i pranishėm nė
bisedėn telegrafike qė u zhvillua me Ministrin e Luftės, H.Pashėn, me 27 gusht
1880. Duke pasur parasysh se Shkodra e pat nė qendėr tė vėmendjes sistemimin e
refugjatėve tė shumtė qė kishin vėrshuar nė qytet nga trevat kufitare, si:
Podgorica, Shpuza, Zhabjaku e Nikshiqi4 kemi tė drqjtė tė supozojmė se nė
komisionin pėrkatės duhet tė ketė qenė aktivizuar ndonjėri nga vėllezėrit
Dragusha. Do tė citojmė nga "Letrat e vėll. Ēoba" njė pasazh, ku pohohet
pikėrisht roli i mėsipėrm nė iigjarjet: " ... Komisioni ngarkoi Hys Dragushėn qė
ta kėshillonte Filip Beroviqin: Rrudhe gojėn e rri rahat nė punėn tande..,-sepse
ndryslie niund ta pėsonte me qėndrimin e tij"5. Pėr vėllezėrit Dragusha bėhet
fjalė edhe nė dokumentet e arkivave austriake: raportohet se kėta s'po linin
gurė pa lėvizur pėr tė penguar dorėzimin e Podgoricės Malit tė Zi nga ana e
Turqisė, duke e shpjeguar kėtė interesim tė tyre me faktin qė, gjoja, kjo
braktisje do tė prekte interesat e familjes Dragusha. Nga kėto materiale
kuptohet gjithashtu se vėllezėrit Hysen e Fetah ishin anėtarė tė komisionit tė
L,idhjes dhe se kishin miqėsi me konsullin anglez Green, provė se ishin njerėz
me intluencė. Duke qenė se pėrkushtimi i tre vėllezėrve Dragusha ndaj ēėshtjes
sė trojeve shqiptare nuk, pėrputhej me politikėn e ndjekur nga austriakėt dhe
diplomacia evropiane, konsulli austriak- shpreh konsiderata jo miqėsore nė
adresė tė tyre, veēanėrisht pėr Abdyl Fetahun, sepse duke iu referuar Hysenit, e
karakterizon kėshtu: "...i vėllai i Hoxhė Dragushės (lexo: Abdyl-Fetahut,
shėnimi ynė), qi njifet si pėrzimtar e ngatrrestar i rrezikshėm".
Mbrojtja e Hotit dhe Grudės nga synimet
malazeze i detyroi Fuqitė e Mėdha tė sajonin tė ashtuquajturin "kompensim i
Ulqinit". Dihen reagimet e fuqishme e tė shpejta tė banorėve tė Ulqinit, tė
mbėshtetura nga shkodranėt dhe nga organet e Lidhjes, si nė bazė edhe nė qendėr.
Ndėrsa turqit ishin tė pavendosur nė qėndrimin e tyre dhe kufizoheshin me
kėshilla e kėrcėnime, vullnetarėt shqiptarė nėn komandėn e Jusuf Sokolit, Haxhi
Mehmet Becit e Mehmet Gjylit e rrethuan Ulqinin dhe u pėrgatiten pėr ta shtėnė
nė dorė, sapo tė largolishin turqit nga qyteti. Nėn presionet e forta tė
Evropės, turqit dėrguan Riza Pashėn, tė shoqėruar me 3000 ushtarė, pėr ta
dorėzuar rregullisht Ulqinin, por edhe me shumė para e dhurata pėr korruptimin e
njerėzve me influencė. Nė Shkodėr arriti me 23 gusht dhe me 28 e 29 qe mysafir
nė shtėpinė e Dragushėve, siē informojnė dhe vėllezėrit Ēoba: "Riza Pasha dhe
atė natė shkoi mysafir te Dragusha..."6. Kjo jep njė provė tė pėrpjekjeve tė
qeverisė pėr diversion nė drejtuesit e Lidhjes, krahas shantazheve ushtarake,
por ngjarjet do tė vėrtetojnė se vėllezėrit Dragusha qėndruan ne intransigjencėn
e tyre dhe, si nuk u tėrhoqėn para vringėllimit tė armėve, ashtu nuk u gėnjyen
kur u tundėn "degėn e ullirit". Vendosmėrinė e Fetah Dragushės dhe pėrkushtimin
e tij e pohonte qartė, qė para njė muaji, konsulli anglez Green, i cili nė
raportin drejtuar eprorėve, shprehej kėshtu pėr Fetah Dragushėn: " ... personi,
i cili ka marrė pjesė nė tė gjitha veprimet mė tė shquara tė "Lidhjes
Shqiptare", tani u kthye nga misioni, i cili iu ishte besuar nga Komiteti i
kėtij vendi tė qyteteve jugore tė Vilajetit tė Shkodrės, sikurse tė atyre tė
Shqipėrisė sė Mesme : Fetah Dragusha u orvat tė sigurojė regjistrimin e
vullnetarėve, pėr t'i dėrguar menjėherė nė kampet nė Tuz e nė Ulqin".7 Edhe
tradita popullore e pohon misionin e A.Fetahut pėrmes vargjeve:
"Ēueme Fetah Efendin
Aju shef ndo'j farė gajretit
Ja pau mendj'a qi nuk vijn
Ē'u ba besa q'i dhat miletit"
(K.Taipi "Zana Popullore", Shkodėr, v. 1933, fq. 110)
Riza Pashės nuk i eci mbarė misioni jo
vetėm qė nuk arriti tė ēbllokonte garnizonin turk tė Ulqinit, tė rrethuar nga
vullnetarėt, por as i pengonte kėta tė fundit, qė me 17 shtator tė sulmonin dhe
tė shtinin nė dorė qytetin (shih "Historia e Shqipėrisė", II, Tiranė, v..1984,
fq.276). Marrėdhėniet nė mes Riza Pashės e Degės sė Shkodrės u acaruan nė kulni,
dhe pasi ultimatumet dhe masat e tij represive dhanė efekte tė kundėrta, sepse
shkodranėt kaluan nė kundėrveprime, ndėrhynė konsujt e huaj nė Shkodėr, me
qėllim mashtrimi, duke premtuar tė drejta autonomiste, me kusht qė tė hiqej dorė
nga Ulqini. Kėto diversions dhe divergjencat e shfaqura nė Kuvendin e Dībrės e
bėnė efektin.e vet, aq mė tepėr se Porta e Lartė dėrgoi tė plotfuqishėmtė saj
njė nga mareshallėt mė tė pabesė e mė dinakė tė Turqisė, Dervish Pashėn, me njė
forcė tė madhe ushtarake. Tėrheqja dhe lėkundjet e disa anėtarėve tė Komitetit
Ndėrkrahinor tė Lidhjes ngjallėn zemėrimin e qytetarėve, tė cilėt e pėrmbysėn
atė dhe zgjodhėn njė Komitet tė ri tė Lidhjes, mė tė, zgjeruar dhe ku binte nė
sy prania e pėrkrahėsve tė mbrojtjes sė Ulqinit, si: Selim Ēoba, Jusuf Sokoli,
vėllezėrit Dragusha (Ibrahimi dhe Fetahu), Filip Ēeka etj.8 Impenjimi i plotė i
vėllezėrve Dragusha nė veprimtarinė e Lidhjes, edhe nė kėto momente aq tė
tendosura dhe shpėrthyese vėrehet jo vetėm me praninė e tyre nė gjiun e
komitetit tė ri, por edhe me njė fakt tjetėr vėnien e oborrit tė shtėpisė, sė
tyre nė dispozicion tė Lidhjes. Dervish Pasha, qė me mbėrritjen e tij pat
zhvilluar njė veprimtari tė ethshme nė shumė plane, pėr ta sj ellė situatėn nė
favor tė vet, si me anė tė shantazheve e presioneve, me masa administrative
ekstreme, si ngritja e gjyqit ushtarak, shpallja e shtetrrethimit dhe me
spastime trupash e pėrgatitje pėr luftė. Duke kuptuar se me kėtė "zell" tė
tepruar, mareshalli turk ishte i vendosur t'i shkonte deri nė fund misionit tė
tij tė pahijshėm dhe t'i fuste shqiptarėt mes dy zjarresh, Komiteti i ri mori
masa energjike, qė tė fitohej koha e humbur. Nė shtėpinė e aktivistit tė
Lidhjes, Hysen Aga Drishtit (Nag Drishtit) u organizua njė mbledhje e madhe
popullore, ku morėn pjesė 3000 burra tė armatosur dhe nj ėzėri vendosėn t'i
shkohei nė ndihmė Ulqinit, nj ė provė e madhe atdhedashurie dhe vėllazėrimi. Nė
shenjė solidarizimi mbarėqytetar u mbyll dhe pazari.
Dervish Pasha, nė sajė tė eksperiencės sė
gjatė ushtarake, kreu manovrime tė shpejta dhe artiti tė pengonte vajtjen e
vullnetarėve tė rinj nga Shkodra e Malėsia nė ndihmė tė Forcave qė mbronin
Ulqinin. Kėshtu, pėrballė forcave tė shumta turke, tė annatosura mė sė miri,
ishin vendosur vetėm 1000 luftėtarė nėn komandėn e Jusuf Sokolit. Kjo ndeshje e
pabarabartė u zhvillua pranė Kodrės sė Kuqe, pėrtej Klesnjės. Turqit sulmuan me
egėrsi, por sulmet e tyre nė fillim lu pėrballuan me vendosmėri nga vullnetarėt.
Sipas Xh.Belegut9 pėrleshja u zhvillua kėshtu: "Nga ana e shqiptarėve ią nisi
pushkėn i pari Fetah Dragusha e pas tij tė tjerėt. Osman Pasha me tė shpejtė i
dha urdhėn ushtrisė qė tė sulmojė, mirėpo nė fillim kjo u thye e pastaj, duke i
ardhė ndihma tė reja, sulmoi prap...", ndėrsa Xh. Repishti10 e zgjeron kuadrin:
"Janė shqiptarėt qė, mbasi dėgjuan fjalėt e njė aktivisti tė shquar tė Komitetit
tė Shkodrės, Fetah Dragusha - Vėllezėr, tė vdesim pėr besėn e dhėnė (besėn
shqiptare) e pėr vatanin, me guxim tė rrallė sulen mbi turqit, pa marrė parasysh
epėrsinė numerike, si dhe artilerinė". Nė vetė dokumentet e kohės thuhet: "Mė nė
fund njėri nga anėtarėt e Lidhjes, duke iu bėrė thinje tė vetėve pėr tė mbrojtur
besėn dhe atdheun, qėlloi mbi turqit". Xhesti i tij heroik u pėd etėsua dhe nga
poeti anonim:
Komisioni i kėtij mileti
Na ish mbledhė n'shtėpi tė Dragushs'
Kush u ba sebep ma i pari?
-Hoxhė Dragusha qiti pushkė!
Dihet se turqit fituan nė sajė tė
epėrsive dhe tė futjes nė pėrdorim tė artilerisė, megjithatė e paguan mjaft
shtrenjtė. Ndėr humbjet shqiptare, mė e hidhura qe plagosja pėr vdekie e
komandantit popullor, Jusuf Sokoli. Pas dorėzimit tė Ulqinit Dervish Pasha u
hakmorr me Degėn e Shkodrės, duke vepruar me terror pėr shpėmdarjen e saj dhe
nie dėnime pėr anėtarėt e saj.
Nuk kemi tė dhėna se nė ē'masė u
persekutua Abdyl-Fetahu pėr aktivizimin e tij nė dobi tė Lidhjes, por duhet
ditur se qe njė klerik me konsideratė dhe se, pas goditj es qė pėsoi Dega nga
masat dragonjane tė Dervish Pashės, ish-anėtarėt e saj, tė shpėmdarė, nuk
paraqisnin shqetėsime serioze pėr turqit. Ka mundėsi tė j enė lėnė tė lirė, por,
kuptohet, nėn survejim. Data e vdekjes duhet tė jetė nė mes 1891-92.
Ai ndėrroi jetė duke lėnė prapa njė
kujtim tė nderuar pėr veten, duke fisnikėruar dhe mė shumė emrin e familjes sė
vet, e cila i dha ēėshtjes sė atdheut njė ndihmė tė pakursyer me pėrkushtimin e
plotė tė tre bijve tė saj. Me veprimtarinė e tij dinjitoze nė lėmin'e fēsė, duke
ditur ta shkrinte nė mėnyrė harmonike me problemet e mėdha politike tė ditės,
shumė tė qenėsishme pėr fatin e trojeve tona amėtare, ai e ēoi dhe mė tej atė
traditė tė bukur e fisnike qė arritėn tė krijojnė, si: - vėllezėrit e tij
hoxhallarė, paraardhės, bashkėmoshatarė e pasardhės, tė cilėt i qėndruan besnikė
parimit: besimtar i mirė, atdhetar i mirė.
Referencat
1. Hamdi Bushati, "Shkodra dhe motet", doreshkrim.
2. Xh.Belegu. "Lidhja e Prizrenit", Tiranė, 1939, fq.95 e 1 1 5. 1-q. 128.
3. K.Prifti,,"LidhjaShqiptaree Prizrenitnedokumentetosmane",Tiranė, 1878,dok.nr.80,
4. Xhevat Repishti, "Isuf Sokoli e mbrojtja e Ulqinit", Tirane, 1968, fq. 146.
5. "Letrat e vellezerve Ēoba", Studime Historik-c, nr.3, Tiranė, 1968, fq. 146.
6. Po aty, fq. 154. 16.7.1880).
7. Xhevat Repishti, v.c., fq.76, (Dokumenti nr.74, Green, Kontit Granvile,
Shkodėr,
8."Historia e Shqiperise", vėil. II, Tirane, 1965, fq. 179.
9. Xh.Belegu, v.c., fq. 135.
10. Xhevat Repishti, v.c., fq.127.
Pėr kėtė punim
ėshtė shfrytėruar edhe kjo literaturė
1.H.Bushati : "Lufta e Miletit" ("Kalendari Kombiar", Tiranė, v. 1928, fq.63).
2.K.Xoxi : "Lidhja Shqiptare e Prizrenit", l'irane, v. 1978, fq. 1 19.
3.K.Frashėri : "Lidhja Shqiptare e Prizrenit", vėll. 1, Tirane, viti 1989.
4.A.Buda : "Sttidime historien, vell.2, Tiranė, fq. 1 7 1.
5.F.Zaganjori : "H.Fetab I)ragusha" (rev."Drita islame", nr. 1 0, v. 1 995.)
http://www.horizonti.com/libri/ne_kujtim_te_brezave/abdulfetah_dragusha.htm
|