|
HARUN
JAHJA
ISLAMI
Origjina e shkencės bashkėkohore
Katėrmbėdhjetė shekuj mė parė, Zoti zbriti Kuranin
si njė udhėzues pėr mbarė njerėzimin. Nė atė kohė, shoqėria arabe ishte nė njė
gjendje shthurjeje, kaosi e injorance tė plotė. Arabėt ishin njė popull barbar.
Ata adhuronin idhuj qė i pėrgatisnin vetė, besonin se lufta e gjakderdhja ishin
tė virtytshme dhe ishin tė aftė tė vrisnin edhe fėmijėt e tyre. Ata ishin shumė
pak tė interesuar nė ēėshtje tė dijes; tė mos flasim pastaj pėr kėndvėshtrim
shkencor tė botės e tė natyrės.
Megjithatė, nėpėrmjet Islamit, ata mėsuan tė jenė
tė njerėzishėm e tė qytetėruar. Jo vetėm arabėt, por tė gjitha bashkėsitė qė
pranuan Islamin u larguan prej territ tė kohėve tė padijes dhe u ndriēuan me
urtėsinė hyjnore tė Kuranit. Ndėr aftėsitė qė Kurani i solli njerėzimit ishte tė
menduarit shkencor.
NXITJE PĖR HULUMTIM
SHKENCOR, E SHPALLUR NĖ KURAN
Zanafilla e mendimit shkencor ėshtė ndjenja e
kureshtjes. Duke qenė se njerėzit janė kureshtarė tė dinė se si funksionon
natyra, ata hulumtojnė dhe interesohen pėr shkencėn. Mirėpo shumicės sė njerėzve
u mungon njė kureshtje e tillė. Pėr ta, nuk kanė rėndėsi tė fshehtat e
gjithėsisė dhe natyrės, por pėrfitimet dhe kėnaqėsitė e vogla nė kėtė botė. Nė
bashkėsi tė tilla ku njerėzit mendojnė nė kėtė mėnyrė, shoqėria nuk ecėn
pėrpara. Aty mbizotėron prapambetja dhe padija.
Bashkėsia arabe para zbritjes sė Kuranit i pėrkiste
kėtij lloji, por vargjet e Kuranit u bėnė thirrje arabėve dhe mbarė njerėzimit
tė mendojnė, tė hulumtojnė, tė pėrdorin mendjen, ndoshta, pėr herė tė parė nė
jetėn e tyre. Nė shumė ajete tė Kuranit, njerėzve u mėsohet tė marrin nė
shqyrtim natyrėn dhe tė mėsojnė prej saj, pasi ata mund ta njohin Zotin vetėm
pasi tė kenė shqyrtuar krijimin e Tij. Pėr kėtė arsye, nė njė nga vargjet e
Kuranit, muslimanėt pėrkufizohen si njerėz qė mendojnė rreth krijimit tė qiejve
dhe tė tokės:
Ata qė e pėrkujtojnė Zotin nė kėmbė, ulur e shtrirė
dhe mendojnė pėr krijimin e qiejve e tė tokės: "O Zoti ynė! Ti nuk e ke krijuar
kėtė mė kot. Lėvduar qofsh! Na ruaj nga dėnimi i zjarrit! {Kurani 3 : 191}
Si pasojė, pėr njė musliman shfaqja e interesit pėr
shkencėn pėrbėn njė formė shumė tė rėndėsishme tė adhurimit tė Zotit. Nė shumė
vargje tė Kuranit, Zoti u mėson muslimanėve tė hulumtojnė qiejt, tokėn, qeniet e
gjalla apo vetė ekzistencėn e tyre dhe tė mendojnė pėr to. Kur lexojmė ajetet
kuranore, ne gjejmė tregues tė tė gjitha degėve tė shkencės.
Pėr shembull, Zoti nė Kuran nxit zhvillimin e
shkencės sė astronomisė:
Ai i krijoi qiejt njė mbi njė. Ti nuk do tė gjesh
asnjė tė metė nė krijimin e tė Gjithėmėshirshmit. Vėshtro, pra, pėrsėri! A sheh
ndonjė tė ēarė? {Kurani 67 : 3}
Nė Kuran, Zoti nxit, gjithashtu, studimin e
botanikės:
Allahu ėshtė Ai qė bėn tė zbresė ujė nga qielli, me
tė cilin bėjmė tė lindin lastarė tė ēdo lloji. Prej tyre mundėsojmė tė lindė
bimėsi e prej saj, grurė nė kallinj e palma, nga lėpushat e tė cilave varen vile
hurmash. E kopshte tė mbjellė me vreshta e ullinj e shegė, qė ngjajnė por qė
janė tė ndryshėm nga njėri-tjetri. Vėzhgoi frutat tek formohen e piqen! Ja, pra,
shenja pėr njerėz qė besojnė! {Kurani 6 : 99}
Nė njė tjetėr varg tė Kuranit, Zoti tėrheq
vėmendjen tek zoologjia:
Nga gjėja e gjallė, ju duhet tė nxirrni mėsim...
{Kurani 16 : 66}
Ajeti i mėposhtėm ėshtė njė varg kuranor qė ka
lidhje me arkeologjinė dhe antropologjinė:
A nuk kanė udhėtuar nė tokė dhe nuk e kanė parė
pėrfundimin e popujve tė mėparshėm?
{Kurani 30 : 9}
Nė njė varg tjetėr kuranor, Zoti tėrheq vėmendjen
tek provat dhe argumentet ekzistencės sė Zotit nė trupin e vetė njeriut:
Nė tokė ka argumente tė qarta pėr ata qė besojnė
vendosmėrisht. Edhe nė vetveten tuaj, gjithashtu, ka argumente. A nuk mendoni,
pra? {Kuran 51:20-21}
Siē mund tė shohim, Zoti u rekomandon muslima-nėve
nė Kuran tė gjitha fushat dhe shkencat. Pėr kėtė arsye, rritja e ndikimit tė
Islamit nė histori solli, nė tė njėjtėn kohė, edhe zhvillimin e njohurive
shkencore.
RILIDNJA SHKENCORE E LINDJES SĖ MESME
Kur Profeti Muhamed (a.s.) filloi tė predikonte
Islamin, arabėt ishin njė bashkėsi fisesh tė paditur e plot bestytni. Por, falė
dritės sė shpalljes hyjnore, ata shpėtuan nga bestytnitė dhe nisėn tė ndjekin
udhėn e arsyes. Si rezultat, njė nga zhvillimet mė mahnitėse nė historinė
botėrore ndodhi nė disa dhjetra vjet pas ardhjes sė fesė Islame, e cila lindi nė
qytezėn e vogėl tė Medines pėr t'u shpėrndarė nga Afrika nė Azinė qendrore.
Arabėt, qė mė parė nuk mund tė qeverisnin nė harmoni as edhe njė qytet tė vetėm,
u bėnė qeverisės tė njė perandorie botėrore. Njė nga tiparet mė tė rėndėsishme
tė kėsaj qeverisjeje ishte se ajo siguroi bazėn pėr njė zhvillim shkencor tė
paparė mė parė nė histori. Nė njė kohė kur Europa pėrjetonte errėsirėn
mesjetare, bota islame krijoi trashėgiminė mė tė madhe tė dijes shkencore qė
kishte njohur historia deri nė atė kohė. Shkencat e mjekėsisė, gjeometrisė,
algjebrės, astronomisė dhe madje sociologjisė u zhvilluan sistematikisht pėr
herė tė parė.
Qendrat e mėdha tė mėsimit fetar ishin,
njėkohėsisht, qendra tė dijes e tė zhvillimit shkencor. Qendra tė tilla zyrtare
filluan tė hapen gjatė kohės sė abasidėve (750-1258 e.s.), kur u ngritėn mijėra
shkolla. Nė shekullin e dhjetė nė Bagdad kishte mė shumė se 300 shkolla.
Aleksandria e shekullit tė katėrmbėdhjetė kishte 12,000 studentė. Nė shekullin e
dhjetė u zhvillua nė Bagdad koncepti formal "medrese" (apo ndryshe- shkollė).
Medreseja kishte njė kurrikulum dhe mėsues qė punonin me kohė tė plotė e tė
pjesshme. Prej andej u zhvilluan libraritė (mektebet) dhe u pėrfituan librat e
huaj. Dy nga libraritė mė tė famshme ishin Bejtu'l-Hikme nė Bagdad (rreth vitit
820) dhe Daru'l-ilm nė Kairo (rreth vitit 998). Universitete si El-Ez'heri
(969 e.s.) u ngritėn shumė kohė pėrpara atyre nė Europė. Bota islame ngriti
universitetet dhe madje spitalet e para nė botė.
Ky fakt mund tė habisė shumė perėndimorė
bashkėkohorė qė nė pėrgjithėsi, kanė njė pėrfytyrim krejt tė ndryshėm pėr
Islamin nė mendjet e tyre, por ai pėrfytyrim u lind nga padija pėr fillimet e
historisė dhe qytetėrimit islam. Ata qė u shpėtojnė kėsaj padijeje, si dhe disa
paragjykimeve, njohin natyrėn e vėrtetė tė Islamit. Njė shembull ėshtė
dokumentari i fundit i PBS-sė, i titulluar "The Empire of Faith" (Perandoria e
besimit), nė tė cilin komentuesi pohon me tė drejtė:
Nė shpalosjen e historisė, qytetėrimi islam ka
qenė njė ndėr arritjet mė tė mėdha tė njerėzimit... Pėr Perėndimin, shumė nga
historia e Islamit ėshtė errėsuar pas njė tisi frike dhe keqkutimi. Megjithatė,
historia e fshehur e Islamit ėshtė e ndėrthuar thellė dhe nė mėnyrė tė ēuditshme
me qytetėrimin perėndimor... Ishin ata (dijetarėt muslimanė) qė hodhėn farėrat e
Rilindjes, 600 vjet pėrpara lindjes sė Leonardo da Vinēit. Nga mėnyra se si i
shėrojmė tė sėmurėt e deri te numrat qė pėrdorim pėr numėrim, kulturat pėrreth
globit kanė marrė formė nga qytetėrimi islam.
Nė njė artikull tė botuar nė Salon.com, njė zė i
rėndėsishėm i shquar i medias liberale amerikane, shkrimtari Xhorxh Rafael,
shkruan nė njė artikull tė titulluar "A Is For Arabs" (A-ja tregon arabėt):
Nga algjebra dhe kafeja, te kitarrat, optika dhe
universitetet... Perėndimi u ka borxh njerėzve tė Gjysmėhėnės... Njė mijėvjeēar
mė parė, ndėrsa Perėndimi ishte zhytur nė errėsirė, Islami i gėzohej epokės sė
artė. Ndriēimi nė rrugėt e Kordovės, kur Londra ishte njė guvė barbare;
toleranca fetare nė Toledo, ndėrsa pogromet bėnin kėrdinė nga Jorku nė Vjenė. Si
mbrojtės tė trashėgimisė klasike, arabėt ishin bashkėshortė tė Rilindjes sonė.
Ndikimi i tyre, sado i huaj qė mund tė duket, mbetet gjithmonė pranė nesh,
pavarėsisht nėse shprehet pėrmes njė filxhani me kafe tė nxehtė apo pėrmes
algoritmesh nė programe kompjuterike.
MENDJA E HAPUR E ISLAMIT
Ajo qė i lejoi muslimanėt tė krijojnė njė kulturė
shkencore kaq tė pėrparuar rridhte nga karakteristikat e botėkuptimit islam.
Njėri prej tyre, siē kemi vėrejtur mė lart, ishte motivi i tė mėsuarit mbi
gjithėsinė dhe natyrėn sipas parimeve kuranore. Njė tjetėr ishte edhe mendja e
hapur. Urtėsia kuranore dhe mėsimet profetike u jepnin muslimanėve njė vėshtrim
global ndaj botės dhe i bėnin qė t'i kapėrcejnė barrierat kulturore. Nė Kuran,
Zoti shpall:
O njerėz! Ne ju krijuam prej njė mashkulli e njė
femre dhe ju ndamė nė popuj e fise qė tė njihni njėri-tjetrin..." {Kurani 49 :
13}
Ky varg nxit marrėdhėniet kulturore mes kombeve dhe
bashkėsive tė ndryshme. Nė njė varg tjetėr tė Kuranit thuhet se "lindja e
perėndimi i pėrkasin vetėm Allahut" (2:115), prandaj muslimanėt duhet ta shohin
botėn me njė vizion universal.
Thėniet e Profetit, gjithashtu, e mbėshtesin kėtė
vizion. Nė njė hadith shumė tė njohur, Profeti u thotė muslimanėve se "dituria
ėshtė si pasuria e humbur e muslimanit; ai e merr atė kudo qė e gjen". Kjo do tė
thotė se muslimanėt duhet tė jenė shumė pragmatistė e mendjehapur nė pėrshtatjen
dhe pėrdorimin e arritjeve kulturore e shkencore tė jomuslimanėve. Edhe
jomuslimanėt janė, gjithashtu, krijesa tė Zotit, megjithėse disa prej tyre mund
tė mos e pranojnė kėtė. Nė ngritjen e shkencės islame, roli i kėsaj mendjeje tė
hapur ka qenė shumė i qartė. Xhon Espozito, profesor nė universitetin e
Xhorxhtaunit, njė ndėr ekspertėt perėndimorė tė Islamit, bėn komentin e
mėposhtėm:
Zanafilla e qytetėrimit islam ishte me tė
vėrtetė njė pėrpjekje bashkėpunuese qė mishėroi mėsimet dhe urtėsinė e shumė
kulturave dhe gjuhėve. Nė administrimin e qeverisjes, tė krishterėt e ēifutėt qė
kishin qenė boshti intelektual dhe burokratik i perandorisė bizantine, morėn
pjesė nė proces njėlloj si muslimanėt. Kjo pėrpjekje ishte e dukshme nė Shtėpinė
e Diturisė tė Kalifit el-Memun, (i cili sundoi nė vitet 813-833) dhe nė qendrėn
e pėrkthimit qė kryesohej nga dijetari i njohur Hunejn ibn Isak, njė i krishterė
nestorian. Kjo periudhė pėrkthimi dhe pėrthithjeje u ndoq nga njė krijimtari
intelektuale dhe artistike nga ana e muslimanėve, tė cilėt pushuan sė qeni
ēirakė dhe u bėnė mjeshtra, nė procesin e prodhimit tė qytetėrimit islam, tė
mbizotėruar nga gjuha arabe dhe nga kėndvėshtrimi i Islamit pėr jetėn...
Kontribute madhėshtore u dhanė nė shumė fusha: letėrsi e filozofi, algjebėr e
gjeometri, shkencė e mjekėsi, art e arkitekturė... Qendra tė mėdha urbane
kulturore nė Kordovė, Bagdad, Kairo, Nishapur e Palermo u shfaqėn dhe eklipsuan
Europėn e krishterė, tė mbetur nė baltėn e Mesjetės.
Sipas njėrit nga studiuesit e mėdhenj muslimanė tė
kohės sonė, Sejid Husejn Nasr, shkenca islame ishte "e para shkencė e njė
natyre vėrtet ndėrkombėtare nė historinė njerėzore."
Duhet tė kemi parasysh se muslimanėt nuk mishėruan
kulturat e tjera, por zhvilluan njė kulturė tė tyren. Disa komentues e lėnė pas
dore kėtė tė vėrtetė dhe pėrpiqen ta lidhin zhvillimin shkencor tė muslimanėve
me ndikimin e Greqisė sė Lashtė dhe Lindjes sė Largėt, por burimi i vėrtetė i
shkencės islame ishte eksperimentimi dhe vėzhgimet e shkencėtarėve muslimanė. Nė
librin e tij "The Middle East" (Lindja e Mesme), profesori Bernard Ljuis, njė
ekspert me famė nė historinė e Lindjes sė Mesme, shpjegon si mė poshtė:
Arritja e shkencės islame tė Mesjetės nuk ėshtė
e kufizuar nė ruajtjen e mėsimit grek, as nė mishėrimin e elementeve nga Lindja
e Largėt. Kjo trashėgimi qė pėrcollėn shkencėtarėt muslimanė tė Mesjetės ishte
pasuruar pafundėsisht nga pėrpjekjet dhe kontributi i tyre. Shkenca greke, nė
tėrėsi, mbeti teorike. Shkenca mesjetare e Lindjes sė Mesme ishte praktike dhe
nė fusha tė tilla si mjekėsia, kimia, astronomia dhe agronomia, trashėgimia
klasike u qartėsua dhe u plotėsua nga eksperimentet dhe vėzhgimet e
shkencėtarėve mesjetarė tė Lindjes sė Mesme.
Sikurse theksohet nga perėndimorėt, kultura e
pėrparuar shkencore e botės islame i hapi rrugėn Rilindjes Europiane.
Shkencėtarėt muslimanė vepruan duke e ditur se hulumtimi i krijimit hyjnor ishte
njė rrugė, nėpėrmjet sė cilės ata do tė mund tė njihnin fuqinė e Zotit. Espozito
thekson se "shkencėtarėt muslimanė, qė ishin shpesh edhe filozofė tė mistikės
e shihnin gjithėsinė fizike si njė manifestim tė pranisė sė Zotit, Krijuesit dhe
burimit tė njėshmėrisė dhe harmonisė nė natyrė." Me ndjekjen e kėtyre
gjurmėve dhe me grumbullimin e dijes nė botėn perėndimore, filloi pėrparimi i
Perėndimit.
PREJARDHJA TEISTE E SHKENCĖS PERĖNDIMORE
Europa mesjetare qeverisej nga regjimi dogmatik i
Kishės Katolike, e cila i kundėrvihej lirisė sė mendimit dhe ushtronte trysni
mbi shkencėtarėt. Njerėzit mund tė dėnoheshin nga Inkuizicioni thjesht pėr arsye
se bartnin besime e ide tė ndryshme. Librat e tyre digjeshin dhe ata vetė
ekzekutoheshin. Trysnia mbi kėrkimin shkencor nė Mesjetė pėrshkruhet shpesh nė
librat e historisė, por disa e interpretojnė gjendjen nė mėnyrė tė gabuar dhe
pretendojnė se shkencėtarėt qė iu kundėrvunė Kishės ishin kundėr fesė.
E vėrteta ėshtė pikėrisht e kundėrta. Shkencėtarėt
i kundėrviheshin fanatizmit tė Kishės, por ata ishin besimtarė. Ata nuk ishin
kundėr fesė, por kundėr klerit tė ashpėr tė asaj kohe. Pėr shembull, astronomi i
famshėm Galileo, qė Kisha deshi ta dėnonte pėr arsye se pretendonte qė toka
rrotullohej, ka thėnė:
"I kushtoj falenderime tė pafund Zotit qė u
tregua kaq bujar, sa tė mė bėjė mua tė parin vėzhgues tė mrekullive qė kishin
mbetur tė fshehura nė shekujt e mėparshėm."
Shkencėtarė tė tjerė qė themeluan shkencėn
bashkėkohore shprehnin besim tė gjithė. Kepleri, i njohur si themeluesi i
astronomisė bashkėkohore, u tha atyre qė e pyetėn se pse e lodhte veten me
shkencėn:
Kisha pėr qėllim tė bėhesha teolog... por tani
unė e shoh se Zoti, nė pėrpjekjet e mia, ėshtė i lėvduar edhe nė astronomi,
sepse 'qiejt shpallin lavdinė e Zotit'.
Kurse Njutoni, njė ndėr shkencėtarėt mė tė mėdhenj
nė histori, sqaroi arsyet qė qėndronin pas zellit tė tij pėr punėn shkencore
duke thėnė:
"Ai (Zoti) ėshtė i pėrjetshėm dhe i pafund, i
gjithėpushtetshėm dhe i gjithėditur; pra, vazhdimėsia e Tij mbėrrin nga
pėrjetėsia nė pėrjetėsi; prania e Tij, nga pafundėsia nė pafundėsi; Ai sundon
gjithēka dhe di gjithēka qė ėshtė ose qė mund tė bėhet... Ne e njohim atė vetėm
nga krijimi plot urtėsi e madhėshti i sendeve... Ne e nderojmė dhe e adhurojmė
Atė si robėr tė Tij..."
Gjeniu i madh, Paskali, babai i matematikės sė
sotme, ka thėnė:
"Pėrmes besimit ne njohim ekzistencėn e Tij
(Zotit); nė lavdi do ta njohim natyrėn e Tij."
Shumė themelues tė tjerė tė shkencės bashkėkohore
perėndimore ishin, gjithashtu, besimtarė tė patundur tė Zotit. Pėr shembull:
"
Von Helmont,
njė ndėr figurat kryesore tė kimisė bashkėkohore dhe shpikės i termotmetrit, ka
deklaruar se shkenca ėshtė pjesė e besimit.
"
Xhorxh Kuvier, themelues i
paleontologjisė bashkėkohore, i shihte fosilet si prova tė mbjetuara tė Krijimit
dhe mėsonte se qeniet e gjalla ishin krijuar nga Zoti.
"
Karl Lineus, qė sistematizoi i pari
klasifikimin shkencor, besonte nė Krijim dhe deklaronte se rregulli natyror
ishte njė provė domethėnėse e ekzistencės sė Zotit.
"
Gregor Mendel, themeluesi i
gjenetikės, njė-kohėsisht murg, besonte nė Krijim dhe kundėrshtonte teoritė
evolucionare tė kohės, si atė tė darvinit dhe tė lamarkut.
"
Lui Paster, emri mė i madh nė
historinė e mikrobiologjisė, provoi se jeta nuk mund tė krijohej nga lėndė
inerte dhe mėsonte se jeta ishte njė mrekulli e Zotit.
"
Maks Plank, fizikanti i famshėm
gjerman thosh-te se Krijuesi i gjithėsisė ishte Zoti dhe theksonte se besimi
ėshtė njė cilėsi e nevojshme e shkencėtarėve.
"
Albert Ajnshtain, i njohur si
shkencėtari mė me famė i shekullit tė 20-tė, thoshte:
"Shkenca pa besimin nė Zot ėshtė e ēalė."
NGRITJA DHE RĖNIA E SHMANGIES MATERIALISTE
Shekulli i nėntėmbėdhjetė ishte njė kohė qė dėshmoi
gabimet mė tė mėdha nė historinė njerėzore. Kėto gabime nisėn me imponimin e
filozofisė materialiste dhe mėsimeve tė lashta greke nė mendimin europian.
Gabimi mė i madh i kėsaj periudhe ishte teoria e
evolucionit e Darvinit. Pėrpara lindjes sė darvinizmit, biologjia ishte pranuar
si degė e shkencės qė siguronte prova pėr ekzistencėn e Zotit. Nė librin e tij,
"Teologjia natyrore", autori i famshėm Uilliam Palej thoshte se nė tė njėjtėn
masė qė njė orė provon ekzistencėn e orėbėrėsit, planifikimet natyrore provojnė
ekzistencėn e Zotit.
Sidoqoftė, Darvini e hodhi tej kėtė tė vėrtetė me
teorinė e tij tė evolucionit. Duke shtrembėruar tė vėrtetėn pėr t'ia pėrshtatur
filozofisė materialiste, ai pretendoi se tė gjitha gjallesat ishin pasojė e
shkaqeve natyrore. Nė kėtė mėnyrė, ai krijoi njė antagonizėm artificial mes fesė
dhe shkencės.
Nė librin e tij, "Trashėgimia mesianike", autorėt
anglezė Maikėll Baigent, Riēard Lei dhe Henri Linkoln shprehen kėshtu nė lidhje
me kėtė ēėshtje:
Pėr Isak Njutonin, njė shekull e gjysmė pėrpara
Darvinit, shkenca nuk ishte e ndarė nga feja, por pėrkundrazi, njė aspekt i fesė
dhe synonte t'i shėrbente asaj... Por shkenca e kohės sė Darvinit, duke u ndarė
nga konteksti brenda tė cilit ekzistonte mė parė, e ngriti veten si rivale
absolute, si njė alternativė e kundėrt mendimi. Pėr pasojė, feja dhe shkenca u
ndalėn sė bashkėpunuari dhe iu kundėrvunė njėra-tjetrės, ndėrsa njerėzimi u
shtrėngua gjithmonė e mė shumė qė tė zgjidhte mes tė dyjave.(11)
Jo vetėm biologjia, por edhe degėt e shkencės si
psikologjia dhe sociologjia u thurėn sipas filozofisė materialiste. Astronomia u
shtrembėrua sipas dogmave materialiste tė Greqisė sė lashtė pagane; njė besim
metafizik nė njė "kozmos tė pėrjetshėm" u shndėrrua nė normė. Qėllimi i ri i
shkencės ishte tė konfirmonte filozofinė materialiste.
Kėto ide tė pasakta e kanė zvarritur botėn
shkencore gjatė 150 vjetėve tė fundit nė njė rrugė pa krye. Dhjetra e mijėra
shkencėtarė nga degė tė ndryshme punuan me shpresėn pėr tė provuar vėrtetėsinė e
darvinizmit apo teorive tė tjera materialiste.
Mirėpo atyre iu desh tė zhgėnjehen shumė. Provat
shkencore tregonin pikėrisht tė kundėrtėn e pėrfundimit qė ata donin tė arrinin.
Pra, ato provonin tė vėrtetėn e Krijimit. Sot, bota e shkencės ėshtė e mahnitur
nga kjo e vėrtetė. Kur natyra merret nė shqyrtim, del se ekziston njė planifikim
e projektim nė ēdo hollėsi dhe kjo i ka rrėnuar themelet e filozofisė
materialiste.
Pėr shembull, ndėrtimi i jashtėzakonshėm i ADN-sė u
tregon shkencėtarėve se ajo nuk ėshtė pasojė e rastėsisė sė verbėr apo ligjeve
natyrore. ADN-ja e njė qelizė tė vetme njerėzore pėrmban informacion tė
mjaftueshėm pėr tė mbushur njė enciklopedi tė tėrė me 900 vėllime. Gen Mijers,
njė shkencėtar i "Celera Company" qė administron Projektin e Gjenomit Njerėzor,
thotė:
Ajo qė mė
shtang mua ėshtė arkitektura e jetės... Sistemi ėshtė tejet i ndėrlikuar. Ėshtė
sikur tė ishte projektuar... Ekziston njė inteligjencė e tėrė aty.
(12)
Kjo mahnitje ka ndikimin e saj mbi tė gjithė botėn
shkencore. Shkencėtarėt po shohin me ēudi pavlefshmėrinė e filozofisė
materialiste dhe darvinizmit qė ishin mėsuar t'i pranonin si tė vėrteta
absolute, madje disa prej tyre po e shprehin kėtė hapur. Nė librin e tij, "Kutia
e zezė Darvinit", biokimisti Maikėll Behe, njė ndėr kritikėt kryesorė tė
darvinizmit e pėrshkruan gjendjen e botės shkencore si vijon:
Gjatė katėr dekadave tė shkuara, biokimia
bashkėkohore ka zbuluar tė fshehtat e qelizės. Zhvillimi ėshtė arritur me
vėshtirėsi tė mėdha. Janė dashur dhjetra mijėra njerėz qė ia kanė kushtuar
pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tyre punės sė lodhshme nė laboratore...
Rezultati i kėtyre pėrpjekjeve akumuluese pėr tė
vėzhguar qelizėn, pėr tė vėzhguar jetėn nė nivelin molekular ėshtė njė thirrje
kumbuese, e qartė, e pėrshkuese - "PROJEKTIM" ! Rezultati ėshtė aq i padyshimtė
dhe aq domethėnės, saqė duhet tė radhitet ndėr arritjet mė tė mėdha nė historinė
e shkencės... Por as gotat nuk janė ngritur, as duart nuk janė shtrėnguar. Pėrse
bashkėsia shkencore nuk e pėrqafon me dėshirė zbulimin e saj tė bujshėm? Dilema
ėshtė se, ndėrsa njėra anė [e ēėshtjes] etiketohet "projektim inteligjent", ana
tjetėr duhet tė etiketohet me emrin "Zot".
(13)
E njėjta gjendje ėshtė edhe nė astronomi.
Astronomia e shekullit XX ka rrėzuar teoritė materialiste tė shekullit XIX. Sė
pari, teoria e Big Bengut, nxori nė pah se gjithėsia ka njė fillim, njė ēast
Krijimi. Qė nga ajo kohė ėshtė vėnė re se nė gjithėsi ekziston njė ekuilibėr i
jashtėzakonshėm qė mbron jetėn njerėzore - njė koncept i njohur si parimi
antropik.
Pėr kėto arsye, nė botėn e fizikės dhe astronomisė
ateizmi ėshtė nė rėnie tė shpejtė. Fizikanti amerikan, Robert Grifiths, vėren me
shpoti: "Nėse na nevojitet ndonjė ateist pėr debat, unė shkoj te departamenti i
filozofisė. Departamenti i fizikės nuk mė vjen fort nė ndihmė pėr kėtė."
(14)
Shkurt, nė epokėn tonė filozofia materialiste po
rrėnohet. Shkenca po rizbulon disa tė vėrteta tė rėndėsishme, tė mohuara nga
filozofia materialiste dhe, nė kėtė mėnyrė, njė koncept i ri i shkencės po lind.
Teoria e "Projektimit Inteligjent", qė ka njohur njė rritje tė suksesshme nė
Shtetet e Bashkuara gjatė 10 viteve tė fundit, ėshtė njė pjesė pėrbėrėse dhe
kryesore e kėtij koncepti tė ri shkencor. Ata qė e pranojnė kėtė teori,
theksojnė se darvinizmi ishte gabimi mė i madh nė historinė e shkencės dhe se
ekziston njė projektim inteligjent nė natyrė qė sjell prova pėr Krijimin.
PĖRFUNDIM
Zoti krijoi mbarė gjithėsinė dhe i gjithė krijimi i
tregon njeriut shenjat e Zotit. Shkenca ėshtė njė mėnyrė pėr tė hulumtuar ēfarė
ėshtė krijuar, kėshtu qė konflikti mes fesė dhe shkencės - me kushtin qė feja tė
jetė e orientuar vetėm nga shpallja hyjnore - ėshtė jashtė diskutimit.
Pėrkundrazi, historia tregon se teizmi, jo ateizmi,
ka qenė motivi kryesor pėr zhvillimin shkencor. Dy arritjet mė tė mėdha nė
historinė botėrore - arritjet shkencore tė muslimanėve gjatė Mesjetės dhe hapi i
madh shkencor nė kohėn e sotme - i kanė rrėnjėt te besimi nė Zot. Pėr mė tepėr,
kėta tė fundit huazuan shumė nga dija, metoda dhe vizioni i tė parėve. Urtėsia e
Kuranit ndriēoi fillimisht botėn islame dhe mė pas pėrhapi dritė edhe nė Europėn
jomuslimane. Nėse diēka shkoi keq nė botėn islame, kjo ndodhi, sepse muslimanėt
nuk vazhduan tė ndjekin me pėrpikmėri sinqeritetin, urtėsinė dhe pastėrtinė e
mėsimeve hyjnore tė Kuranit.
Shkenca do tė kthehet nė origjinėn e saj autentike
dhe tė vėrtetė: kėrkim pėr njė zbulim dhe pėrkufizim tė planifikimit dhe
harmonisė madhėshtore nė botėn natyrore, e cila ėshtė vepėr e krijimit tė Zotit.
___________________________
(1) Xhonatan Gruper, "Islam: Empire of Faith",
Dokumentar i "Gardner Films", nė bashkėpunim me PBS, 2001
(2) Xhorxh Rafael, "A is for Arabs", www.Salon.com,
8 Janar, 2002;
http://www.salon.com/books/feature/2002/01/08/alphabet/
(3) Xhon L. Espozito, "Islam: The Straight Path",
Oxford University Press, 1991,
fq. 52-53
4) Cituar nė "Weiss and Green", fq. 187
(5) Bernard Ljuis, "The Middle East", 1998, fq. 266
(6) Xhon L. Esposito, "Islam: The Straight Path",
f. 54
(7) Galileo Galilei, cituar nė: Majk Uilson, "The
Foolishness of the Cross",
Focus Magazine
(8) Xhohanes Kepler, cituar nė: J.H. Tiner,
"Johannes Kepler, Giant of Faith and
Science" (Milford, Miēigan: Mott Media, 1977), fq. 197
(9) Sir Isak Njuton, "Mathematical Principles of
Natural Philosophy", Translated
by Andru Mot, Revised by Florian Kaxhore, Great Books of the Western World 34,
Robert Majnard Hatēins, kryeredaktor, Uilliam Benton, Ēikago, 1952:273-74
(10) Paskal, "Pensees", No. 233
(11) Maikėll Baigent, Riēard Lei, Henri Linkoln,
"The Messianic Legacy", Gorgi
Books, London: 1991, fq.177-178
(12) San Francisco Chronicle, 19 February, 2001
(13) Maikėll J.Behe, "Darwin's Black Box", New
York: Free Press, 1996, fq. 231-232
(14) Hug Ross, "The Creator and the Cosmos", f. 123
http://www.harunyahya.com/albanian/artikuj/islami.php
|